Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose
goditjeve elektrike, kjo aparaturë nuk
duhet të ekspozohet ndaj shiut ose
lagështirës.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, mos mbuloni
hapësirën e ajrimit me gazeta, mbulesa tavoline,
perde, etj. Mos vendosni mbi aparaturë burime me
flakë të pambrojtur siç janë qirinjtë e ndezur.
Mos e instaloni pajisjen në një hapësirë të kufizuar,
si në një raft librash ose në një mobilie inkaso.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve
elektrike, kjo aparaturë nuk duhet të ekspozohet
ndaj pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi
aparaturë nuk duhen vendosur objekte të mbushura
me lëng, siç janë vazot.
Duke qenë se spina kryesore përdoret për të
shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik, lidheni njësinë
me një prizë lehtësisht të arritshme rryme të
drejtpërdrejtë. Nëse vini re një anomali në njësi,
shkëputni menjëherë prizën kryesore nga priza
e rrymës së drejtpërdrejtë.
Mos ekspozoni bateritë ose aparaturën me bateri të
instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar siç janë drita
e diellit, zjarri ose të ngjashme me to.
Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa
kohë që është e lidhur me prizën e rrymës së
drejtpërdrejtë, edhe nëse njësia vetë është e fikur.
Presioni i tepruar i zërit nga kufjet mund të
shkaktojë humbje të dëgjimit.
Ky simbol përdoret për të
njoftuar përdoruesin mbi praninë
e sipërfaqes së nxehtë, që mund të
jetë e nxehtë nëse preket gjatë
funksionimit normal.
Për klientët në Shtetet e Bashkuara
Regjistri i zotëruesit
Modeli dhe numrat serialë ndodhen në pjesën
e pasme të njësisë. Regjistrojini këto numra në
hapësirën e dhënë më poshtë. Referojuni atyre sa
herë që kontaktoni me shitësin tuaj Sony në lidhje
me këtë produkt.
Numri i modelit
Ky simbol përdoret për të njoftuar
përdoruesin mbi praninë e ndonjë
“rryme të rrezikshme” të paizoluar
brenda produktit që mund të jetë
e një përmase të mjaftueshme për
të përbërë rrezik goditjeje elektrike
për personat.
Ky simbol përdoret për të njoftuar
përdoruesin mbi praninë
e udhëzimeve të rëndësishme
të përdorimit dhe mirëmbajtjes
(shërbimit) në broshurat që
shoqërojnë pajisjen.
N um r i i s e r i së
Udhëzime të rëndësishme mbi
sigurinë
1) Lexojini këto udhëzime.
2) Ruajini këto udhëzime.
3) Tregoni kujdes për të gjitha paralajmërimet.
4) Ndiqini të gjitha udhëzimet.
5) Mos e përdorni këtë aparaturë pranë ujit.
6) Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
7) Mos bllokoni hapësirat e ajrimit. Instalojeni
në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
8) Mos e instaloni pranë burimeve nxehtësie siç
janë radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat
ose pajisje të tjera (duke përfshirë edhe
amplifikatorët) që prodhojnë nxehtësi.
9) Mos shpërfillni qëllimin e sigurisë së spinës së
polarizuar ose të tokëzuar. Një spinë e polarizuar
ka dy kunja ku njëra është më e gjatë se tjetra. Një
spinë e tokëzuar ka dy kunja dhe një të tretë për
tokëzim. Kunji i gjerë ose kunji i tretë ofrohen
për sigurinë tuaj. Nëse spina e dhënë nuk futet në
prizën tuaj, konsultohuni me një elektricist për
zëvendësimin e prizës së vjetër.
10)Mbrojeni kordonin e rrymës nga shkelja ose
përthyerja veçanërisht te spinat, prizat, si dhe
te pika ku ato dalin nga aparatura.
11)Përdorni vetëm pjesët/aksesorët e specifikuar
nga prodhuesi.
