themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një
kopje e Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën
http://www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
Nokia, Nokia Connecting People, Xpress-on dhe Navi janë marka ose marka
të regjistruara të Korporatës Nokia. Melodia e Nokia-s është shenjë zanore
e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të
përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e
të gjitha përmbajtjeve në këtë dokument në çfarëdolloj forme, pa lejen
paraprake me shkrim të Nokia-s.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software
from RSA Security.
Java and all Java-based marks are trademarks or registered
trademarks of Sun Microsystems, Inc.
This product is licensed under the MPEG-4 Visual Patent
Portfolio License (i) for personal and noncommercial use in
connection with information which has been encoded in
compliance with the MPEG-4 Visual Standard by a consumer
engaged in a personal and noncommercial activity and (ii) for use in
connection with MPEG-4 video provided by a licensed video provider. No
license is granted or shall be implied for any other use. Additional
KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt
RM-258 është në përputhje me kërkesat
Page 3
information, including that related to promotional, internal, and
commercial uses, may be obtained from MPEG LA, LLC. See
http://www.mpegla.com.
Ky produkt është licencuar nën MPEG-4 Visual Patent Portfolio License (i)
për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje me informacionin i cili është
koduar në përputhje me MPEG-4 Visual Standard, nga një përdorues që
merret me një aktivitet personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në
lidhje me videon MPEG-4 të ofruar nga një furnizues i licensuar videosh.
Asnjë licencë nuk është dhënë ose nuk do të nënkuptohet për ndonjë
përdorim tjetër. Informacion shtesë, duke përfshirë dhe atë në lidhje me
përdorimet e brendëshme, tregtare dhe për reklamë, mund të merrni nga
MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në
këtë dokument pa njoftim paraprak.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE
LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËS PËR
HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ
DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË
SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME
PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK JEPET
ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE
PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË
TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË
LIDHJE ME SAKTËSINË, RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ
DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË
DOKUMENT OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Page 4
Disponueshmëria e produkteve të veçanta dhe aplikimeve për këta
produkte mund të ndryshojë sipas rajoneve. Kontaktoni me shitësin tuaj të
Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë e mundësive të gjuhës.
Kjo pajisje përputhet me direktivën 2002/95/EC mbi kufizimin e përdorimit
të substancave të caktuara të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe
elektronike.
Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i
nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e
tjera. Ndalohet përvetësimi i paligjshëm.
Aplikimet e palëve të treta që vijnë me pajisjen tuaj mund të jenë krijuar
dhe mund të jenë në zotërim nga persona ose entitete që nuk janë pjesë
ose që nuk kanë lidhje me Nokia-n. Nokia nuk është pronare e të drejtave të
autorit apo e të drejtave të pronës intelektuale të aplikimeve të palëve të
treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndihmën për
përdoruesit fundorë, funksionalitetin e aplikimeve apo informacionin në
aplikimet ose këto materiale. Nokia nuk jep asnjë garanci për aplikimet e
palëve të treta. DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU PRANONI QË APLIKIMET
OFROHEN PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR APO
TË NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI.
JU PRANONI MË TEJ QË AS NOKIA AS FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË
PËRFAQËSIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE
PËRFSHIRË POR JO DUKE U KUFIZUAR TE GARANCIA E TITULLIT,
TREGTUESHMËRI OSE PËRSHTATJE PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË
PROGRAMET NUK DO TË SHKELIN ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË
DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E MARKËS OSE TË DREJTA TË TJERA.
9203377/Botimi 1 SQ
Page 5
Përmbajtja
Për sigurinë tuaj................................................................ 7
Informacione të përgjithshme ....................................... 13
Kodet e hyrjes............................................................................................... 13
Asistenca e Nokia-s në Internet ............................................................. 14
Kujdesi dhe mirëmbajtja................................................. 79
Informacioni shtesë mbi sigurinë .................................. 82
Page 7
Për sigurinë tuaj
Për sigurinë tuaj
Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund
të jetë e rrezikshme ose ilegale. Për informacion të
mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.
HAPENI ME KUJDES
Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i telefonit
celular është i ndaluar ose kur ai mund të
shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke
ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të
lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së
automjetit rëndësi parësore duhet të ketë
siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të
ndjeshme ndaj ndërhyrjes e cila mund të
ndikojë në funksionimin e tyre.
7
Page 8
Për sigurinë tuaj
MBYLLENI NË SPITALET
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni
pajisjen kur jeni pranë aparaturave mjekësore.
MBYLLENI NË AEROPLAN
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet
celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në
aeroplan.
MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR AUTOMJETIN
ME KARBURANT
Mos e përdorni pajisjen në një pikë karburanti.
Mos e përdorni afër lëndëve djegëse ose kimike.
MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e
përdorni pajisjen gjatë një shpërthimi.
PËRDORENI ME ARSYE
Përdoreni vetëm në pozicionin siç shpjegohet në
dokumentacionin e produktit. Mos i prekni pa
arsye pjesët e antenës.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë
vetëm një personel i kualifikuar.
8
Page 9
Për sigurinë tuaj
PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË
Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të
aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk
përputhen.
REZISTENCA NDAJ UJIT
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
KOPJET REZERVË
Mos harroni të bëni kopje rezervë ose të mbani
shënim me shkrim të të gjithë informacioneve
të ruajtura në pajisjen tuaj.
LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni
udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për
udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni
produkte që nuk përputhen.
9
Page 10
Për sigurinë tuaj
THIRRJET E URGJENCËS
Sigurohuni që funksioni i telefonit të pajisjes
është i hapur dhe në shërbim. Shtypni butonin e
përfundimit aq herë sa të jetë e nevojshme për
të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për t'u
kthyer në regjimin në pritje. Fusni numrin e
urgjencës dhe më pas shtypni butonin e thirrjes.
Jepni vendndodhjen tuaj. Mos e përfundoni
thirrjen derisa t'ju japin lejen për ta përfunduar.
Rreth pajisjes suaj
■
Aparati celular i përshkruar në këtë udhëzues është
aprovuar për përdorim në rrjetet GSM 900 dhe GSM 1800.
Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me
ofruesin tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni funksionet e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha
ligjet dhe respektoni zakonet lokale, të drejtat private dhe të
ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit.
Mbrojtjet e të drejtave të autorit mund të parandalojnë që
disa imazhe, melodi (duke përfshirë dhe tingujt e thirrjes), si
dhe përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen, të
transferohen ose të dërgohen.
10
Page 11
Për sigurinë tuaj
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdo funksioni
të këtij aparati, përveç orës me zile, aparati duhet
të jetë i hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi
i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje
ose rrezik.
■
Shërbimet e rrjetit
Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një
ofrues i shërbimit celular. Disa nga funksionet kërkojnë
funksione të veçanta të rrjetit. Këto funksione nuk
disponohen në të gjitha rrjetet; rrjetet e tjera mund të
kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin
tuaj të shërbimit përpara se të mund të përdorni shërbimet
e rrjetit. Ofruesi juaj i shërbimit mund t'ju japë udhëzime
dhe t'ju shpjegojë se çfarë tarifash do të përdorë. Disa rrjete
mund të kenë kufizime gjë e cila ndikon në mënyrën që
mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa
rrjete mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet si dhe
shkronjat që varen nga gjuhët.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në
pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos
11
Page 12
Për sigurinë tuaj
aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto
funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj.
Pajisja juaj mund të ketë gjithashtu një konfigurim të
veçantë si p.sh. ndryshime në emrat e menysë, në renditjen
e menysë dhe të ikonave. Për informacion të mëtejshëm,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kjo pajisje mbështet protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL), që
funksionojnë në protokollet TCP/IP. Disa funksione të kësaj
pajisjeje, të tilla si mesazheria multimedia (MMS),
sinkronizimi i largët dhe hyrja në Internet me shfletuesin
kërkojnë mbështetje nga rrjeti për këto teknologji.
12
Page 13
Informacione të përgjithshme
Informacione të përgjithshme
■ Kodet e hyrjes
Kodi i sigurisë i furnizuar bashkë me telefonin e
mbron telefonin tuaj nga përdorimi i paautorizuar.
Kodi i përcaktuar nga prodhuesi është 12345.
Kodi PIN i furnizuar bashkë me kartën SIM e mbron
kartën nga përdorimi i paautorizuar. Kodi PIN2 i
furnizuar bashkë me disa karta SIM nevojitet për të
përdorur disa shërbime. Në qoftë se e jepni kodin PIN
ose PIN2 gabim tri herë me radhë, juve ju kërkohet
kodi PUK ose PUK2. Në qoftë se nuk i keni, kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN duhet për të marrë informacionet në
modulin e sigurisë të kartës suaj SIM. PIN-i i
nënshkrimit mund të jetë i nevojshëm për
nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi bllokues duhet për
të përdorur shërbimin e bllokimit të thirrjes.
13
Page 14
Informacione të përgjithshme
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Siguria për të
përcaktuar se si telefoni juaj përdor kodet e hyrjes
dhe cilësimet e sigurisë.
■ Asistenca e Nokia-s në Internet
Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen e Internetit
të Nokias në zonën tuaj, për versionin më të fundit të këtij
udhëzuesi, për informacion shtesë, shkarkime si dhe
shërbime që kanë të bëjnë me produktin tuaj Nokia.
14
Page 15
Fillimi
1.Fillimi
■ Instalimi i kartës SIM dhe i baterisë
Për disponueshmërinë dhe informacion rreth përdorimit të
shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e kartës
suaj SIM. Ai mund të jetë ofruesi i shërbimit ose ndonjë
shitës tjetër.
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni
karikuesin përpara se të hiqni baterinë.
Shënim: Gjithmonë, para se të hiqni kapakun,
ndërpritni energjinë dhe shkëpusni karikuesin si
dhe çfarëdolloj pajisje tjetër. Gjatë ndërrimit të
kapakut, përpiquni që të mos prekni elementet
elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni
gjithmonë me kapak.
1. Shtypni dhe rrëshqitni kapakun e pasëm drejt
pjesës së sipërme të telefonit për të hequr
kapakun (1).
2. Për të hequr baterinë, ngrijeni si në ilustrim (2).
15
Page 16
Fillimi
3. Ngrijeni me kujdes mbajtësin e kartës SIM nga
kapja e gishtit e telefonit dhe hapni mbulesën e
kapakut (3).
