Mos e instaloni pajisjen në hapësira të kufizuara si p.sh. në rafte librash
apo në mobilie inkaso.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, mos mbuloni hapësirën e ajrimit
të pajisjes me gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve me flakë të pambrojtur
(për shembull, qirinjtë e ndezur).
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk
duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi
pajisje nuk duhen vendosur objekte të mbushura me lëng, siç janë vazot.
Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për sa kohë që është e lidhur me
prizën e rrymës së drejtpërdrejtë, edhe nëse njësia vetë është e fikur.
Duke qenë se spina kryesore përdoret për të shkëputur njësinë nga rrjeti
elektrik, lidheni njësinë me një prizë lehtësisht të arritshme me rrymë të
drejtpërdrejtë. Nëse vini re një anomali në njësi, shkëputni menjëherë
prizën kryesore nga priza e rrymës së drejtpërdrejtë.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të instaluara ndaj
nxehtësisë së tepruar si p.sh. drita e diellit dhe zjarri.
Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.
Për altoparlantin horizontal
Pllakëza metalike ndodhet në pjesën e poshtme.
Kabllot e rekomanduara
Për lidhjen e kompjuterëve pritës dhe/ose pajisjeve periferike duhet
të përdoren kabllo dhe bashkues të mbrojtur dhe të tokëzuar si duhet.
Njoftim për klientët: informacioni i mëposhtëm
aplikohet vetëm për pajisjet e shitura në vendet
ku aplikohen direktivat e BE-së.
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari të Sony Corporation,
171 Konan Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje me
pajtueshmërinë e produktit sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian
do t'i adresohen përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland GmbH,
Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo çështje
shërbimi ose garancie, drejtojuni adresave që jepen në dokumentet
e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Përmes kësaj, Sony Corp., deklaron se kjo pajisje është në përputhje
me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës
1999/5/EC.
Për detaje, vizitoni URL-në e mëposhtme:
http://www.compliance.sony.de/
Tingull perfekt për figurën
Altoparlanti horizontal me nën-vuferin me valë - Sillni në jetë
përvojën tuaj me filmat dhe muzikën.
Kjo pajisje është testuar dhe rezulton në përputhje me kufijtë
e përcaktuar në direktivën për pajtueshmërinë elektromagnetike
me kabllo lidhjeje nën 3 metra.
AL
2
Page 3
Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike
Vetëm për
Evropën
dhe elektronike (për Bashkimin
Evropian dhe vende të tjera evropiane
me sistem të diferencuar grumbullimi)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon
se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake. Përkundrazi, do të dorëzohet pranë pikës
përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve
produkt të hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin, që në rast të kundërt
do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij
produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve
natyrore. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij
produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni
blerë produktin.
elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky
Hedhja e baterive të përdorura
(e aplikueshme në Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera evropiane me sisteme
të diferencuara grumbullimi)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se bateria që
vjen me këtë produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një simbol
kimik. Simbolet kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse
bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë ose 0,004% plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në
parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe
shëndetin që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi
i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie. Riciklimi i materialeve
do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti
të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar,
kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar
shërbimi.
shtëpiake.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë, dorëzojeni produktin në fund
të periudhës së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të grumbullimit
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen
e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës
përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura.
Për të dhëna më të hollësishme mbi riciklimin e këtij produkti ose
të baterisë, kontaktoni me bashkinë, shërbimin e grumbullimit të
mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
AL
3
Page 4
Pasqyra e lëndës
Funksione të dobishme
Instalimi i altoparlantit horizontal në mur .............................5
Përdorimi i funksionit Control for HDMI ................................7
Përdorimi i veçorive të "BRAVIA" Sync ..................................8
Komandimi i sistemit me celular ose tabletë (SongPal) .......9
Rregullimi i cilësimeve ..........................................................11
Lidhja e sistemit (LINK) ......................................................... 13
Referojuni Udhëzuesi i fillimit që keni marrë për konfigurimin
dhe funksionet bazë.
AL
4
Page 5
Funksione të dobishme
Vidha (nuk jepet)
Kllapa për montim në mur (jepet)
Kordoni elektrik
vijon
Instalimi i altoparlantit horizontal në mur
Altoparlantin horizontal mund ta montoni në mur.
Shënime
Përgatitni vidha (nuk jepen) që janë të përshtatshme për materialin
e murit dhe forcën e tij. Duke qenë se muret prej gipsi janë veçanërisht
të brishtë, vidhat montojini mirë te dy kunja në traun e murit. Instalojeni
altoparlantin horizontal horizontalisht, të varur në vida në kunja në një
seksion të vazhdueshëm të sheshtë të murit.
Sigurohuni që instalimin ta kryejnë shitësit e Sony ose kontraktorë
të licencuar dhe kushtojini kujdes sigurisë gjatë instalimit.
Sony nuk do të konsiderohet përgjegjës për aksidentet ose dëmtimet
e shkaktuara nga instalimi i pasaktë, forca e pamjaftueshme e murit,
montimi i pasaktë i vidave ose fatkeqësitë natyrore etj.
1 Fiksoni kllapat e dhëna të montimit në mur në vrimat
e fiksimit të kllapës në fund të altoparlantit horizontal me
vidhat e dhëna në mënyrë që sipërfaqja e secilës kllapë
montimi në mur të jetë siç tregohet në figurë.
Fiksoni dy kllapat e montimit në mur në vrimat e majta dhe
të djathta në pjesën e poshtme të altoparlantit horizontal.
Funksione të dobishme
AL
5
Page 6
2 Përgatitni vida (nuk jepen) që janë të përshtatshme për
Vrima në kllapën për montim në mur
4mm
Më shumë se 25 mm
4,4 mm
9,8 mm
6 deri 7 mm
HT-CT370: 652 mm
HT-CT770: 605 mm
vrimat në pjesën e pasme të kllapave të montimit në mur.
3 Shtrëngojini vidhat në mur me dy kunja.
Vidhat duhet të dalin përpara 6 deri 7 mm.
4 Varni kllapat e montimit në mur të fiksuara në altoparlantin
horizontal në vidha.
Radhisni vrimat në kllapat e montimit në mur me vidhat, më pas
vareni altoparlantin horizontal te dy vidhat.
Këshillë
Altoparlanti horizontal dikton nëse është montuar në mur ose është
vendosur shtrirë, dhe optimizon tingullin për orientimin që ka.
AL
6
Page 7
Përdorimi i funksionit Control for HDMI
Duke përdorur funksionin Control for HDMI dhe duke lidhur pajisje
që janë të përputhshme me funksionin HDMI përmes një kablloje
Control for HDMI me shpejtësi të lartë, funksionimi thjeshtëzohet me
veçoritë e mëposhtme.