AL
2
12)Përdoreni vetëm me tryezën me rrota,
vazhdon
portmanonë, këmbalecin, mbajtësen ose
tavolinën e specifikuar nga prodhuesi, ose që
shitet së bashku me aparaturën. Kur përdoret
tryezë me rrota, tregoni kujdes gjatë lëvizjes së
kombinimit tryezë me rrota/aparaturë për të
shmangur lëndimet nga përmbysja.
– Të lidhet pajisja në një prizë në një qark të
ndryshëm nga ai ku është lidhur marrësi.
– Konsultohuni me shitësin ose një teknik
televizori/radioje me përvojë për asistencë.
KUJDES
Kini kujdes që ndryshimet apo modifikimet që nuk
janë të miratuara shprehimisht në këtë manual të
mos zhvlerësojnë të drejtën tuaj për të përdorur
këtë pajisje.
13) Shkëputeni kët ë aparaturë nga priza gjatë stuhiv e
me rrufe ose kur nuk përdoret për periudha të
gjata kohore.
14) Për të gjitha shërbimet drejtojuni personelit të
kualifikuar të shërbimit. Kërkohet shërbim kur
aparatura është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si
p.sh. nëse është dëmtuar kordoni i furnizimit me
rry më ose pr iza, nëse mbi aparaturë j anë derdhu r
lëngje ose kanë rë në objekte, nëse aparatura është
ekspozuar ndaj shiut ose lagështirës, nëse nuk
punon siç duhet ose nëse është rrëzuar.
Deklarata e mëposhtme FCC
aplikohet vetëm për versionin e këtij
modele të prodhuar për shitje në
SH.B.A. Versionet e tjera mund të
mos jenë konform rregulloreve
teknike FCC.
SHËNIM:
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur konform
limiteve për pajisjet dixhitale të Klasit B, në
përputhje me pjesën 15 të Rregulloreve FCC. Këto
limite janë përcaktuar për të ofruar mbrojtje të
arsyeshme kundër ndërhyrjeve të dëmshme në një
instalim në shtëpi. Kjo pajisje gjeneron, përdor dhe
mund të përhapë energji të frekuencave radio
dhe mund të shkaktojë interferenca të dëmshme
me komunikimet radio nëse nuk instalohet dhe
përdoret në përputhje me udhëzimet. Megjithatë,
nuk garantohet që nuk do të ndodhë interferencë në
një instalim të caktuar. Nëse kjo pajisje shkakton
interferenca të dëmshme në marrjen radiofonike ose
televizive, që mund të përcaktohet duke ndezur dhe
fikur pajisjen, përdoruesi inkurajohet të përpiqet të
korrigjojë interferencën përmes një ose më shumë
prej masave të mëposhtme:
– Të riorientohet ose zhvendoset antena marrëse.
– Të rritet hapësira ndarëse mes pajisjes dhe
marrësit.
Për të reduktuar rrezikun e goditjes elektrike,
kordoni i altoparlantit duhet të lidhet me aparaturën
dhe altoparlantët në përputhje me
udhëzimet e mëposhtme.
1) Shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë
nga RRJETI ELEKTRIK.
2) Zhvishni 10 deri 15 mm nga izolimi i telit
të kordonit të altoparlantit.
3) Lidhni me kujdes kordonin e altoparlantit me
aparaturën dhe altoparlantët, duke mos e prekur
me dorë pjesën e brendshme të kordonit
të altoparlantit. Shkëputni gjithashtu kordonin
e rrymës së drejtpërdrejtë nga RRJETI
ELEKTRIK përpara se të shkëputni kordonin
e altoparlantit nga aparatura dhe altoparlantët.
Për klientët në Evropë
Hedhja e pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike
(e aplikueshme në Bashkimin
Evropian dhe vendet e
tjera evropiane me sistem
grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij
tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si
mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të dorëzohet
pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin
e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke
u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet,
ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin,
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij
produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë
në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë
informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij
produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj,
shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake
ose dyqanin ku keni blerë produktin.