4. Futni kartën SIM, me qëllim që cepi i pjerrët të
jetë në anën e sipërme majtas dhe zona e
kontaktit me ngjyrë ari poshtë (4). Mbyllni
mbajtësin e kartës SIM dhe shtypeni, që të kapet
në vend (5).
5. Futeni baterinë në pozicionin e baterisë (6).
16
Page 17
Fillimi
6. Drejtoni mbulesën e pasme me pjesën e prapme të
telefonit. Rrëshqiteni dhe shtyjeni në drejtim të
fundit të telefonit për ta kyçur atë (7).
■ Ngarkimi i baterisë
Paralajmërim: Përdorni me këtë model të veçantë
vetëm bateri, karikues dhe pajisje ndihmëse të
aprovuara nga Nokia. Përdorimi i çdo lloji tjetër
mund të zhvlerësojë çdo aprovim ose garanci dhe
mund të jetë i rrezikshëm.
Kontrolloni numrin e modelit të çdo karikuesi para se ta
përdorni me këtë pajisje. Ky aparat është i konceptuar të
përdoret vetëm me energji nga karikuesi AC-3.
17
Page 18
Fillimi
Ky aparat është menduar të përdorë baterinë BL-4B.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara,
jeni të lutur të kontaktoni me shitësin tuaj. Kur shkëpusni
kordonin e energjisë të çdo pajisjeje ndihmëse, kapni dhe
tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
1. Lidhni karikuesin te një prizë në
mur.
2. Ngrini mbulesën në pjesën e
sipërme të telefonit.
3. Lidhni karikuesin me telefonin.
18
Page 19
■ Pozicioni normal i përdorimit
Pajisja juaj ka një antenë të brendshme.
Shënim: Si me çdo pajisje
transmetuese radio, shmnagni
prekjen e antenës në mënyrë
të padomosdoshme kur antena
është në përdorim. Për
shembull, shmangni prekjen e antenës celulare
gjatë një thirrjeje telefonike. Kontakti me një
antenë dhënëse ose marrëse ndikon cilësinë e
komunikimit radio, mund t'i shkaktojë pajisjes që
të funksionojë me një nivel energjie më të lartë
sesa nga ajo që duhet dhe mund të ulë
jetëgjatësinë e baterisë.
Fillimi
19
Page 20
Telefoni juaj
2.Telefoni juaj
■ Butonat dhe pjesët
• Dëgjuesi (1)
• Ekrani kryesor (2)
• Butonat zgjedhës (3)
• Butoni Navi™ (më tej butoni i
lëvizjes) (4)
• Butoni i thirrjes (5)
• Butoni i mbylljes dhe butoni i
ndezjes/fikjes (6)
• Lidhësi për karikuesin (7)
• Lidhësi për kufje (8)
• Vrima e rripit të dorës (9)
• Mbulesa për lidhësit (10)
• Mini ekrani (11)
• Lentet e kamerës (12)
20
Page 21
Telefoni juaj
Shënim: Mos
prekni këtë
lidhës, sepse
parashikohet
vetëm për
përdorim nga
personel i
autorizuar i shërbimit.
Paralajmërim: Butoni i lëvizjes në këtë
pajisje mund të përmbajë nikel. Ekspozimi i
vazhdueshëm i nikelit mbi lëkurë mund të
shkaktojë alergji ndaj nikelit.
■ Rripi i dorës
Hiqni kapakun e pasëm dhe futni rripin
e dorës si në ilustrim. Zëvendësoni
kapakun e pasëm.
21
Page 22
Telefoni juaj
■ Ndizni ose fikni telefonin
Për të ndezur ose fikur telefonin, shtypni dhe mbani
butonin e ndezjes/fikjes. Shihni Butonat dhe pjesët,
faqen 20.
■ Regjimi në pritje
Kur telefoni është gati për përdorim, para se të fusni
ndonjë shkronjë, telefoni është në regjimin e pritjes:
Fuqia e sinjalit të rrjetit (1)
Niveli i ngarkimit të baterisë (2)
Emri i rrjetit ose logoja e operatorit (3)
Butoni i majtë i përzgjedhjes është
Shko te (4) që të shihni funksionet
në listën tuaj personale të shkurtoreve. Kur shihni
listën, zgjidhni Opst. > Zgjidh opsionet për të parë
funksionet e disponueshme që mund të shtoni në
listën e opsioneve; zgjidhni Organizo > Zhvend. dhe
pozicionin për të rirregulluar funksionet e listës tuaj
të shkurtoreve.
Meny (5) dhe Emrat (6)
22
Page 23
Telefoni juaj
■ Regjimi i demonstrimit
Për të ndezur telefonin pa kartën SIM, pranoni Hape
telefonin pa kartën SIM?. Përdorni ato mundësi të
telefonit që nuk kërkojnë kartën SIM.
Në regjimin e demonstrimit, thirrjet mund të jenë të
mundura për numrat zyrtarë të urgjencës që janë
programuar në pajisjen tuaj.
■ Bllokimi i tastierës
Zgjidhni Meny dhe shtypni * shpejt për të kyçur
tastierën për të parandaluar shtypjet aksidentale të
butonave. Për të pranuar një thirrje me bllokimin e
tastierës të aktivizuar, shtypni butonin e thirrjes. Kur
mbaroni thirrjen ose nëse e refuzoni, tastiera mbetet
e bllokuar. Për të zhbllokuar, zgjidhni Zhbll. dhe
shtypni * shpejt.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefoni > Bllokimi automatik > Aktive për të bërë që tastiera të
bllokohet automatikisht mbas një vonese kohe të
paracaktuar kur telefoni është në regjimin në pritje.
23
Page 24
Funksionet e thirrjes
Kur bllokimi i tastierës është aktiv, mund të jetë akoma e
mundur thirrja e numrave zyrtarë të urgjencës që janë
programuar në pajisjen tuaj.
3.Funksionet e thirrjes
■ Bërja dhe përgjigjja e një thirrjeje
Për të bërë një thirrje, shtypni numrin e telefonit
duke përfshirë prefiksin lokal në rast nevoje. Prefiksi i
shtetit duhet të përfshihet sipas nevojës. Shtypni
butonin e thirrjes për të thirrur numrin. Lëvizni
djathtas për të shtuar ose majtas për të ulur volumin
e dëgjuesit ose të kufjeve gjatë thirrjes telefonike.
Për t'iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse, shtypni butonin
e thirrjes. Për ta refuzuar thirrjen pa iu përgjigjur,
shtypni butonin e mbylljes ose mbyllni kapakun.
Për t'iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse duke hapur
kapakun, zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje > Përgjigju kur hapet kapaku > Aktiv.
24
Page 25
Funksionet e thirrjes
■ Thirrjet e shpejta
Për të caktuar një numër te një buton i thirrjes shpejt,
zgjidhni Meny > Kontaktet > Thirrjet e shpejta,
shkoni te numri i dëshiruar i thirrjes së shpejtë dhe
zgjidhni Cakto. Futni numrin e telefonit që dëshironi
ose zgjidhni Kërko për të zgjedhur një numër telefoni
nga numratori telefonik.
Për të aktivizuar funksionin e thirrjes së shepjtë,
zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje > Formim i numrit shpejt > Aktive.
Për të bërë një thirrje duke përdorur butonat e thirrjes
së shpejtë, në regjimin në pritje, shtypni dhe mbani
butonin e numrit që dëshironi.
■ Altoparlanti
Nëse është i disponueshëm, ju mund të zgjidhni
Altopar. ose Normal për të përdorur altoparlantin
ose dëgjuesen e telefonit gjatë një thirrje.
25
Page 26
Shkrimi i tekstit
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër
veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin,
sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
4.Shkrimi i tekstit
Ju mund të futni tekst në futjen e tekstit me
parashikim () dhe atë të zakonshme (). Për
të përdorur futjen e zakonshme të tekstit, shtypni një
buton numri (1 deri 9) vazhdimisht derisa të shfaqet
karakteri që dëshironi. Për të aktivizuar futjen e
tekstit me parashikim, shtypni dhe mbani # dhe
zgjidhni Parashikimi aktiv ose Parashik. joaktiv.
Kur përdorni futjen e tekstit me parashikim, shtypni
çdo buton një herë për çdo germë të vetme. Nëse
fjala e shfaqur është ajo që ju dëshironi, shtypni 0
dhe shkruani fjalën tjetër. Për të ndryshuar fjalën,
shtypni * vazhdimisht derisa të shfaqet fjala që ju
dëshironi. Në qoftë se ? shfaqet pas fjalës, kjo fjalë
nuk gjendet në fjalor. Për ta shtuar fjalën në fjalor,
26
Page 27
Funksionet e menysë
zgjidhni Korrigjo, futni fjalën (duke përdorur futjen e
zakonshme të tekstit) dhe zgjidhni Ruaj.
Këshilla për shkrimin e tekstit: për të shtuar një
hapësirë boshe, shtypni 0. Për të ndryshuar shpejt
metodën e futjes së tekstit, shtypni # vazhdimisht
dhe kontrolloni treguesin në krye të ekranit. Për të
shtuar një numër, shtypni dhe mbani butonin e
dëshiruar numerik. Për të marrë një listë me
karakteret e veçanta duke përdorur futjen e
zakonshme të tekstit, shtypni *; kur jeni duke
përdorur futjen e tekstit me parashikim, shtypni dhe
mbani *.
5.Funksionet e menysë
Funksionet e telefonit grupohen në meny. Këtu nuk
përshkruhen të gjitha funksionet e menyve ose të
gjitha pikat e opsioneve.
27
Page 28
Funksionet e menysë
Në regjimin në pritje, zgjidhni Meny dhe menynë dhe
nënmenynë që dëshironi. Zgjidhni Dil ose Prapa për
të dalë nga niveli aktual i menysë. Shtypni butonin e
mbarimit për t'u kthyer menjëherë në regjimin në
pritje. Për të ndryshuar pamjen e menysë, zgjidhni
Meny > Opst. > Pamja men. krye. > Listë ose Rrjetë.
■ Mesazheria
Shërbimet e mesazherisë mund të
përdoren vetëm nëse mbështeten nga
rrjeti juaj ose nga ofruesi juaj i shërbimit.
Shënim: Pajisja juaj mund të tregojë që mesazhi
juaj u dërgua në numrin e qendrës së mesazheve,
të programuar në pajisjen tuaj. Pajisja juaj mund
të mos tregojë nëse mesazhi arriti në
destinacionin e menduar. Për detaje të
mëtejshme për shërbimet e mesazherisë,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
28
Page 29
Funksionet e menysë
I rëndësishme: Kujdes kur hapni mesazhet.
