Nokia 2660 Flip User guide [sq]

Nokia 2660 Flip
Udhëzues Përdorues
Botimi 2022-08-22 sq
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Indeksi
1 Mbi këtë udhëzues përdorimi 4
2 Fillimi 5
Butonat dhe pjesët . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 5
Konfigurimi dhe ndezja e telefonit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 6
Karikimi i telefonit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 9
Blloku i tasteve . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 9
3 Thirrjet, kontaktet dhe mesazhet 11
4 Personalizimi i telefonit 13
5 Kamera 15
6 Bluetooth 16
7 Ora, kalendari dhe makina llogaritëse 17
8 Boshatisni telefonin 18
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 2
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
9 Informacionet për produktin dhe sigurinë 19
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 3
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
1 Mbi këtë udhëzues përdorimi
E rëndësishme: Për informacione të rëndësishme për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
baterisë tuaj, lexoni informacionet “Për sigurinë tuaj” dhe “Siguria e produktit” në udhëzuesin e printuar të përdorimit ose në www.nokia.com/support para se ta përdorni pajisjen. Për të mësuar se si të filloni me pajisjen tuaj të re, lexoni udhëzuesin e printuar të përdorimit.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 4
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
2 Fillimi

BUTONAT DHE PJESËT

Telefoni juaj
Ky udhëzues përdorimi vlen për modelet e mëposhtme: TA-1469, TA-1474, TA-1480, TA-1478, TA-1491.
1. Butoni i thirrjes
2. Butoni i shkurtoreve
3. Butoni i majtë i zgjedhjes
4. Butoni i lëvizjes
5. Receptori
6. Butoni i djathtë i zgjedhjes
7. Butoni i kthimit prapa
8. Butoni i energjisë/mbylljes
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 5
9. Kamera
10. Blici
11. Mikrofoni
12. Lidhësi USB
13. Lidhësi i kufjeve
14. Butonat e volumit
15. Butoni i thirrjes SOS
16. Lidhësi i platformës së karikimit
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Mos e lidhni me produkte që krijojnë sinjal daljeje, pasi kjo mund ta dëmtojë pajisjen: Mos lidhni burim rryme elektrike në lidhësin e audios. Nëse në lidhësin e audios lidhni pajisje të jashtme ose kufje, përveç atyre të miratuara për përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë për nivelet e zërit. Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni afër pajisjes karta bankare ose mjete që ruajnë të dhëna në formë magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
Disa nga pajisjet shtesë të përmendura në këtë udhëzues të përdoruesit, si karikuesi, kufjet ose kablloja e të dhënave, mund të shiten më vete.
Shënim: Mund ta caktoni telefonin që të kërkojë një kod sigurie për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat tuaja personale. Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Siguria > Bllokimi i tastierës > Kodi i sigurisë dhe futni një kod. Sidoqoftë, kini parasysh se duhet të kujtoni kodin, pasi HMD Global nuk mund ta hapë ose ta shmangë atë.

KONFIGURIMI DHE NDEZJA E TELEFONIT

Karta nano-SIM
E rëndësishme: Kjo pajisje është projektuar për t’u përdorur vetëm me një kartë nano-SIM
(shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni karikuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të hiqni ndonjë nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos prekni elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë të bashkëngjitur.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 6
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Hapja e kapakut të pasmë
1. Vendosni thoin e gishtit në folenë e vogël në krye të telefonit, ngrini dhe hiqni me kujdes kapakun.
2. Nëse bateria është në telefon, ngrijeni dhe hiqeni.
Fut kartën SIM
Rrëshqiteni kartën SIM në folenë e kartës SIM me zonën e kontaktit të përmbysur.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 7
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Futni kartën e dytë SIM
Nëse keni një telefon me dy karta SIM, rrëshqitni kartën SIM në folenë SIM1 dhe kartën e dytë SIM në folenë SIM2. Të dyja kartat SIM janë të disponueshme në të njëjtën kohë kur pajisja nuk është në përdorim, por kur njëra kartë SIM është aktive, për shembull, duke bërë një thirrje, karta tjetër mund të jetë e padisponueshme.
Këshillë: Për të mësuar nëse telefoni juaj mund të përdorë 2 karta SIM, shikoni etiketën në kutinë e shitjes. Nëse ka 2 kode IMEI në etiketë, ju keni një telefon me dy karta SIM.
Futja e kartës së memories
1. Rrëshqiteni poshtë mbajtësen e kartës së memories dhe hapeni lart.
2. Vendosni kartën e memories në fole.
3. Mbyllni mbajtësen dhe rrëshqiteni lart për ta mbërthyer në vendin përkatës.
4. Rivendosni baterinë.
5. Vendosni përsëri kapakun e pasmë.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 8
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Këshillë: Përdor një kartë memorieje të shpejtë microSD deri në 32 GB nga një prodhues i njohur.
Ndezja e telefonit
Mbani të shtypur .

