kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/
EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën
http://www.nokia.com/phones/declaration of conformity/.
Nokia, Nokia Connecting People, Xpress-on, Navi dhe Visual Radio janë marka
ose marka të regjistruara të Korporatës Nokia. Melodia e Nokia-s është shenjë
zanore e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të
përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e
të gjitha përmbajtjeve në këtë dokument në çfarëdolloj forme, pa lejen
paraprake me shkrim të Nokia-s.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software
from RSA Security.
Java and all Java-based marks are trademarks or registered
trademarks of Sun Microsystems, Inc.
This product is licensed under the MPEG-4 Visual Patent
Portfolio License (i) for personal and noncommercial use in
connection with information which has been encoded in
compliance with the MPEG-4 Visual Standard by a consumer
engaged in a personal and noncommercial activity and (ii) for use in
connection with MPEG-4 video provided by a licensed video provider.
No license is granted or shall be implied for any other use. Additional
Me këtë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se
ky produkt RM-298 është në përputhje me
Page 3
information, including that related to promotional, internal, and
commercial uses, may be obtained from MPEG LA, LLC.
See http://www.mpegla.com.
Ky produkt është licencuar nën MPEG-4 Visual Patent Portfolio License (i)
për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje me informacionin i cili është
koduar në përputhje me MPEG-4 Visual Standard, nga një përdorues që
merret me një aktivitet personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në
lidhje me videon MPEG-4 të ofruar nga një furnizues i licensuar videosh.
Asnjë licencë nuk është dhënë ose nuk do të nënkuptohet për ndonjë
përdorim tjetër. Informacion shtesë, duke përfshirë dhe atë në lidhje me
përdorimet e brendëshme, tregtare dhe për reklamë, mund të merrni nga
MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në
këtë dokument pa njoftim paraprak.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE
LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËS PËR
HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ
DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË
SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME
PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK JEPET
ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE
PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË
TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË
LIDHJE ME SAKTËSINË, RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ
DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË
DOKUMENT OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Page 4
Disponueshmëria e prodhimeve të caktuara dhe aplikacioneve si dhe
shërbimeve për këta prodhime mund të dallojë mvarësishtë nga regjioni.
Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë
e mundësive të gjuhës.
Kjo pajisje përputhet me direktivën 2002/95/EC mbi kufizimin e përdorimit
të substancave të caktuara të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe
elektronike.
Kontrollet e eksportit
Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i
nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e
tjera. Ndalohet përvetësimi i paligjshëm.
Aplikimet e palëve të treta që vijnë me pajisjen tuaj mund të jenë krijuar
dhe mund të jenë në zotërim nga persona ose entitete që nuk janë pjesë
ose që nuk kanë lidhje me Nokia-n. Nokia nuk është pronare e të drejtave të
autorit apo e të drejtave të pronës intelektuale të aplikimeve të palëve të
treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndihmën për
përdoruesit fundorë, funksionalitetin e aplikimeve apo informacionin në
aplikimet ose këto materiale. Nokia nuk jep asnjë garanci për aplikimet e
palëve të treta.
DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU PRANONI QË APLIKIMET OFROHEN PA
NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR APO TË
NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI. JU
PRANONI MË TEJ QË AS NOKIA AS FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË
PËRFAQËSIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE
PËRFSHIRË POR JO DUKE U KUFIZUAR TE GARANCIA E TITULLIT,
TREGTUESHMËRI OSE PËRSHTATJE PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË
PROGRAMET NUK DO TË SHKELIN ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË
DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E MARKËS OSE TË DREJTA TË TJERA.
9203592/Botimi 2 SQ
Page 5
Përmbajtja
Për sigurinë tuaj....................................................................... 7
Informacione të përgjithshme .............................................. 13
Kodet e hyrjes......................................................................................................... 13
Ndihma e Nokia-s në Internet........................................................................... 14
Kujdesi dhe mirëmbajtja........................................................ 78
Informacioni shtesë mbi sigurinë ......................................... 81
Page 7
Për sigurinë tuaj
Për sigurinë tuaj
Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund
të jetë e rrezikshme ose ilegale. Për informacion të
mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.
HAPENI ME KUJDES
Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i telefonit
celular është i ndaluar ose kur ai mund të
shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke
ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të
lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së
automjetit rëndësi parësore duhet të ketë
siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të
ndjeshme ndaj ndërhyrjes e cila mund të
ndikojë në funksionimin e tyre.
7
Page 8
Për sigurinë tuaj
MBYLLENI NË SPITALE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni
pajisjen kur jeni pranë aparaturave mjekësore.
MBYLLENI NË AEROPLAN
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet
celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në
aeroplan.
MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR AUTOMJETIN
ME KARBURANT
Mos e përdorni pajisjen në një pikë karburanti.
Mos e përdorni afër lëndëve djegëse ose kimike.
MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e
përdorni pajisjen gjatë një shpërthimi.
PËRDORENI ME ARSYE
Përdoreni vetëm në pozicionin siç shpjegohet në
dokumentacionin e produktit. Mos i prekni pa
arsye pjesët e antenës.
8
Page 9
Për sigurinë tuaj
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë
vetëm një personel i kualifikuar.
PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË
Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të
aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk
përputhen.
REZISTENCA NDAJ UJIT
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
KOPJET REZERVË
Mos harroni të bëni kopje rezervë ose të mbani
shënim me shkrim të të gjithë informacioneve
të ruajtura në pajisjen tuaj.
LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni
udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për
udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni
produkte që nuk përputhen.
9
Page 10
Për sigurinë tuaj
THIRRJET E URGJENCËS
Sigurohuni që funksioni i telefonit të pajisjes
është i hapur dhe në shërbim. Shtypni butonin e
përfundimit aq herë sa të jetë e nevojshme për
të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për t'u
kthyer në regjimin në pritje. Fusni numrin e
urgjencës dhe më pas shtypni butonin e thirrjes.
Jepni vendndodhjen tuaj. Mos e përfundoni
thirrjen derisa t'ju japin lejen për ta përfunduar.
■
Rreth pajisjes suaj
Aparati celular i përshkruar në këtë udhëzues është
aprovuar për përdorim në rrjetet GSM 900 dhe 1800. Për më
tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin
tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni funksionet e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha
ligjet dhe respektoni zakonet lokale, të drejtat private dhe të
ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit.
Mbrojtjet e të drejtave të autorit mund të parandalojnë që
disa imazhe, melodi (duke përfshirë dhe tingujt e thirrjes),
10
Page 11
Për sigurinë tuaj
si dhe përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen, të
transferohen ose të dërgohen.
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdo funksioni
të këtij aparati, përveç orës me zile, aparati duhet
të jetë i hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi
i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje
ose rrezik.
■
Shërbimet e rrjetit
Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një
ofrues i shërbimit celular. Disa nga funksionet kërkojnë
funksione të veçanta të rrjetit. Këto funksione nuk
disponohen në të gjitha rrjetet; rrjetet e tjera mund të
kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin
tuaj të shërbimit përpara se të mund të përdorni shërbimet
e rrjetit. Ofruesi juaj i shërbimit mund t'ju japë udhëzime
dhe t'ju shpjegojë se çfarë tarifash do të përdorë. Disa rrjete
mund të kenë kufizime gjë e cila ndikon në mënyrën që
mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa
rrjete mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet si dhe
shkronjat që varen nga gjuhët.
11
Page 12
Për sigurinë tuaj
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në
pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos
aktivizojë, disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto
funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj.
Pajisja juaj mund të ketë gjithashtu një konfigurim të
veçantë si p.sh. ndryshime në emrat e menysë, në renditjen
e menysë dhe të ikonave. Për informacion të mëtejshëm,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kjo pajisje mbështet protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL), që
funksionojnë në protokollet TCP/IP. Disa funksione të kësaj
pajisjeje, të tilla si shërbimi i mesazherisë multimedia
(MMS), sinkronizimi i largët dhe hyrja në Internet me
shfletuesin kërkojnë mbështetje nga rrjeti për këto
teknologji.
12
Page 13
Informacione të përgjithshme
Informacione të përgjithshme
■ Kodet e hyrjes
Kodi i sigurisë ndihmon për të mbrojtur telefonin tuaj
kundër përdorimit të paautorizuar. Ju mund të krijoni
dhe ndryshoni kodin dhe përcaktoni në telefon që të
kërkojë kodin.
Kodi PIN i furnizuar bashkë me kartën SIM e mbron
kartën nga përdorimi i paautorizuar. Kodi PIN2 i
furnizuar bashkë me disa karta SIM nevojitet për të
përdorur disa shërbime. Në qoftë se e jepni kodin PIN
ose PIN2 gabim tri herë me radhë, juve ju kërkohet
kodi PUK ose PUK2. Në qoftë se nuk i keni, kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN duhet për të marrë informacionet në
modulin e sigurisë të kartës suaj SIM. PIN-i
i nënshkrimit mund të jetë i nevojshëm për
13
Page 14
Informacione të përgjithshme
nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi bllokues duhet për
të përdorur shërbimin e bllokimit të thirrjes.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Siguria për të
përcaktuar se si telefoni juaj përdor kodet e hyrjes
dhe cilësimet e sigurisë.
■ Ndihma e Nokia-s në Internet
Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen e Internetit
të Nokias në zonën tuaj, për versionin më të fundit të këtij
udhëzuesi, për informacion shtesë, shkarkime si dhe
shërbime që kanë të bëjnë me produktin tuaj Nokia.
14
Page 15
Fillimi
1.Fillimi
■ Instalimi i kartës SIM dhe i baterisë
Për disponueshmërinë dhe informacion rreth përdorimit të
shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e kartës
suaj SIM. Ai mund të jetë ofruesi i shërbimit ose ndonjë
shitës tjetër.
