Sony XR-85Z9K Users guide [al, mk]

5-037-611-11(1)
?
Television
Safety and Other Information
Siguria dhe informacione të tjera
SQ
MK
Rreth manualeve
SIGURESA
Ruajini manualet për referencë në të ardhmen.
Manual fizik
Udhëzuesi i konfigurimit (në pjesën e sipërme të produktit)/Udhëzuesi i referencës/ Siguria dhe informacione të tjera (ky manual).
Udhëzuesi i ndihmës (manual në ekran)
• Për ta hapur atë, shtypni (Zgjedhja e hyrjes) në telekomandë dhe zgjidhni [Help] (Ndihmë). Nëse [Help] (Ndihmë) nuk ekziston,
zgjidhni [Edit] (Modifiko) dhe shtoni [Help] (Ndihmë).
• Mund ta shihni Udhëzuesin e ndihmës me telefonin tuaj inteligjent (informacioni jepet në fund të këtij manuali).
Lexoni dhe kuptoni përmbajtjen e këtij manuali përpara se të përdorni këtë produkt.
Shënim
• Imazhet dhe ilustrimet e përdorura në manualet shoqëruese janë për referencë dhe mund të ndryshojnë nga produkti real.
• Menytë e cilësimeve janë objekt i ndryshimit pa njoftim paraprak për shkak të përditësimeve të softuerit. Për informacionet më të fundit, vizitoni faqen e mbështetjes në internet të "Sony".
E RËNDËSISHME- Lexoni marrëveshjen e licencës së softuerit për përdoruesin fundor përpara përdorimit të produktit tuaj "Sony". Përdorimi i produktit tregon
se keni pranuar marrëveshjen e licencës së softuerit për përdoruesin fundor. Marrëveshja e licencës së softuerit midis jush dhe "Sony" disponohet në faqen e internetit të "Sony" (https:// www.sony.net/tv-software-licenses/) ose në ekranin e produktit tuaj. Shtypni
(Cilësimet e shpejta) në telekomandë dhe zgjidhni [Settings] (Cilësimet) t [System] (Sistemi) t [About] (Rreth) t [Legal information] (Informacioni ligjor) t [Notices and licences] (Njoftimet dhe licencat).
Vendndodhja e etiketës së identifikimit
Etiketat për numrin e modelit, datën e prodhimit (viti/muaji)* dhe klasifikimin e furnizimit me energji gjenden në pjesën e pasme të produktit. Ato mund të gjenden duke hequr kapakun e terminalit*.
* Vetëm për rajone/shtete/modele të
kufizu ara.
Kujdesi për sigurinë në internet
Rekomandohet shumë që për qëllime sigurie ta lidhni televizorin tuaj me internet duke përdorur një rrugëzues/modem që përfshin funksionalitetin e rrugëzuesit. Lidhja e drejtpërdrejtë e televizorit tuaj me internetin mund ta ekspozojë atë ndaj një kërcënimi sigurie, siç është nxjerrja apo ndërhyrja tek informacionet e përmbajtjes apo tek informacionet tuaja personale.
SQ
2
Lidhja me internetin dhe privatësia e të dhënave
Ky produkt lidhet me internetin gjatë konfigurimit fillestar sapo lidhet një rrjet në mënyrë që të konfirm ojë lidhjen me internetin dhe më pas të konfigurojë ekranin k ryesor. Adresa jua j IP përdoret këtu dhe në të gjitha lidhjet e tjera me internetin. Nëse nuk dëshironi që adresa juaj IP të përdoret, mos konfiguroni funksionin e internetit me valë dhe mos kryeni lidhjen me një internet me kabllo. Shihni informacionet e privatësisë që paraqiten në ekranet e konfigurimit për më shumë detaje rreth lidhjeve me internetin.
PARALAJMËRIM
PËR TË NDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBANI QIRINJTË DHE ARTIKUJT E TJERË TË DJEGSHËM LARG KËTIJ PRODUKTI NË ÇDO KOHË.
