Sony MHC-EC619iP Instructions for use

Sistem audio për shtëpinë

Udhëzimet e përdorimit

4-467-785-11(1) (AL)

Fillimi

Disk

Sintonizuesi

iPod/iPhone Pajisje USB

Funksionimet e tjera Informacion shtesë

MHC-EC619iP

PARALAJMËRIM

Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve elektrike, kjo aparaturë nuk duhet të ekspozohet ndaj shiut ose lagështirës.

Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve me flakë të pambrojtur (për shembull, qirinjtë e ndezur).

Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi pajisje nuk duhen vendosur objekte të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo.

Mos e instaloni pajisjen në hapësira të kufizuara si p.sh. në rafte librash apo në mobilie në mur.

Duke qenë se spina kryesore përdoret për të shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik, lidheni njësinë në priza të rrymës alternative që mund të arrihen lehtë. Nëse vini re një anomali në njësi, shkëputni menjëherë spinën kryesore nga priza e rrymës alternative.

Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar si p.sh. drita e diellit dhe zjarri.

Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa kohë që është e lidhur në prizën e rrymës alternative, edhe nëse vetë njësia është e fikur.

KUJDES

Përdorimi i mjeteve optike me këtë produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve.

Përveç klientëve në SHBA dhe Kanada

Kjo pajisje klasifikohet si produkt LAZER I KATEGORISË 1. Kjo shenjë ndodhet në anën e pasme nga jashtë.

Shënim për klientët në SHBA

Regjistri i zotëruesit

Modeli dhe numrat serialë ndodhen në pjesën e pasme të njësisë. Regjistrojini këto numra në hapësirën e dhënë më poshtë. Referojuni atyre sa herë që kontaktoni me shitësin tuaj Sony në lidhje me këtë produkt.

Nr. i modelit Nr. i serisë

Udhëzime të rëndësishme mbi sigurinë

1)Lexojini këto udhëzime.

2)Ruajini këto udhëzime.

3)Tregoni kujdes për të gjitha paralajmërimet.

4)Ndiqini të gjitha udhëzimet.

5)Mos e përdorni këtë aparaturë pranë ujit.

6)Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.

7)Mos bllokoni hapësirat e ajrimit. Instalojeni në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.

8)Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë siç janë radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat ose pajisje të tjera (duke përfshirë edhe amplifikatorët) që prodhojnë nxehtësi.

9)Mos shpërfillni qëllimin e sigurisë së spinës së polarizuar ose të tokëzuar. Një spinë e polarizuar ka dy kunja ku njëra është më e gjatë se tjetra. Një spinë e tokëzuar ka dy kunja dhe një të tretë për tokëzim. Kunji i gjerë ose kunji i tretë ofrohen për sigurinë tuaj. Nëse spina e dhënë nuk futet në prizën tuaj, konsultohuni me një elektricist për zëvendësimin e prizës së vjetër.

10)Mbrojeni kordonin e rrymës nga shkelja ose përthyerja veçanërisht te spinat, prizat, si dhe te pika ku ato dalin nga aparatura.

11)Përdorni vetëm pjesët/aksesorët e specifikuar nga prodhuesi.

12)Përdoreni vetëm me

tryezën me rrota, portmanonë, këmbalecin, mbajtësen ose tavolinën e specifikuar nga

prodhuesi, ose që shitet së bashku

2AL

me aparaturën. Kur përdoret tryezë me rrota, tregoni kujdes gjatë lëvizjes së kombinimit tryezë me rrota/aparaturë për të shmangur lëndimet nga përmbysja.

13)Shkëputeni këtë aparaturë nga priza gjatë stuhive me rrufe ose kur nuk përdoret për periudha të gjata kohore.

14)Për të gjitha shërbimet drejtojuni personelit të kualifikuar të shërbimit.

Kërkohet shërbim kur aparatura është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. nëse është dëmtuar kordoni i furnizimit me rrymë ose priza, nëse mbi aparaturë janë derdhur lëngje ose kanë rënë objekte, nëse

aparatura është ekspozuar ndaj shiut ose lagështirës, nëse nuk punon siç duhet ose nëse është rrëzuar.

Deklarata e mëposhtme FCC aplikohet vetëm për versionin e këtij modele të prodhuar për shitje në SH.B.A. Versionet e tjera mund të mos jenë konform rregulloreve teknike FCC.

