Sony STR-DH540 Users guide [al]

Marrës AV shumëkanalësh
Udhëzimet e përdorimit
4-448-425-12(1) (AL)
STR-DH540
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve elektrike, kjo aparaturë nuk duhet të ekspozohet ndaj shiut ose lagështirës.
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve me flakë të pambrojtur (për shembull, qirinjtë e ndezur).
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi pajisje nuk duhen vendosur objekte të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo.
Mos e instaloni pajisjen në hapësira të kufizuara si p.sh. në rafte librash apo në mobilie inkaso.
Duke qenë se spina kryesore përdoret për të shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik, futeni njësinë në priza elektrike që mund të arrihen lehtë. Nëse vini re një anomali në njësi, shkëputni menjëherë prizën kryesore nga priza e rrymës së drejtpërdrejtë.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar si p.sh. drita e diellit dhe zjarri.
Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa kohë që është futur në prizë, edhe nëse vetë njësia është e fikur.
Presioni i tepruar i zërit nga kufjet mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Ky simbol njofton përdoruesin për sipërfaqe të nxehta, e cila mund të jetë e tillë nëse preket gjatë punës normale.
Për klientët në Shtetet e Bashkuara
Regjistri i zotëruesit
Modeli dhe numrat serialë ndodhen në pjesën e pasme të njësisë. Regjistrojini këto numra në hapësirën e dhënë më poshtë. Referojuni atyre sa herë që kontaktoni me shitësin tuaj Sony në lidhje me këtë produkt.
Nu mr i i m od eli t
Nu mr i i s er isë
Ky simbol përdoret për të njoftuar përdoruesin mbi praninë e ndonjë “rryme të rrezikshme” të paizoluar brenda produktit që mund të jetë e një përmase të mjaftueshme për të përbërë rrezik goditjeje elektrike për personat.
Ky simbol përdoret për të njoftuar përdoruesin mbi praninë e udhëzimeve të rëndësishme të përdorimit dhe mirëmbajtjes (shërbimit) në broshurat që shoqërojnë pajisjen.
Udhëzime të rëndësishme mbi sigurinë
1) Lexojini këto udhëzime.
2) Ruajini këto udhëzime.
3) Tregoni kujdes për të gjitha paralajmërimet.
4) Ndiqini të gjitha udhëzimet.
5) Mos e përdorni këtë aparaturë pranë ujit.
6) Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
7) Mos bllokoni hapësirat e ajrimit. Instalojeni në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
8) Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë siç janë radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat ose pajisje të tjera (duke përfshirë edhe amplifikatorët) që prodhojnë nxehtësi.
AL
2
9) Mos shpërfillni qëllimin e sigurisë së spinës së polarizuar ose të tokëzuar. Një spinë e polarizuar ka dy kunja ku njëra është më e gjatë se tjetra. Një spinë e tokëzuar ka dy kunja dhe një të tretë për tokëzim. Kunji i gjerë ose kunji i tretë ofrohen për sigurinë tuaj. Nëse spina e dhënë nuk futet në prizën tuaj, konsultohuni me një elektricist për zëvendësimin e prizës së vjetër.
10) Mbrojeni kordonin e rrymës nga shkelja ose përthyerja veçanërisht te spinat, prizat, si dhe te pika ku ato dalin nga aparatura.
11) Përdorni vetëm pjesët/aksesorët e specifikuar nga prodhuesi.
12) Përdoreni vetëm me tryezën me rrota, mbajtësen, këmbalecin, kapësen ose tavolinën e specifikuar nga prodhuesi, ose që shitet së bashku me aparaturën. Kur përdoret tryezë me rrota, tregoni kujdes gjatë lëvizjes së kombinimit tryezë me rrota/aparaturë për të shmangur lëndimet nga përmbysja.
13) Shkëputeni këtë aparaturë nga priza gjatë stuhive me rrufe ose kur nuk përdoret për periudha të gjata kohore.
14) Për të gjitha shërbimet drejtojuni personelit të kualifikuar të shërbimit. Kërkohet shërbim kur aparatura është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. nëse është dëmtuar kordoni i furnizimit me rrymë ose priza, nëse mbi aparaturë janë derdhur lëngje ose kanë rënë objekte, nëse aparatura është ekspozuar ndaj shiut ose lagështirës, nëse nuk punon siç duhet ose nëse është rrëzuar.
Deklarata e mëposhtme FCC aplikohet vetëm për versionin e këtij modele të prodhuar për shitje në SH.B.A. Versionet e tjera mund të mos jenë konform rregulloreve teknike FCC.
SHËNIM:
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur konform limiteve për pajisjet dixhitale të Klasit B, në përputhje me pjesën 15 të Rregulloreve FCC. Këto limite janë përcaktuar për të ofruar mbrojtje të arsyeshme kundër ndërhyrjeve të dëmshme në një instalim në shtëpi. Kjo pajisje gjeneron, përdor dhe mund të përhapë energji të frekuencave radio dhe mund të shkaktojë interferenca të dëmshme me komunikimet radio nëse nuk instalohet dhe përdoret në përputhje me udhëzimet. Megjithatë, nuk garantohet që nuk do të ndodhë interferencë në një instalim të caktuar. Nëse kjo pajisje shkakton interferenca të dëmshme në marrjen radiofonike ose televizive, që mund të përcaktohet duke ndezur dhe fikur pajisjen, përdoruesi inkurajohet të përpiqet të korrigjojë interferencën përmes një ose më shumë prej masave të mëposhtme: – Të riorientohet ose zhvendoset antena
marrëse.
– Të rritet hapësira ndarëse mes pajisjes dhe
marrësit.
– Të lidhet pajisja në një prizë në një qark të
ndryshëm nga ai ku është lidhur marrësi.
– Konsultohuni me shitësin ose një teknik
televizori/radioje me përvojë për asistencë.
AL
3
KUJDES
Kini kujdes që ndryshimet apo modifikimet që nuk janë të miratuara shprehimisht në këtë manual të mos zhvlerësojnë të drejtën tuaj për të përdorur këtë pajisje.
Kabllot dhe bashkuesit e mbrojtur dhe të tokëzuar si duhet, duhet të përdoren për lidhjen e kompjuterëve pritës dhe/ose pajisjeve periferike për të respektuar kufijtë e emetimit të FCC-së.
Për të reduktuar rrezikun e goditjes elektrike, kordoni i altoparlantit duhet të lidhet me aparaturën dhe altoparlantët në përputhje me udhëzimet e mëposhtme.
1) Shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë nga RRJETI ELEKTRIK.
2) Zhvishni 10 deri 15 mm nga izolimi i telit të kordonit të altoparlantit.
3) Lidhni me kujdes kordonin e altoparlantit me aparaturën dhe altoparlantët, duke mos e prekur me dorë pjesën e brendshme të kordonit të altoparlantit. Shkëputni gjithashtu kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë nga RRJETI ELEKTRIK përpara se të shkëputni kordonin e altoparlantit nga aparatura dhe altoparlantët.
Për klientët në Kanada
Kabllot dhe bashkuesit e mbrojtur dhe të tokëzuar si duhet, duhet të përdoren për lidhjen e kompjuterëve pritës dhe/ose pajisjeve periferike.
Për klientët në Evropë
Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (e apliku­eshme në Bashkimin Evropian dhe shtetet e tjera evropiane me sistem të diferencuar grumbullimi)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të
dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin, që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Hedhja e baterive të përdorura (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sisteme të diferencuara grumbullimi)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se bateria që vjen me këtë produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë ose 0,004% plumb. Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë, dorëzojeni produktin në fund të periudhës së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
AL
4
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Njoftim për klientët: Informacioni i mëposhtëm aplikohet vetëm për pajisjet e shitura në vendet ku aplikohen Direktivat e BE-së.
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje me pajtueshmërinë e produktit sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian do t'i adresohen përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie, drejtojuni adresave që jepen në dokumentet e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Për klientët në Australi
Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (e apliku­eshme në Bashkimin Evropian dhe shtetet e tjera evropiane me sistem të diferencuar grumbullimi)

