Siemens PPP616B20E, PPP612B20E, PPP626B20E Manual [no]

0 (0)

sq

Instruksionet e montimit

mk

Инструкции за монтирање

 

ju lutemi, ruajini

 

 

ве молиме, погледнете

bg

Инструкции за монтаж

sl

Navodila za montažo

 

моля, запазете

 

 

prosimo, da jih shranite

hr

Upute za sklapanje

 

sr

Uputstva za montažu

 

molimo sačuvati

 

 

molimo, sačuvajte

1 min.60

5

min.30

 

min.30

 

 

 

 

5

5

 

 

 

 

 

 

 

100

150

 

 

 

480

A

 

B

 

 

26

 

 

 

38

 

520 529

55

590

520 529

55

590

520 529

55

710

Siemens PPP616B20E, PPP612B20E, PPP626B20E Manual

2

3

3a

4

Ø max. 12,4

4a

5

6

7 mm.

7

8

9

Mbajini veçan dhe ruajini, ju lutemi

sq

IInstruksionet për instaluesin

Të gjithë punët e instalimit, rregullimi dhe përshtatja në një tjetër tip gazi duhet të realizohen nga një teknik i autorizuar, duke respektuar normativën dhe legjislacionin e zbatueshëm, dhe të drejtat e kompanive lokale elektrike dhe të gazit.

Përpara çdo veprimi, ndërprisni ushqimin elektrik dhe me gaz të pajisjes. Rekomandohet të lajmëroni Shërbimin teknik për përshtatjen e një tipi tjetër gazi.

Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak dhe nuk lejohet përdorimi i saj komercial ose profesional. Kjo pajisje nuk mund të instalohet në jahte ose në karavane. Garancia mbetet e vlefshme vetëm në rast se respektohet përdorimi i saj vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar.

Përpara aktivizimit të pajisjes dhe instalimit duhet të kontrolloni që të jetë e përgatitur për tipin e gazit që do të furnizohet. (Tabela I). Pllakat tona të gatimit dalin nga fabrika të përgatitura për të funksionuar me tipin e gazit që tregon pllaka e karakteristikave.

Është e domosdoshme që vendi ku do të instalohet pajisja të ketë ajrosje sipas rregullores. Është e nevojshme për të, që gazrat e djegies të nxirren jashtë.

Kontrolloni dimensionet e pllakës së gatimit dhe dimensionet e hapjes për t'u realizuar në mobilie.

Panelet që ndodhen mbi sipërfaqen e punës, në afërsinë e menjëhershme të pllakës së gatimit, duhet të jenë të një materiali të padjegshëm. Si veshjet e shtruara, ashtu edhe kolla që i fikson ato, duhet të jenë rezistente ndaj nxehtësisë për të shmangur dëmtimet.

Kabllot elektrike nuk duhet të jenë në kontakt me zonat e nxehjes.

Kablloja elektrike duhet të futet në mobilie për të evituar prekjen e pjesëve të nxehta të furrës ose të pllakës së gatimit.

Pajisjet me ndonjë përbërës elektrik duhet të jenë të lidhur detyrimisht me tokën.

Gjatë tërë procesit të instalimit përdoreni pajisjen me kujdes. Mos e godisni pajisjen.

Kjo pajisje duhet të jetë e instaluar sipas rregullave në fuqi dhe vetëm në një vend me shumë ajër. Lexoni instruksionet e pajisjes përpara se të veproni për instalimin dhe përdorimin e saj.

NË RASTIN E MOSPËRMBUSHJES SË DISPOZITAVE, PËRGJEGJËSITË DO TË JENË TË INSTALUESIT, DHE FABRIKANTI NUK MBAN PËRGJEGJËSI.

Instalimi i pllakës së gatimit në mobilie

Mundësia e instalimit të pllakës së gatimit në mobilie, sipas normës për pajisjet e gazit EN 30-1-1, është Klasi 3.

Masat paraprake të instalimit inkaso

1 - Distancat Minimale (mm). Bëni një prerje të dimensioneve të nevojshme në tavolinën e punës. Fig. 1.

Nëse nuk gjendet një furrë e instaluar nën sipërfaqen e punës elektrike ose e përzier (gaz dhe korrent), vendosni një ndarëse prej materiali të padjegshëm, p.sh. kompensatë ose metal, në një distancë 10 mm duke filluara nga baza e sipërfaqes së punës për të evituar përçimin në pjesën e poshtme të saj.

