Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose
goditjeve elektrike, kjo aparaturë nuk
duhet të ekspozohet ndaj shiut ose
lagështirës.
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos
e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes
me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve me
flakë të pambrojtur (për shembull, qirinjtë
e ndezur).
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të
goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk duhet të
ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve
me ujë dhe mbi pajisje nuk duhen vendosur
objekte të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo.
Duke qenë se spina kryesore përdoret për të
shkëputur njësinë nga rrjeti elektrik, futeni
njësinë në priza elektrike që mund të arrihen
lehtë. Nëse vini re një anomali në njësi,
shkëputni menjëherë prizën kryesore nga
priza e rrymës së drejtpërdrejtë.
Mos e instaloni pajisjen në një hapësirë të
kufizuar, si në një raft librash ose në një
mobilie inkaso.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me
bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar
siç janë drita e diellit dhe zjarri.
Njësia nuk shkëputet nga rrjeti elektrik për
sa kohë që është e lidhur me prizën e rrymës
së drejtpërdrejtë, edhe nëse njësia vetë është
e fikur.
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve të përcaktuara në
Direktivën EMC për përdorimin e një
kablloje lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
AL
2
Për klientët në Shtetet
eBashkuara
Regjistri i zotëruesit
Modeli dhe numrat serialë ndodhen në
pjesën e pasme të njësisë. Regjistrojini këto
numra në hapësirën e dhënë më poshtë.
Referojuni atyre sa herë që kontaktoni me
shitësin tuaj Sony në lidhje me këtë produkt.
Numri i modelit _____________________
Numri i serisë _______________________
Ky simbol përdoret për të
njoftuar përdoruesin mbi
praninë e ndonjë “rryme të
rrezikshme” të paizoluar
brenda produktit që mund
të jetë e një përmase të
mjaftueshme për të përbërë
rrezik goditjeje elektrike
për personat.
Ky simbol përdoret për të
njoftuar përdoruesin mbi
praninë e udhëzimeve të
rëndësishme të përdorimit
dhe mirëmbajtjes
(shërbimit) në broshurat
që shoqërojnë pajisjen.
Udhëzime të rëndësishme mbi
sigurinë
1) Lexojini këto udhëzime.
2) Ruajini këto udhëzime.
3) Tregoni kujdes për të gjitha
paralajmërimet.
4) Ndiqini të gjitha udhëzimet.
5) Mos e përdorni këtë aparaturë pranë ujit.
6) Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
7) Mos bllokoni hapësirat e ajrimit.
Instalojeni në përputhje me udhëzimet
eprodhuesit.
8) Mos e instaloni pranë burimeve
nxehtësie siç janë radiatorët, regjistruesit
e nxehtësisë, sobat ose pajisje të tjera
(duke përfshirë edhe amplifikatorët)
që prodhojnë nxehtësi.
9) Mos shpërfillni qëllimin e sigurisë së
spinës së polarizuar ose të tokëzuar.
Një spinë e polarizuar ka dy kunja ku
njëra është më e gjatë se tjetra. Një spinë
e tokëzuar ka dy kunja dhe një të tretë për
tokëzim. Kunji i gjerë ose kunji i tretë
ofrohen për sigurinë tuaj. Nëse spina
e dhënë nuk futet në prizën tuaj,
konsultohuni me një elektricist për
zëvendësimin e prizës së vjetër.
10) Mbrojeni kordonin e rrymës nga shkelja
ose përthyerja veçanërisht te spinat,
prizat, si dhe te pika ku ato dalin nga
aparatura.
11) Përdorni vetëm pjesët/aksesorët
e specifikuar nga prodhuesi.
12) Përdoreni vetëm me tryezën me rrota,
portmanonë, këmbalecin, mbajtësen ose
tavolinën e specifikuar nga prodhuesi,
ose që shitet së bashku me aparaturën.
Kur përdoret tryezë me rrota, tregoni
kujdes gjatë lëvizjes së kombinimit tryezë
me rrota/aparaturë për të shmangur
lëndimet nga përmbysja.
13) Shkëputeni këtë aparaturë nga priza gjatë
stuhive me rrufe ose kur nuk përdoret
për periudha të gjata kohore.
14) Për të gjitha shërbimet drejtojuni
personelit të kualifikuar të shërbimit.
Kërkohet shërbim kur aparatura është
dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. nëse
është dëmtuar kordoni i furnizimit me
rrymë ose priza, nëse mbi aparaturë janë
derdhur lëngje ose kanë rënë objekte,
nëse aparatura është ekspozuar ndaj shiut
ose lagështirës, nëse nuk punon siç duhet
ose nëse është rrëzuar.
Deklarata e mëposhtme FCC
aplikohet vetëm për versionin
e këtij modele të prodhuar për
shitje në SH.B.A. Versionet e
tjera mund të mos jenë konform
rregulloreve teknike FCC.
SHËNIM:
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve për pajisjet dixhitale të
Klasit B, në përputhje me pjesën 15 të
Rregulloreve FCC. Këto limite janë
përcaktuar për të ofruar mbrojtje të
arsyeshme kundër ndërhyrjeve të dëmshme
në një instalim në shtëpi. Kjo pajisje
gjeneron, përdor dhe mund të përhapë
energji të frekuencave radio dhe mund të
shkaktojë interferenca të dëmshme me
komunikimet radio nëse nuk instalohet
dhe përdoret në përputhje me udhëzimet.
Megjithatë, nuk garantohet që nuk do të
ndodhë interferencë në një instalim të
caktuar. Nëse kjo pajisje shkakton
interferenca të dëmshme në marrjen
radiofonike ose televizive, që mund të
përcaktohet duke ndezur dhe fikur pajisjen,
përdoruesi inkurajohet të përpiqet të
korrigjojë interferencën përmes një ose
më shumë prej masave të mëposhtme:
– Të riorientohet ose zhvendoset antena
marrëse.
– Të rritet hapësira ndarëse mes pajisjes dhe
marrësit.
– Të lidhet pajisja në një prizë në një qark të
ndryshëm nga ai ku është lidhur marrësi.
– Konsultohuni me shitësin ose një teknik
televizori/radioje me përvojë për
asistencë.
AL
3
KUJDES
Kini kujdes që ndryshimet apo modifikimet
që nuk janë të miratuara shprehimisht në
këtë manual të mos zhvlerësojnë të drejtën
tuaj për të përdorur këtë pajisje.
Kabllot dhe bashkuesit e mbrojtur dhe të
tokëzuar si duhet, duhet të përdoren për
lidhjen e kompjuterëve pritës dhe/ose
pajisjeve periferike për të respektuar
kufijtë e emetimit të FCC-së.
Sistem Personal Audio
(FST-GTK37iP/FST-GTK17iP/
RDH-GTK37iP/RDH-GTK17iP)
Kjo pajisje nuk duhet të vendoset pranë
ose të përdoret së bashku me një antenë
apo transmetues tjetër.
Kjo pajisje është në pajtim me limitet
e ekspozimit të rrezatimit FCC të përcaktuara
për një mjedis të pakontrolluar dhe është
në pajtim me udhëzimet e ekspozimit të
frekuencave radio (RF) FCC në shtojcën
C te OET65. Kjo pajisje ka nivele shumë
të ulëta të energjisë të frekuencave radio që
konsiderohet të jetë në pajtim pa vlerësim të
ekspozimit maksimal të lejuar (MPE). Por,
është e dëshirueshme që kjo pajisje të
instalohet dhe të përdoret me një distancë
minimale prej të paktën 20 cm ose më shumë
mes radiatorit dhe trupit të personit (duke
përjashtuar ekstremet trupore: duart dhe
kyçet e tyre, këmbët dhe kyçet e tyre).
Për klientët në Evropë
Hedhja e pajisjeve
të vjetra elektrike
dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
evropiane me sistem
grumbullimi të
diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin
e tij tregon se ky produkt nuk duhet të
trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Përkundrazi, do të dorëzohet pranë pikës
përkatëse të grumbullimit për riciklimin
e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke
u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet,
ju ndihmoni në parandalimin e pasojave
të mundshme negative për mjedisin dhe
shëndetin, që në rast të kundërt do të
shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm
i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi
i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen
e burimeve natyrore. Për më shumë
informacion të detajuar mbi riciklimin
e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni me
bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit
të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku
keni blerë produktin.
Hedhja e baterive të
përdorura (për Bashkimin
Evropian dhe vende
të tjera evropiane me
sisteme të diferencuara
grumbullimi)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim
tregon se bateria e dhënë me këtë produkt
nuk duhet të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake.
