Nokia 2310 User's Guide [sq]

Udhëzuesi i përdorimit për Nokia 2310
9248606
Botimi 2
DEKLARATA E KONFORMITETIT Me këtë, KORPORATA E NOKIAS, deklaron se ky produkt RM-189 është në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat tjera të përshtatshme të Direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në http://www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
0434
Simboli i kazanit të mbeturinave i shënuar me kryq, do të thotë se brenda Bashkimit Evropian ky produkt duhet të dërgohet në një qendër të veçantë grumbullimi në fund të jetës së produktit. Kjo vlen jo vetëm për pajisjen tuaj, por edhe për çdo pajisje ndihmëse mbi të cilën është shënuar ky simbol. Mos i hidhni këto produkte ashtu si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara.
Të drejtat e autorit © 2006 Nokia. Të gjitha të drejtat mbrohen.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjitha përmbajtjeve në këtë dokument në çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.
US Patent No 5818437 and other pending patents. T9 text input software Copyright (C) 1997-2006. Tegic Communications, Inc. All rights reserved.
Nokia dhe Nokia Connecting People janë markat ose markat e regjistruara të Korporatës së Nokia-s. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve përkatës të tyre.
Melodia Nokia është një shenjë zanore e Korporatës Nokia.
Nokia përdor një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime në çdo produkt të përshkruar në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Nokia në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për çdo humbje të të dhënave ose të të ardhurave ose për çdo dëmtim të tërthortë, të veçantë, të rastësishëm ose rrjedhimor, sido që të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti jepet «pa ndryshime». Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa kufizuar, garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë dhe të përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, besueshmërinë ose me përmbajtjet e këtij dokumenti. Nokia ruan të drejtën për ta rishikuar këtë dokument ose për ta tërhequr atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve të veçanta mund të ndryshojë sipas rajoneve. Kontaktoni me shitësin më të afërt të Nokia-s.
Kjo pajisje mund të përmbajë produkte, teknologji ose programe që i nënshtrohen rregullave dhe ligjeve të eksportit në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera. Ndalohen ndryshimet që janë në kundërshtim me ligjet.
9248606/Botimi 2
Përmbajtja
Për sigurinë tuaj................................................................................................................................... 5
Informacioni i përgjithshëm................................................................................................................ 8
Kodet e përdorimit................................................................................................................................................................................. 8
Kujtesa e përbashkët ............................................................................................................................................................................. 8
Ndihmë nga Nokia në Web.................................................................................................................................................................. 8
1.Fillimi................................................................................................................................................. 9
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë............................................................................................................................................... 9
Ngarkimi i baterisë.............................................................................................................................................................................. 10
Hapja dhe mbyllja ............................................................................................................................................................................... 10
Butonat dhe pjesët përbërëse .......................................................................................................................................................... 11
Shkurtesat në gjendjen e gatishmërisë......................................................................................................................................... 12
Bllokimi i tastierës............................................................................................................................................................................... 12
2.Funksionet e thirrjes ...................................................................................................................... 13
Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje .............................................................................................................................................. 13
Altoparlanti........................................................................................................................................................................................... 13
Mesazhet zanore ................................................................................................................................................................................. 13
3.Shkrimi i tekstit ............................................................................................................................. 14
4.Funksionet e menysë...................................................................................................................... 15
Mesazhet ............................................................................................................................................................................................... 15
Kontaktet ............................................................................................................................................................................................... 17
Regjistri i thirrjeve............................................................................................................................................................................... 18
Cilësimet ................................................................................................................................................................................................ 19
Zilja e orës............................................................................................................................................................................................. 23
Radioja.................................................................................................................................................................................................... 23
Kujtesat.................................................................................................................................................................................................. 24
Lojrat....................................................................................................................................................................................................... 24
3Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shtesat.................................................................................................................................................................................................... 25
Shërbimet SIM...................................................................................................................................................................................... 26
5.Informacioni për baterinë ............................................................................................................. 27
Ngarkimi dhe shkarkimi..................................................................................................................................................................... 27
Udhëzime rreth origjinalitetit të baterive Nokia........................................................................................................................ 28
6.Pajisjet ndihmëse............................................................................................................................ 30
Kujdesi dhe mirëmbajtja.................................................................................................................... 31
Informacion shtesë për sigurinë ....................................................................................................... 32
4Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Për sigurinë tuaj
Lexoni këto udhëzime të thjeshta. Mosrespektimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm ose i paligjshëm. Për informacion të mëtejshëm, lexoni me hollësi udhëzuesin e përdorimit.
HAPENI ME KUJDES
Mos e hapni telefonin, kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE
Zbatoni të gjitha ligjet vendore. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjithë telefonat celularë mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në funksionimin etyre.
MBYLLENI NË SPITALE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni telefonin kur jeni pranë aparaturave mjekësore.
MBYLLENI NË AEROPLAN
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në aeroplan.
MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR AUTOMJETIN ME KARBURANT
Mos e përdorni telefonin në një pikë karburanti. Mos e përdorni afër lëndëve djegëse ose kimike.
MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e përdorni telefonin kur janë duke u zhvilluar shpërthime.
PËRDORENI ME ARSYE
Përdoreni vetëm në pozicionin normal, ashtu siç shpjegohet në dokumentacionin e produktit. Mos e prekni pa arsye antenën.
5Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose ta riparojë vetëm një personel i kualifikuar.
PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË
Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
REZISTENCA NDAJ UJIT
Telefoni juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
KOPJET REZERVË
Mos harroni të bëni kopje rezervë ose të mbani një shënim me shkrim, për të gjithë informacionin e rëndësishëm të ruajtur në telefonin tuaj.
LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA
Gjatë lidhjes me një pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdorimit të asaj pajisjeje për udhëzime të hollësishme për sigurinë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
THIRRJET E URGJENCËS
Sigurohuni që telefoni është i hapur dhe në shërbim. Shtypni butonin e përfundimit sa herë të jetë e nevojshme, për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për t’u kthyer në ekranin fillestar. Fusni numrin e urgjencës dhe më pas shtypni butonin e thirrjes. Jepni vendndodhjen tuaj. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju jepet leja për ta përfunduar.
Rreth pajisjes tuaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues, është aprovuar për përdorim në rrjetet EGSM 900 dhe GSM 1800. Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni veçoritë e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni të drejtat private dhe të ligjshme të të tjerëve.