Shënim: Gjithmonë, para se të hiqni kapakun,
ndërpritni energjinë dhe shkëpusni ngarkuesin si
dhe çfarëdolloj pajisje tjetër. Gjatë ndërrimit të
kapakut, përpiquni që të mos prekni elementet
elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni
gjithmonë me kapak.
1. Shtypni butonat anësorë të lëshimit (në çdo anë
të kapakut) (1) për të lëshuar kapakun e pasëm (2)
dhe ngrijeni nga telefoni.
2. Futja e kartës SIM (3). Sigurohuni që zona e
kontaktit me ngjyrë floriri është e kthyer me
15
Page 16
Fillimi
pamje poshtë dhe cepi i pjerrët i kartës SIM të
futet i pari.
3. Futeni baterinë në pozicionin e baterisë (4).
Sigurohuni që kontaktet në krye të baterisë të
jenë me drejtim nga lidhësit në telefon.
16
Page 17
Fillimi
4. Për të zëvendësuar kapakun e pasëm, poziciononi
në fillim fundin, pastaj shtypni pjesën e sipërme
poshtë (5) derisa ajo të shkojë në vend.
■ Heqja e kartës SIM
1. Ndiqni hapin 1 të 'Instalimi i kartës SIM dhe i
baterisë' për të hequr kapakun e pasëm.
2. Nxirrni baterinë nga ulluku në krye (1).
17
Page 18
Fillimi
3. Duke kapur me gisht, rrëshqitni me kujdes jashtë
mbajtësen e kartës SIM (2).
4. Rrëshqitni me kujdes jashtë kartën SIM nga
mbajtësja (3).
5. Rrëshqitni mbajtësen e kartës SIM për ta mbyllur
(4).
18
Page 19
Fillimi
6. Ndiqni hapin 3 dhe 4 të 'Instalimi i kartës SIM dhe
i baterisë' për të zëvendësuar kapakun e pasëm.
■ Ngarkimi i baterisë
Paralajmërim: Përdorni me këtë model të veçantë
vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të
aprovuara nga Nokia. Përdorimi i çdo lloji tjetër
mund të zhvlerësojë çdo aprovim ose garanci dhe
mund të jetë i rrezikshëm.
Kontrolloni numrin e modelit të çdo ngarkuesi para se ta
përdorni me këtë pajisje. Ky aparat është i konceptuar të
përdoret vetëm me energji nga ngarkuesi AC-3.
Pajisja është menduar për përdorim me bateri BL-4B ose
BL-4BA.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara,
jeni të lutur të kontaktoni me shitësin tuaj. Kur shkëpusni
kordonin e energjisë të çdo pajisjeje ndihmëse, kapni dhe
tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
19
Page 20
Fillimi
1. Lidhni ngarkuesin në një prizë në
mur.
2. Lidhni ngarkuesin me telefonin
si tregohet.
■ Pozicioni normal
i përdorimit
Pajisja juaj ka një antenë të brendshme.
Shënim: Ashtu si dhe me çdo
pajisje tjetër
radiotransmetuese, shmangni
prekjen e antenës pa qenë
nevoja, kur pajisja është në përdorim. Për
shembull, shmangni prekjen e antenës celulare gjatë një
thirrjeje telefonike. Kontakti me një antenë dhënëse ose
marrëse ndikon cilësinë e komunikimit radio, mund t'i
shkaktojë pajisjes që të funksionojë me një nivel energjie më
të lartë sesa nga ajo që duhet dhe mund të ulë jetëgjatësinë
e baterisë.
20
Page 21
Telefoni juaj
2.Telefoni juaj
■ Butonat
dhe pjesët
• Dëgjuesi (1)
•Ekrani (2)
• Butoni i majtë i
përzgjedhjes (3)
• Butoni i djathtë
i përzgjedhjes
(4)
• Butoni i thirrjes
(5)
• Butoni i
mbylljes dhe butoni i ndezjes/fikjes (6)
• Tastiera (7)
• Butoni Navi™ (më tej butoni i lëvizjes) (8)
21
Page 22
Telefoni juaj
• Vrima e rripit të dorës
(9)
• Lentet e kamerës (10)
• Altoparlanti (11)
• Mikrofoni (12)
• Lidhësi për kufje (13)
• Lidhësi për
ngarkuesin (14)
• Butoni i hapjes së
kapakut të baterisë
(15)
• Butoni i kamerës (16)
Disa funksione të veçanta të butonit janë si më
poshtë:
22
Page 23
Telefoni juaj
• Shtypni butonin e kamerës për të aktivizuar
kamerën;
• Shtypni dhe mbani butonin e kamerës për të
aktivizuar videon;
• shtypni dhe mbani * për të aktivizuar radion FM;
• shtypni dhe mbani # për të aktivizuar regjimin në
fjetje.
Shënim: Mos prekni këtë
lidhës, sepse
parashikohet vetëm për
përdorim nga personel i
autorizuar servisi.
Paralajmërim: Butoni i lëvizjes në këtë
pajisje mund të përmbajë nikel. Ekspozimi i
vazhdueshëm i nikelit mbi lëkurë mund të
shkaktojë alergji ndaj nikelit.
23
Page 24
Telefoni juaj
■ Ndezja dhe fikja e telefonit
Për të ndezur ose fikur telefonin, shtypni dhe mbani
butonin e ndezjes/fikjes. Shihni ’Butonat dhe pjesët’,
faqja 21.
■ Regjimi në pritje
Kur telefoni është gati për përdorim, para se të fusni
ndonjë shkronjë, telefoni është në regjimin e pritjes:
Fuqia e sinjalit të rrjetit (1)
Niveli i ngarkimit të baterisë (2)
Emri i rrjetit ose logoja e operatorit
(3)
Butoni i majtë i përzgjedhjes është Shko te (4) që të
shihni funksionet në listën tuaj personale të
shkurtoreve. Kur shihni listën, zgjidhni Opst. > Zgjidh opsionet për të parë funksionet e disponueshme që
mund të shtoni në listën e opsioneve; zgjidhni
24
Page 25
Telefoni juaj
Organizo > Zhvend. dhe pozicionin për të rirregulluar
funksionet e listës tuaj të shkurtoreve.
Meny (5) dhe Emrat (6)
■ Bllokimi i tastierës
Zgjidhni Meny dhe shtypni * shpejt për të bllokuar
tastierën për të parandaluar shtypjet aksidentale të
butonave. Për të pranuar një thirrje me bllokimin e
tastierës të aktivizuar, shtypni butonin e thirrjes. Kur
mbaroni thirrjen ose nëse e refuzoni, tastiera mbetet
e bllokuar. Për të zhbllokuar, zgjidhni Zhbll. dhe
shtypni * shpejt.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefoni > Bllokimi automatik > Aktive për të bërë që tastiera të
bllokohet automatikisht mbas një vonese kohe të
paracaktuar kur telefoni është në regjimin në pritje.
Kur bllokimi i tastierës është aktiv, mund të jetë akoma e
mundur thirrja e numrave zyrtarë të urgjencës që janë
programuar në pajisjen tuaj.
25
Page 26
Funksionet e thirrjes
3.Funksionet e thirrjes
■ Bërja dhe përgjigjja e një thirrjeje
Për të bërë një thirrje, shtypni numrin e telefonit
duke përfshirë prefiksin lokal në rast nevoje. Prefiksi i
shtetit duhet të përfshihet sipas nevojës. Shtypni
butonin e thirrjes për të thirrur numrin. Lëvizni
majtas për të shtuar ose djathtas për të ulur volumin
e dëgjuesit ose të kufjeve gjatë thirrjes telefonike.
Për t'iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse, shtypni butonin
e thirrjes. Për ta refuzuar thirrjen pa iu përgjigjur,
shtypni butonin e mbarimit.
■ Altoparlanti
Nëse është i disponueshëm, ju mund të zgjidhni
Altopar. ose Normal për të përdorur altoparlantin
ose dëgjuesen e telefonit gjatë një thirrje.
26
Page 27
Shkrimi i tekstit
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër
veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin,
sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
4.Shkrimi i tekstit
Ju mund të futni tekst në futjen e tekstit me
parashikim () dhe atë të zakonshme (). Për
të përdorur futjen e zakonshme të tekstit, shtypni një
buton numri (1 deri 9) vazhdimisht derisa të shfaqet
karakteri që dëshironi. Për të aktivizuar ose
ç'aktivizuar futjen e tekstit me parashikim, shtypni
dhe mbani # dhe zgjidhni Parashikimi aktiv ose
Parashik. joaktiv.
Kur përdorni futjen e tekstit me parashikim, shtypni
çdo buton një herë për çdo germë të vetme. Nëse
fjala e shfaqur është ajo që ju dëshironi, shtypni 0
dhe shkruani fjalën tjetër. Për të ndryshuar fjalën,
shtypni * vazhdimisht derisa të shfaqet fjala që ju
dëshironi. Në qoftë se ? shfaqet pas fjalës, kjo fjalë
27
Page 28
Funksionet e menysë
nuk gjendet në fjalor. Për ta shtuar fjalën në fjalor,
zgjidhni Korrigjo, futni fjalën (duke përdorur futjen e
zakonshme të tekstit) dhe zgjidhni Ruaj.
Këshilla për shkrimin e tekstit: për të shtuar një
hapësirë boshe, shtypni 0. Për të ndryshuar shpejt
metodën e futjes së tekstit, shtypni # vazhdimisht
dhe kontrolloni treguesin në krye të ekranit. Për të
shtuar një numër, shtypni dhe mbani butonin e
dëshiruar numerik. Për të marrë një listë me
karakteret e veçanta duke përdorur futjen e
zakonshme të tekstit, shtypni *; kur jeni duke
përdorur futjen e tekstit me parashikim, shtypni dhe
mbani *.
