Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve
elektrike, kjo aparaturë nuk duhet të ekspozohet
ndaj shiut ose lagështirës.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e hapni
kabinetin. Për shërbimet drejtojuni vetëm
personelit të kualifikuar.
Kordoni i rrjetit elektrik duhet të zëvendësohet
vetëm nga një dyqan servisi i kualifikuar.
Bateritë ose aparaturën me bateri të instaluara
nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së
tepruar siç janë drita e diellit, zjarri ose të
ngjashme me to.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë
produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke qenë
se rrezja e lazerit të përdorur në këtë luajtës Bluray Disc/DVD është e dëmshme për sytë, mos
u përpiqni të çmontoni mobilien.
Për shërbimet drejtojuni vetëm personelit të
kualifikuar.
Kjo etiketë ndodhet mbi kapakun mbrojtës të
lazerit brenda pajisjes.
Për klientët në shtetet evropiane
Kjo pajisje klasifikohet si produkt CLASS 1
LASER. Shenja CLASS 1 LASER PRODUCT
ndodhet në pjesën e jashtme të pasme.
Njoftim për klientët në Mbretërinë
e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës
Për sigurinë dhe dobinë tuaj, në këtë pajisje është
montuar një spinë e presuar konform me
standardin BS1363.
Nëse siguresa në spinën e dhënë duhet të
zëvendësohet, duhet të përdoret një siguresë me
të njëjtin nivel si ajo e dhënë dhe e miratuar nga
ASTA ose BSI sipas standardit BS1362,
(pra e shënuar me shenjën ose ).
Nëse spina e dhënë me këtë pajisje ka një kapak
sigurese që mund të shkëputet, sigurohuni që
vendosni në vend kapakun e siguresës pasi të
zëvendësoni siguresën. Asnjëherë mos e përdorni
spinën pa kapakun e siguresës. Nëse ju humbet
kapaku i siguresës, ju lutemi kontaktoni me pikën
më të afër të servisit Sony.
Hedhja e pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian dhe
vendet e t jera evropiane me
sistem grumbullimi të
diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij
tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si
mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të
dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të
hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin
e pasojave të mundshme negative për mjedisin
dhe shëndetin, që në rast të kundërt do të
shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm
i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi
i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e
burimeve natyrore. Për më shumë informacion të
detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lute mi
kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e
grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Për klientët në Australi/Zelandë të re
Simboli i mësipërm është i aplikueshëm në
Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane
me sisteme grumbullimi të diferencuar.
Hedhja e baterive të
përdorura (e aplikueshme
në Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
evropiane me sistem
grumbullimi të
diferencuar)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se
bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet të
trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret
i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet
kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen
nëse bateria përmban më shumë se 0.0005% zhivë
ose 0.004% plumb.
2
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç
duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj
baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në
ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë
lidhje të qëndrueshme me një bateri të
inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet
vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë,
dorëzojeni produktin në fund të periudhës së
funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni
pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga
produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës
përkatëse të grumbullimit për riciklimin
e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar mbi
riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi
kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Për klientët në shtetet evropiane
Prodhuesi i këtij produkti është
Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku
Tokyo, 108-0075 Japoni. Përfaqësuesi i
autorizuar për EMC dhe sigurinë e produktit
është Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger
Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo
çështje shërbimi ose garancie, ju lutemi referojuni
adresave që jepen në dokumentet e veçanta të
shërbimit ose garancisë.
Masat paraprake
• Kjo njësi punon me 220 V - 240 V AC,
50/60 Hz. Kontrolloni që tensioni i përdorimit
të njësisë të jetë identik me furnizimin vendas
me energji.
• Për të parandaluar rrezikun e zjarrit ose
goditjeve elektrike, mbi aparaturë nuk duhen
vendosur objekte të mbushura me lëng.
• Instalojeni këtë njësi në mënyrë që kablloja
e rrjetit elektrik të mund të shkëputet nga priza
e murit menjëherë në rast problemi.
