E rëndësishme: Për informacione të rëndësishme për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
baterisë tuaj, lexoni informacionet “Për sigurinë tuaj” dhe “Siguria e produktit” në udhëzuesin
e printuar të përdorimit ose në www.nokia.com/support para se ta përdorni pajisjen. Për të
mësuar se si të filloni me pajisjen tuaj të re, lexoni udhëzuesin e printuar të përdorimit.
6. Butoni i funksionit, butoni i
energjisë/mbylljes së thirrjes
7. Lidhësi i kufjeve
8. Kamera
9. Elektriku i dorës
Nokia 3310 3G Udhëzues Përdorues
10. Zona e antenës
12. Altoparlanti
11. Foleja e hapjes së kapakut të pasmë
Për t’i bllokuar automatikisht tastet, zgjidhni Menyja > > Siguria > Bllokimi i tasteve >
Bllokimi autom. dhe zgjidhni Aktiv .
Për të zhbllokuar tastet, zgjidhni Zhblloko dhe shtypni * .
Shmangni prekjen e antenës kur antena është në përdorim. Kontakti me antenat ndikon në
cilësinë e komunikimit dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë për shkak të nivelit të
lartë të energjisë gjatë funksionimit.
Mos e lidhni me produkte që krijojnë sinjal daljeje, pasi kjo mund ta dëmtojë pajisjen. Mos lidhni
burim rryme elektrike në lidhësin e audios. Nëse në lidhësin e audios lidhni pajisje të jashtme
ose kufje, përveç atyre të miratuara për përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë për
nivelet e zërit.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos
vendosni afër pajisjes karta bankare ose mjete që ruajnë të dhëna në formë magnetike, sepse
informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
Disa nga pajisjet shtesë të përmendura në këtë udhëzues të përdoruesit, si karikuesi, kufjet ose
kablloja e të dhënave, mund të shiten më vete.
Shënim: Mund ta caktoni telefonin që të kërkojë kod sigurie. Zgjidhni Menyja > > Siguria
> Bllokimi i tasteve dhe aktivizoni Kodin e sigurisë . Nëse ka një kod të paracaktuar, ai
është 12345. Ndryshojeni atë për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat tuaja personale.
Megjithatë, vini re se pasi ta ndryshoni kodin, duhet të mbani mend kodin e ri sepse HMD
Global nuk mund ta hapë apo ta anashkalojë atë.
KONFIGURIMI DHE NDEZJA E TELEFONIT
Mësoni se si të futni kartën SIM, kartën e memories dhe baterinë dhe se si ta ndizni telefonin.
Mikro-SIM
E rëndësishme: Kjo pajisje është projektuar për t’u përdorur vetëm me një kartë mikro-SIM
(shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të dëmtojë kartën ose
pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Këshillohuni me operatorin celular
për përdorimin e një karte SIM që ka një prerje nano-UICC.
Përdorni vetëm karta memorie të përputhshme, të miratuara për përdorim me këtë pajisje.
Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat
që ruhen në kartë.
Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni karikuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të hiqni ndonjë
nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos prekni elementet
elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë të bashkëngjitur.
Konfigurimi i telefonit (me një kartë SIM)
1. Vendosni thoin e gishtit në folenë e vogël
në fund të telefonit, ngrini dhe hiqni me
kujdes kapakun.
2. Nëse bateria është në telefon, ngrijeni dhe
hiqeni.
3. Rrëshqiteni kartën SIM në folenë e kartës
4. Nëse keni një kartë memorieje, rrëshqiteni
kartën e memories në folenë e kartës së
memories.
5. Përshtatni kontaktet e baterisë dhe
vendosni baterinë brenda.
1. Vendosni thoin e gishtit në folenë e vogël
në fund të telefonit, ngrini dhe hiqni me
kujdes kapakun.
2. Nëse bateria është në telefon, ngrijeni dhe
hiqeni.
3. Rrëshqiteni kartën e parë SIM në folenë
SIM 1 me zonën e kontaktit të përmbysur.
Rrëshqitni kartën e dytë SIM në folenë
2 të kartës SIM. Të dyja kartat SIM janë
të disponueshme në të njëjtën kohë kur
Ndizni telefonin
Mbani të shtypur butonin .
Hiqni kartën SIM
pajisja nuk është në përdorim, por kur një
kartë SIM është aktive, për shembull, duke
bërë një thirrje, karta tjetër mund të jetë e
padisponueshme.
4. Nëse keni një kartë memorieje, rrëshqiteni
kartën e memories në folenë e kartës së
memories.
5. Përshtatni kontaktet e baterisë dhe
vendosni baterinë brenda.
6. Vendosni përsëri kapakun e pasmë.
Hapni kapakun e pasmë, hiqni baterinë dhe rrëshqitni jashtë kartën SIM.
Hiqni kartën e memories
Hapni kapakun e pasmë, hiqni baterinë dhe nxirrni kartën e memories.
Telefoni juaj dhe karta SIM përdorin kode të ndryshme për sigurinë.
