Rritje e komfortit dhe Rritje e komfortit dhe
e kursimeve të energjisëe kursimeve të energjisë
QARKULLIM AJRI KOMFORT
Drejtimi i fryrjes së ajrit është i drejtuar lart gjatë regjimit FTOHJE, dhe
i drejtuar poshtë gjatë regjimit NGROHJE. Ky funksion parandalon fryrjen
direkt mbi trupin tuaj të ajrit të ftohtë ose të ngrohtë.
EKONOMIK
Ky funksion mundëson funksionimin efi kas duke kufi zuar konsumin maksimal
të energjisë. Është i dobishëm kur njësia përdoret njëkohësisht me pajisje të
tjera elektrike në të njëjtin rrjet elektrik.
1
Përmbajtja
Leximi përpara përdorimit
Masat e sigurisë ............................................. 3
Emrat e pjesëve .............................................. 5
Përgatitja përpara përdorimit .......................... 8
Përdorimi bazë
Përdorimi i AUTO · FTOHJE ·
THARJE · NGROHJE ·
VETËM VENTILATOR ..........................9
Përshtatja e shpejtësisë
së fryrjes së ajrit .................................
Përshtatja e drejtimit të
fryrjes së ajrit .....................................
Funksionet e dobishme
Përdorimi i funksionit QARKULLIM
AJRI KOMFORT ................................
Përdorimi i funksionit I FUQISHËM ...13
Përdorimi i funksionit EKONOMIK ..... 14
11
12
13
Përdorimi i KOHËMATËSIT
Përdorimi i KOHËMATËSIT
TË NDEZJES/FIKJES ........................
Kujdesi
Kujdesi dhe pastrimi .................................... 17
Lokalizimi dhe zgjidhja e problemeve .......... 22
Anglishtja është gjuha e tekstit të udhëzimeve origjinale.
Gjuhët e tjera janë përkthime të udhëzimeve origjinale.
15
2
Leximi përpara përdorimit
Masat e sigurisë
Lexoni me kujdes masat në këtë manual
përpara përdorimit të njësisë.
• Mbajeni këtë manual në një vend ku përdoruesi mund ta gjejë lehtë.
• Lexoni me kujdes masat në këtë manual përpara përdorimit të njësisë.
• Kjo pajisje është menduar të përdoret nga përdorues ekspertë ose të trajnuar, në ofi çina, industrinë e lehtë ose në ferma,
ose për përdorim në ambiente tregtare ose familjare nga persona të zakonshëm.
• Niveli i presionit të tingullit është më i vogël se 70 dB (A).
• Masat e përshkruara këtu klasifi kohen si PARALAJMËRIM dhe KUJDES. Që të dyja këto përmbajnë informacion të
rëndësishëm për sigurinë. Sigurohuni që t'i zbatoni të gjitha masat pa përjashtim.
PARALAJMËRIM
Mosveprimi në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë
në lëndim personi ose në humbje të jetës.
Mos provoni kurrë.
• Pas leximit, mbajeni manualin në një vend të përshtatshëm që t'i referoheni sa herë ta keni të nevojshme. Nëse pajisja i kalohet
një përdoruesi të ri, sigurohuni që t'i jepni atij edhe këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIM
• Pajisja duhet të vendoset në një dhomë ku nuk ka përdori të vazhdueshëm të burimeve të ndezjes (p.sh. fl akë të
hapura, pajisje që punon me gaz apo ngrohëse elektrike funksionale).
• Për të shmangur zjarrin, shpërthimin ose lëndimin, mos e përdorni njësinë kur pranë saj është konstatuar prani e
gazeve të dëmshëm (p.sh. të ndezshëm ose gërryes).
• Jini të vetëdijshëm që ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe për një kohë të gjatë në ajrin e ftohtë ose të ngrohtë të njësisë
mund të jetë i dëmshëm për gjendjen fi zike dhe për shëndetin tuaj.
• Mos futni objekte, duke përfshirë shkopinjtë, gishtërinjtë tuajt etj. në vrimën e futjes ose të daljes së ajrit. Dëmtimi i produktit
ose lëndimi i personit mund të rezultojë për shkak të kontaktit me fl etët e ventilatorit me shpejtësi të lartë të njësisë.
• Mos tentoni të riparoni, çmontoni, riinstaloni apo modifi koni vetë njësinë, pasi kjo mund të rezultojë në rrjedhje uji,
goditje elektrike ose rrezik për zjarr.
• Mos përdorni spërkatës me lëndë të ndezshme pranë njësisë, sepse në të kundërt mund të bjerë zjarr.
• Mos përdorni gaz tjetër ftohës përveç atij që tregohet në njësinë e jashtme (R32) kur kryeni instalim, zhvendosje apo
riparim. Përdorimi i gazeve të tjera ftohëse mund të shkaktojë probleme ose të dëmtojë njësinë, si she mund të
shkaktojë lëndime të njerëzve.
• Për të shmangur goditjen elektrike, mos e përdorni me duar të lagura.
• Mos e lani me ujë njësinë, sepse kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo lulesh etj.) mbi njësi, sepse kjo mund të çojë në goditje elektrike ose rrezik për zjarr.
• Jini të kujdesshëm për rrezikun e zjarrit në rastin e rrjedhjes së gazit ftohës. Nëse njësia nuk punon si duhet, d.m.th.
nuk krijon ajër të ngrohtë ose të ftohtë, shkaku mund të jetë rrjedhja e gazit ftohës. Konsultohuni me shitësin tuaj për
ndihmë. Gazi ftohës brenda njësisë është i sigurt dhe zakonisht ai nuk rrjedh.
Megjithatë, nëse rrjedh, kontakti me një fl akë të zbuluar, me një rezistencë ose vatër gatimi mund të shkaktojë krijimin
e gazeve helmues. Mos e përdorni njësinë derisa një person i kualifi kuar shërbimi të konfi rmojë se është eliminuar
rrjedhja e gazit.
• Mos u përpiqni që ta instaloni apo ta riparoni vetë njësinë. Punimi i gabuar mund të rezultojë në rrjedhje të ujit,
goditje elektrike ose rrezik për zjarr. Kontaktoni me shitësin lokal ose persona të kualifi kuar për instalimin dhe
punimet e mirëmbajtjes.
• Kur njësia nuk punon si duhet (kur nxjerr një erë si të djegur etj.) shkëputni nga njësia energjinë elektrike dhe
kontaktoni me shitësin lokal. Vazhdimi i përdorimit në këto kushte mund të shkaktojë prishjen e kondicionerit ose
rrezikun e goditjes elektrike ose të zjarrit.
•
Siguroni instalimin e një automati mbrojtës të rrjedhjes së tokëzimit. Nëse nuk instalohet një automat mbrojtës i rrjedhjes së
tokëzimit, ekziston rreziku i goditjes elektrike ose i zjarrit.
• Siguroni tokëzimin e njësisë. Mos e tokëzoni njësinë në një tubacion uji, përcjellës rrufeje ose kabllo telefonie nën
tokë. Tokëzimi i pasaktë mund të rezultojë në goditje elektrike.
Sigurohuni të ndiqni
udhëzimet.
Kjo pajisje është e mbushur me gaz
ftohës R32.