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret
i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet
kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb)
shtohen nëse bateria përmban më shumë
se 0.0005% zhivë ose 0.004% plumb.
AL
4
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen
siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin
e pasojave të mundshme negative për
mjedisin dhe shëndetin që në rast të
kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi
i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie.
Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në
ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash
kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një
bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet
të zëvendësohet vetëm nga personel
i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë,
dorëzojeni produktin në fund të periudhës
së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse
të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni
pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë
nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë
pikës përkatëse të grumbullimit për
riciklimin e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar
mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie,
ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj,
shërbimin e grumbullimit të mbeturinave
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë
produktin.
Njoftim për klientët: Informacioni
i mëposhtëm aplikohet vetëm për
pajisjet e shitura në vendet ku
aplikohen Direktivat e BE-së.
Ky produkt është prodhuar nga ose për
llogari të Sony Corporation, 1-7-1 Konan
Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet
në lidhje me pajtueshmërinë e produktit
sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian
do t'i adresohen përfaqësuesit të autorizuar,
Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger
Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për
çdo çështje shërbimi ose garancie, drejtojuni
adresave që jepen në dokumentet e posaçme
të shërbimit ose të garancisë.
Përmes kësaj, Sony Corp., deklaron se
kjo pajisje është në përputhje me kërkesat
themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse
të Direktivës 1999/5/EC.
Për detaje, vizitoni URL-në e mëposhtme:
http://www.compliance.sony.de/
Për klientët në Australi
Hedhja e pajisjeve
të vjetra elektrike
dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
evropiane me sistem
grumbullimi të
diferencuar)
AL
5
Njoftim për licencat dhe markat tregtare
• iPhone, iPod, iPod classic, iPod nano dhe
iPod touch janë marka tregtare të Apple
Inc. të regjistruara në SHBA dhe në shtete
të tjera. Lightning është markë e regjistruar
tregtare e Apple Inc.
• “Made for iPod” dhe “Made for iPhone” do
të thonë se aksesori elektronik është krijuar
për t'u lidhur posaçërisht e përkatësisht me
iPod ose iPhone dhe është certifikuar nga
prodhuesi për funksionimin në standardet
e performancës së Apple. Apple nuk mban
përgjegjësi për përdorimin e kësaj pajisjeje
ose pajtueshmërinë e saj me standardet
rregullatore dhe të sigurisë. Kini parasysh
se përdorimi i këtij aksesori me iPod ose
iPhone mund të ndikojë në performancën
e lidhjes me valë.
• Marka e fjalës Bluetooth® dhe logot janë
marka tregtare të regjistruara të zotëruara
nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim
i këtyre markave nga Sony Corporation
është me licencë. Të gjitha markat e tjera
tregtare dhe emrat tregtarë janë të
zotëruesve të tyre përkatës.
• Marka N është markë tregtare ose markë
e regjistruar tregtare e NFC Forum, Inc. në
Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.
• Android është markë tregtare e Google Inc.
• Teknologjia e audiokodimit MPEG Layer-3
dhe patentat të licencuara nga Fraunhofer
IIS dhe Thomson.
• Windows Media është markë
e regjistruar tregtare ose markë tregtare
e Microsoft Corporation në Shtetet
e Bashkuara dhe/ose në shtete të tjera.
• Ky produkt mbrohet nga teknologji
të caktuara që janë subjekt i disa të
drejtave të pronësisë intelektuale
Microsoft Corporation. Ndalohet
përdorimi ose shpërndarja e kësaj
teknologjie jashtë këtij produkti pa
licencë nga Microsoft apo një filial
i autorizuar i Microsoft.
• Të gjitha markat e tjera tregtare dhe
markat e regjistruara janë marka të
zotëruesve të tyre përkatës. Në manual
nuk përcaktohen markat ™ dhe ®.
AL
6
Pasqyra e lëndës
Udhëzuesi i pjesëve dhe
i komandave ....................................8
Fillimi
Montimi i sigurt i sistemit...........11
Përdorimi i iPod/iPhone .............12
Vendosja e orës.............................13
Funksionet bazë
Luajtja e iPod/iPhone...................14
Luajtja e një pajisjeje USB ...........15
Bluetooth
Mbi teknologjinë Bluetooth
me valë ...........................................16
Dëgjimi i muzikës me valë
në një pajisje Bluetooth ................16
Vendosja e kodekëve audio
të Bluetooth....................................19
Ky manual shpjegon kryesisht përdorimin duke përdorur telekomandën, por të njëjtat
operacione mund të kryhen edhe duke përdorur butonat në njësi që kanë emra të njëjtë
ose të ngjashëm.
Njësia
– Pamja nga sipër
– Pamja e përparme
AL
8
Telekomanda RM-AMU166
1 "/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndizni sistemin, ose vendoseni atë
në modalitet gatishmërie.
B LED SPEAKER (faqe 22)
Ndryshoni ndriçimin e dritës.
C Treguesi VERTICAL SOUND
Ndizet kur efekti zanor vertikal
është i aktivizuar.
D Treguesi BLUETOOTH
(faqe 16)
Trego statusin Bluetooth të sistemit.
E BLUETOOTH (faqe 16, 18)
Shtypni për të zgjedhur funksionin
Bluetooth.
Mbajeni shtypur për të aktivizuar
çiftimin Bluetooth gjatë funksionit
Bluetooth.
F VERTICAL SOUND (faqe 22)
Zgjidhni efektin zanor vertikal.
G FLANGER, ISOLATOR (faqe 21)
Zgjidhni llojin e DJ EFFECT.
H Njësia: VOLUME/
DJ CONTROL +/–
Rregulloni volumin.
Rregulloni nivelin e DJ EFFECT
(faqe 21).
Këtë çelës nuk mund ta përdorni
për të rregulluar volumin kur është
aktivizuar DJ EFFECT.
Telekomanda: VOLUME +*/–
Rregulloni volumin.
I BASS BAZUCA (faqe 21)
Zgjidhni efektin BASS BAZUCA.
J EQ (faqe 21)
Zgjidhni efektin zanor të
paravendosur.
KPorta (USB) (faqe 13, 14, 15)
Lidhni një iPod/iPhone ose një pajisje
opsionale USB.
L Terminal për pajisje Apple
(faqe 12, 14)
M Krahu mbajtës (faqe 12)
N Butoni PUSH (faqe 12)
O m/M (përshpejto para,
përshpejto prapa)
Mbani shtypur për të gjetur një pikë
në pjesë ose skedar gjatë riprodhimit.
Treguesi i pikës së prekjes së Near
Field Communication (NFC).
Q Njësia: FUNCTION
Telekomanda: FUNCTION +/–
Zgjidhni një funksion.
R Paneli i ekranit
S Sensori i telekomandës
T +/– (zgjidhni dosjen)
Zgjidhni një dosje në një pajisje USB.
U Njësia: NX (luaj/vendos në
pauzë)
Telekomanda: N*(luaj),
X (vendos në pauzë)
Nisni ose vendosni në pauzë
riprodhimin.
Për të rifilluar riprodhimin e pajisjes
USB, shtypni NX ose N.
x (ndalo)
Ndaloni luajtjen.
Shtypni dy herë për të anuluar
rifillimin e riprodhimit të pajisjes USB.
V TIMER MENU (faqe 13, 23)
Vendosni orën dhe kohëmatësit.
W
Vendosni cilësimet.
X OPTIONS
Hyni ose dilni nga menyja
eopsioneve.
Y RETURN O
Kthehuni te përzgjedhja
emëparshme.
Z///
Shfaqni menynë e opsioneve ose
artikujt e menysë së kohëmatësit.
wj TUNER MEMORY (faqe 21)
Paravendosni stacionin e radios.
wk PLAY MODE/TUNING MODE
Zgjidhni modalitetin e luajtjes të një
pajisjeje USB (faqe 15).
Zgjidhni modalitetin e sintonizimit
(faqe 20).
wl REPEAT/FM MODE
Dëgjoni një pajisje USB, një pjesë të
caktuar ose një skedar në mënyrë të
përsëritur (faqe 15).
Zgjidhni modalitetin e marrjes FM
(marrje mono ose stereo) (faqe 20).
e; SLEEP (faqe 22)
Vendosni kohëmatësin e fjetjes.
ea DISPLAY
Ndryshoni informacionin në panelin
e ekranit.
*Butonat VOLUME + dhe N kanë një pikë
të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme
si referencë kur përdorni sistemin.
AL
10
Fillimi
Fillimi
A Antena përcjellëse FM
(zgjerojeni horizontalisht).
