E rëndësishme: Për informacione të rëndësishme për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
baterisë tuaj, lexoni informacionet “Për sigurinë tuaj” dhe “Siguria e produktit” në udhëzuesin
e printuar të përdorimit ose në www.nokia.com/support para se ta përdorni pajisjen. Për të
mësuar se si të filloni me pajisjen tuaj të re, lexoni udhëzuesin e printuar të përdorimit.
Shmangni prekjen e sipërfaqes së antenës kur antena është në përdorim. Kontakti me antenat
ndikon në cilësinë e komunikimit dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë për shkak të
nivelit të lartë të energjisë gjatë funksionimit.
Mos e lidhni me produkte që krijojnë sinjal daljeje, pasi kjo mund ta dëmtojë pajisjen: Mos lidhni
burim rryme elektrike në lidhësin e audios. Nëse në lidhësin e audios lidhni pajisje të jashtme
ose kufje, përveç atyre të miratuara për përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë
për nivelet e zërit. Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale
metalike. Mos vendosni afër pajisjes karta bankare ose mjete që ruajnë të dhëna në formë
magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
Disa nga pajisjet shtesë të përmendura në këtë udhëzues të përdoruesit, si karikuesi, kufjet ose
kablloja e të dhënave, mund të shiten më vete.
Shënim: Mund ta caktoni telefonin që të kërkojë një kod sigurie për të mbrojtur privatësinë
dhe të dhënat tuaja personale. Zgjidhni Menyja > > Siguria > Bllokimi i tasteve >
Kodi i sigurisë . Sidoqoftë, kini parasysh se duhet të kujtoni kodin, pasi HMD Global nuk
mund ta hapë ose ta shmangë atë.
KONFIGURIMI DHE NDEZJA E TELEFONIT
Karta nano-SIM
E rëndësishme: Kjo pajisje është projektuar për t’u përdorur vetëm me një kartë nano-SIM
(shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të dëmtojë kartën ose
pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni karikuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të hiqni ndonjë
nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos prekni elementet
elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë të bashkëngjitur.
1. Rrëshqiteni mbajtësen e kartës SIM të folesë SIM2 në të djathtë dhe hapeni lart.
2. Vendosni kartën nano-SIM përmbys në folenë e kartës SIM2.
3. Mbyllni mbajtësen dhe rrëshqiteni në të majtë për ta mbërthyer në vendin përkatës. Të dyja
kartat SIM janë të disponueshme në të njëjtën kohë kur pajisja nuk është në përdorim, por
kur një kartë SIM është aktive, për shembull, duke bërë një thirrje, karta tjetër mund të jetë
e padisponueshme.
Këshillë: Për të mësuar nëse telefoni juaj mund të përdorë 2 karta SIM, shikoni etiketën në
kutinë e shitjes. Nëse ka 2 kode IMEI në etiketë, ju keni një telefon me dy karta SIM.
1. Rrëshqitni kartën e memories në folenë e kartës së memories.
2. Rivendosni baterinë.
3. Vendosni përsëri kapakun e pasmë.
Ndezja e telefonit
Mbani të shtypur .
KARIKIMI I TELEFONIT
Bateria juaj është karikuar pjesërisht në fabrikë, por mund të jetë e nevojshme ta karikoni
përsëri para se të mund ta përdorni telefonin tuaj.
Karikoni baterinë
1. Vendosni karikuesin në një prizë në mur.
2. Lidheni karikuesin me telefonin. Kur të përfundoni, hiqeni karikuesin nga telefoni dhe më
pas nga priza në mur.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta që të shfaqet treguesi i
karikimit.
Këshillë: Mund të përdorni karikimin me USB kur nuk është e disponueshme një prizë në mur.
Të dhënat mund të transferohen gjatë karikimit të pajisjes. Efikasiteti i energjisë së karikimit
me USB ndryshon shumë dhe mund të duhet shumë kohë që të fillojë karikimi dhe që pajisja të
fillojë të funksionojë. Sigurohuni që kompjuteri të jetë i ndezur.
