Për të reduktuar rrezikun
e zjarrit ose goditjeve elektrike, kjo
aparaturë nuk duhet të ekspozohet
ndaj shiut ose lagështirës.
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos
e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes
me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve
me flakë të pambrojtura (për shembull
qirinj të ndezur).
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të
goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk duhet
të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve
dhe mbi pajisje nuk duhen vendosur objekte
të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo.
Mos e instaloni pajisjen në hapësira
të kufizuara si p.sh. në rafte librash apo
në mobilie inkaso.
Duke qenë se spina kryesore përdoret
për të shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik,
futeni njësinë në priza elektrike që mund
të arrihen lehtë. Nëse vini re një anomali
në njësi, shkëputni menjëherë prizën kryesore
nga priza e rrymës së drejtpërdrejtë.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri
të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar si p.sh.
drita e diellit dhe zjarri.
Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa
kohë që është futur në prizë, edhe nëse vetë
njësia është e fikur.
Presioni i tepruar i zërit nga kufjet mund
të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Ky simbol njofton
përdoruesin për sipërfaqe
të nxehta, e cila mund të jetë
e tillë nëse preket gjatë punës
normale.
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve të përcaktuara në
Direktivën EMC për përdorimin e një kablloje
lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Për klientët në Evropë
Hedhja e baterive
të përdorura dhe
pajisjeve elektrike
dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
evropiane me sistem
grumbullimi të
diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketim
tregon se produkti dhe bateria nuk duhet
të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në
disa bateri, ky simbol mund të përdoret
i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet
kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb)
shtohen nëse bateria përmban më shumë se
0,0005% zhivë ose 0,004% plumb. Duke u
siguruar që këto produkte dhe bateri të hidhen
siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e
pasojave të mundshme negative për mjedisin
dhe shëndetin që në rast të kundërt do të
shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm
i mbetjeve. Riciklimi i materialeve do të
ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash
kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një
bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të
zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar
shërbimi. Për të siguruar trajtimin e duhur të
baterisë dhe pajisjes elektrike dhe elektronike,
dorëzojini këto produkte në fund të periudhës
së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse
të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Për të gjitha
bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet
mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti.
Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse
të grumbullimit për riciklimin e baterive
të përdorura. Për më shumë informacion
të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti
ose baterie, ju lutemi kontaktoni me
bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit
të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin
ku keni blerë produktin ose baterinë.
AL
2
Njoftim për klientët: Informacioni
i mëposhtëm aplikohet vetëm
për pajisjet e shitura në vendet
ku aplikohen Direktivat e BE-së.
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari
të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku
Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje
me pajtueshmërinë e produktit sipas
legjislacionit të Bashkimit Evropian do
t'i adresohen përfaqësuesit të autorizuar,
Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger
Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani.
Për çdo çështje shërbimi ose garancie,
drejtojuni adresave që jepen në dokumentet
e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Përmes kësaj, Sony Corp., deklaron se
kjo pajisje është në përputhje me kërkesat
themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse
të Direktivës 1999/5/EC.
Për detaje, vizitoni adresën e mëposhtme:
http://www.compliance.sony.de/
Rreth të drejtave të autorit
Ky marrës përmban Dolby* Digital dhe
Pro Logic Surround dhe DTS** Digital
Surround System.
* Prodhuar me licencë nga Dolby
Laboratories. Dolby, Pro Logic,
Surround EX dhe simboli me dy “D”
janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
Ky marrës përmban teknologji
High-Definition Multimedia Interface
(HDMI™) (Ndërfaqe multimediale me
definicion të lartë).
Termat HDMI dhe HDMI High-Definition
Multimedia Interface, si dhe logoja HDMI
janë marka tregtare ose marka tregtare të
regjistruara të HDMI Licensing LLC në
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
AirPlay, iPad, iPhone, iPod, iPod classic,
iPod nano dhe iPod touch janë marka të
Apple Inc., të regjistruara në Shtetet
e Bashkuara dhe vende të tjera.
App Store është markë shërbimi e Apple Inc.