B Antena AM në formë kornize
C Te foleja DV D/PC IN L
D Te foleja DV D/PC IN R
E Te priza e muri t
Montimi i sigurt i sistemit
A Antenat
Gjeni një pikë dhe një orientim që ofron
marrje të mirë sinjali kur vendosni
antenat.
Mbajini antenat larg nga kordoni i rrymës
dhe kablloja USB për të shmangur
marrjen e zhurmës.
B Foletë DVD/PC IN L/R
Përdorni një kordon audio (nuk jepet)
për t'u lidhur me foletë e daljes audio të
një pajisjeje audio/video. Zëri del përmes
këtij sistemi.
C Energjia
Lidheni kordonin e rrymës me një prizë
muri. Demonstrimi shfaqet në panelin
e ekranit. Shtypni "/1 për të ndezur
sistemin dhe demonstrimi përfundon
automatikisht.
Nëse adaptori i dhënë në prizë nuk
përputhet me prizën tuaj të murit,
shkëputeni nga priza (vetëm për
modelet e pajisura me adaptor).
AL
11
Futja e baterive
Futni dy bateri R6 (përmasaAA) duke
puthitur polaritetet e treguara më poshtë.
Shënime
• Mos përzieni një bateri të vjetër me një
të re ose lloje të ndryshme baterish.
• Nëse nuk e përdorni telekomandën për
një periudhë të gjatë kohe, hiqni bateritë
për të shmangur dëmtimet nga rrjedhja
dhe gërryerja e baterive.
Instalimi i sistemit
Sistemi mund të instalohet qoftë
vertikalisht apo horizontalisht. Zgjidhni
llojin e instalimit bazuar në preferencat
tuaja.
Shënime
• Montojeni sistemin horizontalisht kur
lidhni modelin iPod nano me terminalin
për pajisje Apple.
• Sigurohuni që të zgjidhni efektin zanor
vertikal kur sistemi montohet vertikalisht.
(faqe 22).
– Montimi vertikal
– Montimi horizontal
Përdorimi i iPod/iPhone
Kur lidhni me terminalin për
pajisje Apple
Ju mund të lidhni modelet si më poshtë
me terminalin për pajisje Apple.
• iPod touch 5th generation
• iPod nano 7th generation
•iPhone 5
Për të parandaluar rënien e iPod/iPhone,
gjithmonë sigurojeni iPod/iPhone
me krahun mbajtës kur e lidhni me
terminalin për pajisje Apple. Kur hiqni
iPod/iPhone ngrijeni krahun mbajtës
derisa të dëgjohet një kërcitje dhe të futet
në vend dhe më pas shkëputni iPod/
iPhone nga terminali për pajisje Apple.
1 Vendosni iPod/iPhone në
terminalin për pajisje Apple.
2 Shtypni butonin PUSH derisa
krahu mbajtës të lirohet.
Krahu mbajtës kthehet jashtë për
të siguruar iPod/iPhone.
AL
12
Fillimi
Shënim për përdoruesit e modelit
iPod/iPhone
(nuk jepet)
Kablloja USB
(nuk jepet)
iPod nano
Mos e instaloni sistemin vertikalisht kur
përdorni modelet iPod nano me këtë sistem.
Modelet iPod nano nuk mund të sigurohen me
krahun mbajtës për shkak të peshës. Instalimi
i sistemit horizontalisht.
Shënim mbi transportimin e sistemit
Mos e transportoni sistemin me iPod/iPhonetë
lidhur. Përndryshe, iPod/iPhone mund të bjerë
dhe mund të dëmtohet. Sony nuk mund të
pranojë përgjegjësinë për ndonjë dëmtim të
shkaktuar nga përdorimi i papërshtatshëm.
Shënime
• Kur përdorni kasat për iPod/iPhone që blihen
në treg, iPod/iPhone i lidhur mund të mos
njihet nga sistemi. Nëse ndodh kjo, hiqeni
kasën nga iPod/iPhone dhe rilidheni me
terminalin për pajisje Apple.
• Kur përdorni një sistemi të instaluar
vertikalisht, sigurohuni që iPod/iPhone
i lidhur të qëndrojë drejt, jo i anuar.
Kur lidhni me një portë
Lidhni iPod/iPhone me një portë
duke përdorur kabllon USB e dhënë
me iPod/iPhone.
Vendosja e orës
Ju nuk mund të vendosni orën në
modalitetin e kursimit të energjisë.
1 Shtypni "/1 për të ndezur
sistemin.
2 Shtypni TIMER MENU.
Nëse “PLAY SET” shfaqet në panelin
e ekranit, shtypni / në mënyrë
të përsëritur për të
zgjedhur “CLOCK” dhe më pas
shtypni .
3 Shtypni / në mënyrë të
përsëritur për të vendosur orën,
më pas shtypni .
4 Shtypni / në mënyrë të
përsëritur për të vendosur
minutat, më pas shtypni .
AL
13
Funksionet bazë
Luajtja e iPod/iPhone
x Kur lidhni me terminalin për
pajisje Apple
1 Shtypni FUNCTION +/– në mënyrë
të përsëritur për të zgjedhur
funksionin iPod.
2 Vendosni iPod/iPhone në
terminalin për pajisje Apple.
3 Shtypni butonin PUSH dhe
sigurojeni iPod/iPhone.
4 Shtypni N.
x Kur lidhni me një portë
1 Shtypni FUNCTION +/– në mënyrë
të përsëritur për të zgjedhur
funksionin USB.
2 Lidhni një iPod/iPhone me
portën.
3 Shtypni N.
Për të kontrolluar iPod/iPhone
PërVeproni kështu
Vendosjen
në pauzë të
riprodhimit
Zgjedhjen e një
pjese ose kapitulli
të audiolibrit/
podkastit
Gjetjen e një pike
në një pjesë ose
kapitull të
audiolibrit/
podkastit
AL
14
Shtypni X/x.
Shtypni ./>. Për
të shpejtuar përpara ose
prapa, mbani shtypur
butonin.
Mbani shtypur m/M
gjatë riprodhimit, dhe
lëshojeni në pikën
edëshiruar.
Për të përdorur sistemin si karikues
baterie
Sistemin mund ta përdorni si karikues
baterie për një iPod/iPhone qoftë kur
sistemi është i ndezur apo i fikur.
Karikimi fillon kur iPod/iPhone vendoset
në terminalin për Apple ose lidhet me
portën . Statusi i karikimit shfaqet
në ekranin e pajisjes iPod/iPhone.
Për detaje, referojuni udhëzimeve të
përdorimit të iPod/iPhone.
Për të ndaluar karikimin e një iPod/
iPhone
Hiqni iPod/iPhone.
Shënime mbi karikimi e një iPod/iPhone
• iPod/iPhone nuk mund të karikohet kur është
i lidhur gjatë kohës që sistem është i fikur.
• Kur iPod/iPhone është i lidhur me terminalin
për pajisje Apple, shtypni FUNCTION +/–
për të zgjedhur funksionin iPod, TUNER
ose DVD/PC.
• Kur iPod/iPhone është i lidhur me portën ,
shtypni FUNCTION +/– për të zgjedhur
funksionin USB ose BT AUDIO.
Shënime
• Mos e prekni terminalin për pajisje Apple.
• Performanca e sistemit mund të variojë, në
varësi të specifikimeve të iPod/iPhone.
• Kur vendosni ose hiqni iPod/iPhone
– trajtojeni iPod/iPhone në të njëjtin kënd si
ai i terminalit për pajisje Apple në njësi dhe
mos e rrotulloni apo tundni iPod/iPhone
për të parandaluar dëmtimin e terminalit.
– shtrëngojeni njësinë me njërën dorë dhe
kujdesuni të mos shtypni kontrollet e iPod/
iPhone gabimisht.
• Përpara se të shkëputni iPod/iPhone,
vendosni riprodhimin në pauzë.
•Mbani shtypur ./> për të përshpejtuar
prapa (ose përshpejtuar përpara) ndërkohë që
luani videon nëse m/M nuk funksionon.
• Për të ndryshuar nivelin e volumit, përdorni
VOLUME +/–. Niveli i volumit nuk
ndryshon nëse e rregulloni në iPod/iPhone.
• Ky sistem është projektuar vetëm për
bashkues iPod/iPhone Lightning me 8 kunja.
Ju nuk mund të lidhni pajisje të tjera me
terminalin për pajisje Apple.
• Për të përdorur një iPod/iPhone referojuni
udhëzimeve të përdorimit të iPod/iPhone.
Funksionet bazë
• Sony nuk mund të pranojë përgjegjësi në rast
kur të dhënat e regjistruara në iPod/iPhone
humbasin apo dëmtohen gjatë përdorimit
të iPod/iPhone me këtë sistem.