5.Funksionet e menysë
Funksionet e telefonit grupohen në meny. Këtu nuk
përshkruhen të gjitha funksionet e menyve ose të
gjitha pikat e opsioneve.
28
Page 29
Funksionet e menysë
Në regjimin në pritje, zgjidhni Meny dhe menynë dhe
nënmenynë që dëshironi. Zgjidhni Dil ose Prapa për
të dalë nga niveli aktual i menysë. Shtypni butonin e
mbarimit për t'u kthyer menjëherë në regjimin në
pritje. Për të ndryshuar pamjen e menysë, zgjidhni
Meny > Opst. > Pamja men. krye. > Listë ose Rrjetë.
■ Mesazheria
Shërbimet e mesazherisë mund të
përdoren vetëm nëse mbështeten nga
rrjeti juaj ose nga ofruesi juaj i shërbimit.
Shënim: Pajisja juaj mund të tregojë që mesazhi
juaj u dërgua në numrin e qendrës së mesazheve,
të programuar në pajisjen tuaj. Pajisja juaj mund
të mos tregojë nëse mesazhi arriti në
destinacionin e menduar. Për detaje të mëtejshme për
shërbimet e mesazherisë, kontaktoni me ofruesin tuaj të
shërbimit.
E rëndësishme: Bëni kujdes kur hapni mesazhet.
Mesazhet mund të përmbajnë programe
29
Page 30
Funksionet e menysë
keqdashëse ose përveç kësaj, mund të dëmtojnë pajisjen ose
kompjuterin tuaj.
Cilësimet e mesazhit me tekst dhe
multimedia
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilësimet e
mesazheve > Mesazhet tekst > Qendrat e
mesazheve. Nëse karta juaj SIM mbështet më shumë
se një qendër mesazhesh, zgjidhni ose shtoni atë që
dëshironi të përdorni. Ju mund t'ju duhet që të merrni
numrin e qendrës nga ofruesi juaj i shërbimit.
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilësimet e mesazheve > Mszhe. multimedia dhe nga të
mëposhtmet:
Lejo marrje multimedia—Zgjidhni Jo, Po ose Në rrjetin
bazë për të përdorur shërbimin multimedia.
Cilësimet e konfig.—për të zgjedhur ofruesin e
shërbimit të paracaktuar për të marrë mesazhe
multimediale. Zgjidhni Llogaria për të parë llogaritë e
30
Page 31
Funksionet e menysë
ofruara nga ofruesi i shërbimit dhe për të zgjedhur
atë që dëshironi të përdorni. Mund t'i merrni
cilësimet si mesazh konfigurimi nga ofruesi i
shërbimit.
Lejo reklamat—për të zgjedhur nëse lejoni marrjen e
mesazheve të përcaktuara si reklama. Ky cilësim nuk
shfaqet nëse Lejo marrje multimedia është vendosur
në Jo.
Modaliteti i krijimit MMS > I kufizuar—për të
vendosur telefonin që të mos lejojë llojin e
përmbajtjes që s'mund të mbështetet nga rrjeti ose
pajisje marrëse në një mesazh multimedia. Zgjidhni I lirë për të lejuar përmbajtje të tilla, por pajisja
marrëse mund të mos e marrë mesazhin siç duhet.
Madh. imzh. (i kufizuar) ose Madh. imzh. (i lirë)—për
të përcaktuar madhësinë e imazhit që ju mund të
futni në një mesazh multimedia kur Modaliteti i krijimit MMS është vendosur në I kufizuar ose I lirë.
31
Page 32
Funksionet e menysë
Mesazhet me tekst
Pajisja juaj mbështet dërgimin e mesazheve me tekst, pa
kufizuar numrin e shkronjave për një mesazh të vetëm.
Mesazhet që e kalojnë kufirin do të dërgohen si një seri e
përbërë prej dy ose më shumë mesazhesh. Tarifa e ofruesit
tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e
mesazheve. Shkronjat që përdorin thekse ose shenja të tjera
si dhe shkronjat nga disa mundësi gjuhësh, kërkojnë më
shumë hapësirë, duke kufizuar kështu numrin e shkronjave
që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Një tregues në krye të ekranit tregon numrin total të
karaktereve të mbetura dhe numrin e mesazheve që
nevojiten për tu dërguar. Për shenbull, 673/2 do të
thotë që ka 673 karaktere të mbetura dhe që mesazhi
do të dërgohet si një seri prej 2 mesazhesh.
që vezullon tregon se memorja e mesazheve është
plot. Para se të mund të merrni mesazhe të reja,
fshini disa nga mesazhet tuaja të vjetra.
32
Page 33
Funksionet e menysë
Mesazhet multimedia
Vetëm pajisjet që kanë funksione që përputhen midis tyre,
mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia.
Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të
pajisjes marrëse.
Rrjeti celular mund ta kufizojë madhësinë e mesazheve
MMS (multimedia messaging service). Në qoftë se
fotografia e futur e kalon këtë kufi, pajisja mund ta
zvogëlojë në mënyrë që të mund të dërgohet me MMS.
Një mesazh multimedial mund të përmbajë tekst,
fotografi, audioklipe dhe videoklipe.
Krijimi i mesazhit me tekst ose
multimedial
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Krijo mesazh >
Mesazhi. Për të shtuar marrësit, shkoni te fusha Merr:
dhe futni numrin e marrësit ose adresën e e-mailit
ose zgjidhni Shto për të zgjedhur nga opsionet e
disponueshme. Për të shtuar marrësit Cc ose Bcc,
zgjidhni Opst. > Shto marrës > Cc ose Bcc. Për të
33
Page 34
Funksionet e menysë
futur tekstin e mesazhit, shkoni te fusha Teksti: dhe
futni tekstin. Për të shtuar një subjekt për mesazhin,
zgjidhni Opst. > Shto titull dhe futni titullin. Për ti
bashkëngjitur mesazhit përmbajtje, zgjidhni Opst. > Fut dhe llojin e bashkëngjitjes që dëshironi. Për të
dërguar mesazhin, shtypni butonin e thirrjes.
Lloji i mesazhit ndryshohet automatikisht në varësi të
përmbajtjes së mesazhit. Veprimet që mund ta bëjnë
llojin e mesazhit të ndryshojë nga mesazh me tekst
në mesazh multimedial përfshijnë, por nuk kufizohen
nga të mëposhtmet:
Bashkëngjisni një skedar te mesazhi.
Kërkoni një raport dorëzimi.
Vendosni prioritetin për mesazhin të lartë ose të ulët.
Shtoni një marrës Cc ose Bcc ose temë për mesazhin
ose adresën e e-mailit në fushën e marrësit.
Kur lloji i mesazhit ndryshon në mesazh multimedial,
telefoni mund të shfaqë për pak kohë Mesazhi
34
Page 35
Funksionet e menysë
ndryshoi në multimedia dhe teksti i kokës të dritares
së modifikimit të mesazhit ndryshon në Multimedia e re. Kontrolloni tekstin e kokës për llojin e mesazhit.
Ofruesit e shërbimit mund të kenë tarifa të ndryshme
në varësi të llojit të mesazhit. Kontrolloni me ofruesin
e shërbimit për detajet.
Mesazhet blic
Mesazhet blic (shërbim nga rrjeti) janë mesazhe me
tekst që shfaqen menjëherë.
Për të përdorur mesazherinë e çastit (IM) (shërbim
nga rrjeti) për të dërguar mesazhe me tekst të
shkurtra e të thjeshta, te përdoruesit që janë në linjë,
ju duhet të abonoheni në një shërbim dhe të futeni
në të. Për detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të
shërbimit.
35
Page 36
Funksionet e menysë
Shënim: Në varësi të shërbimit tuaj IM, ju
mund të mos keni të drejtë hyrje te të gjitha
funksionet e përshkruara në këtë udhëzues
dhe disa ikona dhe tekste të ekranit mund të
ndryshojnë.
Për tu lidhur me shërbimin, zgjidhni Meny >
Mesazheri > Mesazhet e çastit. Zgjidhni cilësimin
dhe llogarinë e lidhjes që dëshironi dhe futni ID-në e
përdoruesit dhe fjalëkalimin.
Mesazh audio
Ju mund të përdorni MMS për të krijuar dhe dërguar
një mesazh zanor. MMS duhet të aktivizohet para se
të mund të përdorni mesazhet zanore.
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Krijo mesazh >
Mesazh audio. Regjistruesi hapet. Kur mbaroni së
regjistruari një mesazh audio, futni numrin e
telefonit të marrësit në fushën Merr: për ta dërguar
mesazhin. Për të nxjerrë një numër telefoni nga
36
Page 37
Funksionet e menysë
Kontaktet, zgjidhni Shto > Kontaktet. Për të parë
opsionet që janë të disponueshme, zgjidhni Opst..
Kur telefoni juaj merr mesazhe audio, për të hapur
mesazhin, zgjidhni Luaj; ose nëse është marrë më
shumë se një mesazh, zgjidhni Shfaq > Luaj. Për ta
dëgjuar mesazhin më vonë, zgjidhni Dil. Zgjidhni
Opst. për të parë opsionet e disponueshme. Mesazhi
audio dëgjohet automatikisht nga dëgjuesi. Zgjidhni
Opst. > Altoparlant për të zgjedhur altoparlantin.
Mesazhet zanore
Kutia e mesazheve zanore është një shërbim i rrjetit,
dhe mund t'ju duhet të abonoheni. Kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit për të marrë numrin e
kutisë së mesazheve zanore dhe për t'u informuar
hollësisht.
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Mesazhet zanore.