NJOFTIM PËR KLIENTËT NË MBRETËRINË E BASHKUAR
Për sigurinë dhe lehtësinë në këtë pajisje është vendosur një spinë e izoluar që është në përputhje me BS1363. Nëse siguresa brenda spinës shoqëruese duhet të ndërrohet, duhet të përdoret një siguresë me të njëjtin klasifikim e miratuar nga ASTA ose BSI-ja për BS 1362 (d.m.th. duhet të shënohet me ose ).
Nëse spina që ofrohet me këtë pajisje ka një kapak sigurese që çmontohet, sigurohuni që të vendosni kapakun e siguresës pasi të keni ndërruar këtë të fundit. Mos e përdorni asnjëherë spinën pa kapakun e siguresës. Nëse e humbisni kapakun e siguresës, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit të "Sony".
Si të ndërroni siguresën
Hapni folenë e siguresës me një kaçavidë minus dhe ndërroni siguresën. Shihni ilustrimin që vjen me produktin.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Ky produkt është prodhuar nga "Sony Corporation" ose për llogari të saj.
Importuesi për BE-në dhe MB-në: Sony Europe B.V.
Kërkesat ndaj importuesit për BE-në ose në lidhje me pajtueshmërinë e produktit në Evropë duhet t'i dërgohen përfaqësuesit të autorizuar të prodhuesit, Sony Belgium, bijkantoor van Sony Europe B.V., Da Vincilaan 7-D1, 1930 Zaventem, Belgium.
Kërkesat ndaj importuesit për MB-në ose në lidhje me pajtueshmërinë e produktit në MB duhet t'i dërgohen përfaqësuesit të autorizuar të prodhuesit, Sony Europe B.V., The Heights, Brooklands, Weybridge, Surrey KT13 0XW, United Kingdom.
Vetëm për modelin e zbatueshëm të përshtatësit të rrymës së alternuar: Informacionet për konsumin e energjisë dhe informacione të tjera për furnizimin me energji, siç kërkohen nga Rregullorja e Komisionit (BE) 2019/178 2, janë të disponueshme në faqen e mëposhtme të internetit: https://compliance.sony.eu dhe http://compliance.sony.co.uk për Mbretërinë e Bashkuar
SQ
Informacionet e sigurisë
30 cm
10 cm
2 cm
*2
10 cm
10 cm
Lini të paktën kaq hapësirë rreth televizorit.
30 cm
10 cm
10 cm
6 cm
Lini të paktën kaq hapësi rë rreth televizorit.
Qarkullimi i ajrit është i bllokuar.
Mur Mur
Qarkullimi i ajrit
Mos e bllokoni zonën e qarkullimit të ajrit.
PAR ALA JM ËRI M
Kujdes
Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet me një lloj të gabuar. Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë të tepërt, si p.sh. ndaj dritës së diellit, zjarrit ose burimeve të ngjashme të nxehtësisë apo ndaj trysnive jashtëzakonisht të ulëta, që mund të shkaktojnë shpërthim apo rrjedhje të lëngjeve apo gazeve të djegshme.
Rrezik për qëndrueshmërinë
Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda personale ose vdekje.
PAR ALA JM ËRI M
Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda personale ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht lëndimet e fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si:
• Përdorni GJITHMONË kabinete, mbajtëse ose metodat e montimit të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
• Përdorni GJITHMONË mobilie që mund ta mbështetin televizorin në mënyrë të sigurt.
• Sigurohuni GJITHMONË që televizori nuk del përtej skajit të mobilies mbështetëse.
• Edukoni GJITHMONË fëmijët për rreziqet që vijnë nga ngjitja mbi mobilie për të arritur televizorin apo butonat e tij të kontrollit.
• Vendosini GJITHMONË kordonët dhe kabllot e lidhura me televizorin në mënyrë që të mos pengoheni dhe që ato të mos tërhiqen apo kapen.