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj veçorie të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
6Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shërbimet e rrjetit
Për të përdorur telefonin, ju duhet të keni shërbim nga një ofrues i shërbimit celular. Funksionimi i shumë prej veçorive të kësaj pajisjeje, varet nga veçoritë e rrjetit celular. Këto shërbime të rrjetit mund të mos disponohen në të gjitha rrjetet ose do t’ju duhet të bëni marrëveshje specifike me ofruesin tuaj të shërbimit, përpara se të shfrytëzoni shërbimet e rrjetit. Ofruesi juaj i shërbimit, mund t’ju japë udhëzime shtesë për përdorimin e tyre dhe t’ju shpjegojë çmimet që do të përdorë. Disa rrjete mund të kenë kufizime, që ndikojnë në mënyrën me të cilën mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa rrjete mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet dhe shenjat që varen nga gjuhët.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë, që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë disa veçori të caktuara. Në këtë rast, ato nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë qenë gjithashtu e konfiguruar posaçërisht. Ky konfigurim mund të përfshijë ndryshime në emrat e menysë, në renditjen e menysë dhe të ikonave. Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
7Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Informacioni i përgjithshëm
Kodet e përdorimit
Kodi i sigurisë që jepet bashkë me telefonin, ndihmon për të mbrojtur telefonin tuaj ndaj përdorimit të paautorizuar. Kodi i paracilësuar është 12345.
Kodi PIN që jepet bashkë me kartën SIM, ndihmon për të mbrojtur kartën ndaj përdorimit të paautorizuar. Kodi PIN2 që jepet me disa karta SIM, kërkohet për të përdorur disa shërbime. Nëse fusni gabim tre herë me radhë kodet PIN ose PIN 2, do t'ju kërkohet kodi PUK ose PUK 2. Nëse nuk i keni, kontaktoni me ofruesin tuaj vendor të shërbimit.
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e sigurimit për të cilësuar mënyrën se si telefoni juaj përdor kodet e përdorimit dhe cilësimet e sigurimit.
Kujtesa e përbashkët
Veçoritë e mëposhtme të kësaj pajisjeje mund të kenë kujtesë të përbashkët: Mesazhet dhe Kompozimi. Përdorimi i një ose i disa prej këtyre veçorive, mund të reduktojë kujtesën që disponohet për kujtesën e përbashkët të veçorive që mbeten. Për shembull, ruajtja e shumë mesazheve me tekst mund të përdorë të gjithë kujtesën e disponueshme. Pajisja juaj mund të shfaqë një mesazh që kujtesa është plot, kur ju përpiqeni të përdorni një veçori të kujtesës së përbashkët. Në këtë rast, përpara se të vazhdoni, fshini disa nga informacionet ose nga kartelat e ruajtura në veçoritë e kujtesës së përbashkët. Disa prej veçorive, të tilla si Kontaktet mund të kenë një sasi kujtese të përcaktuar posaçërisht për to, përveç kujtesës së përbashkët me veçoritë e tjera.
Ndihmë nga Nokia në Web
Kontrolloni www.nokia.com/support ose sajtin vendor të Nokia-s në ueb për versionin më të fundit të këtij udhëzuesi, për informacion shtesë, për shkarkime dhe për shërbime që kanë të bëjnë me produktin tuaj Nokia.
8Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
1. Fillimi
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë. Mbajini të gjitha kartat SIM larg nga fëmijët e vegjël. Për disponueshmërinë dhe për informacion rreth përdorimit të shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e kartës suaj
SIM. Ai mund të jetë ofruesi i shërbimit, operatori i rrjetit, ose ndonjë shitës tjetër.
Ky telefon është krijuar për t'u përdorur me baterinë BL-5C.
1. Shtypni butonin e lirimit dhe shtyjeni mbulesën e pasme për ta hequr (1). Ngrijeni dhe hiqeni baterinë (2).
2. Me kujdes ngrini mbajtësin e kartës SIM nga pjesëza me gisht e telefonit (3). Vendosni kartën SIM në mbajtës, në mënyrë të tillë që cepi i prerë të jetë në qoshen e sipërme djathtas dhe sipërfaqja e kontaktit ngjyrë ari të jetë duke parë nga poshtë (4). Mbylleni mbajtësin e kartës SIM (7) dhe shtypeni atë për ta kyçur në vendin e tij.
3. Vendosni përsëri në vend baterinë dhe mbulesën e pasme (6, 7).
9Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shënim: Gjithmonë, para se të hiqni mbulesën, mbyllni fuqinë dhe shkëpusni ngarkuesin si dhe çfarëdolloj pajisje tjetër. Gjatë ndërrimit të mbulesave, shmangni prekjen e përbërësve elektronikë. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me mbulesa të puthitura.
Ngarkimi i baterisë
Paralajmërim: Me këtë model të veçantë përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të
aprovuara nga Nokia. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të zhvlerësojë çdo aprovim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm.
Kontrolloni numrin e modelit të çdo ngarkuesi para se ta përdorni me këtë pajisje. Kjo pajisje është planifikuar të përdoret kur furnizohet me fuqi nga një ngarkues AC-2.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara, kontaktoni me shitësin tuaj.
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë korrenti në mur.
2. Lidheni ngarkuesin me telefonin. Shiriti i treguesit të baterisë fillon të lëvizë. Kur bateria është plotësisht e ngarkuar, shiriti nuk lëviz më.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë pak minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Hapja dhe mbyllja
Shtypni dhe mbani të shtypur butonin e përfundimit. Përdoreni telefonin vetëm në pozicionin e tij normal të funksionimit.
Pajisja juaj ka një antenë të brendshme.
10Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shënim: Ashtu si dhe me çdo pajisje tjetër radiotransmetuese, mos e prekni antenën pa qenë nevoja, kur pajisja është e hapur. Kontakti me antenën ndikon në cilësinë e thirrjes dhe mund të bëjë që pajisja të funksionojë me një fuqi me nivel më të lartë se sa ai që nevojitet zakonisht. Shmangia e kontaktit me zonën e antenës gjatë përdorimit të pajisjes, bën që funksionimi i antenës si dhe jetëgjatësia e baterisë të jenë optimale.
Shënim: Mos e prekni këtë lidhës sepse është planifikuar të përdoret vetëm nga personeli i shërbimit të autorizuar.
Butonat dhe pjesët përbërëse
Kur telefoni është gati për përdorim, përpara se të shkruani çfarëdolloj shenje, telefoni është në gjendjen e gatishmërisë.
Emri i rrjetit ose stema e operatorit (1) Fuqia e sinjalit të rrjetit (2) Niveli i ngarkimit të baterisë (3) Receptori (4) Altoparlanti (5) Funksionet e butonave të zgjedhjes (6) Butonat e zgjedhjes (7) Butoni i lëvizjes (8) Butoni i thirrjes (9) Butoni i përfundimit dhe i fuqisë (10) Tastiera (11) Lidhësi i ngarkuesit (12) Lidhësi i kufjeve (13)
11Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Paralajmërim: Butoni i lëvizjes i kësaj pajisjeje mund të përmbajë nikel. Ai nuk është planifikuar që të jetë për një kohë të gjatë në kontakt me lëkurën. Ekspozimi i vazhdueshëm i lëkurës ndaj nikelit, mund të shkaktojë alergji nga nikeli.