SHËNIM:

Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur konform limiteve për pajisjet dixhitale të Klasit B, në përputhje me pjesën 15 të Rregulloreve FCC. Këto limite janë përcaktuar për të ofruar mbrojtje

të arsyeshme kundër ndërhyrjeve të dëmshme në një instalim në shtëpi.

Kjo pajisje gjeneron, përdor dhe mund të përhapë energji të frekuencave radio dhe mund të shkaktojë interferenca

të dëmshme me komunikimet radio nëse nuk instalohet dhe përdoret në përputhje me udhëzimet.

Megjithatë, nuk garantohet që nuk do të ndodhë interferencë në një instalim të caktuar. Nëse kjo pajisje shkakton interferenca të dëmshme në marrjen radiofonike ose televizive, që mund të përcaktohet duke ndezur dhe fikur pajisjen, përdoruesi inkurajohet të përpiqet të korrigjojë interferencën përmes një ose më shumë prej masave të mëposhtme:

Të riorientohet ose zhvendoset antena marrëse.

Të rritet hapësira ndarëse mes pajisjes dhe marrësit.

Të lidhet pajisja në një prizë në një qark të ndryshëm nga ai ku është lidhur marrësi.

Konsultohuni me shitësin ose një teknik televizori/radioje me përvojë për asistencë.

KUJDES

Kini kujdes që ndryshimet apo modifikimet që nuk janë të miratuara shprehimisht në këtë manual të mos zhvlerësojnë të drejtën tuaj për të përdorur këtë pajisje.

Ky simbol përdoret për të njoftuar përdoruesin mbi praninë e ndonjë “rryme të rrezikshme” të paizoluar brenda produktit që mund të jetë e një përmase

të mjaftueshme për të përbërë rrezik goditjeje elektrike për personat.

Ky simbol përdoret për të njoftuar përdoruesin mbi praninë e udhëzimeve të rëndësishme të përdorimit dhe mirëmbajtjes

(shërbimit) në broshurat që shoqërojnë pajisjen.

Njoftim për klientët: informacioni i mëposhtëm aplikohet vetëm për pajisjet e shitura në vendet ku aplikohen direktivat e BE-së.

Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku Tokyo, 108 0075 Japoni. Pyetjet në lidhje

me pajtueshmërinë e produktit sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian do t'i adresohen përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland GmbH,

Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie, drejtojuni adresave që jepen në dokumentet e posaçme të shërbimit ose të garancisë.

3AL

Për klientët në Evropë dhe Australi

Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (vlen për Bashkimin

Evropian dhe shtete të tjera evropiane me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin

e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin, që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj,

shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Aksesorët e aplikueshëm: Telekomanda

Vetëm për Evropën

Hedhja e baterive të përdorura (e aplikueshme në Bashkimin Evropian

dhe vendet e tjera evropiane me sisteme grumbullimi të

diferencuar)

Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se bateria që jepet me këtë produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.

Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë ose 0,004% plumb.

Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative

për mjedisin dhe shëndetin që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie. Riciklimi i materialeve

do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore.

Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë, dorëzojeni produktin në fund të periudhës së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive

të përdorura.

Për të dhëna më të hollësishme mbi riciklimin e këtij produkti ose të baterisë, kontaktoni me bashkinë, shërbimin

e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Shënim për DualDisc-et

Një DualDisc është një produkt disk me dy anë i cili përmban material të regjistruar DVD në njërën anë dhe

material dixhital audio në anën tjetër. Megjithatë, duke qenë se ana me material audio nuk është konform me standardin e kompakt-diskut (CD), nuk garantohet riprodhimi në këtë produkt.

Disqet muzikore të koduara me teknologji për mbrojtjen e të drejtave të autorit

Ky produkt është krijuar për të luajtur disqe që ndjekin standardin e kompakt diskut (CD). Kohët e fundit, disa kompani regjistrimesh tregtojnë disqe të ndryshme muzikore të koduara me teknologji për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Ju lutemi vini re se mes këtyre disqeve ka të tilla që nuk janë konform me standardin CD, dhe mund të mos luhen dot nga ky produkt.

4AL

Pasqyra e lëndës

 

Udhëzuesi i pjesëve dhe

 

i komandave...............................

