Sony BDV-N9100W, BDV-N9100WL, BDV-N8100W, BDV-N7100W, BDV-N7100WL User Manual [sq]

Sistem kinemaje në shtëpi me DVD/Blu-ray Disc™
Udhëzimet e përdorimit
4-456-335-11(1) (AL)
BDV-N9100W/BDV-N9100WL/BDV-N8100W BDV-N7100W/BDV-N7100WL
PARALAJMËRIM
Mos e instaloni pajisjen në një hapësirë të kufizuar, si në një raft librash ose në një mobilie inkaso. Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve me flakë të zbuluar (për shembull qirinj të ndezur). Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi pajisje nuk duhen vendosur objekte të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo. Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar siç janë drita e diellit dhe zjarri. Për të parandaluar lëndimet, kjo aparaturë duhet të montohet mirë në dysheme/mur në përputhje me udhëzimet e instalimit. Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke qenë se rrezja e lazerit të përdorur në këtë Sistem kinemaje në shtëpi Blu-ray Disc/ DVD është e dëmshme për sytë, mos u përpiqni të çmontoni kasën e pajisjes. Për shërbimet drejtojuni vetëm personelit të kualifikuar.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt CLASS 3R LASER. Kur hapet kapaku mbrojtës i lazerit emetohen rreze të dukshme dhe të padukshme lazer, prandaj sigurohuni që të shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë e syve. Kjo shenjë ndodhet në pjesën e jashtme poshtë.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt CLASS 1 LASER. Kjo shenjë ndodhet në pjesën e jashtme poshtë.
Për njësinë kryesore
Kjo pllakëz metalike ndodhet në pjesën e poshtme të pasme.
Kabllot e rekomanduara
Kabllot dhe bashkuesit e mbrojtur dhe të tokëzuar si duhet, duhet të përdoren për lidhjen e kompjuterëve pritës dhe/ose pajisjeve periferike.
Për klientët në Evropë
Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sistem grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin, që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
2
Hedhja e baterive
Vetëm për
Evropën
të përdorura (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sistem grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë ose 0,004% plumb. Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë, dorëzojeni produktin në fund të periudhës së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Njoftim për klientët: informacioni i mëposhtëm aplikohet vetëm për pajisjet e shitura në vendet ku aplikohen direktivat e BE-së.
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje me pajtueshmërinë e produktit sipas leg jislacionit të Bashkimit Evropian do t'i adresohen përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie, drejtojuni adresave që jepen në dokumentet e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Përmes kësaj, Sony Corp. deklaron se BDV-N9100W/BDV-N9100WL/ BDV-N8100W/BDV-N7100W/ BDV-N7100WL/EZW-RT50 janë në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/EC. Për detaje, vizitoni URL-në e mëposhtme: http://www.compliance.sony.de/
Për klientët në Australi
Kjo pajisje duhet të instalohet dhe përdoret me një distancë minimale prej të paktën 20 cm ose më shumë mes radiatorit dhe trupit të personit (duke përjashtuar ekstremet trupore: duart dhe kyçet e tyre, këmbët dhe kyçet etyre).
Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sistem grumbullimi të diferencuar)
3
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur konform limiteve të përcaktuara në Direktivën EMC për përdorimin e një kablloje lidhëse më të shkurtër se 3 metra. (Vetëm modelet evropiane)
Mbi burimet e rrymës
• Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa kohë që është e lidhur me prizën e rrymës së drejtpërdrejtë, edhe nëse njësia vetë është e fikur.
• Duke qenë se spina kryesore përdoret për të shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik, lidheni njësinë me një prizë lehtësisht të arritshme rryme të drejtpërdrejtë. Nëse vini re një anomali në njësi, shkëputni menjëherë prizën kryesore nga priza e rrymës së drejtpërdrejtë.
Për shikimin e pamjeve video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime (si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje mendsh) gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë pushime të rregullta kur shikojnë pamje 3D. Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të nevojshme do të variojë nga personi në person. Duhet të vendosni vetë si është më mirë. Nëse ju shkaktohen shqetësime, duhet të ndërprisni shikimin e pamjeve 3D derisa të mos keni më shqetësime; nëse mendoni se është e nevojshme konsultohuni me mjekun. Duhet të shihni edhe (i) manualin e përdorimit dhe/ose mesazhin e kujdesit të ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret me këtë produkt, ose përmbajtjen e Blu-ray Disc që luhet me këtë produkt, si dhe (ii) faqen tonë të internetit (http://esupport.sony.com/) për informacionin më të fundit. Shikimi i fëmijëve të vegjël (sidomos i atyre nën gjashtë vjeç) është ende në zhvillim e sipër. Konsultohuni me mjekun (pediatrin ose okulistin) përpara se të lejoni fëmijët e vegjël të shohin pamje video 3D. Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët e vegjël për të siguruar që ndjekin rekomandimet e renditura më lart.
Mbrojtja kundër kopjimit
• Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara të mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në mjetet e përdorimit të Blu-ray Disc dhe DVD. Këto sisteme të quajtura AACS (Advanced Access Content System), në shqip sistem i përmbajtjes së përparuar të aksesit dhe CSS (Content Scramble System) në shqip sistem i kodimit të përmbajtjes, mund të përmbajnë disa kufizime për riprodhimin, daljen analoge dhe veçori të tjera të ngjashme. Përdorimi i këtij produkti dhe kufizimet e vendosura mund të variojnë në varësi të datës së blerjes, duke qenë se bordi drejtues i AACS mund të miratojë ose ndryshojë rregulloret e veta të kufizimeve pas datës së blerjes.
• Njoftim nga Cinavia Ky produkt përdor teknologji Cinavia për të kufizuar përdorimin e kopjeve të paautorizuara të disa filmave e videove komerciale dhe kolonave të tyre zanore. Kur diktohet përdorimi i ndaluar i një kopjeje të paautorizuar, do të shfaqet një mesazh dhe riprodhimi ose kopjimi do të ndërpritet. Më shumë informacion mbi teknologjinë Cinavia jepet në Qendrën Online të Cinavia për Konsumatorët në faqen http://www.cinavia.com. Për të kërkuar informacion shtesë mbi Cinavia përmes postës së thjeshtë, dërgoni një kartolinë me adresën tuaj të postës në adresën: Cinavia Consumer Information Center, P.O. Box 86851, San Diego, CA, 92138, USA.
E drejta e autorit dhe markat tregtare
• Ky sistem përmban dekoderë rrethues matricë të përshtatur Dolby* Digital dhe Dolby Pro Logic si dhe DTS** Digital Surround System.
* Prodhuar me licencë nga Dolby
Laboratories. Dolby, Pro Logic dhe simboli me dy „D“ janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
4
** Prodhuar me licencë nën patentat
e SH.B.A.-së numër: 5,956,674; 5,974,380; 6,226,616; 6,487,535; 7,212,872; 7,333,929; 7,392,195; 7,272,567 dhe patenta të tjera të SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe në pritje. DTS-HD, simboli i saj dhe DTS-HD dhe simboli i saj së bashku janë marka tregtare të regjistruara të DTS, Inc. Produkti përfshin softuerin. © DTS, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
• Ky sistem përmban teknologji High­Definition Multimedia Interface (HDMI™), në shqip: ndërfaqe multimediale me definicion të lartë. Termat HDMI dhe HDMI High-Definition Multimedia Interface, si dhe logoja HDMI janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing LLC në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
• Java është markë tregtare e Oracle dhe/ ose filialeve të saj.
• „DVD logo“ është markë tregtare e DVD Format/Logo Licensing Corporation.
• „Blu-ray Disc“, „Blu-ray“, „Blu-ray 3D“, „BD-LIVE“, „BONUSVIEW“, dhe logot janë marka tregtare të Blu-ray Disc Association.
• Logot „Blu-ray Disc“, „DVD+RW“, „DVD-RW“, „DVD+R“, „DVD-R“, „DVD VIDEO“ dhe „CD“ janë marka tregtare.
• „Super Audio CD“ është markë tregtare.
• „BRAVIA“ është markë tregtare e Sony Corporation.
• „AVCHD 3D/Progressive“ dhe logoja „AVCHD 3D/Progressive“ janë marka tregtare të Panasonic Corporation dhe Sony Corporation.
, „XMB“ dhe „xross media bar“ janë marka tregtare të Sony Corporation dhe Sony Computer Entertainment Inc.
• „PlayStation“ është markë e regjistruar tregtare e Sony Computer Entertainment Inc.
• „Sony Entertainment Network logo“ dhe „Sony Entertainment Network“ janë marka tregtare të Sony Corporation.
• Teknologjia e dallimit të muzikës dhe videos dhe të dhënat përkatëse jepen nga Gracenote®. Gracenote është standard i industrisë në teknologjinë e njohjes së muzikës dhe përçimit të përmbajtjes së lidhur me to. Për më shumë informacion, vizitoni www.gracenote.com. CD, DVD, Blu-ray Disc dhe të dhënat e lidhura muzikore dhe video nga Gracenote, Inc., të drejtat e autorit © 2000 deri më sot Gracenote. Softueri Gracenote, të drejtat e autorit © 2000 deri më sot Gracenote. Një ose më shumë patenta të zotëruara nga Gracenote i aplikohen këtij produkti dhe shërbimi. Shihni faqen e internetit të Gracenote për një listë të pjesshme të patentave të aplikueshme të Gracenote. Gracenote, CDDB, MusicID, MediaVOCS, logoja Gracenote dhe lloji i logos, si dhe logoja „Powered by Gracenote“ janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Gracenote në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
•Wi-Fi®, Wi-Fi Protected Access® dhe Wi-Fi Alliance® janë marka të regjistruara të Wi-Fi Alliance.
• Wi-Fi CERTIFIED, WPA, WPA2 dhe Wi-Fi Protected Setup janë marka të regjistruara të Wi-Fi Alliance.
• Marka N është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NFC Forum, Inc. në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.
• Android është markë tregtare e Google Inc.
• Marka e fjalës Bluetooth® dhe logot janë marka tregtare të regjistruara të zotëruara nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Sony Corporation është me licencë. Të gjitha markat e tjera tregtare dhe emrat tregtarë janë të zotëruesve të tyre përkatës.
• Patentat dhe teknologjia koduese audio MPEG Layer-3 janë të licencuara nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
5
• Ky produkt përmban teknologji me pronësi të regjistruar me licencë nga Verance Corporation dhe mbrohet nga patenta e SH.B.A.-së 7,369,677 dhe patenta të tjera të SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe në pritje, si dhe të drejta autori dhe mbrojtje e sekretit tregtar për disa aspekte të kësaj teknologjie. Cinavia është markë tregtare e Verance Corporation. Të drejtat e autorit 2004-2010 Verance Corporation. Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Verance. Zbërthimi ose çmontimi për qëllime dublikimi është i ndaluar.