• Mbajini GJITHMONË aksesorët e vegjël larg fëmijëve, në mënyrë që ata të mos i gëlltitin ato gabimisht.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin në një vendndodhje të paqëndrueshme.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin mbi një mobilie të lartë (për shembull, mbi kabinete të larta apo rafte librash) pa siguruar mirë mobilien dhe televizorin në një mbështetje të qëndrueshme.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin mbi një copë apo mbi ndonjë material tjetër që mund të ndodhet midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
• Mos vendosni ASNJËHERË sende që mund të tundojnë fëmijët që të ngjiten, si p.sh. lodra ose telekomanda mbi televizor ose mbi mobilien ku është vendosur televizori.
Nëse do të ruani dhe do të zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të keni parasysh që duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
Instalimi/Konfigurimi*
Instalojeni dhe përdoreni televizorin në përputhje me udhëzimet e mëposhtme për të shmangur rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve dhe/ose lëndimeve.
Aparatura e lidhur me tokëzimin mbrojtës të instalimeve të ndërtesës nëpërmjet lidhjes me rrjetin elektrik ose nëpërmjet ndonjë aparature tjetër me një lidhje me tokëzimin mbrojtës dhe me një sistem shpërndarës televiziv nëpërmjet një kablloje koaksiale, në disa rrethana mund të krijojë rrezik zjarri. Prandaj, lidhja me një sistem shpërndarës duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje që ofron izolim elektrik nën një diapazon të caktuar frekuence (izolator galvanik, shihni EN 60728-11).
Instalimi
• Televizori duhet të instalohet në afërsi të një prize elektrike lehtësisht të arritshme.
• Vendoseni televizorin në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të niveluar për të parandaluar rënien e tij dhe lëndimin personal apo dëmtimin e pronës.
• Instalojeni televizorin në një vend ku nuk mund të tërhiqet, të shtyhet ose të bjerë.
• Instalojeni televizorin në mënyrë që mbështetëset të mos dalin jashtë mbajtëses së televizorit (nuk ofrohet). Nëse mbështetëset dalin jashtë mbajtëses së televizorit, televizori mund të përmbyset e të bjerë dhe të shkaktojë lëndime personale ose të dëmtohet. Shihni Udhëzuesin e konfigurimit për kujdesin gjatë instalimit në mbajtëse.
Ajrimi
• Mos i mbuloni asnjëherë vrimat e ajrimit apo mos futni asgjë në kabinet.
• Lini hapësirë midis televizorit, siç tregohet më poshtë.
• Rekomandohet shumë që të përdorni mbështetësen me montim në mur të "Sony" për të mundësuar qarkullimin e duhur të ajrit.
I instaluar në mur
I instaluar me mbajtëse
*2 1 cm vetëm për SU-WL8xx. Shihni
Udhëzuesin e referencës për të mësuar nëse televizori juaj është i përputhshëm me këtë mbajtëse me montim në mur.
• Për të siguruar ajrimin e duhur dhe për të parandaluar grumbullimin e papastërtive ose pluhurit: Mos e vendosni televizorin në pozicion
të shtrirë. Mos e instaloni atë me kokë poshtë, mbrapsht apo në anë.
Mos e vendosni televizorin në një raft,
rrugicë, shtrat apo në një dollap.
Mos e mbuloni televizorin me një
copë, si p.sh. me perde apo me objekte, si p.sh. gazeta etj.
Mos e instaloni televizorin siç shfaqet
më poshtë.
* Gjendja e ajrimit është në varësi të modelit
tuaj të televizorit. Nëse këto informacione për ajrimin janë përshkruar në Udhëzuesin e referencës dhe në Informacionet e sigurisë, shikoni Udhëzuesin e referencës.
Kordoni elektrik
Përdoreni kordonin elektrik dhe prizën si më poshtë për të shmangur rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike apo dëmtimet dhe/ose lëndimet:
• Përdorni vetëm kordonët elektrik të ofruar nga "Sony", jo nga furnizues të tjerë.