Mesazhet mund të përmbajnë programe
keqdashëse ose përveç kësaj, mund të dëmtojnë
pajisjen ose kompjuterin tuaj.
Cilësimet e mesazhit me tekst dhe
multimedia
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilësimet e
mesazheve > Mesazhet tekst > Qendrat e
mesazheve. Nëse karta juaj SIM nuk mbështet më
shumë se një qendër mesazhesh, zgjidhni ose shtoni
atë që dëshironi të përdorni. Ju mund t'ju duhet që të
merrni numrin e qendrës nga ofruesi juaj i shërbimit.
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilësimet e mesazheve > Mszhe. multimediad he nga të
mëposhtmet:
Lejo marrje multimedia—Zgjidhni Jo, Po ose Në rrjetin
bazë për të përdorur shërbimin multimedia.
29
Page 30
Funksionet e menysë
Cilësimet e konfig.—për të zgjedhur ofruesin e
shërbimit të paracaktuar për të marrë mesazhe
multimediale. Zgjidhni Llogaria për të parë llogaritë e
ofruara nga ofruesi i shërbimit dhe për të zgjedhur
atë që dëshironi të përdorni. Mund t'i merrni
cilësimet si mesazh konfigurimi nga ofruesi i
shërbimit.
Lejo reklamat—për të zgjedhur nëse lejoni marrjen e
mesazheve të përcaktuara si reklama. Ky cilësim nuk
shfaqet nëse Lejo marrje multimedia është vendosur
në Jo.
Modaliteti i krijimit MMS> I kufizuar
—për të vendosur
telefonin që të mos lejojë llojin e përmbajtjes që
s'mund të mbështetet nga rrjeti ose pajisje marrëse në
Ilirë
një mesazh multimedia. Zgjidhni
për të lejuar
përmbajtje të tilla, por pajisja marrëse mund të mos e
marrë mesazhin siç duhet.
Madh. imzh. (i kufizuar) ose Madh. imzh. (i lirë)—për
të përcaktuar madhësinë e imazhit që ju mund të
30
Page 31
Funksionet e menysë
futni në një mesazh multimedia kur Modaliteti i
krijimit MMS është vendosur në I kufizuar ose I lirë.
Mesazhet me tekst
Pajisja juaj mbështet dërgimin e mesazheve me tekst, pa
kufizuar numrin e shkronjave për një mesazh të vetëm.
Mesazhet që e kalojnë kufirin do të dërgohen si një seri e
përbërë prej dy ose më shumë mesazhesh. Tarifa e ofruesit
tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e
mesazheve. Shkronjat që përdorin thekse ose shenja të tjera
si dhe shkronjat nga disa mundësi gjuhësh, kërkojnë më
shumë hapësirë, duke kufizuar kështu numrin e shkronjave
që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Një tregues në krye të ekranit tregon numrin total të
karaktereve të mbetura dhe numrin e mesazheve që
nevojiten për tu dërguar. Për shenbull, 673/2 do të
thotë që ka 673 karaktere të mbetura dhe që mesazhi
do të dërgohet si një seri prej 2 mesazhesh.
31
Page 32
Funksionet e menysë
që vezullon tregon se memorja e mesazheve është
plot. Para se të mund të merrni mesazhe të reja,
fshini disa nga mesazhet tuaja të vjetra.
Mesazhet multimedia
Vetëm pajisjet që kanë funksione që përputhen midis tyre,
mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia.
Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të
pajisjes marrëse.
Rrjeti celular mund ta kufizojë madhësinë e mesazheve
MMS. Në qoftë se fotografia e futur e kalon këtë kufi, pajisja
mund ta zvogëlojë në mënyrë që të mund të dërgohet me
MMS.
Një mesazh multimedial mund të përmbajë tekst,
fotografi dhe audioklipe.
Krijimi i mesazhit me tekst ose
multimedial
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Krijo mesazh >
Mesazhi. Për të shtuar marrësit, shkoni te fusha Merr:
32
Page 33
Funksionet e menysë
dhe futni numrin e marrësit ose zgjidhni shto për të
zgjedhur nga opsionet e disponueshme. Për të shtuar
marrësit Cc ose Bcc, zgjidhni Opst. > Shto marrës > Cc ose Bcc. Për të futur tekstin e mesazhit, shkoni te
fusha Teksti: dhe futni tekstin. Për të shtuar një
subjekt për mesazhin, zgjidhni Opst. > Shto titull dhe
futni subjektin. Për ti bashkëngjitur mesazhit
përmbajtje, zgjidhni Opst. > Fut dhe llojin e
bashkëngjitjes që dëshironi. Për të dërguar mesazhin,
shtypni butonin e thirrjes.
Lloji i mesazhit ndryshohet automatikisht në varësi të
përmbajtjes së mesazhit. Veprimet që mund ta bëjnë
llojin e mesazhit të ndryshojë nga mesazh me tekst
në mesazh multimedial pvrfshijnë, por nuk kufizohen
nga të mëposhtmet:
Bashkëngjisni një skedar te mesazhi.
Kërkoni një raport dorëzimi.
Vendosni prioritetin për mesazhin të lartë ose të ulët.
33
Page 34
Funksionet e menysë
Shtojini mesazhit një marrës Cc ose Bcc ose subjekt.
Kur lloji i mesazhit ndryshon në mesazh multimedial,
telefoni mund të shfaqë për pak kohë Mesazhi ndryshoi në multimedia dhe teksti i kokës të dritares
së modifikimit të mesazhit ndryshon në Multimedia e re. Kontrolloni tekstin e kokës për llojin e mesazhit.
Ofruesit e shërbimit mund të kenë tarifa të ndryshme
në varësi të llojit të mesazhit. Kontrolloni me ofruesin
e shërbimit për detajet.
Mesazhet e çastit
Mesazhe e çastit (shërbimi i rrjetit) janë mesazhe me
tekst që shfaqen menjëherë.
Për të përdorur mesazherinë e çastit (IM) (shërbimi i
rrjetit) për të dërguar mesazhe me tekst të shkurtra e
34
Page 35
Funksionet e menysë
të thjeshta, te përdoruesit që janë në linjë, ju duhet të
abonoheni në një shërbim dhe të futeni në të. Për
detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Shënim: Në varësi të shërbimit tuaj IM, ju
mund të mos keni të drejtë hyrje te të gjitha
funksionet e përshkruara në këtë udhëzues
dhe disa ikona dhe tekste të ekranit mund
të ndryshojnë.
Për tu lidhur me shërbimin, zgjidhni Meny > Mesazheri > Mesazhet e çastit. Zgjidhni cilësimin
dhe llogarinë e lidhjes që dëshironi dhe futni ID-në e
përdoruesit dhe fjalëkalimin.
Kur jeni të lidhur me shërbimin, zgjidhni Opst. dhe të
mëposhtmet mund të jenë të disponueshme:
Shto kontakt—për të shtuar kontaktet te lista juaj e
kontakteve
35
Page 36
Funksionet e menysë
Grupet (nëse mbështetet nga rrjeti)—për të parë
listën e grupeve publike, kërkoni për një grup ose
krijoni një grup
Kërko—për të kërkuar për përdoruesë ose grupe
Bisedat e ruajt.—për të parë historikun e bisedave të
ruajtura
Kur jeni të lidhur te shërbimi, statusi juaj, ashtu siç
shihet nga të tjerët, shfaqet në rreshtin e statusit:
Statusi: Online, Stat. im: I zënë ose Stat.: Duk. offl. Për
të ndryshuar statusin tuaj, zgjidhni Ndrysho.
Kontaktet grupohen në direktoritë Online dhe Offline
sipas statusit të tyre. Mesazhet e marra ose ftesat
gjatë një sesion aktiv të IM ruhen në direktorinë
Bisedimet. Për të zgjeruar ose mbyllur një direktori,
shkoni tek ajo dhe lëvizni djathtas ose majtas.
tregon një mesazh të ri në grup.
tregon një mesazh në grup të lexuar.
36
Page 37
Funksionet e menysë
tregon një mesazh të ri të çastit.
tregon një mesazh të çastit të lexuar.
tregon një ftesë.
Për të nisur një bisedim, shfletoni te kontakti që
dëshironi në direktorinë në linjë ose jashtë linje dhe
zgjidhni Bisedo.
Kur merrni një mesazh të çastit ose ftesë në regjimin
në pritje, për ta lexuar atë, zgjidhni Lexo. Kur jeni duke
lexuar një mesazh, për t'iu përgjigjur atij, shtypni
butonat e duhur të numrave për të futur tekstin dhe
shtypni butonin e thirrjes për ta dërguar atë. Kur jeni
duke lexuar një ftesë, për ta pranuar atë, zgjidhni
Prano; për ta refuzuar, zgjidhni Opst. > Refuzo.
Gjatë një sesioni aktiv, për të ruajtur bisedimin,
zgjidhni Opst. > Ruaj bisedimin.
Për të bllokuar mesazhet nga një kontakt i veçantë,
shkoni te kontakti në një direktori dhe zgjidhni
Opst. > Blloko kontaktin. Kur jeni duke parë një
37
Page 38
Funksionet e menysë
direktori, për të zhbllokuar një kontakt, zgjidhni
Opst. > Lista e bllokuar, shkoni te kontakti që
dëshironi dhe zgjidhni Zhblloko.
Mesazh audio
Mund ta përdorni shërbimin e mesazheve
multimediale për të krijuar dhe dërguar një mesazh
zanor. Shërbimi i mesazhimit multimedial duhet të
aktivizohet para se të mund të përdorni mesazhe
zanore.
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Krijo mesazh >
Mesazh audio. Regjistruesi hapet. Kur mbaroni së
regjistruari një mesazh audio, futni numrin e
telefonit të marrësit në fushën Merr: për ta dërguar
mesazhin. Për të nxjerrë një numër telefoni nga
Kontaktet, zgjidhni Shto > Kontaktet. Për të parë
opsionet që janë të disponueshme, zgjidhni Opst..
Kur telefoni juaj merr mesazhe audio, për të hapur
mesazhin, zgjidhni Luaj; ose nëse është marrë më
shumë se një mesazh, zgjidhni Shfaq > Luaj. Për ta
38
Page 39
Funksionet e menysë
dëgjuar mesazhin më vonë, zgjidhni Dil. Zgjidhni
Opst. për të parë opsionet e disponueshme. Mesazhi
audio dëgjohet automatikisht nga dëgjuesi. Zgjidhni
Opst. > Altoparlant për të zgjedhur altoparlantin.