• Windows Media është markë tregtare ose markë tregtare e regjistruar e Microsoft Corporation në Shtetet e Bashkuara dhe/ ose vende të tjera. Ky produkt mbrohet nga teknologji të caktuara që janë subjekt i disa të drejtave të pronësisë intelektuale të Microsoft Corporation. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e kësaj teknologjie jashtë këtij produkti pa licencë nga Microsoft apo një filial i autorizuar i Microsoft. Zotëruesit e përmbajtjes përdorin teknologji Microsoft® PlayReady për aksesimin e përmbajtjes për të mbrojtur pronën e tyre intelektuale, duke përfshirë përmbajtjen e mbrojtur me të drejta autori. Kjo pajisje përdor teknologji PlayReady për të aksesuar përmbajtjen e mbrojtur me PlayReady dhe/ ose përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM. Nëse pajisja nuk arrin të imponojë siç duhet kufizimet mbi përdorimin e përmbajtjes, zotëruesit e përmbajtjes mund të kërkojnë nga Microsoft që të anulojë mundësinë e pajisjes për të përdorur përmbajtje të mbrojtur me PlayReady. Anulimi nuk duhet të ndikojë në përmbajtjet e pambrojtura ose përmbajtje të mbrojtura nga teknologji të tjera për aksesimin e përmbajtjes. Zotëruesit e përmbajtjes mund t'ju kërkojnë të përditësoni PlayReady për të pasur akses në përmbajtjen e tyre. Nëse nuk pranoni të përditësoni, nuk do të jeni në gjendje të keni akses në përmbajtjen që kërkon përditësimin.
•DLNA™, logoja DLNA dhe DLNA CERTIFIED janë marka tregtare, marka shërbimi ose marka certifikimi të Digital Living Network Alliance.
• SDK për pajisje Opera® nga Opera Software ASA. Të drejtat e autorit 1995-2013 Opera Software ASA. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
• Të gjitha markat e tjera tregtare janë marka të zotëruesve të tyre përkatës.
• Emrat e sistemeve dhe produkteve të tjera janë në përgjithësi marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të prodhuesve. Markat
dhe ® nuk tregohen në këtë dokument.
Informacion mbi Licencën ePërdoruesit
Gracenote® Marrëveshja e Licencës së Përdoruesit
Ky aplikacion ose pajisje përmban softuer nga Gracenote, Inc. nga Emeryville, California („Gracenote“). Softueri nga Gracenote („Softueri i Gracenote“) mundëson që ky aplikacion të kryejë identifikimin e diskut dhe/ose skedarit dhe të marrë informacion që lidhet me muzikën, duke përfshirë informacionin mbi emrin, artistin, pjesën dhe titullin („Të dhënat e Gracenote“) nga serverët online ose databazat e inkorporuara (në mënyrë kolektive të referuar si „Serverët e Gracenote“) dhe të kryejë funksione të tjera. Ju mund të përdorni Të dhënat e Gracenote vetëm përmes funksioneve për përdorim nga Përdoruesi të këtij aplikacioni ose pajisjeje. Ju bini dakord se do të përdorni Të dhënat e Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe Serverët e Gracenote vetëm për përdorimin tuaj personal jotregtar. Ju bini dakord të mos caktoni, kopjoni, transferoni ose transmetoni Softuerin e Gracenote ose çdo Të dhënë të Gracenote te një palë e tretë. JU BINI DAKORD TË MOS PËRDORNI OSE SHFRYTËZONI TË DHËNAT E GRACENOTE, SOFTUERIN E GRACENOTE OSE SERVERËT E GRACENOTE PËRVEÇSE SIÇ LEJOHET SHPREHIMISHT KËTU.
6
Ju bini dakord se licenca juaj joekskluzive për të përdorur Të dhënat e Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe Serverët e Gracenote do të ndërpritet në rast se shkelni këto kufizime. Nëse licenca juaj ndërpritet, ju bini dakord të ndërprisni çdo përdorim të Të dhënave të Gracenote, Softuerit të Gracenote dhe Serverëve të Gracenote. Gracenote rezervon të gjitha të drejtat për Të dhënave e Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe Serverët e Gracenote, duke përfshirë të gjitha të drejtat e pronësisë. Në asnjë rrethanë nuk do të bëhet përgjegjëse Gracenote për ndonjë pagesë ndaj jush për informacione që ju jepni. Ju bini dakord që Gracenote, Inc. mund të imponojë të drejtat e veta sipas kësaj Marrëveshjeje kundër jush direkt në emër të vet. Shërbimi i Gracenote kërkon një identifikues unik për të gjurmuar pyetje për qëllime statistikore. Qëllimi i identifikuesit numerik të caktuar në mënyrë të rastësishme bëhet për t'i lejuar shërbimit të Gracenote të numërojë pyetjet pa ditur asgjë mbi identitetin tuaj. Për më shumë informacion, shihni faqen e internetit për Politikën e Privatësisë së Gracenote për shërbimin e Gracenote. Softueri i Gracenote dhe çdo artikull i Të dhënave të Gracenote licencohen „PA GARANCI“. Gracenote nuk jep deklarim apo garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, në lidhje me saktësinë e Të dhënave të Gracenote nga Serverët e Gracenote. Gracenote rezervon të drejtën të fshijë të dhëna nga Serverët Gracenote ose të ndryshojë kategoritë e të dhënave për çfarëdo shkak që Gracenote e gjykon të mjaftueshëm. Nuk jepet asnjë garanci se Softueri i Gracenote ose Serverët e Gracenote janë pa gabime ose se funksionimi i Softuerit të Gracenote ose Serverëve të Gracenote do të jetë i pandërprerë. Gracenote nu k është e detyruar t'ju japë lloje të dhënash shtesë ose të përmirësuara ose kategori që Gracenote mund t'i japë në të ardhmen dhe është e lirë të ndërpresë shërbimet e saj në çdo kohë.
GRACENOTE HEQ DORË NGA ÇDO GARANCI TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR ME, GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË, PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, TITULL DHE MOS­SHKELJE. GRACENOTE NUK GARANTON REZULTATET QË DO TË PËRFTOHEN NGA PËRDORIMI NGA ANA JUAJ I SOFTUERIT TË GRACENOTE OSE ÇDO SERVERI TË GRACENOTE. GRACENOTE NUK DO TË JETË PËRGJEGJËSE NË ASNJË RAST PËR ASNJË DËMTIM PASUES OSE AKSIDENTAL OSE PËR ASNJË FITIM TË HUMBUR APO TË ARDHURA TË HUMBURA. © Gracenote, Inc. 2009