Funksioni Control for HDMI aktivizohet duke vendosur "CTRL (Control
for HDMI)" në "ON" (faqe 12). Cilësimi i parazgjedhur është "ON".
Fikja e sistemit
Kur fikni televizorin, sistemi dhe pajisja e lidhur do të fiken
automatikisht.
Kontrolli i sistemit audio
Nëse ndizni sistemin kur jeni duke parë televizor, tingulli i televizorit
do të dalë automatikisht nga altoparlantët e sistemit. Volumi
i sistemit do të rregullohet kur rregulloni volumin duke përdorur
telekomandën e televizorit.
Nëse tingulli i televizorit ka dalë nga altoparlantët e sistemit herën
e fundit që keni parë televizor, sistemi do të ndizet automatikisht kur
ndizni sërish televizorin.
Audio Return Channel (ARC)
Nëse televizori është i përputhshëm me teknologjinë Audio Return
Channel (ARC), lidhja me kabllo HDMI me shpejtësi të lartë do të
lejojë dërgimin e sinjaleve dixhitale të audios nga televizori te
sistemi. Nuk duhet të kryeni një lidhje të veçantë audio për dëgjimin
e zërit të televizorit nga sistemi.
Funksioni ARC është aktivizuar duke vendosur "ARC (Audio return
channel)" në "ON" (faqe 12). Cilësimi i parazgjedhur është "ON".
Luajtja me një prekje
Kur aktivizoni pajisjen (luajtës Blu-ray Disc™, "PlayStation
të lidhur me sistemin me një kabllo HDMI me shpejtësi të lartë,
televizori i lidhur ndizet automatikisht dhe sinjali i hyrjes së sistemit
kalohet në hyrjen e duhur HDMI.
Shënime
Veçoritë e mësipërme mund të mos funksionojnë me pajisje të caktuara.
Në varësi të cilësimeve të pajisjes së lidhur, funksioni Control for HDMI
mund të mos funksionojë mirë. Referojuni udhëzimeve të përdorimit të
pajisjeve.
4", etj.)
®
Funksione të dobishme
AL
7
Page 8
Përdorimi i veçorive të "BRAVIA" Sync
Funksionet origjinale Sony të renditura më poshtë mund të përdoren
edhe me produkte që janë të përputhshme me "BRAVIA" Sync.
Kursimi i energjisë
Nëse një televizor i përputhshëm "BRAVIA" Sync lidhet me sistemin,
konsumi i energjisë do të reduktohet në modalitetin e pritjes
duke ndaluar transmetimin e sinjalit HDMI kur televizori fiket me
funksionin* e kalimit të sistemit të vendosur në "AUTO" (faqe 12).
Cilësimi i parazgjedhur është "AUTO".
Nëse lidhet ndonjë televizor tjetër nga "BRAVIA", vendoseni artikullin
në "ON" (faqe 12).
* Funksioni i kalimit për sinjalet HDMI përdoret për të nxjerrë sinjalet
nga foleja HDMI OUT e këtij sistemi edhe nëse ndodhet në modalitetin
e gatishmërisë.
Shënime për lidhjet HDMI
Përdorni një kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë. Nëse përdorni
një kabllo standarde HDMI, pamjet 1080p, Deep Color, 3D dhe 4K
mund të mos shfaqen siç duhet.
Përdorni një kabllo HDMI të autorizuar.
Përdorimi i një kablloje Sony HDMI me shpejtësi të lartë me logon
e llojit të kabllos.
Nuk rekomandojmë përdorimin e kabllove konvertuese HDMI-DVI.
Kontrolloni konfigurimin e pajisjes së lidhur nëse cilësia e figurës
është e dobët ose nëse zëri nuk del fare nga pajisja e lidhur
nëpërmjet kabllos HDMI.
Sinjalet audio (frekuenca e modulimit, numri i bitëve, etj.) që
transmetohen nga një fole HDMI mund të ngjishen nga pajisja
e lidhur.
Zëri mund të ndërpritet nëse ndërrohet frekuenca e modulimit ose
numri i kanaleve të sinjaleve audio që dalin nga pajisja luajtëse.
Kur pajisja e lidhur nuk përputhet me teknologjinë mbrojtëse të
së drejtës së autorit (HDCP), figura dhe/ose zëri që del nga foleja
HDMIOUT e këtij sistemi mund të shtrembërohet ose mund të mos
ketë fare dalje të tyre. Në këtë rast, verifikoni specifikimet e pajisjes
së lidhur.
Kur zgjidhet "TV" si burimi i hyrjes së sistemit, sinjalet video dalin
përmes një prej foleve HDMI IN 1/2/3 që është zgjedhur herën
e fundit nga foleja HDMI OUT.
Ky sistem mbështet transmetime Deep Color, "x.v.Colour",
3D dhe 4K.
Për të shijuar pamje 3D lidhni një televizor të përputhshëm 3D dhe
pajisje video (luajtës Blu-ray Disc, "PlayStation
duke përdorur kabllo HDMI me shpejtësi të lartë, vendosni syzet
4", etj.) me sistemin
®
3D dhe më pas riprodhoni disqe Blu-ray Disc të përputhshme
me 3D, etj.
Për të shijuar pamje 4K, televizori dhe luajtësit që lidhen me
sistemin duhet të jenë të përputhshëm me pamjet 4K.
AL
8
Page 9
Komandimi i sistemit me celular ose tabletë
PAIRING
vijon
(SongPal)
"SongPal" është aplikacioni për përdorimin e sistemit me telefon
smartphone ose tabletë, etj.
"SongPal" është i disponueshëm nga Google Play™ ose App Store.
Ky funksion aktivizohet duke vendosur "BT PWR (energjia
e BLUETOOTH)" në "ON" (faqe 12). Cilësimi i parazgjedhur është "ON".
Kur përdoret një pajisje Android™
1 Shtypni butonin (ndezja/gatishmëria) në telekomandë.
Ndizet ekrani i altoparlantit horizontal.
2 Kërkoni "SongPal" me pajisjen Android dhe shkarkoni
aplikacionin.
3 Hapni "SongPal" dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.
4 Pasi shfaqet lidhja BLUETOOTH në pajisjen Android, shtypni
butonin PAIRING në telekomandë.
Llambushka (blu) pulson shpejt gjatë çiftimit të BLUETOOTH.
5 Zgjidhni "SONY:HT-CT370" ose "SONY:HT-CT770" nga lista
e pajisjeve BLUETOOTH e pajisjes Android.