Mesazhe me zë
Kutia e mesazheve zanore është një shërbim i rrjetit,
dhe mund t'ju duhet ta abononi. Kontaktoni ofruesin
tuaj të shërbimit për të marrë numrin e kutisë së
mesazheve zanore dhe për t'u informuar hollësisht.
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Mesazhet zanore.
Aplikimi i E-mail
Aplikimi i e-mail-it përdor lidhje me të dhëna paketë
(shërbimi i rrjetit) për t'ju lejuar hyrjen në llogarinë
tuaj të përputhshme të e-mail-it nga telefoni juaj.
Para se të mund të dërgoni dhe të merrni ndonjë
e-mail, mund t'ju duhet të hapni një llogari e-mail-i
dhe të merrni cilësimet e nevojshme për të. Mund t'i
merrni cilësimet e konfigurimit të e-mail-it si mesazh
39
Page 40
Funksionet e menysë
konfigurimi. Telefoni juaj ka mbështetje për serverat
e e-mailit POP3 dhe IMAP4.
Për të krijuar një llogari e-maili, zgjidhni Meny >
Mesazheri, shkoni te Kut. post. e-mail dhe zgjidhni
Opst. > Shto kuti post. > Eksperti i e-mail, Krijo
manualisht ose Cil. ruajtura.
Për të hapur cilësimet e e-mailit, zgjidhni
Meny
>
Mesazheri> Cilësimet e mesazheve> Mszhe. e e-mailit
Për të shkruar një e-mail, zgjidhni
Krijo mesazh> Mesazh e-mail
skedar te e-mail-i, zgjidhni
Meny> Mesazheri
. Për të bashkëngjitur një
Opst.> Fut
. Për të dërguar
e-mailin, shtypni butonin e thirrjes. Zgjidhni llogarinë
që dëshironi nëse është e mundur.
Për të zgjedhur mënyrën e tërheqjes, zgjidhni Meny >
Mesazheri > Cilësimet e mesazheve > Mszhe. e
e-mailit > Modif. kutitë postare dhe kutinë postare që dëshironi dhe zgjidhni Cilësimet e shkarkimet >
Modaliteti i tërheqjes > Vetëm kokat, E-mailin e plotë ose Vet. teks. e-maili (vetëm për serverin e IMAP4).
40
.
>
Page 41
Funksionet e menysë
Për të shkarkuar, zgjidhni Meny > Mesazheri dhe
kutinë postare që dëshironi; konfirmoni kërkesën për
lidhje nëse është e domosdoshme.
Nëse mënyra e tërheqjes është vendosur në Vetëm kokat, për të shkarkuar të gjithë e-mailin, shënoni
kokat e e-mailit që dëshironi në kutinë postare dhe
zgjidhni Opst. > Tërhiq shënuar..
■ Kontaktet
Mund të ruani emrat dhe numrat e
telefonit në kujtesën e telefonit dhe në
kujtesën e kartës SIM. Memorja e
telefonit mund të ruajë kontakte me numra dhe tekst.
Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM
tregohen nga .
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Meny > Kontaktet > Emrat > Opst. > Kërko. Shfletoni listën e
kontakteve ose shkruani shkronjën e parë të emrit për
të cilin po kërkoni. Për të shtuar një kontakt të ri,
41
Page 42
Funksionet e menysë
zgjidhni Meny > Kontaktet > Emrat > Opst. > Shto
kontakt të ri. Për t'i shtuar një kontakti më shumë
detaje, sigurohuni që memorja e përdorur është ose
Telefon ose Telefon dhe SIM. Shfletoni deri tek emri të
cilit dëshironi t'i shtoni një numër ose tekst të ri dhe
zgjidhni Detajet > Opst. > Shto detaj.
Për të kopjuar një kontakt, zgjidhni Meny > Kontaktet > Emrat > Opst. > Kopjo kontaktin. Mund
të kopjoni emrat dhe numrat e telefonit midis
kujtesës së telefonit për kontakte dhe kujtesës së
kartës SIM. Memorja e kartës SIM mund të ruajë
emra me një numër telefoni të lidhur me ta.
Mund të dërgoni dhe merrni të dhënat e kontaktit të
një personi nga një aparat i përputhshëm, që
mbështet standardin vCard si kartvizitë. Për të
dërguar një kartëvizitë, kërkoni për kontaktin të cilit
dëshironi ti dërgoni informacionin dhe zgjidhni
Detajet > Opst. > Dërgo kartëviz. > Nëpërmjet
multim., Me mszh. tekst ose Me Bluetooth. Kur merrni
42
Page 43
Funksionet e menysë
një kartëvizitë, zgjidhni Shfaq > Ruaj për të ruajtur
kartëvizitën në kujtesën e telefonit. Për të mos
pranuar kartvizitën, zgjidhni Dil > Po.
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Cilësimet dhe nga të
mëposhtmet:
Kujtesa në përdorim—për të zgjedhur kartën SIM ose
kujtesën e telefonit për kontaktet tuaja
Shfaqja e kontakteve—p ër të për caktuar s e si shfaq en
emrat dhe numrat e kontakteve
Gjendja e kujtesës—për të parë kapacitetin e kujtesës
së lirë dhe të përdorur
■ Ditari
Telefoni regjistron thirrjet e humbura, të
ardhura dhe të bëra nëse rrjeti e
mbështet këtë dhe telefoni është i ndezur
dhe brenda zonës së shërbimit të rrjetit.
Mund të shikoni datën dhe orën e thirrjes, mund ta
përpunoni ose fshini numrin e telefonit nga lista, ta
43
Page 44
Funksionet e menysë
ruani numrin në Kontaktet ose dërgoni numrit një
mesazh.
Për të parë informacionin për thirrjet tuaja, zgjidhni
Meny > Ditari > Thirrje të humbura, Thirrjet e
ardhura ose Numrat e thirrur. Për të parë thirrjet e
fundit të humbura dhe të ardhura dhe numrat e
thirrur në mënyrë kronologjike, zgjidhni Ditari i thirrjeve. Për të parë kontaktet të cilëve u keni
dërguar mesazh më së fundmi, zgjidhni Marrësit e mesazhit.
Zgjidhni Meny > Ditari > Kohëzgjatja e thirrjes,
Numër. dhën. paketë ose Matësi lidh. dhën. pak. për
informacione të përafërta mbi komunikimet tuaja më
të fundit.
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet
nga ofruesi juaj i shërbimeve, mund të ndryshojë
në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve
të faturimit, taksave e kështu me rradhë.
Për të fshirë listat e thirrjeve të fundit, zgjidhni Past ro list. ruajtura. Nuk mund ta anuloni këtë veprim.
44
Page 45
Funksionet e menysë
■ Cilësimet
Në këtë meny mund të përshtatni disa
cilësime të telefonit. Për të rivendosur disa
nga cilësimet e menysë të vlerave të tyre
origjinale, zgjidhni Meny > Cilësimet > Rikthe cil. e fabrikës.
Profilet
Telefoni juaj ka grupe të ndryshme cilësimesh të
quajtura profile për të cilat ju mund të personalizoni
tonet e telefonit për ngjarje dhe ambiente të ndryshme.
Meny> Cilësimet> Profilet
Zgjidhni
Aktivizo
dëshiruar dhe
zgjedhur,
Me kohë
Personalizo
për të vendosur kohën e skadimit për profilin
për të aktivizuar profilin e
për të personalizuar profilin ose
aktiv. Kur koha e vendosur për profilin skadon, profili i
mëparshëm të cilit nuk i ishte vendosur kohë bëhet
aktiv.
, profilin e
45
Page 46
Funksionet e menysë
Cilësimet e tonit
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Tonet dhe ndryshoni
secilin nga opsionet e disponueshme për profilin
aktiv. Telefoni juaj mbështet tingujt e thirrjes në
formatin MP3. Ju gjithashtu mund të vendosni
regjistrimet tuaja si tonet tingëllues.
Për të përcaktuar që telefoni të tingëllojë vetëm për një
grup të zgjedhur thirrësish, zgjidhni
Paralajmërim për:
Shkurtoret e mia
Me shkurtoret personale mund të hyni shpejt në
funksionet e telefonit të përdorura shpesh. Zgjidhni
Meny > Cilësimet > Shkurtoret e mia dhe nga
opsionet e mëposhtme:
Tasti i djathtë i përzgjedhjes ose Tas. majt. përzgj.—për
të caktuar një funksion telefoni te butoni i djathë ose
i majtë i përzgjedhjes.
Tasti i lëvizjes—funksionet e shkurtores për butonin e
lëvizjes. Shkoni te butoni i lëvizjes që dëshironi,
zgjidhni Ndrysho ose Cakto dhe një funksion nga lista.
46
.
Page 47
Funksionet e menysë
Cilësimet e thirrjes dhe të telefonit
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje dhe nga të
mëposhtmet:
Dev. thirr. (shërbimi i rrjetit)—për të devijuar thirrjet
tuaja hyrëse. Për detaje, kontaktoni ofruesin tuaj të
shërbimit
Rithirrje auto e nr. > Aktiv—për të provuar dhjetë herë
lidhjen e thirrjes pas një përpjekjeje të pasuksesshme
Pritja e thirrjes > Aktivizo—që t'ju njoftojë rrjeti për
ndonjë thirrje hyrëse ndërkohë që keni një telefonatë
tjetër në linjë (shërbim i rrjetit)
Dërgo ID e thirrësit (shërbim i rrjetit)—për të vendosur
nëse do shfaqi numrin tuaj te personi të cilin po
telefononi.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefoni dhe nga të
mëposhtmet:
47
Page 48
Funksionet e menysë
Cilësimet e gjuhës > Gjuha e telefonit—për të
vendosur gjuhën e shfaqjes të telefonit tuaj
Trajt. mbylljes kapakut > Shko në pritje—për të
vendosur telefonin që të shkojë në regjimin në pritje
kur mbyllet kapaku. Aplikimet që mund të
ekzekutohen në sfond nuk ndikohen.
Cilësimet e ekranit
Për të ruajtur energjinë e baterisë me ruajtësin e
energjisë, zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani kryesor > Ruajtësi i energjisë > Aktiv. Një orë
dixhitale shfaqet kur për një kohë të caktuar nuk
përdoret asnjë funksion i telefonit.