6

Fillimi

 

Montimi i sigurt i sistemit..........

9

Futja e baterive.........................

10

Vendosja e orës........................

10

Disk

 

Luajtja e një disku CD/MP3.......

11

Sintonizuesi

 

Dëgjimi i radios.........................

13

iPod/iPhone

 

Luajtja e iPod/iPhone...............

14

Pajisje USB

 

Përpara se të përdorni

 

pajisjen USB..............................

16

Transferimi i muzikës

 

nga një disk...............................

17

Luajtja e një skedari.................

18

Funksionimet e tjera

 

Rregullimi i tingullit...................

21

Ndryshimi i afishimit.................

21

Përdorimi i kohëmatësve.........

22

Informacion shtesë

 

Pajisjet e përputhshme

 

me këtë sistem.........................

23

Zgjidhja e problemeve.............

23

Mesazhet..................................

27

Masat paraprake......................

28

Specifikimet..............................

29

Njoftim për licencën

 

dhe markat tregtare..................

31

5AL

Sony MHC-EC619iP Instructions for use

Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave

Ky manual shpjegon kryesisht veprimet me telekomandën, por të njëjtat veprime mund të kryhen duke përdorur butonat në njësi që kanë emra të njëjtë ose

të ngjashëm.

Njësia

Mbi funksionin e bllokimit për fëmijët

Ju mund të bllokoni butonat përveç (ndezur/në gatishmëri) në njësi për të mos lejuar që ato të përdoren aksidentalisht. Mbani shtypur (ndal) në njësi derisa në ekran të shfaqet “LOCK ON” ose “LOCK OFF”. Butonat përveç në njësi do të bllokohen ose zhbllokohen.

6AL

Telekomanda

Butoni (ndezur/në gatishmëri)

Shtypeni për të ndezur ose fikur sistemin.

Butoni OPTIONS (faqe 19)

Shtypeni për të hyrë ose dalë nga menytë e opsioneve.

Sensori i telekomandës

Konektori Lightning

Lidhni iPhone 5, iPod touch

(5th generation) ose iPod nano (7th generation).

Butoni REC TO USB (faqe 17)

Shtypeni për të transferuar muzikë nga një disk në pajisjen e lidhur

opsionale USB.

Njësia: Butoni ENTER Telekomanda: Butoni

Shtypeni për të futur/konfirmuar cilësimet.

Butoni TUNING+/TUNING

Shtypeni për t'u sintonizuar te stacioni i dëshiruar.

Butoni (prapa)/ (përpara)

Shtypeni për të zgjedhur një pjesë ose skedar.

Butoni (përshpejto prapa)/(përshpejto përpara)

Shtypeni për të gjetur një pikë në një pjesë ose skedar.

Telekomanda: Butoni PRESET+/ PRESET

Shtypeni për të zgjedhur një stacion radioje të paravendosur.

Butoni +/ (zgjidh dosje), (faqe 11, 18)

Shtypeni për të zgjedhur një dosje.

Njësia: Butoni PRESET+/PRESET

Shtypeni për të zgjedhur një stacion radioje të paravendosur.

Telekomanda: Butoni / / /

Shtypeni për të përdorur menynë e iPod/iPhone.

Butoni OPEN/CLOSE

Shtypeni për të hapur ose mbyllur sirtarin e diskut.

Njësia: Kontrolli i VOLUME

Rrotullojeni për të rregulluar volumin.

Telekomanda: Butoni VOLUME +*/

Shtypeni për të rregulluar volumin.

Porta (USB)

Lidhni një pajisje opsionale USB.

7AL

Butoni BASS BOOST (faqe 21)

Shtypeni për të krijuar një tingull më dinamik.

Njësia: Butoni EQ

Telekomanda: Butoni EQ +/EQ (faqe 21)

Shtypeni për të zgjedhur efektin zanor të paravendosur.

Butoni (ndal)

Shtypeni për të ndaluar riprodhimin.

Njësia: Butoni (luaj/pauzë)

Shtypeni për të filluar ose vendosur në pauzë riprodhimin.

Telekomanda: Butoni (luaj)*

Shtypeni për të nisur riprodhimin.

Telekomanda: Butoni (pauzë)

Shtypeni për të vendosur në pauzë riprodhimin.

Butoni FUNCTION

Shtypeni për të zgjedhur funksionin.

