Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve
elektrike, kjo aparaturë nuk duhet të ekspozohet
ndaj shiut ose lagështirës.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e hapni
kasën e pajisjes. Për shërbimet drejtojuni vetëm
personelit të kualifikuar.
Kordoni elektrik duhet të zëvendësohet vetëm
në dyqane të kualifikuara servisi.
Bateritë ose aparaturën me bateri të instaluara
nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së
tepruar siç janë drita e diellit, zjarri ose të
ngjashme me to.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë
produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke
qenë se rrezja e lazerit të përdorur në këtë luajtës
Blu-ray Disc/DVD është e dëmshme për sytë,
mos u përpiqni të çmontoni kasën e pajisjes.
Për shërbimet drejtojuni vetëm personelit të
kualifikuar.
Kjo etiketë ndodhet mbi kapakun mbrojtës
të lazerit brenda pajisjes.
Për klientët në shtetet evropiane
Kjo pajisje klasifikohet si produkt LAZER
I KLASIT 1. Shenja PRODUKT LAZER
I KLASIT 1 ndodhet në pjesën e jashtme
të pasme.
2
Hedhja e pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian dhe
shtetet e tjera evropiane
me sistem të diferencuar
grumbullimi)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e
tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet
si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të
dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të
hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin
e pasojave të mundshme negative për mjedisin
dhe shëndetin, që në rast të kundërt do të
shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm
i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi i
materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e
burimeve natyrore. Për më shumë informacion
të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju
lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Hedhja e baterive të
përdorura (e aplikueshme
në Bashkimin Evropian dhe
vendet e tjera evropiane
me sisteme të diferencuara
grumbullimi)
paketim tregon se bateria e dhënë me këtë
produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake.
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i
kombinuar me një simbol kimik. Simbolet kimike
për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen nëse
bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë
ose 0,004% plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç
duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj
baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë
në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë
lidhje të qëndrueshme me një bateri të
inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet
vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi.
Ky simbol mbi bateri ose mbi
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë,
dorëzojeni produktin në fund të periudhës
së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse
të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni
pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë
nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë
pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin
e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar mbi
riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju
lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Prodhuesi i këtij produkti është
Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minatoku Tokyo, 108-0075 Japoni. Përfaqësuesi i
autorizuar për EMC dhe sigurinë e produktit
është Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger
Strasse 61, 70327 Stuttgart, Germany. Për çdo
çështje shërbimi ose garancie, ju lutemi referojuni
adresave që jepen në dokumentet e veçanta
të shërbimit ose garancisë.
Masat paraprake
• Kjo njësi punon me rrymë të drejtpërdrejtë
220–240V, 50/60 Hz. Kontrolloni që tensioni
i përdorimit të njësisë të jetë identik me
furnizimin vendas me energji.
• Për të parandaluar rrezikun e zjarrit ose
goditjeve elektrike, mbi aparaturë nuk duhen
vendosur objekte të mbushura me lëng.
• Instalojeni këtë njësi në mënyrë që kablloja
e rrjetit elektrik të mund të shkëputet nga
priza e murit menjëherë në rast problemi.
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve të përcaktuara në
Direktivën EMC për përdorimin e një
kablloje lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi vendosjen
• Vendoseni luajtësin në një vend me
ajrosje të përshtatshme për të parandaluar
grumbullimin e nxehtësisë te luajtësi.
• Mos e vendosni luajtësin mbi një sipërfaqe
të butë, p.sh. qilim, duke qenë se kjo mund
të bllokojë vrimat e ajrimit.
• Mos e instaloni këtë luajtës në një hapësirë
të kufizuar, si në një raft librash ose në një
njësi të ngjashme.
• Mos e vendosni luajtësin pranë burimeve
të nxehtësisë siç janë radiatorët, tubacionet
e ajrit, ose në një vend ku bie drita e
drejtpërdrejtë e diellit, ku ka pluhur
të tepërt, ose tronditje mekanike.
• Mos e vendosni luajtësin jashtë, në
automjete, në anije ose në mjete të tjera.
• Nëse luajtësi sillet direkt nga një vend i
ftohtë në një vend të ngrohtë, ose vendoset
në një dhomë shumë të lagësht, lagështira
mund të kondensohet mbi lentet jashtë
luajtësit. Nëse ndodh kjo, luajtësi mund
të mos punojë siç duhet. Në këtë rast, hiqni
diskun dhe lëreni luajtësin të ndezur për
rreth gjysmë ore derisa të avullojë lagështira.