Për të ruajtur energjinë e baterisë në regjimin fjetje,
zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani kryesor >
Modaliteti fjetje > Aktiv. Ekrani fiket kur për një kohë
të caktuar nuk përdoret asnjë funksion i telefonit.
Për të modifikuar cilësimet e mini ekranit, zgjidhni
Meny > Cilësimet > Mini ekrani.
48
Page 49
Funksionet e menysë
Cilësimet e orës dhe datës
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Data dhe ora. Zgjidhni
Cilësimet e datës dhe orës për të vendosur datën dhe
orën. Zgjidhni Cil. formatit datës e orës për të
vendosur formatet për datën dhe orën. Zgjidhni
Përdit. auto. datës & orës (shërbim i rrjetit) për të
përcaktuar që telefoni ta përditësojë automatikisht
orën dhe datën sipas zonës aktuale kohore.
Lidhshmëria
Teknologji me valë Bluetooth
Në disa shtete, mund të ketë kufizime për përdorimin
e pajisjeve Bluetooth. Kontrolloni me shitësin tuaj
dhe autoritetet vendase.
Pajisja është në përputhje me Bluetooth Specification 2.0
që mbështet profilet e mëposhtme: pa duar, kufje, shtytje
objekti, transferim skedarësh, lidhje dial-up, lidhje
sinkronizimi dhe portë seriale. Për të siguruar
ndërfunksionimin midis pajisjeve të tjera që mbështesin
49
Page 50
Funksionet e menysë
teknologjinë Bluetooth, për këtë model përdorni pajisje
ndihmëse të aprovuara nga Nokia. Pyesni fabrikuesit e
pajisjeve të tjera për të përcaktuar nëse ato përputhen me
këtë pajisje.
Në disa vende mund të mos lejohet përdorimi i teknologjisë
Bluetooth. Pyesni autoritetet e vendit tuaj ose ofruesin tuaj
të shërbimit.
Funksionet që përdorin teknologjinë Bluetooth ose lejimi i
funksioneve të tilla të ekzekutohen në sfond ndërkohë që
jeni duke përdorur funksione të tjera, rrisin kërkesën për
fuqinë e baterisë dhe redukton jetëgjatësinë e baterisë.
Teknologjia Bluetooth u lejon që të lidhni telefonin
me një pajisje të pajtueshme Bluetooth brenda
10 metrash (32 këmbë). Përderisa pajisjet që përdorin
teknologjinë e Bluetooth komunikojnë duke përdorur
valët e radios, telefoni juaj dhe pajisjet e tjera nuk
është nevoja që të kenë pamje shikimi direkte,
megjithëse lidhja mund të varet nga interferenca nga
shkatërrimet të tilla si mure ose nga pajisje të tjera
elektronike.
50
Page 51
Funksionet e menysë
Konfigurimi i një lidhje me Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth dhe
nga të mëposhtmet:
Bluetooth > Aktiv ose Joaktiv—për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e Bluetooth. tregon që
Bluetooth është i aktivizuar.
Kërko për pajisjet shtesë audio—për të kërkuar për
pajisje audio Bluetooth të pajtueshme
Pajisje të çiftuara—për të kërkuar për ndonjë pajisje
Bluetooth në afërsi. Zgjidhni E re për të listuar çdo
pajisje Bluetooth në afërsi. Zgjidhni një pajisje dhe
Shkëmbe. Futni një fjalëkod Bluetooth që pranohet
nga pajisja (deri në 16 karaktere) për të çiftuar
pajisjen me telefonin tuaj. Ju duhet ta jepni këtë
fjalëkod kur lidheni me pajisjen për herë të parë.
Telefoni juaj lidhet me pajisjen dhe mund të filloni
transferimin e të dhënave.
51
Page 52
Funksionet e menysë
Pajisjet aktive—për të kontrolluar se cila lidhje
Bluetooth është aktualisht aktive
Dukshmëria e telefonit tim ose Emri i telefonit tim—
për të përcaktuar sesi telefoni juaj shfaqet te pajisjet
e tjera Bluetooth
Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me sigurinë, çaktivizoni
funksionin e Bluetooth ose vendosni Dukshmëria e telefonit tim në I fshehur. Gjithmonë pranoni vetëm
komunikime Bluetooth nga të tjerët me të cilët keni rënë
dakord.
GPRS
General packet radio service (GPRS) (shërbim i rrjetit)
është një mbajtës të dhënash që mundëson hyrjen
nëpërmjet rrjetit celular në rrjete të dhënash, siç
është interneti. Aplikimet që mund të përdorin GPRSnë janë MMS, shfletimi në Internet dhe shkarkimi i
aplikimeve Java.
Para se të mund ta përdorni teknologjinë GPRS,
kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj ose ofruesin e
52
Page 53
Funksionet e menysë
shërbimit për disponueshmërinë e shërbimit GPRS
dhe për abonimin e tij. Ruani cilësimet GPRS për
secilin aplikim të përdorur nëpërmjet GPRS-së. Për
informacione për çmimet, kontaktoni operatorin e
rrjetit tuaj ose ofruesin e shërbimit.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Të dhëna
paketë > Lidhja e të dhënave paketë. Zgjidhni
Gjithmonë online për të përcaktuar që telefoni të
regjistrohet automatikisht në një rrjet GPRS kur
hapni telefonin. Zgjidhni Kur nevojitet dhe regjistrimi
dhe lidhja me GPRS-në bëhet kur një aplikim që
përdor GPRS ka nevojë për të, dhe mbyllet kur e
mbaroni aplikimin.
Transferimi i të dhënave
Telefoni juaj lejon transferim të dhënash (për shembull,
kalendar, të dhëna kontaktesh dhe shënime) me një PC
të përputhshëm, një pajisje tjetër të përputhshme ose
një server Interneti në largësi (shërbim rrjeti).
53
Page 54
Funksionet e menysë
Lista e kontakteve të transferimit
Për të kopjuar ose sinkronizuar të dhënat nga telefoni
juaj, emri i pajisjes dhe cilësimet duhet të jenë në
listën e kontakteve të transferimit.
Për të shtuar një kontakt të ri transferimi në listë (për
shembull, një telefon celular), zgjidhni Meny >
Cilësimet > Lidhjet > Transf. dhën. > Opst. > Shto
kontakt > Sinkr. i tel. ose Kopjo në telefon dhe futni
cilësimet sipas llojit të transferimit.
Transferimi i të dhënave me një pajisje
të pajtueshme
Për sinkronizim përdorni lidhjen e teknologjisë me
valë Bluetooth. Pajisja tjetër duhet të aktivizohet për
marrjen e të dhënave.
Për të nisur transferimin e të dhënave, zgjidhni
Meny > Cilësimet > Lidhjet > Transf. dhën. dhe
transferoni kontaktin nga lista në vend të Sinkr. iserverit ose Sinkr. i PC. Sipas cilësimeve, të dhënat e
zgjedhura kopjohen ose sinkronizohen.
54
Page 55
Funksionet e menysë
Sinkronizo nga një PC i pajtueshëm
Për të sinkronizuar të dhënat nga kalendari, shënimet
dhe kontaktet, instaloni softuerin Nokia PC Suite të
telefonit tuaj në PC. Përdorni teknologjinë me valë
Bluetooth për sinkronizimin dhe filloni sinkronizimin
nga PC-ja.
Sinkronizo nga një server
Për të përdorur një server Interneti në largësi,
abonohuni te një shërbim sinkronizimi. Për më shumë
informacion dhe cilësimet që kërkohen për këtë
shërbim, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
Për të nisur sinkronizimin nga telefoni juaj, zgjidhni
Artikulli i përputhshëm ndihmës për celularin
tregohet vetëm në qoftë se telefoni ka qenë ose është
i lidhur me të.
55
Page 56
Funksionet e menysë
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Pajisjet shtesë dhe
pajisjen shtesë të disponueshme. Nëse është e
disponueshme zgjidhni Përgjigja automatike për të
vendosur që telefoni ti përgjigjet një thirrjeje hyrëse
në mënyrë automatike. Nëse Alarm i thirr. hyr. është
vendosur në Bëj bip një herë ose Joaktiv, pvrgjigja
automatike nuk do të jetë në përdorim.
Cilësimet e konfigurimit
Disa nga shërbimet e rrjetit kërkojnë cilësime
konfigurimi në telefonin tuaj. Merrni cilësimet nga
karta juaj SIM, një mesazh konfigurimi nga furnizuesi
i shërbimit ose jepni me dorë cilësimet tuaja
personale.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Konfigurimi dhe nga të
mëposhtmet:
Cilës. paracakt. konf.—për të parë listën e ofruesve të
shërbimit të ruajtur në telefon (ofruesi i shërbimit i
paracaktuar përshenjohet)
56
Page 57
Funksionet e menysë
Aktiv. paracakt. në gjitha aplikimet—për të caktuar
aplikimet të përdorin cilësimet nga ofruesi i
paracaktuar i shërbimeve
Pika e hyrjes e preferuar—për të zgjedhur një pikë
tjetër hyrjeje. Normalisht duhet të përdoret pika e
hyrjes nga operatori i rrjetit të preferuar.
Lidhu me ndihm. sig. shërb.—për të shkarkuar
cilësimet e konfigurimit nga ofruesi juaj i shërbimit
Për të futur, parë dhe modifikuar cilësimet
manualisht, zgjidhni Meny > Cilësimet > Konfigurimi > Cilës. konfig. pers..
■ Menyja e operatorit
Kjo meny ju mundëson të hyni në një portal me
shërbimet e ofruara nga operatori juaj i rrjetit. Kjo
meny është specifike për operatorin. Emri dhe simboli
varen nga operatori. Operatori mund ta përditësojë
këtë meny me një mesazh shërbimi. Për më shumë
informacione, kontaktoni operatorin tuaj të rrjetit.
57
Page 58
Funksionet e menysë
■ Galeri
Në këtë menu mund të administroni
motive, grafika, inçizime dhe tinguj. Këto
skedarë janë të sistemuar nëpër direktori.
Telefoni juaj mbështet një sistem për administrimin e
të drejtave digjitale (DRM) për të mbrojtur
përmbajtjen e marrë. Verifikoni gjithmonë kushtet e
furnizimit të çdo përmbajtjeje dhe kodit të aktivizimit
para se t'i merrni, sepse mund t'i nënshtrohen një
pagese.
Ju mund të bëni fotografi ose të
regjistroni videoklipe me kamerën e
integruar.