KARIKIMI I TELEFONIT

Bateria juaj është karikuar pjesërisht në fabrikë, por mund të jetë e nevojshme ta karikoni përsëri para se të mund ta përdorni telefonin tuaj.
Karikoni baterinë
1. Vendosni karikuesin në një prizë në mur.
2. Lidheni karikuesin me telefonin. Kur të përfundoni, hiqeni karikuesin nga telefoni dhe më pas nga priza në mur.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta që të shfaqet treguesi i karikimit.
Këshillë: Mund të përdorni karikimin me USB kur nuk është e disponueshme një prizë në mur. Efikasiteti i energjisë së karikimit me USB ndryshon shumë dhe mund të duhet shumë kohë që të fillojë karikimi dhe që pajisja të fillojë të funksionojë.

BLLOKU I TASTEVE

Përdorimi i butonave të telefonit
• Për të shikuar aplikacionet dhe veçoritë e telefonit tuaj, në ekranin bazë, zgjidhni Menyja .
• Për të shkuar te një aplikacion ose veçori, shtypni butonin e lëvizjes lart, poshtë, majtas ose djathtas. Për të hapur aplikacionin ose veçorinë, shtypni butonin e lëvizjes.
• Për t’u kthyer në ekranin bazë, shtypni butonin e mbylljes.
• Për të ndryshuar volumin e telefonit gjatë një thirrjeje ose kur dëgjoni radion, shtypni butonat e volumit.
Kyçja e tastierës
Për të kyçur butonat, mbyllni kapakun. Për të shkyçur tastet, shtypni tastin e lëvizjes dhe zgjidhni Shkyç > * .
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 9
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Shkruani me tastierën
Shtypni një buton në mënyrë të përsëritur derisa të shfaqet shkronja.
Për të shkruar një hapësirë, shtypni butonin 0.
Për të shkruar një karakter të veçantë ose një shenjë pikësimi, shtypni butonin e yllthit.
Për të ndërruar mes shkronjave të mëdha dhe të vogla, shtypni vazhdimisht #.
Për të shkruar një numër, mbani të shtypur një tast numerik.
Për të hequr një karakter, zgjidhni .
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 10
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
3 Thirrjet, kontaktet dhe mesazhet

THIRRJET

Kryerja e një thirrjeje
Mësoni se si të bëni një thirrje me telefonin tuaj të ri.
1. Shkruani numrin e telefonit. Për të shkruar karakterin +, të përdorur për thirrjet ndërkombëtare, shtypni * dy herë.
2. Shtypni . Nëse kërkohet, zgjidhni cilën kartë SIM do të përdorni.
3. Për të mbyllur thirrjen, shtypni .
Përgjigjja e një thirrjeje
Shtypni .

KONTAKTET

Shtoni një kontakt
1. Zgjidhni Menyja > Kontaktet > > Shto një kontakt të ri .
2. Zgjidhni se ku të ruani kontaktin.
3. Shkruani emrin dhe numrin.
4. Zgjidhni Ruaj .
Ruani një kontakt nga regjistri i thirrjeve
1. Zgjidhni Menyja > Historia e thirrjeve dhe lëvizni majtas te Thirrjet e humbura ,
Thirrjet e formuara , Thirrjet e marra ose Thirrjet e refuzuara , në varësi të vendit nga ku
dëshironi ta ruani kontaktin.
2. Lëvizni te numri që dëshironi të ruani, zgjidhni > Shto te kontaktet dhe zgjidhni nëse ky është një kontakt i ri apo një kontakt ekzistues.
3. Zgjidhni se ku dëshironi ta ruani kontaktin.
4. Shtoni emrin e kontaktit, kontrolloni që numri i telefonit është i saktë dhe zgjidhni Ruaj .
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 11
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Thirrja për një kontakt
Mund ta thërrisni një kontakt drejtpërdrejt nga lista e kontakteve.
1. Zgjidhni Menyja > Kontaktet .
2. Lëvizni te kontakti që dëshironi të telefononi.
3. Shtypni butonin e thirrjes.