Luajtja e një pajisjeje USB
Formatet audio që mund të riprodhohen
nga ky sistem janë si më poshtë:
– MP3: prapashtesa e skedarit “.mp3”
– WMA: prapashtesa e skedarit “.wma”
– AAC: prapashtesa e skedarit “.m4a”,
“.mp4” ose “.3gp”
– WAV: prapashtesa e skedarit “.wav”
Nëse skedarët audio kanë prapashtesat
e mësipërme, por nuk janë në formatet
përkatëse, sistemi mund të prodhojë
zhurmë ose mund të keqfunksionojë.
Kontrolloni uebsajtet e mëposhtme për
informacion mbi pajisjet e pajtueshme
USB (faqe 25).
1 Shtypni FUNCTION +/– për
të zgjedhur funksionin USB.
2 Lidhni një pajisje USB me
portën.
3 Shtypni N.
Për të ndryshuar modalitetin e luajtjes
Shtypni PLAY MODE në mënyrë të
përsëritur.
• Luajtja normale (boshe): riprodhimi
në sekuencë i të gjithë skedarëve audio
në pajisjen USB
• Luajtja e dosjes (“FLDR”)
i të gjithë skedarëve audio në dosjen
e specifikuar në pajisjen USB
•Luajtja me përzierje (“SHUF”)
riprodhimi në mënyrë të rastësishme
të të gjithë skedarëve audio në
pajisjen USB
1)
Ju nuk mund të zgjidhni luajtjen e dosjes
dhe “” në të njëjtën kohë.
2)
Ju nuk mund të zgjidhni luajtjen me përzierje
dhe luajtjen me përsëritje në të njëjtën kohë.
1)
: riprodhimi
2)3)
:
3)
Kur fikni sistemin, modaliteti i zgjedhur
i luajtjes me përzierje pastrohet dhe
modaliteti i luajtjes kthehet në modalitetin
e luajtjes normale.
Për të zgjedhur luajtjen e përsëritur.
Shtypni REPEAT në mënyrë të përsëritur.
•: përsërit të gjithë skedarët audio
në një pajisje USB ose në një dosje
•: përsërit një skedar audio
Shënime për pajisjen USB
• Rendi i riprodhimit për sistemin mund të
ndryshojë nga rendi i riprodhimit i luajtësit
të lidhur dixhital të muzikës.
• Sigurohuni të fikni sistemin përpara se
të shkëputni pajisjen USB. Heqja e pajisjes
USB ndërkohë që sistemi është i ndezur,
mund të prishë të dhënat në pajisjen USB.
• Nuk mund të garantohet përputhshmëria
me të gjithë softuerët kodues/shkrues. Nëse
skedarët audio në pajisjen USB janë koduar
fillimisht me një softuer jo të përputhshëm,
këto skedarë mund të prodhojnë zhurmë ose
zë të ndërprerë, ose mund të mos luhen fare.
• Ky sistem mund të njohë deri në
– 256 skedarë audio për një dosje.
– 65,536 skedarë audio në një pajisje USB.
– 256 dosje në një pajisje USB.
Për të përdorur sistemin si karikues
baterie
Sistemin mund ta përdorni si karikues
baterie për pajisjet USB që kanë funksion
karikimi kur sistemi është i ndezur.
Shtypni FUNCTION +/– në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur funksionin USB.
Karikimi fillon kur pajisja USB është
e lidhur me portën . Statusi i karikimit
shfaqet në panelin e ekranit të pajisjes
USB. Për detaje, referojuni udhëzimeve
të përdorimit të pajisjes USB.
AL
15
Bluetooth
Mbi teknologjinë
Bluetooth me valë
Teknologjia Bluetooth me valë është
një teknologji me rreze të shkurtër që
mundëson komunikimin e të dhënave me
valë mes pajisjeve dixhitale. Teknologjia
Bluetooth me valë funksionon brenda një
rrezeje prej rreth 10 metrash (33 këmbë).
Versioni, profilet dhe kodekët
e mbështetur Bluetooth
Versioni i mbështetur Bluetooth:
• Bluetooth Versioni standard 3.0 + EDR
(Enhanced Data Rate)
Profilet e mbështetura Bluetooth:
• A2DP (Profili i përparuar i shpërndarjes
audio)
• AVRCP 1.3 (Profili i telekomandimit
audio video)
Kodekët e mbështetur Bluetooth:
• SBC (Kodeku i nën-brezit)
• AAC (Kodimi i përparuar audio)
Dëgjimi i muzikës me valë
në një pajisje Bluetooth
Ju mund të dëgjoni muzikë nga pajisja juaj
Bluetooth përmes një lidhjeje me valë.
Kontrolloni uebsajtet e mëposhtme për
informacion mbi pajisjet e pajtueshme
Bluetooth (faqe 25).
Rreth treguesit BLUETOOTH
Treguesi BLUETOOTH ndizet ose pulson
në ngjyrë blu për të treguar statusin
Bluetooth.
Statusi i sistemitTreguesi i statusit
Bluetooth në gatishmëri Pulson ngadalë
Çiftimi BluetoothPulson shpejt
Lidhja BluetoothPulson
Lidhja Bluetooth
vendoset
Ndizet
Çiftimi i këtij sistemi me një
pajisje Bluetooth
Çiftimi është një veprim ku pajisjet
Bluetooth regjistrojnë paraprakisht
njëra-tjetrën. Pasi të kryhet veprimi
i ç iftimit, ai nuk ka nevojë të kryhet sërish.
Nëse pajisja juaj është telefon smartphone
i pajtueshëm me NFC, procedura
e çiftimit manual nuk është e nevojshme.
1 Vendoseni pajisjen Bluetooth
brenda 1 metri (3 këmbë) nga
sistemi.
2 Shtypni BLUETOOTH në njësi për
të zgjedhur funksionin Bluetooth.
“BT AUDIO” shfaqet në panelin
eekranit.
Shënim
Nëse sistemi lidhet me një pajisje Bluetooth,
shtypni BLUETOOTH për të shkëputur
pajisjen Bluetooth.
3 Mbani shtypur BLUETOOTH në
njësi për 2 sekonda ose më shumë.
“PAIRING” pulson në panelin
eekranit.
AL
16
Bluetooth
4 Kryeni procedurën e mëposhtme
të çiftimit në pajisjen Bluetooth.
Për detaje, referojuni udhëzimeve
të përdorimit të pajisjes Bluetooth.
5 Zgjidhni numrin e modelit të
njësisë në ekranin e pajisjes
Bluetooth.
Për shembull, zgjidhni “SONY
FST-GTK37iP” (ose FST-GTK17iP/
RDH-GTK37iP/RDH-GTK17iP).
Nëse kërkohet një kod në pajisjen
Bluetooth, vendosni “0000”.
6 Kryeni lidhjen Bluetooth në
pajisjen Bluetooth.
Kur kryhet çiftimi dhe vendoset lidhja
Bluetooth, emri i pajisjes Bluetooth
shfaqet në panelin e ekranit.
Në varësi të pajisjes Bluetooth, lidhja
mund të fillojë automatikisht pasi
kryhet çiftimi.
Ju mund të kontrolloni adresën
epajisjes Bluetooth duke shtypur
DISPLAY në mënyrë të përsëritur.
Shënime
• Ju mund të çiftoni deri në 9 pajisje Bluetooth.
Nëse lidhet një pajisje e 10-të Bluetooth pajisja
e lidhur më rrallë do të zëvendësohet me të
renë.
• Kodi mund të quhet “Passcode”, “PIN code”,
“PIN number” ose “Password”, etj., në varësi
të pajisjes.
• Statusi i gatishmërisë së çiftimit të sistemit
anulohet pas rreth 5 minutash. Nëse çiftimi
nuk është i suksesshëm, përsëriteni duke
filluar nga hapi 1.
• Kur është i lidhur me një pajisje Bluetooth ky
sistem nuk mund të dallohet dhe nuk mund të
kryhet lidhje nga një pajisje tjetër Bluetooth që
nuk është çiftuar kurrë më parë.
• Nëse dëshironi të çiftoni me një tjetër pajisje
Bluetooth, përsëritni hapat 1 deri 6.
Për të anuluar veprimin e çiftimit
Mbani shtypur BLUETOOTH në njësi
për 2 sekonda ose më shumë derisa në
panelin e ekranit të shfaqet “BT AUDIO”.
Lidhja me një smartphone nga
funksioni i dëgjimit me një
prekje (NFC)
Duke prekur sistemin me një telefon
smartphone të pajtueshëm me NFC,
sistemi ndizet automatikisht në funksionin
Bluetooth
dhe më pas vazhdon të kryejë
çiftimin dhe lidhjen
Bluetooth
automatikisht.