AL
3
Hedhja e baterive të përdorura
(e aplikueshme në Bashkimin
Evropian dhe vendet e tjera
evropiane me sistem
grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon
se bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet
të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret
i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet kimike
për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse
bateria përmban më shumë se 0.0005% zhivë ose
0.004% plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç duhet,
ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie.
Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen
eburimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë
lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar,
kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel
i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë,
dorëzojeni produktin në fund të periudhës së
funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën
që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti.
Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar mbi
riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi
kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e
grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin
ku keni blerë produktin.
Njoftim për klientët: Informacioni
i mëposhtëm aplikohet vetëm për
pajisjet e shitura në vendet ku
aplikohen Direktivat e BE-së.
Prodhuesi i këtij produkti është Sony Corporation,
1-7-1 Konan Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni.
Përfaqësuesi i autorizuar për EMC dhe sigurinë
e produktit është Sony Deutschland GmbH,
Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani.
Për çdo çështje shërbimi ose garancie, ju lutemi
referojuni adresave që jepen në dokumentet
e veçanta të shërbimit ose garancisë.
Mbi këtë manual
• Udhëzimet në këtë ky manual janë për modelin
STR-DH130. Numri i modelit ndodhet në këndin
e djathtë të poshtëm të panelit të përparmë.
Ilustrimet e përdorura në këtë manual janë të
modelit për Evropën, dhe mund të jenë ndryshe
nga modeli juaj. Çdo ndryshim në funksionim
shënohet në manual si “Vetëm modelet
evropiane”.
• Udhëzimet në këtë manual përshkruajnë
funksionimin e marrësit me telekomandën
e dhënë. Ju mund të përdorni gjithashtu edhe
butonat ose çelësat në marrës nëse kanë emra të
njëjtë ose të ngjashëm me ato në telekomandë.
AL
4
Pasqyra e lëndës
Mbi këtë manual................................................ 4
Aksesorët e dhënë.............................................. 6
Dëgjimi i radios FM/AM................................ 22
Paravendosja e stacioneve të radios FM/AM
(Sintonizimi i paravendosur) ................... 24
Marrja e transmetimeve RDS ........................ 26
(Vetëm modeli evropian)
Funksionet e menysë
Përdorimi i menysë së cilësimeve.................. 26
Përdorimi i telekomandës
Ripërcaktimi i butonit të hyrjes..................... 27
Ripërcaktimi i butonave të hyrjes.................. 28
AL
5
Aksesorët e dhënë
• Udhëzimet e përdorimit (ky manual)
• Udhëzuesi i shpejtë i konfigurimit
• Antena FM me tel (ajrore) (1)
• Antena AM në formë kornize (ajrore) (1)
• Telekomanda (RM-AAU130) (1)
• Bateri R6 (përmasa AA) (2)
Futja e baterive në telekomandë
Futni dy bateri R6 (përmasa AA) (të dhëna)
në mënyrë që 3 dhe # në bateri të përputhen
me diagramin brenda folesë së baterisë së
telekomandës.
Shënime
• Mos e lini telekomandën në një vend shumë
të nxehtë ose shumë me lagështirë.
• Mos përdorni bateritë e reja së bashku me
të vjetrat.
• Mos përzieni bateri me mangan me lloje të
tjera baterish.
• Mos e ekspozoni sensorin e telekomandës ndaj
dritës së drejtpërdrejtë të diellit ose aparaturave
që lëshojnë dritë. Duke vepruar kështu mund të
shkaktoni keqfunksionim.
• Nëse nuk do ta përdorni telekomandën për një
periudhë të gjatë kohe, hiqni bateritë për të
shmangur dëmtimet e mundshme nga rrjedhja dhe
gërryerja e baterive.