Rreth manualit

• Udhëzimet në këtë ky manual janë për modelin STR-DH540. Numri i modelit ndodhet në këndin e djathtë të poshtëm të panelit të përparmë. Ilustrimet e përdorura në këtë manual janë të modelit për Evropën dhe mund të jenë ndryshe nga modeli juaj. Çdo ndryshim në funksionim shënohet në manual si “Vetëm modelet evropiane”.
• Udhëzimet në këtë manual përshkruajnë funksionimin e marrësit me telekomandën e dhënë. Mund të përdorni gjithashtu edhe butonat ose çelësat e marrësit nëse kanë emra të njëjtë ose të ngjashëm me ato të telekomandës.
Rreth të drejtave të autorit
Ky marrës përmban Dolby* Digital dhe Pro Logic Surround dhe DTS** Digital Surround System. * Prodhuar me licencë nga Dolby
Laboratories. Dolby, Pro Logic dhe simboli me dy “D” janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
** Prodhuar me licencë nën patentat
amerikane me numër: 5 956,674; 5 974,380; 6 226,616; 6 487,535; 7 212,872; 7 333,929; 7 392,195; 7 272,567 dhe patenta të tjera amerikane dhe botërore të marra dhe në pritje. DTS-HD, simboli i saj dhe DTS-HD dhe simboli i saj së bashku janë marka tregtare të regjistruara të DTS, Inc. Produkti përfshin softuerin. © DTS, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ky marrës përmban teknologji High­Definition Multimedia Interface (HDMITM) (Ndërfaqe multimediale me definicion të lartë). Termat HDMI dhe HDMI High­Definition Multimedia Interface, si dhe logoja HDMI janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing LLC në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
AL
5
iPhone, iPod, iPod classic, iPod nano dhe iPod touch janë marka të Apple Inc., të regjistruara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Të gjitha markat e tjera tregtare dhe të regjistruara tregtare janë të pronarëve përkatës. Në manual nuk përcaktohen markat dhe ®.
“Made for iPod” dhe “Made for iPhone” nënkuptojnë se një aksesor elektronik është projektuar për t'u lidhur në mënyrë specifike përkatësisht me një iPod ose iPhone dhe është certifikuar nga zhvilluesi i tij se përputhet me standardet e performancës së Apple.
Apple nuk është përgjegjëse për funksionimin e kësaj pajisjeje ose pajtueshmërinë e saj me standardet rregullatore dhe të sigurisë. Ju lutemi vini re se përdorimi i këtij aksesori me iPod ose iPhone mund të ndikojë në performancën e lidhjes me valë.
Windows Media është marka tregtare ose markë tregtare e regjistruar e Microsoft Corporation në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
Ky produkt mbrohet nga teknologji të caktuara që janë subjekt i disa të drejtave të pronësisë intelektuale të Microsoft Corporation. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e kësaj teknologjie jashtë këtij produkti pa licencë nga Microsoft apo një filial i autorizuar i Microsoft.
Patentat dhe teknologjia koduese audio MPEG Layer-3 janë të licencuara nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
“x.v.Color (x.v.Colour)” dhe logoja “x.v.Color (x.v.Colour)” janë marka tregtare të Sony Corporation.
“BRAVIA” është markë tregtare e Sony Corporation.
“PlayStation” është markë e regjistruar tregtare e Sony Computer Entertainment Inc.
“WALKMAN” është markë tregtare e regjistruar e Sony Corporation.
MICROVAULT është markë tregtare e Sony Corporation.
InstaPrevue është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e Silicon Image, Inc. në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.
AL
6
Pasqyra e lëndës
Rreth manualit ................................. 5
Aksesorët e dhënë ............................ 9
Përshkrimi dhe vendndodhja
e pjesëve ................................... 10
Fillimi .............................................. 17
Lidhjet
1: Instalimi i altoparlantëve .......... 19
2: Lidhja e altoparlantëve .............. 20
3: Lidhja e televizorit ..................... 21
4a: Lidhja e pajisjeve video ...........22
4b: Lidhja e pajisjeve audio .......... 26
5: Lidhja e antenave (ajrore) ......... 27
6: Lidhja e kordonit të rrymës
së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik) ........................ 27
Përgatitja e marrësit
Ndezja e marrësit ........................... 28
Konfigurimi i marrësit me anë
të Easy Setup ............................ 28
Udhëzim për veprimet
e paraqitura në
ekran (OSD) ............................ 30
Funksionet bazë
Luajtja e një pajisje të burimit
të hyrjes .................................... 31
Luajtja e një iPod/iPhone ............. 33
Luajtja e një pajisjeje USB ............. 36
Funksionet e sintonizuesit
Dëgjimi i radios FM/AM .............. 39
Paravendosja e stacioneve
të radios FM/AM
(Memoria e paravendosur) .... 41
Marrja e transmetimeve RDS ....... 41
(Vetëm për modelet në
Evropë dhe Australi) ..............41
Shijimi i efekteve zanore
Zgjedhja e fushave zanore ............ 42
Përdorimi i funksionit
Night Mode ............................. 45
Zgjedhja e llojit të kalibrimit ........ 45
Rregullimi i balancuesit ................45
Përdorimi i funksionit
Pure Direct ............................... 46
Rivendosja e fushave zanore në
cilësimet e parazgjedhura ......46
Veçoritë e “BRAVIA” Sync
Çfarë është “BRAVIA” Sync? ....... 47
Përgatitja për “BRAVIA” Sync ....47
One-Touch Play ............................. 48
Kontrolli i audios së sistemit ........ 49
System Power-Off .......................... 49
Scene Select ..................................... 50
Home Theatre Control ................. 50
Remote Easy Control .................... 50
Funksionet e tjera
Kalimi mes audios dixhitale
dhe analoge
(INPUT MODE) ..................... 51
Përdorimi i fishave të tjera
të hyrjes audio
(Caktimi i hyrjes audio) ......... 51
Kthimi në cilësimet
e parazgjedhura të fabrikës .... 52
AL
7
Rregullimi i cilësimeve
Përdorimi i menysë së
Cilësimeve ................................ 53
Easy Setup .......................................55
Menyja e cilësimeve të
altoparlantit ............................. 55
Menyja Cilësimet e audios ............58
Menyja e cilësimeve HDMI .......... 59
Menyja e Cilësimeve të hyrjes ......60
Menyja e Cilësimeve të sistemit ... 61
Funksionimi pa përdorur OSD ....61
Përdorimi i telekomandës
Ricaktimi i butonit të hyrjes ......... 66
Rivendosja e butonave të hyrjes ... 67
Informacion shtesë
Masat paraprake .............................68
Zgjidhja e problemeve ................... 69
Specifikimet .................................... 76
Indeksi ............................................. 78
AL
8