KUJDES
Moszbatimi i këtyre udhëzimeve në mënyrën e duhur mund
të rezultojë në dëme materiale ose lëndim personi, të cilat
mund të jenë serioze në varësi nga rrethanat.
Sigurohuni të realizoni një
lidhje tokëzimi.
3
KUJDES
• Mos e përdorni njësinë për qëllime të tjera të ndryshme nga ato për të cilat është menduar. Mos e përdorni njësinë
për ftohjen e instrumenteve të precizionit, të ushqimit, bimëve, kafshëve ose të veprave të artit, sepse kjo mund të
ndikojë negativisht në performancën, cilësinë dhe/ose jetëgjatësinë e objektit në fjalë.
Leximi përpara përdorimit
Masat e sigurisë
• Mos i ekspozoni bimët ose kafshët direkt në rrymën e ajrit që del nga njësia, sepse kjo mund të shkaktojë efekte të
padëshiruara.
• Mos vendosni pajisje që kanë fl akë të pambuluara në vendet e ekspozuara ndaj rrymës së ajrit nga njësia, sepse kjo
mund të ndikojë në djegien nga vatra e zjarrit.
• Mos bllokoni hyrjet ose daljet e ajrit. Qarkullimi i dobësuar i ajrit mund të rezultojë në rendiment të pamjaftueshëm ose
në probleme.
• Mos u ulni mbi njësinë e jashtme, mos vendosni objekte mbi njësi ose mos e tërhiqni atë. Veprimi në këtë mënyrë mund
të shkaktojë aksidente, si p.sh. rënia ose përmbysja, duke çuar në lëndim, keqfunksionim të produktit ose dëmtim të tij.
• Mos vendosni nën njësinë e brendshme ose të jashtme objekte që prishen nga lagështia. Në disa rrethana,
kondensimi në njësinë qendrore ose në tubat e gazit, papastërtitë në fi ltrin e ajrit ose bllokimi i vrimës së kullimit
mund të shkaktojnë pikimin e ujit, duke çuar në ndotjen ose prishjen e objektit në fjalë.
• Pas përdorimit për një kohë të gjatë, kontrolloni për dëmtim bazamentin e njësisë dhe mbajtëset e saj. Nëse ato lihen
në gjendje të dëmtuar, njësia mund të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndime.
• Mos prekni vendin e hyrjes së ajrit ose fl etët prej alumini të njësisë së brendshme apo të jashtme, që të mos lëndoheni.
• Pajisja nuk është parashikuar të përdoret nga fëmijë të vegjël të pambikëqyrur apo nga persona jo të sigurt. Kjo mund
të çojë në dëmtim të funksioneve trupore dhe rrezik për shëndetin.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufi zuar fi zike, ndijuese
ose mendore apo nga personat që nuk kanë përvojë dhe njohuri, vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për
përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet që lidhen me të.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa i mbikëqyrur ata.
• Shmangni goditjet e njësisë së brendshme ose të jashtme, sepse në të kundërt mund të çojnë në dëmtim të produktit.
• Mos vendosni enë me material të ndezshëm, p.sh. kanaçe për spërkatje, brenda distancës 1 m nga dalja e ajrit.
Kanaçet për spërkatje mund të shpërthejnë si rezultat i ajrit të nxehtë që del nga njësia e brendshme ose e jashtme.
•
Bëni kujdes të mos lejoni kafshët shtëpiake të urinojnë mbi njësi. Urinimi mbi njësi mund të rezultojë në goditje elektrike
ose në zjarr.
• Mos e lani me ujë njësinë, sepse kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo lulesh etj.) mbi njësi, sepse kjo mund të çojë në goditje elektrike ose rrezik për zjarr.
• Për të shmangur varfërimin e oksigjenit, sigurohuni që dhoma të keni ajrim të mjaftueshëm nëse së bashku me
njësinë përdoret edhe ndonjë pajisje tjetër, si p.sh. vatër fl ake.
• Përpara pastrimit, sigurohuni të ndaloni përdorimin e njësisë, stakoni automatin ose hiqni kordonin elektrik. Në të
kundërt mund të shkaktohet goditje elektrike dhe lëndim.
• Lidheni njësinë vetëm në qarkun e specifi kuar të ushqimit elektrik. Ushqimi elektrik i ndryshëm nga ushqimi i
specifi kuar mund të rezultojë në goditje elektrike, mbinxehje dhe zjarr.
•
Rregullojeni tubin e kullimit në mënyrë të tillë që të garantoni kullimin e rregullt. Kullimi jo i mirë mund të shkaktojë
lagështi në objekt, mobilie etj.
• Mos vendosni objekte shumë afër njësisë së jashtme dhe mos lejoni që gjethet ose papastërti të tjera të grumbullohen
rreth njësisë. Gjethet janë një vend i mirë për kafshët e vogla që mund të futen brenda njësisë. Pasi futen brenda
njësisë, këto kafshë të vogla mund të shkaktojnë defekte, tym ose zjarr kur bien në kontakt me pjesët elektrike.
• Mos vendosni objekte përreth njësisë së brendshme.
Ky veprim mund të ketë ndikim negativ në performancën, cilësinë e produktit dhe jetëgjatësinë e njësisë.
• Fëmijët duhen mbajtur gjithmonë larg për të garantuar që ata të mos luajnë me pajisjen.
Vendi i instalimit.
Konsultohuni me shitësin nëse dëshironi ta instaloni njësinë në llojet e mjediseve në vijim.
• Vende me mjedis me avuj vaji apo ku ka avull dhe blozë.
• Mjedise me kripë, si p.sh. në zonat bregdetare.
• Vendet ku ka prani të gazi sulfhidrik, si p.sh. në burime termale.
• Vende ku dëbora mund të bllokojë njësinë e jashtme.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet më poshtë.
• Njësia e brendshme duhet të jetë të paktën 1 m larg nga çdo pajisje radio ose televizor (njësia mund të shkaktojë
interferencë te fi gura ose zëri).
• Kullimi i njësisë së jashtme duhet të shkarkohet në një vend me drenim të mirë.
Bezdisja e fqinjëve nga zhurmat.
Për instalimin, zgjidhni një vend siç tregohet më poshtë.
• Një vend mjaftueshëm i fortë për të mbajtur peshën e njësisë dhe që nuk përforcon zhurmën ose dridhjen e punës.
• Një vend ku ajri që fryhet nga njësia e jashtme apo zhurma e punës nuk do të bezdisë fqinjët tuaj.
Punimet elektrike.
• Për ushqimin e elektrik, sigurohuni të përdorni një linjë elektrike të veçantë të dedikuar për njësinë.
Spostimi i sistemit.
• Spostimi i njësisë kërkon njohuri dhe aftësi të specializuara. Konsultohuni me shitësin nëse për shkak të zhvendosjes apo
punimeve të rinovimit nevojitet spostimi i sistemit.
4
Leximi përpara përdorimit
Faqe 12
Faqe 12
Faqe 15, 16
Emrat e pjesëve
Njësia e brendshme
Mbyllësja (fl etët
horizontale)
Grilat (fl etët vertikale)
• Grilat ndodhen brenda daljes
së ajrit.
Marrësi i sinjalit
• Merr sinjalet nga pulti i komandimit.