58
Page 59
Funksionet e menysë
Bërja e një fotografie
Pajisja juaj mbështet një rezolucion të bërjes së fotografisë
prej 640x480 pikselash.
Për të përdorur funksionin e imazhit që nuk lëviz,
zgjidhni Meny > Media > Kamera ose nëse funksioni
i videos ështv aktiv, lëvizni majtas ose djathtas. Për të
bërë një fotografi, zgjidhni Fotogr..
Zgjidhni Opst. për të vendosur Modal. natën aktiv
nëse drita është e zbehtë, Matësi auto. për të
vendosur kohëmatësin automatik, Seria fot. aktive
për të bërë fotografi me sekuencë të shpejtë ose
Cilësimet > Koha shik. paraprak imazhit për të
vendosur mënyrën e shfaqjes paraprake dhe kohën.
Regjistrimi i një videoklipi
Për të përdorur funksionin e videos, zgjidhni Meny >
Media > Kamera > Opst. > Video ose nëse funksioni
i kamerës është aktiv, lëvizni majtas ose djathtas. Për
të nisur regjistrimin e videos, zgjidhni Regjistro. Për
59
Page 60
Funksionet e menysë
të ndaluar regjistrimin, zgjidhni Bëj pauz.; për të
rifilluar regjistrimin, zgjidhni Vazhdo; për të ndaluar
regjistrimin, zgjidhni Ndalo.
Për të vendosur gjatësinë e videoklipit që mund të
merrni, zgjidhni Meny > Media > Kamera > Opst. > Cilësimet > Gjatësia e videoklipit.
Regjistruesi i zërit
Mund të inçizoni pjesë me zë të folur, tinguj të
ndryshëm ose një thirrje aktive. Kjo është e dobishme
për të inçizuar një emër dhe një numër telefoni, për
t'i marrë shënim më vonë.
Zgjidhni Meny > Media > Regjistruesi dhe butoni
virtual i regjistrimit në ekran do të fillojë regjistrimin.
Për ta filluar inçizimin gjatë një thirrjeje, zgjidhni
Opst. > Regjistro. Kur inçizoni një thirrje, mbani
telefonin në pozicionin normal pranë veshit tuaj.
Inçizimi ruhet në Galeria > Regjistrimet. Për të
dëgjuar regjistrimin e fundit, zgjidhni Opst. > Luaj
60
Page 61
Funksionet e menysë
regj. e fundit. Për ta dërguar inçizimin e fundit duke
përdorur një mesazh multimedial, zgjidhni Opst. > Dërgo regj. fundit.
Radioja
Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena e
pajisjes celulare. Që radioja FM të funksionojë ashtu si
duhet, është e nevojshme që te pajisja të bashkëngjiten
kufje ose një tjetër pajisje ndihmëse.
Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel
mesatar të zërit. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj
zërit të lartë mund t'ju dëmtojë dëgjimin.
Zgjidhni Meny > Media > Radio ose në regjimin në
pritje shtypni dhe mbani *.
Nëse tashmë i keni ruajtur stacionet e radios, lëvizni
lart e poshtë për të kaluar nëpër stacione ose shtypni
butonat e numrave korresponduesë të pozicionit të
kujtesës të kanalit që dëshironi.
61
Page 62
Funksionet e menysë
Për të kërkuar për stacionin fqinjë, shtypni dhe mbani
butonin e majtë ose të djathtë të lëvizjes.
Për të ruajtur stacionin në të cilin jeni akorduar,
zgjidhni Opst. > Ruaj stacionin.
Për të rregulluar volumin, zgjidhni Opst. > Volumi.
Për ta lënë radion që të punojë në sfond, shtypni
butonin e mbylljes. Për ta fikur radion, shtypni dhe
mbani butonin e mbylljes.
■ Organizuesi
Ora me zile, kalendari dhe
lista e detyrave
Për të përdorur orën me zile, zgjidhni
Meny > Organizuesi > Alarmi dhe nga të
mëposhtmet:
Alarmi:—për të aktivizuar ose çaktivizuar alarmin
Koha e alarmit:—për të përcaktuar kohën e ziles
62
Page 63
Funksionet e menysë
Përsërit:—për të përcaktuar që telefoni t'ju lëshojë
zilen e orës vetëm në ditë të caktuara të javës
Toni i alarmit:—për të përcaktuar ose personalizuar
tingullin e ziles
Skad. shtytjes—për të vendosur skadimin për
njoftimin e dremitjes
Telefoni do të japë një tingull alarmi dhe ndriçojë
Alarm! dhe ora aktuale në ekran madje edhe në qoftë
se telefoni është i fikur. Zgjidhni Ndalo për ta ndalur
zilen. Nëse e lini telefonin të vazhdojë të tingëllojë
zilen për një minutë ose zgjidhni Shty, zilja pushon
për kohën e dremitjes që ju vendosni dhe rifillon
përsëri.
Në qoftë se koha e tingëllimit të ziles arrin kur pajisja është
e mbyllur, pajisja hapet vetë dhe fillon tingëllimin e ziles. Në
qoftë se zgjidhni Ndalo, pajisja ju pyet nëse doni ta
aktivizoni pajisjen për thirrjet. Përzgjidhni Jo për ta mbyllur
pajisjen ose Po për të kryer dhe për të marrë thirrje. Mos
63
Page 64
Funksionet e menysë
përzgjidhni Po kur përdorimi i telefonit celular mund të
shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Kalendari. Dita
aktuale tregohet me një kornizë. Në qoftë se ka
ndonjë shënim për këtë ditë, dita është me shifra të
zeza. Për të parë shënimet, zgjidhni Shiko. Për të
fshirë të gjitha shënimet në kalendar, zgjidhni
pamjen mujore ose pamjen javore dhe zgjidhni
Opst. > Fshi gjitha shën.. Opsione të tjera mund të
jenë krijimi, fshirja, përpunimi dhe lëvizja e një
shënimi ose kopjimi i një shënimi për një ditë tjetër
ose dërgimi i drejtpërdrejtë i një shënimi për një
kalendar tjetër të përputhshëm telefoni si mesazh
teksti ose bashkëngjitje.
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Lista e detyrave. Lista
e detyrave shfaqet dhe renditet sipas prioritetit.
Zgjidhni Opst. dhe ju mund të shtoni, fshini ose
dërogni një shënim; shënoni një shënim si të kryer;
ose rendit listën e detyrave sipas afateve.
64
Page 65
Funksionet e menysë
■ Aplikimet
Softueri i telefonit tuaj mund të përfshijë
lojëra dhe aplikime Java të konceptuara
enkas për këtë telefon Nokia.
Për të parë sasinë e kujtesës të disponueshme për
instalimet e lojërave dhe aplikimeve, zgjidhni
Meny > Aplikimet > Opst. > Gjandja e kujtesës. Për
të hapur një lojë ose një aplikim, zgjidhni Meny > Aplikimet > Lojrat ose Koleksioni. Shkoni te një lojë
ose një aplikim dhe zgjidhni Hap. Për të shkarkuar një
lojë ose një aplikim, zgjidhni Meny > Aplikimet >
J2ME™. Vini re që aplikimi të jetë i përputhshëm me
telefonin tuaj para se ta shkarkoni.
I rëndësishme: Instaloni vetëm aplikime që vijnë
nga burime që ofrojnë mbrojtje të përshtatshme
kundër softuerëve të dëmshëm.
65
Page 66
Funksionet e menysë
Vini re që kur shkarkoni një aplikim, ai mund të ruhet
në menynë Galeria në vend të menysë Aplikimet.
■ Interneti
Mund të keni akses në shërbime të
ndryshme celulare të internetit me
shfletuesin e telefonit tuaj. Verifikoni
disponueshmërinë e këtyre shërbimeve,
çmimet e njëhershme dhe të
vazhdueshme tek operatori i rrjetit tuaj
ose te ofruesi i shërbimit.
I rëndësishme: Përdorni vetëm shërbime që
besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri të
mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Lidhja e shërbimit
Sigurohuni që cilësimet e shërbimit të jenë të
ruajtura dhe të aktivizuara.
Për të bërë një lidhje me shërbimin, hapni faqen
fillestare (për shembull, faqja kryesore e ofruesit të
66
Page 67
Funksionet e menysë
shërbimit), zgjidhni Meny > Web > Faqja kryesore
ose në regjimin e punvs në pritje, shtypni dhe mbani
0. Për të hapur njv preferencë, zgjidhni Meny >
Web > Preferencat. Në qoftë se preferenca nuk
punon me cilësimet aktuale aktive të shërbimit,
aktivizoni një grup tjetër cilësimesh shërbimi dhe
provoni përsëri. Për të hapur URL e fundit, zgjidhni
Meny > Web > Adr. web fundit. Për të futur adresën e
shërbimit, zgjidhni Meny > Web > Shko te adresa.
Për të ndaluar së shfletuari dhe për të mbyllur
lidhjen, shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Pasi u lidhët me shërbimin, mund të shfletoni nëpër
faqet e tij. Funksioni i butonave të telefonit mund të
ndryshojë sipas shërbimeve. Ndiqni udhëzimet me
tekst në ekranin e telefonit.
Vini re që nvse GPRS është i përzgjedhur si bartës i të
dhënave, treguesi shfaqet në pjesën majtas lart të
ekrnait gjatë shfletimit. Nëse merrni një thirrje ose
një mesazh me tekst ose bëni një thirrje gjatë lidhjes
67
Page 68
Funksionet e menysë
me GPRS, treguesi do të shfaqet nëpjesën e
sipërme majtas për të treguar që lidhja me GPRS
është pezulluar (në pritje). Pas një thirrjeje, telefoni
përpiqet të rikrijojë lidhjen GPRS.
pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar preferenca dhe
lidhje për faqet e Internetit të palëve të treta. Ju gjithashtu
mund të keni të drejtë hyrje te faqe të palëve të treta
nëpërmjet pajisjes tuaj. Faqet e palëve të treta nuk kanë të
bëjnë me Nokia dhe Nokia nuk i mbështet ose nuk
presupozon detyrim për ta. Nëse ju zgjidhni që të hapni faqe
publike, ju duhet të merrni masa paraprake për sigurinë dhe
pvrmbajtjen.