37
Page 38
Funksionet e menysë
Aplikimi i e-mail-it
Aplikimi i e-mail-it përdor një lidhje me të dhëna
paketë (shërbim nga rrjeti) për t'ju lejuar hyrjen në
llogarinë tuaj të përputhshme të e-mail-it nga
telefoni juaj. Para se të mund të dërgoni dhe të
merrni ndonjë e-mail, mund t'ju duhet të hapni një
llogari e-mail-i dhe të merrni cilësimet e nevojshme
për të. Mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të email-it si mesazh konfigurimi. Telefoni juaj ka
mbështetje për serverat e e-mailit POP3 dhe IMAP4.
Për të krijuar një llogari e-maili, zgjidhni Meny > Mesazheri, shkoni te Kut. post. e-mail dhe zgjidhni
Opst. > Shto kuti post. > Eksperti i e-mail, Krijo
manualisht ose Cil. ruajtura.
Për të hapur cilësimet e e-mailit, zgjidhni Meny >
Mesazheri > Cilësimet e mesazheve > Mszhe. e
e-mailit.
38
Page 39
Funksionet e menysë
Për të shkruar një e-mail, zgjidhni Meny >
Mesazheri > Krijo mesazh > Mesazh e-mail. Për të
bashkëngjitur një skedar te e-mail-i, zgjidhni Opst. > Fut. Për të dërguar e-mailin, shtypni butonin e
thirrjes. Zgjidhni llogarinë që dëshironi nëse është e
mundur.
Për të zgjedhur mënyrën e tërheqjes, zgjidhni Meny >
Mesazheri > Cilësimet e mesazheve > Mszhe. e
e-mailit > Modif. kutitë postare dhe kutinë e mesazheve të dëshiruar dhe zgjidhni Cilësimet e
shkarkimet > Modaliteti i tërheqjes > Vetëm ko kat,
E-mailin e plotë ose Vet. teks. e-maili (vetëm për
serverin IMAP4).
Për të shkarkuar, zgjidhni Meny > Mesazheri dhe
kutinë postare që dëshironi; konfirmoni kërkesën për
lidhje nëse është e domosdoshme.
Nëse mënyra e tërheqjes është vendosur në Vetëm kokat, për të shkarkuar të gjithë e-mailin, shënoni
39
Page 40
Funksionet e menysë
kokat e e-mailit që dëshironi në kutinë postare dhe
zgjidhni Opst. > Tërhiq shënuar..
■ Kontaktet
Mund të ruani emrat dhe numrat e
telefonit në kujtesën e telefonit dhe në
kujtesën e kartës SIM. Memorja e
telefonit mund të ruajë kontakte me numra dhe tekst.
Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM
tregohen nga .
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Meny > Kontaktet > Emrat > Opst. > Kërko. Shfletoni listën e
kontakteve ose shkruani shkronjën e parë të emrit për
të cilin po kërkoni. Për të shtuar një kontakt të ri,
zgjidhni Meny > Kontaktet > Emrat > Opst. > Shto kontakt të ri. Për t'i shtuar një kontakti më shumë
detaje, sigurohuni që memorja e përdorur është ose
Telefon ose Telefon dhe SIM. Shfletoni deri tek emri të
cilit dëshironi t'i shtoni një numër ose tekst të ri dhe
zgjidhni Detajet > Opst. > Shto detaj.
40
Page 41
Funksionet e menysë
Për të kopjuar një kontakt, zgjidhni Meny >
Kontaktet > Emrat > Opst. > Kopjo kontaktin. Mund
të kopjoni emrat dhe numrat e telefonit midis
kujtesës së telefonit për kontakte dhe kujtesës së
kartës SIM. Memorja e kartës SIM mund të ruajë
emra me një numër telefoni të lidhur me ta.
Mund të dërgoni dhe merrni të dhënat e kontaktit të
një personi nga një aparat i përputhshëm, që
mbështet standardin vCard si kartvizitë. Për të
dërguar një kartëvizitë, kërkoni për kontaktin të cilit
dëshironi ti dërgoni informacionin dhe zgjidhni
Detajet > Opst. > Dërgo kartëviz. > Nëpërmjet
multim., Me mszh. tekst ose Me Bluetooth. Kur merrni
një kartëvizitë, zgjidhni Shfaq > Ruaj për të ruajtur
kartëvizitën në kujtesën e telefonit. Për të mos
pranuar kartvizitën, zgjidhni Dil > Po.
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Cilësimet dhe nga të
mëposhtmet:
41
Page 42
Funksionet e menysë
Memorja në përdorim—për të zgjedhur kartën SIM
ose kujtesën e telefonit për kontaktet tuaja
Shfaqja e kontakteve—p ër të për caktuar s e si shfaq en
emrat dhe numrat e kontakteve
Gjendja e kujtesës—për të parë kapacitetin e kujtesës
së lirë dhe të përdorur
■ Ditari
Telefoni regjistron thirrjet e humbura, të
ardhura dhe të bëra nëse rrjeti e
mbështet këtë dhe telefoni është i ndezur
dhe brenda zonës së shërbimit të rrjetit.
Mund të shikoni datën dhe orën e thirrjes, mund ta
përpunoni ose fshini numrin e telefonit nga lista, ta
ruani numrin në Kontaktet ose dërgoni numrit një
mesazh.
Për të parë informacionin për thirrjet tuaja, zgjidhni
Meny > Ditari > Thirrje të humbura, Thirrjet e
ardhura ose Numrat e thirrur. Për të parë thirrjet e
42
Page 43
Funksionet e menysë
fundit të humbura dhe të ardhura dhe numrat e
thirrur në mënyrë kronologjike, zgjidhni Ditari i thirrjeve. Për të parë kontaktet të cilëve u keni
dërguar mesazh më së fundmi, zgjidhni Marrësit e mesazhit.
Zgjidhni Meny > Ditari > Kohëzgjatja e thirrjes,
Numër. dhën. paketë ose Matësi lidh. dhën. pak. për
informacione të përafërta mbi komunikimet tuaja më
të fundit.
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet
nga ofruesi juaj i shërbimeve, mund të ndryshojë
në varësi të karakteristikave të rrjetit,
rrumbullakosjeve të faturimit, taksave e kështu
me rradhë.
Për të fshirë listat e thirrjeve të fundit, zgjidhni
Pastro list. ruajtura. Nuk mund ta anuloni këtë
veprim.
43
Page 44
Funksionet e menysë
■ Cilësimet
Në këtë meny mund të përshtatni disa
cilësime të telefonit. Për të rivendosur disa
nga cilësimet e menysë të vlerave të tyre
origjinale, zgjidhni Meny > Cilësimet > Rikthe cil. e fabrikës.
Profilet
Telefoni juaj ka grupe të ndryshme cilësimesh të
quajtura profile për të cilat ju mund të personalizoni
tonet e telefonit për ngjarje dhe ambiente të
ndryshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet, profilin e
dëshiruar dhe Aktivizo për të aktivizuar profilin e
zgjedhur, Personalizo për të personalizuar profilin ose Me kohë për të vendosur kohën e skadimit për profilin
aktiv. Kur koha e vendosur për profilin skadon, profili
i mëparshëm të cilit nuk i ishte vendosur kohë bëhet
aktiv.
44
Page 45
Funksionet e menysë
Për të aktivizuar regjimin në fjetje, ju gjithashtu
mund të shtypni dhe mbani #.
Cilësimet e tingujve
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Tonet dhe ndryshoni
secilin nga opsionet e disponueshme për profilin
aktiv. Telefoni juaj mbështet tingujt e thirrjes në
formatin MP3. Ju gjithashtu mund të vendosni
regjistrimet tuaja si tonet tingëllues.
Për të përcaktuar që telefoni të tingëllojë vetëm për
një grup të zgjedhur thirrësish, zgjidhni Paralajmërim për:.
Shkurtoret e mia
Me shkurtoret personale mund të hyni shpejt në
funksionet e telefonit të përdorura shpesh. Zgjidhni
Meny > Cilësimet > Shkurtoret e mia dhe nga
opsionet e mëposhtme:
45
Page 46
Funksionet e menysë
Tasti i djathtë i përzgjedhjes ose Tas. majt. përzgj.—për
të caktuar një funksion telefoni te butoni i djathë ose
i majtë i përzgjedhjes
Tasti i lëvizjes—për të zgjedhur funksionet e
shkurtores për butonin e lëvizjes. Shkoni te butoni i
lëvizjes që dëshironi, zgjidhni Ndrysho ose Cakto dhe
një funksion nga lista.
Cilësimet e thirrjeve dhe telefonit
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje dhe nga të
mëposhtmet:
Dev. thirr. (shërbimi i rrjetit)—për të devijuar thirrjet
tuaja hyrëse. Për detaje, kontaktoni ofruesin tuaj të
shërbimit
Rithirrje auto e nr. > Aktiv—për të provuar 10 herë
lidhjen e thirrjes pas një përpjekjeje të pasuksesshme
Pritja e thirrjes > Aktivizo—që t'ju njoftojë rrjeti për
ndonjë thirrje hyrëse kur jeni duke telefonuar
(shërbim i rrjetit)
46
Page 47
Funksionet e menysë
Dërgo ID e thirrësit (shërbim i rrjetit)—për të vendosur
nëse do shfaqi numrin tuaj te personi të cilin po
telefononi.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefoni > Cilësimet e gjuhës > Gjuha e telefonit për të vendosur gjuhën e
shfaqjes së telefonit tuaj.
Cilësimet e ekranit
Për të ruajtur energjinë e baterisë me ruajtësin e
energjisë, zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani > Ruajtësi i energjisë > Aktiv. Një orë dixhitale shfaqet
kur për një kohë të caktuar nuk përdoret asnjë
funksion i telefonit.
Për të ruajtur energjinë e baterisë në regjimin fjetje,
zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani > Modaliteti fjetje > Aktiv. Ekrani fiket kur për një kohë të caktuar
nuk përdoret asnjë funksion i telefonit.