• Kur njësia merr një sinjal. ju do të
dëgjoni një tingull "bip".
RastiLloji i tingullit
Nisja e përdorimitbip-bip
Ndryshimi
i cilësimeve
Ndalimi
i përdorimit
bip i gjatë
Paneli ballor
bip
Dalja e ajrit
Ekrani
ON/OFF
Hyrja e ajrit
Sensori i temperaturës
së dhomës
• Zbulon temperaturën e ajrit
përreth njësisë.
Llamba e FUNKSIONIMIT
(e gjelbër)
Llamba e KOHËMATËSIT
(portokalli)
5
Çelësi i NDEZJES/FIKJES së njësisë së brendshme
• Shtypni çelësin një herë për të nisur përdorimin.
Shtypeni përsëri për ta ndaluar atë.
• Për cilësimin e regjimit të funksionimit, shihni tabelën më poshtë.
RegjimiCilësimi i temperaturës Shpejtësia e qarkullimit të ajrit
AUTO25°CAUTO
• Çelësi mund të përdoret kur mungon pulti i komandimit.
Emrat e pjesëve
Hapni panelin ballor
Leximi përpara përdorimit
Pllaka e emrit
të modelit
Filtri aromatizues me apatit
titani (pa skelet)
Filtri i ajrit
Njësia e jashtme
• Pamja e njësisë së jashtme mund të jetë e ndryshme midis modeleve të ndryshme.
Hyrja e ajrit
(prapa dhe
anash)
Dalja e ajrit
Sensori i temperaturës
së jashtme (prapa)
Tubat e gazit ftohës dhe
lidhjet elektrike midis njësive
Pllaka e emrit të modelit
Terminali kryesor (brenda)
Tubi i kullimit
6
Leximi përpara përdorimit
Faqe 9
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 13
Faqe 13
Faqe 16
Faqe 15
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 14
Faqe 12
Faqe 15, 16
Emrat e pjesëve
Pulti i komandimit
Ekrani (LCD)
• Tregon cilësimet aktuale.
(Në këtë ilustrim, çdo seksion
tregohet me pamjet e tij për
qëllimin e shpjegimit.)
Butoni AUTO
•
Zgjedh automatikisht një regjim
të përshtatshëm funksionimi (FTOHJE ose
NGROHJE) bazuar në temperaturën e
brendshme dhe nis funksionimin.
Butonat direktë të funksionimit
• Nisin funksionin FTOHJE, THARJE,
NGROHJE ose VETËM
VENTILATOR.
Butoni i rregullimit
të TEMPERATURËS
• Ndryshon cilësimin e temperaturës.
Butoni COMFORT
•
Funksioni QARKULLIM AJRI KOMFORT.
Butoni POWERFUL
• Funksioni I FUQISHËM.
Butoni OFF TIMER
(Regjimi CILËSIM PËR
NATËN)
Butoni ON TIMER
Transmetuesi i sinjalit
Marrësi
•
Për të përdorur pultin e komandimit/
telekomandën, drejtoni transmetuesin
në njësinë e brendshme. Nëse ka
ndonjë objekt që bllokon sinjalet midis
njësisë dhe pultit të komandimit, si p.sh.
një perde, njësia mund të mos punojë.
• Distanca maksimale e transmetimit
është rreth 7 m.
Butoni OFF
• Ndalon funksionimin e njësisë.
Butoni FAN
• Zgjedh cilësimin e shpejtësisë së
fryrjes.
Butoni ECONO
• Funksioni EKONOMIK.
Butoni SWING
•
Rregullon drejtimin e fryrjes së ajrit
Butoni TIMER CANCEL
• Anulon cilësimin e kohëmatësit.
.
7
Përgatitja përpara përdorimit
Futja e baterive
Mbërthimi i mbajtëses së pultit në një mur
Këmbimi i afi shimit Fahrenheit/Celsius
Ndezja e automatit të qarkut
1
1. Hiqni kapakun e pasmë duke e rrëshqitur dhe
3
2
duke e ngritur paksa lart.
2. Futni 2 bateri të thata AAA.LR03 (alkaline).
3. Vendosni kapakun.
Poziciononi
saktë dhe !
Pulti i komandimit
1. Zgjidhni një vend ku sinjalet arrijnë njësinë.
2. Montoni mbajtësen në mur apo vend të
ngjashëm, duke përdorur vidat që jepen
me mbajtësen.
Vidat
Mbajtësja
e pultit të
komandimit
3. Varni pultin e komandimit në mbajtësen e tij.
Leximi përpara përdorimit
Mbani shtypur njëkohësisht për rreth 5 sekonda
butonin
• Temperatura do të tregohen në gradë Celsius kur ajo tregohet aktualisht në Fahrenheit,
dhe anasjellas.
• Përdorimi i çelësit është i mundur vetëm kur tregohet temperatura.
• Pasi rikthehet energjia, mbyllësja në njësinë e brendshme hapet dhe mbyllet një herë për
të kaluar në pozicionin referencë.
SHËNIM
Shënime për bateritë
• Kur ndërroni bateritë, përdorni bateri të të njëjtit lloj dhe ndërrojini njëherësh të dyja bateritë e vjetra.
• Bateritë zgjasin për rreth 1 vit. Megjithatë, nëse ekrani i pultit të komandimit fi llon të zbehet dhe rrezja e mundshme e transmetimit shkurtohet
brenda një viti, ndërroni të dyja bateritë me bateri të reja të madhësisë AAA.LR03 (alkaline).
• Bateritë e ofruara me pultin e komandimit janë për përdorimin fi llestar. Ato mund të konsumohen në më pak se 1 vit.
Shënim për pultin e komandimit
• Mos e lëshoni poshtë pultin e komandimit. Mos e lagni atë.
dhe (butonin TIMER).
8
Përdorimi bazë
Nisja e përdorimit
Përdorimi i AUTO · FTOHJE · THARJE ·
NGROHJE · VETËM VENTILATOR
Njësia punon në regjimin e punës që ju zgjidhni.
Përdorimi i regjimit AUTO
• Për të zgjedhur automatikisht një temperaturë të përshtatshme dhe
regjimin e punës.
Shtypni butonin .
Përdorimi i regjimit FTOHJE
• Për të ulur temperaturën.
Shtypni butonin .
Përdorimi i regjimit THARJE
• Për të ulur nivelin e lagështisë.
Shtypni butonin .
Përdorimi i regjimit NGROHJE
• Për të rritur temperaturën.
Shtypni butonin .
Përdorimi i regjimit VETËM VENTILATOR
• Për të qarkulluar ajrin në dhomë.
Shtypni butonin .
• Drita e FUNKSIONIMIT ndriçon në ngjyrë të gjelbër.
Ekrani
SHËNIM
Shënime për regjimin AUTO
• Në regjimin AUTO, sistemi zgjedh një mënyrë të përshtatshme funksionimi (ftohje ose ngrohje) bazuar në temperaturën e brendshme dhe nis
funksionimin.
Sistemi rizgjedh automatikisht cilësimin në një interval të rregullt për ta sjellë temperaturën e brendshme në një nivel sa më afër cilësimit nga përdoruesi.