DËRGIMI I MESAZHEVE

Shkruani dhe dërgoni mesazhe
1. Zgjidhni Menyja > Mesazheria > + Mesazh i ri .
2. Shkruani një numër telefoni ose zgjidhni > Kontaktet dhe zgjidhni një marrës nga lista e kontakteve.
3. Lëvizni poshtë dhe shkruani mesazhin tuaj.
4. Zgjidhni Dërgo . Nëse kërkohet, zgjidhni cilën kartë SIM do të përdorni.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 12
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
4 Personalizimi i telefonit

NDRYSHIMI I TONEVE

Caktimi i toneve të reja
1. Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Personalizimi > Tingujt .
2. Lëvizni për te toni që dëshironi dhe zgjidhni OK .

NDRYSHIMI I PAMJES SË EKRANIT BAZË

Zgjedhja e një fotoje të re sfondi
Mund ta ndryshoni sfondin e ekranit bazë.
1. Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Personalizimi > Sfondi i ekranit të kyçjes >
Fotot e sfondit .
2. Zgjidhni foton e sfondit që dëshironi.

QASSHMËRIA

Ndryshoni pamjen e menysë
Për të zgjedhur se si shfaqet menyja e aplikacioneve në ekran, zgjidhni Menyja > Cilësimet >
Sistemi > Pamja e menysë kryesore dhe zgjidhni 3x3 për të parë 9 aplikacione në meny në të njëjtën kohë ose 1x1 për të parë 1 aplikacion në të njëjtën kohë. Nëse zgjidhni 1x1 , lëvizni lart ose poshtë për të kaluar mes aplikacioneve.
Shtimi i detajeve të urgjencës ICE
Për të arritur të bëni thirrje SOS, duhet të shtoni detajet për ICE (Në rast urgjence).
1. Shtoni detajet tuaja personale: Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Pajisja > Informacionet ICE > Informacionet bazë dhe Informacionet e rëndësishme .
2. Zgjidhni kontaktet me të cilat kryhet thirrja SOS: Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Pajisja > SOS > Kontaktet e urgjencës ICE dhe zgjidhni kontaktet e urgjencës ICE nga lista juaj e kontakteve. Kini parasysh se nuk mund të përdorni numrat e thirrjeve të urgjencës si kontakte urgjence ICE.
3. Para se të mund të bëni thirrje SOS, duhet t’i aktivizoni ato. Zgjidhni Menyja > Cilësimet >
Pajisja > SOS > Cilësimet e thirrjes SOS dhe aktivizoni Thirrjen SOS .
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 13
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Kryerja e një thirrjeje SOS
Mbani të shtypur butonin e thirrjes SOS për disa sekonda. Telefoni bën një thirrje për kontaktin tuaj të parë të urgjencës ICE. Nëse kontakti nuk përgjigjet për 25 sekonda, telefoni kryen një thirrje te kontakti tjetër dhe vazhdon të telefonojë kontaktet tuaja deri sa një prej tyre t’i përgjigjet thirrjes ose deri sa ju të shtypni . Shënim: Kur të merrni përgjigje për thirrjen SOS, telefoni kthehet në modalitetin pa duar. Mos e mbani telefonin pranë veshit, pasi volumi mund të jetë shumë i lartë.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 14
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
5 Kamera

FOTOGRAFITË DHE VIDEOT

Nxirrni një fotografi
1. Zgjidhni Menyja > Kamera .
2. Për ta zmadhuar ose zvogëluar, lëvizni lart ose poshtë.
3. Për të nxjerrë një fotografi, shtypni butonin e lëvizjes.
Për të shikuar fotografinë që sapo keni nxjerrë, në ekranin bazë, zgjidhni Menyja > Galeria .
Regjistroni një video
1. Për të aktivizuar videokamerën, zgjidhni Menyja > Kamera dhe lëvizni te .
2. Për të nisur regjistrimin, shtypni butonin e lëvizjes.
3. Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni .
Për të shikuar videon që sapo keni regjistruar, në ekranin bazë, zgjidhni Menyja > Video .
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 15
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
6 Bluetooth

