Blu-ray Disc™/DVD
Sistem i kinemasë
në shtëpi
4-418-875-11(1) (AL)
Udhëzuesi i referencave AL
©2012 Sony Corporation
(1)
BDV-E690/BDV-E490/BDV-E290/BDV-E190/BDV-EF420/BDV-EF220
4-418-875-11(1) (AL)
PARALAJMËRIM
Mos e instaloni pajisjen në një
hapësirë të kufizuar, si në një raft
librash ose në një mobilie inkaso.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit,
mos mbuloni hapësirën e ajrimit
me gazeta, mbulesa tavoline, perde,
etj. Mos vendosni mbi aparaturë
burime me flakë të pambrojtur siç
janë qirinjtë e ndezur.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit
ose goditjeve elektrike, kjo
aparaturë nuk duhet të ekspozohet
ndaj pikimeve ose spërkatjeve me
ujë dhe mbi aparaturë nuk duhen
vendosur objekte të mbushura me
lëng, siç janë vazot.
Mos ekspozoni bateritë ose
aparaturën me bateri të instaluara
ndaj nxehtësisë së tepruar siç janë
drita e diellit, zjarri ose të ngjashme
me to.
Për të parandaluar lëndimet, kjo
aparaturë duhet të montohet mirë
në dysheme/mur në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
Vetëm për përdorim në ambiente të
brendshme.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike
me këtë produkt do të rrisë
rrezikun ndaj syve. Duke qenë se
rrezja e lazerit të përdorur në këtë
Disk Blu-ray/DVD Home Theatre
System është e dëmshme për sytë,
mos u përpiqni të çmontoni
mobilien.
Për shërbimet drejtojuni vetëm
personelit të kualifikuar.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt
CLASS 3R LASER. Kur hapet
kapaku mbrojtës i lazerit emetohen
rreze të dukshme dhe të
padukshme lazer, prandaj
sigurohuni që të shmangni
ekspozimin e drejtpërdrejtë e syve.
Kjo shenjë ndodhet mbi kapakun
mbrojtës të lazerit brenda pajisjes.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt
CLASS 1 LASER. Kjo shenjë
ndodhet në pjesën e jashtme
të pasme.
Kjo pllakëz metalike ndodhet në
pjesën e poshtme të pasme.
Për klientët në Evropë
Hedhja
epajisjeve të
vjetra elektrike
dhe elektronike
(e aplikueshme
në Bashkimin
Evropian dhe
vendet e tjera evropiane me
sistem grumbullimi të
diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi
paketimin e tij tregon se ky produkt
nuk duhet të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake. Përkundrazi, do të
dorëzohet pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin
e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Duke u siguruar që ky
produkt të hidhet siç duhet,
ju ndihmoni në parandalimin
e pasojave të mundshme negative
për mjedisin dhe shëndetin, që në
rast të kundërt do të shkaktoheshin
nga trajtimi i papërshtatshëm
i mbetjeve të këtij produkti.
Riciklimi i materialeve do të
ndihmojë në ruajtjen e burimeve
natyrore. Për më shumë
informacion të detajuar mbi
riciklimin e këtij produkti, ju
lutemi kontaktoni me bashkinë
tuaj, shërbimin e grumbullimit të
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin
ku keni blerë produktin.
Hedhja e
baterive të
përdorura
(e aplikueshme
në Bashkimin
Evropian dhe
vendet e tjera
evropiane
me sisteme grumbullimi
të diferencuar)
Ky simbol mbi bateri ose mbi
paketim tregon se bateria e dhënë
me këtë produkt nuk duhet të
trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Në disa bateri, ky simbol mund të
përdoret i kombinuar me një
simbol kimik. Simbolet kimike për
zhivën (Hg) ose plumbin (Pb)
shtohen nëse bateria përmban më
shumë se 0.0005% zhivë ose 0.004%
plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të
hidhen siç duhet, ju ndihmoni në
parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin
dhe shëndetin që në rast të kundërt
do të shkaktoheshin nga trajtimi
i papërshtatshëm i mbetjeve të
kësaj baterie. Riciklimi
i materialeve do të ndihmojë në
ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye
sigurie, rendimenti apo integriteti
të dhënash kërkojnë lidhje të
qëndrueshme me një bateri të
inkorporuar, kjo bateri duhet të
zëvendësohet vetëm nga personel
i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të
baterisë, dorëzojeni produktin në
fund të periudhës së funksionimit
të tij pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin
e pajisjeve elektrike dhe
elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera,
ju lutemi shihni pjesën që flet mbi
heqjen e sigurt të baterisë nga
produkti. Dorëzojeni baterinë
pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin
e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të
detajuar mbi riciklimin e këtij
produkti ose baterie, ju lutemi
kontaktoni me bashkinë tuaj,
shërbimin e grumbullimit të
AL
2
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin
ku keni blerë produktin.
Njoftim për klientët: informacioni
i mëposhtëm aplikohet vetëm për
pajisjet e shitura në vendet ku
aplikohen direktivat e BE-së.