•
Shënim për regjimin THARJE
• Eliminon lagështirën duke ruajtur temperaturën e brendshme sa më shumë të jetë e mundur. Ai kontrollon automatikisht temperaturën dhe
shpejtësinë e qarkullimit të ajrit, kështu që përshtatja manuale e këtyre funksioneve nuk është e mundur.
9
Ndalimi i përdorimit
Ndërrimi i cilësimit të temperaturës
Këshilla për kursimin e energjisë
Vendosja e cilësimit të temperaturës në një nivel mesatar ndihmon në kursimin
e energjisë.
• Cilësimi i rekomanduar i temperaturës
− Për ftohje: 26 – 28°C
− Për ngrohje: 20 – 24°C
Mbuloni dritaret me një grilë ose me perde.
• Bllokimi i dritës së diellit dhe ajrit nga jashtë rrit efektin e ftohjes (ngrohjes).
Mbani pastër fi ltrat e ajrit.
• Filtrat e bllokuar të ajrit shkaktojnë funksionim joefi kas dhe çojnë dëm energjinë. Pastrojini ato çdo 2 javë.
Faqe 18
Nëse nuk do ta përdorni kondicionerin për një periudhë të gjatë, p.sh. në pranverë ose vjeshtë, stakoni automatin.
• Njësia harxhon gjithmonë një sasi të vogël energjie elektrike edhe nëse ajo nuk është duke punuar.
Përdorimi i AUTO · FTOHJE · THARJE ·
NGROHJE · VETËM VENTILATOR
Shtypni butonin .
• Llamba e FUNKSIONIMIT fi ket.
Shtypni butonin .
• Shtypni për ta rritur temperaturën dhe shtypni për ta ulur atë.
Përdorimi
i regjimit FTOHJE
18 – 32°C10 – 30°C18 – 30°C
Përdorimi
i regjimit
NGROHJE
Përdorimi
i regjimit AUTO
Funksioni THARJE ose
VETËM VENTILATOR
Cilësimi i temperaturës nuk
mund të ndryshohet.
Përdorimi bazë
10
Përdorimi bazë
Përshtatja e cilësimit të shpejtësisë së fryrjes së ajrit
Përshtatja e shpejtësisë së fryrjes
së ajrit
Ju mund të përshtatni shpejtësinë e fryrjes së ajrit për të rritur komoditetin tuaj.
Shtypni butonin .
• Çdo shtypje e butonit ndryshon me radhë cilësimin e shpejtësisë së fryrjes së ajrit.
AUTONjësi e brendshme e qetë
• Kur fryrja e ajrit caktohet te " ", nis funksionimi i qetë dhe zhurma e njësisë së jashtme
do të jetë edhe më e vogël.
• Në regjimin e funksionimit të qetë, shpejtësia e fryrjes së ajrit vendoset në një nivel të ulët.
Përdorimi i AUTO, FTOHJE, NGROHJE·
dhe VETËM VENTILATOR
Shpejtësia e fryrjes së ajrit 1-5
(E ulët deri në E lartë)
Përdorimi i regjimit THARJE
Cilësimi i shpejtësisë së fryrjes
së ajrit nuk mund të ndryshohet.
SHËNIM
Shënim për cilësimin e shpejtësisë së fryrjes së ajrit
• Në shpejtësi të ulëta të fryrjes së ajrit, efekti i ftohjes (ngrohjes) është gjithashtu më i vogël.
Kur njësia arrin temperaturën e synuar:
• Ventilatori ndalon punën në regjimin e funksionimit FTOHJE / AUTO
• Ventilatori punën në shpejtësi "mesatare e ulët" në regjimin e funksionimit NGROHJE
11
Përdorimi bazë
Nisja e lëkundjes automatike
Vendosja e mbyllëses në pozicionin e dëshiruar
Përshtatja e grilave në pozicionin e dëshiruar
Përshtatja e drejtimit të fryrjes së ajrit
Ju mund të përshtatni drejtimin e fryrjes së ajrit për të rritur komoditetin tuaj.
KUJDES
• Përdorni gjithmonë një pult komandimi për të përshtatur këndin e mbyllëses ballore. Lëvizja e mbyllëses
manualisht me forcë mund të shkaktojë anomali.
• Bëni kujdes kur përshtatni grilat. Brenda vrimës së daljes së ajrit një ventilator rrotullohet me shpejtësi
të lartë.
Drejtimi i fryrjes lart e poshtë
Shtypni butonin .
• " " shfaqet në ekranin LCD.
• Mbyllësja (fl eta horizontale) fi llon të lëkundet.
• Ky funksion është i vlefshëm kur mbyllësja ndodhet në regjimin e lëkundjes automatike.
Shtypni butonin kur mbyllësja arrin pozicionin
që dëshironi.
• " " zhduket nga ekrani LCD.
Mbani rrotëzat dhe lëvizni grilat
(fl etët vertikale).
Midis 2 vendeve ndodhet një rrotëz.
SHËNIM
Shënim për cilësimin e drejtimit të fryrjes së ajrit
• Diapazoni i lëvizjes së mbyllëses ndryshon sipas regjimit të funksionimit.
• Mbyllësja do të ndalojë në pozicionin e sipërm kur shpejtësia e fryrjes së ajrit kalohet
në shpejtësi në ulët, gjatë cilësimit të lëkundjes lart e poshtë.
Rrotëzat
Diapazoni i lëvizjes së mbyllëses
FTOHJE / THARJE
VETËM VENTILATOR
NGROHJE
12
Funksionet e dobishme
Nisja e përdorimit të funksionit I FUQISHËM
Anulimi i përdorimit të funksionit I FUQISHËM
Nisja e përdorimit të funksionit QARKULLIM AJRI KOMFORT
Anulimi i përdorimit të funksionit QARKULLIM AJRI KOMFORT
Përdorimi i funksionit QARKULLIM
AJRI KOMFORT
Drejtimi dhe shpejtësia e fryrjes së ajrit përshtaten në mënyrë të tillë që të mos
i fryjnë direkt njerëzve në dhomë.
Shtypni butonin .
• " " shfaqet në ekranin LCD.
Përdorimi i regjimit
Drejtimi i mbyllëses
Shpejtësia
e qarkullimit të ajrit
• Nuk disponohet për regjimin VETËM VENTILATOR.
FTOHJE dhe THARJE
Shkon lartZbret poshtë
AUTO
Përdorimi i regjimit
NGROHJE
Shtypni përsëri butonin .
• " " zhduket nga ekrani LCD.
• Mbyllësja do të kthehet në pozicionin e memorizuar përpara përdorimit të funksionit
QARKULLIM AJRI KOMFORT.
Përdorimi i funksionit I FUQISHËM
Përdorimi i funksionit I FUQISHËM maksimizon shpejt efektin e ftohjes
(ngrohjes) në çdo regjim funksionimi. Në këtë regjim, njësia punon me
kapacitet maksimal.
Shtypni butonin .
• " " shfaqet në ekranin LCD.
• Funksioni I FUQISHËM përfundon për 20 minuta. Pas kësaj kohe, sistemi punon sërish
automatikisht me cilësimet e mëparshme që janë përdorur përpara përdorimit të funksionit
I FUQISHËM.
Shtypni përsëri butonin .
• " " zhduket nga ekrani LCD.