• Mos e instaloni luajtësin në një pozicion të
pjerrët. Ai është projektuar që të përdoret
vetëm në pozicion horizontal.
• Mos vendosni objekte metalike përpara
panelit të përparmë. Kjo mund të kufizojë
marrjen e valëve të radios.
• Mos e vendosni luajtësin në një vend ku janë
në përdorim pajisje mjekësore. Kjo mund të
shkaktojë keqfunksionim të instrumenteve
mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulator kardiak
ose pajisje tjetër mjekësore, konsultohuni
me mjekun ose prodhuesin e pajisjes
mjekësore përpara se të përdorni funksionin
LAN me valë.
3
• Ky luajtës duhet të instalohet dhe përdoret
me një distancë minimale prej të paktën
20 cm ose më shumë mes luajtësit dhe
trupit të personit (duke përjashtuar
ekstremet trupore: duart dhe kyçet e tyre,
këmbët dhe kyçet e tyre).
• Mos vendosni objekte të rënda ose
të paqëndrueshme mbi luajtës.
• Mos vendosni objekte të tjera përveç disqeve
në sirtarin e diskut. Kjo mund të shkaktojë
dëmtime te luajtësi ose objekti.
• Nxirrni disqet që janë brenda kur
zhvendosni luajtësin. Nëse nuk e bëni këtë,
disku mund të dëmtohet.
• Shkëputni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) dhe kabllo të
tjera nga luajtësi kur e zhvendosni luajtësin.
Mbi burimet e rrymës
• Luajtësi nuk shkëputet nga burimi i rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) për sa kohë
që është e lidhur me prizën e murit, edhe
nëse luajtësi vetë është i fikur.
• Nëse nuk do ta përdorni luajtësin për një
kohë të gjatë, shkëputeni luajtësin nga priza
e murit. Për të shkëputur kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te
vetë priza; mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
• Ndiqni pikat e mëposhtme për të
parandaluar dëmtimin e kordonit të rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik). Mos
përdorni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) nëse është
i dëmtuar, duke qenë se kjo mund të
rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
– Mos e përthyeni kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) mes
luajtësit dhe murit, raftit, etj.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik) dhe mos ushtroni forcë mbi vetë
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik).
Mbi rregullimin e volumit
Mos e ngrini volumin ndërkohë që dëgjoni një
pjesë me hyrje në nivele shumë të ulëta ose pa
sinjale audio. Duke vepruar kështu, veshët tuaj
dhe altoparlantët mund të dëmtohen kur luhet
një pjesë me nivel maksimal të lartë.
4
Mbi pastrimin
Pastroni kasën e pajisjes, panelin dhe
kontrollet me një copë të butë. Mos
përdorni asnjë lloj pastruesi abraziv, tela
fërkimi ose tretës si alkooli ose benzina.
Mbi pastrimin e disqeve, pastruesit
e disqeve/lenteve
Mos përdorni disqe pastruese ose pastrues
disqesh/lentesh (duke përfshirë llojet e
lëngshme ose me spërkatje). Këto mund të
shkaktojnë keqfunksionim të aparaturës.
Mbi zëvendësimin e pjesëve
Në rast se ky luajtës riparohet, pjesët e
riparuara mund të mblidhen për ripërdorim
ose për riciklim.
Lidhja me folenë HDMI OUT
Ndiqni pikat e mëposhtme duke qenë se
trajtimi i pasaktë mund të dëmtojë folenë
dhe konektorin HDMI OUT.
• Vendosni saktë me kujdes folenë HDMI
OUT në pjesën e pasme të luajtësit dhe
konektorin HDMI duke kontrolluar format
e tyre. Sigurohuni që konektori të mos jetë
me kokë poshtë ose i përthyer.
• Sigurohuni të shkëputni kabllon HDMI kur
zhvendosni luajtësin.
• Mbajeni drejt konektorin HDMI kur lidhni
ose shkëputni kabllon HDMI. Konektorin
HDMI mos e përthyeni dhe as mos e fusni
me forcë në folenë HDMI OUT.
Për shikimin e pamjeve video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime
(si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje mendsh)
gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony
rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë
pushime të rregullta kur shikojnë pamje 3D.
Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të
nevojshme do të variojë nga personi në person.
Duhet të vendosni vetë si është më mirë. Nëse
ju shkaktohen shqetësime, duhet të ndërprisni
shikimin e pamjeve 3D derisa të mos keni më
shqetësime; nëse mendoni se është e nevojshme
konsultohuni me mjekun. Duhet të shihni edhe
(i) manualin e përdorimit dhe/ose mesazhin
e kujdesit të ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret
me këtë produkt, ose përmbajtjen e Blu-ray
Disc që luhet me këtë produkt, si dhe (ii) faqen
tonë të internetit* për informacionin më të
fundit. Shikimi i fëmijëve të vegjël (sidomos
i atyre nën gjashtë vjeç) është ende në zhvillim
e sipër. Konsultohuni me mjekun (pediatrin
ose okulistin) përpara se të lejoni fëmijët
e vegjël të shohin pamje video 3D.
Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët
e vegjël për të siguruar që ndjekin
rekomandimet e renditura më lart.
* http://www.sony-europe.com/myproduct/
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Kujdes: Ky luajtës është në gjendje të
mbajë për një kohë të pacaktuar në
ekranin e televizorit një foto ose figurë
të palëvizshme video. Nëse këtë foto ose
figurë të palëvizshme video e lini të shfaqet
në televizor për periudha të gjata kohore,
rrezikoni dëmtimin e përhershëm të
ekranit të televizorit. Të prekshëm nga
kjo janë televizorët me ekran plazmë
dhe televizorët me ekran me projeksion.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me
luajtësin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin
më të afërt të Sony.
Mbrojtja kundër kopjimit
Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara
të mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në
mjetet e përdorimit të Blu-ray Disc™ dhe
DVD. Këto sisteme të quajtura AACS
(Advanced Access Content System), në shqip
sistem i përmbajtjes së përparuar të aksesit,
dhe CSS (Content Scramble System) në shqip
sistem i kodimit të përmbajtjes, mund të
përmbajnë disa kufizime për riprodhimin,
daljen analoge dhe veçori të tjera të ngjashme.
Përdorimi i këtij produkti dhe kufizimet e
vendosura mund të variojnë në varësi të datës
së blerjes, duke qenë se bordi drejtues i AACS
mund të miratojë ose ndryshojë rregulloret
e veta të kufizimeve pas datës së blerjes.
Njoftim nga Cinavia
Ky produkt përdor teknologji Cinavia për të
kufizuar përdorimin e kopjeve të paautorizuara
të disa filmave e videove komerciale dhe kolonave të
tyre zanore. Kur diktohet përdorimi i ndaluar i një
kopjeje të paautorizuar, do të shfaqet një mesazh
dhe riprodhimi ose kopjimi do të ndërpritet.
Më shumë informacion mbi teknologjinë
Cinavia jepet në Qendrën Online të Cinavia për
Konsumatorët në faqen
Për të kërkuar informacion shtesë mbi Cinavia
përmes postës së thjeshtë, dërgoni një kartolinë
me adresën tuaj të postës në adresën: Cinavia
Consumer Information Center, P.O. Box 86851,
San Diego, CA, 92138, USA.
http://www.cinavia.com
E drejta e autorit dhe markat tregtare
•“AVCHD” dhe logoja “AVCHD 3D/
Progressive” janë marka tregtare të Panasonic
Corporation dhe Sony Corporation.
• Java është markë tregtare e Oracle dhe/
ose filialeve të saj.
•, “XMB”, dhe “xross media bar” janë
marka tregtare të Sony Corporation dhe
Sony Computer Entertainment Inc.
• Ky produkt përmban teknologji HighDefinition Multimedia Interface (HDMI™),
në shqip: ndërfaqe multimediale me
definicion të lartë. HDMI, logoja HDMI
dhe High-Definition Multimedia Interface
janë marka tregtare ose marka tregtare të
regjistruara të HDMI Licensing LLC në
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
• Logot “Blu-ray Disc”, “DVD+RW”,
“DVD-RW”, “DVD+R”, “DVD-R”,
“DVD VIDEO”, “Super Audio CD”,
dhe “CD” janë marka tregtare.
• Logoja “BD-LIVE”, “BD-LIVE” dhe
“BONUSVIEW” janë marka tregtare të
Blu-ray Disc Association.
• Logot “Blu-ray 3D” dhe “Blu-ray 3D” janë
marka tregtare të Blu-ray Disc Association.
