Ky është udhëzuesi i përdorimit i Xperia™ L për versionin e softuerit Android™ 4.2
(Jelly Bean). Nëse nuk jeni të sigurtë se cilin version të softuerit është duke përdorur
pajisja juaj, mund t'a kontrolloni atë nëpërmjet menysë Cilësimet. Për më shumë
informacion në lidhje me azhornimet e softuerit, shihni Përditësimi i pajisjes tuaj.
Për të kontrolluar versionin e tanishëm të softuerit të pajisjes tuaj
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi Cilësimet.
2
Takoni Rreth telefonit > Versioni i Android-it.
Çfarë është Android™?
Telefoni juaj inteligjent Xperia nga Sony funksionion në platformën Android. Telefonat
Android mund të kryejnë shumë prej funksioneve të kompjuterit dhe mund t'i përshtatni
sipas nevojave tuaja. Për shembull, mund të shtoni dhe të fshini aplikacionet ose të
përmirësoni aplikacionet ekzistuese për të përmirësuar funksionalitetin. Në Google Play™
mund të shkarkoni një sërë aplikacionesh dhe lojrash nga një koleksion gjithnjë në rritje.
Gjithashtu mund të integroni aplikacione në telefonin Android™ me aplikacione të tjera
dhe me shërbimet në linjë që përdorni. Për shembull, mund të bëni kopje rezervë të
kontakteve të telefonit tuaj, të qaseni në llogaritë e ndryshme të postës elektronike dhe
kalendarët tuaj nga një vend, të informoheni për takimet tuaja dhe të përfshiheni në rrjete
sociale.
Telefonat Android™ zhvillohen vazhdimisht. Kur disponohet një version i ri i softuerit dhe
telefoni e mbështet këtë softuer të ri, mund ta përditësoni telefonin, për të marrë tiparet e
reja dhe përmirësimet më të fundit.
Telefoni juaj Android™ është i ngarkuar paraprakisht me shërbimet e Google™. Për të
përfituar sa më shumë nga shërbimet e ofruara nga Google™, duhet të keni një llogari në
Google™ dhe të hyni në të kur të nisni për herë të parë telefonin. Gjithashtu duhet të keni
hyrje në Internet, për të përdorur shumë prej tipareve në Android™.
Versionet e reja të softuerit mund të mos përputhen me të gjithë telefonat.
Fikni telefonin tuaj dhe hiqni mbulesën e pasme, pastaj futni kartën e kujtesës dhe
kartën SIM në foletë përkatëse.
Karta e kujtesës mund të mos jetë e përfshirë në blerje në të gjitha tregjet.
Për të vendosur mbulesën e pasme
1
Vendoseni mbulesën e pasme mbi anën e pasme të pajisjes, pastaj shtypni cepat
e sipërm për t'i futur në vend.
2
Duke lëvizur nga lart poshtë, shtypni anët e mbulesës. Kapëset në brendësi të
mbulesës kërcasin kur zënë vend.
Ndezja dhe fikja e pajisjes
Për të ndezur pajisjen
1
Shtypni për pak çaste tastin e energjisë
2
Nëse ekrani errësohet, shtypni për pak kohë tastin e energjisë , për të aktivizuar
ekranin.
3
Futni PIN e kartës tuaj SIM kur kërkohet, pastaj takoni .
4
Nëse ekrani juaj kyçet, vendosni një gisht mbi ekran dhe rrëshqisni lart ose poshtë
për t'a shkyçur atë.
5
Prisni pak çaste që të ndizet pajisja.
derisa pajisja të dridhet.
PIN-i i kartës suaj SIM fillimisht sigurohet nga operatori i rrjetit tuaj, por mund ta ndryshoni më
vonë nga menyja Cilësimet. Për të korrigjuar një gabim të bërë gjatë futjes së PIN-it të kartës
SIM, trokitni lehtë mbi
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.
2
Në menynë e opsioneve, takoni Fikja.
3
Takoni OK.
Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.
Kyçja e ekranit
Kur pajisja juaj është aktive dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohë,
ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kyçja e
ekranit parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e
përdorur.
Për të aktivizuar ekranin
•
Shtypni për pak tastin e energjisë .
Për të shkyçur ekranin
•
Vendosni një gisht mbi ekran dhe rrëshqiteni shpejt lart ose poshtë.
Ka disa mënyra për të shkyçur ekranin. Për më shumë informacion, shikoni Cilësimi i një kyçje
të ekranit në faqen 119.
Për të kyçur ekranin me dorë
•
Kur ekrani është aktiv, shtypni për pak kohë tastin e energjisë .
Udhëzuesi i konfigurimit
Herën e parë që nisni pajisjen, hapet një udhëzues konfigurimi për shpjegimin e
funksioneve kryesore dhe për t'ju ndihmuar të futni cilësimet themelore. Ky është një
moment i mirë për të konfiguruar pajisjen sipas nevojave tuaja specifike. Gjithashtu mund
të qaseni në udhëzuesin e konfigurimit më vonë nga menyja e cilësimeve.
Për të përdorur me dorë udhëzuesin e konfigurimit
1
Nga Ekrani fillestar, takoni .
2
Takoni Cilësimet > Udhëzuesi i konfigurimit.
Llogaritë dhe shërbimet
Hyni në llogaritë tuaja të shërbimit në Internet nga pajisja juaj për përdorimin e thjeshtë
kur jeni në lëvizje. Për shembull, mund të integroni kontaktet nga llogaritë tuaja Google™
në librin tuaj të telefonatave, në mënyrë që të keni gjithshka në një vend. Mund të
rregjistroheni për shërbime të reja në Internet nga pajisja juaj, si dhe nga një kompjuter.
Llogaria e Google™
Zotërimi i një llogarie të Google™ është çelësi për përdorimin e një sërë aplikacionesh
dhe shërbimesh me pajisjen tuaj Android™. Ju duhet një llogari e Google™, për
shembull, për të përdorur aplikacionin Gmail™ në pajisjen tuaj, për të biseduar me
shokët duke përdorur Hangouts™ dhe për të sinkronizuar aplikacionin e kalendarit në
pajisjen tuaj me Google Calendar™. Ju duhet gjithashtu një llogari e Google™ për të
shkarkuar aplikacione dhe lojëra, muzikë, filma dhe libra nga Google Play™.