Kur vendoset lidhja, ndizet llambushka (blu) e altoparlantit
horizontal.
6 Përdoreni sistemin me ekranin e pajisjes së lidhur Android.
Funksione të dobishme
AL
9
Page 10
Lidhja me një prekje duke përdorur pajisjen Android me
Llambushka (blu)
funksionin NFC të integruar (NFC)
1 Kryeni hapat 1 deri 3 të "Kur përdorni një pajisje Android".
2 Pasi shfaqet lidhja BLUETOOTH në pajisjen Android, prekni
pajisjen Android me shenjën N të altoparlantit vertikal.
Kur vendoset lidhja, ndizet llambushka (blu) e altoparlantit
horizontal.
3 Përdoreni sistemin me ekranin e pajisjes Android.
Kur përdoret një pajisje iPhone/iPod touch
1 Shtypni butonin (ndezja/gatishmëria) në telekomandë.
Ndizet ekrani i altoparlantit horizontal.
2 Shtypni butonin PAIRING në telekomandë.
Llambushka (blu) e altoparlantit vertikal pulson shpejt gjatë
çiftimit të BLUETOOTH.
3 Vendosni iPhone/iPod touch në modalitetin e çiftimit dhe
zgjidhni "SONY:HT-CT370" ose "SONY:HT-CT770" nga lista
e pajisjeve BLUETOOTH në iPhone/iPod touch.
Kur vendoset lidhja, ndizet llambushka (blu) e altoparlantit
horizontal.
4 Kërkoni "SongPal" me pajisjen e lidhur iPhone/iPod touch
dhe shkarkoni aplikacionin.
5 Hapni "SongPal", më pas përdorni sistemin me ekranin
e pajisjes së lidhur iPhone/iPod touch.
AL
10
Page 11
Rregullimi i cilësimeve
AMP MENU
(kthehu)/
(zgjidh)/
(vazhdo)/
(hyr)
vijon
Ju mund të vendosni artikujt e mëposhtëm me butonin AMP MENU në telekomandë.
Cilësimet ruhen edhe nëse shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
1 Shtypni butonin AMP MENU në telekomandë për të shfaqur dritaren e menysë së amplifikatorit në ekranin
e altoparlantit horizontal.
2 Zgjidhni cilësimin e dëshiruar, duke përdorur butonin (kthehu)/ (zgjidh)/ (vazhdo) dhe shtypni
butonin (hyr).
3 Shtypni butonin AMP MENU për të dalë nga dritarja e menysë së amplifikatorit.
Funksione të dobishme
MenyjaFunksioniParazgjed-
LEVELDRC
TONEBASSTheksohet tingulli i ulët. Cilësimi mund të ndryshohet nga –6 në +6 me nga
AUDIOSYNC
(Kontrolli i gamës
dinamike)
TREBLETheksohet tingulli i lartë. Cilësimi mund të ndryshohet nga –6 në +6 me nga
(Sinkronizimi AV)
DUAL
(Mono e dyfishtë)
AAV
(Volumi automatik
ipërparuar)
EFFECT
(Efekti zanor)
Mund të shijoni tingull Dolby Digital në volumet e ulëta. (ON/AUTO/OFF)
ON: Ngjesh zërin sipas informacionit të ngjeshjes që përmban përmbajtja.
AUTO: Ngjesh automatikisht tingullin e koduar në Dolby TrueHD.
OFF: Tingulli nuk ngjishet.
1 njësi.
1 njësi.
Zërin mund ta rregulloni kur figura dhe zëri nuk janë të sinkronizuara.
(ON/OFF)
Mund të shijoni tingull transmetimi multipleks audioje të
Dolby Digital. (M/S (kanalet kryesore dhe kanalet dytësore)/MAIN (kanali
kryesor)/SUB (kanali dytësor))
Redukton mospërputhjet e volumit mes programeve të ndryshme ose mes
programeve dhe reklamave. (ON/OFF)OFF
ON: Luhet tingulli i fushës së zgjedhur zanore. Rekomandohet të përdoret
ky cilësim.
OFF: Burimi i hyrjes është i përzier për 2 kanale.
Shënim: Kur "EFFECT (Efekti zanor)" vendoset në "OFF", "EFFECT (Efekti
zanor)" vendoset automatikisht në "ON" kur ndryshoni cilësimin
SOUND FIELD.
hja
AUTO
0
0
OFF
MAIN
ON
11
AL
Page 12
AMP MENU
(kthehu)/
(zgjidh)/
(vazhdo)/
(hyr)
MenyjaFunksioniParazgjed-
HDMICTRL
SET BTBT PWR
SYSTEM A. STBY
WSLINKPër të lidhur sërish sistemin e tingujve me valë (faqe 13).–
(Kontrolli për HDMI)
P. THRU
(Kalimi)
ARC
(Kanali i kthimit
të audios)
(energjia
BLUETOOTH)
BT.STBY
(gatishmëria
e BLUETOOTH)
AAC
(Kodim i përparuar
audio)
(Gatishmëria
automatike)
VER
(Versioni)
SYS.RST
(Rivendosje
eftohtë esistemit)
RF CHKPër të kontrolluar nëse sistemi i tingujve me valë mund të komunikojë
Aktivizon ose çaktivizon funksionin Control for HDMI (Kontrolli për HDMI).
(ON/OFF)
Referojuni "Përdorimi i funksionit Control for HDMI" (faqe 7) për detaje.
Për të vendosur modalitetin e kursimit të energjisë të funksionit të kalimit
për sinjalet HDMI. (AUTO/ON)
AUTO: Nxjerr sinjale nga foleja HDMI OUT e sistemit në modalitetin
e gatishmërisë sipas statusit të televizorit. Ky cilësim kursen
energji në modalitetin në pritje, krahasuar me cilësimin "ON".
ON: Nxjerr gjithmonë sinjale nga foleja HDMI OUT në modalitetin
e gatishmërisë. Nëse lidhet ndonjë televizor tjetër nga "BRAVIA",
përdorni sistemin me cilësimin "ON".
Shënim: Ky artikull shfaqet vetëm kur "CTRL (Kontrolli për HDMI)"
vendoset në "ON".
Për të dëgjuar tingull dixhital kur një televizor i përputhshëm me
teknologjinë Audio Return Channel (ARC) që lidhet duke përdorur
një kabllo HDMI me shpejtësi të lartë. (ON/OFF)
Shënim: Ky artikull shfaqet vetëm kur "CTRL (Kontrolli për HDMI)"
vendoset në "ON".
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin BLUETOOTH të këtij sistemi.