Aksesorët e dhënë

• Udhëzimet e përdorimit (ky manual)
• Udhëzuesi i shpejtë i konfigurimit (1)
• Telekomanda (RM-AAU168) (1)
• Bateri R6 (përmasa AA) (2)
• Antena FM me tel (ajrore) (1)
• Antena AM në formë kornize (ajrore) (1)
Futja e baterive në telekomandë
Futni dy bateri R6 (madhësia-AA) (të përfshira) në telekomandë. Ruani polaritetin e duhur gjatë vendosjes së baterive.
• Mikrofoni i optimizuesit (ECM-AC2) (1)
Shënime
• Mos e lini telekomandën në vende të nxehta apo me shumë lagështirë.
• Mos përdorni bateritë e reja së bashku me të vjetrat.
• Mo s përzie ni bate ri me man gan me lloje të tjera baterish.
• Mos e ekspozoni sensorin e telekomandës ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit ose aparaturave që lëshojnë dritë. Duke vepruar kështu mund të shkaktoni keqfunksionim.
• Nëse nuk do ta përdorni telekomandën për një periudhë të gjatë, hiqini bateritë për të shmangur dëmtimet e mundshme nga rrjedhja dhe gërryerja e baterive.
• Kur zëvendësoni bateritë, butonat në telekomandë mund të rivendosen në cilësimet e parazgjedhjes. Nëse ndodh kjo, përcaktoni edhe një herë butonat e hyrjes (faqe 66).
• Kur marrësi nuk i përgjigjet më telekomandës, zëvendësoni të gjitha bateritë me të reja.
AL
9