• Futeni spinën plotësisht në prizën elektrike.
• Përdoreni televizorin vetëm në një furnizim me rrymë të alte rnuar 220 V – 240 V.
• Kur lidhni kabllot, sigurohuni që të hiqni nga priza kordonin elektrik për sigurinë tuaj dhe kini kujdes të m os ngatërroni këmbët me kabllot.
• Shkëputni kordonin elektrik nga priza elektrike përpara se të punoni me televizorin apo ta zhvendos ni atë.
• Mbajeni kordonin elektrik larg burimeve të nxehtësisë.
• Hiqni kordonin elektrik nga priza dhe pastrojeni atë rregullisht. Nëse spina është e mbuluar me pluhur dhe ai mbledh lagështi, izolimi i saj mund të përkeqësohet, çka mund të shkaktojë zjarr.
Shënim
• Mos e përdorni kordonin elektrik shoqërues me ndonjë pajisje tjetër.
• Mos e shtrëngoni, përthyeni apo përdridhni shumë kordonin elektrik. Përçuesit kryesorë mund të ekspozohen ose të prishen.
• Mos e modifikoni kordonin elektrik.
• Mos vendosni asgjë të rëndë mbi kordonin elektrik.
• Mos e tërhiqni kordonin elektrik kur e shkëputni atë nga rrjeti elektrik.
• Mos lidhni shumë pajisje me të njëjtën prizë elektrike.
• Mos përdorni priza elektrike tepër të gjëra ose tepër të ngushta.
SQ
3
SHËNIME PËR PËRSHTATËSIN E RRJETIT ELEKTRIK (vetëm modelet që shoqërohen me përshtatësin e rrjetit elektrik)
Paralajmërim
Për të ulur rrezikun e zjarrit ose të goditjes elektrike, mos e ekspozoni këtë aparaturë ndaj shiut apo lagështirës. Për të parandaluar rreziqet për zjarr apo goditje elektrike, mos vendosni objekte të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo, mbi aparaturë. Mos e instaloni këtë pajisje në një hapësirë të ngushtë, si p.sh. në një raft librash apo në një njësi të ngjashme.
• Sigurohuni që priza elektrike të jetë instaluar në afërsi të pajisjes dhe që të jetë lehtësisht e arritshme.
• Sigurohuni që të përdorni përshtatësin e rrjetit eklektik dhe kordonin elektrik shoqërues.
• Mos përdorni asnjë përshtatës tjetër rrjeti elektrik. Mund të shkaktohet defekt.
• Lidhni përshtatësin e rrjetit elektrik me një prizë elektrike lehtësisht të arritshme.
• Mos e mblidhni kordonin elektrik rreth përshtatësit të rrjetit elektrik. Teli kryesor mund të pritet dhe/ose mund të shkaktojë keq funksionim të marrës it të medias.
• Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
• Nëse vini re diçka jonormale në kordonin elektrik, shkëputeni atë nga priza elektrike menjëherë.
• Televizori nuk është i shkëputur nga rrjeti elektrik për sa kohë që ai është i lidhur me një prizë elektrike, edhe pse vetë televizori është i fikur.
• Duke qenë se përshtatësi i rrjetit elektrik ngrohet kur përdoret për një kohë të gjatë, ju mund të ndjeni nxehtësi kur e prekni atë me dorë.
Përdorimi i ndaluar
Mos e instaloni/përdorni televizorin në vendndodhje, mjedise ose situata, si ato të listuara më poshtë, përndryshe televizori mund të keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, dëmtim dhe/ose lëndime.
Vendndodhjet:
• Në ambiente të jashtme (në dritën e drejtpërdrejtë të diellit), në bregdet, në një varkë ose anije tjetër, brenda një automjeti, në institucione shëndetësore, në vende të paqëndrueshme, pranë ujit, në shi, lagështi ose tym.