Të gjitha markat e tjera tregtare dhe të
regjistruara tregtare janë të pronarëve
përkatës. Në manual nuk përcaktohen
markat ™ dhe ®.
“Made for iPod”, “Made for iPhone” dhe
“Made for iPad” nënkuptojnë se një aksesor
elektronik është projektuar për t'u lidhur në
mënyrë specifike përkatësisht me një iPod,
iPhone ose iPad dhe është certifikuar nga
zhvilluesi i tij se përputhet me standardet
e performancës së Apple.
Apple nuk është përgjegjëse për funksionimin
e kësaj pajisjeje ose pajtueshmërinë e saj
me standardet rregullatore dhe të sigurisë.
Ju lutemi vini re se përdorimi i këtij aksesori
me iPod, iPhone ose iPad mund të ndikojë
në performancën e lidhjes me valë.
DLNA™, logoja DLNA dhe DLNA
CERTIFIED™ janë marka tregtare,
marka shërbimi ose marka certifikimi
të Digital Living Network Alliance.
Logoja “Sony Entertainment Network”
dhe “Sony Entertainment Network” janë
marka tregtare të Sony Corporation.
Windows dhe logoja e Windows janë marka
tregtare ose marka tregtare të regjistruara të
Microsoft Corporation në Shtetet e Bashkuara
dhe/ose vende të tjera.
AL
3
Ky produkt mbrohet nga teknologji të caktuara
që janë subjekt i disa të drejtave të pronësisë
intelektuale të Microsoft Corporation.
Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e kësaj
teknologjie jashtë këtij produkti pa licencë nga
Microsoft apo një filial i autorizuar i Microsoft.
Patentat dhe teknologjia koduese audio
MPEG Layer-3 janë të licencuara nga
Fraunhofer IIS dhe Thomson.
“x.v.Color (x.v.Colour)” dhe logoja
“x.v.Color (x.v.Colour)” janë marka
tregtare të Sony Corporation.
“BRAVIA” është markë tregtare
e Sony Corporation.
“PlayStation” është markë e regjistruar
tregtare e Sony Computer Entertainment Inc.
“WALKMAN” dhe simboli “WALKMAN”
janë marka të regjistruara tregtare të
Sony Corporation.
MICROVAULT është markë tregtare
e Sony Corporation.
VAIO dhe VAIO Media janë marka të
regjistruara tregtare të Sony Corporation.
Simboli Wi-Fi CERTIFIED është shenjë
certifikimi e Wi-Fi Alliance.
MHL, Mobile High-Definition Link dhe
simboli MHL janë marka tregtare ose marka të
regjistruara tregtare të MHL Licensing, LLC.
Marka e fjalës Bluetooth® dhe logot janë
marka tregtare të regjistruara të zotëruara
nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim
i këtyre markave nga Sony Corporation
është me licencë.
Të gjitha markat e tjera tregtare dhe emrat
tregtarë janë të zotëruesve të tyre përkatës.
Marka N është markë tregtare ose markë
e regjistruar tregtare e NFC Forum, Inc.
në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.
Android™ është markë tregtare e Google Inc.
Google Play™ është markë tregtare
eGoogleInc.
“Spotify” dhe logot “Spotify” janë marka
tregtare të Spotify Group.
Për informacionin mbi licencën e softuerit,
vizitoni Udhëzuesin e ndihmës.
Masat paraprake
Mbi sigurinë
Nëse brenda në mobilie bie diçka e fortë ose
lëng, marrësi duhet të hiqet nga priza dhe
duhet të kontrollohet nga një personel
i kualifikuar përpara se të vihet sërish
në punë.
Mbi burimet e rrymës
• Përpara se të përdorni marrësin,
kontrolloni që tensioni i përdorimit
të jetë identik me furnizimin vendas
me energji.
Tensioni i përdorimit tregohet në
pllakëzën metalike në pjesën e pasme
të marrësit.
• Njësia nuk shkëputet nga burimi i rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) për sa
kohë që është e lidhur me prizën e murit,
edhe nëse njësia vetë është e fikur.
• Nëse nuk do ta përdorni marrësin për një
kohë të gjatë, sigurohuni që ta shkëputni
marrësin nga priza e murit. Për të
shkëputur kordonin elektrik (nga rrjeti
elektrik) kapeni te spina; mos tërhiqni
asnjëherë kordonin.
• Kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik) duhet të zëvendësohet vetëm
nga një dyqan servisi i kualifikuar.
AL
4
Mbi akumulimin e nxehtësisë
Megjithëse marrësi nxehet gjatë punës, ky
nuk është keqfunksionim. Nëse e përdorni
këtë marrës vazhdimisht me volum të lartë,
temperatura e kabinetit të pj esës së sipërme,
anësore dhe të poshtme, rritet në mënyrë të
konsiderueshme. Për të shmangur djegien,
mos e prekni kabinetin.
Mbi vendosjen
• Vendoseni marrësin në një vend me
ajrosje të mjaftueshme për të parand aluar
akumulimin e nxehtësisë dhe për të
shtuar jetëgjatësinë e marrësit.
• Mos e vendosni marrësin pranë burimeve
të nxehtësisë siç janë radiatorët,
tubacionet e ajrit, ose në një vend ku
bie drita e drejtpërdrejtë e diellit, ku ka
pluhur të tepërt, ose tronditje mekanike.
• Mos vendosni asgjë mbi pjesën
e sipërme të kabinetit që mund të
bllokojë vrimat e ajrimit dhe të
shkaktojë keqfunksionime.
• Mos e vendosni marrësin pranë pajisjeve
të tilla si televizorë, VCR os e magnetofona.
(Nëse marrësi përdoret në kombinim
me një televizor, VCR, ose magnetofon,
dhe vendoset shumë pranë asaj pajisjeje,
mund të krijohen zhurma dhe mund
të prishet cilësia e figurës. Kjo mund të
ndodh sidomos kur përdorni një antenë
të brendshme (ajrore). Për këtë arsye,
rekomandojmë që të përdorni një antenë
të jashtme (ajrore).)
• Kini kujdes kur vendosni marrësin
mbi dysheme me trajtim të veçantë
(të trajtuara me dyllë, vaj, me lustër, etj.),
duke qenë se mund të rezultojë në njolla
ose çngjyrosje.
Mbi përdorimin
Përpara se të lidhni pajisje të tjera, sigu rohuni
që të fikni dhe hiqni nga priza marrësin.
Mbi pastrimin
Pastroni mobilien, panelin dhe kontrollet
me një pëlhurë të butë të njomur paksa me
një solucion larës të butë. Mos përdorni
asnjë lloj pastruesi abraziv, tela fërkimi ose
tretës si alkooli ose benzina.
Mbi komunikimin Bluetooth
•Pajisjet Bluetooth duhet të përdoren
brenda afërsisht 10 metra (distancë pa
pengesa) nga njëra-tjetra. Rrezja efikase
e komunikimit mund të shkurtohet në
kushtet e mëposhtme.
– Kur mes pajisjeve me lidhje Bluetooth
ndodhet një person, objekt metalik,
mur apo pengesë tjetër
– Vendndodhjet ku është instaluar një
LAN me valë
– Rreth furrave me mikrovalë që janë
në përdorim
– Vendndodhjet ku ka valë të tjera
elektromagnetike
•Pajisjet Bluetooth dhe LAN me valë
(IEEE 802.11b/g) përdorin të njëjtin brez
frekuence (2,4 GHz). Kur përdorni
pajisjen tuaj Bluetooth pranë një pajisjeje
me kapacitet LAN me valë, mund të
ndodhin interferenca elektromagnetike.
Kjo mund të sjellë shpejtësi më të ulëta
të transferimit të të dhënave, zhurmë apo
pamundësi për t'u lidhur. Nëse ndodh
kjo, provoni zgjidhjet e mëposhtme:
– Përdoreni këtë marrës të paktën
10 metra larg pajisjes LAN me valë.
– Fikni rrymën e pajisjes LAN me valë
kur përdorni pajisjen tuaj Bluetooth
brenda 10 metrave.
– Instalojeni këtë marrës dhe pajisjen
Bluetooth sa më afër të jetë e mundur
njëra-tjetrës.