Prodhuesi i këtij produkti është
Sony Corporation, 1-7-1 Konan
Minato-ku Tokyo, 108-0075
Japoni. Përfaqësuesi i autorizuar
për EMC dhe sigurinë e produktit
është Sony Deutschland GmbH,
Hedelfinger Strasse 61,
70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo
çështje shërbimi ose garancie, ju
lutemi referojuni adresave që jepen
në dokumentet e veçanta të
shërbimit ose garancisë.
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është
gjendur konform limiteve të
përcaktuara në Direktivën EMC
për përdorimin e një kablloje
lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi burimet e rrymës
• Njësia nuk shkëputet nga rrjeti
elektrik për sa kohë që është
e lidhur me prizën e rrymës së
drejtpërdrejtë, edhe nëse njësia
vetë është e fikur.
• Duke qenë se spina kryesore
përdoret për të shkëputur njësinë
nga rrjeti elektrik, lidheni njësinë
me një prizë lehtësisht të
arritshme rryme të drejtpërdrejtë.
Nëse vini re një anomali në njësi,
shkëputni menjëherë prizën
kryesore nga priza e rrymës së
drejtpërdrejtë.
Për shikimin e pamjeve
video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga
shqetësime (si p.sh. lodhje sysh,
dobësi ose marrje mendsh) gjatë
shikimit të pamjeve 3D. Sony
rekomandon që të gjithë shikuesit
të bëjnë pushime periodike gjatë
shikimit të pamjeve video 3D.
Kohëzgjatja dhe frekuenca
e pushimeve të nevojshme do të
variojë nga personi në person.
Duhet të vendosni vetë si është më
mirë. Nëse ju shkaktohen
shqetësime, duhet të ndërprisni
shikimin e pamjeve 3D derisa të
mos keni më shqetësime; nëse
mendoni se është e nevojshme
konsultohuni me mjekun. Duhet të
shihni edhe (i) manualin
e përdorimit dhe/ose mesazhin
e kujdesit të ndonjë pajisjeje tjetër
që përdoret me këtë produkt, ose
përmbajtjen e Disk Blu-ray që luhet
me këtë produkt, si dhe (ii) faqen
tonë të internetit
(http://esupport.sony.com/)
për informacionin më të fundit.
Shikimi i fëmijëve të vegjël
(sidomos i atyre nën gjashtë vjeç)
është ende në zhvillim e sipër.
Konsultohuni me mjekun
(pediatrin ose okulistin) përpara se
të lejoni fëmijët e vegjël të shohin
pamje video 3D.
Të rriturit duhet të mbikëqyrin
fëmijët e vegjël për të siguruar që
ndjekin rekomandimet e renditura
më lart.
Mbrojtja kundër kopjimit
• Ju lutemi kini parasysh sistemet
e përparuara të mbrojtjes së
përmbajtjes që përdoren në mjetet
e përdorimit të Blu-ray Disc dhe
DVD. Këto sisteme të quajtura
AACS (Advanced Access Content
System), në shqip sistem
i përmbajtjes së përparuar të
aksesit, dhe CSS (Content
Scramble System) në shqip sistem
i kodimit të përmbajtjes, mund të
përmbajnë disa kufizime për
riprodhimin, daljen analoge dhe
veçori të tjera të ngjashme.
Përdorimi i këtij produkti dhe
kufizimet e vendosura mund të
variojnë në varësi të datës së
blerjes, duke qenë se bordi
drejtues i AACS mund të miratojë
ose ndryshojë rregulloret e veta të
kufizimeve pas datës së blerjes.
• Njoftim nga Cinavia
Ky produkt përdor teknologji
Cinavia për të kufizuar
përdorimin e kopjeve të
paautorizuara të disa filmave
e videove komerciale dhe
kolonave të tyre zanore. Kur
diktohet përdorimi i ndaluar i një
kopjeje të paautorizuar, do të
shfaqet një mesazh dhe
riprodhimi ose kopjimi do të
ndërpritet.
Më shumë informacion mbi
teknologjinë Cinavia jepet
në Qendrën Online të Cinavia
për Konsumatorët në faqen
http://www.cinavia.com. Për të
kërkuar informacion shtesë mbi
Cinavia përmes postës së thjeshtë,
dërgoni një kartolinë me adresën
tuaj të postës në adresën: Cinavia
Consumer Information Center,
P.O. Box 86851, San Diego, CA,
92138, USA.
E drejta e autorit dhe
markat tregtare
(vetëm BDV-E690/BDV-E490/
BDV-E290/BDV-E190)
• Ky sistem përmban dekoderë
rrethues matricë të përshtatur
Dolby* Digital dhe Dolby Pro
Logic si dhe DTS** Digital
Surround System.
* Prodhuar me licencë nga
Dolby Laboratories.
Dolby, Pro Logic dhe
simboli me dy "D" janë
marka tregtare të Dolby
Laboratories.
** Prodhuar me licencë nën
patentat e SH.B.A.-së
numër: 5,956,674;
5,974,380; 6,226,616;
6,487,535; 7,212,872;
7,333,929; 7,392,195;
7,272,567 dhe patenta të
tjera të SH.B.A.-së dhe
botërore të marra dhe në
pritje. DTS-HD, simboli
i saj dhe DTS-HD dhe
simboli i saj së bashku janë
marka tregtare të
regjistruara të DTS, Inc.
Produkti përfshin softuerin.
© DTS, Inc. Të gjitha të
drejtat të rezervuara.
AL
3