BLLOKU I TASTEVE
Përdorimi i butonave të telefonit
• Për të shikuar aplikacionet dhe veçoritë e telefonit tuaj, në ekranin bazë, zgjidhni Menyja .
• Për të shkuar te një aplikacion ose veçori, shtypni butonin e lëvizjes lart, poshtë, majtas ose
djathtas. Për të hapur aplikacionin ose veçorinë, shtypni butonin e lëvizjes.
Kyçja tastierës
Për të shmangur shtypjen aksidentale të tasteve, kyçeni bllokun e tasteve. shtypni . Për të
zhbllokuar bllokun e tasteve, shtypni butonin e lëvizjes dhe zgjidhni Zhblloko > * .
3. Lëvizni për te toni që dëshironi dhe përzgjidhni Zgjidhni .
NDRYSHIMI I PAMJES SË EKRANIT BAZË
Zgjedhja e një sfondi të ri
Mund ta ndryshoni sfondin e ekranit bazë.
1. Zgjidhni Menyja > > Personalizimi > Fotografia e sfondit e ekranit të bllokimit >
Fotografitë e sfondit .
2. Lëvizni për te sfondi që dëshironi dhe përzgjidhni Zgjidhni
3. Nëse ju pëlqen sfondi, zgjidhni .
PËRFITONI SA MË SHUMË NGA DY KARTAT SIM
Telefoni juaj mund të ketë dy karta SIM dhe mund t’i përdorni ato për qëllime të ndryshme.
Zgjidhni se cilën kartë SIM do të përdorni
Zgjidhni Menyja > > Lidhshmëria > SIM dyshe .
• Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për thirrjet, zgjidhni
Karta SIM e preferuar për thirrjet .
• Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për mesazhet, zgjidhni
Karta SIM e preferuar për mesazhet .
• Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për të dhënat celulare, zgjidhni
Lidhja e të dhënave celulare > Karta SIM e preferuar .
Këshillë: Mund t’i riemërtoni kartat SIM për ta bërë të lehtë t’i dalloni ato. Zgjidhni Menyja
> > Lidhshmëria > Dy karta SIM > Cilësimet e kartës SIM . Zgjidhni një kartë SIM dhe
Mund t’i dëgjoni skedarët tuaj muzikorë MP3 me lexuesin e muzikës.
Dëgjimi i muzikës
Për të luajtur muzikë, ju duhet t’i ruani skedarët muzikorë në një kartë kujtese ose në kujtesën
e telefonit.
1. Zgjidhni Menyja > .
2. Zgjidhni Këngët për të shikuar muzikën e ruajtur.
3. Lëvizni për te një këngë dhe zgjidhni Luaj .
Mund të krijoni po ashtu listat tuaja të luajtjes.
Për të rregulluar volumin, lëvizni lart ose poshtë.
DËGJIMI I RADIOS
Dëgjoni stacionet e preferuara të radios në telefonin tuaj
Zgjidhni Menyja > . Telefoni juaj kërkon automatikisht për stacione kur aktivizoni radion.
Për të ndryshuar volumin, lëvizni lart ose poshtë. Për të ruajtur një stacion, zgjidhni >
Shto te preferencat . Për të kaluar te një stacion i ruajtur, zgjidhni > Preferencat dhe
zgjidhni stacionin. Për ta mbyllur radion, zgjidhni > Mbyll radion .
Nëse blini një telefon të ri ose dëshironi në një mënyrë tjetër të hidhni ose të ricikloni telefonin,
këtu keni se si mund të hiqni informacionet dhe përmbajtjet tuaja personale. Kini parasysh se
është përgjegjësia juaj të hiqni të gjitha përmbajtjet private.
Heqja e përmbajtjes nga telefoni
Kur hiqni përmbajtje private nga telefoni, tregoi kujdes nëse po e hiqni përmbajtjen nga
memoria e telefonit apo karta SIM.