Mjediset:
• Vendet që janë të nxehta, me lagështi ose me shumë pluhur; ku mund të hyjnë insekte; ku televizori mund të jetë i ekspozuar ndaj dridhjeve mekanike, në afërsi të një burimi të drejtpërdrejt zjarri, si p.sh. një qiri i ndezur, që është i vendosur në një televizor. Televizori nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve dhe sendet e mbushura me lëngje, si p.sh. vazo, nuk duhet të vendosen në televizor.
Situatat:
• Kur e përdorni televizorin me duar të lagura, kur kabineti është hequr ose kur pjesët bashkuese nuk janë ato të rekomanduarat nga prodhuesi. Shkëputni televizorin nga priza elektrike dhe antena ajrore gjatë stuhive me vetëtima.
• Kur instaloni televizorin në mënyrë që ai del në një hapësirë të hapur. Mund të shkaktohet lëndim apo dëmtim nga një person apo objekt që përplaset me televizorin.
• Kur e vendosni televizorin në një hapësirë me lagështi apo pluhur ose në një dhomë me tym apo avull me vaj (në afërsi të tavolinave të gatimit apo pajisjeve për lagështinë). Mund të shkaktohet zjarr, goditje elektrike apo përkulje.
• Kur instaloni televizorin në vende me temperatura tepër të larta, si p.sh. në dritën e drejtpërdrejtë të diellit, në afërsi të një radiatori apo një ventilatori për ngrohje. Në kushte të tilla televizori mund të mbinxehet dhe të shkaktojë deformim të kasës dhe/ose keqfunksionim të tij.
• Nëse televizori është vendosur në një dhomë ndërrimi të një tualeti publik apo llixhe, televizori mund të dëmtohet nga sulfuri që ndodhet në ajër, etj.
• Për cilësi më të mirë të figurës, mos e ekspozoni televizorin ndaj shkëlqimit të drejtpërdrejtë ose ndaj rrezeve të diellit.
• Shmangi zhvendosjen e televizorit nga një zonë e ftohtë në një zonë të ngrohtë. Ndryshimet e papritura në temperaturën e ambientit mund të shkaktojnë kondensim të lagështisë. Kjo mund të bëjë që televizori të shfaqë cilësi të dobët të figurës dhe/ose ngjyrës. Nëse kjo ndodh, lëreni lagështinë të avullojë plotësisht përpara se të ndizni televizorin.
Copat e thyera:
• Mos hidhni asgjë drejt televizorit. Xhami i ekranit mund të thyhet nga goditja dhe të shkaktojë lëndime të rënda.
• Nëse sipërfaqja e televizorit plasaritet, mos e prekni atë derisa ta keni hequr kordonin elektrik nga priza. Në të kundërt kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike.
Kur nuk është në përdorim
• Nëse nuk do ta përdorni televizorin për disa ditë, televizori duhet të shkëputet nga rrjeti eklektik për arsye mjedisore dhe sigurie.
• Duke qenë se televizori nuk është i shkëputur nga rrjeti elektrik kur televizori është thjesht i fikur, hiqni spinën nga priza për ta shkëputur televizorin plotësisht.
• Disa televizorë mund të kenë veçori që kërkojnë që televizori të lihet në gjendje gatishmërie/gatishmëri në rrjet që të funksionojë siç duhet.
Nëse problemi i mëposhtëm ndodh...
Fikni televizorin dhe hiqni nga priza kordonin elektrik menjëherë nëse ndodh ndonjë prej problemeve të mëposhtme. Kërkojini shitësit ose qendrës së shërbimit të "Sony" ta kontrollojnë atë nga një personel shërbimi i kualifikuar.
Kur:
• Kordoni elektrik është dëmtuar.
• Priza elektrike është tepër e gjerë ose tepër e ngushtë.
• Televizori është dëmtuar nga rrëzimi, goditja apo nga diçka që është hedhur drejt tij.
• Nëse nga të hapurat në kabinet bien lëngje apo sende të ngurta.