Mbi këto udhëzime përdorimi

• Udhëzimet në këto Udhëzime Përdorimi përshkruajnë kontrollet në telekomandë. Ju mund të përdorni edhe kontrollet në njësinë kryesore nëse kanë emra të njëjtë ose të ngjashëm me ato në telekomandë.
• Në këtë manual, „disk“ përdoret si referencë e përgjithshme për BD, DVD, Super Audio CD ose CD përveçse kur specifikohet ndryshe nga teksti ose ilustrimet.
• Udhëzimet në manual janë për modelet BDV-N9100W, BDV-N9100WL, BDV-N8100W, BDV-N7100W dhe BDV-N7100WL. BDV-N9100WL është modeli i përdorur për qëllime ilustrimi. Çdo ndryshim në funksionim tregohet qartë në tekst, për shembull, „vetëm BDV-N9100WL“.
• Disa ilustrime paraqiten si skica konceptuale dhe mund të jenë ndryshe nga produktet aktuale.
• Artikujt e shfaqur në ekranin e televizorit mund të ndryshojnë në varësi të zonës.
• Cilësimi i parazgjedhur nënvizohet.
7
Pasqyra e lëndës
Mbi këto udhëzime përdorimi ............... 7
Shpaketimi .............................................. 10
Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave 13
Fillimi
Hapi 1: Instalimi
i altoparlantëve ....................... 19
Hapi 2: Lidhja e sistemit ................ 20
Lidhja e altoparlantëve ............. 20
Lidhja e televizorit ..................... 22
Lidhja me pajisjet e tjera
(dekoder, etj.) ......................... 23
Lidhja e antenës (ajrore) ............ 25
Hapi 3: Përgatitja për lidhjen
me rrjetin ................................. 25
Hapi 4: Konfigurimi i sistemit
me valë ..................................... 27
Hapi 5: Kryerja e konfigurimit
të thjeshtë ............................... 29
Hapi 6: Zgjedhja e burimit të
riprodhimit .............................. 30
Hapi 7: Shijoni tingujt rrethues .... 30
Riprodhimi
Luajtja e një disku .................................. 32
Luajtja nga një pajisje USB ................... 34
Shijimi i muzikës nga një pajisje
Bluetooth .........................................35
Lidhja me një smartphone
nga funksioni i dëgjimit
me një prekje (NFC) ...................... 37
Luajtja përmes një rrjeti ........................ 38
Opsionet e disponueshme .................... 42
Përshtatja e zërit
Zgjedhja e formatit audio, pjesëve
në disa gjuhë ose kanalit ................44
Shijimi i tingullit me transmetim
multipleks ........................................45
Sintonizuesi
Dëgjimi i radios ......................................45
Marrja e Radio Data System (RDS) .....47
Funksionet e tjera
Përdorimi i funksionit Control for
HDMI (Kontroll për HDMI)
për „BRAVIA“ Sync .......................47
Kalibrimi automatik i cilësimeve
të duhura për altoparlantët ...........48
Cilësimi i altoparlantëve ........................50
Përdorimi i kohëmatësit të fjetjes ........51
Çaktivizimi i butonave në njësinë
kryesore ............................................52
Përdorimi i ndriçimit
të altoparlantëve ..............................52
Kontrollimi i televizorit ose pajisjeve të
tjera me telekomandën e dhënë ....52
Kursimi i energjisë në modalitetin
e pritjes .............................................54
Shfletimi i faqeve të internetit ..............54
Cilësime të tjera për
sistemin me valë ..............................57
8
Cilësimet dhe përshtatjet
Përdorimi i ekranit të konfigurimit .... 58
[Remote Control Setting Guide]
(Udhëzuesi i cilësimeve
të telekomandës) ............................ 59
[Network Update]
(Cilësimet e rrjetit) ........................ 59
[Screen Settings]
(Cilësimet e ekranit) ...................... 60
[Audio Settings]
(Cilësimet audio) ........................... 62
[BD/DVD Viewing Settings]
(Cilësimet e shikimit
BD/DVD) ........................................ 63
[Parental Control Settings]
(Cilësimet e kontrollit
prindëror) ....................................... 64
[Music Settings]
(Cilësimet e muzikës) .................... 64
[System Settings]
(Cilësimet e sistemit) ..................... 64
[External Input Settings]
(Cilësimet e hyrjes së jashtme) ..... 66
[Network Settings]
(Cilësimet e rrjetit) ........................ 66
[Easy Network Settings]
(Cilësimet e lehta të rrjetit) ........... 68
[Resetting] (Rivendosja) ....................... 68
Informacioni shtesë
Masat paraprake .................................... 68
Shënime mbi disqet ............................... 71
Zgjidhja e problemeve ........................... 71
Disqet që mund të luhen ...................... 78
Llojet e skedarëve që mund të luhen ... 79
Formatet e mbështetura audio ............. 80
Specifikimet ............................................ 81
Lista e kodeve të gjuhëve ...................... 84
Indeksi ..................................................... 86
9

Shpaketimi

ose
• Udhëzimet e përdorimit (vetëm për modelet e Oqeanisë)
• Udhëzuesi i shpejtë i konfigurimit
• Udhëzuesi i instalimit të altoparlantëve
• Udhëzuesi i referencës (vetëm modelet evropiane)
•Telekomanda (1)
• Bateritë R03 (madhësia AAA) (2)
•Antena FM me tel (ajrore) (1)
• Mikrofoni i kalibrimit (1)
• Amplifikuesi shumëkanalësh (1)
•Marrësit me valë (2)
Vetëm BDV-N9100W/BDV-N9100WL
• Altoparlantët e përparmë (2)
• Altoparlantët rrethues (2)
• Altoparlanti qendror (1)
10
•Nën-vuferi (1)
• Telat e altoparlantëve (5, kuq/bardhë/gri/
ose
blu/jeshil)
• Kapakët e fundit të altoparlantit (4)
•Bazamentet (4)
• Pjesët më të ulëta të altoparlantëve të përparmë dhe atyre rrethues (4)
• Vidhat (16)
Vetëm BDV-N8100W
•Altoparlantët e përparmë (2)
• Altoparlantët rrethues (2)
• Altoparlanti qendror (1)
• Nën-vuferi (1)
• Telat e altoparlantëve (5, kuq/bardhë/gri/ blu/jeshil)
11
• Kapakët e fundit të altoparlantit (2)
ose
• Bazamentet (2)
• Pjesët më të ulëta të altoparlantëve të përparmë (2)
• Mbajtëset (për altoparlantët rrethues) (2)
• Kapakët e vrimave të vidave (2)
• Vidhat (10)
• Altoparlantët rrethues (2)
• Altoparlanti qendror (1)
•Nën-vuferi (1)
• Telat e altoparlantëve (5, kuq/bardhë/gri/ blu/jeshil)
Vetëm BDV-N7100W/BDV-N7100WL
• Altoparlantët e përparmë (2)
12
• Mbajtëset (për altoparlantët e përparmë dhe ata rrethues) (4)
• Kapakët e vrimave të vidave (4)
•Vidhat (4)

Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave

1 89 70
32 54
6
Fole
Për më shumë informacion, referojuni faqeve të treguara në kllapa.
Njësia kryesore
Paneli i sipërm dhe i përparmë
A "/1 (ndezur/në pritje)
Ndez njësinë kryesore ose e vendos atë në modalitet pritjeje.
B Kapaku i diskut (faqe 32) C Treguesi LED
I bardhë: Ndizet kur njësia kryesore ndizet. Blu (për statusin e Bluetooth): – Sistemi është gati për çiftim:
Pulson shpejt – Gjatë çiftimit: Pulson shpejt – Gjatë lidhjes: Pulson – Vendoset lidhja: Ndizet
D Ekrani i panelit të sipërm
E (Marka N) (faqe 37)
Poziciononi pajisjen e përputhshme me NFC pranë këtij treguesi për të aktivizuar funksionin NFC.
F Treguesit/butonat me prekje
FUNCTION (faqe 30)
Zgjedh burimin e riprodhimit.
*
(luaj)
N
*
(ndalo)
x
VOL +/–
**Mbani të shtypur N në njësinë kryesore
për më shumë se 2 sekonda dhe në sistem do të luhet demonstrimi i zërit të integruar. Prekni x për të ndaluar demonstrimin.
13
Shënim
Gjatë demonstrimit, niveli i volumit mund të jetë më i lartë se niveli i volumit që keni vendosur.
G Porta (USB) (faqe 34)
Vendosni thoin tuaj në fole për
të hapur kapakun.
H ./> (e mëparshme/tjetër) I (sensori i telekomandës) J Z (hap/mbyll)
Mbi treguesit/butonat me prekje
Këto butona funksionojnë kur janë të ndezur treguesit e butonave me prekje. Ju mund të ndizni/fikni treguesit duke vendosur [Main Unit illumination] (Ndriçimi i njësisë kryesore) (faqe 65). Kur vendosni [Main Unit illumination] (Ndriçimi i njësisë kryesore) në [Auto] (Automatik), treguesit fiken. Në këtë rast, prekni një nga butonat me prekje. Kur treguesit ndizen, prekni butonin që dëshironi. Nëse prekni një buton kur treguesit janë të fikur, treguesit ndizen për disa sekonda. Nëse prekni përsëri N, treguesi N pulson për disa sekonda dhe ndizet gjatë riprodhimit.
Shënim
• Këto butona funksionojnë kur i prekni lehtë. Mos i shtypni me forcë të tepruar.
• Nëse butoni nuk funksionon, lëshoni butonin dhe prisni për disa sekonda. Më pas prekni përsëri butonin me gisht duke mbuluar treguesin e butonit.
14
Treguesit në ekranin e panelit të sipërm
A Ndizet kur merret tingull stereo.
(Vetëm radio)
B Ndizet kur aktivizohet luajtja
epërsëritur.
C Ndizet kur sistemi luan përmes
funksionit PARTY STREAMING.
D Ndizet kur aktivizohet heshtja. E Ndizet kur foleja HDMI (OUT) është
lidhur saktë me një pajisje të përputhshme me HDCP (High-bandwidth Digital Content Protection) me hyrje HDMI ose DVI (Digital Visual Interface).
F Shfaq statusin e sistemit, si p.sh.
frekuencën radio, etj.
Kur shtypni DISPLAY, shfaqet informacioni i transmetimit/statusi i dekodimit kur funksioni vendoset në „TV“. Informacioni i transmetimit/statusi i dekodimit mund të mos shfaqet në varësi të transmetimit ose artikullit që dekodohet.
Shënim
Kur [Main Unit illumination] (Ndriçimi i njësisë kryesore) është vendosur te [Auto] në [System Settings] (Cilësimet e sistemit), ekrani i panelit të sipërm fiket nëse nuk e përdorni njësinë kryesore për rreth 10 sekonda.
15
Paneli i pasmë
1 2 43
0 9 8 567
31 2 4 5 6
Paneli i përparmë
Paneli i pasmë
A Terminalet SPEAKER
ILLUMINATION (vetëm BDV-N9100WL/ BDV-N7100WL) (faqe 21)
B Foleja A.CAL MIC (faqe 29, 49) C Foletë AUDIO (AUDIO IN L/R)
(faqe 23)
D Foleja ANTENNA
(FM COAXIAL 75 ) (faqe 25)
Amplifikuesi shumëkanalësh
A "/1 (ndezur/në pritje) B Treguesi LINK/STANDBY (faqe 28)
Mund të kontrolloni gjendjen e transmetimit me valë midis njësisë kryesore dhe amplifikuesit shumëkanalësh.
C Marrësi me valë Foleja
(EZW-RT50)
E Foleja TV (DIGITAL IN OPTICAL)
(faqe 22)
F Foleja HDMI (OUT) (faqe 22) G Foletë HDMI (IN 1/IN 2) (faqe 23) H Terminali LAN (100) (faqe 25) I Foleja e marrësit me valë
(faqe 27)
J Foletë SPEAKERS (faqe 20)
D Butoni SECURE LINK (faqe 57)
Fillon funksionin Secure Link.
E Terminalet SPEAKER
ILLUMINATION (vetëm BDV-N9100WL/ BDV-N7100WL) (faqe 21)
F Foletë SPEAKERS
16
Telekomanda
BDV-N9100WL/ BDV-N7100WL
BDV-N9100W/ BDV-N8100W/ BDV-N7100W
1 2
3
4
5
6
7
8
Përshkrimi i butonave më poshtë është vetëm për përdorimin e sistemit. Shikoni „Kontrollimi i televizorit ose pajisjeve të tjera me telekomandën e dhënë“ (faqe 52) për butonat për përdorimin e pajisjes së lidhur.
•Butonat Numri 5, AUDIO, N dhe
• Butonat e printuar në të verdhë
PROG + kanë pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme si referencë kur përdorni telekomandën.
aktivizohen pasi shtypni butonin e modalitetit të përdorimit të TV ose STB.
A Z (hap/mbyll)
Hap ose mbyll kapakun e diskut.
SPEAKERS TV h AUDIO
Zgjedh nëse zëri i televizorit del nga altoparlantët e sistemit apo altoparlanti/altoparlantët e televizorit. Ky funksion funksionon vetëm kur vendosni [Control for HDMI] (Kontrolli për HDMI) në [On] (Ndezur) (faqe 65).
AV ?/1 (ndezur/në pritje) (faqe 52)
Ndez televizorin ose pajisjen tjetër, ose e vendos atë në modalitet pritjeje.
?/1 (ndezur/në pritje) (faqet 29, 46)
Ndez sistemin, ose e vendos atë në modalitet pritjeje.
B SPEAKER ILLUMINATION (faqe 52)
Fik ose ndez ndriçimin te altoparlantët.
Butonat e modalitetit të përdorimit (faqe 52)
Ndryshon pajisjen që do të përdoret me anë të telekomandës. STB: Ju mund të përdorni një dekoder kabllor, marrës dixhital satelitor, marrës dixhital video, etj.
TV: Mund të përdorni një televizor. BD: Mund të përdorni këtë sistem.
C Butonat e numrave (faqet 46, 52)
Vendos numrat e titujve/kapitujve, paravendos numrin e stacionit, etj.
ENTER
Fut artikullin e zgjedhur.
D Butonat me ngjyra
Butonat e shkurtoreve për përzgjedhjen e artikujve në disa meny BD (mund të përdoren gjithashtu për operacionet interaktive Java në BD).
E TOP MENU
Hap ose mbyll menynë kryesore të BD-së ose DVD-së.
17
POP UP/MENU
Hap ose mbyll menynë kërcyese të BD-ROM ose menynë e DVD-së.
OPTIONS (faqet 31, 42, 56)
Shfaq menytë e opsioneve në ekranin e televizorit ose në ekranin e panelit të sipërm. (Vendndodhja ndryshon në varësi të funksionit të përzgjedhur.)
RETURN
Kthehet në ekranin e mëparshëm.
B/V/v/b
Zhvendos theksimin te një artikull ishfaqur.
(fut)
Fut artikullin e zgjedhur.
F BLUETOOTH (faqet 35, 36)
Zgjedh funksionin „BT“. Kur treguesi blu LED fiket gjatë funksionit „BT“, shtypeni për të filluar çiftimin ose për t'u lidhur me pajisje të çiftuar Bluetooth.
HOME (faqet 30, 50, 58)
Vendos ose del nga menyja kryesore e sistemit.
SEN
Hyn në shërbimin e internetit të „Sony Entertainment Network™“.
FUNCTION (faqe 30)
Zgjedh burimin e riprodhimit. Duke vendosur [External Input Settings] (Cilësimet e hyrjes së jashtme) (faqe 66), ju mund të kapërceni hyrjet e papërdorura kur zgjidhni një funksion.
FOOTBALL (faqe 32)
Prodhon zë të optimizuar për të shikuar transmetimet e ndeshjeve të futbollit.
SOUND MODE (faqe 31)
Zgjedh modalitetin e tingullit.
AUDIO (faqe 44)
Zgjedh formatin/pjesën audio.
SUBTITLE
Zgjedh gjuhën e titrave kur titra shumëgjuhësh janë të regjistruar në një BD-ROM/DVD VIDEO.
DISPLAY (faqet 34, 39, 46, 55)
Shfaq informacionin e riprodhimit dhe shfletimit të internetit në ekranin e televizorit. Shfaq stacionin e paravendosur të radios, frekuencën, etj. në ekranin epanelit të sipërm.
MUSIC EQ (faqe 31)
Zgjedh balancuesin e programuar paraprakisht kur dëgjoni muzikë.
G Butonat e përdorimit të
riprodhimit
Shihni „Riprodhimi“ (faqe 32).
m/M (shpejt/ngadalë/ngrij kuadrin)
Përshpejtim prapa / përshpejtim para gjatë riprodhimit. Sa herë që shtypni këtë buton, shpejtësia e kërkimit ndryshon.
Aktivizon luajtjen me lëvizje të ngadalta kur shtypet për më shumë se një sekondë në modalitetin e pauzës.
Luan nga një kuadër njëkohësisht kur shtypet në modalitetin e pauzës.
Shënim
Gjatë riprodhimit në Blu-ray 3D Disc, nuk janë të disponueshme luajtja prapa me lëvizje të ngadalta dhe luajtja prapa me nga një kuadër.
./> (e mëparshme/tjetër)
Zgjedh kapitullin, pjesën ose skedarin e mëparshëm/tjetër.
N (luaj)
Nis ose rinis riprodhimin (rifillon luajtjen). Aktivizon luajtjen me një prekje (faqe 47) kur sistemi është i ndezur dhe vendosur në funksionin „BD/DVD“.
X (pauzë)
Vendos në pauzë rinis riprodhimin.
18

