Daikin BRC1E52B7 Installation manuals [sq]

PULTI I KOMANDIMIT
I LIDHUR ME TELA
MANUALI I INSTALIMIT
BRC1E52B7
Sigurohuni që ta lexoni këtë manual instalimi përpara se të kryeni instalimin e këtij produkti.
Përmbajtja
1. Masat e sigurisë ................................................. 2
2. Aksesorët ...........................................................4
3. Procedura e instalimit të pultit
të komandimit ....................................................4
4. Funksionet dhe zërat e menysë së
butonave të pultit të komandimit ...................10
5. Lidhja e energjisë ............................................12
6. Cilësimet e fushave ......................................... 13
7. Metoda e procesit të testimit
(në rastin e SkyAir) .......................................... 16
8. Procedura e kontrollit të historisë
së gabimeve ..................................................... 19
9. Metoda e regjistrimit të
informacionit të kontaktit ................................ 20
10.Konrmimiidetajevetëregjistruara .............21
11. Ora dhe kalendari ............................................22
12. Gjuha ................................................................23
13. Butonat e ndalimit ...........................................24
14. Funksioni i ndalimit .........................................25
Manuali i instalimit BRC1E52B7
1
1. Masat e sigurisë
Udhëzimet origjinale janë shkruar në gjuhën angleze. Të gjitha gjuhët e tjera janë përkthime të udhëzimeve origjinale.
 Shikoni gjithashtu edhe manualin e instalimit të dërguar me njësinë
e brendshme.
Ju lutemi t'i lexoni me kujdes "Masat e sigurisë" përpara instalimit të pajisjes për kondicionimin e ajrit dhe sigurohuni që ta instaloni saktë atë.
● Masat e përshkruara këtu klasikohen si PARALAJMËRIM dhe KUJDES. Që të dyja këto
përmbajnë informacion të rëndësishëm për sigurinë. Sigurohuni që t'i zbatoni të gjitha masat pa përjashtim.
PARALAJMËRIM
KUJDES
● Pas përfundimit të instalimit, kryeni një provë funksionimi për të kontrolluar për defekte dhe
shpjegojini klientit sesi ta përdorë kondicionerin e ajrit dhe kujdesuni për këtë gjë me ndihmën
e manualit të përdorimit. Kërkojini klientit që ta ruajë manualin e instalimit së bashku me manualin
e përdorimit për ta përdorur si referencë në të ardhmen.
Kërkojini shitësit tuaj ose një personeli të kualikuar që të kryejë punimet e instalimit.
Mos u përpiqni që ta instaloni vetë pultin e komandimit. Instalimi i gabuar mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
Konsultohuni me shitësin tuaj lokal lidhur me ndryshimin e vendndodhjes dhe riinstalimin e pultit
të komandimit. Puna e pasaktë e instalimit mund të rezultojë në rrezik rrjedhjeje, goditjeje elektrike ose në rrezik zjarri.
Instalojeni pultin e komandimit në përputhje me udhëzimet në këtë manual instalimi. Instalimi i gabuar mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
Për punimet e instalimit përdorni vetëm pjesët dhe aksesorët e specikuar. Mospërdorimi i pjesëve të specikuara mund të rezultojë në rrëzim të njësisë, rrjedhje uji, goditje
elektrike ose zjarr. Instalojeni pultin e komandimit mbi një bazament mjaftueshëm të fortë që të përballojë peshën e tij.
Nëse bazamenti nuk ka forcën e duhur, kjo gjë mund të rezultojë në rrëzim të pultit të komandimit dhe lëndim.
Punimet elektrike duhen kryer në përputhje me rregullat lokale dhe kombëtare, si dhe me udhëzimet
në këtë manual instalimi. Sigurohuni të përdorni një lidhje të dedikuar për furnizimin me energji. Pamjaftueshmëria e kapacitetit të qarkut të furnizimit me energji dhe lidhjet e gabuara mund të rezultojnë në goditje elektrike ose zjarr.
Instalimi duhet kryer gjithmonë kur është i shkëputur furnizimi me energji elektrike.
Prekja e pjesëve elektrike nën tension shkakton goditje elektrike. Mos e zbërtheni, rindërtoni ose mos e riparoni pultin e komandimit.
Si rezultat mund të shkaktohet goditje elektrike dhe/ose zjarr.
Sigurohuni që të gjitha lidhjet janë të sigurta, që janë përdorur telat e specikuar dhe që telat ose
lidhjet në terminale nuk janë të tendosura. Lidhjet e gabuara ose shtrëngimi i telave mund të shkaktojë formim nxehtësie jonormale ose zjarr.
Zgjedhja e materialeve duhet të jetë në përputhje me standardet e zbatueshme kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Mosveprimi në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në lëndim personi ose në humbje të jetës.