Llogaria e Microsoft® Exchange ActiveSync
Sinkronizoni pajisjen tuaj me llogarinë tuaj të korporatës të Microsoft® Exchange
ActiveSync®. Në këtë mënyrë, mbani me vete postën elektronike, kontaktet dhe ngjarjet
Facebook™ është një shërbim i rrjetit shoqëror që ju lidh me miq, familjen dhe kolegë
nga e gjithë bota. Konfiguroni Facebook që të funksionojë në pajisjen tuaj, në mënyrë që
të mbani kontakte nga kudo.
Mbyllni tastierën numerike në ekran, një kuti dialogu, një meny opsionesh ose një aplikacion
Ekrani bazë
•
Shkoni tek Ekrani fillestar
Detyra
•
Takoni për të hapur një dritare që tregon aplikacionet tuaja të përdorura më së fundi dhe një shirit
të small apps
Bateria
Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është pjesërisht e ngarkuar kur e blini pajisjen. Mund të duhen disa minuta
përpara sesa ikona e baterisë
burim të energjisë, si një portë USB ose një ngarkues. Pajisjen tuaj mund ta përdorni
edhe kur është duke u ngarkuar. Ngarkimi i pajisjes për një kohë të gjatë, për shembull
gjithë natën, nuk e dëmton baterinë apo pajisjen.
Bateria fillon të shkarkohet pak pasi ngarkohet plotësisht dhe pastaj ngarkohet përsëri pas një
kohe të caktuar, kur lidhet ngarkuesi. Kjo bëhet për të zgjatur jetën e baterisë dhe mund të
bëjë që gjendja e ngarkimit të tregojë një nivel nën 100 për qind.
shfaqet në ekran kur lidhni kabllon e ngarkuesit me një
Futni njërin skaj të kabllos USB në ngarkues (ose në portën USB të një
kompjuteri).
3
Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisje, me simbolin USB të
drejtuar lart. Drita LED e gjendjes së baterisë ndriçohet kur fillon ngarkimi.
4
Kur drita LED e gjendjes së baterisë është e gjelbër, pajisja është ngarkuar
plotësisht. Shkëputeni kabllon USB nga pajisja duke e tërhequr drejt jashtë.
Sigurohuni që të mos e përkulni lidhësin kur të hiqni kabllon nga pajisja.
Përdorni ngarkuesin dhe kabllon USB të ofruar me pajisjen, për të siguruar ngarkim më të
shpejtë.
Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të ndirçohet
drita LED pasi të keni lidhur kabllon e ngarkuesit të pajisjes me një burim energjie.
Gjendja LED e baterisë
E gjelbër
E kuqe pulsueseNiveli i baterisë është i ulët
PortokalleBateria është duke u ngarkuar. Niveli është midis "i ulët" dhe "plot"
Për të kontrolluar nivelin e baterisë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja > Niveli i
baterisë.
Bateria është plotësisht e ngarkuar
.
Rritja e rendimentit të baterisë
Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:
•
Ngarkojeni shpesh pajisjen tuaj. Kjo nuk do të ndikojë jetën e baterisë.
•
Shkarkimi i të dhënave nga Interneti konsumon energji. Kur nuk jeni duke e përdorur
Internetin, mund të kurseni energji duke çaktivizuar të gjitha lidhjet e të dhënave përmes
rrjetëve celularë. Ky cilësim nuk parandalon pajisjen tuaj nga transmetimi i të dhënave
përmes rrjetëve të tjerë me valë.
•
Fikni lidhjet Bluetooth® dhe Wi-Fi® kur nuk keni nevojë për këto tipare. Mund t'i fikni dhe
t'i ndizni ato më lehtësisht nga paneli i njoftimeve duke tërhequr për poshtë shiritin e
gjendjes.
•
Përdorni tiparet Regjimi STAMINA dhe Mod. bateria e rënë për të pakësuar konsumin
e baterisë. Mund të përzgjidhni regjimin e kursimit të energjisë që i përshtatet më mirë
mënyrës me të cilën e përdorni pajisjen. Mund të përshtatni edhe cilësimet e çdo regjimi
të kursimit të energjisë.
•
Cilësoni sinkronizimin e aplikacionëve tuaj (të përdorur për të sinkronizuar postën
elektronike, kalendarin dhe kontaktet tuaj) që të sinkronizohen me dorë. Gjithashtu mund
të sinkronizoni automatikisht, por rrisni intervalet e sinkronizimit.
•
Kontrolloni menunë e përdorimit të baterisë në pajisjen tuaj për të parë se cilët
aplikacionë përdorin energjinë më të shumtë. Bateria konsumon më shumë energji kur
përdorni aplikacione të rrjedhjes së videove dhe muzikës, të tilla si YouTube™. Disa
aplikacione të shkarkuara nga Google Play™ mund të konsumojnë më shumë energji.
•
Mbyllni dhe dilni nga aplikacionet që nuk po përdorni.
•
Ulni nivelin e ndriçimit të shfaqjes së ekranit.
•
Fikni pajisjen ose aktivizoni cilësimin Modalitet Në avion, nëse jeni në një zonë që nuk
mbulohet nga rrjeti. Përndryshe, pajisja do të vazhdojë të kërkojë rrjete për t'i përdorur
dhe kjo konsumon energji.
•
Për dëgjimin e muzikës përdorni pajisje pa duar origjinale të Sony™. Pajisjet pa duar
kërkojnë më pak energji baterie se sa altoparlantët e pajisjes tuaj.
•
Mbajeni pajisjen tuaj në gatishmëri sa herë të jetë e mundur. Koha e gatishmërisë i
referohet kohës gjatë së cilës pajisja juaj është e lidhur me rrjetin dhe nuk është duke u
përdorur.
•
Çaktivizoni çdo sfond dinamik.
Për qasjen në menynë e përdorimit të baterisë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i
baterisë, për të parë se cilat aplikacione të instaluara e konsumojnë më shumë
fuqinë e baterisë.