LIDHJET ME BLUETOOTH®

Aktivizimi i Bluetooth-it
1. Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Lidhja > Bluetooth .
2. Aktivizoni Bluetooth .
3. Zgjidhni Pajisjet e gjetura > Shto një pajisje të re .
4. Lëvizni te pajisja e gjetur dhe zgjidhni Çifto . Nëse kërkohet, konfirmoni kodin e kalimit.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 16
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
7 Ora, kalendari dhe makina llogaritëse

ORA ME ZILE

Caktoni një alarm
1. Zgjidhni Menyja > Ora me zile .
2. Zgjidhni + Alarm i ri .
3. Përdorni tastet numerike për të caktuar orën.
4. Caktoni detajet për alarmin nëse është e nevojshme.
5. Zgjidhni Ruaj .

KALENDARI

Shtoni një kalendar ngjarjeje
1. Zgjidhni Menyja > Kalendari .
2. Lëvizni për te një datë dhe zgjidhni Opsionet > Shto një orar të ri .
3. Futni detajet e ngjarjes dhe zgjidhni Ruaj .

MAKINA LLOGARITËSE

Përdorni makinën llogaritëse
1. Zgjidhni Menyja > Makina llogaritëse .
2. Futni faktorin e parë të llogaritjes, përdorni butonin e lëvizjes për të zgjedhur veprimin dhe futni faktorin e dytë.
3. Shtypni tastin e lëvizjes për të marrë rezultatin e llogaritjes.
Zgjidhni për të zbrazur fushat e numrave.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 17
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
8 Boshatisni telefonin

RESTAURIMI I CILËSIMEVE TË FABRIKËS

Rivendosja e telefonit
Mund të restauroni cilësimet origjinale të fabrikës, por tregoni kujdes, pasi kjo rivendosje heq të gjitha të dhënat që keni ruajtur në memorien e telefonit dhe të gjitha personalizimet.
Nëse po e hiqni telefonin tuaj të përdorur, kini parasysh se ju jeni përgjegjës për heqjen e të gjitha përmbajtjeve private.
Për ta rivendosur telefonin te cilësimet e tij origjinale dhe për të hequr të gjitha të dhënat tuaja, në ekranin bazë shtypni *#7370#. Nëse kërkohet, futni kodin e sigurisë.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 18
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
9 Informacionet për produktin dhe sigurinë

PËR SIGURINË TUAJ

Lexoni këto udhëzime të thjeshta. Mosrespektimi i tyre mund të rezultojë në situata të rrezikshme ose shkelje të ligjeve dhe rregulloreve vendore. Për informacione të mëtejshme, lexoni të gjithë udhëzuesin e përdoruesit.
FIKENI NË ZONAT E KUFIZUARA
Fikeni pajisjen kur përdorimi i pajisjes celulare është i ndaluar ose kur ajo mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik, p.sh. në avionë, në spitale ose pranë pajisjeve mjekësore, karburanteve, kimikateve ose zonave të shpërthimeve. Zbatoni të gjitha udhëzimet në zonat e kufizuara.
PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke drejtuar automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë drejtimit të automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 19
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në funksionimin e tyre.
SHËRBIMI I AUTORIZUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose ta riparojë vetëm personeli i autorizuar.
BATERITË, KARIKUESIT DHE AKSESORË TË TJERË
Përdorni vetëm bateri, karikues dhe pajisje shtesë të tjera të miratuara nga HMD Global Oy për përdorim me këtë pajisje. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
MBAJENI TË THATË PAJISJEN
Nëse pajisja juaj është rezistente ndaj ujit, shikoni klasifikimin e saj të mbrojtjes IP te specifikimet teknike të pajisjes për udhëzime më të detajuara.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 20
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
MBRONI DËGJIMIN TUAJ
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni me nivele të larta të volumit për periudha të gjata. Kini kujdes kur e mbani pajisjen afër veshit kur altoparlanti është në përdorim.
SAR
Kjo pajisje ndjek udhëzimet për ekspozimin ndaj RF-së, kur përdoret në një pozicion normal ndaj veshit ose kur është vendosur të paktën 1,5 centimetra (5/8 inçë) larg nga trupi. Vlerat maksimale specifike të SAR-it mund të gjenden në seksionin e informacionit për certifikimin (SAR) të këtij udhëzuesi përdorimi. Për më shumë informacione, seksionin e informacionit për certifikimin (SAR) të këtij udhëzuesi përdorimi ose shkoni te www.sar-tick.com.