47
Page 48
Funksionet e menysë
Cilësimet e orës dhe datës
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Data dhe ora. Zgjidhni
Cilësimet e datës dhe orës për të vendosur datën dhe
orën. Zgjidhni Cil. formatit datës e orës për të
vendosur formatet për datën dhe orën. Zgjidhni
Përdit. auto. datës & orës (shërbim nga rrjeti) për të
përcaktuar që telefoni ta përditësojë automatikisht
orën dhe datën sipas zonës aktuale kohore.
Lidhshmëria
Teknologji me valë Bluetooth
Në disa shtete, mund të ketë kufizime për përdorimin
e pajisjeve Bluetooth. Kontrolloni me shitësin tuaj
dhe autoritetet vendase.
Pajisja është në përputhje me Bluetooth Specification 2.0
që mbështet profilet e mëposhtme: pa duar, kufje, shtytje
objekti, transferim skedarësh, lidhje dial-up, lidhje
sinkronizimi dhe portë seriale. Për të siguruar
ndërfunksionimin midis pajisjeve të tjera që mbështesin
48
Page 49
Funksionet e menysë
teknologjinë Bluetooth, për këtë model përdorni pajisje
ndihmëse të aprovuara nga Nokia. Pyesni fabrikuesit e
pajisjeve të tjera për të përcaktuar nëse ato përputhen me
këtë pajisje.
Në disa vende mund të mos lejohet përdorimi i teknologjisë
Bluetooth. Pyesni autoritetet e vendit tuaj ose ofruesin tuaj
të shërbimit.
Funksionet që përdorin teknologjinë Bluetooth ose lejimi i
funksioneve të tilla të ekzekutohen në sfond ndërkohë që
jeni duke përdorur funksione të tjera, rrisin kërkesën për
fuqinë e baterisë dhe redukton jetëgjatësinë e baterisë.
Teknologjia Bluetooth u lejon që të lidhni telefonin
me një pajisje të pajtueshme Bluetooth brenda 10
metrash (32 këmbë). Përderisa pajisjet që përdorin
teknologjinë e Bluetooth komunikojnë duke përdorur
valët e radios, telefoni juaj dhe pajisjet e tjera nuk
është nevoja që të kenë pamje shikimi direkte,
megjithëse lidhja mund të varet nga interferenca nga
pengesa të tilla si mure ose nga pajisje të tjera
elektronike.
49
Page 50
Funksionet e menysë
Konfigurimi i një lidhje me Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth dhe
nga të mëposhtmet:
Bluetooth > Aktiv ose Joaktiv—për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e Bluetooth. tregon që
Bluetooth është i aktivizuar.
Kërko për pajisjet shtesë audio—për të kërkuar për
pajisje audio Bluetooth të pajtueshme
Pajisje të çiftuara—për të kërkuar për ndonjë pajisje
Bluetooth në afërsi. Zgjidhni E re për të listuar çdo
pajisje Bluetooth në afërsi. Zgjidhni një pajisje dhe
Shkëmbe. Futni një fjalëkod Bluetooth që pranohet
nga pajisja (deri në 16 karaktere) për të çiftuar
pajisjen me telefonin tuaj. Ju duhet ta jepni këtë
fjalëkod kur lidheni me pajisjen për herë të parë.
Telefoni juaj lidhet me pajisjen dhe mund të filloni
transferimin e të dhënave.
50
Page 51
Funksionet e menysë
Pajisjet aktive—për të kontrolluar se cila lidhje
Bluetooth është aktualisht aktive
Dukshmëria e telefonit tim ose Emri i telefonit tim—
për të përcaktuar sesi telefoni juaj shfaqet te pajisjet
e tjera Bluetooth
Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me sigurinë, çaktivizoni
funksionin e Bluetooth ose vendosni Dukshmëria e telefonit tim në I fshehur. Gjithmonë pranoni vetëm
komunikime Bluetooth nga të tjerët me të cilët keni rënë
dakord.
GPRS
General packet radio service (GPRS) (shërbim nga
rrjeti) është një bartës të dhënash që mundëson
hyrjen nëpërmjet rrjetit celular në rrjete të dhënash,
siç është interneti. Aplikimet që mund të përdorin
GPRS-në janë MMS, shfletimi në Internet dhe
shkarkimi i aplikimeve Java.
Para se të mund ta përdorni teknologjinë GPRS,
kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj ose ofruesin e
51
Page 52
Funksionet e menysë
shërbimit për disponueshmërinë e shërbimit GPRS
dhe për abonimin e tij. Ruani cilësimet GPRS për
secilin aplikim të përdorur nëpërmjet GPRS-së. Për
informacione për çmimet, kontaktoni operatorin e
rrjetit tuaj ose furnizuesin e shërbimit.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Të dhëna
paketë > Lidhja e të dhënave paketë. Zgjidhni
Gjithmonë online për të përcaktuar që telefoni të
regjistrohet automatikisht në një rrjet GPRS kur
hapni telefonin. Zgjidhni Kur nevojitet dhe regjistrimi
dhe lidhja me GPRS-në bëhet kur një aplikim që
përdor GPRS ka nevojë për të, dhe mbyllet kur e
mbaroni aplikimin.
Transferimi i të dhënave
Telefoni juaj lejon transferim të dhënash (të tilla si
kalendar, të dhëna kontaktesh dhe shënime) me një
PC të pajtueshëm, një pajisje tjetër të pajtueshme ose
një server Interneti në largësi (shërbim nga rrjeti).
52
Page 53
Funksionet e menysë
Transferimi i listës së kontakteve
Për të kopjuar ose sinkronizuar të dhënat nga telefoni
juaj, emri i pajisjes dhe cilësimet duhet të jenë në
listën e kontakteve të transferimit.
Për të shtuar një kontakt të ri transferimi në listë (për
shembull, një telefon celular), zgjidhni Meny >
Cilësimet > Lidhjet > Transf. dhën. > Opst. > Shto
kontakt > Sinkr. i tel. ose Kopjo në telefon dhe futni
cilësimet sipas llojit të transferimit.
Transferimi i të dhënave me një pajisje
të pajtueshme
Për sinkronizim përdorni lidhjen e teknologjisë me
valë Bluetooth. Pajisja tjetër duhet të aktivizohet për
marrjen e të dhënave.
Për të nisur transferimin e të dhënave, zgjidhni
Meny > Cilësimet > Lidhjet > Transf. dhën. dhe
transferoni kontaktin nga lista në vend të Sinkr. i
53
Page 54
Funksionet e menysë
serverit ose Sinkr. i PC. Sipas cilësimeve, të dhënat e
zgjedhura kopjohen ose sinkronizohen.
Sinkronizo nga një PC i pajtueshëm
Për të sinkronizuar të dhënat nga kalendari, shënimet
dhe kontaktet, instaloni softuerin Nokia PC Suite të
telefonit tuaj në PC. Përdorni teknologjinë me valë
Bluetooth për sinkronizimin dhe filloni sinkronizimin
nga PC-ja.
Sinkronizo nga një server
Për të përdorur një server Interneti në largësi,
abonohuni te një shërbim sinkronizimi. Për më shumë
informacion dhe cilësimet që kërkohen për këtë
shërbim, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
Për të nisur sinkronizimin nga telefoni juaj, zgjidhni
Sinkronizimi për herë të parë ose mbas një
sinkronizimi të ndërprerë, mund të kërkojë deri në
30 minuta që të përfundojë.
Cilësimet e pajisjeve ndihmëse
Pajisja e përputhshme ndihmëse e lëvizshme
tregohet vetëm në qoftë se telefoni ka qenë ose është
i lidhur me të.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Pajisjet shtesë dhe
pajisjen shtesë të disponueshme. Nëse është e
disponueshme zgjidhni Përgjigja automatike për të
vendosur që telefoni ti përgjigjet një thirrjeje hyrëse
në mënyrë automatike. Nëse Alarm i thirr. hyr. është
vendosur në Bëj bip një herë ose Joaktiv, përgjigjja
automatike nuk do të jetë në përdorim.
Cilësimet e konfigurimit
Disa nga shërbimet e rrjetit kërkojnë cilësime
konfigurimi në telefonin tuaj. Merrni cilësimet nga
karta juaj SIM, një mesazh konfigurimi nga furnizuesi
55
Page 56
Funksionet e menysë
i shërbimit ose fusni në mënyrë manuale cilësimet
tuaja personale.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Konfigurimi dhe nga të
mëposhtmet:
Cilës. paracakt. konf.—për të parë listën e ofruesve të
shërbimit të ruajtur në telefon (ofruesi i shërbimit i
paracaktuar përshenjohet)
Aktiv. paracakt. në gjitha aplikimet—për të caktuar
aplikimet të përdorin cilësimet nga ofruesi i
paracaktuar i shërbimeve
Pika e hyrjes e preferuar—për të zgjedhur një pikë
tjetër hyrjeje. Normalisht duhet të përdoret pika e
hyrjes nga operatori i rrjetit të preferuar.
Lidhu me ndihm. sig. shërb.—për të shkarkuar
cilësimet e konfigurimit nga ofruesi juaj i shërbimit
Për të futur, parë dhe modifikuar cilësimet
manualisht, zgjidhni Meny > Cilësimet > Konfigurimi > Cilës. konfig. pers..
56
Page 57
Funksionet e menysë
■ Menyja e operatorit
Kjo meny ju mundëson të hyni në një portal me
shërbimet e ofruara nga operatori juaj i rrjetit. Kjo
meny është specifike për operatorin. Emri dhe simboli
varen nga operatori. Operatori mund ta përditësojë
këtë meny me një mesazh shërbimi. Për më shumë
informacione, kontaktoni operatorin tuaj të rrjetit.