.
Përdorimi i modelitetit QENDRUESHMERIA
Aktivizoni pajisjen Regjimi STAMINA për të ndërprerë lidhjen tuaj Wi-Fi® , trafikun e të
dhënave dhe disa aplikacione të konsumit të energjisë kur ekrani juaj është joaktiv. Kur
modaliteti QENDRUESHMERIA është aktiv, ende mund të merrni telefonata dhe
mesazhe me tekst ose multimediale. Gjithashtu mund të konfiguroni një listë të
aplikacioneve për të lejuar që disa aplikacione të vazhdojnë të përdoren kur ekrani juaj
është joaktiv. Pasi ekrani të bëhet përsëri aktiv, vazhdojnë të gjitha funksionet e
ndërprera.
Për të aktivizuar regjimin STAMINA
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Menaxhimi i energjisë.
3
Tërhiqni rrëshqitësin pranë Regjimi STAMINA nga e djathta, pastaj takoni
Aktivizo. shfaqet në shiritin e gjendjes kur regjimi STAMINA është aktivizuar.
Për të çaktivizuar modalitetin QENDRUESHMERIA
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Takoni pranë Regjimi STAMINA.
Për të ndryshuar cilësimet për modalitetin QENDRUESHMERIA
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Për të hapur menynë e cilësimeve, takoni Regjimi STAMINA.
4
Shtoni ose hiqni aplikacionet si dëshirohet.
5
Kur të mbaroni, takoni U krye.
.
.
Vlerësimi i kohës së gatishmërisë së pajisjes tuaj
Koha e gatishmërisë i referohet sasisë së kohës që mund të zgjasë bateria kur pajisja juaj
është e lidhur me rrjetin, por nuk është në përdorim aktiv, për shembull, për të marë ose
bërë telefonata. Modaliteti STAMINA, kur aktivizohet, vlerëson vazhdimisht kohën e
gatishmërisë të mbetur, e cila mund të ndryshojë në varësi sesi e përdorni pajisjen tuaj.
Modaliteti STAMINA është më i efektshëm në zgjatjen e kohës së gatishmërisë nëse e
mbani të kyçur ekranin e pajisjes tuaj. Nëse rrallë e kyçni ekranin, mund të mos shihni
shumë përmirësim në rendimentin e baterisë.
Kur e përdorni pajisjen tuaj për herë të parë, koha e vlerësuar e gatishmërisë mund të mos jetë
e saktë meqënse nuk ka asnjë histori të përdorimit të mëparshëm nga e cila të vlerësohet.
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
Përdorimi i modalitetit të baterisë së paktë
Mund të aktivizoni tiparin Mod. bateria e rënë për të ruajtur energjinë kur niveli i baterisë
është i ulët. Ky tipar ju ndihmon të rregulloni cilësimet për shkëlqimin e ekranit, trafikun e
të dhënave dhe funksionin e vibrimit, në mënyrë që të mund të pakësoni konsumin e
baterisë.
Për të aktivizuar modalitetin e baterisë së paktë
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Menaxhimi i energjisë.
3
Zvarritni rrëshqitësin pranë Mod. bateria e rënë në të djathtë.
Për të çaktivizuar modalitetin e baterisë së paktë
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Takoni
Për të ndryshuar cilësimet për modalitetin e baterisë së paktë
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Për të hapur menynë e cilësimeve, takoni Mod. bateria e rënë.
4
Rregulloni cilësimet si dëshirohet.
5
Kur të mbaroni, takoni .
pranë Mod. bateria e rënë.
.
Përdorimi i ekranit me prekje
Kur e blini pajisjen tuaj, në ekranin e saj është ngjitur tashmë një fletë plastike mbrojtëse.
Duhet t'a hiqni këtë fletë përpara sesa të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani
me prekje mund të mos funksionojë siç duhet.
Kur pajisja juaj është ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohë,
ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo kyçje
parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e përdorur.
Gjithashtu mund të cilësoni kyça personalë për të mbrojtur abonimin tuaj dhe për t'u
siguruar se vetëm ju mund të përdorni përmbajtjen në pajisjen tuaj.
Ekrani i pajisjes është prodhuar prej xhami. Mos e prekni ekranin nëse xhami është krisur ose
thyer. Shmangni përpjekjet për të riparuar vetë një ekran të dëmtuar. Ekranet prej xhami janë të
ndjeshëm ndaj rrëzimeve dhe tronditjeve mekanike. Rastet e kujdesit neglizhent nuk mbulohen
nga shërbimi i garancisë së Sony.
Për të hapur ose përshenjuar një objekt
•
Trokitni lehtë mbi objektin.
Shënimi i opsioneve
Kutia e shënimit e shënuar
Kutia e shënimit e çshënuar
I aktivizuar
I çaktivizuar
Për të shënuar ose çshënuar opsionet
•
Takoni kutinë e shënimit përkatës ose shenjën pranë emrit të opsionit.
Opsionet e zmadhimit të disponueshëm varen nga aplikacioni që jeni duke përdorur.
Për të zmadhuar
•
Vendosni njëkohësisht të dy gishtat në ekran dhe bashkojini bashkë (për të
zvogëluar pamjen) ose hapini (për të zmadhuar pamjen).
Kur përdorni dy gisha në ekran për të zmadhuar, është e mundshme që të zmadhoni vetëm
nëse të dy gishta janë brenda pjesës së zmadhueshme. Nëse, për shembull, dëshironi të
zmadhoni një foto, sigurohuni se të dy gishtat janë brenda pjesës së kuadrit të fotos.
Lundrimi
Lundroni duke lëvizur gishtin lart ose poshtë në ekran. Në disa faqe në Internet gjithashtu
mund të lundroni anash.
Tërheqja ose goditja lehtë nuk do të aktivizojë ndonjë gjë në ekran.
Për të lundruar
•
Tërhiqni ose goditni lehtë me gisht në drejtimin që dëshironi të lundroni në ekran.
Për të lundruar më shpejt, goditni lehtë me gisht në drejtimin që dëshironi të shkoni në ekran.
Për kaluar më shpejt, lëvizni gishtin në drejtimin që dëshironi të shkoni në ekran.