(ON/OFF)
Shënim: Nëse e ndryshoni cilësimin në "OFF", çaktivizohen funksioni
BLUETOOTH dhe NFC.
Kur sistemi ka informacion çiftimi, ai është në modalitetin e gatishmërisë
BLUETOOTH edhe kur çaktivizohet. (ON/OFF)ON
Për të vendosur nëse sistemi do të përdorë apo jo AAC përmes BLUETOOTH.
(ON/OFF)
Shënim: Nëse e ndryshoni cilësimin kur sistemi është i lidhur me një pajisje
BLUETOOTH, sistemi do të shkëputet nga pajisja.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin AUTO POWER OFF.
(ON/OFF) Sistemi çaktivizohet automatikisht kur nuk ka funksionim brenda
një periudhe të caktuar (rreth 20 minuta) dhe sistemi nuk merr sinjal hyrjeje.
Për të shfaqur versionin e firmuerit aktual.
Për të rivendosur menytë dhe cilësimet (fushat zanore, etj.) të sistemit
në statusin fillestar kur ai nuk funksionon mirë.
Referojuni "Zgjidhja e problemeve" (faqe 20) për detaje.
ose jo. (OK/NG)
hja
ON
AUTO
ON
ON
ON
ON
–
–
–
12
AL
Page 13
Lidhja e sistemit (LINK)
AMP MENU
(kthehu)/
(zgjidh)/
(vazhdo)/
(hyr)
Butoni LINK
Butoni LINK
HT-CT370HT-CT770
Llambushka e ndezjes/gatishmërisëLlambushka e ndezjes/gatishmërisë
Kryeni sërish lidhjen e nën-vuferit me valë.
1 Shtypni butonin AMP MENU në telekomandë.
2 Zgjidhni "WS" me butonin (zgjidh), më pas shtypni
butonin (hyr) ose (vazhdo).
3 Zgjidhni "LINK" me butonin (zgjidh), më pas shtypni
butonin (hyr) ose (vazhdo).
4 Kur shfaqet "START" në ekranin e altoparlantit horizontal,
shtypni butonin (hyr).
Shfaqet "SEARCH" dhe altoparlanti horizontal kërkon pajisje
që mund të përdoren me Link. Vazhdoni te hapi tjetër brenda
1minute.
Për të mbyllur funksionin Link gjatë një kërkimi për pajisje,
shtypni butonin (kthehu).
5 Shtypni butonin LINK në nën-vufer me një majë stilolapsi, etj.
Llamba e ndezjes/gatishmërisë në nën-vuferit ndizet në të
gjelbër. Shfaqet "OK" në ekranin e altoparlantit horizontal.
Nëse shfaqet "FAILED", kontrolloni që të siguroheni që
nënvuferi është ndezur dhe kryeni sërish procesin nga hapi 1.
6 Shtypni butonin AMP MENU.
Menyja e amplifikatorit çaktivizohet.
Funksione të dobishme
13
AL
Page 14
Të ndryshme
Masat paraprake
Mbi sigurinë
Nëse brenda në sistem bie diçka e fortë ose lëng, sistemi duhet të hiqet
nga priza dhe duhet të kontrollohet nga një personel i kualifikuar
përpara se të vihet sërish në punë.
Mos u ngjitni mbi altoparlantin horizontal dhe nën-vuferin, sepse mund
të rrëzoheni dhe mund të lëndoheni, ose mund të dëmtohet sistemi.
Mbi burimet e rrymës
Përpara se të përdorni sistemin, kontrolloni që tensioni i përdorimit
të jetë identik me furnizimin vendas me energji. Tensioni i përdorimit
tregohet në pllakëzën metalike në pjesën e poshtme të altoparlantit
horizontal.
Nëse nuk do ta përdorni sistemin për një kohë të gjatë, sigurohuni që
ta shkëputni sistemin nga priza e murit (rrjeti elektrik). Për të shkëputur
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te vetë priza;
mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
Një kunj i spinës është më i gjerë se tjetri për qëllim sigurie dhe do të
futet në prizën e murit (rrjetin elektrik) vetëm në një mënyrë. Nëse nuk
jeni në gjendje ta futni spinën plotësisht në prizë, kontaktoni me
shitësin.
Kordoni elektrik (për rrjetin elektrik) duhet të zëvendësohet vetëm në
një pikë shërbimi të kualifikuar.
Mbi akumulimin e nxehtësisë
Megjithëse sistemi nxehet gjatë punës, ky nuk është keqfunksionim.
Nëse e përdorni këtë sistem vazhdimisht me volum të lartë, temperatura
e sistemit në pjesën e pasme dhe të poshtme rritet në mënyrë të
konsiderueshme. Për të shmangur djegien, mos e prekni sistemin.
Mbi vendosjen
Vendoseni sistemin në një vend me ajrosje të mjaftueshme për të
parandaluar akumulimin e nxehtësisë dhe për të shtuar jetëgjatësinë
e sistemit.
Mos e vendosni sistemin pranë burimeve të nxehtësisë siç janë
radiatorët, tubacionet e ajrit, ose në një vend ku bie drita e drejtpërdrejtë
e diellit, ku ka pluhur të tepërt, ose tronditje mekanike.
Mos vendosni asgjë mbi pjesën e pasme të altoparlantit horizontal
dhe nën-vuferit që mund të bllokojë vrimat e ajrimit dhe të shkaktojë
keqfunksionime.
Nëse sistemi përdoret në kombinim me një televizor, VCR, ose
magnetofon, dhe vendoset shumë pranë asaj pajisjeje, mund të
krijohen zhurma dhe mund të prishet cilësia e figurës. Në këtë rast,
vendoseni sistemin larg nga televizori VCR ose magnetofoni.
Kini kujdes kur vendosni sistemin mbi sipërfaqe me trajtim të veçantë
(të trajtuara me dyllë, vaj, me lustër, etj.), duke qenë se mund të
rezultojë në njolla ose çngjyrosje.
Bëni kujdes të shmangni çdo lëndim të mundshëm nga cepat
e altoparlantit horizontal dhe nën-vuferit.
Mbi përdorimin
Përpara se të lidhni pajisje të tjera, sigurohuni që të fikni dhe hiqni nga
priza sistemin.
Nëse ka parregullsi ngjyrash në ekranin e një televizori aty pranë
Mund të vërehen parregullsi të ngjyrave në disa lloje televizorësh.
Nëse vërehet parregullsi ngjyrash...
Fikni aparatin e televizorit, më pas ndizeni sërish pas 15 deri 30 minutash.
Nëse vazhdojnë të vërehen parregullsi të ngjyrave...