13
13
Funksionet e dobishme
Nisja e përdorimit të funksionit EKONOMIK
Anulimi i përdorimit të funksionit EKONOMIK
Përdorimi i funksionit EKONOMIK
Funksioni EKONOMIK mundëson funksionimin efi kas duke kufi zuar konsumin
maksimal të energjisë.
Ky funksion është i dobishëm për të parandaluar veprimin e automatit kur njësia
përdoret bashkë me pajisje të tjera në të njëjtën linjë elektrike.
Shtypni butonin .
• " " shfaqet në ekranin LCD.
• Nuk disponohet për regjimin VETËM VENTILATOR.
Shtypni përsëri butonin .
• " " zhduket nga ekrani LCD.
SHËNIM
Shënim për përdorimin e funksionit QARKULLIM AJRI KOMFORT
• Nëse zgjidhet drejtimi i fryrjes së ajrit lart e poshtë, funksioni QARKULLIM AJRI KOMFORT do të anulohet.
Shënime për funksionin I FUQISHËM
• Shtypja e butonit bën që cilësimet të anulohen dhe " " zhduket nga ekrani LCD.
• Funksioni "I FUQISHËM" nuk do ta rritë kapacitetin e njësisë nëse njësia është tashmë duke punuar me kapacitetin maksimal të treguar.
− Në regjimin FTOHJE, NGROHJE dhe AUTO
Për të rritur në maksimum efektin e ftohjes (ngrohjes) kapaciteti i njësisë së jashtme dhe shpejtësia e fryrjes së ajrit fi ksohen në cilësimin
maksimal.
Cilësimi i temperaturës nuk mund të ndryshohet.
− Në regjimin THARJE
Cilësimi i temperaturës ulet me 2,5°C dhe rritet paksa shpejtësia e fryrjes së ajrit.
− Në regjimin VETËM VENTILATOR
Shpejtësia e fryrjes së ajrit fi ksohet në cilësimin maksimal.
Shënime për funksionin EKONOMIK
• Shtypja e butonit bën që cilësimet të anulohen dhe " " zhduket nga ekrani LCD.
• Nëse konsumi i energjisë është tashmë i ulët, kalimi në funksionin EKONOMIK nuk do të reduktojë konsumin e energjisë.
Disa funksione të dobishme mund të përdoren së bashku.
QARKULLIM AJRI KOMFORT + EKONOMIK Disponohet
I FUQISHËM + QARKULLIM AJRI KOMFORT Nuk disponohet*
I FUQISHËM + EKONOMIKNuk disponohet*
*Prioritet i jepet funksionit butoni i të cilit është shtypur i fundit.
14
14
Përdorimi i KOHËMATËSIT
Përdorimi i KOHËMATËSIT TË NDEZJES
Anulimi i KOHËMATËSIT TË NDEZJES
Përdorimi i KOHËMATËSIT TË
NDEZJES/FIKJES
Funksionet e kohëmatësit janë të dobishme për ndezjen ose fi kjen automatike të
njësisë natën ose në mëngjes. Gjithashtu mund të përdorni bashkërisht edhe
KOHËMATËSIN E NDEZJES dhe KOHËMATËSIN E FIKJES.
Shtypni butonin .
" " shfaqet në ekranin LCD.
• Çdo shtypje e butonit
Koha mund të vendoset midis 1 dhe 12 orëve.
• Llamba e KOHËMATËSIT ndriçon në ngjyrë portokalli.
Ekrani
e shtyn përpara cilësimin e kohës me nga një 1 orë.
Shtypni butonin .
• " " zhduket nga ekrani LCD.
• Llamba e KOHËMATËSIT fi ket.
SHËNIM
Vendosni përsëri kohëmatësin në rastet e mëposhtme.
• Pasi është fi kur automati.
• Pasi ka ndodhur shkëputje e energjisë.
• Pasi janë ndërruar bateritë e telekomandës.
15
Përdorimi i KOHËMATËSIT TË FIKJES
Anulimi i KOHËMATËSIT TË FIKJES
Kombinimi i përdorimit të KOHËMATËSIT TË NDEZJES dhe FIKJES
Përdorimi i KOHËMATËSIT
TË NDEZJES/FIKJES
Shtypni butonin .
" " shfaqet në ekranin LCD.
Përdorimi i KOHËMATËSIT
• Çdo shtypje e butonit
Koha mund të vendoset midis 1 dhe 12 orëve.
• Llamba e KOHËMATËSIT ndriçon në ngjyrë portokalli.
Ekrani
e shtyn përpara cilësimin e kohës me nga një 1 orë.
Shtypni butonin .
• " " zhduket nga ekrani LCD.
• Llamba e KOHËMATËSIT fi ket.
• Një cilësim shembull për kombinimin e 2 kohëmatësve tregohet më poshtë.
" dhe " " shfaqen në ekranin LCD.
• "
[Shembull]
Kur vendoset ndërsa njësia është duke punuar
• Fik njësinë 1 orë më vonë dhe e ndez përsëri atë 7 orë
pas fi kjes.
Kur vendoset ndërsa njësia është e ndaluar
• Ndez njësinë 2 orë më vonë dhe e fi k përsëri atë 3 orë
pas ndezjes.
SHËNIM
Regjimi CILËSIM PËR NATËN
• Kur është vendosur KOHËMATËSI I FIKJES, njësia përshtat automatikisht cilësimin e temperaturës (rritje 0,5°C në FTOHJE, ulje 2,0°C në
NGROHJE) për të parandaluar ftohjen (ngrohjen) e tepërt gjatë orëve të gjumit.
16
Kujdesi
Paneli ballor
• Fshijeni me një leckë të lagësht të
butë.
• Mund të përdoret vetëm detergjent
neutral.
Nëse është pis
Njësia e brendshme, njësia
e jashtme dhe pulti i komandimit
• Fshijini me një leckë të butë.
Nëse është pis
Filtri i ajrit
• Hiqni pluhurin me fshesë me vakuum
ose lani fi ltrin.
Një herë në çdo 2 javë
Faqe 18
Filtri aromatizues me apatit titani (pa skelet)
• Hiqni pluhurin me fshesë me vakuum ose zëvendësoni fi ltrin.
[Pastrim][Zëvendësim]
Një herë në çdo 6 muajNjë herë në çdo 3 vjet
Faqe 19
Faqe 19
Kujdesi dhe pastrimi
KUJDES
• Përpara pastrimit, sigurohuni të ndaloni përdorimin e njësisë dhe stakoni automatin.
• Mos i prekni fl etët e aluminit në njësinë e brendshme. Nëse i prekni këto pjesë, ky veprim mund të shkaktojë lëndim.
Udhëzuesi i shpejtë
Pastrimi i pjesëve
SHËNIM
Për pastrimin mos përdorni asnjë nga sa më poshtë:
• Ujë më të nxehtë se 40°C
• Lëngje të avullueshme, si p.sh. benzen, benzinë dhe hollues
• Komponime për lustrim
• Materiale të ashpra, si p.sh. furçë gërryerjeje
17
Nëse pluhuri nuk fshihet lehtë
• Lani fi ltrat e ajrit me detergjent neutral të holluar me ujë
të vakët dhe më pas thajini në një hije.