Për të hequr mesazhet, zgjidhni Menyja > . Zgjidhni > Fshi bisedat , zgjidhni të gjitha
bashkëbisedimet me mesazhe dhe .
Për të hequr kontaktet, zgjidhni Menyja > . Zgjidhni > Fshi kontaktet , zgjidhni të gjitha
kontaktet dhe .
Për të hequr informacionet e thirrjes, zgjidhni Menyja > . Zgjidhni > Fshi të gjitha > OK .
Kontrolloni që të gjitha përmbajtjet tuaja personale të jenë hequr.
Lexoni këto udhëzime të thjeshta. Mosrespektimi i tyre mund të rezultojë në situata të
rrezikshme ose shkelje të ligjeve dhe rregulloreve vendore. Për informacione të mëtejshme,
lexoni të gjithë udhëzuesin e përdoruesit.
FIKENI NË ZONAT E KUFIZUARA
Fikeni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë
ndërhyrje ose rrezik, për shembull, në avionë, në spitale ose pranë pajisjeve mjekësore,
karburanteve, kimikateve ose zonave të shpërthimeve. Zbatoni të gjitha udhëzimet në zonat
e kufizuara.
PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke drejtuar automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira
për ta komanduar atë. Gjatë drejtimit të automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në
rrugë.
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në
funksionimin e tyre.
SHËRBIMI I AUTORIZUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose ta riparojë vetëm personeli i autorizuar.
BATERITË, KARIKUESIT DHE AKSESORË TË TJERË
Përdorni vetëm bateri, karikues dhe pajisje shtesë të tjera të miratuara nga HMD Global Oy për
përdorim me këtë pajisje. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
Nëse pajisja juaj është rezistente ndaj ujit, referojuni vlerësimit të saj për IP për udhëzime më të
detajuara.
MBRONI DËGJIMIN TUAJ
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni me nivele të larta të volumit
për periudha të gjata. Kini kujdes kur e mbani pajisjen afër veshit kur altoparlanti është në
përdorim.
SAR
Kjo pajisje përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së, kur përdoret në një pozicion normal
ndaj veshit ose kur është vendosur të paktën 5 mm (0,2 inç) larg nga trupi. Vlerat maksimale
specifike të SAR-it mund të gjenden në pjesën e Informacionit të certifikimit (SAR) në këtë
udhëzues përdorimi. Për më shumë informacione, shkoni te www.sar-tick.com.
Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi ose një mbajtëse e një forme tjetër për përdorimin e
pajisjes në kontakt me trupin, ajo nuk duhet të përmbajë metale dhe duhet të sigurojë të
paktën distancën ndarëse me trupin si më sipër. Kini parasysh se pajisjet celulare mund të
transmetojnë edhe nëse nuk jeni duke kryer një thirrje zanore.
• Mos e mbani pajisjen në temperatura
të ftohta. Kur pajisja kthehet në
temperaturën e saj normale, brenda saj
mund të krijohet lagështi dhe të dëmtohet.
• Mos e hapni pajisjen ndryshe nga
ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdorimit.
Udhëzues Përdorues
• Modifikimet e paautorizuara mund të
dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin
rregulloret për radiopajisjet.
• Mos e shkundni, hidhni ose goditni pajisjen
ose baterinë. Manovrimi i ashpër mund
dhe ta thyejë.
• Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes,
përdorni vetëm një pecetë të butë, të
thatë dhe të pastër.
Gjatë funksionimit për një kohë të gjatë, pajisja mund të ngrohet. Në shumicën e rasteve, kjo
është normale. Për të shmangur mbinxehjen, pajisja mund të ngadalësohet automatikisht, të
mbyllë aplikacione, të çaktivizojë karikimin dhe, nëse është e nevojshme, të fiket vetë. Nëse
pajisja nuk punon siç duhet, dërgojeni në pikën më të afërt të autorizuar të shërbimit.
• Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të
pengojë funksionimin normal.