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve të përcaktuara në
Direktivën EMC për përdorimin e një kablloje
lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi vendosjen
• Vendoseni luajtësin në një vend me ajrosje
të përshtatshme për të parandaluar
grumbullimin e nxehtësisë te luajtësi.
• Mos e vendosni luajtësin mbi një sipërfaqe
të butë, p.sh. qilim, duke qenë se kjo mund të
bllokojë vrimat e ajrimit.
• Mos e instaloni këtë luajtës në një hapësirë të
kufizuar, si në një raft librash ose në një njësi
të ngjashme.
• Mos e vendosni luajtësin pranë burimeve të
nxehtësisë siç janë radiatorët, tubacionet
e ajrit, ose në një vend ku bie drita
e drejtpërdrejtë e diellit, ku ka pluhur të
tepërt, ose tronditje mekanike.
• Mos e vendosni luajtësin jashtë, në
automjete, në anije ose në mjete të tjera.
• Nëse luajtësi sillet direkt nga një vend
i ftohtë në një vend të ngrohtë, ose vendoset
në një dhomë shumë të lagësht, lagështira
mund të kondensohet mbi lentet jashtë
luajtësit. Nëse ndodh kjo, luajtësi mund të
mos punojë siç duhet. Në këtë rast, hiqni
diskun dhe lëreni luajtësin të ndezur për
rreth gjysmë ore derisa të avullojë lagështira.
• Mos e instaloni luajtësin në një pozicion të
pjerrët. Ai është projektuar që të përdoret
vetëm në pozicion horizontal.
• Mos vendosni objekte metalike përpara
panelit të përparmë. Kjo mund të kufizojë
marrjen e valëve të radios.
• Mos e vendosni luajtësin në një vend ku janë
në përdorim pajisje mjekësore. Kjo mund të
shkaktojë keqfunksionim të instrumenteve
mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulator kardiak ose
pajisje tjetër mjekësore, konsultohuni me
mjekun ose prodhuesin e pajisjes mjekësore
përpara se të përdorni funksionin LAN
me valë.
• Ky luajtës duhet të instalohet dhe përdoret
me një distancë minimale prej të paktën
20 cm ose më shumë mes luajtësit dhe trupit
të personit (duke përfshirë ekstremet
trupore: duart dhe kyçet e tyre, këmbët dhe
kyçet e tyre).
3
• Mos vendosni objekte të rënda ose të
paqëndrueshme mbi luajtës.
• Mos vendosni objekte të tjera përveç disqeve
në sirtarin e diskut. Kjo mund të shkaktojë
dëmtime te luajtësi ose objekti.
• Kur zhvendosni luajtësin, nxirrni diskun që
mund të ketë brenda në sirtarin e diskut.
Nëse nuk e bëni këtë, disku mund të
dëmtohet.
• Shkëputni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) dhe kabllo të
tjera nga luajtësi kur e zhvendosni luajtësin.
Mbi burimet e rrymës
• Luajtësi nuk shkëputet nga burimi i rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) për sa kohë
që është e lidhur me prizën e murit, edhe
nëse luajtësi vetë është i fikur.
• Nëse nuk do ta përdorni luajtësin për një
kohë të gjatë, shkëputeni luajtësin nga priza
e murit. Për të shkëputur kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te
vetë priza; mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
• Ndiqni pikat e mëposhtme për të
parandaluar dëmtimin e kordonit të rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik). Mos
përdorni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) nëse është
i dëmtuar, duke qenë se kjo mund të
rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
– Mos e përthyeni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) mes
luajtësit dhe murit, raftit, etj.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik) dhe mos ushtroni forcë mbi vetë
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik).
Mbi rregullimin e volumit
Mos e ngrini volumin ndërkohë që dëgjoni një
pjesë me hyrje në nivele shumë të ulëta ose pa
sinjale audio. Veshët tuaj dhe altoparlantët
mund të dëmtohen kur niveli i zërit arrin nivel
maksimal të lartë.
Mbi pastrimin
Pastroni kabinetin, panelin dhe kontrollet me
një copë të butë. Mos përdorni asnjë lloj
pastruesi abraziv, tela fërkimi ose tretës si
alkooli ose benzina.