Shkurtesat në gjendjen e gatishmërisë
Shkoni lart për të përdorur Regjist. thirrje.. Shkoni poshtë për të shkuar tek emrat dhe numrat e ruajtur në Kontaktet. Shkoni majtas për të shkruar një mesazh. Shkoni djathtas për të përdorur kalendarin. Shtypni dhe mbani të shtypur për të aktivizar radion. Shtypni butonin e djathtë zgjedhës (Shko te) për të parë funksionet në listën tuaj të shkurtesave. Shtypni një herë butonin e thirrjes për të parë listën e numrave që keni thirrur. Shkoni tek emri ose numri
që dëshironi dhe shtypni butonin e thirrjes për të thirrur numrin.
Bllokimi i tastierës
Për ta bllokuar tastierën që të parandalohen shtypjet e rastësishme të butonave, në gjendjen e gatishmërisë, zgjidhni Menyja dhe shtypni * shpejt; për ta shkyçur, zgjidhni Shkyç dhe shtypni * shpejt.
Për ta cilësuar tastierën të bllokohet automatikisht pas një vonese të paracilësuar, kur telefoni është në gjendjen e gatishmërisë dhe kur nuk është përdorur asnjë funksion i telefonit, zgjidhni Menyja > Cilësimet >
Cilësimet e telefonit > Cilësimet e bllokimit të tastierës > Bllokimi automatik > Aktiv. Për të cilësuar telefonin
që t’ju kërkojë kodin e sigurimit kur shkyçni tastierën, zgjidhni Kodi i bllokimit (të tastierës).
Kur bllokimi i tastierës është aktiv, mund të jetë akoma e mundur thirrja e numrave zyrtarë të urgjencës që janë programuar në pajisjen tuaj. Fusni numrin e urgjencës dhe shtypni butonin e thirrjes. Numri i urgjencës që futët mund të mos shfaqet në ekran.
12Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
2. Funksionet e thirrjes
Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje
Për të kryer një thirrje, fusni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e vendit dhe kodin e zonës nëse është e nevojshme. Shtypni butonin e thirrjes për të thirrur numrin. Shkoni djathtas për të ngritur ose majtas për të ulur vëllimin e zërit të receptorit ose të kufjes gjatë thirrjes.
Një bashkëdëgjim (shërbim i rrjetit) lejon deri në pesë persona që të marrin pjesë në të njëjtën thirrje. Për të thirrur një pjesëmarrës të ri, zgjidhni Mundës. > Thirrje e re; zgjidhni Spastro për të spastruar ekranin nëse nevojitet. Fusni numrin që doni dhe shtypni butonin e thirrjes. Kur i përgjigjen thirrjes së re, për ta shtuar atë në bashkëdëgjim zgjidhni Mundës. > Bashkëdëgjim.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse, shtypni butonin e thirrjes. Për të refuzuar thirrjen pa u përgjigjur, shtypni butonin e përfundimit.
Altoparlanti
Nëse ekziston, ju mund të zgjidhni Altopar. ose Telefo. që të përdorni altoparlantin ose receptorin e telefonit gjatë një thirrjeje.
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër veshit kur altoparlanti është në përdorim sepse vëllimi i zërit mund të jetë tepër i lartë.
Mesazhet zanore
Për t'i telefonuar kutisë së postës suaj zanore, shtypni dhe mbani të shtypur 1 në gjendjen e gatishmërisë (shërbim i rrjetit). Ju mund të duhet të fusni numrin kur kryeni një thirrje për herë të parë. Kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit për të marrë numrin e kutisë së postës suaj zanore.
13Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
3. Shkrimi i tekstit
Ju mund të fusni tekst duke përdorur futjen tradicionale të tekstit ose futjen e parashikuar të tekstit . Për të përdorur futjen tradicionale të tekstit, shtypni butonin vazhdimisht derisa të shfaqet shkronja. Për të aktivizuar futjen e parashikuar të tekstit zgjidhni Mundës. > Fjalorë dhe gjuhën e dëshiruar; për ta çaktivizuar zgjidhni Mundës. > Pa fjalor.
Gjatë përdorimit të futjes së parashikuar të tekstit, shtypni një herë çdo buton për një shkronjë të vetme. Nëse fjala e shfaqur është ajo që dëshironi, shtypni 0, dhe filloni të shkruani fjalën tjetër. Për të ndryshuar fjalën, shtypni vazhdimisht * derisa të shfaqet fjala që dëshironi. Nëse shfaqet ? pas fjalës, fjala nuk është në fjalor. Për të shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Fjalori, fusni fjalën (duke përdorur futjen tradicionale të tekstit) dhe zgjidhni OK.
Këshilla për shkrimin e tekstit: Për të shtuar një hapësirë, shtypni 0. Për të ndryshuar shpejt metodën e futjes së tekstit, shtypni vazhdimisht # dhe kontrolloni treguesin në krye të ekranit. Për të shtuar një numër, shtypni dhe mbani të shtypur butonin e numrit të dëshiruar. Për të marrë një listë të shkronjave të veçanta kur përdoret futja tradicionale e tekstit, shtypni *; kur përdoret futja e parashikuar e tekstit, shtypni dhe mbani të shtypur *. Për të zhbërë spastrimin e mesazhit në dritaren e redaktimit, zgjidhni Mundës. > Anulo spastrim..
14Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
4. Funksionet e menysë
Funksionet e telefonit janë të grupuara në meny. Këtu nuk shpjegohen të gjitha funksionet e menysë ose artikujt e mundësive.
Në gjendjen e gatishmërisë, zgjidhni Menyja dhe menynë dhe nënmenynë e dëshiruar. Zgjidhni Dil ose
Mbrapa për të dalë nga menyja aktuale. Shtypni butonin e përfundimit për t'u kthyer drejtpërdrejt në
gjendjen e gatishmërisë.
Mesazhet
Shërbimet e mesazhit mund të përdoren vetëm nëse mbështeten nga ofruesi juaj i shërbimit ose i rrjetit.
Cilësimet e mesazheve
Për të ndrequr cilësimet tuaja të mesazheve, zgjidhni Menyja > Mesazhet > Cilësimet e mesazheve dhe nga të mëposhtmet:
Profili i dërgimit—Zgjidhni Numri i qendrës së mesazheve për të ruajtur numrin e telefonit të nevojshëm
për dërgimin e mesazheve me tekst dhe me figura. Këtë numër e merrni prej ofruesit tuaj të shërbimit. Zgjidhni
Mesazhet dërgohen si (shërbim i rrjetit) për të zgjedhur llojin e mesazhit (Tekst, Faks, Biper ose E-mail). Zgjidhni Vlefshmëria e mesazhit (shërbim i rrjetit) për të zgjedhur kohën gjatë së cilës rrjeti përpiqet për dorëzimin
e mesazhit tuaj.
Mbështetja e shenjave (shërbim i rrjetit)—për të cilësuar nëse do të përdoret kodifikimi E plotë ose I reduktuar
gjatë dërgimit të një mesazhi me tekst.
Nr. e padëshiruar—për të parë ose për të ndrequr listën e numrave të padëshiruar. Mesazhet prej numrave
të padëshiruar do të ruhen drejtpërdrejt në skedarin Mesazhet e padëshiruara.
15Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shkrim i mesazhit
Pajisja juaj mbështet dërgimin e mesazheve me tekst, pa kufizuar numrin e shkronjave për një mesazh të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin do të dërgohen si një seri e përbërë prej dy ose më shumë mesazhesh. Tarifa e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat që përdorin thekse ose shenja të tjera si dhe shkronjat që vijnë nga gjuhë si kinezishtja, kërkojnë më shumë hapësirë duke kufizuar kështu numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Numri i shkronjave në dispozicion dhe numri i pjesës aktuale të një mesazhi shumëpjesësh tregohet në krye të ekranit, djathtas, (për shembull, 918/1).
1. Zgjidhni Menyja > Mesazhet > Shkrim i mesazhit.
2. Shkruani mesazhin.
3. Për të dërguar mesazhin, zgjidhni Mundës. > Dërgo, fusni numrin e telefonit të marrësit dhe zgjidhni OK.
Shënim: Kur dërgoni mesazhe, pajisja juaj mund të shfaqë «Mesazhi u dërgua». Ky është një tregues që mesazhi është dërguar nga pajisja juaj te numri i qendrës së mesazheve që është programuar në pajisjen tuaj. Ky nuk është një tregues që mesazhi është marrë nga destinacioni i synuar. Për detaje të mëtejshme për shërbimet e mesazhkëmbimit, pyesni ofruesin tuaj të shërbimit.
Të ardhura, Të dërguara dhe Skicat
Kur merrni mesazhe me tekst, në gjendjen e gatishmërisë shfaqen numri i mesazheve të reja dhe . Zgjidhni
Shfaq për të parë menjëherë mesazhet ose Dil për t’i parë më vonë në Menyja > Mesazhet > Të ardhura.
Te Skicat, ju mund të shihni mesazhet që ruajtët me anë të Ruaj mesazhin. Te Të dërguara, ju mund të shihni kopjet e mesazheve që dërguat.
Biseda
Mund të bisedoni me persona të tjerë duke përdorur Biseda (shërbim i rrjetit). Çdo mesazh bisedimi dërgohet si një mesazh i veçantë me tekst. Mesazhet e dërguara dhe të ardhura gjatë një seance bisedimi nuk ruhen.
16Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Për të filluar një seancë bisedimi, zgjidhni Menyja > Mesazhet > Biseda; ose, kur lexoni një mesazh të ardhur me tekst, zgjidhni Mundës. > Biseda.
Mesazhet me figura
Mund të merrni dhe të dërgoni mesazhe që përmbajnë figura (shërbim i rrjetit). Mesazhet e ardhura me figura ruhen në Të ardhura. Çdo mesazh me figurë përbëhet nga disa mesazhe me tekst. Kështu që dërgimi i një mesazhi me figurë mund të kushtojë më shumë sesa një mesazh me tekst.
Shënim: Funksioni i mesazheve me figurë, mund të përdoret vetëm nëse mbështetet nga operatori juaj i rrjetit ose nga ofruesi juaj i shërbimit. Vetëm pajisjet e përputhshme të cilat ofrojnë veçori të mesazheve me figurë, mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe me figurë. Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të pajisjes marrëse.
Fshirje e mesazheve
Për të fshirë të gjitha mesazhet e lexuara ose të gjitha mesazhet që ndodhen në një skedar, zgjidhni Menyja >
Mesazhet > Fshirje e mesazheve > Të gjitha të lex. ose skedarin e dëshiruar.
Kontaktet
Mund të ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e telefonit dhe në kujtesën e kartës SIM. Numëratori telefonik i brendshëm mund të mbajë deri në 200 emra.
Për të kërkuar një kontakt, lëvizni poshtë në gjendjen e gatishmërisë dhe fusni shkronjat e para të emrit. Shkoni tek emri që dëshironi.
Mund të zgjidhni gjithashtu Menyja > Kontaktet dhe nga mundësitë e mëposhtme:
Shto kontaktin—për të ruajtur emrat dhe numrat e telefonit në numëratorin telefonik; Kopjo—për të kopjuar emrat dhe numrat e telefonit të gjithë bashkë menjëherë ose një nga një, nga numëratori
telefonik i brendshëm te karta SIM ose anasjelltas;
17Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Fshij—për të fshirë emrat dhe numrat e telefonit nga numëratori telefonik veç e veç ose të gjithë
bashkë menjëherë;
Thirrje e shpejtë—për të aktivizuar funksionin e thirrjes së shpejtë dhe për të ndrequr numrat e caktuar
në butonat e thirrjes së shpejtë;
Numrat e mi—për të parë numrat e telefonit që i janë caktuar kartës suaj SIM, nëse numrat janë përfshirë
në kartën tuaj SIM.
Cilësimet për kontaktet
Zgjidhni Menyja > Kontaktet > Cilësimet dhe nga mundësitë që disponohen:
Kujtesa në përdorim—për të zgjedhur nëse emrat dhe numrat e telefonit janë ruajtur në E telefonit ose EkartësSIM. Kur ndryshoni kartën SIM, kujtesa E kartës SIM zgjidhet automatikisht.
Shfaqja e kontakteve—për të zgjedhur si të shfaqen emrat dhe numrat e telefonit. Kur shihni Detajet e një
kontakti, emri ose numri i telefonit i ruajtur në kujtesën e kartës SIM tregohet nga dhe emri ose numri i telefonit i ruajtur në kujtesën e telefonit tregohet nga .
Gjendja e kujtesës—për të kontrolluar se sa emra dhe numra telefoni janë ruajtur aktualisht dhe sa mund
të ruhen ende në secilin numërator telefonik.
Regjistri i thirrjeve
Telefoni regjistron numrat e telefonit të thirrjeve të humbura, të ardhura dhe të thirrura, kohëzgjatjen e përafërt të thirrjeve tuaja si dhe numrin e mesazheve të dërguara dhe të ardhura. Rrjeti duhet t’i mbështesë këto funksione dhe telefoni duhet të jetë i hapur dhe brenda zonës së shërbimit të rrjetit.
Zgjidhni Menyja > Regjist. thirrje. > Thirrjet e papërgjigjura, Thirrjet e hyra ose Numrat e thirrur > Mundës. për të parë kohëzgjatjen e thirrjes; për të ndrequr, për të parë ose për të thirrur numrin e regjistruar të telefonit; për ta shtuar atë në numëratorin telefonik ose te lista e numrave të padëshiruar; ose për ta fshirë nga lista e
18Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
thirrjeve të fundit. Gjithashtu mund të dërgoni një mesazh me tekst. Për të ndryshuar listat e thirrjeve të fundit, zgjidhni Menyja > Regjist. thirrje. > Fshi. listës thirrje. të fundit dhe listën që dëshironi.
Zgjidhni Menyja > Regjist. thirrje. > Zgjatja e thirrjeve për të parë kohëzgjatjen e përafërt të thirrjes së fundit, e të gjitha thirrjeve të ardhura, e të gjitha thirrjeve të thirrura ose e të gjitha thirrjeve.