THIRRJET E URGJENCËS

E rëndësishme: Nuk mund të garantohen lidhjet në të gjitha kushtet. Kurrë mos u mbështetni
vetëm në telefonat celularë për komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Përpara se të telefononi:
• Ndizni telefonin.
• Nëse ekrani dhe butonat e telefonit janë të bllokuar, zhbllokojini.
• Lëvizni në një vend me fuqi të përshtatshme sinjali.
1. Shtypni vazhdimisht tastin e mbylljes, deri sa të shfaqet ekrani bazë.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 21
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
2. Shkruani numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat telefonikë të urgjencës ndryshojnë sipas vendit.
3. Shtypni butonin e thirrjes.
4. Jepni të gjithë informacionet e nevojshme sa më saktë të jetë e mundur. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta përfunduar.
Mund të duhet gjithashtu që të kryeni si më poshtë:
• Vendosni një kartë SIM në telefon.
• Nëse telefoni juaj kërkon një kod PIN, shkruani numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale dhe shtypni butonin e thirrjes.
• Çaktivizoni kufizimet e thirrjeve në telefon, si bllokimi i thirrjeve, formimi i fiksuar i numrit ose grupi i mbyllur i përdoruesit.

KUJDESUNI PËR PAJISJEN TUAJ

Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, karikuesin dhe pajisjet shtesë. Sugjerimet e mëposhtme ju ndihmojnë ta mbani pajisjen në punë.
• Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që gërryejnë qarqet elektronike.
• Mos e ruani apo përdorni pajisjen në vende të ndotura ose me pluhur.
• Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta. Temperaturat e larta mund të dëmtojnë pajisjen ose baterinë.
• Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të krijohet lagështi dhe të dëmtohet.
• Mos e hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdorimit.
• Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin
rregulloret për radiopajisjet.
• Mos e shkundni, hidhni ose goditni pajisjen ose baterinë. Manovrimi i ashpër mund dhe ta thyejë.
• Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një pecetë të butë, të thatë dhe të pastër.
• Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të pengojë funksionimin normal.
• Mos e vendosni pajisjen pranë magneteve ose fushave magnetike.
• Për të siguruar të dhënat tuaja të rëndësishme, ruajini të paktën në dy vende të ndryshme, si p.sh. në pajisje dhe në kartë memorieje ose në kompjuter, ose shkruajini diku.
Gjatë funksionimit për një kohë të gjatë, pajisja mund të ngrohet. Në shumicën e rasteve, kjo është normale. Për të shmangur mbinxehjen, pajisja mund të ngadalësohet automatikisht, të mbyllë aplikacione, të çaktivizojë karikimin dhe, nëse është e nevojshme, të fiket vetë. Nëse pajisja nuk punon siç duhet, dërgojeni në pikën më të afërt të autorizuar të shërbimit.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 22
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues

RICIKLIMI

Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimit në pika grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e materialeve. Produktet elektrike dhe elektronike përmbajnë shumë materiale të vlefshme, duke përfshirë metale (si bakër, alumin, çelik dhe magnez) dhe metale të çmuara (si ar, argjend dhe paladium). Të gjitha materialet e pajisjes mund të rikuperohen si materiale dhe energji.

SIMBOLI I KOSHIT ME RROTA SHËNUAR ME KRYQ

Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike dhe bateritë duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Mos i hidhni këto produkte si mbetje të paveçuara urbane: çojini ato për riciklim. Për informacione mbi pikën më të afërt të riciklimit, kontaktoni me autoritetin lokal për mbetjet.