• Valët radio të transmetuara nga
ky marrës mund të interferojnë me
funksionimin e pajisjeve mjekësore.
Duke qenë se kjo interferencë mund
të sjellë keqfunksionim, fikni gjithmonë
rrymën e këtij marrësi dhe pajisjes
Bluetooth në vendet e mëposhtme:
AL
5
– Në spitale, trena, aeroplanë, pika
karburanti dhe vende ku mund
të ketë gaze të djegshme
– Pranë dyerve automatike ose alarmeve
të zjarrit
• Ky marrës mbështet funksionet e sigurisë
që përputhen me specifikimin Bluetooth
për të siguruar lidhje të sigurt gjatë
komunikimit duke përdorur teknologjinë
Bluetooth. Megjithatë, kjo siguri mund
të jetë e pamjaftueshme në varësi të
përmbajtjes së cilësimit dhe faktorëve
të tjerë, prandaj gjithmonë kini kujdes
kur kryeni komunikimin duke përdorur
teknologjinë Bluetooth.
• Sony nuk është përgjegjës për asnjë
mënyrë dëmtimi apo humbje tjetër
si rezultat i rrjedhjes së informacionit
gjatë komunikimit duke përdorur
teknologjinë Bluetooth.
• Komunikimi Bluetooth nuk është
domosdoshmërisht i garantuar me
të gjitha pajisjet Bluetooth që kanë
të njëjtin profil si ky marrës.
•Pajisjet Bluetooth të lidhura me
këtë marrës duhet të përputhen me
specifikimin Bluetooth të përshkruar
nga Bluetooth SIG, Inc. dhe duhet të
jenë të certifikuara si të përputhshme.
Megjithatë, edhe kur një pajisje përputhet
me specifikimin Bluetooth, mund të ketë
raste kur karakteristikat apo specifikimet
e pajisjes Bluetooth mund ta bëjnë
të pamundur lidhjen, ose mund të
rezultojnë në metoda të ndryshme
kontrolli, paraqitjeje apo funksionimi.
• Mund të shkaktohet zhurmë ose audioja
mund të ndërpritet në varësi të pajisjes
Bluetooth që është lidhur me këtë marrës,
mjedisin e komunikimeve apo kushtet
rrethuese.
Nës e keni py etje ose problem e në li dhje me
marrësin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin
më të afërt të Sony.
Specifikimet
Seksioni i amplifikatorit
STR-DN1050
Fuqia minimale e daljes RMS
(6 om, 20 Hz – 20 kHz, THD 0,09%)
100 W + 100 W
Fuqia në dalje në modalitetin stereo
(6 om, 1 kHz, THD 1%)
120 W + 120 W
Fuqia në dalje në modalitetin rrethues
(6 om, 1 kHz, THD 0,9%)
165 W për kanal
STR-DN850
Fuqia minimale e daljes RMS
(6 om, 20 Hz – 20 kHz, THD 0,09%)
95 W + 95 W
Fuqia në dalje në modalitetin stereo
(6 om, 1 kHz, THD 1%)
110 W + 110 W
Fuqia në dalje në modalitetin rrethues
(6 om, 1 kHz, THD 0,9%)
150 W për kanal
1)
Matur në kushtet e mëposhtme: Furnizimi
me energji: 230 V AC, 50Hz
2)
Dalja referencë e fuqisë për altoparlantët
e përparmë, qendrorë, rrethues, rrethues
të pasmë dhe të lartë të përparmë. Në varësi
të cilësimeve të fushës zanore dhe të burimit,
mund të mos ketë fare dalje të zërit.
Reagimi i frekuencës
Analoge
10 Hz – 100 kHz, +0,5/–2 dB
(me fushën zanore dhe balancuesin
e kapërcyer)
Hyrja
Analoge
Ndjeshmëria: 500 mV/50 kiloom
S/N3): 105 dB (A, 500 mV4))
Dixhital (koaksial)
Rezistenca: 75 om
S/N: 100 dB (A, 20 kHz LPF)
Dixhital (optik)
S/N: 100 dB (A, 20 kHz LPF)
1)
1)
1)
1)
1)2)
1)2)
AL
6
Loading...
+ 12 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.