.
5
• “x.v.Colour” dhe logoja “x.v.Colour” janë
marka tregtare të Sony Corporation.
• “BRAVIA” është markë tregtare e
Sony Corporation.
• “PhotoTV HD” dhe logoja “PhotoTV HD”
janë marka tregtare të Sony Corporation.
• Patentat dhe teknologjia koduese audio
MPEG Layer-3 janë të licencuara nga
Fraunhofer IIS dhe Thomson.
• Ky produkt përmban teknologji me pronësi
të regjistruar me licencë nga Verance
Corporation dhe mbrohet nga patenta e
SH.B.A.-së 7,369,677 dhe patenta të tjera
të SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe
në pritje, si dhe të drejta autori dhe mbrojtje
e sekretit tregtar për disa aspekte të kësaj
teknologjie. Cinavia është markë tregtare
e Verance Corporation. Të drejtat e autorit
2004-2010 Verance Corporation. Të gjitha të
drejtat të rezervuara nga Verance. Zbërthimi
ose çmontimi për qëllime dublikimi është
indaluar.
• Windows Media është markë tregtare
ose markë tregtare e regjistruar e
Microsoft Corporation në Shtetet
e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
Ky produkt përmban teknologji që janë
subjekt i disa të drejtave të pronësisë
intelektuale të Microsoft. Ndalohet
përdorimi ose shpërndarja e kësaj teknologjie
jashtë këtij produkti pa licencën/licencat
përkatëse nga Microsoft.
Zotëruesit e përmbajtjes përdorin teknologji
Microsoft PlayReady™ për aksesimin e
përmbajtjes për të mbrojtur pronën e tyre
intelektuale, duke përfshirë përmbajtjen
e mbrojtur me të drejta autori. Kjo pajisje
përdor teknologji PlayReady për të aksesuar
përmbajtjen e mbrojtur me PlayReady dhe/
ose përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM.
Nëse pajisja nuk arrin të imponojë siç duhet
kufizimet mbi përdorimin e përmbajtjes,
zotëruesit e përmbajtjes mund të kërkojnë
nga Microsoft që të anulojë mundësinë
e pajisjes për të përdorur përmbajtje të
mbrojtur me PlayReady. Anulimi nuk duhet
të ndikojë në përmbajtjet e pambrojtura
ose përmbajtje të mbrojtura nga teknologji
të tjera për aksesimin e përmbajtjes.
Zotëruesit e përmbajtjes mund t'ju kërkojnë
të përditësoni PlayReady për të pasur akses
në përmbajtjen e tyre. Nëse nuk pranoni të
përditësoni, nuk do të jeni në gjendje të keni
akses në përmbajtjen që kërkon përditësimin.
6
• Teknologjia e njohjes së muzikës dhe
videos dhe të dhënave përkatëse ofrohet
nga Gracenote®. Gracenote është standard
i industrisë në teknologjinë e njohjes së
muzikës dhe përçimit të përmbajtjes së lidhur
me to. Për më shumë informacion, vizitoni
Shfletuesi Opera(r) nga Opera Software ASA. Të
drejtat e autorit 1995-2010 Opera Software ASA.
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
• Ky produkt përfshin SkypeKit Versioni 3
Të drejtat e autorit 2003-2010, Skype Limited
Patentat në pritje
Skype, logot dhe markat tregtare shoqëruese
dhe simboli “S” janë marka tregtare të Skype
Limited.
•Wi-Fi®, Wi-Fi Protected Access® dhe Wi-Fi
Alliance® janë marka të regjistruara të
Wi-Fi Alliance.
• Wi-Fi CERTIFIED™, WPA™, WPA2™
dhe Wi-Fi Protected Setup™ janë marka
të regjistruara të Wi-Fi Alliance.
• Logoja Wi-Fi CERTIFIED është shenjë
certifikimi e Wi-Fi Alliance.
• Shenja Wi-Fi Protected Setup është markë
e Wi-Fi Alliance.
•DLNA®, logoja DLNA dhe DLNA
CERTIFIED™ janë marka tregtare, marka
shërbimi ose marka certifikimi të Digital
Living Network Alliance.
• Të gjitha markat e tjera tregtare janë marka
të zotëruesve të tyre përkatës.
• Emrat e sistemeve dhe produkteve të tjera
janë në përgjithësi marka tregtare ose marka
tregtare të regjistruara të prodhuesve.