Përshkrimi dhe vendndodhja e pjesëve

Paneli i përparmë
A ?/1 (ndezur/në pritje) (faqe 28, 40,
46, 52)
B Treguesi ?/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndizet si më poshtë: I gjelbër: Marrësi është i ndezur; Portokalli: Marrësi është në modalitet gatishmërie, dhe – “Control for HDMI” (faqe 59) është i
vendosur në “On”.
– “Pass Through” (faqe 60) është i
vendosur në “On”* ose “Auto”. Fiket kur marrësi është në modalitet gatishmërie dhe “Control for HDMI” dhe “Pass Through” janë vendosur në “Off”.
* Vetëm për modelet në Shtetet e
Bashkuara, Kanada dhe Australi.
C SPEAKERS (faqe 20)
Shtypni vazhdimisht për të aktivizuar ose çaktivizuar sistemin e altoparlantëve.
D TUNING MODE, TUNING +/–
Shtypni për të përdorur një sintonizues (FM/AM). Shtypni TUNING +/– për të skanuar një stacion.
AL
10
E A.F.D./2CH, MOVIE, MUSIC (faqe 42) F Paneli i ekranit (faqe 11) G NIGHT MODE (faqe 45) H INPUT MODE (faqe 51) I DIMMER
Rregullon ndriçimin e panelit të ekranit në 3 nivele.
J DISPLAY (faqe 66) K Sensori i telekomandës
Merr sinjal nga telekomanda.
L PURE DIRECT (faqe 46) M Treguesi PURE DIRECT
Ndizet kur aktivizohet funksioni Pure Direct.
N MASTER VOLUME (faqe 32) O INPUT SELECTOR (faqja 29, 32, 51) P Porta (USB) (faqe 26) Q Foleja AUTO CAL MIC (faqe 29) R Foleja PHONES
Lidhet me kufjet.
Treguesit në panelin e ekranit
A Treguesi i hyrjes
Ndizet për të treguar sinjalin aktual hyrës.
HDMI
Marrësi e njeh pajisjen e lidhur nëpërmjet një fole HDMI IN.
ARC
Zgjidhet hyrja e televizorit dhe njihen sinjalet e Kanalit të kthimit të audios (ARC).
COAX
Sinjali dixhital hyn nëpërmjet folesë COAXIAL (faqe 51).
OPT
Sinjali dixhital hyn nëpërmjet folesë OPTICAL (faqe 51).
B D.C.A.C.
Ndizet kur zbatohen rezultatet e matjes së funksionit “Auto Calibration”.
C Treguesi Dolby Digital Surround*
Ndez treguesin përkatës kur marrësi dekodon sinjalet përkatëse të formatit Dolby Digital.
TrueHD
D Treguesi DTS(-HD)*
Dolby Digital Dolby TrueHD
Ndez treguesin përkatës kur marrësi dekodon sinjalet përkatëse të formatit DTS.
DTS DTS-HD
DTS DTS-HD
E SP
Ndizet kur sistemi i altoparlantit është i ndezur.
F Treguesi i sintonizimit
ST
Ndizet kur marrësi sintonizohet në një transmetim stereo.
MEM
Ndizet kur është aktivizuar një funksion memorieje, si p.sh. Memoria e paravendosur (faqe 41), etj.
G SLEEP
Ndizet kur aktivizohet kohëmatësi i fjetjes (faqe 15).
H EQ
Ndizet kur aktivizohet balancuesi.
I D.R.C.
Ndizet kur aktivizohet Kompresimi dinamik i gamës (faqe 59).
J NEO:6
Ndizet kur aktivizohet dekodimi DTS Neo:6 Cinema/Music (faqja 43, 44).
K Treguesi Dolby Pro Logic
Ndez treguesin përkatës kur marrësi bën përpunimin Dolby Pro Logic. Kjo teknologji dekodimi matricë e zërit rrethues mund të përforcojë sinjalet hyrëse.
PL PL II
Dolby Pro Logic Dolby Pro Logic II
11
AL
Shënim
Këta tregues mund të mos ndizen, në varësi të cilësimit të motivit të altoparlantëve.
L USB
Ndizet kur zbulohet një iPod/iPhone ose një pajisje USB.
* Kur lexoni një disk të formatit Dolby Digital ose
DTS, sigurohuni që të keni përfunduar lidhjet dixhitale dhe që INPUT MODE të mos jetë i vendosur si “Analog” (faqe 51) ose të mos jetë zgjedhur “Analog Direct”.
12
AL
Paneli i pasmë
I kuq (R)
I bardhë (L)
I zi
I verdhë
A Seksioni DIGITAL INPUT/OUTPUT
Foletë HDMI IN/OUT* (faqe 21, 24)
Foletë OPTICAL IN (faqe 21, 25)
Foletë COAXIAL IN (faqe 26)
B Seksioni TUNER
Foleja FM ANTENNA (faqe 27)
Terminalet AM ANTENNA (faqe 27)
C Seksioni SPEAKERS (faqe 20)
D Seksioni AUDIO INPUT/OUTPUT
Foleja AUDIO IN (faqe 21, 25, 26)
Foleja SUBWOOFER OUT (faqe 20)
E Seksioni VIDEO INPUT/OUTPUT
(faqe 21, 25)
Foletë VIDEO IN/OUT*
* Duhet të lidhni folenë HDMI TV OUT ose
MONITOR OUT me televizorin për të parë figurën e zgjedhur hyrëse (faqe 21).
13
AL
Telekomanda
,
1)
V/v/B/b
1)
Përdorni telekomandën e dhënë për të përdorur këtë marrës dhe pajisjet e tjera. Telekomanda është caktuar për të përdorur pajisjet audio/video Sony. Mund të ricaktoni butonin e hyrjes sipas pajisjeve të lidhura me marrësin tuaj (faqe 66).
RM-AAU168
A ?/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez marrësin ose e vendos atë në modalitetin e gatishmërisë.
Kursimi i energjisë në modalitetin e gatishmërisë
Kur “Control for HDMI” (faqe 59) dhe “Pass Through” (faqe 60) janë të vendosura si “Off”.
B TV ?/1
1)
(ndezur/në gatishmëri)