Mund të prisni derisa të ndalojë lëvizja vetë ose mund t'a ndaloni atë menjëherë
duke takuar ekranin.
Sensorët
Pajisja juaj ka ndijorë që dallojnë si dritën, ashtu dhe afërsinë. Ndijori i dritës dallon nivelin
e dritës së mjedisit dhe e rregullon sipas tij ndriçimin e ekranit. Ndijori e afërsisë e fik
ekranin me prekje gjatë telefonatës zanore kur veshi juaj është pranë ekranit. Kjo ju
pengon të aktivizoni pa dashje funksionet e tjera në pajisjen tuaj gjatë një telefonate.
Përdorimi i kyçjes së ekranit
Në kyçjen e ekranit, mund të riprodhoni pjesë muzikore, të bëni foto dhe të rregjistroni
video pa e shkyçur ekranin.
Për të nxjerrë një foto nga ekrani i kyçur
1
Për të aktivizuar ekranin, shtypni pak tastin e energjisë
2
Për të aktivizuar komandat e kameras, tërhiqni majtas përgjatë ekranit.
3
Takoni .
Për të ndërprerë një pjesë audio nga ekrani i kyçjes
1
Për të aktivizuar ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .
2
Kur shfaqen kontrollet e riprodhuesit muzikor, trokitni lehtë mbi .
Për të ndryshuar nga ekrani i kyçjes pjesën audio që është duke u riprodhuar
1
Për të aktivizuar ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .
2
Kur shfaqen kontrollet e riprodhuesit muzikor, trokitni lehtë mbi ose .
.
Ekrani bazë
Ekrani bazë është portëkalimi për në tiparet kryesore në pajisjen tuaj. Mund ta përshtatni
Ekrani fillestar me widget-e, shkurtore, dosje, tema, një sfond dhe me objekte të tjera.
Ekrani fillestar shtrihet përtej gjerësisë së zakonshme të shfaqjes në ekran, kështu që
duhet të goditni lehtë majtas ose djathtas për të parë përmbajtjen në të gjitha panelet e
Ekranit bazë. afishon pjesën e Ekrani fillestar në të cilën
jeni. Mund të cilësoni një panel si panelin kryesor të Ekranit bazë dhe të shtoni ose të
fshini panelet.
Objektet në shiritin në fund të ekranit janë gjithnjë të disponueshme për qasjen e shpejtë.
Për të shkuar tek ekrani kryesor
•
Shtypni .
Për të shfletuar ekranin kryesor
•
Kaloni djathtas ose majtas.
Për të cilësuar një panel si paneli kryesor i ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar tuaj derisa pajisja vibron.
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të kaluar tek paneli që dëshironi të cilësoni si
paneli kryesor i ekranit bazë tuaj, pastaj takoni .
Për të shtuar një panel ne ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar tuaj derisa pajisja vibron.
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të shfletuar panelet, pastaj takoni
.
Për të fshirë një panel nga ekrani bazë
1
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar tuaj derisa pajisja vibron.
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të kaluar tek paneli që dëshironi të fshini,
pastaj takoni .
Widget-et
Widget-et janë aplikacione të vogla që mund t'i përdorni drejtpërdrejt në Ekrani fillestar.
Për shembull, miniaplikacioni “WALKMAN” ju mundëson fillimin e drejtpërdrejtë të
riprodhimit të muzikës.
Madhësia e disa widget-et mund të ndryshojë, kështu që mund t'i zgjeroni ata për të
parë më shumë përmbajtje ose t'i zvogëloni ata për të kursyer hapësirë në Ekranifillestar tuaj.
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar derisa pajisja të vibrojë, pastaj
takoni Widget-et.
2
Gjeni dhe takoni miniaplikacionin që dëshironi të shtoni.
Për t'i ndryshuar madhësinë një miniaplikacioni
1
Prekni dhe mbani një miniaplikacion derisa të zmadhohet dhe pajisja vibron, pastaj
lëshojeni miniaplikacionin. Nëse miniaplikacionit mund t'i ndryshohet madhësia,
për shembull, miniaplikacioni kalendari, pastaj një kornizë e përzgjedhur dhe pika
të rimadhësisë shfaqen.
2
Tërhiqni pikat nga brenda ose jashtë për të zvogëluar ose zmadhuar
miniaplikacionin.
3
Për të konfirmuar madhësinë e re të miniaplikacionit, takoni kudo në Ekrani
fillestar.
Riorganizimi i ekranit tuaj kryesor
Përshtatni paraqitjen e ekranit bazë dhe ndryshoni tiparet që mund të përdorni nga ai.
Ndryshoni sfondin e ekranit, zhvendosni objektet rreth e rrotull, krijoni dosje dhe shtoni
shkurtore për miniaplikacione.
Opsionet e personalizimit
Kur prekni dhe mbani një pjesë bosh të ekrani tuaj bazë, shfaqen opsionet e mëposhtme
të personalizmit:
Shtoni miniaplikacione në ekranin tuaj bazë.
Shtoni aplikacione dhe shkurtore.
Cilësoni një sfond për ekranin tuaj bazë.
Cilësoni një temë të sfondit.
Për të parë opsionet e personalizimit nga ekrani bazë
•
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar tuaj derisa pajisja të vibrojë
dhe opsionet e personalizimit shfaqen në pjesën e poshtme të ekranit.
Për të shtuar një shkurtore ne ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar tuaj derisa pajisja vibron.
2
Takoni Aplikacionet > Shkurtoret.
3
Përzgjidhni një shkurtore.
Mund të shtoni një shkurtore të një aplikacioni drejtpërdrejt nga ekrani i aplikacionit duke
prekur dhe mbajtur aplikacionin.
Për të zhvendosur një objekt në ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani objektin derisa ai të zmadhohet dhe pajisja dridhet. Pastaj
tërhiqeni objektin te vendi i ri.
Për të fshirë një objekt nga ekrani kryesor
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të zmadhohet dhe pajisja vibron, pastaj
zvarriteni objektin në .