4
Mbi pastrimin e disqeve, pastruesit
e disqeve/lenteve
Mos përdorni disqe pastruese ose pastrues
disqesh/lentesh (duke përfshirë llojet
e lëngshme ose me spërkatje). Këto mund të
shkaktojnë keqfunksionim të aparaturës.
Mbi zëvendësimin e pjesëve
Në rast se ky luajtës riparohet, pjesët
e riparuara mund të mblidhen për ripërdorim
ose për riciklim.
Lidhja me folenë HDMI OUT
Ndiqni pikat e mëposhtme duke qenë se
trajtimi i pasaktë mund të dëmtojë folenë dhe
konektorin HDMI OUT.
• Vendosni saktë me kujdes folenë HDMI
OUT në pjesën e pasme të luajtësit dhe
konektorin HDMI duke kontrolluar format
e tyre. Sigurohuni që konektori të mos jetë
me kokë poshtë ose i përthyer.
• Sigurohuni të shkëputni kabllon HDMI kur
zhvendosni luajtësin.
• Mbajeni drejt konektorin HDMI kur lidhni
ose shkëputni kabllon HDMI. Konektorin
HDMI mos e përthyeni dhe as mos e fusni
me forcë në folenë HDMI OUT.
Për shikimin e pamjeve video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime
(si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje
mendsh) gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony
rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë
pushime të rregullta kur shikojnë pamje 3D.
Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të
nevojshme do të variojë nga personi në
person. Duhet të vendosni vetë si është më
mirë. Nëse ju shkaktohen shqetësime, duhet të
ndërprisni shikimin e pamjeve 3D derisa të
mos keni më shqetësime; nëse mendoni se
është e nevojshme konsultohuni me mjekun.
Duhet të shihni edhe (i) manualin
e përdorimit dhe/ose mesazhin e kujdesit të
ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret me këtë
produkt, ose përmbajtjen e Blu-ray Disc që
luhet me këtë produkt, si dhe (ii) faqen tonë të
internetit* për informacionin më të fundit.
Shikimi i fëmijëve të vegjël (sidomos i atyre
nën gjashtë vjeç) është ende në zhvillim
e sipër. Konsultohuni me mjekun (pediatrin
ose okulistin) përpara se të lejoni fëmijët
e vegjël të shohin pamje video 3D.
Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët e vegjël
për të siguruar që ndjekin rekomandimet
e renditura më lart.
* Për klientët në shtetet evropiane
http://www.sony-europe.com/myproduct/
Për klientët në Australi/Zelandë të re
http://www.sony-asia.com/support/
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Kujdes: Ky luajtës është në gjendje të
mbajë për një kohë të pacaktuar në
ekranin e televizorit një foto ose një imazh
të palëvizshëm video. Nëse këtë foto ose
imazh të palëvizshëm video e lini të
shfaqet në televizor për një periudhë të
tejzgjatur kohore, rrezikoni dëmtimin
e përhershëm të ekranit të televizorit tuaj.
Të prekshëm nga kjo janë televizorët me
ekran plazmë dhe televizorët me ekran
me projeksion.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me
luajtësin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin më
të afërt të Sony.
Mbrojtja kundër kopjimit
Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara
të mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në
mjetet e përdorimit të Blu-ray Disc™ dhe
DVD. Këto sisteme të quajtura AACS
(Advanced Access Content System), në shqip
sistem i përmbajtjes së përparuar të aksesit,
dhe CSS (Content Scramble System) në shqip
sistem i kodimit të përmbajtjes, mund të
përmbajnë disa kufizime për riprodhimin,
daljen analoge dhe veçori të tjera të ngjashme.
Përdorimi i këtij produkti dhe kufizimet
e vendosura mund të variojnë në varësi të
datës së blerjes, duke qenë se bordi drejtues
i AACS mund të miratojë ose ndryshojë
rregulloret e veta të kufizimeve pas datës së
blerjes.