Markat ™ dhe ® nuk tregohen në këtë
dokument.
Informacion mbi Licencën e Përdoruesit
Gracenote® Marrëveshja e Licencës së
Përdoruesit
Ky aplikacion ose pajisje përmban softuer nga
Gracenote, Inc. nga Emeryville, California
(“Gracenote”). Softueri nga Gracenote (“Softueri
i Gracenote”) mundëson që ky aplikacion të
kryejë identifikimin e diskut dhe/ose skedarit
dhe të marrë informacion që lidhet me muzikën,
duke përfshirë informacionin mbi e mrin, artistin,
pjesën dhe titullin (“Të dhënat e Gracenote”)
nga serverët online ose databazat e inkorporuara
(në mënyrë kolektive të referuar si “Serverët
e Gracenote”) dhe të kryejë funksione të tjera.
Ju mund të përdorni Të dhënat e Gracenote
vetëm përmes funksioneve për përdorim nga
Përdoruesi të këtij aplikacioni ose pajisjeje.
Ju bini dakord se do të përdorni Të dhënat e
Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe Serverët
e Gracenote vetëm për përdorimin tuaj personal
jotregtar. Ju bini dakord të mos caktoni, kopjoni,
transferoni ose transmetoni Softuerin e
Gracenote ose çdo Të dhënë të Gracenote
te një palë e tretë. JU BINI DAKORD TË MOS
PËRDORNI OSE SHFRYTËZONI TË DHËNAT
E GRACENOTE, SOFTUERIN E GRACENOTE
OSE SERVERËT E GRACENOTE PËRVEÇSE
SIÇ LEJOHET SHPREHIMISHT KËTU.
Ju bini dakord se licenca juaj joekskluzive për
të përdorur Të dhënat e Gracenote, Softuerin
e Gracenote dhe Serverët e Gracenote do të
ndërpritet në rast se shkelni këto kufizime.
Nëse licenca juaj ndërpritet, ju bini dakord
të ndërprisni çdo përdorim të Të dhënave të
Gracenote, Softuerit të Gracenote dhe Serverëve
të Gracenote. Gracenote rezervon të gjitha të
drejtat për Të dhënave e Gracenote, Softuerin
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
B Sirtari i diskut
C Ekrani i panelit të përparmë
N, X: Ndizet gjatë riprodhimit
ose pauzës.
: Ndizet kur aktivizohet luajtja
epërsëritur.
: Ndizet kur nxjerr sinjale video
720p/1080i/1080p.
D Z (hap/mbyll)
E N (luaj)
F x (ndalo)
G Foleja (USB)
Lidhni pajisje USB në këtë fole.
H Sensori i telekomandës
Për të bllokuar sirtarin e diskut (Bllokimi
për fëmijët)
Sirtarin e diskut mund ta bllokoni
për të shmangur hapjen aksidentale.
Kur luajtësi është i ndezur, mbani
shtypur N në luajtës për më shumë
se 10 sekonda. Sirtari i diskut është
i bllokuar ose i zhbllokuar.
Mbi treguesit/butonat me prekje
Këto butona, 4, 5 dhe 6,
funksionojnë kur janë të ndezur
treguesit e butonave me prekje.
Ju mund të ndizni/fikni treguesit
duke vendosur [Dimmer] (Errësues)
te konfigurimi i [System Settings]
(Cilësimet e sistemit) (faqe 34).
b
Këto butona funksionojnë kur i prekni lehtë.
Mos i shtypni me forcë të tepruar.
z
Këto butonat vazhdojnë të punojnë, edh enëse
çaktivizoni treguesit duke vendosur
[Dimmer] (Errësues) në [Off] (Fikur).
9
Paneli i pasmë
A LINE OUT Foleja (VIDEO)
B DIGITAL OUT Foleja (COAXIAL)
C Vrimat e ajrimit
D DIGITAL OUT Foleja (OPTICAL)
E LINE OUT Foletë (R-AUDIO-L)
F Foleja HDMI OUT 1
G Foleja HDMI OUT 2
H Foleja (USB)
I Terminali LAN (100)
10
Telekomanda
Funksionet e disponueshme të
telekomandës ndryshojnë në varësi
të diskut ose të situatës.
z
Butonat numër 5, AUDIO, 2 + dhe N
kanë një pikë të prekshme. Përdoreni pikën e
prekshme si referencë kur përdorni luajtësin.