• Kur zëvendësoni ose hiqni bateritë, butonat në
telekomandë mund të rivendosen në cilësimet e
parazgjedhjes. Nëse ndodh kjo, përcaktoni edhe
një herë butonat e hyrjes (faqe 27).
• Kur marrësi nuk i përgjigjet më telekomandës,
zëvendësoni të gjitha bateritë me të reja.
AL
6
Përshkrimi dhe vendndodhja e pjesëve
qsqd
0987qa
13
2456
SP A
SP B
MEMORY
RDS
MONO
SLEEP
ST
qf
qg
qh
vazhdon
Paneli i përparmë
Treguesit në panelin e ekranit
A ?/1 (ndezur/në gatishmëri) (faqe 18, 24)
B SPEAKERS (OFF/A/B/A+B) (faqe 14, 19)
C INPUT SELECTOR (faqe 20, 22 – 25)
D Paneli i ekranit
E Sensori i telekomandës
Merr sinjal nga telekomanda.
F MASTER VOLUME (faqe 20)
G MUTING (faqe 20)
H DIMMER
Rregullon ndriçimin e panelit të ekranit
në 3 nivele.
I DISPLAY (faqe 21)
J BASS +/–, TREBLE +/– (faqe 19)
K TUNING MODE, TUNING +/–, MEMORY/
ENTER (faqe 23, 25)
L FM MODE (faqe 23)
M Foleja PHONES (faqe 30)
AL
7
N SP A/SP B
Ndizet sipas sistemit të altoparlantëve që
përdoret (faqe 19). Megjithatë, këta tregues nuk
ndizen nëse është e fikur dalja e altoparlantit ose
nëse janë lidhur kufjet.
O SLEEP
Ndizet kur aktivizohet kohëmatësi i fjetjes
(faqe 11).
P Treguesit e sintonizimit
Ndizet kur marrësi sintonizohet në një stacion
radioje.
MEMORY
Është aktivizuar një funksion memorieje, si p.sh.
memoria e paravendosur (faqe 24), etj.
RDS (Vetëm modeli evropian)
Sintonizuar në një stacion radioje me
shërbimet RDS.
MONO
Transmetim mono
ST
Transmetim stereo
Numri i stacionit të paravendosur (Numri do
të ndryshojë sipas stacionit të paravendosur
që zgjidhni.)
AL
8
Paneli i pasmë
132
I bardhë (L)
I kuq (R)
A Përzgjedhja e sinjalit audio
(faqe 14, 16)
Foletë AUDIO IN/OUT
Foleja PORTABLE IN
B Seksioni ANTENNA (faqe 17)
Foleja FM ANTENNA
Terminalet AM ANTENNA
C Seksioni SPEAKERS (faqe 14)
AL
9
ws
wd
qh
qj
ql
qk
qg
1
2
5
qa
6
7
8
0
qd
9
3
wa
w;
4
qs
qf
,
V/v/B/b
Telekomanda
Përdorni telekomandën e dhënë për të
përdorur këtë marrës dhe pajisjet e tjera.
Telekomanda është caktuar për të përdorur
pajisjet audio/video Sony. Mund të përcaktoni
butonin e hyrjes sipas pajisjeve të lidhura me
marrësin tuaj (faqe 27).
RM-AAU130
Për të kontrolluar marrësin
B ?/1* (ndezur/në gatishmëri)
Ndez marrësin ose e vendos atë në modalitet
gatishmërie.
C Butonat e hyrjes
Përzgjedh pajisjen që dëshironi të përdorni.
Kur shtypni një nga butonat e hyrjes, marrësi
ndizet. Butonat janë të caktuar për të
kontrolluar pajisjet Sony.
G D.TUNING
Kalon direkt në modalitetin e sintonizimit.
H ENTER/MEMORY
Ruan një stacion gjatë përdorimit të
sintonizuesit.
I AMP MENU
Shfaq menynë për të përdorur marrësin.
K MUTING
Mbyll përkohësisht zërin.
Shtypni butonin sërish për të rikthyer zërin.