Nëse nuk gjendet një furrë e instaluar nën sipërfaqen e punës me gaz, këshillohet vendosja e një ndarëseje prej materiali të padjegshëm, si p.sh. kompensatë ose metal, në

një distancë 10 mm duke filluara nga baza e sipërfaqes së punës për të evituar përçimin në pjesën e poshtme të saj.

Në rast se gjendet një sirtar nën pajisje, sigurohuni që të mos përmbajë objekte të ndjeshme ndaj temperaturës ose lehtësisht të djegshëm, si p.sh. aerosolet ose shkëlqyesit për këpucët. Përdorni vetëm sirtarë termorezistentë.

Për instalimin mbi një furrë duhet verifikuar nëse ka ventilim të bollshëm dhe të kontrollohen dimensionet sipas manualit të montimit.

Vendoseni pllakën e gatimit në zgavrën e mbyllur për t'u vendosur në mobilie.

2 - Fibrat e drurit të përdorura për prodhimin e mobilieve të sipërfaqes së punës kur bien në kontakt me lagështirën, fryhen shumë shpejt.

Për këtë është e leverdishme të vendosni një kollë speciale për sipërfaqet e prerjes, për t'i ruajtur nga avulli ose uji i kondensuar që mund të depozitohej në tavolinën e punës të mobilies së kuzhinës.

Sipas modelit, kapëset dhe lidhja e qëndrueshmërisë (pjesa e pasme e pllakës së gatimit) mund të dalin të vendosura nga fabrika, nëse është kështu mos e hiqni për asnjë arsye. Lidhja garanton papërshkueshmërinë e të gjithë sipërfaqes së punës dhe eviton çdo lloj depërtimi.

Nëse nuk është vendosur nga fabrika, hiqni skarat metalike, kapakët dhe difuzorët e pllakës suaj të gatimit dhe vendoseni në një pozicion të përmbysur, vendosni guarnicionin vetëngjitës që furnizohet me pajisjen, Fig. 2, në pjesën e brendshme të pllakës së gatimit.

Nxirrni kapëset nga çanta e aksesorëve që janë bashkangjitur dhe vidhosini deri në fund. Fig. 3. Pasi të fusni inkaso pjesën e sipërme, rrotullojeni kapësen dhe vidhoseni me forcë, siç tregohet në Fig. 3a.

Nëse çmontimi është i saktë, zhvidhosni mbërthyesen dhe veproni në mënyrën e kundërt.

3 - Fundi i lidhjes së hyrjes së pllakës së gatimit me gaz është i pajisur me një bërryl me fileto ½" (20,955 mm), Fig. 4. Ky bërryl lejon:

lidhjen e fortë.

lidhjen me një tub fleksibël metalik

(L min. 1 m - max. 3 m). Në këtë rast duhet të evitoni kontaktin me këtë tub me pjesët e lëvizshme të njësisë së montimit inkaso (p.sh. një sirtar) dhe hapi mes hapësirave që mund të ishin të lehta për t'u bllokuar.

Në çfarëdo lloj lidhjeje mos i lëvizni dhe as mos e rrotulloni bërrylin nga pozicioni që del nga fabrika.

Për përdorimin e kësaj pajisje në Francë duhet të hiqet bërryli që montohet në fabrikë dhe të vendoset ai që gjendet në çantën e aksesorëve, Fig. 4a, pa harruar të ndërvihet lidhja.

Nëse në çdolloj rrethane bërryli është i hequr, duhet të siguroheni për qëndrueshmërinë e kësaj zone. Sigurohuni për qëndrueshmërinë e të gjitha lidhjeve të realizuara.

Fabrikuesi largon çdo përgjegjësi, nëse lëvizet ose rrotullohet bërryli; si lidhjet e realizuara me instalues.

4 - Duhen verifikuar në pllakën e karakteristikave: tensioni dhe fuqia totale.

Pajisja duhet të jetë e tokëzuar.

Duhet të siguroheni që lidhja të jetë e vendosur sipas të drejtave legale të vendit. Respektoni plotësisht dispozitat e ndërmarrjes lokale të furnizimit me elektricitet.