INFORMACIONET PËR BATERINË DHE KARIKUESIN

Informacione për baterinë dhe karikuesin
Për të kontrolluar nëse telefoni juaj ka një bateri të heqshme apo të paheqshme, shikoni udhëzuesin e fillimit.
Pajisjet me bateri të heqshme Përdoreni pajisjen tuaj vetëm me një bateri origjinale të rikarikueshme. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 23
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është dukshëm më e shkurtër se normalisht, zëvendësoni baterinë.
Pajisjet me bateri të paheqshme Mos u përpiqni ta hiqni baterinë, pasi mund të dëmtoni pajisjen. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është dukshëm më e shkurtër se normalisht, për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni atë në pikën më të afërt të autorizuar të shërbimit.
Karikojeni pajisjen tuaj me një karikues të përputhshëm. Lloji i spinës së karikuesit mund të ndryshojë. Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të pajisjes.
Informacionet e sigurisë për baterinë dhe karikuesin
Pas përfundimit të karikimit të pajisjes suaj, hiqeni karikuesin nga pajisja dhe nga priza. Kini parasysh se karikimi i vazhdueshëm nuk duhet të kalojë mbi 12 orë. Nëse një bateri plotësisht e karikuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Temperaturat ekstreme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis temperaturave 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F) për një rendiment optimal. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht. Kini parasysh se bateria mund të shkarkohet shpejt në temperatura të ulëta dhe të humbasë aq energji sa të fikë telefonin brenda pak minutave. Kur jeni në ambiente të jashtme në temperatura të ulëta, mbajeni telefonin ngrohtë.
Zbatoni rregulloret lokale. Kur është e mundur, ricikloni. Mos e asgjësoni njësojë si mbetjet shtëpiake.
Mos e ekspozoni baterinë ndaj trysnisë jashtëzakonisht të ulët të ajrit dhe mos e lini atë në temperatura jashtëzakonisht të larta, si p.sh. ta hidhni në zjarr, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthimin e baterisë ose rrjedhjen e lëngjeve ose gazit të djegshëm nga ajo.
Mos e zbërtheni, pritni, shtypni, përthyeni, shponi apo dëmtoni baterinë në asnjë mënyrë. Në rast se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore. Mos e modifikoni, mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e zhytni apo ekspozoni atë ndaj ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe karikuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive dhe karikuesve të papërputhshëm dhe të pamiratuar mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose karikuesi është dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi ose te shitësi i telefonit para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një bateri ose karikues të dëmtuar. Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme. Mos e karikoni pajisjen tuaj gjatë një stuhie me vetëtima. Kur karikuesi nuk është i përfshirë në kutinë e shitjes, karikojeni pajisjen duke përdorur kabllon e të dhënave (e përfshirë) dhe një përshtatës elektrik me USB (mund të shitet veçantë). Mund ta karikoni pajisjen me kabllo dhe përshtatës elektrikë të palëve të treta që janë në përputhje me USB
2.0 ose versione të mëvonshme si dhe me rregulloret e zbatueshme të shtetit dhe standardet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë. Përshtatësit e tjerë mund të mos i përmbushin
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 24
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
standardet e zbatueshme të sigurisë dhe karikimi me përshtatës të tillë mund të përbëjë rrezik për humbje të pronës ose lëndime personale.
Për të hequr nga priza karikuesin ose aksesorët, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Për më tepër, pikat e mëposhtme vlejnë në rast se pajisja juaj ka një bateri të heqshme:
• Fikeni gjithmonë pajisjen dhe hiqni karikuesin nga spina përpara se të hiqni baterinë.
• Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik prek shiritat metalikë në bateri. Kjo gjë mund të dëmtojë baterinë ose objektin tjetër.

FËMIJËT E VEGJËL

Pajisja juaj dhe pajisjet shtesë të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla. Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.

PAJISJET MJEKËSORE

Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore për të përcaktuar nëse janë të mbrojtura mirë nga energjia e jashtme e radiovalëve.

PAJISJET MJEKËSORE TË TRANSPLANTUARA

Për të shmangur ndërhyrjet e mundshme, prodhuesit e pajisjeve mjekësore të implantuara (si p.sh. stimulues kardiakë, pompa insuline dhe neurostimulues) rekomandojnë një distancë ndarëse minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) mes pajisjes pa tel dhe pajisjes mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet që:
• Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga pajisja mjekësore.
• Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
• Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në
anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
• Ta fikin pajisjen celulare nëse ka arsye të dyshojnë se ka ndërhyrje.
• Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të pajisjes mjekësore të implantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar, këshillohuni me mjekun tuaj.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 25
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues

DËGJIMI

Paralajmërim: Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju
rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Disa pajisje celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.