Ndez televizorin ose e vendos atë në modalitet gatishmërie.
C Butonat hyrës
Përzgjedh pajisjen që dëshironi të përdorni. Kur shtypni një nga butonat e hyrjes gjatë modalitetit të gatishmërisë, marrësi ndizet. Butonat janë të caktuar për të kontrolluar pajisjet Sony.
D TOP MENU
1)
Hap ose mbyll menynë kryesore të BD-ROM-it ose të DVD-së.
1)
REPEAT
Lexon një pjesë muzikore ose një dosje në mënyrë të përsëritur.
POP UP/MENU
1)
Hap ose mbyll menynë e posaçme të BD-ROM-it ose menynë e DVD-së.
1)
SHUFFLE
Lexon një pjesë muzikore ose një dosje në mënyrë të rastësishme.
E +/–
Zgjedh një dosje.
F AMP MENU
Shfaq menynë për të përdorur marrësin.
G
Shtypni V/v/B/b për të zgjedhur elementet e menysë dhe më pas shtypni për të vendosur/ konfirmuar përzgjedhjen.
H OPTIONS
1)
Shfaq dhe zgjedh artikuj nga menyja e opsioneve.
I HOME
1)
Shfaq menynë kryesore në ekranin e
J
televizorit.
./>
1),
m/M
1)
1)
,
N
Rrëshqit, prapa/përpara, lexo, ndërprit, ndalo veprimin.
TUNING +/–
1)
Skanon një stacion.
D.TUNING
Kalon direkt në modalitetin e sintonizimit.
1)
1)
,
X
,
x
AL
14
PRESET +/–
1)
Zgjedh stacionet ose kanalet e paravendosura.
MEM
Ruan një stacion gjatë përdorimit të sintonizuesit.
K SOUND FIELD +/–
2)
Zgjedh një fushë zanore (faqe 42).
L PURE DIRECT (faqe 46) M SLEEP
Vendos marrësin të fiket automatikisht në një kohë të specifikuar. Sa herë që shtypni SLEEP, ekrani ndryshon në mënyrë ciklike si më poshtë:
0:30:00 t 1:00:00 t 1:30:00 t 2:00:00 t OFF
Kur është në përdorim Kohëmatësi i fjetjes, treguesi “SLEEP” ndizet në panelin e ekranit.
Këshillë
Për të kontrolluar kohën e mbetur përpara se marrësi të fiket, shtypni SLEEP. Koha e mbetur shfaqet në panelin e ekranit. Nëse shtypni sërish SLEEP, do të anulohet kohëmatësi i fjetjes.
N +/–
Rregullon nivelin e volumit të të gjithë altoparlantëve njëkohësisht.
O
Mbyll përkohësisht zërin. Shtypni butonin sërish për të rikthyer zërin.
P RETURN O
1)
Kthehet në menynë e mëparshme kur në ekranin e televizorit shfaqet menyja ose guida në ekran.
Q DISPLAY
1)
Paraqet informacion në panelin e ekranit.
R Butonat e numrave
1)2)
Shtypni për – të paravendosur/sintonizuar te
stacionet e paravendosura (faqe 41).
– për të zgjedhur numrin e pjesës.
Shtypni 0/10 për të zgjedhur numrin e pjesës 10.
– për të zgjedhur numrin e kanalit.
S PREVIEW (HDMI)
Zgjedh funksionin “Preview for HDMI”. Aktivizon shikimin e një pamjeje paraprake të drejtpërdrejtë figurë-në­figurë të hyrjeve HDMI të lidhura në këtë marrës. Shtypni vazhdimisht V/v për të zgjedhur çdo pamje paraprake të hyrjes HDMI dhe më pas shtypni për të futur/konfirmuar zgjedhjen. (Kjo veçori mundësohet nga teknologjia Silicon Image InstaPrevue™)
Shënim
Funksioni “Preview for HDMI” është i disponueshëm për hyrjen HDMI BD, DVD, GAME dhe SAT/CATV.
Këshilla
• Ky funksion nuk punon në rastet e mëposhtme. – Pajisja nuk është e lidhur me folenë e
hyrjes HDMI.
– Pajisja e lidhur me folenë e hyrjes së
mbështetur HDMI nuk është e ndezur. – Hyrja aktuale nuk është hyrje HDMI. – Kur “Fast View” është e vendosur si “Off”. – Kur një format i pambështetur i videos
HDMI (480i, 576i, 4K, disa sinjale
videoje 3D, disa sinjale v ideo të kamerës
ose sinjale VGA) është si hyrje.
• Pamja paraprake figurë-në-figurë do të bëhet e zezë kur disa sinjale video 3D ose 4K janë si hyrje.
iPhone CTRL
Hyn në modalitetin e kontrollit të iPod/iPhone kur përdorni iPod/ iPhone.
T AMP
Aktivizon funksionimin e marrësit.
U TV INPUT
1)
Zgjedh sinjalin e hyrjes (hyrje e televizorit ose hyrje e videos).
1)
Shikoni tabelën në faqe 16 për informacione rreth butonave që mund të përdorni për të komanduar secilën pajisje.
2)
Butonat 5 dhe SOUND FIELD + kanë pika të prekshme. Përdorini pikat e prekshme si referencë kur përdorni marrësin.
15
AL
Shënime
• Shpjegimi i mësipërm shërben si shembull.
• Në varësi të modelit të pajisjes së lidhur, disa funksione të shpjeguara në këtë paragraf mund të mos funksionojnë me telekomandën e dhënë.
Për të kontrolluar pajisje të tjera Sony
Emri TV VCR DVD
2 TV ?/1 4 TOP MENU, REPEAT
POP UP/MENU, SHUFFLE
7 V/v/B/b, 8 OPTIONS
I HOME J ./PRESET –,
>/PRESET + m/TUNING –,
M/TUNING + N, X, x
qh RETURN O
Q DISPLAY R Butonat numerikë
wa TV INPUT
z
zzzz zzz zzzz zzzzz
zzzzz
zzzzz zzz zzzzz zzzzz z
luajtësi
zzz zzz
Blu-ray Disc
luajtësi
Luajtës CD
16
AL