Cilësimet për paraqitjen e shfletuesit
Në regjimin në pritje, zgjidhni Meny > Web >
Cilësimet > Cilësimet e pamjes. Zgjidhni Mbështjellja
e tekstit > Aktive për të lejuar që teksti të vazhdojë
në rreshtin vijues. Nëse zgjidhni Joaktiv, teksti do të
shkurtohet. Zgjidhni Shfaq imazhet > Jo dhe çdo
fotografi që duket në faqe nuk shfaqet. Për të
68
Page 69
Funksionet e menysë
vendosur telefonin që të njoftojë kur një lidhje e
sigurtë ndryshon në një lidhje të pasigurtë, zgjidhni
Paralajmërimet > Paral. lidhje pasig. > Po. Për të
vendosur telefonin që të njoftojë kur një faqe e
sigurtë përmban një element të pasigurtë, zgjidhni
Paral. elem. pasig. > Po. Këto alarme nuk garantojnë
një lidhje të sigurtë. Për të zgjedhur grupin e
shkronjave për tregimin e faqeve të shfletuesit që nuk
përfshin ato informacione ose për të zgjedhur nëse
do të përdorni gjithmonë kodifikimin UTF-8 kur i
dërgoni një telefoni të përputhshëm një adresë
interneti, zgjidhni Kodimi i karaktereve.
Cookies dhe memorja e përkohshme
Një cookie është një grup të dhënash i ruajtur në
kujtesën e përkohshme të shfletuesit të telefonit tuaj.
Këto të dhëna mund të jenë informacionet tuaja të
përdoruesit ose preferencat tuaja të shfletimit.
Cookies ruhen derisa ta pastroni kujtesën e
përkohshme. Për të lejuar ose parandaluar që telefoni
69
Page 70
Funksionet e menysë
të mos marrë cookies, zgjidhni Meny > Web >
Cilësimet > Cilësimet e sigurisë > Cookies > Lejo ose
Refuzo.
Një 'cache' (memorja e fshehtë) është një zonë në memorje
e cila përdoret për të ruajtur përkohësisht të dhënat. Në
qoftë se ju jeni përpjekur të përdorni ose keni përdorur
informacione konfidenciale që kërkojnë fjalëkalime,
boshatiseni kujtesën e fshehtë pas çdo përdorimi.
Informacioni ose shërbimet që keni përdorur janë ruajtur në
kujtesën e fshehtë. Për të zbrazur kujtesën e fshehtë,
zgjidhni Meny > Web > Pastro kujt. përkoh..
Kutia e shërbimit
Telefoni mund të marrë mesazhe shërbimi (shërbim
rrjeti) (mesazhe të shtyra) të dërguara nga ofruesi
juaj i shërbimit. Për të lexuar një mesazh të tillë
shërbimi, zgjidhni Shfaq. Nëse zgjidhni Dil, mesazhi
zhvendoset te Kut. post. shërb.. Për të vendosur
telefonin që të marrë mesazhe shërbimi, zgjidhni
Meny > Web > Cilësimet > Cilësimet e kut. post.
shërb. > Mesazhet e shërbimit > Aktive.
70
Page 71
Informacioni për baterinë
Siguria e shfletuesit
Për disa shërbime, si shërbimet bankare ose blerja në
internet, mund të duhen funksione sigurie. Për lidhje
të tilla keni nevojë për certifikata sigurie dhe
mundësisht për një modul sigurie, që mund të jetë i
disponueshëm në kartën tuaj SIM. Për më tepër
informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të
shërbimit.
■ Shërbimet SIM
Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime
shtesë. Për t'u informuar, kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit.
6.Informacioni për baterinë
■ Ngarkimi dhe shkarkimi
Pajisja juaj furnizohet me energji nga një bateri që mund të
ringarkohet. Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet
shumë herë por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë
71
Page 72
Informacioni për baterinë
përdorimit. Kur koha e pritjes dhe bisedat janë më të
shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm
bateri të aprovuara nga Nokia, dhe ringarkojeni baterinë
vetëm me karikues që janë projektuar për këtë pajisje dhe të
aprovuar nga Nokia.
Në qoftë se bateria që do të përdoret për zëvendësimin
është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të
gjatë, mund të jetë e nevojshme që ta lidhni me karikuesin
dhe më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të
fillojë ngarkimin.
Hiqeni karikuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja kur nuk
është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me karikuesin një
bateri plotësisht të ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund
të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri plotësisht e
ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një
farë kohe.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa
minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose
para se të bëhet ndonjë thirrje.
72
Page 73
Informacioni për baterinë
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Mos
përdorni asnjëherë karikues ose bateri të dëmtuara.
Mos krijoni qark të shkurtër në bateri. Një qark i shkurtër
aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik si është
një monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje
direkte të terminalit pozitiv (+) dhe atij negativ (-) të
baterisë. (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë
mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë
këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të
shkurtër me terminalët mund ta dëmtojë baterinë ose
objektin që shërbeu si lidhës.
Lënia e baterisë në vende tepër të nxehta ose të ftohta, si
për shembull në një automjet të mbyllur në stinën e verës
apo të dimrit, do të reduktojë kapacitetin dhe jetëgjatësinë
e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis
15°C dhe 25°C. Një pajisje me bateri të nxehtë apo të ftohtë,
mund të mos punojë përkohësisht, edhe atëherë kur bateria
është plotësisht e ngarkuar. Funksionimi i baterisë është
veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë
nën zero
73
Page 74
Informacioni për baterinë
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë.
Bateritë mund të shpërthejnë edhe kur janë të dëmtuara.
Eliminojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e
mundur luteni ti riqarkulloni. Mos i eliminoni ashtu si
mbeturinat e përditshme.
Mos i çmontoni ose coptoni celularët ose bateritë. Në rast
se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të bjerë në kontakt me
lëkurën ose sytë. Në rast të një rrjedhjeje të tillë, shpëlani
menjëherë me ujë lëkurën ose sytë ose kërkoni ndihmë
mjekësore.
■
Udhëzimet e vërtetimit të baterive
nga Nokia
Për sigurinë tuaj, gjithmonë përdorni bateri origjinale Nokia.
Që të siguroheni që jeni duke marrë një bateri origjinale
Nokia, blijeni atë nga një shitës i autorizuar nga Nokia,
kërkoni që të gjeni mbi ambalazh logon e Nokias për pajisjet
ndihmëse origjinale dhe kontrolloni etiketën e hologramit
duke përdorur këto hapa:
Përfundimi me sukses i të katërta hapave nuk ju jep një
siguri të plotë për origjinalitetin e baterisë. Nëse keni qoftë
74
Page 75
Informacioni për baterinë
dhe një arsye që të besoni që bateria juaj nuk është një
bateri origjinale Nokia, ju nuk duhet ta përdorni atë, por
duhet ta dërgoni te një pikë shërbimi të autorizuar nga
Nokia, ose te një shitës që t'ju ndihmojë. Shitësi ose
punonjësit e pikës së shërbimit të autorizuar nga Nokia, do
ta kontrollojnë baterinë nëse është origjinale apo jo. Nëse
origjinaliteti nuk mund të vërtetohet, kthejeni mbrapsht
baterinë atje ku e bletë.
Vërtetoni hologramin
1. Kur jeni duke parë
hologramin në etiketë, nga
njëri cep ju duhet të shikoni
simbolin e Nokias që janë dy
duar të bashkuara dhe nga
cepi tjetër ju duhet të
shikoni logon e Nokias për
pajisjet ndihmëse origjinale.
75
Page 76
Informacioni për baterinë
2. Kur të ktheni cepat e
hologramit majtas, djathtas,
poshtë dhe lart, ju duhet të
shihni 1, 2, 3, dhe 4 pika në
çdo anë përkatësisht.
3. Gërvishtni anën e etiketës
për të zbuluar një kod me
20 shifra, për shmbull
12345678919876543210.
Kthejeni baterinë në mënyrë
të tillë që numrat të jenë të
drejtuar lart. Kodi prej 20
shifrash lexohet duke filluar
nga numri që ndodhet në
rreshtin e sipërm dhe
vazhdon në rreshtin e
poshtëm.
76
Page 77
Informacioni për baterinë
4. Konfirmoni që kodi prej
20 shifrash është i vlefshëm
duke ndjekur udhëzimet që
janë në www.nokia.com/
batterycheck.
Për të krijuar një mesazh me tekst, shkruani me anë të
butonave kodin prej 20 shifrash, për shembull
123456789876543210, dhe dërgojeni te 44 7786 200276.
Do të zbatohen tarifat e operatorëve kombëtarë dhe
ndërkombëtarë.
Ju duhet të merrni një mesazh i cili tregon nëse kodi mund
të vërtetohet.
Po në qoftë se bateria juaj nuk është origjinale?
Në qoftë se ju nuk mund ta konfirmoni që bateria juaj
Nokia, me hologramin në etiketë nuk është një bateri
77
Page 78
Pajisjet shtesë
origjinale Nokia, luteni të mos e përdorni baterinë.
Dërgojeni atë për të kërkuar ndihmë te pika më e afërt e
shërbimit e autorizuar nga Nokia ose te një shitës i tillë.
Përdorimi i baterisë që nuk është e aprovuar nga fabrikuesi
mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në një
funksionim të dobët dhe të dëmtojë pajisjen tuaj dhe
pajisjet ndihmëse të saj. Ai mund të zhvlerësojë gjithashtu,
çdo aprovim apo garanci që zbatohet për pajisjen.
Për të gjetur më shumë informacione rreth baterive
origjinale të Nokias, vizitoni www.nokia.com/battery.
7.Pajisjet shtesë
Rregulla praktike rreth aksesorëve dhe pajisjeve
ndihmëse
• Mbajini të gjithë aksesorët dhe pajisjet ndihmëse në
vende ku nuk mund t'i prekin fëmijët e vegjël.
• Kur shkëpusni kordonin e fuqisë së çdo pajisjeje
ndihmëse ose aksesori, kapni dhe tërhiqni spinën dhe jo
kordonin.
78
Page 79
Kujdesi dhe mirëmbajtja
• Kontrolloni rregullisht nëse pajisjet ndihmëse të
instaluara në një automjet janë vendosur mirë dhe
funksionojnë ashtu si duhet.
• Instalimi i të gjitha pajisjeve ndihmëse për automjetin
që janë të ndërlikuara, duhet të kryhet vetëm nga një
personel i kualifikuar.
Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të
lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e
mëposhtme do t'ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e
garancisë.
• Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të
gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë
minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se
pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në
vendin e vet derisa pajisja të thahet plotësisht.