MBRONI PAJISJEN TUAJ NGA PËRMBAJTJET E DËMSHME

Pajisja juaj mund të ekspozohet ndaj viruseve dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Merrni masat paraprake si më poshtë:
• Tregoni kujdes kur hapni mesazhet. Ato mund të përmbajnë softuerë keqdashës ose mund të jenë të dëmshme në një mënyrë tjetër për pajisjen ose kompjuterin tuaj.
• Tregoni kujdes kur pranoni kërkesa për lidhje ose kur shfletoni në internet. Mos pranoni lidhje me Bluetooth nga burime që nuk i besoni.
• Instaloni një antivirus dhe softuerë të tjerë të sigurisë në çdo kompjuter të lidhur.
• Nëse keni akses te shenjat e referimit dhe lidhjet e instaluara paraprakisht në sajte interneti të palëve të treta, merrni masat paraprake të duhura. HMD Global nuk mbështet apo merr përgjegjësi për sajte të tilla.

MJETET

Sinjalet e radios mund të ndikojnë në sistemet elektronike të instaluara gabim ose të mbrojtura në mënyrë të gabuar në automjete. Për informacione të mëtejshme, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj ose të aparaturave të tij. Vetëm personeli i autorizuar duhet të instalojë pajisjen në automjet. Instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni materiale shpërthyese në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet shtesë të saj. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet shtesë në zonën e hapjes së jastëkëve të ajrit.

MJEDISE TË MUNDSHME SHPËRTHYESE

Fikeni pajisjen tuaj në ambiente të mundshme shpërthyese, si p.sh. pranë pompave të benzinës. Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, me pasojë plagosjen trupore ose vdekjen. Vini re kufizimet në zonat me karburant; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese mund të mos jenë të shënuara qartë. Këto janë zakonisht zona ku këshilloheni ta fikni motorin, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokrriza pluhuri ose metalesh. Këshillohuni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (si propani ose butani) nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 26
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues

INFORMACIONET PËR CERTIFIKIMIN (SAR)

Kjo pajisje celulare përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj radiovalëve.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos i kalojë kufijtë për ekspozimin ndaj radiovalëve (fushat elektromagnetike të radiofrekuencave), të rekomanduara sipas udhëzimeve ndërkombëtare nga organizata shkencore e pavarur ICNIRP. Këto udhëzime përfshijnë marzhe të konsiderueshëm për sigurinë të planifikuara për të garantuar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja shëndetësore. Udhëzimet për ekspozimin bazohen në Normën specifike të përthithjes (SAR), e cila është një shprehje e sasisë të fuqisë së radiofrekuencës (RF) të depozituar në kokë ose në trup kur pajisja është duke transmetuar. Kufiri i SAR-it sipas ICNIRP për pajisjet celulare është mesatarisht 2 W/kg për 10 gramë ind.
Testet për vlerën SAR kryhen me pajisjen në pozicionet standarde të përdorimit, duke transmetuar në nivelin më të lartë të fuqisë së certifikuar dhe në të gjitha bandat e frekuencave.
Referojuni www.nokia.com/phones/sar për vlerën maksimale SAR të pajisjes.
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj RF-së kur përdoret pranë kokës ose kur vendoset të paktën 1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi ose një mbajtëse e një forme tjetër për përdorimin e pajisjes në kontakt me trupin, ajo nuk duhet të përmbajë metale dhe duhet të sigurojë të paktën distancën ndarëse me trupin si më sipër.
Dërgimi i të dhënave ose i mesazheve kërkon një lidhje të mirë me rrjetin. Dërgimi mund të vonohet deri sa një lidhje e tillë të jetë e disponueshme. Ndiqni udhëzimet për distancën ndarëse deri sa të përfundojë dërgimi.
Gjatë përdorimit të përgjithshëm, vlerat e SAR-it zakonisht janë shumë më të ulëta se vlerat e deklaruara më sipër. Kjo ndodh sepse, për efektivitet në sistem dhe për të minimizuar ndërhyrjet në rrjet, fuqia e përdorimit e celularit ulet automatikisht kur nevojitet fuqia e plotë për një thirrje të caktuar. Sa më i ultë të jetë rezultati i fuqisë, aq më e ultë është vlera e SAR-it.
Modelet e pajisjeve mund të kenë versione të ndryshme dhe më shumë se një vlerë. Me kalimin e kohës mund të ndodhin ndryshime të pjesëve përbërëse e të modelit dhe disa ndryshime mund të ndikojnë në vlerat e SAR-it.
Për më shumë informacione, shkoni te www.sar-tick.com. Kini parasysh se pajisjet celulare mund të transmetojnë edhe nëse nuk jeni duke kryer një thirrje zanore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se informacionet aktuale shkencore nuk tregojnë se ka nevojë për masa paraprake të veçanta kur përdoren pajisjet celulare. Nëse jeni të interesuar të ulni ekspozimin tuaj, rekomandohet që të kufizoni përdorimin ose të përdorni një paketë pa duar për ta mbajtur pajisjen larg kokës ose trupit. Për më shumë informacione dhe shpjegime e diskutime mbi ekspozimin ndaj radiofrekuencave, shkoni te sajti i uebit i OBSH-së në www.who.int/health-topics/electromagnetic-fields#tab=tab_1.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 27
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues

MBI MENAXHIMIN E TË DREJTAVE DIXHITALE

Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t’ju parandalojë të kopjoni, modifikoni ose transferoni fotografi, muzikë dhe përmbajtje të tjera.

TË DREJTAT E AUTORIT DHE NJOFTIME TË TJERA

Të drejtat e autorit
Disponueshmëria e produkteve, veçorive, aplikacioneve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë informacione, kontaktoni me shitësin ose ofruesin e shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose softuerë që janë objekt i ligjeve dhe rregulloreve të eksportit nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia e tyre në kundërshtim me ligjin.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet ”siç është”. Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë dhe të përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, besueshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti. HMD Global rezervon të drejtën të rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, HMD Global ose licencuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për humbjen e të dhënave ose të të ardhurave ose për çdo lloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të tërthortë, sido që të jetë shkaktuar.
Ndalohet riprodhimi, transferimi ose shpërndarja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çdo lloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të HMD Global. HMD Global zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. HMD Global rezervon të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime të çdo produkti që përshkruhet në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
HMD Global nuk kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose mbështetjen për përdoruesin fundor për aplikacione të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikacion, ju pranoni që aplikacioni ofrohet siç është.
Shkarkimi i hartave, lojërave, muzikës dhe videove dhe ngarkimi i imazheve dhe videove mund të kërkojë transferimin e sasive të mëdha të të dhënave. Ofruesi juaj i shërbimit mund të zbatojë tarifa për transmetimin e të dhënave. Disponueshmëria e produkteve, shërbimeve dhe veçorive të veçanta mund të ndryshojë sipas rajonit. Ju lutemi kontaktoni me shitësin tuaj lokal për hollësi të mëtejshme dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës.
Veçori të caktuara, funksionaliteti dhe specifikimet e produktit mund të jenë në varësi të rrjetit dhe objekt i kushteve, gjendjeve dhe tarifave shtesë.
Të gjitha specifikimet, veçoritë dhe informacionet e tjera të produktit që janë dhënë janë objekt i ndryshimeve pa një njoftim paraprak.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 28
Nokia 2660 Flip Udhëzues Përdorues
Politika e privatësisë e HMD Global, e disponueshme në http://www.nokia.com/phones/privacy, zbatohet për përdorimin e pajisjes nga ana juaj.
HMD Global Oy është mbajtësi ekskluziv i licencës për markën Nokia për telefonat dhe tabletët. Nokia është markë e regjistruar tregtare e Nokia Corporation.
Shenja e fjalës Bluetooth dhe logot janë në pronësi të Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i shenjave të tilla nga HMD Global është i nënlicencuar.
Ky produkt përfshin softuerë me burim të hapur. Për të drejtat e autorit që zbatohen dhe njoftime, leje dhe pranime të tjera, zgjidhni *#6774# në ekranin bazë.
© 2022 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara. 29
Loading...