Për të krijuar një dosje në ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një ikonë të aplikacioneve ose një shkurtore derisa ajo të
zmadhohet dhe pajisja të vibrojë, pastaj tërhiqeni dhe vendoseni mbi një aplikacion
ose shkurtore tjetër.
Për të shtuar elementë në një dosje në ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të zmadhohet dhe pajisja vibron, pastaj
tërhiqeni objektin në dosje.
Për të riemërtuar një dosje
1
Trokitni lehtë mbi dosje për ta hapur.
2
Prekni shiritin e titullit të dosjes, për të afishuar fushën Emri i dosjes .
3
Futni emrin e ri të dosjes dhe trokitni lehtë mbi U krye.
Ndryshimi i sfondit të ekranit bazë
Përshtatni Ekrani fillestar sipas stilit tuaj, duke përdorur sfonde dhe tema të ndryshme.
Për të ndryshuar sfondin e Ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani fillestar derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi Sfondet dhe përzgjidhni një opsion.
Për të cilësuar një temë për ekranin tuaj bazë
1
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar tuaj derisa pajisja vibron.
2
Takoni Temat, pastaj përzgjidhni një temë.
Kur ndryshoni një temë, ndryshon edhe sfondi në disa aplikacione.
Bërja e një pamje të ekranit
Mund të rregjistroni imazhe fotografike të çdo ekrani në pajisjen tuaj si një pamje të
ekranit. Pamjet e ekranit që bëni ruhen automatikisht në Album.
Për të bërë një pamje të ekranit
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë dhe tastin e volumit bashkë derisa të dëgjoni
një tingull klikimi.
2
Për të parë pamjen e ekranit, tërhiqni shiritin e gjendjes plotësisht për poshtë.
Hyrja te dhe përdorimi i aplikacionëve
Hapni aplikacionët nga shkurtoret në Ekrani fillestar tuaj ose nga ekrani i aplikacionit.
Ekrani i aplikacionit
Ekrani i aplikacionit, të cilin e hapni nga Ekrani fillestar juaj, përmban aplikimet që vijnë
të instaluara paraprakisht në pajisjen tuaj, si dhe aplikacionet që shkarkoni.
Ekrani i aplikacionit shtrihet përtej gjërësisë së rregullt të ekranit, kështu që duhet të
lëvizni majtas dhe djathtas për të parë të gjithë përmbajtjen.
Për të hapur ekranin e aplikacionit
•
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
Për të shfletuar ekranin e aplikacionit
•
Nga ekrani i aplikacionit, goditeni djathtas ose majtas.
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve
•
Kur të hapet ekrani i aplikacionneve, zvarriteni djathtas skajin e majtë të ekranit.
Për të krijuar një shkurtore për një aplikacion në ekranin kryesor
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Prekni dhe mbani një ikonë të aplikacionit derisa ekrani të vibrojë, pastaj tërhiqeni
ikonën në pjesën e sipërme të ekranit. Ekrani fillestar hapet.
3
Tërhiqni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar në Ekrani fillestar, pastaj hiqni
gishtin.
Hapja dhe mbyllja e aplikacionëve
Për të hapur një aplikacion
•
Nga Ekrani fillestar juaj ose ekrani i aplikacionit, takoni aplikacionin.
Për të mbyllur një aplikacion
•
Shtypni .
Disa aplikacionë pezullohen kur shtypni
vazhdojnë të funksionojnë në sfond. Në rastin e parë, herën tjetër që hapni aplikacionin, mund
të vazhdoni aty ku e latë. Mbani mend se disa aplikacione mund të shkaktojnë tarifa të të
dhënave të lidhjes kur funksionojnë në sfond, për shembull shërbimet e rrjeteve shoqërore.
për të dalë, ndërsa aplikacionë të tjerë mund të
Dritarja e aplikacioneve të përdorura së fundmi
Nga kjo dritare mund të shihni dhe të hyni në aplikacionet e përdorura së fundmi.
Për të hapur dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundmi
•
Shtypni .
Përdorim i aplikacioneve të vogla
Nga dritarja e aplikacioneve të përdorura së fundmi mund të përdorni shpejt disa
aplikacioneve të vogla në çdo kohë duke përdorur shiritin e aplikacioneve të vogla. Një
aplikacion i vogël vetëm zë një pjesë të vogël të ekranit tuaj. Kështu që mund të
ndërveproni me një aplikacion të vogël dhe një aplikacion tjetër në të njëjtën kohë në të
njëjtin ekran.
Për të hapur shiritin e small apps
•
Shtypni .
Për të hapur një aplikacion të vogël
1
Për të shfaqur shiritin e aplikacioneve të vogla, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi aplikacionin e vogël që dëshironi të hapni.
Mund të hapni njëkohësisht disa aplikacione të vogla.
Për të mbyllur një aplikacion të vogël
•
Takoni në dritarën e aplikacionit të vogël.
Për të zhvendosur një aplikacion të vogël
•
Kur aplikacion i vogël është i hapur, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj zhvendoseni atë në vendndodhjen e dëshiruar.
Për të minimizuar një aplikacion të vogël
•
Kur është hapur aplikacioni i vogël, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj tërhiqeni atë në cepin e djathtë ose në buzën e
poshtme të ekranit.
Për të rregulluar përsëri aplikacionet e vogla në shiritin e aplikacioneve të vogla
•
Trokitni dhe mbani një aplikacion të vogël dhe zvarriteni në pozicionin e dëshiruar.
Për të hequr një aplikacion të vogël nga shiriti i aplikacioneve të vogla
•
Prekni dhe mbani një aplikacion të vogël dhe pastaj zvarriteni jashtë shiritit të
aplikacioneve të vogla.
Për të rikthyer një aplikacion të vogël të hequr më parë
1
Hapni shiritin e aplikacioneve të vogla dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Prekni dhe mbani aplikacionin e vogël që dëshironi të riktheni dhe më pas
zvarriteni në shiritin e aplikacioneve të vogla.
Për të shkarkuar një aplikacion të vogël
1
Nga shiriti i aplikacioneve të vogla, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi
dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Kërkoni për një aplikacion të vogël që dëshironi të shkarkoni dhe pastaj ndiqni
udhëzimet për ta shkarkuar dhe për të përfunduar instalimin.