Mbi këtë manual
Fotografia e faqes kryesore është BDP-S590.
E drejta e autorit dhe markat tregtare
• “AVCHD” dhe logoja “AVCHD 3D/
Progressive” janë marka tregtare të
Panasonic Corporation dhe
Sony Corporation.
• Java është markë tregtare e Oracle dhe/ose
filialeve të saj.
•, “XMB,” dhe “xross media bar” janë
marka tregtare të Sony Corporation dhe
Sony Computer Entertainment Inc.
• Ky produkt përmban teknologji HighDefinition Multimedia Interface (HDMI®),
në shqip: ndërfaqe multimediale me
definicion të lartë. HDMI, logoja HDMI dhe
High-Definition Multimedia Interface janë
marka tregtare ose marka tregtare të
regjistruara të HDMI Licensing LLC në
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
• Blu-ray Disc™, Blu-Ray™, Blu-Ray 3D™,
BD-Live™, BONUSVIEW™, dhe logot janë
marka tregtare të Blu-ray Disc Association.
• Logot “DVD+RW,” “DVD-RW,”
“DVD+R,” “DVD-R,” “DVD VIDEO” dhe
“CD” janë marka tregtare.
• “x.v.Colour” dhe logoja “x.v.Colour” janë
marka tregtare të Sony Corporation.
• “BRAVIA” është markë tregtare e
Sony Corporation.
• “PhotoTV HD” dhe logoja “PhotoTV HD”
janë marka tregtare të Sony Corporation.
• Patentat dhe teknologjia koduese audio
MPEG Layer-3 janë të licencuara nga
Fraunhofer IIS dhe Thomson.
• Windows Media është marka tregtare ose
markë tregtare e regjistruar e Microsoft
Corporation në Shtetet e Bashkuara dhe/ose
vende të tjera.
Ky produkt përmban teknologji që janë
subjekt i disa të drejtave të pronësisë
intelektuale të Microsoft. Ndalohet
përdorimi ose shpërndarja e kësaj
teknologjie jashtë këtij produkti pa licencën/
licencat përkatëse nga Microsoft.
Zotëruesit e përmbajtjes përdorin teknologji
Microsoft PlayReady™ për aksesimin
e përmbajtjes për të mbrojtur pronën e tyre
intelektuale, duke përfshirë përmbajtjen
e mbrojtur me të drejta autori. Kjo pajisje
përdor teknologji PlayReady për të aksesuar
përmbajtjen e mbrojtur me PlayReady dhe/
ose përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM.
Nëse pajisja nuk arrin të imponojë siç duhet
kufizimet mbi përdorimin e përmbajtjes,
zotëruesit e përmbajtjes mund të kërkojnë
nga Microsoft që të anulojë mundësinë
e pajisjes për të përdorur përmbajtje të
5
mbrojtur me PlayReady. Anulimi nuk duhet
të ndikojë në përmbajtjet e pambrojtura ose
përmbajtje të mbrojtura nga teknologji të
tjera për aksesimin e përmbajtjes. Zotëruesit
e përmbajtjes mund t'ju kërkojnë të
përditësoni PlayReady për të pasur akses në
përmbajtjen e tyre. Nëse nuk pranoni të
përditësoni, nuk do të jeni në gjendje të keni
akses në përmbajtjen që kërkon
përditësimin.
•Wi-Fi®,Wi-Fi Protected Access® dhe Wi-Fi
Alliance® janë marka të regjistruara të WiFi Alliance.
• Wi-Fi CERTIFIED™, WPA™, WPA2™
dhe Wi-Fi Protected Setup™ janë marka të
regjistruara të Wi-Fi Alliance.
• Logoja Wi-Fi CERTIFIED Logo është shenjë
certifikimi e Wi-Fi Alliance.
• Shenja Wi-Fi Protected Setup është shenjë
eWi-Fi Alliance.
•DLNA®, logoja DLNA dhe DLNA
CERTIFIED™ janë marka tregtare, marka
shërbimi ose marka certifikimi të Digital
Living Network Alliance.
• Shfletuesi Opera® nga Opera Software ASA.
