Sony BDV-N990W, BDV-N890W, BDV-N790W, BDV-N590, BDV-NF720 Reference Guide [sq]

...
Blu-ray Disc™/DVD Sistem i kinemasë në shtëpi
4-418-189-11(1) (AL)
Udhëzuesi i referencave AL
BDV-N990W/BDV-N890W/BDV-N790W/BDV-N590/BDV-NF720/BDV-NF620
4-418-189-11(1) (AL)

PARALAJMËRIM

Mos e instaloni pajisjen në një hapësirë të kufizuar, si në një raft librash ose në një mobilie inkaso.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, mos mbuloni hapësirën e ajrimit me gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj. Mos vendosni mbi aparaturë burime me flakë të pambrojtur siç janë qirinjtë e ndezur. Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve elektrike, kjo aparaturë nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi aparaturë nuk duhen vendosur objekte të mbushura me lëng, siç janë vazot.
Mos ekspozoni bateritë ose aparaturën me bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar siç janë drita e diellit, zjarri ose të ngjashme me to.
Për të parandaluar lëndimet, kjo aparaturë duhet të montohet mirë në dysheme/mur në përputhje me udhëzimet e instalimit. Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke qenë se rrezja e lazerit të përdorur në këtë Blu-ray Disc/DVD Home Theatre System është e dëmshme për sytë, mos u përpiqni të çmontoni mobilien. Për shërbimet drejtojuni vetëm personelit të kualifikuar.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt LAZER I KATEGORISË 3R. Kur hapet kapaku mbrojtës i lazerit emetohen rreze të dukshme dhe
të padukshme lazer, prandaj sigurohuni që të shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë e syve.
Kjo shenjë ndodhet mbi kapakun mbrojtës të lazerit brenda pajisjes.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt LAZER I KATEGORISË 1. Kjo shenjë ndodhet në pjesën e jashtme të pasme.
Për klientët në Evropë
Hedhja epajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (e aplikueshme në Bashkimin
Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sistem grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin, që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Hedhja e baterive të përdorura (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera
evropiane me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse bateria përmban më shumë se 0.0005% zhivë ose 0.004% plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë, dorëzojeni produktin në fund të periudhës së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të
AL
2
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Njoftim për klientët: informacioni i mëposhtëm aplikohet vetëm për pajisjet e shitura në vendet ku aplikohen direktivat e BE-së.
Prodhuesi i këtij produkti është Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni. Përfaqësuesi i autorizuar për EMC dhe sigurinë e produktit është Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie, ju lutemi referojuni adresave që jepen në dokumentet e veçanta të shërbimit ose garancisë.
Për njësinë kryesore
Kjo pllakëz metalike ndodhet në pjesën e poshtme të pasme.
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur konform limiteve të përcaktuara në Direktivën EMC për përdorimin e një kablloje lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi burimet e rrymës
• Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa kohë që është e lidhur me prizën e rrymës së drejtpërdrejtë, edhe nëse njësia vetë është e fikur.
• Duke qenë se spina kryesore përdoret për të shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik, lidheni njësinë me një prizë lehtësisht të arritshme rryme të drejtpërdrejtë. Nëse vini re një anomali në njësi, shkëputni menjëherë prizën kryesore nga priza e rrymës së drejtpërdrejtë.
Për shikimin e pamjeve video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime (si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje mendsh) gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë pushime periodike gjatë
shikimit të pamjeve video 3D. Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të nevojshme do të variojë nga personi në person. Duhet të vendosni vetë si është më mirë. Nëse ju shkaktohen shqetësime, duhet të ndërprisni shikimin e pamjeve 3D derisa të mos keni më shqetësime; nëse mendoni se është e nevojshme konsultohuni me mjekun. Duhet të shihni edhe (i) manualin e përdorimit dhe/ose mesazhin e kujdesit të ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret me këtë produkt, ose përmbajtjen e Blu-ray Disc që luhet me këtë produkt, si dhe (ii) faqen tonë të internetit (http://esupport.sony.com/) për informacionin më të fundit. Shikimi i fëmijëve të vegjël (sidomos i atyre nën gjashtë vjeç) është ende në zhvillim e sipër. Konsultohuni me mjekun (pediatrin ose okulistin) përpara se të lejoni fëmijët e vegjël të shohin pamje video 3D.
Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët e vegjël për të siguruar që ndjekin rekomandimet e renditura më lart.
Për marrësin me valë (EZW-RT50) dhe marrësin Blu-ray Disc/ DVD (HBD-N990W/HBD­N890W/HBD-N790W)
(vetëm BDV-N990W/BDV­N890W/BDV-N790W)
Shihni “Informacioni i pajtueshmërisë për produktin me valë” (e dhënë).
Për marrësin Blu-ray Disc/ DVD (HBD-NF720/HBD­N590)
(vetëm BDV-NF720/ BDV-N590)
Shihni “Informacioni i pajtueshmërisë për produktin me valë” (e dhënë).
Mbrojtja kundër kopjimit
• Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara të mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në mjetet e përdorimit të Blu-ray Disc dhe DVD. Këto sisteme të quajtura AACS (Advanced Access Content System), në shqip sistem i përmbajtjes së përparuar të aksesit, dhe CSS (Content Scramble System) në shqip sistem i kodimit të përmbajtjes, mund të përmbajnë disa kufizime për riprodhimin, daljen analoge dhe veçori të tjera të ngjashme. Përdorimi i këtij produkti dhe kufizimet e vendosura mund të variojnë në varësi të datës së blerjes, duke qenë se bordi drejtues i AACS mund të miratojë ose ndryshojë rregulloret e veta të kufizimeve pas datës së blerjes.
• Njoftim nga Cinavia Ky produkt përdor teknologji Cinavia për të kufizuar përdorimin e kopjeve të paautorizuara të disa filmave e videove komerciale dhe kolonave të tyre zanore. Kur diktohet përdorimi i ndaluar i një kopjeje të paautorizuar, do të shfaqet një mesazh dhe riprodhimi ose kopjimi do të ndërpritet. Më shumë informacion mbi teknologjinë Cinavia jepet në Qendrën Online të Cinavia për Konsumatorët në faqen http://www.cinavia.com. Për të kërkuar informacion shtesë mbi Cinavia përmes postës së thjeshtë, dërgoni një kartolinë me adresën tuaj të postës në adresën: Cinavia Consumer Information Center, P.O. Box 86851, San Diego, CA, 92138, USA.
E drejta e autorit dhe markat tregtare
(vetëm BDV-N990W/BDV­N890W/BDV-N790W/BDV-N590)
• Ky sistem përmban dekoderë rrethues matricë të përshtatur Dolby* Digital dhe Dolby Pro
AL
3
Logic si dhe DTS** Digital Surround System.
* Prodhuar me licencë nga
Dolby Laboratories. Dolby, Pro Logic dhe simboli me dy “D” janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
** Prodhuar me licencë nën
patentat e SH.B.A.-së numër: 5,956,674; 5,974,380; 6,226,616; 6,487,535; 7,212,872; 7,333,929; 7,392,195; 7,272,567 dhe patenta të tjera të SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe në pritje. DTS-HD, simboli i saj dhe DTS-HD dhe simboli i saj së bashku janë marka tregtare të regjistruara të DTS, Inc. Produkti përfshin softuerin. © DTS, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
(vetëm BDV-NF720/BDV-NF620)
• Ky sistem përmban Dolby* Digital dhe DTS** Digital Surround System.
* Prodhuar me licencë nga
Dolby Laboratories. Dolby, dhe simboli me dy “D” janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
** Prodhuar me licencë nën
patentat e SH.B.A.-së numër: 5,956,674; 5,974,380; 6,226,616; 6,487,535; 7,212,872; 7,333,929; 7,392,195; 7,272,567 dhe patenta të tjera të SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe në pritje. DTS-HD, simboli i saj dhe DTS-HD dhe simboli i saj së bashku janë marka tregtare të regjistruara të DTS, Inc. Produkti përfshin softuerin. © DTS, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
• Sistemi përmban teknologji High­Definition Multimedia Interface (HDMI).