• Mos e ruani ose përdorni pajisjen në zona të ndotura
dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe
komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
79
Page 80
Kujdesi dhe mirëmbajtja
• Mos e mbani pajisjen në zona të nxehta. Temperaturat e
larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve
elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të
shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
• Mos e mbani pajisjen në zona të ftohta. Kur pajisja
kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj
mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e
qarqeve elektronike.
• Mos u përpiqni ta hapni pajisjen në një mënyrë të
ndryshme nga ajo që udhëzohet në këtë udhëzues
• Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi
me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të
brendshme dhe mekanizmat e imët.
• Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të
përqendruara, tretësira pastruese ose detergjentë të
fortë.
• Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë
pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
80
Page 81
Kujdesi dhe mirëmbajtja
• Përdorni një leckë të butë, të thatë dhe të pastër për të
pastruar çfarëdolloj lentesh (siç janë lentet e kameras,
të perceptuesve të dritës, të perceptuesve të afërsisë).
• Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër
që është e aprovuar si pjesë këmbimi. Antenat e
paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta
dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për
rregullimin e radioaparateve.
• Karikuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
• Gjithmonë krijoni një kopje rezervë të të dhënave që ju
doni të mbani, të tilla si kontaktet dhe shënimet në
kalendar.
• Për të rivendosur pajisjen herë pas here për rendimet
optimal, fikeni pajsijen dhe hiqni baterinë.
Këto këshilla vlejnë njëlloj si për pajisjen tuaj ashtu dhe për
baterinë, karikuesin apo çdo pajisje tjetër ndihmëse. Në
qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si duhet, dërgojeni atë për
shërbim te pika më e afërt e autorizuar.
81
Page 82
Informacioni shtesë mbi sigurinë
Simboli i koshit me rrota me kryq sipër do të thotë se
brenda Bashkimit Evropian ky produkt duhet të
dërgohet në një qendër të veçantë grumbullimi në
fund të jetës së produktit. Mos i hidhni këto
produkte ashtu si mbeturinat e përbashkëta të
paseleksionuara. Për më shumë informacion, shihni roduct
Eco-Declaration ose informacion specifik për shtetin në
adresën www.nokia.com.
Informacioni shtesë mbi sigurinë
■ Fëmijët e vegjël
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj mund të përmbajnë
pjesëza të vogla. Mbajini ato në një vend ku nuk mund t'i
prekin fëmijët e vegjël.
■
Mjedisi i funksionimit
Kjo pajisje përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF kur
përdoret në një pozicion normal ndaj veshit si dhe kur është
pozicionuar të paktën 2.2 cm (7/8 inç) nga trupi. Kur
përdoret një këllëf, kapse e rripit ose mbajtëse për përdorim
"të veshur" në trup, ai/ajo nuk duhet të përmbajë pjesë
82
Page 83
Informacioni shtesë mbi sigurinë
metalike dhe pajisjen duhet ta vendosin (larg nga trupi juaj)
në distancën që u përmend më lart. Për të transmetuar
skeda të dhënash apo mesazhe, kjo pajisje kërkon që lidhja
me rrjetin të jetë sa më e mirë. Në disa raste, transmetimi i
skedave të të dhënave ose i mesazheve mund të pezullohet
derisa të disponohet një lidhje e tillë. Sigurohuni që të
ndiqen udhëzimet e mësipërme për distancën nga trupi
derisa të përfundojë transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të
tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose
mjete që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse
informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
■
Pajisjet mjekësore
Veprimi i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë
këtu dhe telefonat celularë, mund të ndërhyjnë në
funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë.
Konsultohuni me një mjek apo me fabrikuesin e pajisjes
mjekësore, për të përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë për
t'u mbrojtur nga energjia e jashtme RF ose në qoftë se keni
ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në ambientet e qendrave
shëndetësore kur çfarëdolloj rregulli i vendosur në këto
83
Page 84
Informacioni shtesë mbi sigurinë
ambiente ju udhëzon që të veproni në këtë mënyrë. Spitalet
ose qendrat shëndetësore mund të përdorin aparatura që
mund të jenë të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme RF.
Pajisjet mjekësore të transplantimit
Fabrikuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë që të
mbahet të paktën një largësi minimale prej 15.3 cm (6 inç)
midis një telefoni celular dhe një pajisje mjekësore të
transplantimit, të tilla si stimuluesit kardiakë ose
defribilatorët kardioverter të transplantimit në mënyrë që të
shmanget një ndërhyrje e mundshme me pajisjen mjekësore.
Personat të cilët kanë pajisje të tilla duhet të:
• Ta mbajnë gjithmonë pajisjen celulare në një distancë
më të madhe se 15.3 cm (6 inç) nga pajisja mjekësore
kur pajisja celulare është e ndezur.
• Të mos e mbajnë pajisjen celulare në xhepa afër gjoksit.
• Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt
të pajisjes mjekësore që të pakësojnë mundësinë për
ndërhyrje.
• Fikeni menjëherë pajisjen celulare nëse ka ndonjë arsye
dyshimi që po ndodh interferencë.
84
Page 85
Informacioni shtesë mbi sigurinë
• lexoni dhe ndiqni udhëzimet nga prodhuesi për pajisjen
e tyre mjekësore të transplantimit.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me pvrdorimin e pajisjes
tuaj celulare me një pajisjse mjekësore transplantimi,
konsultohuni me ofruesin e kujdesit shëndetësor.
Aparatet e dëgjimit
Disa pajisje dixhitale celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje
në disa aparate dëgjimi. Në qoftë se shkaktohet ndërhyrje,
konsultohuni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
■
Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të
pablinduara ose të painstaluara mirë që mund të ketë
automjeti. Sisteme të tilla janë: sistemi elektronik i
injeksionit të karburantit, sistemet elektronike të
kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike të
kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për
informacion të mëtejshëm, pyesni fabrikuesin e automjetit
tuaj ose përfaqësuesit e tij ose për ndonjë aparaturë që
është shtuar.
85
Page 86
Informacioni shtesë mbi sigurinë
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t'i bëjë shërbim ose
ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi
i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të zhvlerësojë
çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni rregullisht nëse të
gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj janë të vendosura dhe punojnë si duhet.
Mos ruani lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në
të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj
ndihmëse. Për automjetet me jastëkë me ajër, duhet të kini
parasysh që ato hapen me forcë të madhe. Mos vendosni
objekte, duke përfshirë këtu dhe aparaturat e instaluara ose
portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë
ku ai hapet. Në qoftë se pajisjet celulare të automjetit nuk
janë instaluar si duhet dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet,
mund të ndodhin plagosje të rënda.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me
aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan.
Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare mund të jetë i
rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e
telefonit celular si dhe mund të jetë ilegal.
86
Page 87
Informacioni shtesë mbi sigurinë
■ Ambientet e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të
mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe
udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese përfshijnë
zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta
shuani motorin e automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla
mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr që çon në
plagosje ose dhe në vdekje. Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e
karburantit si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet
e shërbimit. Vëshgoni kufizimet rreth përdorimit të
radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndar
jes uzinat kimike ose në vende ku janë duke u zhvilluar
shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundëshme
shpërthyese janë zakonisht (por jo gjithmonë) të piketuara
qartë. Ato përfshijnë hambarët e anijeve, mjetet e ruajtjes
ose të transportimit të lëndëve kimike dhe zonat ku ajri
përmban lëndë kimike ose pjesëza siç janë pluhuri, ose
pluhurat metalikë. Ju duhet të kontrolloni me prodhuesit e
automjeteve duke përdorur gazin e naftës të lëngëzuar (si
propani ose butani) për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund
të pvrdoret në mënyrë të sigurt afër tyre.
87
Page 88
Informacioni shtesë mbi sigurinë
■ Thirrjet e urgjencës
I rëndësishme: Telefonat celularë, duke përfshirë
dhe këtë pajisje, funksionojnë duke përdorur
radiosinjale, rrjete celulare, rrjete me kabllo
nëntokësore, dhe funksione të programuara për
përdoruesit. Për këtë arsye nuk mund të garantohet lidhja
në të gjitha rrethanat. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm
në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore siç janë
urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1. Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për
një forcë të përshtatshme të sinjalit.
Disa rrjete mund të kërkojnë që karta e vlefshme SIM të
jetë e futur ashtu si duhet në pajisje.
2. Shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e
nevojshme, për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për
të përgatitur pajisjen për thirrjet.
3. Fusni numrin zyrtar të urgjencës për lokalitetin ku
ndodheni aktualisht. Numrat e urgjencës ndryshojnë
sipas lokalitetit.
88
Page 89
Informacioni shtesë mbi sigurinë
4. Shtypni butonin e thirrjes.
Në qoftë se disa funksione janë duke u përdorur, juve do t'ju
duhet që t'i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të
urgjencës. Në qoftë se pajisja është në profilin jashtëlinje
ose në atë të fluturimit, përpara se të mund të bëni një
thirrje të urgjencës, juve mund t'ju duhet ta ndryshoni
profilin që të aktivizoni funksionimin e telefonit. Për
informacion të mëtejshëm, konsultohuni me këtë udhëzues
ose me furnizuesin tuaj të shërbimit.
Në qoftë se disa funksione janë duke u përdorur, juve do t'ju
duhet që t'i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të
urgjencës. Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni me
këtë udhëzues ose me furnizuesin tuaj të shërbimit.
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë
informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur.
Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i
komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni
thirrjen derisa t'ju japin lejen për ta përfunduar.
89
Page 90
Informacioni shtesë mbi sigurinë
■ Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare përmbush orientimet për ekspozimin
ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe
radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin
e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga
orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar
nga organizata shkencore e pavarur ICNIRP dhe përfshijnë
kufijtë e sigurisë të përcaktuara për të siguruar mbrojtjen e
të gjithë personave, pa dallim nga mosha dhe gjendja
shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një
njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit,
ose SAR. Kufiri SAR i deklaruar në orientimet ICNIRP është
2.0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind.
Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione
standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në
nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj në të gjitha
zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një
pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera
maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar
90
Page 91
Informacioni shtesë mbi sigurinë
vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi
ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga
distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit. Vlera më e
lartë e SAR sipas direktivave të ICNIRP për përdorim afër
veshit është 0.97 W/kg.
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe aksesorëve të pajisjes
mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e
SAR-it mund të ndryshojnë në va rësi të kërkesave
kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së
rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të ofrohet në
informacionin e produktit te www.nokia.com.
91
Loading...
+ hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.