Për t'i përmbushur dispozitat e rregullave duhet të parashikoni, nga pjesa e instalimit, një çelës automat me shumë pole me largësi nga kontakti minimumi 3 mm. Kjo nuk është e nevojshme në rastin e aktivizimit me një prize, nëse kjo është e arritshme për përdoruesin.

Pajisjet e parashikuara me spinë duhet të jenë të lidhura me kutitë e prizave me tokëzim, të instaluara siç duhet.

Pajisja është e tipit “Y” që do të thotë se kablloja e hyrjes NUK MUND TË NDËRROHET NGA PËRDORUESI, por vetëm nga shërbimi teknik i markës. Duhet të respektohen seksioni dhe tipi i kabllos.

Mos bëni ndërhyrje në pjesën e brendshme të pajisjes. Në rast nevoje, merrni në telefon shërbimin tonë të asistencës teknike.

Pllakat e gatimit pajisen me një kabllo

elektrike me ose pa spinë.

 

TIPET E KABLLOVE:

 

Pllaka e gatimit:

Kablloja e ushqimit:

I gjithë gaz

3 x 0,5 mm²

5 - Për të përfunduar instalimin, është e nevojshme që të vendosni difuzorët dhe kapakun e vatrave në flakët e tyre përkatëse. Për më tepër, vendosni bashkë zgarën në elementet e bashkimit. Fig. 5.

Ndryshimi i tipit të gazit

Të gjithë punët e instalimit, rregullimi dhe përshtatja në një tjetër tip gazi duhet të realizohen nga një teknik i autorizuar, duke respektuar normativën dhe legjislacionin e zbatueshëm, dhe të drejtat e kompanive lokale elektrike dhe të gazit.

Përpara çdo veprimi, ndërprisni ushqimin elektrik dhe me gaz të pajisjes.

Rekomandohet të lajmëroni Shërbimin teknik për përshtatjen e një tipi tjetër gazi.

Përpara aktivizimit të pajisjes dhe instalimit duhet të kontrolloni që të jetë e përgatitur për tipin e gazit që do të furnizohet.

Pllakat tona të gatimit dalin nga fabrika të përgatitura për të funksionuar me tipin e gazit që tregon pllaka e karakteristikave.

Brenda rregullave të ligjit të vendit tuaj (shikoni pllakën e karakteristikave), kjo pllakë gatimi mund të përshtatet që të funksionojë me gazra të tjerë. Për këtë duhet të realizohen veprimet e mëposhtme:

A)Ndryshimi i injektorëve të vatrave të pllakës së gatimit. (Tabela II).

1 - Hiqni skarat, kapakët dhe skeletin e vatrës.

2 - Nryshoni injektorët duke përdorur një çelës tub 7 mm dhe sigurohuni për t'i shtrënguar deri në fund për të garantuar qëndrueshmërinë. Fig. 6. Në këto vatra nuk ka pse të realizohet rregullimi i ajrit primar.

B)Rregullimi i konsumit të reduktuar të rubineteve të vatrave të pllakës së gatimit.

1 - Vendosini rubinetet në pozicionin minimal.

2 - Tërhiqini komandat e rubineteve. Fig. 7.

3 - Do të ndesheni me një bllokues prej gome elastike. Mjafton të shtypet me majën e kaçavidës që të çlirohet kalimi deri në vidhën e rregullimit të rubinetit. Fig. 8.

Asnjëherë mos e çmontoni bllokuesin.

4 - Rregullimi i vidhës anësore

Për gaz propan dhe butan, vidha duhet të

shtrëngohet deri në fund.

Për gaz natyral, veproni mbi vidhë (rrotullojeni në të majtë) deri në daljen e duhur të gazit të vatrës, në mënyrë të tillë që në momentin e kalimit të vatrës në pozicion maksimal ose minimal, të mos fiket ose të mos krijohet tërheqje e flakës.

5 – Është e rëndësishme që të jenë të vendosur të gjithë bllokuesit për të siguruar qëndrueshmërinë elektrike, kundër derdhjes së lëngjeve të pllakës së gatimit.

6 – Rivendosni komandimet e rubineteve.

Asnjëherë mos e çmontoni aksin e rubinetit (Fig. 9): Në rast avarie, ndërrojeni komplet rubinetin.

C)Vendosni etiketën që tregon gazin në të cilin është transformuar pajisja, afër me pllakën e karakteristikave.

Loading...
+ 8 hidden pages