• Mos e vendosni pajisjen pranë magneteve
ose fushave magnetike.
• Për të siguruar të dhënat tuaja të
rëndësishme, ruajini të paktën në dy vende
të ndryshme, si p.sh. në pajisje dhe në
kartë memorieje ose në kompjuter, ose
shkruajini diku.
RICIKLIMI
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e
paketimit në pika grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin
e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e materialeve. Produktet
elektrike dhe elektronike përmbajnë shumë materiale të vlefshme, duke përfshirë metale (si
bakër, alumin, çelik dhe magnez) dhe metale të çmuara (si ar, argjend dhe paladium). Të gjitha
materialet e pajisjes mund të rikuperohen si materiale dhe energji.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues ose
në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike dhe bateritë duhet të
dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Mos i hidhni këto
produkte si mbetje të paveçuara urbane: çojini ato për riciklim. Për informacione mbi pikën më
të afërt të riciklimit, kontaktoni me autoritetin lokal për mbetjet.
INFORMACIONET PËR BATERINË DHE KARIKUESIN
Informacionet e sigurisë për baterinë dhe e karikuesin
Për të hequr nga priza një ngarkues ose një pajisje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo
kordonin.
Kur karikuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza. Nëse një bateri plotësisht e karikuar lihet
e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F) për një
rendiment optimal. Temperaturat ekstreme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e
baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht. Një
qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik prek shiritat metalikë në
bateri. Kjo gjë mund të dëmtojë baterinë ose objektin tjetër.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Zbatoni rregulloret lokale. Kur është
e mundur, i ricikloni. Mos i hidhni pas përdorimit si mbeturinat e përditshme.
Mos e zbërtheni, pritni, thërrmoni, përthyeni, shponi apo dëmtoni baterinë në asnjë mënyrë.
Në rast se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë,
shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore. Mos e modifikoni,
mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e zhytni apo ekspozoni atë ndaj ujit ose
lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe karikuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i
papërshtatshëm ose përdorimi i baterive dhe karikuesve të papërputhshëm dhe të pamiratuar
mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo
miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose karikuesi është dëmtuar, dërgojeni në një
qendër shërbimi ose te shitësi i telefonit para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni
asnjëherë një bateri ose karikues të dëmtuar. Karikuesin përdoreni vetëm në ambiente të
brendshme. Mos e karikoni pajisjen tuaj gjatë një stuhie me vetëtima.
FËMIJËT E VEGJËL
Pajisja juaj dhe pajisjet shtesë të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla.
Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.
Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të
ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek
ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore për të përcaktuar nëse janë të mbrojtura mirë nga
energjia e jashtme e radiovalëve.
PAJISJET MJEKËSORE TË TRANSPLANTUARA
Për të shmangur ndërhyrje të mundshme, prodhuesit e pajisjeve mjekësore të implantuara
rekomandojnë një hapësirë minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje pa tel dhe
pajisjes mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet që:
• Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi
më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç)
nga pajisja mjekësore.
• Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër
gjoksit.
• Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të
transplantuar, këshillohuni me mjekun tuaj.
anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
• Ta fikin pajisjen celulare nëse ka arsye të
dyshojnë se ka ndërhyrje.
• Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të
pajisjes mjekësore të implantuar.
DËGJIMI
Paralajmërim: Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju
rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Disa pajisje celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.
MBRONI PAJISJEN TUAJ NGA PËRMBAJTJET E DËMSHME
Pajisja juaj mund të ekspozohet ndaj viruseve dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Tregoni
kujdes kur hapni mesazhet. Ato mund të përmbajnë softuerë keqdashës ose mund të jenë të
dëmshme në një mënyrë tjetër për pajisjen.