Fillimi

F
D
E
AGC B
DA G C B E
F
H (heshtja)
x (ndalo)
Ndalon riprodhimin dhe ruan në kujtesë pikën e ndalimit (pikën e rifillimit). Pika e rifillimit për një titull/këngë është pika e fundit që keni luajtur ose fotoja e fundit për një dosje fotosh. Ndalon demonstrimin e zërit të integruar.
Butonat e përdorimit të radios
Shihni „Sintonizuesi“ (faqe 45).
TUNING +/– PRESET +/–
Mbyll përkohësisht zërin.
2 (volumi) +/–
Rregullon volumin.
SLEEP (faqe 51)
Vendos kohëmatësin e fjetjes.
Fillimi

Hapi 1: Instalimi i altoparlantëve

Instalimi i altoparlantëve duke iu referuar figurës më poshtë.
A Altoparlanti i përparmë i majtë (L) B Altoparlanti i përparmë i djathtë (R) C Altoparlanti qendror D Altoparlanti rrethues i majtë (L) E Altoparlanti rrethues i djathtë (R) F Nën-vuferi G TV
Instalimi i altoparlantëve rrethues në pozicionin e pasmë (Vendosja e altoparlantëve: [Standard])
Instalimi i të gjithë altoparlantëve në pozicionin e përparmë (Vendosja e altoparlantëve: [All Front] (Të gjithë përpara))
19
Fillimi
Shënim
I purpurt (Nën-vuferi)
I bardhë (Altoparlanti ipërparmë imajtë(L))
I gjelbër (Altoparlanti qendror)
I kuq (Altoparlanti i përparmë i djathtë (R))
• Sigurohuni se po zgjidhni cilësimin e vendosjes së altoparlantëve (faqe 50) sipas pozicionimit të altoparlantëve.
• Kini kujdes kur vendosni altoparlantët dhe/ose mbajtëset e altoparlantëve të bashkuara me altoparlantët në një dysheme me trajtim të veçantë (të trajtuar me dyllë, vaj, me lustër, etj.), duke qenë se mund të rezultojë në njolla ose çngjyrosje.
• Mos u mbështetni ose varni mbi altoparlant, sepse ai mund të bjerë.
• Altoparlantët e këtij kompleti nuk janë të mbrojtur magnetikisht. Kjo mund të rezultojë në çrregullim të ngjyrave kur vendosen pranë një projektori ose televizori me tub katodik.
Këshillë
• Për të nxjerrë një zë më efektiv kur zgjidhet cilësimi [All Front] (Të gjithë përpara), rekomandojmë që t'i instaloni altoparlantët e përparmë dhe altoparlantët rrethues më afër njëri-tjetrit.
• Altoparlantët mund t'i montoni në mur. Për hollësi, drejtojuni „Udhëzuesit shoqërues të instalimit të altoparlantëve“.