Vendoseni sistemin më larg nga aparati juaj i televizorit.
Mbi pastrimin
Pastroni sistemin me një pëlhurë të butë dhe të thatë. Mos përdorni asnjë
lloj pastruesi abraziv, pluhur fërkimi ose solucione si alkooli ose benzina.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me sistemin tuaj, ju lutemi
kontaktoni shitësin më të afërt të Sony.
14
AL
Page 15
Të drejtat e autorit
Sistemi vjen i integruar me Dolby* Digital dhe DTS** Digital Surround
System.
* Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories.
Dolby dhe simboli me dy "D" janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
** Prodhuar me licencë nën patentat amerikane me numër: 5,956,674;
Marka e fjalës BLUETOOTH® dhe logot janë marka tregtare të regjistruara
të zotëruara nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave
nga Sony Corporation është me licencë.
Ky sistem përmban teknologji High-Definition Multimedia Interface
(HDMI™) (Ndërfaqe multimediale me definicion të lartë).
Termat HDMI dhe HDMI High-Definition Multimedia Interface, si dhe
logoja HDMI janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara
të HDMI Licensing LLC në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Logoja "BRAVIA" është markë tregtare e Sony Corporation.
"DSEE" është markë tregtare e Sony Corporation.
"x.v.Colour" dhe logoja "x.v.Colour" janë marka tregtare të
Sony Corporation.
"PlayStation®" është markë e regjistruar tregtare e Sony Computer
Entertainment Inc.
Shenja N është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare
e NFC Forum, Inc. në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.
Android dhe Google Play janë marka tregtare të Google Inc.
Apple, logoja Apple, iPhone, iPod dhe iPod touch janë marka tregtare të
Apple Inc., të regjistruara në SHBA dhe në vende të tjera. App Store është
markë shërbimi e Apple Inc.
Të ndryshme
"Made for iPod" dhe "Made for iPhone" do të thonë se aksesori elektronik
është krijuar për t'u lidhur posaçërisht e përkatësisht me iPod ose iPhone
dhe është certifikuar nga prodhuesi për funksionimin në standardet
e performancës së Apple. Apple nuk mban përgjegjësi për përdorimin
e kësaj pajisjeje ose pajtueshmërinë e saj me standardet rregullatore
dhe të sigurisë. Kini parasysh se përdorimi i këtij aksesori me iPod ose
iPhone mund të ndikojë në performancën e lidhjes me valë.
Prodhuar për modelet iPod/iPhone
Modelet e përshtatshme iPod/iPhone janë si më poshtë. Përditësoni
iPod/iPhone me softuerin më të ri përpara se ta përdorni me sistemin.
Markat e tjera tregtare dhe emrat tregtarë janë të pronarëve përkatës.
"ClearAudio+" është markë tregtare e Sony Corporation.
15
AL
Page 16
Teknologjia me valë BLUETOOTH
Versionet dhe profilet e mbështetura BLUETOOTH
Profili i referohet një seti standard funksionesh për veçori të
ndryshme produktesh BLUETOOTH. Referojuni "Specifikimet"
(faqe 27) për versionet dhe profilet BLUETOOTH të mbështetura
nga ky sistem.
Shënime
Për të përdorur funksionin BLUETOOTH, pajisja BLUETOOTH që do të
lidhet duhet të mbështesë të njëjtin profil si ky sistem. Edhe nëse pajisja
mbështet të njëjtin nivel, funksionet mund të ndryshojnë për shkak të
specifikimeve të pajisjes BLUETOOTH.
Riprodhimi audio në këtë sistem mund të vonohet nga kjo në pajisjen
BLUETOOTH për shkak të karakteristikave të teknologjisë me valë
BLUETOOTH.
Rrezja e komunikimit efikas
Pajisjet BLUETOOTH duhet të përdoren 10 metra (distancë pa
pengesa) nga njëra-tjetra. Rrezja e komunikimit efikas mund
të bëhet më e shkurtër në kushtet e mëposhtme;
Kur një person, objekt metalik, mur apo pengesë tjetër
ndodhet mes pajisjeve me lidhje BLUETOOTH
Vendndodhjet ku është instaluar një LAN me valë
Rreth furrave me mikrovalë që janë në përdorim
Vendndodhjet ku krijohen valë të tjera elektromagnetike
Efektet e pajisjeve të tjera
Pajisjet
BLUETOOTH
përdorin të njëjtin brez frekuence (2,4 GHz). Kur përdorni pajisjen
BLUETOOTH
tuaj
mund të ndodhin interferenca elektromagnetike.
Kjo mund të rezultojë në shpejtësi më të ulëta të transmetimit të
të dhënave, zhurmë apo pamundësi për t'u lidhur. Nëse kjo ndodh,
provoni zgjidhjet e mëposhtme:
dhe pajisjet me valë LAN (IEEE 802.11b/g)
pranë një pajisjeje me kapacitet LAN me valë,
Lidhni këtë sistem dhe celularin me BLUETOOTH ose pajisjen
BLUETOOTH kur të jeni të paktën 10 metra larg nga pajisja LAN
me valë.
Fikni pajisjen LAN me valë kur përdorni pajisjen BLUETOOTH
brenda 10 metrave.
Efektet në pajisjet e tjera
Transmetimi i valëve radio nga ky sistem mund të interferojnë
me funksionimin e disa pajisjeve mjekësore. Duke qenë se kjo
interferencë mund të sjellë keqfunksionim, gjithmonë fikeni këtë
sistem, celularin me BLUETOOTH dhe pajisjen BLUETOOTH në
vendet e mëposhtme:
Në spitale, trena ose aeroplanë, në pikat e karburantit dhe në
çdo vend ku mund të jenë të pranishme gaze të djegshme
Pranë dyerve automatike apo alarmeve të zjarrit
Shënime
Ky sistem mbështet funksionet e sigurisë që përputhen me specifikimin
BLUETOOTH si mjet për të garantuar siguri gjatë komunikimit me
teknologjinë BLUETOOTH. Megjithatë, kjo siguri mund të jetë
e pamjaftueshme, në varësi të cilësimeve dhe faktorëve të tjerë.
Prandaj gjithmonë kini kujdes kur kryeni komunikimin duke përdorur
teknologjinë BLUETOOTH.
Sony nuk do të konsiderohet përgjegjëse në asnjë mënyrë për dëme
apo humbje të tjera si rezultat i rrjedhjes së informacionit gjatë
komunikimit me BLUETOOTH.
Komunikimi BLUETOOTH nuk është domosdoshmërisht i garantuar
me të gjitha pajisjet BLUETOOTH që kanë të njëjtin profil si ky sistem.