Moszbatimi i këtyre udhëzimeve në mënyrën e duhur mund
të rezultojë në dëme materiale ose lëndim personi, të cilat mund të jenë serioze në varësi nga rrethanat.
PARALAJMËRIM
BRC1E52B7 Manuali i instalimit 4PW72364-3 – 11.2011
2
KUJDES
Për të shmangur rrjedhjen dhe goditjen elektrike për shkak të futjes së ujit ose të insekteve, mbusheni me stuko vrimën e kalimit të telave.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e përdorni me duar të lagura. Mos e lani me ujë pultin e komandimit, sepse kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Montojeni njësinë e brendshme dhe të jashtme, kabllon elektrike dhe telat e lidhjeve të paktën
1 metër larg nga televizori ose radioja për të parandaluar zhurmën dhe ndërhyrjen te gura. (Në varësi nga forca e sinjalit hyrës, distanca 1 metër mund të mos jetë e mjaftueshme për
të eliminuar zhurmën.) Mos e montoni kondicionerin e ajrit në vendet:
1. Ku ka një përqendrim të lartë avujsh ose spërkatësish me vaj mineral (p.sh. një kuzhinë).
Pjesët plastike do të prishen, ato mund të rrëzohen dhe mund të shkaktohet rrjedhja e ujit.
2. Ku formohet gaz gërryes, si p.sh. gazi i acidit sulfurik.
Gërryerja e tubave prej bakri ose e pjesëve të salduara mund të shkaktojë rrjedhjen e gazit
ftohës.
3. Pranë pajisjeve që emetojnë rrezatim elektromagnetik.
Rrezatimi elektromagnetik mund të ndërhyjë në funksionimin e sistemit të kontrollit dhe
të shkaktojë një funksionim të parregullt të njësisë.
4. Ku mund të ketë rrjedhje të gazeve të ndezshëm, aty ku në ajër ka pezulli pluhuri të ndezshëm ose bra karboni ose aty ku trajtohen lëndë të avullueshme të ndezshme, si p.sh. hollues boje ose benzinë. Përdorimi i njësisë në këto kushte mund të shkaktojë zjarr.
5. Me temperaturë të lartë ose në një pikë me akë të drejtpërdrejtë. Mund të shkaktohet nxehje dhe/ose vënia e zjarrit.
6. Me lagështirë ose në vende ku ai mund të ekspozohet ndaj ujit. Nëse uji futet brenda pultit të komandimit, ai mund të shkaktojë goditje elektrike dhe pjesët e brendshme elektronike mund të prishen.
Kur përdoret termo funksioni i pultit të komandimit, zgjidheni vendin e instalimit duke marrë
në konsideratë faktin që ai duhet të jetë.
● Një vend ku mund të zbulohet temperatura mesatare e ambientit.
● Një vend që nuk është i ekspozuar ndaj dritës së diellit.
● Një vend që është larg nga ndonjë burim nxehtësie.
● Një vend që nuk ndikohet nga ajri i jashtëm për shkak të hapjes/mbylljes së derës ose
të ngjashme.
Manuali i instalimit BRC1E52B7
3
2. Aksesorët
2x
2x
1x
1x
1x
1x
Pamja e jashtme e pultit të komandimit
Kapaku
KUJDES
Në paketim përfshihen aksesorët e mëposhtëm.
Vidë druri Vidë e vogël Mbërthyese CD e manualit
(Ø3,5×16)
(M4×16)
Udhëzues
i shpejtë
Mbajtësja
e kabllove
3. Procedura e instalimit të pultit të komandimit
3-1 Përcaktoni vendin ku do të instalohet pulti i komandimit.
Sigurohuni që të ndiqni " 1. Masat e sigurisë" kur të përcaktoni vendndodhjen.
3-2 Hapni në mur një vrimë për kalimin e telave nëse ato
do të nxirren nga pjesa e pasme.
Ø8-10
Kapaku i poshtëm Vrima e kalimit
40
48,5
Kur të bëni vrimën, vendoseni qendrën e vrimës në mur në qendrën e vrimës së kalimit të telave në kapakun e poshtëm të pultit të komandimit.
Vrima e kalimit
Ø8-10
Nëse madhësia e vrimës është shumë e madhe ose në vendi është i papërshtatshëm, vrima mund të dalë jashtë pultit të komandimit.
3-3 Hiqni kapakun e sipërm.
Futni një kaçavidë në kanalin e kapakut të poshtëm për të hequr kapakun e sipërm (2 pika).
Pllaka e qarkut të stampuar të pultit të komandimit ndodhet në kapakun e sipërm.Bëni kujdes të mos e dëmtoni me kaçavidë pllakën e qarkut.
Bëni kujdes që pluhuri ose lagështia të mos bjerë në kontakt me pllakën e qarkut të stampuar në kapakun e sipërm të hequr.