Të drejtat e autorit 1995-2010 Opera
Software ASA. Të gjitha të drejtat të
rezervuara.
6
• Të gjitha markat e tjera tregtare janë marka
të zotëruesve të tyre përkatës.
• Emrat e sistemeve dhe produkteve të tjera
janë në përgjithësi marka tregtare ose marka
tregtare të regjistruara të prodhuesve.
Markat ™ dhe ® nuk tregohen në këtë
dokument.
Gracenote® Marrëveshja e Licencës së
Përdoruesit
Versioni 20061005
Ky aplikacion ose pajisje përmban softuer nga
Gracenote, Inc. nga Emeryville, California
(“Gracenote”). Softueri nga Gracenote
(“Softueri i Gracenote”) mundëson që ky
aplikacion të kryejë identifikimin e diskut
dhe/ose skedarit dhe të marrë informacion
që lidhet me muzikën, duke përfshirë
informacionin mbi emrin, artistin, pjesën dhe
titullin (“Të dhënat e Gracenote”) nga serverët
online ose databazat e inkorporuara
(në mënyrë kolektive të referuar si “Serverët
e Gracenote”) dhe të kryejë funksione të tjera.
Ju mund të përdorni Të dhënat e Gracenote
vetëm përmes funksioneve për përdorim nga
Përdoruesi të këtij aplikacioni ose pajisjeje.
Ju bini dakord se do të përdorni Të dhënat
e Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe
Serverët e Gracenote vetëm për përdorimin
tuaj personal jotregtar. Ju bini dakord të mos
caktoni, kopjoni, transferoni ose transmetoni
Softuerin e Gracenote ose çdo Të dhënë të
Gracenote te një palë e tretë. JU BINI
DAKORD TË MOS PËRDORNI OSE
SHFRYTËZONI TË DHËNAT
E GRACENOTE, SOFTUERIN
E GRACENOTE OSE SERVERËT
E GRACENOTE PËRVEÇSE SIÇ
LEJOHET SHPREHIMISHT KËTU.
Jeni dakord që licenca juaj joekskluzive për të
përdorur Të dhënat e Gracenote-it, Softuerin
e Gracenote-it dhe Serverët e Gracenote-it do
të ndërpritet në rast se shkelni këto kufizime.
Jeni dakord që nëse licenca juaj ndërpritet,
të ndërprisni çdo përdorim të Të dhënave të
Gracenote-it, Softuerit të Gracenote-it dhe
Serverëve të Gracenote-it. Gracenote rezervon
të gjitha të drejtat për Të dhënat e Gracenoteit, Softuerin e Gracenote-it dhe Serverët
e Gracenote-it, duke përfshirë të gjitha të
drejtat e pronësisë. Në asnjë rrethanë nuk do
të bëhet përgjegjëse Gracenote për ndonjë
pagesë ndaj jush për informacione që jepni.
Jeni dakord që Gracenote, Inc. mund të
zbatojë të drejtat e veta sipas kësaj
Marrëveshjeje kundër jush drejtpërdrejt
në emër të vet.
Shërbimi i Gracenote-it përdor një
identifikues të posaçëm për të gjurmuar
kërkesat për qëllime statistikore. Qëllimi
i identifikuesit me caktim të rastësishëm
numerik është t'i mundësojë shërbimit të
Gracenote-it të numërojë kërkesat pa ditur se
kush jeni. Për më shumë informacion, shihni
faqen e internetit për rregulloren e fshehtësisë
së Gracenote-it për shërbimin e Gracenote-it.
Softueri i Gracenote-it dhe çdo artikull i Të
dhënave të Gracenote-it ju licencohet "SIÇ
ËSHTË". Gracenote nuk jep deklarim apo
garanci, të shprehur ose të nënkuptuar,
në lidhje me saktësinë e Të dhënave të
Gracenote-it nga Serverët e Gracenote-it.
Gracenote rezervon të drejtën të fshijë të
dhëna nga Serverët e Gracenote-it ose të
ndryshojë kategoritë e të dhënave për çfarëdo
shkak që Gracenote e gjykon të mjaftueshëm.