Lidhja e altoparlantëve

Lidhni kordonët e altoparlantëve në mënyrë që të përputhen me ngjyrën e foleve SPEAKERS të njësisë kryesore dhe përforcuesit rrethues. Kur lidhni me njësinë kryesore dhe përforcuesin rrethues, futni bashkuesin derisa të dëgjohet një kërcitje.
Te njësia kryesore

Hapi 2: Lidhja e sistemit

Mos e lidhni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) të njësisë kryesore me një prizë muri (rrjeti), derisa të jenë kryer lidhjet e tjera. Për montimin e altoparlantëve, referojuni „Udhëzuesi i instalimit të altoparlantëve“ që keni marrë.
Shënim
Kur lidhni një pajisje të tjetra me kontroll volumi, ulni volumin e pajisjeve të tjera në një nivel ku zëri nuk ka distorsion.
20
Fillimi
Te amplifikuesi shumëkanalësh
Gri (Altoparlanti rrethues i djathtë (R))
Blu (Altoparlanti rrethues imajtë (L))
Altoparlanti i përparmë imajtë (L)
Altoparlanti i përparmë i djathtë (R)
Altoparlanti rrethues i djathtë (R)
Altoparlanti rrethues imajtë(L)
Për të lidhur terminalin SPEAKER ILLUMINATION (vetëm BDV-N9100WL/ BDV-N7100WL)
Lidhni bashkuesin e ndriçimit të altoparlantit (të lidhur me kordonin e altoparlantit) te njësia kryesore dhe përforcuesi rrethues në mënyrë që të mund të shijoni efektin e dritës në altoparlantët tuaj. Për të shijuar ndriçimin e altoparlantëve, duhet të montoni altoparlantët e llojit të gjatë. (Vetëm BDV-N9100WL)
Te njësia kryesore
Te amplifikuesi shumëkanalësh
21
Fillimi

Lidhja e televizorit

C
A B
Kablloja HDMI1) (nuk jepet)
or
2)
Kordoni dixhital optik
(nuk jepet)
OPTICAL
DIGITAL OUT
L
R
AUDI O
OUTPUT
Kablloja audio (nuk jepet)
Sipas foleve për fisha në televizor, zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme të lidhjes.
Lidhja e videos
A
1)
Kablloja HDMI e shpejtësisë së lartë
2)
Nëse foleja HDMI IN e televizorit tuaj është e përputhshme me funksionin ARC (Audio Return Channel), sinjali dixhital i au dios mund të dalë nga televizori përmes një lidhjeje me kabllo HDMI. Për të caktuar funksionin ARC, shihni [Audio Return Channel] (Kanali i kthimit të audios) (faqe 65).
Lidhjet e audios
Nëse nuk lidhni sistemin me folenë HDMI të televizorit që është e përputhshme me funksionin ARC, kryeni lidhjen përkatëse audio për të dëgjuar zërin e televizorit përmes altoparlantëve të sistemit.
B Cilësi e lartë
C
22
Cilësi standarde
Fillimi

Lidhja me pajisjet e tjera (dekoder, etj.)

Sistemi
Drejtimi i sinjalit
TV
: Sinjali audio
: Sinjali video
Pajisja (dekoder, video-regjistrator, PlayStation
®
ose marrës satelitor, etj.)
Dalja video*
A
B, C
C
A B
Lidhni sistemin, televizorin dhe pajisjet e tjera si më poshtë.
* Kjo lidhje është e panevojshme për lidhjen A (lidhjen HDMI).
Sipas llojit të folesë së pajisjes, zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme të lidhjes.
23
Fillimi
A Cilësi e lartë
Kablloja HDMI* (nuk jepet)
* Kablloja HDMI e shpejtësisë së lartë
OPTICAL
DIGITAL OUT
L
R
AUDI O
OUTPUT
HDMI OUT
Kordoni dixhital optik
(nuk jepet)
Kablloja audio (nuk jepet)
B
C
Cilësi
standarde
Kur kryeni lidhjen A
Kjo lidhje mund të transmetojë si sinjale video, ashtu edhe audio.
Shënim
• Sinjalet video nga foletë HDMI (IN 1/2) janë dalje te foletë HDMI (OUT) vetëm kur zgjidhet funksioni „HDMI1“ ose „HDMI2“.
• Për të nxjerrë një sinjal audio nga foletë HDMI (IN 1/2) te foleja HDMI (OUT), ju nevojitet të ndry shoni c ilësimi n e daljes au dio. Pë r detaje , shihn i [Audio Output] (Da lja audio) t e [Audio Set tings] (Cilësimet audio) (faqe 62).
• Ju mu nd t ë n dry sh oni hy rje n a udi o t ë nj ë p aji sj eje që lid he t me fo len ë H DMI (I N 1) te fol ej a e t el evi zo rit (DIGITAL IN OPTICAL). Për detaje, shikoni [HDMI1 Audio Input mode] (Modaliteti i hyrjes audio HDMI1) te [HDMI Settings] (Cilësimet HDMI) (faqe 65). (Vetëm modelet evropiane.)
Kur kryeni lidhjen B, C
Lidhni sistemin në mënyrë që sinjalet video nga sistemi dhe pajisjet e tjera t'i dërgohen televizorit, dhe sinjalet audio nga pajisja t'i dërgohet sistemit si më poshtë.
Shënim
• Nëse bëni ndonjë nga lidhjet më sipër, caktoni [Control for HDMI] (Kontrolli për HDMI) në [HDMI Settings] (Cilësimet HDMI) të [System Settings] (Cilësimet e sistemit) në [Off] (Fikur) (faqe 65).
• Ju mund të shijoni zërin e pajisjes duke përzgjedhur funksionin „AUDIO“ për lidhjen C.
24
Fillimi