Për të ricilësuar matësit, zgjidhni Fshirja e matësve, fusni kodin e sigurisë dhe zgjidhni OK.
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimit, mund të ndryshojë në varësi të veçorive të rrjetit, të rrumbullakosjeve të faturimit, të taksave e kështu me radhë.
Cilësimet
Në këtë meny, ju mund të ndryshoni cilësime të ndryshme të telefonit. Për të rivendosur disa cilësime të menysë te vlerat e tyre standarde, zgjidhni Rivend. cilës. të fabrikës.
Cilësimet e tingujve
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e tingujve dhe nga mundësitë që disponohen:
Tingulli i thirrjes—për të caktuar tingullin për thirrjet hyrëse. Lartësia e tingullit të thirrjes—për të caktuar nivelin e vëllimit të tingujve për të lajmëruar për thirrjet dhe për
mesazhet. Nëse e vendosni Lartësia e tingullit të thirrjes në nivelin 2 ose më sipër, telefoni juaj tingëllon me një vëllim që vjen duke u rritur nga niveli 1 deri në nivelin e caktuar për thirrjet hyrëse.
Lajmërimi me dridhje—për ta cilësuar telefonin që të dridhet kur merrni një thirrje ose një mesazh me tekst. Ting. lajmërim. të mesazhit—për të caktuar tingullin që do të tingëllojë kur merrni një mesazh me tekst. Tingujt paralajmërues—për të cilësuar që telefoni të tingëllojë, për shembull, kur bateria është duke mbaruar.
19Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Cilësimet e shfaqjes
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e shfaqjes dhe nga të mëposhtmet:
Temat—Shkoni te tema e dëshiruar dhe zgjidhni Mundës. > Aktivizo ose Ndreqje për të aktivizuar ose
ndryshuar temën.
Skemat me ngjyra për të rregulluar skemën e ngjyrës së temës në përdorim. Ora e ruajtësit të fuqisë—për të cilësuar telefonin që të tregojë orën me shifra ose klasike si dhe të gjitha ikonat
e ekranit kryesor si një ekranruajtës.
Kohëzgjatja e ndriçimit—për të cilësuar nëse ndriçimi do të jetë aktiv për 15 sekonda (Normale), për 30 sekonda
(E zgjatur) ose nuk do të ketë fare ndriçim (Jo aktiv) Edhe nëse zgjidhet Jo aktiv, ndriçimi është aktiv për 15 sekonda kur telefoni hapet.
Ekranruajtësi—për ta aktivizuar ose çaktivizuar ekranruajtësin, për të cilësuar kohën për aktivizimin e
ekranruajtësit (Skadimi) ose për të zgjedhur figurën për ekranruajtësin tuaj (Ekranruajtësi).
Profilet
Mund të ndryshoni profilet për disa veçori, të tilla si tingujt e ziles dhe ekranruajtësi. Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Profilet, profilin që dëshironi të dëshironi të ndryshoni dhe Përshtat.
Cilësimet e orës
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e orës > Ora për të fshehur ose për të shfaqur orën, për të cilësuar orën ose për të ndryshuar formatin e orës. Për të cilësuar datën, zgjidhni Cilësimi i datës.
Nëse bateria hiqet nga telefoni, mund të duhet të caktoni përsëri orën dhe datën.
20Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Cilësimet e thirrjeve
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e thirrjeve dhe nga mundësitë e mëposhtme:
Devijimi i thirrjeve (shërbim i rrjetit)—për të kaluar thirrjet tuaja në kutinë tuaj të mesazheve zanore ose në
një numër tjetër telefoni. Shkoni te mundësia e devijimit që dëshironi dhe zgjidhni Aktivizo për të aktivizuar mundësinë e devijimit dhe Anulo për ta çaktivizuar. Për të kontrolluar nëse mundësia e zgjedhur është aktive, zgjidhni Kontrollo gjend.. Për të caktuar një vonesë për disa devijime, zgjidhni Cilëso vonesën (nuk disponohet për të gjitha mundësitë e devijimit). Disa mundësi devijimi mund të jenë aktive në të njëjtën kohë. Kur Devijo të
gjitha thirrjet zanore është aktivizuar, shfaqet në ekran në gjendjen e gatishmërisë. Për të çaktivizuar të
gjitha devijimet e thirrjeve, zgjidhni Anulimi i të gjitha devijimeve.
Dërgo të dhënat e mia (shërbim i rrjetit)—për të përcaktuar që numri i telefonit tuaj të shfaqet ose jo, në
telefonin e personit të cilin jeni duke thirrur.
Përsëritja automatike—për të cilësuar telefonin tuaj që të bëjë deri në 10 përpjekje për të kryer thirrjen, pas një
përpjekjeje të pasuksesshme për ta kryer atë.
Shërbimi pritjes së thirrjeve (shërbim i rrjetit)—për të lejuar rrjetin t'ju njoftojë për një thirrje të re hyrëse,
kur jeni duke kryer një thirrje.
Linjë për thirrjet dalëse (shërbim i rrjetit)—për të përdorur linjën telefonike 1 ose 2 për të kryer thirrjet ose për
të mos lejuar përzgjedhjen e linjave, nëse mbështetet nga karta juaj SIM.
Cilësimet e telefonit
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e telefonit > Gjuha për të zgjedhur gjuhën për tekstet e ekranit,
Zgjedhja e rrjetit për të cilësuar që telefoni të zgjedhë automatikisht një rrjet celular që ekziston në zonën
tuaj ose që ta zgjidhni rrjetin me dorë, Tingulli i fillimit për të zgjedhur që telefoni të tingëllojë kur hapet ose
Teksti i mirëseardhjes për të futur një mesazh që të shfaqet për një çast në ekran, kur hapet telefoni.
21Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Cilësimet e shpenzimit
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve, mund të ndryshojë në varësi të
veçorive të rrjetit, të rrumbullakosjeve të faturimit, të taksave e kështu me radhë.
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e shpenzimit > Kredia e parapaguar (shërbim i rrjetit) për të parë informacionin rreth kreditit të parapaguar; Kronometri i thirrjes për të aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e kohës së thirrjes; Përmbledhja e thirrjes për të aktivizuar ose çaktivizuar njoftimin për kohën e përafërt të thirrjes.
Shënim: Kur nuk kanë mbetur më monedha apo impulse, atëherë janë të mundshme vetëm thirrjet e numrave zyrtarë të urgjencës të programuar në pajisje.
Cilësimet e pajisjeve ndihmëse
Artikujt e cilësimeve të pajisjeve ndihmëse, shihen vetëm pasi një nga pajisjet ndihmëse lidhet me telefonin. Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet pajis. ndihmëse > Kufje ose Kufje të shurdh.. Për ta cilësuar telefonin që t’i përgjigjet automatikisht një thirrjeje hyrëse, zgjidhni Përgjigje automatike.
Nëse tingulli i ziles është cilësuar si Tingull shkurtër ose nëse profili aktiv i telefonit është I heshtur, përgjigjja automatike është e çaktivizuar.