A Z
Hap ose mbyll sirtarin e diskut.
-TV- t
Ndërron hyrjen midis TV dhe
burimeve të tjera.
-TV- [/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez televizorin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
[/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
B Butonat numerikë (0 - 9)
Fut numrat e kapitujve/titujve etj.
2 +/–
Rregullon volumin e televizorit.
(heshtja)
Mbyll përkohësisht zërin.
AUDIO (faqe 33)
Zgjedh gjuhën audio kur ka shumë
të tilla të regjistruara në BD-ROM/
DVD VIDEO.
Zgjedh pjesën audio në CD.
3D (faqe 22)
Konverton përmbajtjen 2D në
përmbajtje të stimuluar 3D kur
lidhet me pajisje të përputhshme 3D.
SUBTITLE (faqe 33)
Zgjedh gjuhën e titrave kur ka titra
shumëgjuhëshe të regjistruara në
BD-ROM/DVD VIDEO.
C Butonat me ngjyra (kuqe/
gjelbër/verdhë/blu)
Tastet e shpejta për funksione
ndërvepruese.
D TOP MENU
Hap ose mbyll menynë kryesore
të BD-së ose DVD-së.
SEN
Hyn në shërbimin e internetit të
“Sony Entertainment Network™”.
11
POP UP/MENU
ArtikulliKategoria
Hap ose mbyll menynë kërcyese të
BD-ROM ose menynë e DVD-së.
OPTIONS (faqe 22)
Menyja e opsioneve që mund
të zgjidhen shfaqet në ekranin
e televizorit.
HOME
Hyn në menynë bazë të luajtësit.
Shfaq foton e sfondit kur shtypet në
ikonën e kategorisë në menynë bazë.
RETURN
Kthehet në ekranin e mëparshëm.
</M/m/,
Lëviz theksimin për të zgjedhur
artikullin e shfaqur.
Butoni i qendrës (ENTER)
Fut artikullin e zgjedhur.
E
./>
Kapërcen në kapitullin, pjesën
apo skedarin para/pas.
(e mëparshme/tjetër)
/ (riluaj/përpara)
Riluan shkurtimisht skenat aktuale
për 10 seconda/përshpejton
shkurtimisht përpara skenat aktuale
për 15 sekonda.
m/M (shpejt/ngadalë/ngrij
kuadrin)
• Çon shpejt prapa/shpejt përpara
diskun kur shtypet gjatë luajtjes së
diskut. Sa herë që shtypni butonin
gjatë riprodhimit të videos,
shpejtësia e kërkimit ndryshon.
• Luan me lëvizje të ngadaltë kur
shtypet për mbi një sekondë në
modalitet pushimi.
• Luan nga një kuadër njëkohësisht
kur shtypet shkurtimisht në
modalitetin e pauzës.
z
Luajtja në lëvizje të ngadaltë ose me një
kuadër nuk disponohet për Blu-ray 3D Disc.
12
N
Nis ose rinis luajtjen.
DISPLAY (faqe 19)
Shfaq në ekran informacionin e
luajtjes dhe të shfletimit në internet.
X
Vendos në pauzë ose rinis
riprodhimin.
x
Ndalon riprodhimin dhe ruan
në kujtesë pikën e ndalimit (pikën
e rifillimit).
Pika e rifillimit për një titull/këngë
është pika e fundit që keni luajtur
ose foton e fundit për një dosje
fotosh.
Shfaqja e menysë bazë
Menyja bazë shfaqet kur shtypni HOME.
Zgjidhni një kategori me anë të </,.
Zgjidhni një artikull me anë të M/m, më
pas shtypni ENTER.
Mos e vendosni kordonin elektrik në prizë pa bërë më parë lidhjet e tjera.
Për aksesorët shoqërues, shihni “Aksesorët shoqërues” (faqe 43).
Lidhja me televizorin
Sipas foleve të hyrjes në televizor, zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme të lidhjes.
Gjatë lidhjes kujdesuni të përputhet ngjyra e fishës me ngjyrën e folesë.
Cilësi e lartë
Montimet dhe cilësimet
Cilësi
standarde
*1
Shihni “Aksesorët shoqërues” (faqe 43).
b
Mos e lidhni luajtësin nëpërmjet aparatit të videos. Sinjalet video që ushqehen përmes aparateve të
videos mund të ndikohen nga sistemet e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe figura në televizor
do të jetë e deformuar.