• Kodet PIN ose PIN2: Këto kode e mbrojnë kartën tuaj SIM nga përdorimi i paautorizuar. Nëse
i harroni kodet ose nëse nuk i keni marrë me kartën tuaj, kontaktoni me ofruesin e shërbimit
të rrjetit. Nëse shkruani gabim kodin 3 herë rresht, duhet ta zhbllokoni kodin me kodin PUK
ose PUK2.
• Kodet PUK ose PUK2: Këto kode kërkohen për të zhbllokuar një kod PIN ose PIN2. Nëse nuk i
keni marrë kodet me kartën tuaj, kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
• Kodi i sigurisë: Kodi i sigurisë ju ndihmon ta mbroni telefonin tuaj nga përdorimi i
paautorizuar. Mund të caktoni që telefoni të kërkojë kodin e sigurisë të përcaktuar nga
ju. Mbajeni kodin sekret dhe në një vend të sigurt, të ndarë nga telefoni. Nëse e harroni
kodin dhe telefoni është i bllokuar, telefoni do të ketë nevojë për shërbim. Për këtë mund të
zbatohen tarifa shtesë dhe të gjitha të dhënat tuaja personale në telefon mund të fshihen.
Për më shumë informacione, kontaktoni me pikën më të afërt të kujdesit për telefonin tuaj
ose me shitësin e telefonit.
• Kodi IMEI: Kodi IMEI përdoret për të identifikuar telefonat në rrjet. Mund të jetë e nevojshme
po ashtu që t’i jepni këtë numër shërbimeve të pikave të kujdesit ose shitësit të telefonit.
Për të parë numrin tuaj IMEI, formoni *#06# . Kodi IMEI i telefonit tuaj është i printuar po
ashtu në etiketën e telefonit, e cila ndodhet poshtë baterisë. Numri IMEI është i dukshëm
edhe në kutinë origjinale të shitjes.
KARIKIMI I TELEFONIT
Bateria juaj është karikuar pjesërisht në fabrikë, por mund të jetë e nevojshme ta karikoni
përsëri para se të mund ta përdorni telefonin tuaj.
Karikoni baterinë
1. Vendosni karikuesin në një prizë në mur.
2. Lidheni karikuesin me telefonin. Kur të përfundoni, hiqeni karikuesin nga telefoni dhe më
pas nga priza në mur.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta që të shfaqet treguesi i
karikimit.
Këshillë: Mund të përdorni karikimin me USB kur nuk është e disponueshme një prizë në mur.
Të dhënat mund të transferohen gjatë karikimit të pajisjes. Efikasiteti i energjisë së karikimit
me USB ndryshon shumë dhe mund të duhet shumë kohë që të fillojë karikimi dhe që pajisja të
fillojë të funksionojë. Sigurohuni që kompjuteri të jetë i ndezur.
PËRFITONI SA MË SHUMË NGA DY KARTAT SIM (TELEFONAT ME DY KARTA
SIM)
Telefoni juaj mund të përdorë dy karta SIM dhe mund t’i përdorni ato për qëllime të ndryshme.
Zgjidhni se cilën kartë SIM do të përdorni
1. Zgjidhni Menyja > > Lidhshmëria > SIM dyshe .
2. Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për thirrjet, zgjidhni
Karta SIM e preferuar për thirrjet dhe zgjidhni SIM1 ose SIM2 .
3. Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për mesazhet, zgjidhni
Karta SIM e preferuar për mesazhet dhe zgjidhni SIM1 ose SIM2 .
4. Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për të dhënat celulare, zgjidhni
Lidhja e dhën. cel. , aktivizoni Të dhënat cel. dhe zgjidhni SIM1 ose SIM2 .
Transferimi i thirrjeve mes 2 kartave SIM
Përfitoni sa më shumë nga 2 kartat tuaja SIM. Nëse i transferoni thirrjet mes kartave tuaja
SIM, kur dikush ju telefonon në një kartë SIM kur jeni në një thirrje në kartën tjetër, mund t’i
menaxhoni thirrjet nga të dyja kartat SIM si me vetëm një kartë SIM.
Sigurohuni që të keni 2 karta SIM të futura në telefonin tuaj.
Keni vështirësi për ta dëgjuar zilen e telefonit në ambiente me zhurmë, apo thirrjet kanë zë
shumë të lartë? Mund ta ndryshoni volumin sipas dëshirës.
Lëvizni lart ose poshtë për të ndryshuar volumin gjatë një thirrjeje ose kur dëgjoni radion.
SHKRIMI I TEKSTIT
Shkruani duke përdorur tastierën
Shkrimi me tastierë është i lehtë dhe argëtues.
Shtypni në mënyrë të përsëritur një buton deri sa të shfaqet një shkronjë.
Për të shkruar në një hapësirë, shtypni 0 .
Për të shkruar një karakter të veçantë ose një shenjë pikësimi, shtypni * .
Për të ndërruar mes karaktereve të vogla dhe kapitale, shtypni # në mënyrë të përsëritur.
Për të shkruar një numër, mbani të shtypur një buton numerik.
Përdorimi i tekstit parashikues
Për të shpejtuar shkrimin, telefoni mund të hamendësojë çfarë nisni të shkruani. Teksti
parashikues bazohet në një fjalor të integruar. Kjo veçori nuk është e disponueshme për të
gjitha gjuhët.