Lidhja e antenës (ajrore)

Antena FM me tel (ajrore) (e dhënë)
ose
Ruteri me brez të gjerë
Kablloja e LAN-it (nuk jepet)
Pjesa e pasme e njësisë kryesore

Hapi 3: Përgatitja për lidhjen me rrjetin

Shënim
• Sigurohuni që të zgjatni plotësisht antenën FM me tel (ajrore).
• Pasi të lidhni antenën FM me tel (ajrore), mbajeni atë sa më horizontalisht që të jetë emundur.
Këshillë
Nëse marrja e sinjalit FM është e keqe, përdorni një kabllo koaksial 75-om (nuk jepet) për të lidhur njësinë kryesore me një antenë FM të jashtme (ajrore).
Këshillë
Për të lidhur sistemin me rrjetin tuaj, kryeni [Easy Network Settings] (Cilësimet e lehta të rrjetit). Për detaje shihni „Hapi 5: Kryerja e konfigurimit të thjeshtë“ (faqe 29).
Zgjidhni metodën në bazë të mjedisit tuaj LAN (Rrjeti i Zonës Lokale).
• Nëse përdorni LAN me valë Sistemi ka Wi-Fi të inkorporuar dhe mund ta lidhni sistemin me rrjetin duke kryer cilësimet e rrjetit.
• Nëse përdorni lidhje tjetër përveç LAN me valë Përdorni një kabllo LAN për t'u lidhur me terminalin LAN (100) në njësinë kryesore.
Këshillë
Rekomandohet një kabllo e veshur (kabllo LAN), e drejtpërdrejtë ose e kryqëzuar.
25
Fillimi
Përpara se të kryeni cilësimet errjetit
Kur ruteri juaj me valë LAN (pika e aksesit) është i përputhshëm me konfigurimin e mbrojtur Wi-Fi (WPS), mund të vendosni lehtësisht cilësimet e rrjetit me butonin WPS. Nëse jo, kontrolloni paraprakisht informacionin e mëposhtëm, dhe regjistrojeni në hapësirën e dhënë më poshtë.
• Emrin e rrjetit (SSID*) që identifikon rrjetin tuaj**.
• Nëse rrjeti juaj me valë është i mbrojtur, çelësin e sigurisë (çelësin WEP, çelësin WPA)**.
* SSID (Identifikuesi i setit të shërbimit) është
një emër që identifikon një rrjet të caktuar me valë.
** Ju nevojitet të kontrolloni cilësimet e ruterit
me valë LAN për të marrë informacion mbi SSID dhe çelësin e sigurisë. Për detaje shihni: – vizitoni faqen e mëposhtme të internetit:
Për klientët në Evropë dhe Rusi: http://support.sony-europe.com/
Për klientët në vende/rajone të tjera: http://www.sony-asia.com/section/support
– referojuni udhëzimeve të përdorimit
të dhëna me ruterin me valë LAN
– konsultohuni me prodhuesin e ruterit
me valë LAN
x Pa mbrojtje
Megjithëse cilësimet mund t'i bëni lehtë, çdokush mund t'i kapë komunikimet me valë ose të ndërhyjë në rrjetin tuaj me valë, edhe pa pajisje të sofistikuara. Kini parasysh se ekziston rreziku i aksesit të paautorizuar ose interceptimit të të dhënave.
x WEP
WEP aplikon siguri për komunikimet për të parandaluar persona të jashtëm të interceptojnë komunikimet ose të ndërhyjnë në rrjetin tuaj me valë. WEP është një teknologji sigurie që mundëson lidhjen e pajisjeve më të vjetra që nuk mbështesin TKIP/AES.
x WPA-PSK (TKIP), WPA2-PSK (TKIP)
TKIP është një teknologji sigurie e zhvilluar në përgjigje të mangësive të WEP. TKIP siguron një nivel më të lartë sigurie se WEP.
x WPA-PSK (AES), WPA2-PSK (AES)
AES është një teknologji sigurie që përdor një metodë të përparuar sigurie të ndryshme nga WEP dhe TKIP. AES siguron një nivel më të lartë sigurie se WEP ose TKIP.
Mbi sigurinë e LAN me valë
Duke qenë se komunikimi përmes funksionit të LAN-it me valë kryhet përmes valëve radio, sinjali me valë mund të interceptohet nga të tjerë. Për të mbrojtur komunikimin me valë, ky sistem mbështet një numër funksionesh sigurie. Sigurohuni që të konfiguroni saktë cilësimet e sigurisë paraprakisht në përputhje me mjedisin e rrjetit tuaj.
26
Fillimi
Hapi 4: Konfigurimi
Paneli i pasmë i njësisë kryesore
Marrësi me valë
Paneli i pasmë i amplifikuesit s humëkanalësh
Marrësi me valë
?/1
Treguesi LINK/STANDBY
i sistemit me valë
Njësia kryesore transmeton zë në amplifikuesin shumëkanalësh që është lidhur me altoparlantët shumëkanalësh. Për të aktivizuar transmetimin me valë, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1 Futni marrësin me valë në njësinë
kryesore.
2 Futni marrësin me valë në
amplifikuesin shumëkanalësh.
3 Lidhni kordonin elektrik (dalja
e korrentit) të njësisë kryesore.
Përpara se të lidhni kordonin elektrik, sigurohuni të jenë në rregull të gjitha lidhjet në „Hapi 2: Lidhja e sistemit“ (faqe 20).
4 Shtypni ?/1 për të ndezur sistemin.
5 Lidhni kordonin elektrik (dalja
e korrentit) të amplifikuesit shumëkanalësh.
Kur aktivizohet transmetimi me valë, treguesi LINK/STANDBY bëhet igjelbër. Nëse treguesi LINK/STANDBY nuk ndizet, shikoni „Zëri me valë“ (faqe 74).
27
Loading...
+ 63 hidden pages