L MASTER VOL +**/–
Rregullon nivelin e volumit të të gjithë
altoparlantëve njëkohësisht.
N TUNING +/–
Skanon një stacion.
PRESET +/–
Zgjedh stacionet e paravendosura.
FM MODE
Zgjedh marrjen FM mono ose stereo.
P RETURN/EXIT O
Kthehet në menynë e mëparshme.
Q
Shtypni V/v/B/b për të zgjedhur cilësimet, më
pas shtypni për të vendosur/konfirmuar
përzgjedhjen.
R DISPLAY
Paraqet informacion në panelin e ekranit.
T Butonat e numrave**
Paravendos ose sintonizon te stacionet
eparavendosura.
AL
10
V SLEEP
2
Shtypni
TV CH +
1
Mbani
shtypur
TV
vazhdon
Vendos marrësin të fiket automatikisht në një
kohë të specifikuar.
Sa herë që shtypni këtë buton, ekrani ndryshon
në mënyrë ciklike si më poshtë.
0-30-00 t 1-00-00 t 1-30-00 t 2-00-00 t
OFF
Kur është në përdorim kohëmatësi i fjetjes,
treguesi “SLEEP” ndizet në panelin e ekranit.
Këshillë
Për të kontrolluar kohën e mbetur përpara se
marrësi të fiket, shtypni SLEEP. Koha e mbetur
shfaqet në panelin e ekranit. Nëse shtypni sërish
SLEEP, do të anulohet kohëmatësi i fjetjes.
*Nëse shtypni AV ?/1 (A) dhe ?/1 (B)
njëkohësisht, marrësi dhe pajisja e lidhur do
të fiken (SYSTEM STANDBY).
Funksioni i AV ?/1 (A) ndryshon
automatikisht sa herë që shtypni butonat
e hyrjes (C).
** Butonat e numri 5, MASTER VOL +/TV VOL +,
dhe N kanë pika të prekshme. Përdorini pikat
e prekshme si referenca kur përdorni marrësin.
Për të kontrolluar një televizor
Sony
Mbani shtypur TV (O), më pas shtypni
butonin me ngjyrë portokalli për të zgjedhur
funksionin që dëshironi.
Shembull: Mbani shtypur TV (O), më pas
shtypni TV CH +.
J TOOLS/OPTIONS
Shfaq opsionet e funksionit të televizorit.
K MUTING
Aktivizon funksionin e heshtjes së televizorit.
L TV VOL +**/–
Rregullon volumin e televizorit.
M MENU/HOME
Shfaq menytë e televizorit.
N TV CH +/–
Skanon kanalet e paravendosura televizive.
P RETURN/EXIT O
Kthehet në menynë e mëparshme të televizorit.
R DISPLAY
Shfaq informacionin që lidhet me programin
aktual televiziv.
S -/--
Zgjedh modalitetin e hyrjes së kanalit televiziv.
x
>10/
Zgjedh numrat e kanaleve të terminalit të
televizionit kabllor dixhital.
Për shembull, për të zgjedhur 2.1, shtypni 2,
x
>10/
dhe 1.
T Butonat e numrave**
Zgjedh kanalet televizive.
W TV INPUT
Zgjedh sinjalin e hyrjes.
*Nëse shtypni AV ?/1 (A) dhe ?/1 (B)
njëkohësisht, marrësi dhe pajisja e lidhur do
të fiken (SYSTEM STANDBY).
Funksioni i AV ?/1 (A) ndryshon
automatikisht sa herë që shtypni butonat
ehyrjes(C).
** Butonat e numri 5, MASTER VOL +/TV VOL +,
dhe N kanë pika të prekshme. Përdorini pikat
e prekshme si referenca kur përdorni marrësin.
A TV ?/1 (ndezur/në gatishmëri)
Fik ose ndez televizorin.
H ENTER/MEMORY
Fut përzgjedhjet.
AL
11
Loading...
+ 25 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.