Çfarë është “NFC”?
NFC (Near Field Communication) është
një teknologji që mundëson komunikim
me valë me rreze të shkurtër mes pajisjeve
të ndryshme, siç janë telefonat celularë
dhe etiketat IC. Falë funksionit NFC
komunikimi i të dhënave mund të arrihet
lehtë thjesht duke prekur pikën e caktuar
të prekjes me pajisjet e përputhshme NFC.
1 Shkarkoni dhe instaloni
aplikacionin “NFC Easy Connect”.
Shkarkoni aplikacionin falas Android
nga Google Play duke kërkuar “NFC
Easy Connect” ose aksesojeni duke
përdorur kodin e mëposhtëm dy
dimensional. Mund të aplikohen
tarifa për komunikimin e të dhënave.
Kodi dy dimensional* për hyrje direkte
* Përdorni një aplikacion për leximin
e kodeve dy dimensionale.
Shënime
• Aplikacioni mund të mos disponohet në
disa shtete/rajone.
• Në varësi të telefonit tuaj smartphone, ju
mund të përdorni funksionin NFC pa e
instaluar aplikacionin. Në këtë rast, veprimet
dhe specifikimet mund të jenë të ndryshme.
Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të
përdorimit të telefonit tuaj smartphone.
AL
17
Telefonat e përputhshëm
smartphone
Telefonat smartphone me funksion
të integruar NFC (OS: Android
2.3.3 ose version i mëvonshëm,
duke përjashtuar Android 3.x)
2 Nisni aplikacionin “NFC Easy
Connect” në telefonin
smartphone.
Sigurohuni që të shfaqet ekrani
iaplikacionit.
3 Prekni telefonin smartphone me
shenjën N-Mark në sistem derisa
telefoni smartphone të dridhet.
Kryeni lidhjen duke ndjekur
udhëzimet e shfaqura në ekranin
etelefonit smartphone.
Kur vendoset lidhja Bluetooth, treguesi
BLUETOOTH ndalon së pulsuari
dhe mbetet i ndezur. Emri i pajisjes
Bluetooth shfaqet në panelin e ekranit.
Ju mund të kaloni burimin e zërit nga
telefoni smartphone te një tjetër pajisje
e pajtueshme me NFC Bluetooth.
Për detaje, referojuni udhëzimeve
të përdorimit të pajisjes Bluetooth.
Këshillë
Nëse dështon çiftimi dhe lidhja Bluetooth,
veproni si më poshtë.
– Rinisni “NFC Easy Connect” dhe lëvizeni
telefonin smartphone ngadalë mbi shenjën
N-Mark.
– Hiqni mbështjelljen mbrojtëse të telefonit
smartphone nëse përdorni një mbështjellje
mbrojtëse të blerë veçmas.
Luajtja e muzikës nga një pajisje
Bluetooth
Ju mund të përdorni një pajisje Bluetooth
duke lidhur sistemin dhe një pajisje
Bluetooth duke përdorur AVRCP.
Kontrolloni të mëposhtmet përpara se
të luani muzikë:
–Funksioni Bluetooth i pajisjes Bluetooth
është i aktivizuar.
–Çiftimi është kryer.
x Për një pajisje Bluetooth
1 Shtypni BLUETOOTH në njësi për
të zgjedhur funksionin Bluetooth.
“BT AUDIO” shfaqet në panelin
eekranit.
2
Kryeni lidhjen me pajisjen
Pajisja Bluetooth e lidhur e fundit të
lidhet automatikisht.
Kryeni lidhjen Bluetooth nga pajisja
Bluetooth nëse pajisja nuk është lidhur.
Pasi të vendoset lidhja, emri i pajisjes
Bluetooth shfaqet në panelin e ekranit.
Bluetooth
3 Shtypni N.
Në varësi të pajisjes Bluetooth,
– mund t'ju nevojitet të shtypni
dy herë N.
– mund t'ju nevojitet të nisni
riprodhimin e një burimi audio
në pajisjen Bluetooth.
.
AL
18
Bluetooth
Shënime
• Kur sistemi nuk është i lidhur me ndonjë
pajisje Bluetooth, sistemi do të lidhet dhe
do të riprodhojë automatikisht nga pajisja
Bluetooth e lidhur e fundit kur shtypni N.
• Nëse provoni të lidhni një tjetër pajisje
Bluetooth me sistemin, pajisja Bluetooth
e lidhur aktualisht do të shkëputet.
x Për telefonat e përputhshëm me NFC
Prekni telefonin smartphone me shenjën
N-Mark në sistem për të vendosur lidhjen
Bluetooth.
Nisni riprodhimin e një burimi audio në
telefonin smartphone. Për hollësi mbi
riprodhimin, drejtojuni udhëzimeve të
përdorimit të telefonit tuaj smartphone.
Për të shkëputur pajisjen Bluetoothx Për një pajisje Bluetooth
Shtypni BLUETOOTH në njësi.
“BT AUDIO” shfaqet në panelin e ekranit.
Në varësi të pajisjes
Bluetooth
mund të anulohet automatikisht
kur ndaloni riprodhimin.
Bluetooth
x Për telefonat e përputhshëm me NFC
Prekni sërish telefonin smartphone me
shenjën N-Mark.
Fshirja e të gjithë informacionit
të regjistrimit të çiftimit
, lidhja
Vendosja e kodekëve
audio të Bluetooth
Mund të zgjidhni kodekët audio të
Bluetooth
kur pajisja e lidhur
mbështet Kodimi Automatik Audio (AAC).
Bluetooth
1 Shtypni OPTIONS.
2 Shtypni / në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur
“BT AAC”, më pas shtypni .
3 Shtypni / në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur “ON”
ose “OFF”.
• ON: Kodimi i Përparuar i Audios
(AAC) zgjidhet nëse pajisja
Bluetooth mbështet AAC.
• OFF: Zgjidhet Kodeku i nën-brezit
(SBC).
Shënime
• J u m un d t ë s hi jo ni tin gu j m e c il ës i t ë l ar të nës e
zgjidhe t AAC. N ë rast se nuk arri ni të dë gjoni
tingullin e AAC nga pajisja, zgjidhni “OFF”.
• Nëse ndryshoni këtë cilësim ndërkohë që
sistemi është i lidhur me një pajisje Bluetooth,
pajisja Bluetooth e lidhur aktualisht do të
shkëputet. Për t'u lidhur me një pajisje
Bluetooth kryeni sërish lidhjen Bluetooth.
Përdorni butonat në njësi për të kryer
këtë veprim.
1 Shtypni BLUETOOTH për të
zgjedhur funksionin Bluetooth.
“BT AUDIO” shfaqet në panelin e ekranit.
Nëse sistemi është i lidhur me
një pajisje Bluetooth emri i pajisjes
Bluetooth shfaqet në panelin e ekranit.
Shtypni BLUETOOTH për të
shkëputur pajisjen Bluetooth.
2 Ndërsa mbani shtypur x,
shtypni "/1 për rreth 3 sekonda.
“BT HIST” dhe “CLEAR” shfaqen
në panelin e ekranit dhe i gjithë
informacioni i çiftimit fshihet.
Vendosja/anulimi
i modalitetit të
gatishmërisë Bluetooth
Sistemi kalon në modalitetin
e gatishmërisë
Bluetooth
Bluetooth
edhe kur sistemi është i fikur.
dhe pret një lidhje
1 Shtypni OPTIONS.
2 Shtypni / në mënyrë
të përsëritur për të zgjedhur
“BT STBY”, më pas shtypni .
AL
19
3 Shtypni / në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur “ON”
ose “OFF”.
4 Shtypni "/1 për të fikur sistemin.
Kur modaliteti i gatishmërisë
Bluetooth është vendosur në aktiv,
sistemi do të ndizet automatikisht kur
vendosni lidhjen Bluetooth nga pajisja
Bluetooth.
Shënim
Sistemi nuk të mos kalojë në modalitetin
e gatishmërisë Bluetooth nëse fshini
informacionin e çiftimit.
AL
20
Sintonizuesi
Dëgjimi i radios
Shtypni FUNCTION +/– në mënyrë
1
të përsëritur për të zgjedhur
bandën FM ose AM.
2 Për skanim automatik:
Shtypni TUNING MODE në
mënyrë të përsëritur derisa “AUTO”
të ndizet në panelin e ekranit. Më pas,
shtypni +/–.
Skanimi ndalon automatikisht kur
sintonizohet në një stacion. Më pas
“TUNED” dhe “ST” (vetëm për
programet stereo FM) ndizet në
panelin e ekranit.