MJETET
Sinjalet e radios mund të ndikojnë në sistemet elektronike të instaluara gabim ose të mbrojtura
në mënyrë të gabuar në automjete. Për informacione të mëtejshme, pyesni prodhuesin e
automjetit tuaj ose të aparaturave të tij. Vetëm personeli i autorizuar duhet të instalojë pajisjen
në automjet. Instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta zhvlerësojë garancinë
tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni materiale
shpërthyese në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet shtesë të saj. Mos e vendosni
pajisjen tuaj ose pajisjet shtesë në zonën e hapjes së jastëkëve të ajrit.
MJEDISE TË MUNDSHME SHPËRTHYESE
Fikeni pajisjen tuaj në ambiente të mundshme shpërthyese, si p.sh. pranë pompave të
benzinës. Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, me pasojë plagosjen trupore ose
vdekjen. Vini re kufizimet në zonat me karburant; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar
shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese mund të mos jenë të shënuara
qartë. Këto janë zakonisht zona ku këshilloheni ta fikni motorin, poshtë kuvertës në anije, në
impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose
grimca të tilla si kokrriza pluhuri ose metalesh. Këshillohuni me prodhuesit e automjeteve që
përdorin gaz natyror të lëngëzuar (si propani ose butani) nëse kjo pajisje mund të përdoret pa
rrezik në afërsi të tyre.
INFORMACIONET PËR CERTIFIKIMIN (SAR)
Kjo pajisje celulare përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj radiovalëve.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar
që të mos i kalojë kufijtë për ekspozimin ndaj radiovalëve (fushat elektromagnetike të
radiofrekuencave), të rekomanduara sipas udhëzimeve ndërkombëtare nga organizata
shkencore e pavarur ICNIRP. Këto udhëzime përfshijnë marzhe të konsiderueshëm për sigurinë
të planifikuara për të garantuar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe
gjendja shëndetësore. Udhëzimet për ekspozimin bazohen në Normën specifike të përthithjes
(SAR), e cila është një shprehje e sasisë të fuqisë së radiofrekuencës (RF) të depozituar në kokë
ose në trup kur pajisja është duke transmetuar. Kufiri i SAR-it sipas ICNIRP për pajisjet celulare
është mesatarisht 2 W/kg për 10 gramë ind.
Testet për vlerën SAR kryhen me pajisjen në pozicionet standarde të përdorimit, duke
transmetuar në nivelin më të lartë të fuqisë së certifikuar dhe në të gjitha bandat e
frekuencave.
Referojuni www.nokia.com/phones/sar për vlerën maksimale SAR të pajisjes.
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj RF-së kur përdoret pranë kokës ose kur
vendoset të paktën 1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi
ose një mbajtëse e një forme tjetër për përdorimin e pajisjes në kontakt me trupin, ajo nuk
duhet të përmbajë metale dhe duhet të sigurojë të paktën distancën ndarëse me trupin si më
sipër.
Dërgimi i të dhënave ose i mesazheve kërkon një lidhje të mirë me rrjetin. Dërgimi mund të
vonohet deri sa një lidhje e tillë të jetë e disponueshme. Ndiqni udhëzimet për distancën
ndarëse deri sa të përfundojë dërgimi.
Gjatë përdorimit të përgjithshëm, vlerat e SAR-it zakonisht janë shumë më të ulëta se vlerat
e deklaruara më sipër. Kjo ndodh sepse, për efektivitet në sistem dhe për të minimizuar
ndërhyrjet në rrjet, fuqia e përdorimit e celularit ulet automatikisht kur nevojitet fuqia e plotë
për një thirrje të caktuar. Sa më i ultë të jetë rezultati i fuqisë, aq më e ultë është vlera e SAR-it.
Modelet e pajisjeve mund të kenë versione të ndryshme dhe më shumë se një vlerë. Me kalimin
e kohës mund të ndodhin ndryshime të pjesëve përbërëse e të modelit dhe disa ndryshime
mund të ndikojnë në vlerat e SAR-it.