■ Galeria
Në këtë menu mund të administroni
motive, grafika, inçizime dhe tinguj. Këto
skedarë janë të sistemuar nëpër direktori.
Telefoni juaj mbështet një sistem për administrimin e
të drejtave dixhitale (DRM) për të mbrojtur
përmbajtjen e marrë. Verifikoni gjithmonë kushtet e
furnizimit të çdo përmbajtjeje dhe kodit të aktivizimit
para se t'i merrni, sepse mund t'i nënshtrohen një
pagese.
Ju mund të bëni fotografi ose të
regjistroni videoklipe me kamerën e
integruar.
Bëni një fotografi
Për të aktivizuar kamerën, zgjidhni Meny > Media >
Kamera, ose shtypni butonin e kamerës; nëse
funksioni i videos është tashmë i aktivizuar, lëvizni
majtas ose djathtas. Për të bërë një fotografi, zgjidhni
Fotogr..
Zgjidhni Opst. për të vendosur Modal. natën aktiv
nëse drita është e zbehtë, Matësi auto. aktiv për të
vendosur kohëmatësin ose Seria fot. aktive për të
bërë fotografi shpejt një pas një.
58
Page 59
Funksionet e menysë
Pajisja juaj mbështet një rezolucion të bërjes së fotografisë
prej 640x480 pikselash.
Regjistrimi i një videoklipi
Për të aktivizuar videon, zgjidhni Meny > Media >
Kamera > Opst. > Video, ose shtypni dhe mbani
butonin e kamerës; nëse funksioni i kamerës është
tashmë i aktivizuar, lëvizni majtas ose djathtas. Për të
nisur regjistrimin e videos, zgjidhni Regjistro. Për të
ndaluar regjistrimin, zgjidhni Bëj pauz.; për të
rifilluar regjistrimin, zgjidhni Vazhdo; për të ndaluar
regjistrimin, zgjidhni Ndalo.
Opsionet e kamerës dhe videos
Nëse funksioni i kamerës ose i videos është aktiv,
zgjidhni Opst. > Cilësimet dhe nga të mëposhtmet:
Koha shik. paraprak imazhit—për të vendosur kohën e
shfaqjes për të shfaqur imazhin e marrë herën e
fundit. Gjatë kohës së shfaqjes, zgjidhni Prapa për të
59
Page 60
Funksionet e menysë
bërë një fotografi tjetër ose Opst. > Dërgo për të
dërguar imazhin si mesazh multimedia.
Gjatësia e videoklipit—për të vendosur gjatësinë e
videoklipt që mund të bëni
Regjistruesi i zërit
Mund të regjistroni pjesë me zë të folur, tinguj të
ndryshëm ose një thirrje aktive. Kjo është e dobishme
për të inçizuar një emër dhe një numër telefoni, për
t'i marrë shënim më vonë.
Zgjidhni Meny > Media > Regjistruesi dhe butoni
virtual i regjistrimit në ekran do të fillojë regjistrimin.
Për ta filluar regjistrimin gjatë një thirrjeje, zgjidhni
Opst. > Regjistro. Kur regjistroni një thirrje, mbani
telefonin në pozicionin normal pranë veshit tuaj.
Regjistrimi ruhet në Galeria > Regjistrimet. Për të
dëgjuar regjistrimin e fundit, zgjidhni Opst. > Luaj regj. e fundit. Për ta dërguar regjistrimin e fundit
60
Page 61
Funksionet e menysë
duke përdorur një mesazh multimedial, zgjidhni
Opst. > Dërgo regj. fundit.
Radioja
Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena e
pajisjes celulare. Që radioja FM të funksionojë ashtu si
duhet, është e nevojshme që te pajisja të bashkëngjiten
kufje ose një tjetër pajisje ndihmëse.
Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel
mesatar të zërit. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj
zërit të lartë mund t'ju dëmtojë dëgjimin.
Zgjidhni Meny > Media > Radio ose në regjimin në
pritje shtypni dhe mbani *.
Nëse tashmë i keni ruajtur stacionet e radios, lëvizni
lart e poshtë për të kaluar nëpër stacione ose shtypni
butonat e numrave korresponduesë të pozicionit të
kujtesës të kanalit që dëshironi.
Për të kërkuar për stacionin fqinjë, shtypni dhe mbani
butonin e majtë ose të djathtë të lëvizjes.
61
Page 62
Funksionet e menysë
Për të ruajtur stacionin në të cilin jeni akorduar,
zgjidhni Opst. > Ruaj stacionin.
Për të rregulluar volumin, zgjidhni Opst. > Volumi.
Për ta lënë radion që të punojë në sfond, shtypni
butonin e mbylljes. Për ta fikur radion, shtypni dhe
mbani butonin e mbylljes.
■ Organizuesi
Ora me zile
Për të përdorur orën me zile, zgjidhni
Meny > Organizuesi > Alarmi dhe nga të
mëposhtmet:
Alarmi:—për të aktivizuar ose çaktivizuar alarmin
Koha e alarmit:—për të përcaktuar kohën e ziles
Përsërit:—për të përcaktuar që telefoni t'ju lëshojë
zilen e orës vetëm në ditë të caktuara të javës
Toni i alarmit:—për të përcaktuar ose personalizuar
tingullin e ziles
62
Page 63
Funksionet e menysë
Skad. shtytjes—për të vendosur skadimin për
njoftimin e dremitjes
Telefoni do të japë një tingull alarmi dhe ndriçojë
Alarm! dhe ora aktuale në ekran madje edhe në qoftë
se telefoni është i fikur. Zgjidhni Ndalo për ta ndalur
zilen. Nëse e lini telefonin të vazhdojë të tingëllojë
zilen për një minutë ose zgjidhni Shty, zilja pushon
për kohën e dremitjes që ju vendosni dhe rifillon
përsëri.
Në qoftë se koha e tingëllimit të ziles arrin kur pajisja është
e mbyllur, pajisja hapet vetë dhe fillon tingëllimin e ziles. Në
qoftë se zgjidhni Ndalo, pajisja ju pyet nëse doni ta
aktivizoni pajisjen për thirrjet. Përzgjidhni Jo për ta mbyllur
pajisjen ose Po për të kryer dhe për të marrë thirrje. Mos
përzgjidhni Po kur përdorimi i telefonit celular mund të
shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Kalendari
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Kalendari. Dita
aktuale tregohet me një kornizë. Në qoftë se ka
63
Page 64
Funksionet e menysë
ndonjë shënim për këtë ditë, dita është me shifra të
zeza. Për të parë shënimet, zgjidhni Shiko. Për të
fshirë të gjitha shënimet në kalendar, zgjidhni
pamjen mujore ose pamjen javore dhe zgjidhni
Opst. > Fshi gjitha shën.. Opsione të tjera mund të
jenë krijimi, fshirja, përpunimi dhe lëvizja e një
shënimi ose kopjimi i një shënimi për një ditë tjetër
ose dërgimi i drejtpërdrejtë i një shënimi për një
kalendar tjetër të përputhshëm telefoni si mesazh
teksti ose bashkëngjitje.
Lista e detyrave
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Lista e detyrave. Lista
e detyrave shfaqet dhe renditet sipas prioritetit.
Zgjidhni Opst. dhe ju mund të shtoni, fshini ose
dërgoni një shënim; shënoni një shënim si të kryer;
ose rendit listën e detyrave sipas afateve.
64
Page 65
Funksionet e menysë
■ Aplikimet
Softueri i telefonit tuaj mund të përfshijë
lojëra dhe aplikime Java të konceptuara
enkas për këtë telefon Nokia.
Për të parë sasinë e kujtesës të disponueshme për
instalimet e lojërave dhe aplikimeve, zgjidhni
Meny > Aplikimet > Opst. > Gjandja e kujtesës. Për
të hapur një lojë ose një aplikim, zgjidhni Meny > Aplikimet > Lojrat ose Koleksioni. Shkoni te një lojë
ose një aplikim dhe zgjidhni Hap. Për të shkarkuar një
lojë ose një aplikim, zgjidhni Meny > Aplikimet >
E rëndësishme: Instaloni vetëm aplikime që vijnë
nga burime që ofrojnë mbrojtje të përshtatshme
kundër softuerëve të dëmshëm.
65
Page 66
Funksionet e menysë
Vini re që kur shkarkoni një aplikim, ai mund të ruhet
në menynë Galeria në vend të menysë Aplikimet.
■ Interneti
Mund të hyni në shërbime të ndryshme
celulare të internetit me shfletuesin e
telefonit tuaj. Verifikoni
disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimet e
njëhershme dhe të vazhdueshme tek operatori i
rrjetit tuaj ose te ofruesi i shërbimit.
E rëndësishme: Përdorni vetëm shërbime që
besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri të
mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Lidhja e shërbimit
Sigurohuni që cilësimet e shërbimit të jenë të
ruajtura dhe të aktivizuara.
Për të bërë një lidhje me shërbimin, hapni faqen
fillestare (për shembull, faqja kryesore e ofruesit të
shërbimit), zgjidhni Meny > Web > Faqja kryesore
66
Page 67
Funksionet e menysë
ose në regjimin e punës në pritje, shtypni dhe mbani
0. Për të hapur një preferencë, zgjidhni Meny >
Web > Preferencat. Në qoftë se preferenca nuk
punon me cilësimet aktuale aktive të shërbimit,
aktivizoni një grup tjetër cilësimesh shërbimi dhe
provoni përsëri. Për të hapur URL e fundit, zgjidhni
Meny > Web > Adr. web fundit. Për të futur adresën e
shërbimit, zgjidhni Meny > Web > Shko te adresa.
Për të ndaluar së shfletuari dhe për të mbyllur
lidhjen, shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Pasi u lidhët me shërbimin, mund të shfletoni nëpër
faqet e tij. Funksioni i butonave të telefonit mund të
ndryshojë sipas shërbimeve. Ndiqni udhëzimet me
tekst në ekranin e telefonit.