Për të shtuar një miniaplikacion si një small app
1
Për të bërë që shiriti i small apps të shfaqet, shtypni .
2
Takoni > > .
3
Perzgjidhni një mini-aplikacion.
4
Futni një emër për miniaplikacionin, nëse dëshirohet, pastaj takoni OK.
Menyja e aplikacionit
Mund të hapni një meny çdo herë që jeni duke përdorur një aplikacion. Menyja do të
marrë pamje të ndryshme, varësisht aplikacionit që po përdorni.
Për të hapur një meny në një aplikacion
•
Kur po përdorni aplikacionin, shtypni .
Jo të gjitha aplikacionet kanë meny.
Riorganizimi i ekranit të aplikacionit tuaj
Lëvizni aplikacionët rreth e rrotull në ekranin aplikacioni sipas preferencave tuaja.
Për të rregulluar aplikacionet në ekranin e aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Përzgjidhni opsionin e dëshiruar nën AFISHOJ APPS.
Për të zhvendosur një aplikacion në ekranin e aplikacioneve
1
Hapni menynë e ekranit të aplikacioneve dhe sigurohuni që është përzgjedhur
Renditja personale nën AFISHOJ APPS.
2
Prekeni dhe mbajeni aplikacionin derisa të zmadhohet dhe pajisja të dridhet, dhe
pastaj zvarriteni në vendndodhjen e re.
Për të çinstaluar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Trokitni lehtë mbi Çinstalo. Të gjitha aplikacionet që nuk mund të çinstalohen
tregohen nga
3
Trokitni lehtë mbi aplikacionin që dëshironi të çinstaloni dhe pastaj trokitni lehtë
mbi Çinstalo.
.
Gjendja dhe njoftimet
Shiriti i gjendjes në pjesën e sipërme të ekranit tuaj tregon se çfarë po ndodh në pajisjen
tuaj. Në të majtë, merrni njoftime kur ka ndonjë gjë të re ose që po zhvillohet. Për
shembull, njoftimet e mesazheve të reja dhe të kalendarit shfaqen këtu. Ana e djathtë
tregon fuqinë e sinjalit, gjendjen e baterisë dhe informacion tjetër.
Paneli i njoftimeve ju lejon të rregulloni cilësimet thelbësore në pajisjen tuaj, për shembull,
Wi-Fi®, Bluetooth®, trafikun e të dhënave e tingullin. Gjithashtu mund të hapni menynë e
cilësimeve nga paneli i njoftimeve për të rregulluar cilësimet e tjera.
Kontrolli i njoftimeve dhe veprimtarive të vazhdueshme
Mund të tërhiqni poshtë rripin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimit dhe të merrni më
shumë informacion. Për shembull, mund ta përdorni panelin për të hapur një mesazh të ri
ose për të parë një ngjarje në kalendar. Gjithashtu mund të hapni edhe disa aplikacione
që ekzekutohen në sfond, të tillë si riprodhuesi muzikor.
Për të hapur panelin e njoftimeve
•
Tërhiqeni poshtë rripin e gjendjes.
Për të mbyllur panelin e njoftimeve
•
Tërhiqeni lart kartelën në pjesën e poshtme të panelit të njoftimit.
Për të hapur një aplikacion ekzekutues nga paneli i njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi ikonën e aplikacionit ekzekutues për ta hapur.
Për të zbrazur një njoftim nga paneli i njoftimeve
•
Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të zbrazur panelin e njoftimeve
•
Nga paneli i njoftimeve, trokitni lehtë mbi Pastro.
Mund të hapni menynë e cilësimeve nga paneli i njoftimeve për të rregulluar cilësimet
thelbësore të pajisjes. Për shembull, mund të ndizni Wi-Fi®.
Për të hapur menynë e cilësimeve të pajisjes nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të rregulluar cilësimet e zërit nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të kontrolluar funksionin e Bluetooth® nga paneli i njoftimeve
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Trokitni lehtë mbi
Për të kontrolluar funksionin Wi-Fi® nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të aktivizuar ose çaktivizuar trafikun e të dhënave nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
.
Menyja e cilësimeve
Shihni dhe ndryshoni cilësimet për pajisjen tuaj nga menuja cilësimet.
Për të përdorur cilësimet e pajisjes tuaj
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Takoni Cilësimet.
Gjithashtu mund të tërhiqni shirtin e gjendjes poshtë në ekranin bazë dhe të takoni
përdorur cilësimet e pajisjes.
Shtypja e tekstit
Mund të përzgjidhni nga një numër tastierash dhe metodash të futjes për të shtypur
tekstin që përmban shkronja, numra dhe karaktere të tjera. Mund të shtypni në dy ose
tre gjuhë latine pa ndërruar tastierat. Tastiera ndërkombëtare Xperia™ zbulon gjuhën dhe
parashikon fjalët ndërsa i shkruani.
Tastiera në ekran
Trokitni lehtë mbi tastet e tastierës QWERTY në ekran, për të futur me lehtësi tekstin.
Disa aplikacione e hapin automatikisht tastierën në ekran. Mund ta hapni këtë tastierë
edhe duke prekur një fushë teksti.
1 Ndryshoni madhësinë e shenjave dhe aktivizoni kyçjen e shkronjave të mëdha. Për disa gjuhë, ky tast
përdoret për të lejuar përdorimin e shkronjave shtesë të gjuhës.
2 Mbyllni pamjen e tastierës në ekran. Vini re se kjo ikonë nuk shfaqet në modalitetin portret.
3 Shfaq numrat dhe simbolet.
4 Personalizoni tastierën tuaj. Ky tast zhduket pasi tastiera është personalizuar.
5 Futni një hapësirë.
6 Futni një shenjë kthimi ose konfirmoni futjen e tekstit.
7 Fshini një shenjë para kursorit.
Ilustrimet jepen për qëllime shembëllzimi, dhe mund të mos i përgjigjen përpikmërisht pajisjes
që keni në dorë.
Për të shfaqur tastierën në ekran për të futur tekst
•
Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit.