HDMI, logoja HDMI dhe High­Definition Multimedia Interface janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing LLC në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
• Java është markë tregtare e Oracle dhe/ose filialeve të saj.
• “BD-LIVE” dhe “BONUSVIEW” janë marka tregtare të Blu-ray Disc Association.
• “Blu-ray Disc” është markë tregtare.
• “Blu-ray Disc,” “DVD+RW,” “DVD-RW,” “DVD+R,” “DVD­R,” “DVD VIDEO,” dhe logoja “CD” janë marka tregtare.
• “Blu-ray 3D” dhe logoja “Blu-ray 3D” janë marka tregtare të Blu-ray Disc Association.
• “BRAVIA” është markë tregtare e Sony Corporation.
• “AVCHD” dhe logoja “AVCHD” janë marka tregtare të Panasonic Corporation dhe Sony Corporation.
, “XMB,” dhe “xross media bar” janë marka tregtare të Sony Corporation dhe Sony Computer Entertainment Inc.
• “PlayStation” është markë e regjistruar tregtare e Sony Computer Entertainment Inc.
• Teknologjia e njohjes së muzikës dhe videos dhe të dhënave përkatëse ofrohet nga Gracenote®. Gracenote është standard i industrisë në teknologjinë e njohjes së muzikës dhe përçimit të përmbajtjes së lidhur me to. Për më shumë informacion, vizitoni www.gracenote.com. CD, DVD, Blu-ray Disc, dhe të dhënat e lidhura muzikore dhe video nga Gracenote, Inc., të drejtat e autorit © 2000 deri më sot Gracenote. Softueri Gracenote, të drejtat e autorit © 2000 deri më sot Gracenote. Një ose më shumë patenta të zotëruara nga Gracenote i aplikohen këtij produkti dhe shërbimi. Shihni faqen e internetit të Gracenote për një
listë të pjesshme të patentave të aplikueshme Gracenote. Gracenote, CDDB, MusicID, MediaVOCS, logoja Gracenote dhe lloji i logos, si dhe logoja “Powered by Gracenote” janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Gracenote në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
•Wi-Fi®, Wi-Fi Protected Access® dhe Wi-Fi Alliance® janë marka të regjistruara të Wi-Fi Alliance.
• Wi-Fi CERTIFIED, WPA, WPA2 dhe Wi-Fi Protected Setup janë marka të Wi-Fi Alliance (vetëm BDV-N990W/ BDV-N890W/BDV-N790W/ BDV-N590/BDV-NF720).
•WPA™, WPA2™ dhe Wi-Fi Protected Setup janë marka të Wi-Fi Alliance (vetëm BDV-NF620).
• Logoja Wi-Fi CERTIFIED është shenjë certifikimi e Wi-Fi Alliance (vetëm BDV-N990W/ BDV-N890W/BDV-N790W/ BDV-N590/BDV-NF720).
• Shenja Wi-Fi Protected Setup është shenjë e Wi-Fi Alliance (vetëm BDV-N990W/ BDV-N890W/BDV-N790W/ BDV-N590/BDV-NF720).
• “PhotoTV HD” dhe logoja “PhotoTV HD” janë marka tregtare të Sony Corporation.
• MPEG Patentat dhe teknologjia koduese audio MPEG Layer-3 janë të licencuara nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
• Ky produkt përmban teknologji me pronësi të regjistruar me licencë nga Verance Corporation dhe mbrohet nga patenta e SH.B.A.-së 7,369,677 dhe patenta të tjera të SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe në pritje, si dhe të drejta autori dhe mbrojtje e sekretit tregtar për disa aspekte të kësaj teknologjie. Cinavia është markë tregtare
AL
4
+ 8 hidden pages