Pajisjet BLUETOOTH të lidhura me këtë sistem duhet të pajtohen me
specifikimin BLUETOOTH të përshkruar nga Bluetooth SIG, Inc., dhe
duhet të jenë të certifikuara si të pajtueshme. Megjithatë, edhe kur
pajisjet pajtohen me specifikimin BLUETOOTH, mund të ketë raste
kur karakteristikat apo specifikimet e pajisjes BLUETOOTH e bëjnë të
pamundur që të lidhet, ose mund të rezultojnë në metoda të ndryshme
kontrolli, pamjeje apo funksionimi.
Mund të ndodhë zhurmë ose audioja mund të shkëputet në varësi të
pajisjes BLUETOOTH të lidhur me këtë sistem, mjedisin e komunikimit
apo kushtet rrethuese.
16
AL
Page 17
Zgjidhja e problemeve
vijon
Nëse ju ndodh një nga vështirësitë e mëposhtme gjatë përdorimit
të sistemit, përdorni këtë udhëzues për zgjidhjen e problemeve për
t'ju ndihmuar të zgjidhni problemin përpara se të kërkoni riparime.
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shitësin më të afërt të Sony.
Kur kërkoni riparim, sigurohuni të sillni si altoparlantin horizontal,
ashtu edhe nën-vuferin, edhe nëse duket sikur vetëm njëri e ka
problemin.
ENERGJIA
Sistemi nuk ndizet.
Kontrolloni që kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik)
të jetë lidhur mirë.
Sistemi fiket automatikisht.
Funksioni "A. STBY" është në punë. Vendosni "A. STBY
(Gatishmëria automatike)" në "OFF" (faqe 12).
TINGULLI
Nga sistemi nuk del zëri i televizorit.
Shtypni në mënyrë të përsëritur butonin në telekomandë
për të shfaqur "TV" në ekran (referojuni "Dëgjimi i audios së
televizorit" te Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Kontrolloni lidhjen e kabllos HDMI, kabllos optike dixhitale
ose kabllos audio që lidhet me sistemin dhe televizorin
(referohuni te "Lidhja" te Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Kontrolloni daljen e zërit të televizorit. Referojuni udhëzimeve
të përdorimit të televizorit për cilësimet e televizorit.
Rrisni volumin në televizor ose anuloni funksionin e heshtjes.
Kur një televizor i përputhshëm me teknologjinë Audio Return
Channel (ARC) lidhet me kabllo HDMI, sigurohuni që kablloja
të lidhet me terminalin e hyrjes HDMI (ARC) të televizorit
(referojuni "Lidhja" te Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Nëse televizori nuk është i përputhshëm me teknologjinë Audio
Return Channel (ARC), lidhni kabllon optike dixhitale përveç
kabllos HDMI për të nxjerrë tingullin (referojuni "Lidhja" te
Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Zëri del si nga sistemi ashtu edhe nga televizori.
Fikni zërin e sistemit ose televizorit.
Zëri i televizorit nga ky sistem del prapa figurës.
Vendosni "SYNC (Sinkronizimi AV)" në "OFF" nëse është vendosur
në "ON" (faqe 11).
Nga sistemi nuk del zëri i pajisjes së lidhur me altoparlantin
horizontal ose del një zë shumë i ulët.
Shtypni butonin + në telekomandë dhe kontrolloni nivelin
e volumit (referojuni "Pjesët dhe kontrollet" (faqe 21)).
Shtypni butonin ose + në telekomandë për të anuluar
funksionin e heshtjes (referojuni "Pjesët dhe kontrollet" (faqe 25)).
Sigurohuni që burimi i hyrjes të jetë zgjedhur saktë. Ju duhet të
provoni burime të tjera hyrjeje duke shtypur butonin në
telekomandë disa herë (referojuni "Dëgjimi i tingujve" te
Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Kontrolloni që të gjithë kabllot dhe kordonët e sistemit dhe
pajisjes së lidhur të jenë futur mirë.
Nga nën-vuferi nuk dëgjohet zë ose dëgjohet vetëm zë shumë
i ulët.
Shtypni butonin SW + në telekomandë për të rritur volumin
e nën-vuferit (referojuni "Pjesët dhe kontrollet" (faqe 25)).
Sigurohuni që llambushka e ndezjes/gatishmërisë e nën-vuferit
të ndizet në të gjelbër. Nëse jo, referojuni "Nga nën-vuferi nuk
dëgjohet tingull." te "TINGULLI ME VALË" (faqe 18).
Nën-vuferi është për riprodhimin e tingullit bas. Në rast
burimesh hyrjeje që përmbajnë komponentë me shumë bas,
(p.sh. transmetime televizive), tingulli nga nën-vuferi mund të
jetë i vështirë të dëgjohet.
Kur luani përmbajtje që përputhet me teknologjinë mbrojtëse
të së drejtës së autorit (HDCP), ajo nuk del nga nën-vuferi.
Të ndryshme
AL
17
Page 18
Nuk arrihet efekti i tingullit rrethues.
Në varësi të sinjalit hyrës dhe cilësimeve të fushës së zërit,
përpunimi i tingullit rrethues mund të mos funksionojë me
efikasitet. Efekti rrethues mund të jetë i lehtë në varësi të
programit ose diskut.
Për të luajtur audio shumëkanalëshe, kontrolloni konfigurimin
e daljes së audios dixhitale në pajisjen e lidhur me këtë sistem.
Për detaje, referojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me
pajisjen e lidhur.
BLUETOOTH
Lidhja BLUETOOTH nuk mund të kryhet.
Sigurohuni që llambushka (blu) e altoparlantit horizontal të jetë
ndezur (referojuni "Dëgjimi i tingujve nga pajisjet BLUETOOTH"
te Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Statusi i sistemitStatusi i llambushkës (blu)
Gjatë çiftimit BLUETOOTHPulson me shpejtësi
Sistemi po përpiqet të lidhet me një pajisje
BLUETOOTH
Sistemi ka krijuar lidhje me një pajisje
BLUETOOTH
Sistemi është në modalitet gatishmërie
BLUETOOTH (kur sistemi është i fikur)
Sigurohuni që pajisja BLUETOOTH që do të lidhet të jetë ndezur
dhe të jetë aktivizuar funksioni BLUETOOTH.
Afrojeni këtë sistem dhe pajisjen BLUETOOTH më pranë.
Çiftoni sërish këtë sistem dhe pajisjen BLUETOOTH . Mund t'ju
nevojitet të anuloni çiftimin me këtë sistem duke përdorur në
fillim pajisjen tuaj BLUETOOTH.