Kujdesi dhe pastrimi
Filtri i ajrit
Kujdesi
1. Hapni panelin ballor.
• Kapeni panelin ballor nga anët dhe hapeni atë.
2. Nxirrni jashtë fi ltrat e ajrit.
• Shtyni paksa lart gjuhëzën e fi ltrit në qendër të çdo
fi ltri ajri dhe pastaj tërhiqeni poshtë.
1) Shtyni
2) Tërhiqni poshtë
3. Lani fi ltrat e ajrit me ujë
ose pastrojini me fshesë
me vakuum.
• Rekomandohet që fi ltrat e ajrit të pastrohen çdo
2 javë.
4. Vendosni sërish në vend
fi ltrat.
5. Mbyllni me ngadalë panelin
ballor.
• Shtyjeni panelin ballor nga të dyja anët dhe në qendër.
• Sigurohuni që paneli ballor është mbërthyer mirë.
18
Kujdesi
Kujdesi dhe pastrimi
Filtri aromatizues me apatit titani
1. Hapni panelin ballor dhe
nxirrni jashtë fi ltrat e ajrit.
2. Hiqni fi ltrat aromatizues me
apatit titani.
• Shkëputni fi ltrat nga mbajtëset.
3. Pastroni ose zëvendësoni
fi ltrat aromatizues me apatit
titani.
[Pastrim]
3-1 Fshini pluhurin me fshesë me
vakuum dhe zhyteni në ujë të vakët
ose ujë normal për rreth 10 deri në
15 minuta, nëse është shumë pis.
Faqe 18
[Zëvendësim]
Hiqni fi ltrin nga mbajtëset dhe
përgatitni një fi ltër të ri.
• Hidheni fi ltrin e vjetër si mbetje jo e ndezshme.
4. Futni fi ltrat aromatizues me
apatit titani siç ishin.
• Kur montoni fi ltrin sigurohuni që fi ltri të futet si duhet
në mbajtëset e tij.
5. Vendosni sërish në vend
fi ltrat.
Faqe 18
6. Mbyllni me ngadalë panelin
ballor.
Faqe 18
3-2 Pas larjes, shkundeni ujin e mbetur
dhe lëreni të thahet në hije.
• Mos e shtrydhni fi ltrin për të larguar ujin prej tij.
19
SHËNIM
• Përdorimi me fi ltra të ndotur:
− nuk mund të aromatizojë ajrin,
− nuk mund të pastrojë ajrin,
− rezulton në ngrohje ose ftohje të dobët,
− mund të shkaktojë aromë të pakëndshme.
• Hidhini fi ltrat e vjetër si mbetje jo të ndezshme.
• Për të porositur një fi ltër aromatizues me apatit titani kontaktoni
me shitësin ku keni blerë njësinë.
Artikulli
Nr. i pjesësKAF970A46
Filtër aromatizues me apatit titani
1 set
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara një periudhe të gjatë mospërdorimi
1. Përdorni regjimin VETËM VENTILATOR për disa orë për të
tharë pjesën e brendshme.
• Shtypni butonin .
2. Pasi funksioni të ndalojë, stakoni automatin e njësisë së
dhomës.
3. Hiqni bateritë nga telekomanda.
Ne rekomandojmë mirëmbajtje periodike
• Në kushte të caktuara pune, pjesa e brendshme e njësisë mund të bllokohet pas disa sezonesh përdorimi, duke çuar në
performancë të dobët. Rekomandohet që të kryeni një mirëmbajtje periodike nga një kontraktor i kualifi kuar, përveç kujdesit
të pastrimit nga vetë përdoruesi.
• Për mirëmbajtje të kualifi kuar nga kontraktori kontaktoni me shitësin ku keni blerë njësinë.
Sezoni dimëror
Copat e akullit duhet të hiqen. Përdorni doreza për të evituar lëndimin dhe dëmtimin e njësisë.
Kujdesi
Informacion i rëndësishëm lidhur me gazin ftohës të përdorur
Ky produkt përmban gaze serrë të fluorinuara. Mos i shkarkoni gazet në atmosferë.
Lloji i gazit ftohës:
Vlera GWP
(1)
GWP = Potenciali i ngrohjes globale
Sipas legjislacionit evropian ose lokal, mund të kërkohen inspektime periodike për rrjedhje të gazit ftohës.
Kontaktoni me shitësin lokal për më shumë informacion.
NJOFTIM lidhur me tCO2eq
Në Evropë, shkarkimet e gazeve serrë të sasisë totale të gazit ftohës në sistem (të shprehura si tonë të CO
për të përcaktuar intervalet e mirëmbajtjes. Respektoni legjislacionin e zbatueshëm.
Formula për të llogaritur shkarkimet e gazeve serrë:
Vlera GWP e gazit ftohës × Sasia totale e gazit ftohës [në kg] / 1000
(1)
R32
: 675
2-ekuivalent) përdoren
20
20
Kur lind nevoja
Mbyllësja nuk fi llon të lëkundet
menjëherë.
• Njësia po rregullon pozicionin e mbyllëses. Mbyllësja do
të fi llojë të lëvizë së shpejti.
FAQ
• Rastet e mëposhtme nuk janë defekte të njësisë, por kanë një shkak. Ju mund të vazhdoni me përdorimin e tij.
Njësia e brendshme
Njësia ndalon krijimin e qarkullimit
të ajrit gjatë punës.
• Kur arrihet temperatura e vendosur, shpejtësia e fryrjes
së ajrit reduktohet dhe funksionimi ndalet për të
shmangur krijimin e një rryme ajri të ftohtë (në regjimin
e ngrohjes) ose për të parandaluar rritjen e lagështisë
(në regjimin e ftohjes). Puna do të rifi llojë automatikisht
kur temperatura e brendshme rritet ose bie.
Funksionimi i regjimit NGROHJE ndalon
menjëherë dhe dëgjohet një tingull shfryrjeje.
• Njësia e jashtme është duke shkrirë. Funksionimi
i regjimit NGROHJE nis pasi të jetë larguar akulli nga
njësia e jashtme. Kjo mund të zgjasë 4 deri në 12 minuta.
Funksionimi nuk fi llon së shpejti.
Kur ose ndonjë buton direkt
i funksionimit është shtypur menjëherë
pasi ka ndaluar puna.
Kur është rizgjedhur regjimi i punës.
• Kjo është për të mbrojtur njësinë.
Duhet të prisni për rreth 3 minuta.
Dëgjohen tinguj të ndryshëm.
Një zhurmë si ujë që rrjedh
• Kjo zhurmë krijohet sepse gazi ftohës qarkullon nëpër
njësi.
•
Kjo zhurmë krijohet kur uji largohet nga njësia gjatë
funksioni FTOHJE ose THARJE.
Zhurmë fryrjeje
• Kjo zhurmë krijohet kur kryhet shkëmbimi i qarkullimit
të gazit ftohës në njësi.
Zhurmë kërcitjeje
• Kjo zhurmë krijohet kur kabineti dhe korniza e njësisë
bymehet ose tkurret paksa si rezultat i ndryshimeve të
temperaturave.
Tingull fi shkëllime
• Kjo zhurmë krijohet kur gazi ftohës qarkullon gjatë
operacionit të shkrirjes.