Fillimi

Analoge
Figurë e cilësisë së lartë
Dixhitale
Ju mund të shijoni pajisjet tuaja audio/video të lidhura me marrësin duke ndjekur hapat e thjeshtë të mëposhtëm. Përpara lidhjes së kordonëve, sigurohuni që të shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
Instalimi dhe lidhja e altoparlantëve (faqe 19, 20)
Kontrollimi i lidhjes së përshtatshme për pajisjen tuaj
Lidhja e pajisjes TV dhe video (faqe 21, 22)
Cilësia e figurës varet nga foleja ku bëhet lidhja. Shihni ilustrimin më poshtë. Zgjidhni lidhjen sipas foleve të pajisjeve. Ne rekomandojmë që ta lidhni pajisjen tuaj të videos nëpërmjet lidhjes HDMI nëse kanë fisha HDMI.
Lidhja e pajisjes audio (faqe 26)
Përgatitja e marrësit
Shihni “6: Lidhja e kordonit të rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik)” (faqe 27) dhe “Ndezja e marrësit” (faqe 28).
Konfigurimi i marrësit
Shihni “Konfigurimi i marrësit me anë të Easy Setup” (faqe 28).
Konfigurimi i daljes së zërit në pajisjet e lidhura
Për daljen e audios dixhitale shumëkanalëshe, kontrolloni konfigurimin e daljes së audios dixhitale në pajisjet e lidhura. Për një luajtës Sony Blu-ray Disc, kontrolloni që “Audio (HDMI)”, “BD Audio MIX Setting”, “Dolby Digital/DTS”, “Dolby Digital” dhe “DTS” të jenë caktuar përkatësisht në “Auto”, “Off”, “Bitstream”, “Dolby Digital” dhe “DTS” (prej datës 1 gusht 2012). Për një PlayStation 3, pasi ta keni lidhur marrësin me një kabllo HDMI, zgjidhni “Audio Output Settings” në “Sound Settings” dhe zgjidhni “HDMI” dhe “Automatic” (me versionin 4.21 të softuerit të sistemit). Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit që vijnë me pajisjet e lidhura.
17
AL
Formatet dixhitale të audios të mbështetura nga marrësi
Formatet dixhitale të audios që mund të dekodojë marrësi varen nga foletë dalëse të audios në pajisjet e lidhura. Marrësi mbështet formatet e mëposhtme audio.
Formati audio
[Display] (Ekrani)
Dolby Digital [DOLBY D]
Dolby Digital Plus
a)
[DOLBY D +]
Dolby TrueHD
a)
[DOLBY HD]
DTS [DTS]
DTS 96/24 [DTS 96/24]
DTS-HD Audioja me rezolucion të lartë
Numri maksimal
i kanaleve
a)
5.1 aa
c)
7.1
c)
7.1
5.1 aa
5.1 aa
c)
7.1
[DTS-HD HR]
DTS-HD Audioja kryesore
a)b)
7.1
c)
[DTS-HD MA]
PCM lineare shumëkanalëshe [PCM]
a)
Sinjalet audio nxirren në format tjetër nëse pajisjet luajtëse nuk përkojnë me formatin. Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjeve luajtëse.
b)
Sinjalet me një frekuencë modulimi prej më shumë se 96 kHz rilexohen në 96 kHz ose 88,2 kHz.
c)
Sinjalet do të jenë një dalje si kanal 5.1.
a)
7.1
c)
Lidhja midis pajisjeve
luajtëse dhe marrësit
COAXIAL/OPTICAL HDMI
× a
× a
× a
× a
× a
18
AL