Cilësimet e butonit të djathtë të zgjedhjes
Në gjendjen e gatishmërisë, mund të zgjidhni Shko te për të hyrë në një listë shkurtesash. Për të përcaktuar ose për të organizuar shkurtesat, zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilës. but. zgjedhjes djathtas. Për të zgjedhur funksionet për shkurtesat, zgjidhni Zgjidh mundësi., për të ndryshuar radhitjen e shkurtesave në listë, zgjidhni Organizo.
22Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Zilja e orës
Për të cilësuar orën për alarmin, zgjidhni Menyja > Zilja e orës > Ora e alarmit. Për të zgjedhur tingullin për zilen, zgjidhni Tingulli i ziles. Për të cilësuar që zilja të bjerë vetëm një herë ose në mënyrë të përsëritur në ditët e përzgjedhura të javës, zgjidhni Përsërit alarm.. Kur tingëllon zilja, zgjidhni Ndalo për ta ndaluar zilen ose Shtyj për ta ndaluar zilen dhe për ta cilësuar që të tingëllojë përsëri pas 10 minutash.
Në qoftë se ora e alarmit arrihet kur pajisja është e mbyllur, pajisja hapet vetë dhe fillon tingëllimin e ziles. Në qoftë se zgjidhni Ndalo, pajisja ju pyet nëse doni ta aktivizoni pajisjen për thirrjet. Zgjidhni Jo për ta mbyllur pajisjen ose Po për të kryer dhe për të marrë thirrje. Mos zgjidhni Po kur përdorimi i telefonit celular mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Radioja
Mund ta dëgjoni radion nëpërmjet kufjeve ose nëpërmjet altoparlanit. Mbajini kufjet të lidhura me telefonin. Lidhja e kufjeve funksionon si antenë e radios.
Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj vëllimit të lartë të zërit mund të dëmtojë dëgjimin tuaj. Mos e mbani pajisjen afër veshit kur altoparlanti është në përdorim, sepse vëllimi i zërit mund të jetë tepër i lartë.
Zgjidhni Menyja > Radioja për të ndezur radion. Në ekran shfaqen numri i vendndodhjes së kanalit, emri i kanalit të radios (nëse e keni ruajtur kanalin) si dhe frekuenca e kanalit të radios. Nëse tashmë i keni ruajtur kanalet e radios, shkoni lart ose poshtë te kanali që doni të dëgjoni ose shtypni butonat me numrat përgjegjës, për të zgjedhur vendndodhjen e kanalit të radios.
Funksionet e radios
Kur ndizet radioja, shtypni dhe mbani të shtypur butonat e lëvizjes lart ose poshtë për të filluar kërkimin e kanaleve. Kërkimi ndalon kur gjendet një kanal. Për ta ruajtur kanalin, zgjidhni OK për të cilësuar frekuencën, fusni emrin e kanalit dhe zgjidhni vendndodhjen në të cilën doni ta ruani.
Kur radioja ndizet, lëvizni majtas ose djathtas për të rregulluar vëllimin e zërit të radios.
23Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Zgjidhni Mundës. dhe një nga të mëposhtmet:
Mbylle—për të fikur radion; Vizualizimi > Shfaq vizualizimin > Aktiv—që telefoni të shfaqë (që të shihen me sy) ndryshimet e zërit të radios.
Për të ndryshuar mënyrën e shfaqjes së ndryshimeve, zgjidhni Lloji i vizualizimit.
Ruaj kanalin—për të ruajtur kanalin e radios që gjetët; Vetësintonizimi ose Sinton. me dorë—për të kërkuar kanalin automatikisht ose me dorë; Fshij kanalin ose Riemërto—për të fshirë ose për të riemërtuar një kanal; Cilëso frekuen.—për të futur frekuencën e kanalit të dëshiruar të radios; Altoparlanti ose Kufjet—për të dëgjuar radion duke përdorur altoparlantin ose kufjet; Radio me orë—për të cilësuar orën që të ndizet radioja në vend të tingullit të ziles;
Normalisht, kur jeni duke dëgjuar radion, mund të kryeni një thirrje ose mund t’i përgjigjeni një thirrjeje hyrëse. Gjatë thirrjes, vëllimi i zërit të radios është i heshtur.
Kujtesat
Për të ruajtur një shënim të shkurtër me një alarm, zgjidhni Menyja > Kujtesat > Krijo një të re. Kur arrihet koha e kujtesës (kujtuesit), zgjidhni Dil për të ndaluar zilen ose Shtyrje që zilja e telefonit të bjerë përsëri pas 10 minutash.
Lojrat
Secila lojë ka një tekst të shkurtër ndihmës. Për të rregulluar cilësimet e zakonshme të lojërave, zgjidhni Menyja > Lojrat > Cilësimet. Mund të
vendosni tingujt (Tingujt e lojës) dhe dridhjet (Dridhjet) për lojën.
24Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shtesat
Llogaritësi
Shënim: Ky llogaritës ka saktësi të kufizuar dhe është projektuar për llogaritje të thjeshta.
Zgjidhni Menyja > Shtesat > Llogaritësi.
1. Shtypni 0 deri në 9 për të futur shifra dhe # për të vendosur një pikë dhjetore. Për të ndryshuar shenjën e numrit të futur, shtypni *.
2. Shkoni lart ose poshtë për të zgjedhur +, -, x, ose / në anën e djathtë të ekranit.
3. Përsërisni hapat 1 dhe 2 nëse është e nevojshme.
4. Për të marrë rezultatet, zgjidhni Rezult..
Konvertuesi
Për të konvertuar njësi të ndryshme matëse, zgjidhni Menyja > Shtesat > Konvertuesi. Për të parë 5 konvertimet tuaja të fundit, zgjidhni 5 konver. fundit. Gjithashtu, mund të zgjidhni për përdorim 6 kategoritë e njësive standarde: Temperatura, Pesha, Gjatësia, Sipërfaqja, Vëllimi dhe Monedha.
Për të shtuar konvertimet tuaja, zgjidhni Konvert. e mia. Kur kryeni një konvertim, mund të lëvizni lart ose poshtë për të ndërruar pozicionet e njësive në konvertim.
Kalendari
Zgjidhni Menyja > Shtesat > Kalendari për të hapur kalendarin në një pamje 2-javore.
25Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Kompozimi
Zgjidhni Menyja > Shtesat > Kompozimi dhe një tingull. Fusni notat për të krijuar tingujt tuaj personalë të ziles. Për shembull, shtypni 4 për notën f. Shtypni 8 për të zvogëluar (-) dhe 9 për të zmadhuar (+) kohëzgjatjen e notës ose të pushimit. Shtypni 0 për të futur një pushim, * për të caktuar oktavën, dhe # për të mprehur notën (nuk disponohet për notat e dhe b).
Kur tingulli të jetë i plotë, zgjidhni Mundës. > Luaj, Ruaj, Ritmi, Dërgo, Spastro ekranin ose Dil. Lënia e aplikimeve që të funksionojnë në sfond, rrit kërkesën për fuqinë e baterisë dhe redukton
jetëgjatësinë e saj.