BRC1E52B7 Manuali i instalimit 4PW72364-3 – 11.2011
Kaçavida
Futni dhe rrotulloni lehtë kaçavidën për ta hequr.
i sipërm
Kapaku i poshtëm
4
3-4 Përcaktoni drejtimin e daljes së telave nga pulti
(dalja nga prapa, majtas, lart në qendër ose dalja lart).
3-4-1 Dalja nga prapa 3-4-2 Dalja majtas
Pritni pjesën plastike (pjesa e vijëzuar). Pritni pjesën e hollë (pjesa e vijëzuar) me
pinca ose diçka tjetër dhe pastaj limojini buzët me një limë ose diçka të ngjashme.
3-4-3 Dalja lart 3-4-4 Dalja lart në qendër
Pritni pjesën e hollë (pjesa e vijëzuar) me pinca ose diçka tjetër dhe pastaj limojini buzët me një limë ose diçka të ngjashme.
Pritni pjesën e hollë (pjesa e vijëzuar) me pinca ose diçka tjetër dhe pastaj limojini buzët me një limë ose diçka të ngjashme.
3-5 Kryeni lidhjen e telave.
KUJDES
1. Kutia shpërndarëse dhe telat përcjellës nuk dërgohen.
2. Mos e prekni direkt me dorë pllakën e qarkut të stampuar.
Specikimet e telave
Lloji i telit Tel ose kabllo me veshje plastike vinili Madhësia e telit 0,75~1,25 mm
Manuali i instalimit BRC1E52B7
5
2
Pjesa e veshur në pultin e komandimit duhet që të zhvishet.
±10 mm
Njësia e brendshme
Për një instalim të lehtë, është
Zhvishni mbrojtësen dhe veshjen e telit
Udhëzimi
i prerjes së telit
Gjatësia e zhveshjes:
● ±150 mm për daljen lart
● ±200 mm për daljen lart në qendër
Lidhni terminalet (P/P1, N/P2) të kapakut të sipërm të pultit të komandimit me terminalet (P1, P2) të njësisë së brendshme. (P1 dhe P2 nuk kanë polaritet.)
mirë që të ruhet një diferencë ±10 mm në gjatësinë e të dy telave.
3-5-1 Dalja nga prapa
P1
P2
Kapaku
Kapaku i sipërm
Pllaka e qarkut
i poshtëm
Mbërthyese
Pika e mbërthimit të telave
BRC1E52B7 Manuali i instalimit 4PW72364-3 – 11.2011
Mbërthyese
Prerja tërthore -
Sigurojini telat në pikën e mbërthimit të tyre duke përdorur materialet mbërthyese të dërguara.
<Udhëzimi i mbërthimit të telave>
6
3-5-2 Dalja majtas
Njësia e brendshme
Mbajtësja e kabllove
Njësia e brendshme
Kapaku i sipërm
3-5-3 Dalja lart
P1P2
Kapaku i poshtëm
Pllaka e qarkut
3-5-4 Dalja lart në qendër
Kapaku i sipërm
Kapaku i sipërm
Mbajtësja e kabllove
Teli
Prerja tërthore
Pllaka e qarkut
Mbajtësja e kabllove
Pllaka e qarkut
Kapaku i sipërm
Vendosni mbajtësen e dërguar të kabllove për të parandaluar pickimin e telave,
­sipas figurës majtas.
Njësia e brendshme
P1P2
P1P2
Kapaku i poshtëm
Kapaku i poshtëm
Manuali i instalimit BRC1E52B7
7
● Kryejeni instalimin larg nga linjat elektrike për të mos kapur zhurmën elektrike
KUJDES
(zhurmën e jashtme) gjatë shtrimit të telave.
● Izolojeni portën e hyrjes së telave me stuko (furnizohet në terren) për të parandaluar
futjen e insekteve.
3-6 Procedura e montimit të kapakut të poshtëm.
Në rastin e tërheqjes së telave në qendër lart ose nga prapa, shikoni llimisht procedurën
e shtrimit të telave, sepse përpara montimit nevojitet lidhja e telave me kutinë.
3-6-1 Në rastin e instalimit në mur
Mbërthejeni duke përdorur vidat e drurit të dërguara (2×).
Vidat për dru (Ø3,5×16)
3-6-2 Në rastin e instalimit në kuti shpërndarëse
Mbërthejeni duke përdorur vidat e vogla të dërguara (2×).
Kutia shpërndarëse (furnizim në terren) (Përdorni aksesorin opsional KJB211A)
Vidat e vogla (M4×16)
BRC1E52B7 Manuali i instalimit 4PW72364-3 – 11.2011
Kutia shpërndarëse për dy njësi (pa kapak)
84
46
(Vendi i instalimit)
8
Loading...
+ 19 hidden pages