Lidhjet

1: Instalimi i altoparlantëve

Lidhjet
Marrësi mundëson përdorimin e një sistemi deri në 5.2 kanale (5 altoparlantë dhe 2 nën-vuferë).
Për të shijuar në tërësi audio rrethuese shumëkanalëshe kinemaje duhen pesë altoparlantë (dy të përparmë, një qendror dhe dy shumëkanalësh rrethues) dhe një nën-vufer.
Shembull i konfigurimit të sistemit të altoparlantëve
A Altoparlanti i përparmë (majtas) B Altoparlanti i përparmë (djathtas) C Altoparlanti qendror D Altoparlanti rrethues (majtas) E Altoparlanti rrethues (djathtas) F Nën-vuferi
Këshilla
•Këndi A duhet të jetë njësoj.
• Duke qenë se nën-vuferi nuk nxjerr sinjale tepër orientuese, mund ta vendosni ku të dëshironi.
19
AL

2: Lidhja e altoparlantëve

Djathtas Majtas
Altoparlanti qendror
B
B
Altoparlanti rrethues
B
A
Altoparlanti i përparmë
A
Nën-vuferi *
Djathtas Majtas
Përpara lidhjes së kordonëve, sigurohuni që të shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
A Kabllo audio mono (nuk jepet) B Kabllo altoparlanti (nuk jepen)
* Kur lidhni nën-vufer me funksion gatishmërie
automatike, çaktivizojeni funksionin kur shikoni filma. Nëse funksioni i gatishmërisë automatike është aktiv, ai do të kalojë automatikisht në modalitet gatishmërie në varësi të nivelit të sinjalit që dërgohet te nën­vuferi dhe mund të mos ketë dalje zëri.
AL
20
Shënim
Ju mund të ndizni ose fikni sistemin e altoparlantit me butonin SPEAKERS (faqe 10).

3: Lidhja e televizorit

TV
A**
Audio/Video
sinjalet
Sinjalet audio Sinjalet video
BC* D
ose
Mund t ë shihni figurën e z gjedhur hy rëse kur li dhni fisha t HDMI TV OUT ose MON ITOR OUT me një televizor. Marrësin mund ta përdorni duke përdorur një OSD (Figura në ekran) nëse e lidhni fishën HDMI TV OUT me një televizor. Përpara lidhjes së kordonëve, sigurohuni që të shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
ARC
Lidhjet
A Kordoni dixhital optik (nuk jepet) B Kabllo audio (nuk jepet) C Kablloja e HDMI (nuk jepet)
Sony rekomandon përdorimin e një kablloje të autorizuar HDMI ose të një kablloje Sony HDMI.
D Kordoni video (nuk jepet)
Lidhja e rekomanduar Lidhja alternative
21
AL
Për të shijuar transmetimin e televizorit në një tingulli rrethues shumëkanalësh nga marrësi
* Nëse televizori juaj është i përputhshëm me
funksionin Kanali i kthimit të audios (ARC), lidhni C. Sigurohuni që ta vendosni “Control for HDMI” në “On” në menynë e Cilësimeve të HDMI-së (faqe 59). Nëse dëshironi të zgjidhni një sinjal audio duke përdorur një kabllo të ndryshme nga ajo HDMI (p.sh., nëpërmjet një kordoni dixhital optik ose një kordoni audio), ndërrojeni modalitetin e hyrjes audio duke përdorur INPUT MODE (faqe 51).
** Nëse televizori juaj nuk është i përputhshëm
me funksionin ARC, lidhni A.
Sigurohuni që të fikni volumin e televizorit ose të aktivizoni funksionin e bllokimit të zërit të televizorit.
Shënime
• Lidhni një monitor televizori ose një projektor me fishën HDMI TV OUT ose MONITOR OUT në mar rës . Mun d të mos j eni n ë gj endj e të regj istr oni , edhe nëse lidhni pajisjen e regjistrimit.
• Në varësi të statusit të lidhjes mes televizorit dhe antenës (ajrore), figura në ekranin e televizorit mund të jetë e shformuar. Në një rast të tillë, vendoseni antenën (ajrore) më larg marrësit.
• Kur lidhni kabllo dixhitale optike, futini fishat drejt derisa të puthiten duke bërë “klik”.
• Mos i përthyeni ose lidhni kabllot dixhitale optike.
Këshilla
• Të gjitha foletë e audios dixhitale mbështesin frekuenca modulimi 32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz dhe 96 kHz.
• Ku r lidhni fishën e daljes së audi os të televi zorit me fishat TV IN të marrësit për daljen e zërit të televizorit nga altoparlantët e lidhur me marrësin, vendoseni fishën e dal jes së tingullit të televizorit në “Fixed” nëse mund të ndërrohet mes “Fixed” ose “Variable”.
Për të dëgjuar zërin nga televizori
Nëse televizori nuk e mbështet funksionin Kontrolli i audios së sistemit, vendosni “HDMI Audio Out” në “TV+AMP” në menynë Cilësimet e HDMI-së (faqe 60).