Për të fshehur tastierën në ekran
•
Kur tastiera në ekran të jetë e hapur, takoni .
Për të personalizuar tastierën në ekran
1
Hapni tastierën në ekran, pastaj takoni .
2
Ndiqni udhëzimet për të personalizuar tastierën tuaj në ekran, për shembull
shënoni kutinë e shënimit Tasti i buzëqeshjeve.
Nëse nuk shënoni kutinë e shënimit Tasti i buzëqeshjeve kur të personalizoni tastierën në
ekran, ikona smiley nuk do të shfaqet.
Për të përdorur tastierën në ekran në orientimin si peizazh
•
Kur futni tekst, kthejeni pajisjen anash.
Që tastiera të lejojë përdorimin e këtij tipari, mënyra si peisazh duhet të lejohet të përdoret nga
aplikacioni që po përdorni dhe cilësimet e orientimit të ekranit tuaj duhet të cilësohen si
automatike.
Për të futur tekst duke përdorur tastierën në ekran
•
Për të futur një shenjë të dukshme në tastierë, trokitni lehtë mbi shenjën.
•
Për të futur një variant shenje, prekni dhe mbani një shenjë të zakonshme të
tastierës për të nxjerrë një listë opsionesh të disponueshme, pastaj përzgjidhni nga
lista. Për shembull, për të futur "é", prekni dhe mbani "e" derisa të afishohen
opsionet e tjera, pastaj, ndërsa mbani gishtin të shtypur në tastierë, tërhiqeni dhe
përzgjidhni "é".
Për të kaluar mes shkronjave të mëdha dhe atyre të vogla
Përdorimi i funksionit Futja me gjeste për të shkruar fjalë
Mund të futni tekst duke rrëshqitur gishtin tuaj nga shkronja tek shkronja në tastierën në
ekran.
Futja me gjeste është i disponueshëm vetëm kur përdorni tastierën në ekran.
Për të futur tekst duke përdorur funksionin Futja me gjeste
1
Kur shfaqet tastiera në ekran, rrëshqisni gishtin nga shkronja në shkronjë për të
formuar fjalën që dëshironi të shkruani.
2
Ngreni gishtin kur të keni përfunduar futjen e një fjale. Fjala sugjerohet duke u
bazuar në shkronjat që keni shkruar. Nëse është e nevojshme, përzgjidhni fjalën e
saktë në shiritin e kandidateve.
3
Për të parë më shumë opsione, lëvizni djathtas ose majtas në shiritin e fjalëve
kandidate. Nëse nuk mund të gjeni fjalën që dëshironi, trokitni lehtë një herë mbi
për të fshirë të gjithë fjalën dhe pastaj provoni përsëri të formoni fjalën ose
trokitni lehtë mbi çdo shkronjë për të futur fjalën.
4
Nëse cilësimi Hapësirë automatike është i aktivizuar, formoni fjalën tjetër që
dëshironi të futni. Nëse jo, trokitni lehtë mbi tastin e hapësirës dhe pastaj formoni
fjalën tjetër që dëshironi të futni.
Për të ndryshuar cilësimet e Futja me gjeste
1
Kur të shfaqet tastiera në ekran, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës> Cilësimet
e futjes së tekstit.
3
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e futjes me gjeste, shenjoni ose
çshenjoni kutinë e zgjedhjes për Futja me gjeste.
Tastiera telefonike
Tastiera telefonike është e ngjashme me një tastierë standarde telefoni me 12 taste. Ajo
ju jep mundësitë e futjes së parashikuar dhe të futjes me shumë shtypje të tekstit. Mund
të aktivizoni metodën e futjes së tekstit me tastierën telefonike nëpërmjet cilësimeve të
tastierës. Tastiera telefonike disponohet vetëm në orientimin si portret.
Përdorimi i tastierës telefonike
1
Zgjidhni një opsion për futjen e tekstit
2 Ndryshoni madhësinë e karaktereve dhe aktivizoni kyçjen e shkronjave të mëdha
3 Shfaqni numrat
4 Shfaqni simbolet dhe buzëqeshjet
5 Fut një hapësirë
6 Fut një shenjë të kontrollit ose konfirmon futjen e tekstit
Ilustrimet jepen për qëllime shembëllzimi, dhe mund të mos i përgjigjen përpikmërisht pajisjes
që keni në dorë.
Për të hapur Phonepad për herë të parë
1
Takoni një fushë për futjen e tekstit, pastaj takoni .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Takoni Paraqitja e tastierës > Struktura e tastierës.
4
Përzgjidhni Phonepad.
Phonepad mund të përdoret vetëm në modalitetin portret.
Për të futur tekst duke përdorur tastierën telefonike virtuale
•
Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi çdo tast karakteri
vetëm një herë, edhe nëse shkronja që dëshironi nuk është shkronja e parë në
tast. Trokitni lehtë mbi fjalën që shfaqet ose trokitni lehtë mbi për të parë
sugjerime të tjera për fjalën dhe për të përzgjedhur një fjalë nga lista.
•
Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi tastin në ekran për
karakterin që dëshironi të futni. Vazhdoni ta shtypni këtë tast derisa të përzgjidhet
karakteri i dëshiruar. Pastaj bëni të njëjtën gjë për karakterin tjetër që dëshironi të
futni e kështu me radhë.
Për të futur numrat duke përdorur tastierën telefonike
•
Kur tastiera telefonike është e hapur, trokitni lehtë mbi . Afishohet një tastierë
telefonike me numra.
Për të futur simbole dhe buzëqeshje duke përdorur tastierën telefonike
1
Kur tastiera telefonike është e hapur, trokitni lehtë mbi . Afishohet një tabelë
me simbole dhe buzëqeshje.
2
Lundroni lart ose poshtë për të parë opsione të tjera. Trokitni lehtë mbi një simbol
ose buzëqeshje, për ta përzgjedhur.
Cilësimet e tastierës së zakonshme dhe të tastierës telefonike
Mund të përzgjidhni cilësimet për tastierën në ekran dhe tastierën telefonike, si p.sh për
gjuhën e shkrimit dhe korrigjimin automatik.