13
Lidhja me amplifikatorin tuaj AV (marrësin)
t Caktoni [BD Audio MIX Setting] (Cilësimi MIX Audio për BD) (faqe 32).
Kablloja HDMI e shpejtësisë
së lartë (nuk jepet)
*1
*2
Kablloja HDMI e shpejtësisë së lartë*1
(nuk jepet)
Kablloja dixhitale koaksiale (nuk jepet)
t Caktoni [Dolby Digital]
*3
/[DTS]*4 (faqe 32).
Kablloja optike dixhitale (nuk jepet)
ose
Kablloja audio/video
*5
Zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme të lidhjes sipas foleve të hyrjes
në amplifikatorin AV (marrës). Kur zgjidhni A ose B, bëni konfigurimet
e nevojshme në [Audio Settings] (Cilësimet audio) (faqe 31).
14
Mbi AV Separation Mode (Modaliteti
TV (i përputhshëm
me 3D)
Amplifikatori AV
(jo i përputhshëm
me 3D)
*1
*1
i ndarjes AV)
Ky modalitet ju lejon të nxirrni veçmas
sinjale video përmes folesë HDMI OUT
1 dhe sinjale audio përmes folesë HDMI
OUT 2(faqe 35).
Shembull:
Ilustrimi i mëposhtëm tregon
një shembull ku lidhen një TV
(i përputhshëm me 3D) dhe një
amplifikator AV (jo i përputhshëm
me 3D).
Përdorni një kabllo HDMI të shpejtësisë
së lartë. Rekomandojmë përdorimin e një
kablloje HDMI Sony (e disponueshme
pranë shitësit më të afërt Sony ose pikës
lokale të autorizuar të shërbimit Sony,
me numër pjese 1-834-169-22, që nga
shkurti 2012, ose ekuivalentja e saj).
*2
Për të shijuar pamje 3D, lidhni një
televizor dhe një amplifikator AV
që janë të dy të përputhshëm me 3D.
*3
Prodhuar me licencë nga Dolby
Laboratories.
Dolby, Pro Logic dhe simboli me dy “D”
janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
15
Hapi 2: Përgatitja për
Kablloja LAN
(nuk jepet)
Ruteri me
brez të gjerë
Modem ADSL/
modem kabllor
Interneti
Ruteri USB
me valë LAN
Modem ADSL/
modem kabllor
Interneti
Kablloja LAN
(nuk jepet)
lidhjen me rrjetin
Wired Setup (Konfigurimi
i lidhjeve me kabllo)
Përdorni kabllo LAN për t'u lidhur
me terminalin LAN (100) në luajtës.
z
Rekomandohet përdorimi i një kablloje të
veshur (kabllo LAN).
Wireless Setup (Konfigurimi
me valë)
Përdorni LAN me valë që është
i integruar në luajtës.
Përpara se të kryeni cilësimet e rrjetit
Kur ruteri juaj me valë LAN (pika
e aksesit) është i përputhshëm me
konfigurimin e mbrojtur Wi-Fi
Protected Setup (WPS) mund të
vendosni lehtësisht cilësimet e rrjetit
me butonin WPS.
Nëse jo, kontrolloni paraprakisht
informacionin e mëposhtëm, dhe
regjistrojeni në hapësirën e dhënë
më poshtë.
– Emrin e rrjetit (SSID*
rrjetin tuaj*
2
.
1
) që identifikon
SSID*1:
– Nëse rrjeti juaj me valë është i
mbrojtur, çelësin e sigurisë (çelësin
WEP, çelësin WPA)*
2
.
Çelësi i sigurisë:
*1
SSID (Identifikuesi i setit të shërbimit)
është një emër që identifikon një rrjet
të caktuar me valë.
*2
Ju nevojitet të kontrolloni cilësimet
e ruterit me valë LAN për të marrë
informacion mbi SSID dhe çelësin
esigurisë.
Për detaje shihni:
– vizitoni faqen e mëposhtme të internetit:
Për klientët në shtetet evropiane
http://support.sony-europe.com/
– referojuni manualit të udhëzimeve
të dhënë me ruterin me valë LAN
– konsultohuni me prodhuesin e ruterit
me valë LAN.
z
Përdorni një ruter LAN me valë që mbështet
802.11b/g ose 802.11b/g/n.
16
Loading...
+ 36 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.