Rreth temperaturës së televizorit
Kur televizori përdoret për një periudhë të gjatë kohe, pjesët rrethuese të panelit ngrohen. Ju mund të ndjeni nxehtësi kur e prekni atë me dorë.
Mos e vendosni këtë produkt në afërsi të pajisjeve mjekësore
Ky produkt (duke përfshirë aksesorët) përmban magnete, të cilat mund të interferojnë me stimuluesit kardiakë, valvulat devijuese të programueshme për trajtimin e hidrocefalusit apo me pajisje të tjera mjekësore. Mos e vendosni këtë produkt në afërsi të personave që përdorin pajisje të tilla mjekësore. Nëse përdorni pajisje të tilla mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij produkti.
Mbajeni larg fëmijëve ose individëve nën mbikëqyrje
Ky produkt (duke përfshirë aksesorët) ka magnet(e). Gëlltitja e magneteve mund të shkaktojë lëndime të rënda, si p.sh. rrezik mbytjeje ose lëndime të zorrëve. Nëse magnetet (ose një magnet) gëlltiten, konsultohuni menjëherë me një mjek.
Ndikimi magnetik
Ky produkt (duke përfshirë aksesorët, si p.sh. kapakët) përdor magnete. Mos vendosni sende që janë të ndjeshme ndaj magnetit (kartat e debitit dhe të kreditit me kode magnetike etj.) në afërsi të këtij produkti.
SQ
4
SQ
Masat paraprake
maksimumi 7 mm
maksimumi 1,5 mm
Shikimi i televizorit
• Shikojeni televizorin me dritë të moderuar, pasi shikimi i tij me dritë të dobët ose për një periudhë të gjatë kohë është i lodhshëm për sytë tuaj.
• Kur përdorni kufje, rregulloni volumin për të shmangur nivelet tepër të larta, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.
Ekrani (vetëm për televizorët me LCD):
• Edhe pse ekrani është krijuar me teknologji me saktësi jashtëzakonisht të lartë dhe mbi 99,99% e pikselëve janë efikase, në ekran mund të shfaqen vazhdimisht pika të zeza ose pika të ndritshme në ngjyra (të kuqe, blu ose të gjelbra). Kjo është veçori strukturore e ekranit dhe nuk është një keqfunksionim.
• Mos e shtyni ose gërvishtni filtrin e përparmë apo mos vendosni objekte sipër televizorit. Imazhi mund të jetë jo i njëtrajtshëm ose ekrani mund të dëmtohet.
• Nëse ky televizor përdoret në një vend të ftohtë, në figurë mund të shfaqet një njollë ose figura mund të errësohet. Kjo nuk tregon një defekt. Këto fenomene zhduken ndërsa temperatura rritet.
• Mund të krijohen mbetje imazhi nëse shfaqen vazhdimisht figura statike. Ato mund të zhduken pas disa minutash.
• Ekrani dhe kabineti ngrohen kur televizori është në përdorim. Ky nuk është keqfunksionim.
• Ky ekran përmban një sasi të vogël kristali të lëngët. Ndiqni udhëzimet dhe rregulloret tuaja vendore për hedhjen.
Ekran OLED (vetëm për televizorët me LCD):
• Edhe pse ekrani OLED është krijuar me teknologji me saktësi jashtëzakonisht të lartë dhe mbi 99,99% e pikselëve janë efikase, në ekranin OLED mund të shfaqen vazhdimisht pika të zeza ose pika të ndritshme në ngjyra (të bardha, të kuqe, blu ose të gjelbra). Kjo është veçori strukturore e ekranit OLED dhe nuk është një keqfunksionim.
• Mos e shtyni ose gërvishti filtrin e përparmë apo mos vendosni objekte sipër televizorit. Imazhi mund të jetë jo i njëtrajtshëm ose ekrani OLED mund të dëmtohet.
• Ekrani dhe kabineti ngrohen kur televizori është në përdorim. Ky nuk është keqfunksionim.
• Kur të hidhni televizorin tuaj, sigurohuni që ndiqni ligjet dhe rregulloret tuaja vendore.