Nuk jepet asnjë garanci se Softueri
i Gracenote-it ose Serverët e Gracenote-it janë
pa gabime ose se funksionimi i Softuerit të
Gracenote-it ose i Serverëve të Gracenote-it
do të jetë i pandërprerë. Gracenote nuk ka
asnjë detyrim t'ju japë lloje të reja shtesë ose të
përmirësuara të dhënash ose kategori që
Gracenote mund t'i ofrojë në të ardhmen
dhe ka lirinë t'i ndërpresë shërbimet e veta në
çdo kohë.
GRACENOTE HEQ DORË NGA ÇDO
GARANCI E SHPREHUR OSE
E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR
PA U KUFIZUAR ME, GARANCITË
E NËNKUPTUARA TË
TREGTUESHMËRISË,
PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM
TË CAKTUAR, TITULLIT DHE
MOSSHKELJES. GRACENOTE NUK
GARANTON REZULTATET QË DO TË
PËRFTOHEN NGA PËRDORIMI NGA ANA
JUAJ I SOFTUERIT TË GRACENOTE-IT
OSE ÇDO SERVERI TË GRACENOTE-IT.
GRACENOTE NUK MBAN PËRGJEGJËSI
NË ASNJË RAST PËR ASNJË DËMTIM
PASUES OSE AKSIDENTAL OSE PËR
ASNJË FITIM TË HUMBUR APO TË
ARDHURA TË HUMBURA.
Butoni N ka një pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme si referencë kur
përdorni luajtësin.
A [/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
B Sirtari i diskut
C Ekrani i panelit të përparmë
D Z (hap/mbyll)
E N (luaj)
F x (ndalo)
G Foleja (USB)
Lidhni pajisje USB në këtë fole.
H Sensori i telekomandës
Për të kyçur sirtarin e diskut
(Kyçja për fëmijët)
Sirtarin e diskut mund ta kyçni për të
shmangur hapjen aksidentale.
Kur është ndezur luajtësi, mbani shtypur
butonin N për mbi 10 sekonda, për të
kyçur ose shkyçur sirtarin.
9
Paneli i pasmë
A Foleja LINE OUT (VIDEO)
B Foleja DIGITAL OUT (COAXIAL)
C Foleja (USB)
D Terminali LAN (100)
E Foleja HDMI OUT
F Foletë LINE OUT (R-AUDIO-L)
G Foleja DIGITAL OUT (OPTICAL)
10
Fillimi
Telekomanda
Funksionet e disponueshme të
telekomandës ndryshojnë në varësi të
diskut ose të situatës.
AUDIOSUBTITLE
DISPLAY
z
Butonat Numri 5, AUDIO, 2 + dhe N kanë
pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme
si referencë kur përdorni luajtësin.
SEN
A Z (hap/mbyll)
Hap ose mbyll sirtarin e diskut.
-TV- t (zgjedhja e hyrjes në
televizor)
Ndërron hyrjen midis TV dhe
burimeve të tjera.
-TV- [/1 (televizori ndezur/në
gatishmëri)
Ndez televizorin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
[/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
B Butonat numerikë (0 - 9)
Fut numrat e kapitujve/titujve etj.
2 (volumi) +/–
Rregullon volumin e televizorit.
AUDIO (faqe 28)
Zgjedh gjuhën audio kur ka shumë
të tilla të regjistruara në BD-ROM/
DVD VIDEO.
Zgjedh pjesën audio në CD.
SUBTITLE (faqe 28)
Zgjedh gjuhën e titrave kur ka titra
shumëgjuhëshe të regjistruara në
BD-ROM/DVD VIDEO.
(hesht)
Mbyll përkohësisht zërin.
C Butonat me ngjyra
(kuqe/gjelbër/verdhë/blu)
Tastet e shpejta për funksione
ndërvepruese.
D TOP MENU
Hap ose mbyll menynë kryesore
të BD-së ose të DVD-së.