Nëse GPRS është e përzgjedhur si bartës i të dhënave,
treguesi shfaqet në pjesën majtas lart të ekranit
gjatë shfletimit. Nëse merrni një thirrje ose një
mesazh me tekst ose bëni një thirrje gjatë lidhjes me
GPRS, shfaqet në pjesën e sipërme majtas për të
67
Page 68
Funksionet e menysë
treguar që lidhja me GPRS është pezulluar (në pritje).
Pas një thirrjeje, telefoni përpiqet të rikrijojë lidhjen
GPRS.
Pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar preferenca dhe
lidhje për faqet e Internetit të palëve të treta. Ju gjithashtu
mund të keni të drejtë hyrje te faqe të palëve të treta
nëpërmjet pajisjes tuaj. Faqet e palëve të treta nuk kanë të
bëjnë me Nokia dhe Nokia nuk i mbështet ose nuk
presupozon detyrim për ta. Nëse ju zgjidhni që të hapni faqe
të tilla, ju duhet të merrni masa paraprake për sigurinë dhe
përmbajtjen.
Cilësimet për paraqitjen e shfletuesit
Në regjimin në pritje, zgjidhni Meny > Web >
Cilësimet > Cilësimet e pamjes. Zgjidhni Mbështjellja
e tekstit > Aktive për të lejuar që teksti të vazhdojë
në rreshtin vijues. Nëse zgjidhni Joaktiv, teksti do të
shkurtohet. Zgjidhni Shfaq imazhet > Jo dhe çdo
fotografi që duket në faqe nuk shfaqet. Për të
vendosur telefonin që të njoftojë kur një lidhje e
68
Page 69
Funksionet e menysë
sigurtë ndryshon në një lidhje të pasigurtë gjatë
shfletimit, zgjidhni Paralajmërimet > Paral. lidhje pasig. > Po. Për të vendosur telefonin që të njoftojë
kur një faqe e sigurtë përmban një element të
pasigurtë, zgjidhni Paral. elem. pasig. > Po. Këto
alarme nuk garantojnë një lidhje të sigurtë. Për të
zgjedhur grupin e shkronjave për tregimin e faqeve të
shfletuesit që nuk përfshin ato informacione ose për
të zgjedhur nëse do të përdorni gjithmonë
kodifikimin UTF-8 kur i dërgoni një telefoni të
përputhshëm një adresë interneti, zgjidhni Kodimi i karaktereve.
Kutia e shërbimit
Telefoni mund të marrë mesazhe shërbimi (shërbim
rrjeti) (mesazhe të shtyra) të dërguara nga ofruesi
juaj i shërbimit. Për të lexuar një mesazh të tillë
shërbimi, zgjidhni Shfaq. Nëse zgjidhni Dil, mesazhi
zhvendoset te Kut. post. shërb.. Për të vendosur
telefonin që të marrë mesazhe shërbimi, zgjidhni
69
Page 70
Funksionet e menysë
Meny > Web > Cilësimet > Cilësimet e kut. post.
shërb. > Mesazhet e shërbimit > Aktive.
Siguria e shfletuesit
Për disa shërbime, si shërbimet bankare ose blerja në
internet, mund të duhen funksione sigurie. Për lidhje
të tilla keni nevojë për certifikata sigurie dhe
mundësisht për një modul sigurie, që mund të jetë i
disponueshëm në kartën tuaj SIM. Për më tepër
informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të
shërbimit.
■ Shërbimet SIM
Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime
shtesë. Për t'u informuar, kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit.
70
Page 71
Informacioni për baterinë
6.Informacioni për baterinë
■ Ngarkimi dhe shkarkimi
Pajisja juaj furnizohet me energji nga një bateri që mund të
ringarkohet. Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet
shumë herë por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë
përdorimit. Kur koha e ngarkimit është në dukje më e
shkurtër se normalja, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm
bateri të aprovuara nga Nokia, dhe ringarkojeni baterinë
vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë pajisje dhe
të aprovuar nga Nokia.
Në qoftë se bateria që do të përdoret për zëvendësimin
është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të
gjatë, mund të jetë e nevojshme që ta lidhni me ngarkuesin
dhe më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të
fillojë ngarkimin.
Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja kur
nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me
ngarkuesin një bateri plotësisht të ngarkuar, sepse ngarkimi
i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një
71
Page 72
Informacioni për baterinë
bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të
shkarkohet pas një farë kohe.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa
minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose
para se të bëhet ndonjë thirrje.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Mos
përdorni asnjëherë ngarkues dhe bateri të dëmtuara.
Mos krijoni qark të shkurtër në bateri. Një qark i shkurtër
aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik si është
një monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje
direkte të terminalit pozitiv (+) dhe atij negativ (-) të
baterisë. (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë
mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë
këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të
shkurtër me terminalët mund ta dëmtojë baterinë ose
objektin që shërbeu si lidhës.
Lënia e baterisë në vende tepër të nxehta ose të ftohta, si
për shembull në një automjet të mbyllur në stinën e verës
apo të dimrit, do të reduktojë kapacitetin dhe jetëgjatësinë
e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis
72
Page 73
Informacioni për baterinë
15°C dhe 25°C. Një pajisje me bateri të nxehtë apo të ftohtë,
mund të mos punojë përkohësisht, edhe atëherë kur bateria
është plotësisht e ngarkuar. Funksionimi i baterisë është
veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë
nën zero.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë.
Bateritë mund të shpërthejnë edhe kur janë të dëmtuara.
Eliminojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e
mundur luteni ti riqarkulloni. Mos i eliminoni ashtu si
mbeturinat e përditshme.
Mos i çmontoni ose coptoni celularët ose bateritë. Në rast
se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të bjerë në kontakt me
lëkurën ose sytë. Në rast të një rrjedhjeje të tillë, shpëlani
menjëherë me ujë lëkurën ose sytë ose kërkoni ndihmë
mjekësore.
■
Direktivat e vërtetimit të baterive
nga Nokia
Për sigurinë tuaj, gjithmonë përdorni bateri origjinale Nokia.
Që të siguroheni që jeni duke marrë një bateri origjinale
Nokia, blijeni atë nga një shitës i autorizuar nga Nokia,
73
Page 74
Informacioni për baterinë
kërkoni që të gjeni mbi ambalazh logon e Nokias për pajisjet
ndihmëse origjinale dhe kontrolloni etiketën e hologramit
duke përdorur këto hapa:
Përfundimi me sukses i të katërta hapave nuk ju jep një
siguri të plotë për origjinalitetin e baterisë. Nëse keni qoftë
dhe një arsye që të besoni që bateria juaj nuk është një
bateri origjinale Nokia, ju nuk duhet ta përdorni atë, por
duhet ta dërgoni te një pikë shërbimi të autorizuar nga
Nokia, ose te një shitës që t'ju ndihmojë. Shitësi ose
punonjësit e pikës së shërbimit të autorizuar nga Nokia, do
ta kontrollojnë baterinë nëse është origjinale apo jo. Nëse
origjinaliteti nuk mund të vërtetohet, kthejeni mbrapsht
baterinë atje ku e bletë.
74
Page 75
Informacioni për baterinë
Vërtetoni hologramin
1. Kur jeni duke parë
hologramin në etiketë, nga
njëri cep ju duhet të shikoni
simbolin e Nokias që janë dy
duar të bashkuara dhe nga
cepi tjetër ju duhet të
shikoni logon e Nokias për
pajisjet ndihmëse origjinale.
2. Kur të ktheni cepat e
hologramit majtas, djathtas,
poshtë dhe lart, ju duhet të
shihni 1, 2, 3, dhe 4 pika në
çdo anë përkatësisht.
75
Page 76
Pajisjet shtesë
Po në qoftë se bateria juaj nuk është origjinale?
Në qoftë se ju nuk mund ta konfirmoni që bateria juaj
Nokia, me hologramin në etiketë nuk është një bateri
origjinale Nokia, luteni të mos e përdorni baterinë.
Dërgojeni atë për të kërkuar ndihmë te pika më e afërt e
shërbimit e autorizuar nga Nokia ose te një shitës i tillë.
Përdorimi i baterisë që nuk është e aprovuar nga fabrikuesi
mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në një
funksionim të dobët dhe të dëmtojë pajisjen tuaj dhe
pajisjet ndihmëse të saj. Ai mund të zhvlerësojë gjithashtu,
çdo aprovim apo garanci që zbatohet për pajisjen.
Për të gjetur më shumë informacione rreth baterive
origjinale të Nokias, vizitoni www.nokia.com/battery.
7.Pajisjet shtesë
Rregulla praktike rreth aksesorëve dhe pajisjeve
ndihmëse
• Mbajini të gjithë aksesorët dhe pajisjet ndihmëse në
vende ku nuk mund t'i prekin fëmijët e vegjël.
76
Page 77
Pajisjet shtesë
• Kur shkëpusni kordonin e fuqisë së çdo pajisjeje
ndihmëse ose aksesori, kapni dhe tërhiqni spinën dhe jo
kordonin.
• Kontrolloni rregullisht nëse pajisjet ndihmëse të
instaluara në një automjet janë vendosur mirë dhe
funksionojnë ashtu si duhet.
• Instalimi i të gjitha pajisjeve ndihmëse për automjetin
që janë të ndërlikuara, duhet të kryhet vetëm nga një
personel i kualifikuar.
77
Page 78
Kujdesi dhe mirëmbajtja
Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të
lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e
mëposhtme do t'ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e
garancisë.
• Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të
gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë
minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se
pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në
vendin e vet derisa pajisja të thahet plotësisht.