Çiftimi nuk mund të arrihet.
Silleni këtë sistem dhe pajisjen BLUETOOTH më pranë (referojuni
"Dëgjimi i tingujve nga pajisjet BLUETOOTH" te Udhëzuesi i fillimit
që keni marrë).
Pulson
Ndezur
Fikur
Sigurohuni që ky sistem të mos marrë interferencë nga pajisje LAN
me valë, pajisje të tjera 2.4 GHz me valë ose furrë me mikrovalë.
Nëse pranë ndodhet një pajisje që gjeneron rrezatim
elektromagnetik, lëvizeni pajisjen larg këtij sistemi.
Nga pajisja e lidhur BLUETOOTH nuk del zë.
Sigurohuni që llambushka (blu) e altoparlantit horizontal të jetë
ndezur (referojuni "Dëgjimi i tingujve nga pajisjet BLUETOOTH"
te Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Afrojeni këtë sistem dhe pajisjen BLUETOOTH më pranë.
Nëse pranë ndodhet një pajisje që gjeneron rrezatim
elektromagnetik, si p.sh. pajisje LAN me valë, pajisje të tjera
BLUETOOTH ose mikrovalë, lëvizeni pajisjen larg këtij sistemi.
Largoni çdo pengesë mes këtij sistemi dhe pajisjes BLUETOOTH
ose largojeni sistemin nga pengesa.
Ripoziciononi pajisjen e lidhur BLUETOOTH.
Provoni të ndryshoni frekuencën me valë të ruterit Wi-Fi,
kompjuterit, etj. në brezin 5 GHz.
Rrisni volumin në pajisjen e lidhur BLUETOOTH.
Tingulli nuk është i sinkronizuar me imazhin.
Kur jeni duke parë filma, mund të dëgjoni tingullin me një vonesë
të vogël nga figura.
TINGULLI ME VALË
Nga nën-vuferi nuk del zë.
Kontrolloni që kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik)
i nën-vuferit të jetë lidhur siç duhet. (Referojuni "Ndezja e sistemit"
te Udhëzuesi i fillimit që keni marrë).
Llambushka e ndezjes/gatishmërisë nuk ndizet.
Kontrolloni që kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik) i nën-vuferit të jetë lidhur siç duhet.
Shtypni butonin (ndezja/gatishmëria) të nën-vuferit
për ta ndezur.
18
AL
Page 19
Llambushka e ndezjes/gatishmërisë pulson me ngadalë në të
vijon
gjelbër ose ndizet në të kuqe.
Lëvizeni nën-vuferin në një vend pranë altoparlantit horizontal
në mënyrë që llambushka e ndezjes/gatishmërisë të ndizet në
të gjelbër.
Ndiqni hapat në "Lidhja e sistemit (LINK)" (faqe 13).
Kontrolloni statusin e komunikimit të sistemit të tingujve
me valë me "RF CHK" të menysë së amplifikatorit (faqe 12).
Llambushka e ndezjes/gatishmërisë pulson me shpejtësi në
të gjelbër.
Kontaktoni shitësin më të afërt të Sony.
Llambushka e ndezjes/gatishmërisë pulson në të kuqe.
Shtypni butonin (ndezje/gatishmëri) të nën-vuferit për
të fikur energjinë dhe për të kontrolluar nëse vrima e ventilimit
të nën-vuferit është e bllokuar apo jo.
Nën-vuferi është projektuar për riprodhimin e tingullit bas.
Kur burimi i hyrjes nuk përmban shumë tingull bas, si në rastin
e shumicës së programeve televizive, tingulli i basit mund të
mos dëgjohet.
Shtypni butonin SW + në telekomandë për të rritur volumin
e nën-vuferit (referojuni "Pjesët dhe kontrollet" (faqe 25)).
Tingulli kapërcehet ose ka zhurmë.
Nëse pranë ndodhet një pajisje që gjeneron valë
elektromagnetike, si një pajisje LAN me valë ose furrë me
mikrovalë, lëvizeni sistemin larg prej saj.
Nëse ka ndonjë pengesë mes altoparlantit horizontal dhe
nënvuferit, largojeni ose hiqeni atë.
Vendoseni altoparlantin horizontal dhe nën-vuferin sa më
pranë të jetë e mundur.
Ndryshoni frekuencën me valë të ndonjë ruteri Wi-Fi aty pranë,
kompjuterit në brezin 5 GHz.
TELEKOMANDA
Telekomanda e këtij sistemi nuk funksionon.
Drejtoni telekomandën te sensori i telekomandës në altoparlantin
horizontal (referojuni "Pjesët dhe kontrollet" te (faqe 25)).
Largoni çdo pengesë mes telekomandës dhe sistemit.
Zëvendësoni të dyja bateritë në telekomandë me të reja,
nëse ato janë të shkarkuara.
Sigurohuni që të shtypni butonin e duhur në telekomandë.
TË TJERA
Funksioni Control for HDMI nuk funksionon mirë.
Kontrolloni lidhjen HDMI (referojuni "Lidhja" te Udhëzuesi i fillimit
që keni marrë).
Konfiguroni funksionin Control for HDMI në televizor. Referojuni
udhëzimeve të përdorimit që shoqërojnë televizorin për cilësimet
e televizorit.
Sigurohuni që çdo pajisje e lidhur të jetë e përputhshme me
"BRAVIA" Sync.
Kontrolloni cilësimet e Control for HDMI në pajisjen e lidhur.
Referojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me pajisjet
e lidhura.
Nëse lidhni/shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik), prisni më shumë se 15 sekonda përpara se të përdorni
sistemin.
Nëse lidhni daljen audio të pajisjes video me sistemin duke
përdorur kabllo tjetër nga HDMI, mund të mos dalë zë për shkak
të "BRAVIA" Sync. Në këtë rast, vendosni "CTRL (Control for HDMI)"
në "OFF" (faqe 12) ose lidhni kabllon nga foleja e daljes audio të
pajisjes video direkt me televizorin.
Shfaqet "PRTECT (mbro)" në ekranin e altoparlantit horizontal.
Shtypni butonin (ndezja/gatishmëria) për të fikur sistemin.
Pasi të zhduket treguesi shkëputni kordonin e rrymës AC (rrjetit
elektrik), kontrolloni që asgjë të mos bllokojë vrimat e ventilimit
të sistemit.
Sensorët e televizorit nuk punojnë si duhet.