POP UP/MENU
Hap ose mbyll menynë kërcyese të
BD-ROM-it ose menynë e DVD-së.
OPTIONS (faqe 21)
Shfaq opsionet e disponueshme
në ekran.
11
HOME
Artikulli
Kategoria
Hyn në menynë bazë të luajtësit.
Shfaq foton e sfondit kur shtypet në
ikonën e kategorisë në menynë bazë.
RETURN
Kthehet në ekranin e mëparshëm.
</M/m/,
Lëviz theksimin për të zgjedhur
artikullin e shfaqur.
Butoni i qendrës (ENTER)
Hyn në artikullin e zgjedhur.
E ./> (para/pas)
Kapërcen në kapitullin, pjesën apo
skedarin para/pas.
X (pusho)
Pushon ose rinis luajtjen.
m/M (shpejt prapa/shpejt
përpara)
• Shpejt prapa/shpejt përpara kur
shtypet butoni gjatë luajtjes së
diskut. Shpejtësia e kërkimit
ndryshon çdo herë që shtypni
butonin gjatë luajtjes së videos.
• Luan me lëvizje të ngadaltë kur
shtypet për mbi një sekondë në
modalitet pushimi.
• Luan një kuadër çdo herë
që shtypni për pak kohë në
modalitet pushimi.
z
Luajtja në lëvizje të ngadaltë ose me
një kuadër nuk disponohet për Blu-ray
3D Disc.
N (luaj)
Nis ose rinis luajtjen.
DISPLAY (faqe 18)
Shfaq në ekran informacionin
e luajtjes dhe të shfletimit në internet.
x (ndalo)
Ndalon luajtjen dhe ruan në kujtesë
pikën e ndalimit (pikën e rifillimit).
12
Pika e rifillimit për një titull/pjesë
është pika e fundit që keni luajtur
ose fotoja e fundit në rast dosjeje
fotosh.
SEN (faqe 19)
Hyn në shërbimin e internetit të
“Sony Entertainment Network™”.
Shfaqja e menysë bazë
Menyja bazë shfaqet kur shtypni HOME.
Zgjidhni një kategori me anë të </,.
Zgjidhni një artikull me anë të M/m dhe
shtypni ENTER.
• Kabllo audio/video (fishë kufjesh ×3)
(1) (Vetëm model australian)
•Telekomanda (1)
• Bateri R6 (përmasa AA) (2)
Fillimi
Hapi 2: Lidhja e luajtësit
Kablloja HDMI e shpejtësisë së
lartë (nuk jepet)
Kablloja audio/video
*
Mos e vendosni kordonin elektrik në prizë pa bërë më parë lidhjet e tjera.
Lidhja me televizorin
Sipas foleve të hyrjes në televizor, zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme të lidhjes.
Gjatë lidhjes kujdesuni të përputhet ngjyra e fishës me ngjyrën e folesë.
Cilësi e lartë
* Shihni “Hapi 1: Aksesorët e dhënë” (faqe 12).
b
Mos e lidhni luajtësin nëpërmjet aparatit të videos. Sinjalet video nga aparatet e videos mund të
ndikohen nga sistemet e mbrojtjes së të drejtave të autorit që shkaktojnë deformimin e figurës
televizive.
Cilësi
standarde
13
Lidhja me amplifikatorin AV (marrësin)
t Caktoni [BD Audio MIX Setting] (Cilësimet MIX audio të BD)
(faqe 27).
Kablloja HDMI e shpejtësisë së lartë (nuk jepet)
Kablloja HDMI e shpejtësisë së
lartë (nuk jepet)
Kablloja koaksiale dixhitale
(nuk jepet)
t Caktoni [Dolby Digital
*2
/ DTS*3] (faqe 27).
Kablloja optike dixhitale
(nuk jepet)
ose
Kablloja audio/video
*1
Zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme të lidhjes sipas foleve të hyrjes në amplifikatorin
AV (marrës). Kur zgjidhni
Settings] (Cilësimet audio) (faqe 27).
A
ose B, bëni konfigurimet e nevojshme në [Audio
14
Loading...
+ 30 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.