Nëse “TUNED” nuk ndizet dhe
skanimi nuk ndalon, shtypni x për
të ndaluar skanimin. Më pas, kryeni
sintonizimin manual (më poshtë).
Kur sintonizoheni në një stacion FM
që ofron shërbime RDS, nga
transmetuesi ofrohet informacion
i tillë si emri i shërbimit ose emri
istacionit.
Ju mund të kontrolloni informacionin
RDS duke shtypur DISPLAY në
mënyrë të përsëritur.
Për sintonizimin manual:
Shtypni TUNING MODE në mënyrë
të përsëritur derisa “AUTO” dhe
“PRESET” të zhduken nga paneli
iekranit.
Më pas, shtypni +/– në mënyrë të
përsëritur për t'u sintonizuar në
stacionin që dëshironi.
Këshillë
Për të reduktuar zhurmën statike në një stacion
të dobët stereo FM, shtypni FM MODE në
mënyrë të përsëritur derisa “MONO” të
ndizet në panelin e ekranit.
Sintonizuesi/Përshtatja e zërit
Për të ndryshuar intervalin
Numri i paravendosur
e sintonizimit AM
(përveç modeleve të Evropës,
Rusisë dhe Arabisë Saudite)
Cilësimi i parazgjedhur për intervalin
e sintonizimit AM është 9 kHz
(ose 10 kHz për disa zona).
Përdorni butonat në njësi për të kryer
këtë veprim.
1
Shtypni FUNCTION në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur bandën AM.
2 Shtypni "/1 për të fikur sistemin.
3 Ndërkohë që mbani shtypur
TUNING +, shtypni "/1.
“9K STEP” ose “10K STEP” shfaqet
në panelin e ekranit.
Kur ndryshoni intervalin, të gjitha stacionet
e paravendosura AM do të fshihen.
Përshtatja e zërit
Rregullimi i zërit
PërVeproni kështu
Përforcimin e
basit dhe krijimin
e një tingulli më
të fuqishëm
Zgjedhjen e një
efekti zanor të
paravendosur
Shtypni BASS BAZUCA.
Shtypni EQ në mënyrë
të përsëritur.
Për të anuluar efektin
e paravendosur zanor,
shtypni EQ në mënyrë
të përsëritur për të
zgjedhur “FLAT”.
Paravendosja e stacioneve të radios
Ju mun d të rua ni d eri në 20 sta cio ne F M d he
10 stacione AM si stacione të preferuara.
1 Sintonizohuni në stacionin që
dëshironi.
2 Shtypni TUNER MEMORY.
3 Shtypni +/– në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur numrin
e paravendosjes që dëshironi,
më pas shtypni .
“COMPLETE” shfaqet në panelin
eekranit. Stacioni ruhet.
Për t'u sintonizuar në një stacion radioje
Shtypni TUNING MODE në mënyrë të
përsëritur derisa “PRESET” të ndizet në
panelin e ekranit. Më pas shtypni +/– në
mënyrë të përsëritur për të zgjedhur
numrin që dëshironi.
Krijimi i një atmosfere
festive
(DJ EFFECT)
Përdorni butonat në njësi për të kryer këtë
veprim.
1 Shtypni FLANGER ose ISOLATOR.
Butoni i zgjedhur ndizet dhe efekti
aktivizohet.
• FLANGER: Krijoni një efekt të
thellë tunel që është i ngjashëm
me zhurmën e një avioni reaktiv.
• ISOLATOR: Izoloni një bandë
specifike frekuence duke rregulluar
bandat e tjera të frekuencave.
Për shembull, kur dëshironi të
fokusoheni te vokali dhe të tjera.
2 Rrotulloni DJ CONTROL +/– për
të rregulluar nivelin e efektit.
Për të fikur efektin
Shtypni sërish butonin e efektit të
zgjedhur.
AL
21
Shënime
• DJ EFFECT fiket automatikisht kur fikni
sistemin ose ndryshoni funksionin apo
bandën e sintonizuesit.
• Nuk mund ta përdorni VOLUME/DJ
CONTROL +/– për të rregulluar volumin
kur është aktivizuar DJ EFFECT. Shtypni
VOLUME +/– në telekomandë për të
rregulluar volumin.
Zgjedhja e efektit zanor
vertikal
Ju mund të zgjidhni efektin zanor
sipas stilit të montimit të sistemit.
Ndizni efektin zanor vertikal kur
sistemi montohet vertikalisht.
Shtypni VERTICAL SOUND në njësi
në mënyrë të përsëritur.
Funksionet e tjera
Vendosja e ndriçimit të dritës
Ju mund të vendosni ndriçimin e dritës
duke zgjedhur nga një shumëllojshmëri
modelesh ndriçimi. Ndriçimi i dritës do të
krijojë efekte ndriçimi në bazë të burimit
të muzikës.
Shtypni LED SPEAKER në mënyrë të
përsëritur.
Sa herë që shtypni këtë buton, modeli
ndryshon.
Për të fikur ndriçimin e dritës
Shtypni LED SPEAKER në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur “LED OFF“.
Përdorimi i kohëmatësve
Sistemi ofron 2 funksione kohëmatësi.
Nëse përdorni të dy kohëmatësit, ka
prioritet kohëmatësi i fjetjes.
Kohëmatësi i fjetjes
Mund të ndodhë që t'ju zërë gjumi
duke dëgjuar muzikë. Sistemi fiket
automatikisht pas kohës së paravendosur.
Shtypni SLEEP në mënyrë të përsëritur.
Për të anuluar kohëmatësin e fjetjes,
shtypni SLEEP në mënyrë të përsëritur
për të zgjedhur “OFF“.
Këshillë
Për të kontrolluar kohën e mbetur përpara
se sistemi të fiket, shtypni SLEEP.
Kohëmatësi i luajtjes
Ju mund të zgjoheni nga sintonizuesi,
iPod/iPhone ose pajisja USB në kohën
e paravendosur. Sigurohuni që të keni
AL
22
vendosur orën.
Funksionet e tjera
1 Përgatitni burimin e zërit, më
pas shtypni VOLUME +/– për të
rregulluar volumin.
2 Shtypni TIMER MENU.
3 Shtypni / në mënyrë
të përsëritur për të zgjedhur
“PLAY SET“, më pas shtypni .
4 Vendosni kohën për të nisur
riprodhimin.
Shtypni / në mënyrë të përsëritur
për të vendosur orë/minuta, më pas
shtypni .
5 Përdorni të njëjtën procedurë si në
hapin 4 për të vendosur kohën për
të ndaluar riprodhimin.
6
Shtypni / në mënyrë të përsëritur
për të zgjedhur burimin zanor që
dëshironi dhe më pas shtypni .
7 Shtypni "/1 për të fikur sistemin.
Për të kontrolluar cilësimin e kohëmatësit
ose për të aktivizuar sërish kohëmatësin
1 Shtypni TIMER MENU.
“TIMERSEL“ pulson në panelin e ekranit.
2 Shtypni .
3 Shtypni / në mënyrë të përsëritur
për të zgjedhur “PLAY SEL“, më pas
shtypni .
Për të anuluar kohëmatësin
Përsëritni të njëjtën procedurë si më lart
dhe zgjidhni “OFF“ në hapin 3, dhe më
pas shtypni .
Shënime
• Sistemi ndizet përpara kohës së paravendosur.
Nëse sistemi është i ndezur në kohën
e paravendosur ose nëse “STANDBY“ pulson
në panelin e ekranit, kohëmatësi i luajtjes nuk
do të luajë.
• Mos e përdorni sistemin nga koha kur sistemi
ndizet deri kur fillon riprodhimi.
Shënime për përdoruesin e iPod/iPhone
• Sigurohuni që iPod/iPhone të mos jetë duke
luajtur kur përdorni kohëmatësin e luajtjes.
• Kohëmatësi i luajtjes mund të mos
aktivizohet, në varësi të statusit të iPod/
iPhone të lidhur.
Ndryshimi i ekranit
Ndryshimi i modalitetit të shfaqjes
Shtypni DISPLAY në mënyrë të
përsëritur ndërsa sistemi është i fikur.
Demonstrimi
Ekrani ndryshon dhe treguesi pulson
edhe kur sistemi është i fikur.
Nuk ka ekran (modaliteti i kursimit të
energjisë)
Ekrani është fikur për të kursyer energji.
Kohëmatësi dhe ora vazhdojnë të punojnë.
Ose,
iPod/iPhone Modaliteti i karikimit
Shfaqet “CHARGING“ dhe sistemi
vazhdon të karikojë iPod/iPhone.
Ora
Shfaqja e orës kalon automatikisht në
modalitetin e kursimit të energjisë pas
8sekondash.