• Mos e ruani ose përdorni pajisjen në zona të ndotura
dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe
komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
• Mos e mbani pajisjen në zona të nxehta. Temperaturat e
larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve
elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të
shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
• Mos e mbani pajisjen në zona të ftohta. Kur pajisja
kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj
78
Page 79
Kujdesi dhe mirëmbajtja
mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e
qarqeve elektronike.
• Mos u përpiqni ta hapni pajisjen në një mënyrë të
ndryshme nga ajo që udhëzohet në këtë udhëzues
• Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi
me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të
brendshme dhe mekanizmat e imët.
• Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të
përqendruara, tretësira pastruese ose detergjentë të
fortë.
• Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë
pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
• Përdorni një leckë të butë, të thatë dhe të pastër për të
pastruar çfarëdolloj lentesh (siç janë lentet e kameras,
të perceptuesve të dritës, të perceptuesve të afërsisë).
• Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër
që është e aprovuar si pjesë këmbimi. Antenat e
paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta
dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për
rregullimin e radioaparateve.
79
Page 80
Kujdesi dhe mirëmbajtja
• Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
• Gjithmonë krijoni një kopje rezervë të të dhënave që ju
doni të mbani, të tilla si kontaktet dhe shënimet në
kalendar.
• Për të rivendosur pajisjen herë pas here për rendimet
optimal, fikeni pajsijen dhe hiqni baterinë.
Këto këshilla vlejnë njëlloj si për pajisjen tuaj ashtu dhe për
baterinë, ngarkuesin apo çdo pajisje tjetër ndihmëse. Në
qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si duhet, dërgojeni atë për
shërbim te pika më e afërt e autorizuar.
Simboli i koshit me rrota me kryq sipër do të thotë se
brenda Bashkimit Evropian ky produkt duhet të
dërgohet në një qendër të veçantë grumbullimi në
fund të jetës së produktit. Mos i hidhni këto
produkte ashtu si mbeturinat e përbashkëta të
paseleksionuara. Për më shumë informacion, shihni roduct
Eco-Declaration ose informacion specifik për shtetin në
adresën www.nokia.com.
80
Page 81
Informacioni shtesë mbi sigurinë
Informacioni shtesë mbi sigurinë
■ Fëmijët e vegjël
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj mund të përmbajnë
pjesëza të vogla. Mbajini ato në një vend ku nuk mund t'i
prekin fëmijët e vegjël.
■
Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF kur
përdoret në një pozicion normal ndaj veshit si dhe kur është
pozicionuar të paktën 2.2 cm (7/8 inç) nga trupi. Kur
përdoret një këllëf, kapëse e rripit ose mbajtës për ta
përdorur pajisjen kur është e "veshur" në trup, ai/ajo nuk
duhet të përmbajë pjesë metalike dhe pajisjen duhet ta
vendosë pajisjen në distancën që u përmend më lart larg
nga trupi. Për të transmetuar skedarë të dhënash apo
mesazhe, kjo pajisje kërkon që lidhja me rrjetin të jetë sa më
e mirë. Në disa raste, transmetimi i skedave të të dhënave
ose i mesazheve mund të pezullohet derisa të disponohet
një lidhje e tillë. Sigurohuni që të ndiqen udhëzimet e
81
Page 82
Informacioni shtesë mbi sigurinë
mësipërme për distancën nga trupi derisa të përfundojë
transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të
tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose
mjete që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse
informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
■
Pajisjet mjekësore.
Veprimi i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë
këtu dhe telefonat celularë, mund të ndërhyjnë në
funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë.
Konsultohuni me një mjek apo me fabrikuesin e pajisjes
mjekësore, për të përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë për
t'u mbrojtur nga energjia e jashtme RF ose në qoftë se keni
ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në ambientet e qendrave
shëndetësore kur çfarëdolloj rregulli i vendosur në këto
ambiente ju udhëzon që të veproni në këtë mënyrë. Spitalet
ose qendrat shëndetësore mund të përdorin aparatura që
mund të jenë të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme RF.
82
Page 83
Informacioni shtesë mbi sigurinë
Pajisjet mjekësore të transplantimit
Fabrikuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë që të
mbahet të paktën një largësi minimale prej 15.3 cm (6 inç)
midis një telefoni celular dhe një pajisje mjekësore të
transplantimit, të tilla si stimuluesit kardiakë ose
defribilatorët kardioverter të transplantimit në mënyrë që të
shmanget një ndërhyrje e mundshme me pajisjen mjekësore.
Personat të cilët kanë pajisje të tilla duhet të:
• Ta mbajnë gjithmonë pajisjen celulare në një distancë
më të madhe se 15.3 cm (6 inç) nga pajisja mjekësore
kur pajisja celulare është e ndezur.
• Të mos e mbajnë pajisjen celulare në xhepa afër gjoksit.
• Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt
të pajisjes mjekësore që të pakësojnë mundësinë për
ndërhyrje.
• Fikeni menjëherë pajisjen celulare nëse ka ndonjë arsye
dyshimi që po ndodh interferencë.
• lexoni dhe ndiqni udhëzimet nga prodhuesi për pajisjen
e tyre mjekësore të transplantimit.
83
Page 84
Informacioni shtesë mbi sigurinë
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me pvrdorimin e pajisjes
tuaj celulare me një pajisjse mjekësore transplantimi,
konsultohuni me ofruesin e kujdesit shëndetësor.
Aparatet e dëgjimit
Disa pajisje dixhitale celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje
në disa aparate dëgjimi. Në qoftë se shkaktohet ndërhyrje,
konsultohuni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
■
Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të
pablinduara ose të painstaluara mirë që mund të ketë
automjeti. Sisteme të tilla janë: sistemi elektronik i
injeksionit të karburantit, sistemet elektronike të
kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike të
kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për
informacion të mëtejshëm, pyesni fabrikuesin e automjetit
tuaj ose përfaqësuesit e tij ose për ndonjë aparaturë që
është shtuar.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t'i bëjë shërbim ose
ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi
i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të zhvlerësojë
84
Page 85
Informacioni shtesë mbi sigurinë
çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni rregullisht nëse të
gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj janë të vendosura dhe punojnë si duhet.
Mos ruani lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në
të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj
ndihmëse. Për automjetet me jastëkë me ajër, duhet të kini
parasysh që ato hapen me forcë të madhe. Mos vendosni
objekte, duke përfshirë këtu dhe aparaturat e instaluara ose
portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë
ku ai hapet. Në qoftë se pajisjet celulare të automjetit nuk
janë instaluar si duhet dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet,
mund të ndodhin plagosje të rënda.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me
aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan.
Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare mund të jetë i
rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e
telefonit celular si dhe mund të jetë ilegal.
■
Ambientet e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të
mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe
udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese përfshijnë
85
Page 86
Informacioni shtesë mbi sigurinë
zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta
shuani motorin e automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla
mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr që çon në
plagosje ose dhe në vdekje. Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e
karburantit si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet
e shërbimit. Vëshgoni kufizimet rreth përdorimit të
radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndar
jes uzinat kimike ose në vende ku janë duke u zhvilluar
shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundëshme
shpërthyese janë zakonisht (por jo gjithmonë) të piketuara
qartë. Ato përfshijnë hambarët e anijeve, mjetet e ruajtjes
ose të transportimit të lëndëve kimike, automjetet që
përdorin karburante me prejardhje nga gaze të lëngëzuara
(siç janë propani apo butani), dhe zonat ku ajri përmban
lëndë kimike ose pjesëza siç janë pluhuri, ose pluhurat
metalikë.
■
Thirrjet e urgjencës
E rëndësishme: Telefonat celularë, duke përfshirë
dhe këtë pajisje, funksionojnë duke përdorur
radiosinjale, rrjete celulare, rrjete me kabllo
nëntokësore, dhe funksione të programuara për
86
Page 87
Informacioni shtesë mbi sigurinë
përdoruesit. Për këtë arsye nuk mund të garantohet lidhja
në të gjitha rrethanat. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm
në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore siç janë
urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1. Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për
një forcë të përshtatshme të sinjalit.
Disa rrjete mund të kërkojnë që karta e vlefshme SIM të
jetë e futur ashtu si duhet në pajisje.
2. Shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e
nevojshme, për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për
të përgatitur pajisjen për thirrjet.
3. Fusni numrin zyrtar të urgjencës për lokalitetin ku
ndodheni aktualisht. Numrat e urgjencës ndryshojnë
sipas lokalitetit.
4. Shtypni butonin e thirrjes.
Në qoftë se disa funksione janë duke u përdorur, juve do t'ju
duhet që t'i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të
urgjencës. Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni me
këtë udhëzues ose me furnizuesin tuaj të shërbimit.
87
Page 88
Informacioni shtesë mbi sigurinë
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë
informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur.
Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i
komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni
thirrjen derisa t'ju japin lejen për ta përfunduar.
■
Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare përmbush orientimet për ekspozimin
ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe
radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin
e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga
orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar
nga organizata shkencore e pavarur ICNIRP dhe përfshijnë
kufijtë e sigurisë të përcaktuara për të siguruar mbrojtjen e
të gjithë personave, pa dallim nga mosha dhe gjendja
shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një
njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit,
ose SAR. Kufiri SAR i deklaruar në orientimet ICNIRP është
2.0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind.
88
Page 89
Informacioni shtesë mbi sigurinë
Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione
standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në
nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj në të gjitha
zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një
pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera
maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar
vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi
ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga
distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit. Vlera më e
lartë e SAR sipas direktivave të ICNIRP për përdorim afër
veshit është 0,70 W/kg.
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe aksesorëve të pajisjes
mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e
SAR-it mund të ndryshojnë në va rësi të kërkesave
kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së
rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të ofrohet në
informacionin e produktit te www.nokia.com.
89
Loading...
+ hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.