Shërbimet SIM
Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime shtesë që mund të përdorni. Kjo meny shfaqet vetëm nëse mbështetet nga karta juaj SIM. Emri dhe përmbajtjet e menysë varen nga karta SIM.
Për informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
26Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
5. Informacioni për baterinë
Ngarkimi dhe shkarkimi
Pajisja juaj furnizohet nga një bateri që mund të ringarkohet. Funksionimi i plotë i një baterie të re, arrihet vetëm pas dy ose tre cikleve me ngarkime dhe shkarkime të plota. Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit. Zëvendësojeni baterinë kur kohëzgjatjet e gatishmërisë dhe të bisedave janë më të shkurtra se zakonisht. Përdorni vetëm bateri të aprovuara nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë vetëm me ngarkues të aprovuar nga Nokia, që janë projektuar për këtë pajisje.
Në qoftë se bateria që do të përdoret për zëvendësimin, përdoret për herë të parë ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund të jetë e nevojshme që ta lidhni me ngarkuesin dhe më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të fillojë ngarkimin.
Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja kur nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin baterinë që është plotësisht e ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë pak minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Mos përdorni asnjëherë ngarkues ose bateri të dëmtuara. Mos krijoni qark të shkurtër në bateri. Një qark i shkurtër i rastësishëm, mund të ndodhë kur një objekt metalik i tillë si një
monedhë, një kapëse ose një stilolaps, shkakton një lidhje direkte të terminalit pozitiv (+) dhe atij negativ (-) të baterisë. (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri zëvendësuese në xhep ose në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Lënia e baterisë në vende tepër të nxehta ose të ftohta, si për shembull në një automjet të mbyllur në stinën e verës apo të dimrit, zvogëlon kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Një pajisje që e ka baterinë të nxehtë ose të ftohtë, mund të mos punojë përkohësisht edhe kur bateria është plotësisht e ngarkuar. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë nën zero.
27Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Bateritë mund të shpërthejnë edhe nëse janë të dëmtuara. Eliminojini bateritë sipas rregullave vendore. Kur është e mundur, riciklojini. Mos i eliminoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Udhëzime rreth origjinalitetit të baterive Nokia
Për sigurinë tuaj, përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia. Që të siguroheni që bletë një bateri origjinale Nokia, blijeni atë nga një shitës i autorizuar nga Nokia, kërkoni që të gjeni mbi ambalazh stemën e Nokia-s për pajisjet ndihmëse origjinale dhe kontrolloni etiketën e hologramit duke përdorur hapat e mëposhtëm:
Përfundimi me sukses i të katërta hapave, nuk ju jep një siguri të plotë për origjinalitetin e baterisë. Nëse keni një arsye që të besoni që bateria juaj nuk është një bateri origjinale Nokia, mos e përdorni. Dërgojeni atë te një shitës ose në pikën më të afërt të shërbimit, të autorizuar nga Nokia që t’ju ndihmojnë. Shitësi ose punonjësit e pikës së shërbimit të autorizuar nga Nokia do ta kontrollojnë baterinë nëse është origjinale. Nëse nuk mund të vërtetohet origjinaliteti, kthejeni baterinë atje ku e bletë.
Vërtetimi i hologramit
1. Kur jeni duke parë hologramin në etiketë, nga njëri cep ju duhet të shikoni simbolin me dy duar të bashkuara, të Nokia-s dhe nga cepi tjetër stemën e Nokia-s për Pajisjet Ndihmëse Origjinale.
2. Kur ktheni cepat e hologramit majtas, djathtas, poshtë dhe lart, ju duhet të shihni 1, 2, 3, dhe 4 pika përkatësisht në çdo anë.
28Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
3. Gërvishtni anën e etiketës për të zbuluar një kod me 20 shifra, për shembull
12345678919876543210. Kthejeni baterinë në mënyrë të tillë që numrat të jenë të drejtuar lart. Kodi prej 20 shifrash lexohet duke filluar nga numri që ndodhet në rreshtin e sipërm dhe vazhdon në rreshtin e poshtëm.
4. Konfirmoni që kodi prej 20 shifrash është i vlefshëm, duke ndjekur udhëzimet që janë në www.nokia.com/batterycheck.
Për të krijuar një mesazh me tekst, fusni kodin 20-shifror, për shembull, 12345678919876543210 dhe dërgojeni te +44 7786 200276.
Do të zbatohen kostot e operatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ju duhet të merrni një mesazh i cili tregon nëse kodi mund të vërtetohet.
Po në qoftë se bateria juaj nuk është origjinale?
Në qoftë se ju nuk mund ta konfirmoni që bateria juaj Nokia, me hologramin në etiketë nuk është një bateri origjinale Nokia, mos e përdorni baterinë. Dërgojeni atë për ndihmë te një shitës ose në pikën më të afërt të shërbimit të autorizuar nga Nokia. Përdorimi i baterisë së paaprovuar nga prodhuesi, mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në një funksionim të dobët dhe të dëmtojë pajisjen tuaj si dhe pajisjet ndihmëse të saj. Gjithashtu, ai mund të zhvlerësojë çdo aprovim apo garanci të pajisjes.
Për të gjetur më shumë informacion rreth baterive origjinale të Nokia-s, vizitoni www.nokia.com/battery.
29Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
6. Pajisjet ndihmëse
Disa rregulla praktike rreth aksesorëve dhe pajisjeve ndihmëse:
• Mbajini të gjithë aksesorët dhe pajisjet ndihmëse larg nga fëmijët e vegjël.
• Kur hiqni nga priza çdo pajisje ndihmëse ose aksesor, kapni dhe tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
• Kontrolloni rregullisht nëse pajisjet ndihmëse të instaluara në një automjet, janë vendosur mirë dhe funksionojnë ashtu siç duhet.
• Instalimi i të gjitha pajisjeve ndihmëse të ndërlikuara për automjetin, duhet të kryhet vetëm nga specialistë.
30Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt me projektim superior dhe me mjeshtëri të lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.
• Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose të avujve, mund të mbajnë minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në vendin e vet derisa pajisja të thahet plotësisht.
• Mos e mbani ose mos e përdorni pajisjen në zona të ndotura dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
• Mos e mbani pajisjen në vende të nxehta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
• Mos e mbani pajisjen në vende të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e qarqeve elektronike.
• Mos u përpiqni ta hapni pajisjen në një mënyrë tjetër nga ajo që udhëzohet në këtë udhëzues.
• Mos e hidhni, goditni ose shkundni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme dhe mekanizmat e imët.
• Mos përdorni tretësira pastruese, lëndë kimike të përqendruara ose detergjentë të fortë për të pastruar pajisjen.
• Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
• Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër që është e aprovuar si pjesë këmbimi. Antenat e paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat e përcaktuara për radiopajisjet.
• Përdorini ngarkuesit në ambiente të mbyllura.
• Gjithmonë krijoni kopje rezervë të të dhënave që doni të ruani (si p.sh. kontaktet dhe shënimet kalendarike), përpara se ta dërgoni pajisjen tuaj për shërbim teknik.