Paraqitja e informacionit në
panelin e ekranit
Shtypni DISPLAY në mënyrë të
përsëritur gjatë funksionit USB
kur sistemi është i ndezur.
Mund të shfaqni informacionin si më poshtë:
• Koha e luajtjes që ka kaluar, emri
i skedarit dhe emri i dosjes.
• Titulli, artisti dhe informacioni i albumit.
AL
23
Shënime
• Koha totale e luajtjes për një pajisje USB
nuk shfaqet.
• Të mëposhtmet nuk shfaqen saktë:
– koha e kaluar e luajtjes së një skedari
MP3 të koduar duke përdorur VBR
(shpejtësi bit të ndryshueshme).
– emrat e dosjeve dhe skedarëve që nuk
ndjekin ISO9660 Niveli 1, Niveli 2 ose
Joliet në formatin e zgjerimit.
• Informacioni i etiketës ID3 për skedarët
MP3 shfaqet kur përdoren etiketat e versionit
1 të ID3 dhe versionit 2 (informacioni
i etiketës ID3 të versionit 2 ka prioritet kur
përdoren etiketat ID3 të versionit 1 dhe
versionit 2 për një skedar të vetëm MP3).
Përdorimi i pajisjeve
opsionale
Shtypni VOLUME – në mënyrë
1
të përsëritur derisa “VOL MIN“
të shfaqet në panelin e ekranit.
2 Lidhni një pajisje opsionale
(faqe 11).
3 Shtypni FUNCTION +/– në mënyrë
të përsëritur për të zgjedhur
funksionin DVD/PC.
4 Nisni luajtjen e pajisjes së lidhur.
5 Shtypni VOLUME + në mënyrë
të përsëritur për të rregulluar
volumin.
Shënim
Sistemi mund të kalojë automatikisht në
modalitetin e gatishmërisë nëse niveli i volumit
të pajisjes së lidhur është tepër i ulët. Rregulloni
nivelin e volumit të pajisjes. Për të fikur
funksionin e gatishmërisë automatike, shikoni
“Vendosja/anulimi i funksionit të gatishmërisë
automatike” (faqe 24).
AL
24
Çaktivizimi i butonave
në njësi
(Bllokimi për fëmijët)
Ju mund të çaktivizoni butonat në
njësi (përveç "/1) për të parandaluar
keqpërdorimin, si për shembull
ngacmimet që bëjnë fëmijët.
Mbani shtypur x në njësi për më
shumë se 5 sekonda.
“CHILD“ dhe “LOCK ON“ shfaqet në
panelin e ekranit.
Ju mund ta komandoni sistemin vetëm
me anë të butonave në telekomandë.
Për të anuluar, mbani shtypur x në
njësi për më shumë se 5 sekonda derisa
“CHILD“ dhe “LOCK OFF“ të shfaqen
në panelin e ekranit.
Shënim
Funksioni i bllokimit për fëmijët do të anulohet
kur shkëputni kordonin e energjisë.
Vendosja/anulimi
i funksionit të gatishmërisë
automatike
Ky sistem është i pajisur me një funksion
të gatishmërisë automatike. Me këtë
funksion, sistemi hyn automatikisht
në modalitetin e gatishmërisë, pas rreth
30 minutash kur nuk e përdorni sistemin
ose kur nuk ka dalje sinjali audio.
Si parazgjedhje, funksioni i gatishmërisë
automatike është i ndezur.
1 Shtypni OPTIONS.
2 Shtypni / në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur
“AutoSTBY”, më pas shtypni .
3 Shtypni / në mënyrë të
përsëritur për të zgjedhur “ON”
ose “OFF”.
Informacioni shtesë
Shënime
• Mesazhi “AutoSTBY” pulson në ekran
për rreth 2 minuta përpara se të hyjë
në modalitetin e gatishmërisë.
• Funksioni i gatishmërisë automatike
nuk funksionon gjatë funksionit të
sintonizuesit.
• Sistemi mund të mos kalojë
automatikisht në modalitetin
e gatishmërisë në rastet e mëposhtme:
– kur diktohet sinjal audio.
– gjatë riprodhimit të skedarëve audio.
– gjatë kohës që kohëmatësi i luajtjes
ose kohëmatësi i fjetjes i parazgjedhur
është në proces.
Informacioni shtesë
Uebsajtet për pajisjet
epajtueshme
Kontrolloni uebsajtet e mëposhtme për
informacionin më të fundit mbi pajisjet
e pajtueshme USB dhe Bluetooth.
Për klientët në Amerikën Latine:
<http://esupport.sony.com/LA>
Për klientët në Shtetet e Bashkuara:
<http://www.esupport.sony.com/>
Për klientët në Evropë dhe Rusi:
<http://support.sony-europe.com/>
Për klientët në vende/rajone të tjera:
<http://www.sony-asia.com/support>
Zgjidhja e problemeve
Nëse hasni një problemin në sistemin tuaj,
gjejeni problemin në listën e mëposhtme
të guidës së zgjidhjes së problemeve dhe
merrni masën e treguar korrigjuese.
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni
shitësin më të afërt të Sony.
Vini re se nëse personeli i shërbimit
ndërron disa pjesë gjatë riparimit,
ata mund t'i mbajnë këto pjesë.
Nëse ”PROTECT” dhe ”EXX” (X është
numër) shfaqen në panelin e ekranit.
Menjëherë hiqni nga priza kordonin
errymës.
• Kontrolloni nëse diçka bllokon
vrimat e ajrimit të njësisë.
• Hiqni pajisjen e lidhur USB dhe
iPod/iPhone. Sigurohuni që të mos
ketë probleme me pajisjen USB dhe
iPod/iPhone.
Pasi të kontrolloni artikujt e mëposhtëm
dhe të rregullon problemet, vendoseni
në prizë sërish kordonin e rrymës dhe
ndizni sistemin. Nëse problemi vazhdon,
kontaktoni shitësin më të afërt të Sony.
AL
25
Të përgjithshme
Sistemi ka kaluar në modalitet
gatishmërie.
• Ky nuk është keqfunksionim. Sistemi
hyn automatikisht në modalitetin
e gatishmërisë, pas rreth 30 minutash
kur nuk e përdorni sistemin ose kur
nuk ka dalje sinjali audio (faqe 24).
Anulohet ora ose cilësimi i kohëmatësit.
• Kordoni i rrymës është shkëputur
ose është ndërprerë rryma. Vendosni
sërish orën (faqe 13) dhe kohëmatësin
(faqe 22).
Nuk ka zë.
• Rregulloni volumin.
• Kontrolloni lidhjen e pajisjes opsionale,
nëse ka (faqe 11).
•Ndizni pajisjen e lidhur.
Ka gumëzhitje ose zhurmë të madhe.
• Lëvizeni sistemin larg burimeve të
tjera të zhurmës.
• Lidheni sistemin me një prizë tjetër
muri.
• Instaloni një filtër zhurme (mund të
blihet në treg) te kordoni i rrymës.
• Fikni çdo pajisje elektrike që ndodhet
afër.
Kohëmatësi nuk funksionon.
• Kontrolloni cilësimin e kohëmatësit
dhe vendosni orën e duhur (faqe 22).
• Anuloni funksionin e kohëmatësit të
fjetjes (faqe 22).
Telekomanda nuk funksionon.
• Largoni pengesat mes telekomandës
dhe njësisë.
• Lëvizeni telekomandën më pranë
njësisë.
• Drejtojeni telekomandën drejt sensorit
të njësisë.
• Zëvendësoni bateritë (R6/përmasa AA).
• Lëvizeni njësinë larg nga drita
fluoreshente.
AL
26
“CHILD” dhe “LOCK” shfaqen kur
shtypni një buton në njësi.
• Vendosni funksionin e bllokimit
për fëmijët në “fikur” (faqe 24).
iPod/iPhone
Nuk ka zë.
• Sigurohuni që iPod/iPhone është
lidhur mirë.
• Sigurohuni që iPod/iPhone të jetë
duke luajtur muzikë.
• Sigurohuni që iPod/iPhone të jetë
përditësuar me softuerin më të fundit.
• Rregulloni volumin.
Zëri është i distortuar.
• Sigurohuni që iPod/iPhone është
lidhur mirë.
• Ulni volumin.
• Vendoseni cilësimin “EQ” të iPod/
iPhone te “Off” ose “Flat”.
Gjatë riprodhimit ndodhin ndryshime
të papritura të pjesës.