Butoni REPEAT (faqe 11, 18)

Shtypeni për të aktivizuar modalitetin e riprodhimit me përsëritje/përzierje.

Butoni TUNING MODE (faqe 13)

Shtypeni për të zgjedhur modalitetin e sintonizimit.

Butoni PLAY MODE (faqe 11, 19)

Shtypeni për të zgjedhur modalitetin e një disku CD, MP3 ose pajisjeje USB.

Butoni FM MODE (faqe 13)

Shtypeni për të zgjedhur modalitetin e marrjes FM (mono ose stereo).

Butoni CLEAR (faqe 20)

Shtypeni për të fshirë hapin e fundit nga lista e programit.

Butoni RETURN (faqe 14)

Shtypeni për t'u kthyer në menynë e mëparshme në iPod/iPhone.

Butoni TUNER MEMORY (faqe 13)

Shtypeni për të paravendosur stacionin e radios.

Butoni TUNER MEMORY NUMBER (faqe 13)

Shtypeni për t'u sintonizuar te një stacion radioje të paravendosur.

Butoni CD

Shtypeni për të zgjedhur funksionin CD.

Butoni USB

Shtypeni për të zgjedhur funksionin USB.

Butoni FM

Shtypeni për të zgjedhur funksionin FM.

Butoni iPod

Shtypeni për të zgjedhur funksionin iPod.

Butoni DISPLAY (faqe 21)

Shtypeni për të ndryshuar informacionin në ekran.

Butoni SLEEP (faqe 22)

Shtypeni për të vendosur kohëmatësin e fjetjes.

Butoni TIMER MENU

(faqe 10, 22)

Shtypeni për të vendosur orën dhe kohëmatësin e luajtjes.

*Butonat e VOLUME + dhe në telekomandë kanë një pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme si referencë kur përdorni sistemin.

8AL

Fillimi

Montimi i sigurt i sistemit

Në altoparlantin e majtëNë altoparlantin e djathtë

Kordoni i altoparlantit (I kuq/ )Kordoni i altoparlantit (I zi/ )

Antena përcjellëse FM (hapeni horizontalisht)

Në prizë

Fillimi

SPEAKERS

Lidhni kordonët e altoparlantëve.

ANTENNA

Gjeni një pikë dhe një drejtim që ofron marrje të mirë sinjali kur të instaloni antenën.

Mbajeni antenën larg nga kordonët e altoparlantëve dhe nga kordoni

i rrymës për të shmangur kapjen e zhurmës.

Energjia

Lidhni kordonin e rrymës në një prizë muri.

Vendosja e gominave të

altoparlantëve

Vendosni gominat e dhëna të altoparlantëve në secilin cep në anën e poshtme të altoparlantëve që të mos rrëshqasin.

Kur ta transportoni këtë sistem

Sigurohuni që brenda nuk ka disk dhe që nuk është lidhur pajisje USB apo iPod/iPhone, dhe hiqni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë nga priza e murit.

9AL

Shtypni për të ndezur sistemin.

Futja e baterive

Futni një bateri R6 (përmasa AA) (jepet), duke përputhur polaritetin siç tregohet më poshtë.

Shënime mbi përdorimin e telekomandës

Me përdorim normal, bateria duhet të zgjasë rreth gjashtë muaj.

Nëse nuk do ta përdorni telekomandën për një periudhë të gjatë kohe, hiqni baterinë për të shmangur dëmtimet nga rrjedhja dhe gërryerja e baterive.

Vendosja e orës

1

2 Shtypni TIMER MENU për të zgjedhur modalitetin e cilësimit të orës.

Nëse shfaqet “SELECT”, shtypni

/ në mënyrë të përsëritur për të zgjedhur “CLOCK”, dhe më pas shtypni (ENTER).

3 Shtypni / / / në mënyrë të përsëritur për të vendosur orën, më pas shtypni .

4 Përdorni të njëjtën procedurë për të cilësuar minutat.

Shënim

Cilësimet e orës humbasin kur shkëputni kordonin e rrymës ose nëse ndodh ndërprerje e energjisë elektrike.

Për të shfaqur orën kur sistemi

është i fikur

Shtypni DISPLAY. Ora shfaqet për pak sekonda.

10AL

Loading...
+ 22 hidden pages