Mbajtja dhe pastrimi i sipërfaqes së ekranit/ kabinetit të televizorit
Masat paraprake:
• Për të hequr pluhurin nga sipërfaqja e ekranit/kabineti, fshijeni atë lehtë me një leckë të butë. Nëse pluhuri është i vazhdueshëm, fshijeni atë me një leckë të njomur pak me një solucion detergjent të butë të holluar.
• Mos spërkatni asnjëherë ujë apo detergjent drejtpërdrejt në televizor. Ai mund të pikojë në fund të ekranit ose në pjesët e jashtme dhe mund të futet në televizor dhe të shkaktojë dëmtimin e tij.
Pajisjet opsionale
• Mbajini komponentët opsional ose çdo pajisje tjetër që emeton rrezatim magnetik larg nga televizori. Përndryshe mund të ndodhë shtrembërimi i figurës dhe/ose zhurmë.
• Kjo pajisje është testuar dhe ka rezultuar në përputhje me kufijtë e përcaktuar standardet EMC, duke përdorur një kabllo lidhjeje për sinjal më të shkurtër se 3metra.
• Kjo pajisje është testuar dhe ka rezultuar në përputhje me kufijtë e përcaktuar në standardet EMC, duke përdorur një kabllo RF më të shkurtër se 30 metra për terminal tokësor/satelitor/CATV.
Rekomandimi i fishës tip F*
Projeksioni i telit të brendshëm nga pjesa e lidhjes duhet të jetë më pak se 1,5 mm.
(Vizatim referencë i fishës tip F) * Vetëm për rajone/shtete/modele të
kufizuara.
Funksioni me valë i njësisë
• Mos e përdorni këtë njësi në afërsi të pajisjeve mjekësore (stimuluesi kardiak etj.) pasi kjo mund të shkaktojë keqfunksionim të pajisjes mjekësore.
• Megjithëse kjo njësi transmeton/merr sinjale të enkriptuara, tregohuni të kujdesshëm për ndërhyrjet e paautorizuara. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për problemet që vijnë si pasojë e kësaj.
• Kjo pajisje duhet të instalohet dhe të përdoret duke mbajtur një distancë ndarjeje prej 20 cm ose më shumë midis antenës së kësaj pajisjeje dhe trupit të personit.
Kujdesi për mbajtjen e telekomandës
Mos përdorni lloje të ndryshme baterish së bashku ose mos përzieni bateritë e vjetra dhe bateritë e reja.
• Hidhini bateritë në një mënyrë që është miqësore për mjedisin. Rajone të caktuara mund të kenë rregullore për hedhjen e baterive. Konsultohuni me autoritetin tuaj vendor.
Telekomanda e këtij produkti përmban xham të argjendtë fosfati*, një produkt biocidik me substanca aktive që kontrollon rritjen e mikroorganizmave në sipërfaqen e produktit. Ky aditiv është listuar në nenin 95 të Rregullores për produktet biocidike (BPR). Telekomanda e këtij produkti nuk përmban nanomateriale. Kjo teknologji nuk është zëvendësues për një higjienë të mirë dhe/ose për praktikat e pastrimit. Mos spërkatni dezinfektues drejtpërdrejt në telekoman dë.
* Vetëm për rajone/shtete/modele të
kufizuara.
CAM (Moduli i aksesit të kushtëzuar)
• Mos e hiqni kartën e rreme apo kapakun (disponueshmëria është në varësi të modelit të televizorit) nga foleja CAM (Moduli i aksesit të kushtëzuar) në televizor, përveçse kur vendosni një kartë inteligjente në CAM.
Hedhja e televizorit
Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (vlen në Bashkimin Evropian dhe në shtete të tjera evropiane me sistem të diferencuar
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet si mbetje shtëpiake. Përkundrazi, duhet dorëzuar pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që produkti të hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, që mund të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
grumbullimi)
SQ
5
Loading...
+ 9 hidden pages