Për të përdorur cilësimet e tastierës në ekran dhe të Phonepad
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, takoni ose .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
Për të shtuar gjuhën e shkrimit për futjen e tekstit
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, trokitni lehtë mbi
ose mbi .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Trokitni lehtë mbi Gjuhët e shkrimit dhe shenjoni kutitë përkatëse të zgjedhjes.
4
Trokitni lehtë mbi OK për të konfirmuar.
Për të përzgjedhur një variant të strukturës së tastierës
Variantet e strukturës janë të disponueshme vetëm për tastierën në ekran kur përzgjidhni dy
ose tre gjuhë shkrimi dhe mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha gjuhët e shkrimit.
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Trokitni lehtë mbi Gjuhët e shkrimit dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
4
Përzgjidhni një variant të strukturës së tastierës.
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose tastierë telefonike virtuale, mund të
qaseni në një meny cilësimesh të futjes së tekstit që ju ndihmon të cilësoni opsionet për
sugjerimet e fjalëve dhe futjen automatike të hapësirave. Për shembull, mund të vendosni
se si të korrigjohen fjalët ndërsa i shtypni.
Për të ndryshuar cilësimet e futjes së tekstit
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, takoni ose .
2
Takoni , pastaj takoni Cilësimet e tastierës > Cilësimet e futjes së tekstit dhe
zgjidhni cilësimet përkatëse.
Futja e tekstit duke përdorur futjen me zë
Gjatë futjes së tekstit, mund të përdorni funksionin e futjes me zë në vend të shkrimit të
fjalëve. Thjesht thoni fjalët që dëshironi të futni. Futja me zë është një teknologji
eksperimentale nga Google™ dhe është e disponueshme për një numër gjuhësh dhe
rajonesh.
Për të aktivizuar futjen me zë
1
Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose Phonepad, takoni
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Tasti shkrimit me zë i Google.
4
Shtypni
tastierën tuaj në ekran ose në Phonepad.
Për të futur tekst duke përdorur futjen nëpërmjet zërit
1
Hapni tastierën në ekran ose tastierën telefonike virtuale.
2
Trokitni lehtë mbi . Kur shfaqet , flisni për të futur tekstin. Kur të mbaroni,
trokitni lehtë përsëri mbi . Shfaqet teksti i sugjeruar.
3
Nëse është e nevojshme, modifikojeni me dorë tekstin.
për të ruajtur cilësimet tuaja. Një ikonë e mikrofonit shfaqet në
ose .
Personalizimi i pajisjes tuaj
Mund të rregulloni disa cilësime të pajisjes për t'iu përshtatur nevojave tuaja. Për
shembull, mund të ndryshoni gjuhën, të shtoni një ton zile personal ose të ndryshoni
ndriçimin e ekranit.
Rregullimi i volumit
Ju mund ta rregulloni volumin e tonit të ziles për telefonatat e hyrjes dhe njoftimet si dhe
për riprodhimin e muzikës dhe të videove.
Për të rregulluar volumin e tonit të ziles me tastin e volumit
•
Shtypeni tastin e volumit lart ose poshtë.
Për të rregulluar volumin e riprodhimit të mediave me tastin e volumit
•
Gjatë riprodhimit të muzikës ose shikimit të videos, shtypni tastin e volumit lart ose
poshtë.
Rregullimi i cilësimeve të zërit
Mund të rregulloni disa cilësime të zërit. Për shembull, mund të cilësoni pajisjen tuaj në
modalitetin e heshtjes në mënyrë që zilja të mos bjerë kur jeni në një takim.
Për t'a cilësuar pajisjen në modalitetin e vibrimit
•
Shtypni tastin e volumit poshtë derisa të shfaqet në shiritin e gjendjes.
Gjithashtu mund të shtypni dhe të mbani shtypur tastin e energjisë
menynë që hapet për t'a cilësuar pajisjen tuaj në modalitetin e vibrimit.
Shtypni tastin e volumit derisa pajisja të dridhet dhe të shfaqet në shiritin e
gjendjes.
2
Shtypni përsëri tastin e volumit. shfaqet në shiritin e gjendjes.
Gjithashtu mund të shtypni pak çaste tastin e energjisë dhe pastaj të trokitni lehtë mbi
në menynë që hapet, për ta cilësuar pajisjen në regjimin e heshtjes.
Për të cilësuar pajisjen në mënyrën e ziles dhe dridhjes
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Tingulli.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Dridhu gjatë rënies së ziles.
Data dhe ora
Mund të ndryshoni datën dhe orën në pajisjen tuaj.
Për të cilësuar datën me dorë
1
Nga Ekrani fillestar, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Data dhe ora.
3
Çshënoni kutinë e shënimit Data dhe ora automatike, nëse është e shënuar.
4
Takoni Vendos datën.
5
Rregulloni datën duke lëvizur lart e poshtë.
6
Takoni U krye.
Për të cilësuar orën me dorë
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Data dhe ora.
3
Çshenjoni kutinë e kontrollit për Data dhe ora automatike nëse është e shenjuar.
4
Takoni Vendos orën.
5
Lëvizni lart ose poshtë për të rregulluar orën dhe minutat.
6
Nëse është e zbatueshme, ngjituni lart për të ndryshuar pd në md, ose anasjelltas.
7
Takoni U krye.
.
Për të cilësuar zonën orare
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Data dhe ora.
3
Çshenjoni kutinë e zgjedhjes për Zona kohore automatike, nëse është e
shenjuar.
4
Trokitni lehtë mbi Zgjidh zonën orare.
5
Përzgjidhni një opsion.
.
Cilësimet e tonit të ziles
Për të cilësuar një ton zileje
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Tingulli > Toni i ziles së telefonit.
3
Përzgjidhni një ton zileje.
4
Takoni U krye.
Për të aktivizuar tonet e prekjes
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli.
3
Shenjoni kutitë e zgjedhjes Tonet e prekjes të tast. së telef. dhe Tingujt e
prekjes.
Për të përzgjedhur tingullin e njoftimit
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Tingulli > Tingulli i paracaktuar i njoftimit.
3
Përzgjidhni tingullin që do të riprodhohet kur mbërrijnë njoftime.