Altoparlanti vertikal mund të bllokojë disa sensorë (si p.sh.
sensorin e ndriçimit) dhe marrësin e telekomandës së televizorit,
ose "emetuesin e syzeve 3D (transmetimin me infra të kuqe)"
të një televizori 3D që mbështet sistemin e syzeve 3D me rreze
infra të kuqe. Lëvizeni altoparlantin horizontal larg televizorit
brenda një rrezeje që lejon që këto pjesë të përdoren siç duhet.
Për vendndodhjet e sensorëve dhe marrësit të telekomandës,
referojuni udhëzimeve të përdorimit që keni marrë me televizorin.
Të ndryshme
19
AL
Page 20
RIVENDOSJA
Nëse sistemi vazhdon të mos punojë mirë, rivendoseni sistemin si
më poshtë:
1 Shtypni butonin (ndezja/gatishmëria) në telekomandë
për të ndezur altoparlantin horizontal.
2 Shtypni butonin AMP MENU në telekomandë.
3 Shtypni butonin (zgjidh) në mënyrë të përsëritur derisa
të shfaqet "SYSTEM", më pas shtypni butonin (hyr).
4 Shtypni butonin (zgjidh) në mënyrë të përsëritur derisa të
shfaqet "SYS.RST", më pas shtypni butonin (hyr) (faqe 12).
5 Shtypni butonin (hyr) pasi të shfaqet "START".
Shfaqet "RESET" në ekran dhe cilësimet e menysë dhe fushave
zanore etj. kthehen në gjendjen e tyre fillestare.
6 Shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
Kur përdorni funksionin NFC, prekni pajisjen tuaj me shenjën.
Sensori i telekomandës
Llambushka
E bardhë: kur ekrani i altoparlantit horizontal është i fikur.
Blu: Modaliteti BLUETOOTH (faqe 18)
Ekrani
Prapa/Poshtë
Kordoni elektrik (për rrjetin elektrik)
Foleja ANALOG IN
Foleja DIGITAL IN (OPT (TV))
Foletë HDMI IN 1/2/3
Foleja HDMI OUT (TV (ARC))
Të ndryshme
23
AL
Page 24
Nën-vuferi
Llambushka e ndezjes/gatishmërisë
Kordoni elektrik (për rrjetin elektrik)
Butoni (ndezja/gatishmëria)
Butoni LINK
24
AL
Page 25
Telekomanda
vijon
Telekomanda që keni marrë mund të kontrollojë sistemin dhe
pajisjet e lidhura. Disa pajisje mund të mos kontrollohen prej saj.
Në rast të tillë, përdorni telekomandën e pajisjes
Shënim
Për të përdorur telekomandën, drejtojeni drejt sensorit të telekomandës
të altoparlantit horizontal.
1) Rrezja aktuale varet nga faktorë si pengesat mes pajisjeve, fushat
magnetike rreth një furre me mikrovalë, elektriciteti statik, telefonat
me valë, ndjeshmëria e marrjes, sistemi operativ, përdorimi
i softuerëve, etj.
2) Profilet standarde BLUETOOTH tregojnë qëllimin e komunikimit
BLUETOOTH mes pajisjeve.
3) Kodeku: Ngjeshja e sinjalit audio dhe formati i konvertimit
4) Kodeku i nën-brezit
5) Kodim i përparuar audio
5)
Seksioni i altoparlantit të përparmë majtas / të përparmë
djathtas
Sistemi i altoparlantëve
SA-CT370: Sistem altoparlantësh me gamë të plotë, me pezullim
akustik
SA-CT770: Sistem altoparlantësh me 2 drejtime, pezullim akustik
Altoparlanti
SA-CT370: 60 mm lloji konik
Nën-vufer SA-CT770:60 mm lloji konik
Rezistenca nominale
Altoparlanti me frekuenca të larta 20 mm i llojit me balancim
4 om
Të ndryshme
27
AL
Page 28
Të përgjithshme
Furnizimi me energji
220 V - 240 V AC, 50 Hz/60 Hz
Konsumi i energjisë
Ndezur: 34 W
Modaliteti i gatishmërisë (Kontrolli për HDMI është vendosur
në aktiv): 0,5 W ose më pak
Modaliteti i gatishmërisë (Kontrolli për HDMI është vendosur
në joaktiv): 0,3 W ose më pak
BLUETOOTH Modaliteti i gatishmërisë: 0,5 W ose më pak
Përmasat (afërsisht) (gj/l/th)
SA-CT370:
900 mm × 50 mm × 113 mm
(pa kllapa për montim në mur)
900 mm × 113 mm × 72 mm
(me kllapa për montim në mur)
SA-CT770:
1030 mm × 50 mm × 113 mm
(pa kllapa për montim në mur)
1030 mm × 113 mm × 72 mm
(me kllapa për montim në mur)
Masa (afërsisht)
SA-CT370: 2,4 kg
SA-CT770: 2,6 kg
Nën-vuferi (SA-WCT370, SA-WCT770)
DALJA E ENERGJISË (referencë)
SA-WCT370: 100 W (për kanal në 4 om, 100 Hz)
SA-WCT770: 120 W (për kanal në 4 om, 100 Hz)
Sistemi i altoparlantëve
Sistemi i nën-vuferit, Refleksi i basit
Altoparlanti
SA-WCT370: 100 mm × 150 mm lloji konik
SA-WCT770: 160 mm lloji konik
Rezistenca nominale
4 om
Furnizimi me energji
220 V - 240 V AC, 50 Hz/60 Hz
Konsumi i energjisë
Ndezur: 30 W
Modaliteti i gatishmërisë: 0,5 W ose më pak
Përmasat (afërsisht) (gj/l/th)
SA-WCT370: 135 mm × 361,5 mm × 394 mm (vertikal)
SA-WCT770: 271 mm × 404 mm × 271 mm
Masa (afërsisht)
SA-WCT370: 7,0 kg
SA-WCT770: 8,8 kg
361,5 mm × 135 mm × 394 mm (horizontal)
Seksioni i transmetuesit/marrësit me valë
Sistemi i altoparlantëve
Specifikimi i tingullit me valë versioni 2.0
Brezi i frekuencës
2,4 GHz (2,4000 GHz - 2,4835 GHz)
Metoda e modulimit
Pi / 4 DQPSK
Formatet e hyrjeve dixhitale audio të mbështetura nga
sistemi
Dolby DigitalDTS-HD Master Audio*
Dolby Digital Plus*DTS-HD High Resolution Audio*
Dolby TrueHD*DTS-HD Low Bit Rate*
DTSLinear PCM 2ch 48 kHz ose më pak
DTS 96/24Linear PCM Maksimumi 7.1ch 192 kHz ose më pak*
* Këto formate mund të vendosen vetëm me lidhje HDMI.