Tingull klikimi gjatë punës ose kohës së ndalimit
• Ky tingull krijohet kur punojnë valvulat e kontrollit të
gazit ftohës ose pjesët elektrike.
Tingull trokitjeje
• Kjo zhurmë dëgjohet nga brenda njësisë kur pajisja
e jashtme thith ajrin për ta nxjerrë jashtë dhomës
(p.sh. ventilator i nxjerrjes së ajrit, aspirator kuzhine),
ndërkohë që dyert dhe dritaret në dhomë janë mbyllur.
Hapni dyert ose dritaren ose fi kni pajisjen.
Njësia e jashtme
Njësia e jashtme lëshon ujë ose avull.
Në regjimin NGROHJE
• Akulli në njësinë e jashtme shkrihet në ujë ose avull kur njësia është në
regjimin e shkrirjes.
Në regjimin FTOHJE ose THARJE
• Lagështia në ajër kondensohet në ujë në sipërfaqen e ftohtë të tubave të
njësisë së jashtme dhe pikon.
21
Nuk është problem
Ky rast nuk tregon një problem.
Kontrollo
Kontrolloni dhe verifi koni përsëri përpara se
të kërkoni riparime.
Faqe 14
Lokalizimi dhe zgjidhja e problemeve
Përpara se të bëni një pyetje apo të kërkoni një riparim, jeni të lutur të verifi koni sa më poshtë.
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me shitësin.
Njësia nuk punon
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Llamba e FUNKSIONIMIT
është e fi kur.
Llamba e FUNKSIONIMIT pulson.
Njësia ndalon punën menjëherë
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Llamba e FUNKSIONIMIT
është e ndezur.
Llamba e FUNKSIONIMIT pulson.
• A ka vepruar automati apo a është djegur siguresa?
• A ka shkëputje të energjisë?
• A janë vendosur baterinë në telekomandë?
• Shkëputni energjinë me anë të automatit dhe rinisni përdorimin me anë të telekomandës.
Nëse llamba e FUNKSIONIMIT vazhdon të pulsojë përsëri, kontrolloni kodin e gabimit dhe
kontaktoni me shitësin.
• Për të mbrojtur sistemin, njësia mund të ndalojë punën pas luhatjeve të mëdha e të
menjëhershme të tensionit. Ai e rifi llon punën automatikisht pas rreth 3 minutash.
• A ka ndonjë objekt që pengon vrimën e hyrjes apo të daljes së ajrit në njësinë e brendshme
ose të jashtme?
Ndaloni funksionimin e kondicionerit dhe pasi të keni fi kur automatin, hiqni pengesën. Pastaj
rindizeni me anë të telekomandës. Nëse llamba e FUNKSIONIMIT vazhdon të pulsojë
përsëri, kontrolloni kodin e gabimit dhe kontaktoni me shitësin.
Kur lind nevoja
Faqe 25
Faqe 25
Njësia nuk e ndalon punën
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Njësia vazhdon të punojë
edhe pasi të jetë ndaluar
funksionimi i saj.
Dhoma nuk ftohet / nuk ngrohet
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Nuk del ajër nga kondicioneri.
Nuk del ajër / Del ajër.
Del ajër.
Menjëherë pas ndalimit të njësisë
• Ventilatori i njësisë së jashtme vazhdon të rrotullohet edhe për rreth 1 minutë për të
mbrojtur sistemin.
Kur njësia nuk është në punë
• Kur temperatura e jashtme është e lartë, ventilatori i njësisë së jashtme mund të nisë të
rrotullohet për të mbrojtur sistemin.
Në regjimin NGROHJE
• Njësia është duke u ngrohur. Pritni për rreth 1 deri në 4 minuta.
• Gjatë operacionit të shkrirjes, njësia e brendshme nuk nxjerr ajër të nxehtë.
A është i përshtatshëm cilësimi i shpejtësisë së fryrjes së ajrit?
• A është cilësimi i shpejtësisë së fryrjes së ajrit i ulët, si p.sh. "Njësi e brendshme e qetë"
apo "Shpejtësi e fryrjes së ajrit 1"? Rritni cilësimin e shpejtësisë së fryrjes së ajrit.
A është e përshtatshme temperatura e vendosur? A është i përshtatshëm rregullimi i drejtimit të fryrjes së ajrit?
• A ka ndonjë mobilie direkt poshtë apo anash njësisë së brendshme?
• A është njësia duke punuar në funksionin "EKONOMIK"?
• A janë të ndotur fi ltrat e ajrit?
• A ka ndonjë objekt që pengon vrimën e hyrjes apo të daljes së ajrit në njësinë e brendshme
ose të jashtme?
• A ka ndonjë dritare ose derë të hapur?
• A ka ndonjë ventilator duke punuar?
22
Kur lind nevoja
Faqe 8
Faqe 8
Lokalizimi dhe zgjidhja e problemeve
Jashtë del avull
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Nga njësia e brendshme del
jashtë avull.
Pulti i komandimit
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Njësia nuk merr sinjalet nga
telekomanda ose ka rreze të
kufi zuar veprimi.
Ekrani LCD është i zbehtë, nuk
punon ose afi shimi ka gabime.
Niset përdorimi i pajisjeve të tjera
elektrike.
Ajri që del ka një aromë
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Njësia lëshon një aromë.
• Kjo ndodh kur ajri në dhomë është ftohur në mjegull nga ajri i ftohtë i qarkulluar gjatë
regjimit FTOHJE ose ndonjë regjim tjetër.
• Mund të jenë shkarkuar bateritë.
Ndërroni të dyja bateritë me bateri të reja të thata AAA.LR03 (alkaline).
Për detaje shihni seksionin "Përgatitja përpara përdorimit".
• Komunikimi i sinjalit mund të çaktivizohet nëse një llambë fl uoreshente e llojit me starter
elektronik (p.sh. llambat e llojit inverter) ndodhet në dhomë. Konsultohuni me shitësin nëse
është ky rast.
• Telekomanda mund të mos funksionojë si duhet nëse transmetuesi është ekspozuar në
dritën e diellit.
• Mund të jenë shkarkuar bateritë.
Ndërroni të dyja bateritë me bateri të reja të thata AAA.LR03 (alkaline).
Për detaje shihni seksionin "Përgatitja përpara përdorimit".
• Nëse telekomanda aktivizon pajisje të tjera elektrike, hiqini këto pajisje ose konsultohuni me
shitësin.
• Aroma e dhomës e thithur në njësi shkarkohet me ajrin që fryn.
Ne rekomandojmë që të pastroni njësinë e brendshme. Konsultohuni me shitësin tuaj.
Të tjera
RastiPërshkrimi / çfarë të kontrolloni
Njësia fi llon papritur të sillet në
mënyrë të çuditshme gjatë punës.
Shënime për kushtet e përdorimit
• Nëse përdorimi vazhdohet në rrethana të ndryshme nga ato të renditura
në tabelë,
− Një pajisje sigurie mund të aktivizojë ndalimin e funksionimit.
− Në njësinë e brendshme mund të formohet djersitje dhe ajo të pikojë
kur zgjidhet regjimi FTOHJE ose THARJE.