Të gjitha këshillat e mësipërme vlejnë njëlloj si për pajisjen tuaj ashtu dhe për baterinë, për ngarkuesin ose për çdo pajisje tjetër ndihmëse. Në qoftë se ndonjë pajisje nuk punon siç duhet, dërgojeni atë për shërbim te pika më e afërt e autorizuar.
31Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Informacion shtesë për sigurinë
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj, mund të përmbajnë pjesëza të vogla. Mbajini ato larg nga fëmijët e vegjël.
Mjedisi i përdorimit
Mos harroni të ndiqni të gjitha rregullat e posaçme që janë në fuqi në çdo zonë. Gjithmonë mbylleni pajisjen tuaj, kur përdorimi i saj është i ndaluar ose kur mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik. Përdoreni pajisjen vetëm në pozicionin e saj normal të përdorimit. Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj frekuencave të radios (RF), kur përdoret në pozicionin normal afër veshit ose kur është pozicionuar të paktën 2,2 centimetra (7/8 inç) larg nga trupi. Kur përdorni një këllëf mbajtës ose një kapëse rripi për përdorim kur është e «veshur» në trup, ato nuk duhet të përmbajnë pjesë metalike dhe duhet ta vendosni pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Për të transmetuar skeda të dhënash ose mesazhe, kjo pajisje kërkon një lidhje me cilësi të mirë me rrjetin. Në disa raste, transmetimi i skedave të të dhënave ose i mesazheve mund të pezullohet, deri sa të disponohet një lidhje e tillë. Sigurohuni që të ndiqen udhëzimet e mësipërme për largësinë nga trupi, deri sa të përfundojë transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni afër pajisjes karta krediti ose mjete të tjera që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
Pajisjet mjekësore
Funksioni i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë këtu dhe telefonat celularë, mund të ndërhyjnë në funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore, për të përcaktuar nëse ato mbrohen mjaftueshëm nga energjia e jashtme e frekuencave të radios (RF) ose në qoftë se keni ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në mjediset e qendrave shëndetësore, kur çfarëdolloj rregulli i vendosur në këto mjedise ju udhëzon që të veproni në këtë mënyrë. Spitalet ose qendrat shëndetësore mund të përdorin aparatura që mund të jenë të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme të frekuencave të radios (RF).
Stimuluesit kardiakë
Prodhuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që të mbahet të paktën një largësi minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një telefoni celular dhe një stimuluesi kardiak, në mënyrë që të shmanget një ndërhyrje e mundshme me stimuluesin.
32Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Këto rekomandime bazohen në kërkimin shkencor të pavarur si dhe në rekomandimet e Kërkimit Shkencor për Teknologjinë Celulare. Personat me stimulues kardiakë duhet:
• ta mbajnë gjithmonë pajisjen në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga stimuluesi;
• të mos e mbajnë pajisjen në xhepat afër gjoksit;
• ta mbajnë pajisjen në veshin në anën e kundërt të stimuluesit kardiak, që të pakësojnë mundësinë për ndërhyrje.
Në qoftë se dyshoni për ndërhyrje, mbylleni pajisjen dhe largojeni nga vetja.
Aparatet ndihmëse të dëgjimit
Disa pajisje dixhitale celulare, mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate ndihmëse të dëgjimit. Nëse shkaktohet ndërhyrje, konsultohuni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Automjetet
Sinjalet e frekuencave të radios (RF), mund të ndikojnë në sistemet elektronike të automjeteve që mund të jenë të pambrojtura apo të painstaluara mirë, si për shembull: sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemet elektronike të kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike të kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin (ose përfaqësuesin e tij) e automjetit tuaj ose ato të çdolloj aparature që është shtuar.
Vetëm një personel i specializuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në automjetin tuaj. Shërbimi ose instalimi i gabuar, mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të zhvlerësojë çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë siç duhet. Mos mbani lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, me pjesët ose me pajisjet e saj ndihmëse. Për automjetet me jastëkë me ajër, mos harrorni se jastëkët me ajër hapen me forcë të madhe. Mos vendosni objekte, duke përfshirë këtu dhe aparaturat e instaluara ose portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në zonën ku ai hapet. Në qoftë se një pajisje celulare për përdorim në automjet nuk është instaluar siç duhet, mund të ndodhin plagosje të rënda në qoftë se jastëku i ajrit hapet.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e telefonit celular si dhe mund të jetë i paligjshëm.
33Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Mjediset e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese, përfshijnë zonat në të cilat normalisht ju këshilloheni ta shuani motorin e automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr, që çon në plagosje ose dhe në vdekje. Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e karburantit si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet rreth përdorimit të radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndarjes, uzinat kimike ose në vende ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë zakonisht, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë hambarët e anijeve, mjetet e ruajtjes ose të transportimit të lëndëve kimike, automjetet që përdorin karburante me prejardhje nga gaze të lëngëzuara (siç janë propani apo butani) si dhe zonat ku ajri përmban lëndë kimike ose pjesëza siç janë kokrrizat e pluhurit ose pluhurat metalikë.
Thirrjet e urgjencës
E rëndësishme: Telefonat celularë, duke përfshirë dhe këtë pajisje, funksionojnë duke përdorur radiosinjale, rrjete
celulare, rrjete me kabllo nëntokësore dhe funksione të programuara nga përdoruesit. Për këtë arsye, nuk mund të garantohen lidhjet në të gjitha rrethanat. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1. Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për një forcë të përshtatshme të sinjalit. Disa rrjete mund t ë kërko jnë që kar ta e vlefshme SIM të jetë e futur ashtu siç duhet në pajisje.
2. Shtypni butonin e përfundimit aq here sa të jetë e nevojshme, për të pastruar ekranin dhe për të përgatitur pajisjen për thirrjet.
3. Fusni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat e urgjencës ndryshojnë sipas vendndodhjes.
4. Shtypni butonin e thirrjes.
Nëse janë duke u përdorur disa nga funksionet, fillimisht mund të nevojitet që t’i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të urgjencës. Për më tepër informacion, konsultohuni me këtë udhëzues ose me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur. Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni thirrjen deri sa t’ju jepet leja për ta përfunduar.
34Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj radiovalëve. Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar në mënyrë të tillë që të mos i kalojë
kufijtë e ekspozimit ndaj radiovalëve, të rekomanduar nga udhëzimet ndërkombëtare. Këto udhëzime u zhvilluan nga organizata shkencore e pavarur ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e lejuar të sigurisë, të projektuar për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pa dallim të moshës apo të gjendjes shëndetësore.
Udhëzimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficenti Specifik i Absorbimit ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në udhëzimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht 10 gram ind. Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj në të gjitha bandat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë sesa vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga largësia midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit. Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes afër veshit, është 0,64 W/kg.
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe i aksesorëve të pajisjes, mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe të testimit si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të ofrohet nën informacionin e produktit te www.nokia.com.
35Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Loading...