Nokia 1650 User's Guide [sq]

Nokia 1650 Udhëzuesi i përdorimit
9202438
Botimi1 SQ
DEKLARATA E KONFORMITETIT Me këtë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron
0434
© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka të depozituara malli ose marka të regjistruara të Korporatës Nokia. Melodia e Nokia-s është shenjë zanore e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjitha përmbajtjeve në këtë dokument në çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.
US Patent No 5818437 and other pending patents. T9 text input software Copyright © 1997-2007. Tegic Communications, Inc. All rights reserved.
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument pa njoftim paraprak.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
se ky produkt RM-305 është në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://www.nokia.com/ phones/declaration_of_conformity/.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET “PA NDRYSHIM”. ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË, RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Disponueshmëria e prodhimeve të caktuara dhe aplikacioneve si dhe shërbimeve për këta prodhime mund të dallojë mvarësishtë nga regjioni. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë e mundësive të gjuhës.
Kjo pajisje përputhet me direktivën 2002/95/EC mbi kufizimin e përdorimit të substancave të caktuara të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike.
Kontrollet e eksportit Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet përvetësimi i paligjshëm.
9202438/Botimi 1 SQ
Përmbajtja
Për sigurinë tuaj ...................................................................... 5
1. Fillimi ................................................................................... 9
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë ................................................................ 9
Ngarkimi i baterisë ............................................................................................... 11
Hapja dhe mbyllja ................................................................................................. 12
2. Pajisja juaj ......................................................................... 14
Butonat dhe pjesët përbërëse............................................................................ 14
Funksionet kryesore.............................................................................................. 15
Kryerja dhe përgjigja e një thirrjeje ................................................................. 16
Altoparlanti............................................................................................................. 17
Shkrimi i tekstit ..................................................................................................... 17
Mesazhet ................................................................................................................. 18
Kontaktet................................................................................................................. 20
Radioja ..................................................................................................................... 20
Projektori ................................................................................................................. 21
Multi libri i telefonave......................................................................................... 21
3. Informacioni për baterinë ................................................ 23
Ngarkimi dhe shkarkimi ...................................................................................... 23
Orientimet e origjinalitetit të baterive Nokia ............................................... 25
Kujdesi dhe mirëmbajtja....................................................... 29
Informacioni shtesë mbi sigurinë......................................... 32
4
Për sigurinë tuaj
Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose ilegale. Për informacion të mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.
HAPENI ME KUJDES
Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes e cila mund të ndikojë në funksionimin e tyre.
MBYLLENI NË SPITALE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni pajisjen kur jeni pranë aparaturave mjekësore.
5
MBYLLENI NË AEROPLAN
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në aeroplan.
MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR AUTOMJETIN ME KARBURANT
Mos e përdorni pajisjen në një pikë karburanti. Mos e përdorni afër lëndëve djegëse ose kimike.
MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e përdorni pajisjen gjatë një shpërthimi.
PËRDORENI ME ARSYE
Përdoreni vetëm në pozicion normal ashtu si shpjegohet në dokumentacionin e produktit. Mos e prekni pa arsye rajonin e antenës.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.
PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË
Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
REZISTENCA NDAJ UJIT
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
6
KOPJET REZERVË
Kini parasysh që të bëni kopje rezervë ose të mbani një shënim me shkrim për të gjithë informacionin e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
THIRRJET E URGJENCËS
Sigurohuni që funksioni i telefonit të pajisjes është i hapur dhe në shërbim. Shtypni butonin e përfundimit aq here sa të jetë e nevojshme për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për t’u kthyer në ekranin fillestar. Fusni numrin e urgjencës dhe më pas shtypni butonin e thirrjes. Jepni vendndodhjen tuaj. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta përfunduar.
Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues, është aprovuar për përdorim në rrjetet GSM 900 dhe 1800. Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
7
Kur të përdorni funksionet e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet lokale, të drejtat private dhe të ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit.
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj veçorie të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Shërbimet e rrjetit
Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një furnizues i shërbimit celular. Disa nga funksionet kërkojnë funksione të veçanta të rrjetit. Këto funksione nuk disponohen në të gjitha rrjetet; rrjetet e tjera mund të kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme me furnizuesin tuaj të shërbimit përpara se të mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Furnizuesi juaj i shërbimit mund t’ju japë udhëzime dhe t’ju shpjegojë se çfarë tarifash do të përdorë. Disa rrjete mund të kenë kufizime gjë e cila ndikon në mënyrën që mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa rrjete mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet si dhe shkronjat që varen nga gjuhët.
Furnizuesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë, disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë
8
gjithashtu një konfigurim të veçantë si p.sh. ndryshime në emrat e menysë, në renditjen e menysë dhe të ikonave. Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
Ndihmë nga Nokia në Web
Kontrolloni www.nokia.com/support ose sajtin vendor të Nokia-s në ueb për versionin më të fundit të këtij udhëzuesi, për informacion shtesë, për shkarkime dhe për shërbime që kanë të bëjnë me produktin tuaj Nokia.
1. Fillimi
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Mbajini të gjitha kartat SIM larg nga fëmijët e vegjël. Për disponueshmërinë dhe informacion rreth përdorimit të
shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e kartës suaj SIM. Ai mund të jetë furnizuesi i shërbimit ose ndonjë shitës tjetër.
Kjo pajisje është krijuar për t'u përdorur me BL-5C baterinë.
9
1. Shtyjeni kapakun e prapëm për ta zhvendosur atë (1). Ngrijeni dhe hiqeni baterinë (2).
2. Me kujdes ngrini mbajtësin e kartës SIM nga pjesëza me gisht e telefonit (3). Vendosni kartën SIM në mbajtës, në mënyrë të tillë që cepi i prerë të jetë në qoshen e sipërme djathtas dhe sipërfaqja e kontaktit ngjyrë ari të jetë duke parë nga poshtë (4). Mbylleni mbajtësin e kartës SIM (7) dhe shtypeni atë për ta kyçur në vendin e tij.
3. Vendosni përsëri në vend baterinë dhe mbulesën e pasme (6, 7).
10
Shënim: Gjithmonë, para se të hiqni mbulesën, mbyllni
fuqinë dhe shkëpusni ngarkuesin si dhe çfarëdolloj pajisje tjetër. Gjatë ndërrimit të kapakëve, përpiquni që të mos prekni elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakët të bashkëngjitur.
Ngarkimi i baterisë
Paralajmërim: Me këtë model të veçantë
përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të aprovuara nga Nokia. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të zhvlerësojë çdo aprovim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm.
Kontrolloni numrin e modelit të çdo ngarkuesi para se ta përdorni me këtë pajisje. Kjo pajisje është planifikuar të përdoret kur furnizohet me fuqi nga një ngarkues AC-3.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara, luteni të kontaktoni me shitësin tuaj. Kur shkëpusni kordonin e energjisë të çdo pajisjeje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
11
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë korrenti në mur.
2. Lidheni ngarkuesin me pajisjen. Shiriti i treguesit të baterisë fillon të lëvizë. Kur bateria është plotësisht e ngarkuar, shiriti nuk lëviz më.
Këshilla: Të kurseni energji, çkyqeni mbushësin kur bateria është plotësisht e mbushur.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë pak minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Hapja dhe mbyllja
Shtypni dhe mbani të shtypur butonin e përfundimit..
Përdoreni pajisjen vetëm në pozicionin e saj normal të përdorimit.
Pajisja juaj ka një antenë të brendshme.
12
Loading...
+ 27 hidden pages