• Njësia mund të ketë ndonjë keqfunksionim për shkak të një rrufeje apo valëve radio.
Nëse njësia shfaq ndonjë keqfunksionim, shkëputni energjinë me anë të automatit dhe
rinisni përdorimin me anë të telekomandës.
23
RegjimiKushtet e funksionimit
FTOHJE /
THARJE
NGROHJE
Temperatura e jashtme: -10~46°C
Temperatura e brendshme: 18~32°C
Lagështia e brendshme: 80% maks.
Temperatura e jashtme: -25~24°C
Temperatura e brendshme: 10~30°C
Kur lind nevoja
Lokalizimi dhe zgjidhja e problemeve
Telefononi menjëherë qendrën e servisit
PARALAJMËRIM
Kur ndodh diçka jonormale (p.sh. aromë djegieje), ndaloni përdorimin dhe stakoni automatin elektrik.
• Vazhdimi i përdorimit në një rrethanë jonormale mund të shkaktojë probleme, goditje elektrike ose zjarr.
• Kontaktoni me qendrën e servisit ku keni blerë njësinë.
Mos u përpiqni që ta riparoni apo modifi koni vetë njësinë.
• Puna e pasaktë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Kontaktoni me qendrën e servisit ku keni blerë njësinë.
Nëse ndodh një nga simptomat e mëposhtme telefononi menjëherë qendrën e servisit.
• Kordoni elektrik është nxehur tej mase ose është
dëmtuar jo normalisht.
• Gjatë punës dëgjohet një zhurmë jo normale.
• Automati, siguresa ose automati mbrojtës i rrjedhjes
së tokëzimit e ndërpret shpesh funksionimin.
• Një çelës ose buton shpesh nuk punon siç duhet.
• Ka një aromë djegieje.
• Nga njësia e brendshme rrjedh ujë.
Stakoni automatin dhe telefononi qendrën
e servisit.
Pasi ka ndodhur shkëputje e energjisë
• Njësia e rifi llon punën automatikisht pas rreth 3 minutash. Thjesht ju duhet të prisni për pak kohë.
Rrufeja
• Nëse rrufetë mund të godasin zonën përreth, ndaloni përdorimin dhe stakoni automatin për të mbrojtur sistemin.
Kërkesat për asgjësimin
Produkti juaj dhe bateritë e ofruara me telekomandën janë të shënuara me këtë simbol. Ky simbol nënkupton që
produktet elektrike dhe elektronike dhe bateritë nuk duhet të përzihen me mbetjet e tjera të shtëpisë.
Për bateritë, poshtë simbolit mund të jetë i printuar një simbol kimik. Ky simbol kimik tregon se bateria
përmban një metal të rëndë përtej një përqendrimi të caktuar. Simbolet kimike të mundshme janë:
■Pb: plumb (>0,004%)
Mos tentoni ta zbërtheni vetë sistemin: zbërthimi i produktit, trajtimi i gazit ftohës, i vajit dhe i pjesëve të tjera duhet të kryhet nga
një instalues i kualifi kuar, në përputhje me legjislacionin përkatës vendor dhe kombëtar.
Njësitë dhe bateritë e përdorura duhet të trajtohen në një objekt trajtimi të specializuar për ripërdorimin, riciklimin dhe rikuperimin
nga mbetjet.
Duke siguruar asgjësimin e duhur, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative në mjedis dhe për shëndetin
e njeriut.
Kontaktoni me instaluesin ose autoritetet lokale për më shumë informacion. Zbërthimi i njësisë, trajtimi i gazit ftohës, i vajit dhe
i pjesëve të tjera duhet të kryhet në përputhje me rregulloret përkatëse vendore dhe kombëtare.
24
Kur lind nevoja
Lokalizimi dhe zgjidhja e problemeve
Diagnostikimi i defekteve nga telekomanda
• Telekomanda mund të marrë kodet përkatëse të gabimeve nga njësia e brendshme.
1. Kur mbahet shtypur për rreth 5 sekonda,
" " pulson në pjesën e afi shimit të
temperaturës.
2. Shtypni disa herë derisa të krijohet një
tingull bip i vazhdueshëm.
• Tregimi i kodit ndryshon siç tregohet më poshtë dhe ju njofton me një sinjal bip të gjatë.
KODI
SISTEMI
NJËSIA
E BRENDSHME
NJËSIA E
JASHTME
UA
U0
U2
U4
C4
C9
EA
H0
H6
H8
H9
00
A1
A5
A6
E1
E5
E6
E7
E8
F3
F6
F8
J3
J6
L3
L4
L5
P4
NORMAL
GABIM I KOMBINIMIT TË NJËSISË SË BRENDSHME-TË JASHTME
HUMBJE E GAZIT FTOHËS
RËNIE E TENSIONIT OSE MBITENSION I QARKUT KRYESOR
PROBLEM I KOMUNIKIMIT (MIDIS NJËSISË SË BRENDSHME DHE TË JASHTME)
DEFEKT I PCB-së BRENDA
KONTROLLI I PRESIONIT TË LARTË OSE MBROJTËSI NDAJ NGRIRJES
DEFEKT MOTORI I VENTILATORIT
SENSOR ME DEFEKT I TEMPERATURËS SË SHKËMBYESIT TË NXEHTËSISË
SENSOR ME DEFEKT I TEMPERATURËS SË AJRIT TË THITHJES
GABIM I SHKËMBIMIT FTOHJE-NGROHJE
DEFEKT I PLLAKËS SË QARKUT
KA NISUR OL
NDEZJE ME DEFEKT E KOMPRESORIT
DEFEKT MOTORI DC I VENTILATORIT
MBIRRYMË NË HYRJE
KONTROLLI I TEMPERATURËS SË LARTË I TUBIT TË SHKARKIMIT
KONTROLLI I PRESIONIT TË LARTË (NË FTOHJE)
GABIM TEMPERATURA E BRENDSHME E KOMPRESORIT
DEFEKT I SENSORIT
NDALI I PUNËS PËR SHKAK TË SENSORIT ME DEFEKT TË ZBULIMIT TË POZICIONIT
DEFEKT I SENSORIT TË RRYMËS DC
SENSOR ME DEFEKT I TEMPERATURËS SË AJRIT TË THITHJES
SENSOR ME DEFEKT I TEMPERATURËS SË TUBIT TË SHKARKIMIT
SENSOR ME DEFEKT I TEMPERATURËS SË SHKËMBYESIT TË NXEHTËSISË
DEFEKT NGA NXEHTËSIA E PJESËVE ELEKTRIKE
TEMPERATURË E LARTË NË PLLAKËN FTOHËSE TË QARKUT TË INVERTERIT
MBIRRYMË NË DALJE
DEFEKT SENSORI I TEMPERATURËS SË PLLAKËS FTOHËSE TË QARKUT TË INVERTERIT
SHËNIM
• Një tingull bip i shkurtër tregon se kodet nuk korrespondojnë.
• Për të anuluar afi shimin e kodeve, mbani shtypur
buton për 1 minutë.
25
KUPTIMI
për rreth 5 sekonda. Afi shimi i kodeve zhduket gjithashtu edhe kur nuk shtypet asnjë
Copyright 2017 Daikin
3P485919-5D
2017.11
Loading...
+ hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.