Për më shumë informacione, shkoni te www.sar-tick.com. Kini parasysh se pajisjet celulare
mund të transmetojnë edhe nëse nuk jeni duke kryer një thirrje zanore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se informacionet aktuale shkencore
nuk tregojnë se ka nevojë për masa paraprake të veçanta kur përdoren pajisjet celulare.
Nëse jeni të interesuar të ulni ekspozimin tuaj, rekomandohet që të kufizoni përdorimin ose
të përdorni një paketë pa duar për ta mbajtur pajisjen larg kokës ose trupit. Për më shumë
informacione dhe shpjegime e diskutime mbi ekspozimin ndaj radiofrekuencave, shkoni te sajti
i uebit i OBSH-së në www.who.int/peh-emf/en.
MBI MENAXHIMIN E TË DREJTAVE DIXHITALE
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë
dhe të drejtat e ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të
drejtave të autorit mund t’ju parandalojë të kopjoni, modifikoni ose transferoni fotografi,
muzikë dhe përmbajtje të tjera.
TË DREJTAT E AUTORIT DHE NJOFTIME TË TJERA
Të drejtat e autorit
Disponueshmëria e produkteve, veçorive, aplikacioneve dhe shërbimeve mund të ndryshojë
sipas rajonit. Për më shumë informacione, kontaktoni me shitësin ose ofruesin e shërbimit.
Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose softuerë që janë objekt i ligjeve dhe
rregulloreve të eksportit nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia e tyre
në kundërshtim me ligjin.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet ”siç është”. Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga
ligji në fuqi, nuk jepet asnjë lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa
u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë dhe të përshtatshmërisë për një
qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, besueshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti.
HMD Global rezervon të drejtën të rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa
njoftim paraprak.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, HMD Global ose licencuesit e saj nuk do të jenë
në asnjë rast përgjegjës për humbjen e të dhënave ose të të ardhurave ose për çdo lloj dëmtimi
të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të tërthortë, sido që të jetë shkaktuar.
Ndalohet riprodhimi, transferimi ose shpërndarja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së
këtij dokumenti në çdo lloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të HMD Global. HMD Global
zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. HMD Global rezervon të drejtën për të bërë
ndryshime dhe përmirësime të çdo produkti që përshkruhet në këtë dokument, pa njoftim
paraprak.
HMD Global nuk kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për
funksionalitetin, përmbajtjen ose mbështetjen për përdoruesin fundor për aplikacione
të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikacion, ju pranoni që
aplikacioni ofrohet siç është.
Shkarkimi i hartave, lojërave, muzikës dhe videove dhe ngarkimi i imazheve dhe videove mund
të kërkojë transferimin e sasive të mëdha të të dhënave. Ofruesi juaj i shërbimit mund të
zbatojë tarifa për transmetimin e të dhënave. Disponueshmëria e produkteve, shërbimeve dhe
veçorive të veçanta mund të ndryshojë sipas rajonit. Ju lutemi kontaktoni me shitësin tuaj lokal
për hollësi të mëtejshme dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës.
Veçori të caktuara, funksionaliteti dhe specifikimet e produktit mund të jenë në varësi të rrjetit
dhe objekt i kushteve, gjendjeve dhe tarifave shtesë.
Të gjitha specifikimet, veçoritë dhe informacionet e tjera të produktit që janë dhënë janë objekt
i ndryshimeve pa një njoftim paraprak.
Politika e privatësisë e HMD Global, e disponueshme në http://www.nokia.com/phones/privacy,
zbatohet për përdorimin e pajisjes nga ana juaj.
HMD Global Oy është mbajtësi ekskluziv i licencës për markën Nokia për telefonat dhe tabletët.
Nokia është markë e regjistruar tregtare e Nokia Corporation.
Shenja e fjalës Bluetooth dhe logot janë në pronësi të Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i
shenjave të tilla nga HMD Global është i nënlicencuar.
Ky produkt përfshin softuerë me burim të hapur. Për të drejtat e autorit që zbatohen dhe
njoftime, leje dhe pranime të tjera, zgjidhni *#6774# në ekranin kryesor.