Sony STR-DH550 Users guide [al]

Marrës AV shumëkanalësh
Udhëzuesi i referencës
4-488-937-71(2) (AL)
STR-DH550
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve elektrike, kjo aparaturë nuk duhet të ekspozohet ndaj shiut ose lagështirës.
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve me flakë të pambrojtura (për shembull qirinj të ndezur).
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve dhe mbi pajisje nuk duhen vendosur objekte të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo.
Mos e instaloni pajisjen në hapësira të kufizuara si p.sh. në rafte librash apo në mobilie inkaso.
Duke qenë se spina kryesore përdoret për të shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik, futeni njësinë në priza elektrike që mund të arrihen lehtë. Nëse vini re një anomali në njësi, shkëputni menjëherë prizën kryesore nga priza e rrymës së drejtpërdrejtë.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar si p.sh. drita e diellit dhe zjarri.
Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa kohë që është futur në prizë, edhe nëse vetë njësia është e fikur.
Presioni i tepruar i zërit nga kufjet mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Ky simbol njofton përdoruesin për sipërfaqe të nxehta, e cila mund të jetë e tillë nëse preket gjatë punës normale.
Për klientët në Evropë
Hedhja e baterive të përdorura dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sistem grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketim tregon se produkti dhe bateria nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë ose 0,004% plumb. Duke u siguruar që këto produkte dhe bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë dhe pajisjes elektrike dhe elektronike, dorëzojini këto produkte në fund të periudhës së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin ose baterinë.
AL
2
Njoftim për klientët: Informacioni i mëposhtëm aplikohet vetëm për pajisjet e shitura në vendet ku aplikohen Direktivat e BE-së.
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje me pajtueshmërinë e produktit sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian do t'i adresohen përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie, drejtojuni adresave që jepen në dokumentet e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Rreth të drejtave të autorit
Ky marrës përmban Dolby* Digital dhe Pro Logic Surround dhe DTS** Digital Surround System. * Prodhuar me licencë nga
Dolby Laboratories. Dolby, Pro Logic dhe simboli me dy "D" janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
** Për patentat DTS shihni
http://patents.dts.com. Prodhuar me licencë nga DTS Licensing Limited. DTS, DTS-HD, simboli i saj dhe DTS dhe simboli i saj së bashku janë marka tregtare të regjistruara të DTS, Inc. © DTS, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ky marrës përmban teknologji High-Definition Multimedia Interface (HDMI) (Ndërfaqe multimediale me definicion të lartë). Termat HDMI dhe HDMI High-Definition Multimedia Interface, si dhe logoja HDMI janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing LLC në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
iPhone, iPod, iPod classic, iPod nano dhe iPod touch janë marka të Apple Inc., të regjistruara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Të gjitha markat e tjera tregtare dhe të regjistruara tregtare janë të pronarëve përkatës. Në manual nuk përcaktohen markat dhe ®.
“Made for iPod” dhe “Made for iPhone” nënkuptojnë se një aksesor elektronik është projektuar për t'u lidhur në mënyrë specifike përkatësisht me një iPod ose iPhone dhe është certifikuar nga zhvilluesi i tij se përputhet me standardet e performancës së Apple. Apple nuk është përgjegjëse për funksionimin e kësaj pajisjeje ose pajtueshmërinë e saj me standardet rregullatore dhe të sigurisë. Ju lutemi vini re se përdorimi i këtij aksesori me iPod ose iPhone mund të ndikojë në performancën e lidhjes me valë.
Windows Media është marka tregtare ose markë tregtare e regjistruar e Microsoft Corporation në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
Ky produkt mbrohet nga teknologji të caktuara që janë subjekt i disa të drejtave të pronësisë intelektuale të Microsoft Corporation. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e kësaj teknologjie jashtë këtij produkti pa licencë nga Microsoft apo një filial i autorizuar i Microsoft.
Patentat dhe teknologjia koduese audio MPEG Layer-3 janë të licencuara nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
“x.v.Color (x.v.Colour)” dhe logoja “x.v.Color (x.v.Colour)” janë marka tregtare të Sony Corporation.
“BRAVIA” është markë tregtare e Sony Corporation.
“PlayStation” është markë e regjistruar tregtare e Sony Computer Entertainment Inc.
“WALKMAN” dhe simboli “WALKMAN” janë marka të regjistruara tregtare të Sony Corporation.
MICROVAULT është markë tregtare e Sony Corporation.
MHL, Mobile High-Definition Link dhe simboli MHL janë marka tregtare ose marka të regjistruara tregtare të MHL Licensing, LLC.
AL
3
Loading...
+ 5 hidden pages