4a: Lidhja e pajisjeve video

Përdorimi i lidhjes HDMI
High-Definition Multimedia Interface (HDMI) është një ndërfaqe që transmeton sinjale video dhe audio në formatin dixhital. Duke lidhur pajisjet e përputhshme për sinkronizmin të Sony “BRAVIA” me anë të kabllove HDMI, veprimet mund të thjeshtohen. Shihni “Veçoritë e “BRAVIA” Sync” (faqe 47).
Funksionet HDMI
• Një sinjal audio dixhital i transmetuar nga HDMI mund të dalë nga altoparlantët e lidhur me marrësin. Ky sinjal mbështet Dolby Digital, DTS dhe PCM Linear. Për hollësi shihni “Formatet dixhitale të audios të mbështetura nga marrësi” (faqe 18).
• Marrësi mund të marrë PCM lineare shumëkanalëshe (deri në 8 kanale) me një frekuencë modulimi prej 192 kHz ose më pak me një lidhje HDMI.
• Ky marrës mbështet Audion me shpejtësi të lartë të biteve (DTS-HD Master Audio, Dolby TrueHD), Deep Color (Deep Colour), “x.v.Color (x.v.Colour)” dhe transmetimin 4K ose 3D.
• Për figurë 3D, lidhni pajisje video dhe televizive që mbështesin 3D (luajtës Blu-ray Disc, regjistrues Blu-ray Disc, PlayStation 3, etj.) te marrësi me anë të kabllove HDMI me shpejtësi të lartë, vendosni syzet 3D dhe luani materiale që mbështesin 3D.
• Për figurë 4K (hyrja HDMI BD, GAME dhe SAT/CATV), lidhni pajisje video dhe televizive që mbështesin 4K (luajtës Blu­ray Disc, regjistrues Blu-ray Disc, etj.) te marrësi me anë të kabllove HDMI me shpejtësi të lartë dhe më pas luani materiale që mbështesin 4K.
22
AL
• Sinjalin hyrës HDMI BD, DVD, GAME dhe SAT/CATV mund ta shikoni në pamjen paraprake figurë-në-figurë.
Shënime për lidhjet HDMI
• Sinjalet DSD të Super Audio CD nuk janë hyrëse ose dalëse.
• Në varësi të pajisjes së televizorit ose të videos, figurat 4K ose 3D mund të mos shfaqen.
• Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të çdo pajisjeje të lidhur për detaje.
Kur lidhni kordonët
• Përpara lidhjes së kordonëve, sigurohuni që të shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
• Nuk është e nevojshme të lidhen të gjitha kabllot. Lidhini sipas disponueshmërisë së fishave në pajisjet e lidhura.
• Përdorni një kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë. Nëse përdorni kabllo HDMI standarde, figura 1080p, Deep Color (Deep Colour), 4K ose 3D mund të mos shfaqet siç duhet.
• Nuk rekomandojmë përdorimin e kabllove konvertuese HDMI-DVI. Kur lidhni kabllo konvertuese HDMI-DVI me një pajisje DVI-D, zëri dhe/ose figura mund të mungojë. Lidhni kabllot e posaçme audio ose kabllot dixhitale të lidhjes, pastaj caktoni “Audio Input Assign” në menynë e Cilësimeve të hyrjes (faqe 61), kur zëri nuk del siç duhet.
• Kur lidhni kabllo dixhitale optike, futini fishat drejt derisa të puthiten duke bërë “klik”.
• Mos i përthyeni ose lidhni kabllot dixhitale optike.
Këshillë
Të gjitha foletë e audios dixhitale mbështesin frekuenca modulimi 32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz dhe 96 kHz.
Nëse dëshironi të lidhni disa pajisje dixhitale, por nuk mund të gjeni hyrje të lirë
Shihni “Përdorimi i fishave të tjera të hyrjes audio (Caktimi i hyrjes audio)” (faqe 51).
Lidhjet
23
AL
Lidhja e pajisjes me fishat HDMI
Blu-ray Disc
luajtësi
A
Sinjalet
audio/video
AAA
Sinjalet
audio/video
Sinjalet
audio/video
Sinjalet
audio/video
Luajtës DVD PlayStation 3
Sintonizues satelitor,
sintonizues televizioni
Nëse pajisja juaj nuk ka një fishë HDMI, shikoni faqe 25.
A Kablloja e HDMI (nuk jepet)
Sony rekomandon përdorimin e një kablloje të autorizuar HDMI ose të një kablloje Sony HDMI.
AL
24
Loading...
+ 56 hidden pages