• Çaktivizoni funksionin “Shake to
Shuffle” (ndryshimin e pjesëve duke
tundur iPod/iPhone) në iPod/iPhone
kur dëgjoni muzikë në iPod/iPhone
me volum të lartë. Nëse ky funksion
është i aktivizuar, mund të ndodhin
ndryshime të pjesëve për shkak të
dridhjeve të shkaktuara nga presioni
i zërit nga sistemi.
iPod/iPhone nuk funksionon.
• Nëse bateria e iPod/iPhone është bosh,
ai mund të mos funksionojë me
sistemin. Nëse këtë rast, rikarikojeni
me një kompjuter, etj. më pas lidheni
me sistemin.
• Mbyllni të gjitha aplikacionet që po
ekzekutohen në iPod ose iPod ose iPhone
përpara se ta përdorni atë me sistemin.
Për detaje, referojuni udhëzimeve të
përdorimit të iPod/iPhone.
• Sigurohuni që iPod/iPhone është
lidhur mirë.
• Sigurohuni që iPod/iPhone të jetë
përditësuar me softuerin më të fundit.
Informacioni shtesë
• Ju mund të mos e përdorni dot iPod/
iPhone duke përdorur butonat në
telekomandë ose njësi për shkak se
funksionimi i sistemit dhe iPod/iPhone
është i ndryshëm. Në këtë rast, përdorni
butonat e kontrollit në iPod/iPhone.
iPod/iPhone nuk mund të karikohet.
• Nëse bateria e iPod/iPhone është bosh,
sistemi mund të mos jetë në gjendje të
karikojë edhe nëse e lidhni me sistemin.
Nëse këtë rast, rikarikojeni me një
kompjuter, etj. më pas lidheni me
sistemin.
• Sigurohuni që iPod/iPhone është lidhur
mirë.
• Sigurohuni që sistemi të jetë i ndezur
kur lidhni një iPod/iPhone me sistemin.
Niveli i ziles së iPhone nuk ndryshon.
• Rregulloni volumin e ziles në iPhone.
Pajisja USB
Nuk ka zë.
• Pajisja USB nuk është lidhur saktë.
Fikni sistemin dhe rilidhni pajisjen USB.
Ka zhurmë, kapërcim të zërit ose zë të
distortuar.
• Po përdorni një pajisje USB që nuk
mbështetet. Kontrolloni në uebsajte për
informacion mbi pajisjet e pajtueshme
USB (faqe 25).
• Fikni sistemin dhe rilidhni pajisjen USB.
• Vetë të dhënat muzikore përmbajnë
zhurmë ose zëri është i distortuar.
Mund të ketë hyrë zhurmë gjatë krijimit
të të dhënave muzikore për shkak të
kushteve të kompjuterit. Krijoni sërish
të dhënat muzikore.
• Shpejtësia bit e përdorur gjatë
enkodimit të skedarëve audio ka qenë
e ulët. Dërgoni në pajisjen USB skedarë
të enkoduar me shpejtësi të lartë bit.
Shfaqet “READING” për një kohë të
gjatë, ose duhet shumë kohë përpara
se të fillojë riprodhimi.
• Procesi i leximit mund të kërkojë një
kohë të gjatë në rastet e mëposhtme.
– Ka shumë skedarë ose dosje në
pajisjen USB.
– Kur struktura e skedarëve është
jashtëzakonisht e ndërlikuar.
– Është tejkaluar kapaciteti i memories.
– Memoria e brendshme është
fragmentuar.
Shfaqet “OVER CURRENT”.
•Është diktuar një problem me nivelin
e rrymës elektrike nga porta . Fikni
sistemin dhe hiqni pajisjen USB nga
porta. Sigurohuni që të mos ketë
probleme me pajisjen USB. Nëse motivi
në ekran vazhdon, kontaktoni shitësin
më të afërt të Sony.
Afishim i gabuar.
• Të dhënat e ruajtura në pajisjen USB
mund të jenë të dëmtuara, dërgojini të
dhënat muzikore sërish në pajisjen USB.
• Kodet e karaktereve që mund të shfaqen
nga ky sistem janë vetëm numrat dhe
alfabetet. Karakteret e tjera që nuk
mund të paraqiten, shfaqen si “_”.
Pajisja USB nuk njihet.
• Fikni sistemin dhe rilidhni pajisjen USB
më pas ndizeni sistemin.
• Kontrolloni në uebs ajte për informacion
mbi pajisjet e pajtueshme USB (faqe 25).
• Pajisja USB nuk punon si duhet.
Referojuni udhëzimeve të përdorimit
të pajisjes USB për mënyrat sesi ta
zgjidhni këtë problem.
Riprodhimi nuk fillon.
• Fikni sistemin dhe rilidhni pajisjen
USB më pas ndizeni sistemin.
• Kontrolloni në uebs ajte për informacion
mbi pajisjet e pajtueshme USB (faqe 25).
AL
27
Luajtja nuk fillon të luhet nga skedari
iparë.
• Vendoseni modalitetin e luajtjes në
modalitetin e luajtjes normale (faqe 15).
Skedari audio nuk mund të riprodhohet.
• Skedarët MP3 në formatin MP3 PRO
nuk mund të riprodhohen.
• Disa skedarë AAC nuk mund të
riprodhohen si duhet.
• Skedari AAC me transmetim video
nuk mund të riprodhohet.
• Skedarët WMA në format Windows
Media Audio Lossless dhe Professional
nuk mund të riprodhohen.
• Pajisjet USB të formatuara me sisteme
skedarësh të ndryshme nga FAT16 ose
FAT32 nuk mbështeten.*
• Nëse përdorni një pajisje USB me
ndarje, mund të luhen vetëm skedarët
endarjes së parë.
• Sistemi mund të riprodhojë vetëm deri
në 8 dosje.
• Skedarët e enkriptuar ose të mbrojtur
me fjalëkalime, etj. nuk mund të luhen.
• Skedarë me mbrojtje të të drejtave të
autorit DRM (Digital Rights
Management) nuk mund të luhen nga
ky sistem.
* Ky sistem mbështet FAT16 dhe FAT32, por
disa pajisje USB mund të mos i mbështesin
të gjitha këto FAT. Për hollësi, drejtojuni
udhëzimeve të përdorimit të çdo pajisjeje
USB ose kontaktoni me prodhuesin.
Pajisja Bluetooth
Çiftimi nuk arrin të kryhet.
• Lëvizeni pajisjen Bluetooth më pranë
sistemit.
• Çiftimi mund të mos jetë i mundur
nëse rreth sistemit ka pajisje të tjera
Bluetooth. Në këtë rast, fikni pajisjet
etjera Bluetooth.
• Sigurohuni që të keni vendosur kodin
në pajisjen Bluetooth.
Lidhja nuk është e mundur.
•Pajisja Bluetooth që keni provuar të
lidhni nuk mbështet profilin A2DP
dhe nuk mund të lidhet me sistemin.
• Aktivizoni funksionin Bluetooth të
pajisjes Bluetooth.
• Kryeni një lidhje nga pajisja Bluetooth.
• Është fshirë informacioni i regjistrimit
të çiftimit. Kryeni veprimin e çiftimit
sërish.
• Kur është i lidhur me një pajisje
Bluetooth ky sistem nuk mund të
dallohet dhe nuk mund të kryhet
lidhje nga një pajisje tjetër Bluetooth
që nuk është çiftuar kurrë më parë.
• Fshini informacionin e regjistrimit të
çiftimit të një pajisjeje Bluetooth dhe
kryeni sërish veprimin e çiftimit.
Zëri kapërcehet ose ngrihet e ulet,
ose lidhje humbet.
•Sistemi dhe pajisja Bluetooth janë
tepër larg njëra-tjetrës.
• Nëse ka pengesa mes sistemit dhe
pajisjes Bluetooth, largojini ose
shmangni pengesat.
• Nëse ka pranë pajisje që krijojnë
rrezatim elektromagnetik, si p.sh. një
LAN me valë, pajisje tjetër
Bluetooth
apo
një furrë me mikrovalë, largojini tutje.
Në këtë sistem nuk mund të dëgjohet
tingulli i pajisjes Bluetooth.
• Rrisni në fillim volumin e pajisjes
Bluetooth, më pas rregulloni volumin
duke përdorur VOLUME +/–.
Ka gumëzhitje, zhurmë të madhe ose
tingull i distortuar.
• Nëse ka pengesa mes sistemit dhe
pajisjes Bluetooth, largojini ose
shmangni pengesat.
• Nëse ka pranë pajisje që krijojnë
rrezatim elektromagnetik, si p.sh. një
LAN me valë, pajisje tjetër
Bluetooth
apo
një furrë me mikrovalë, largojini tutje.
• Uleni volumin e pajisjes së lidhur
Bluetooth.
AL
28
Informacioni shtesë
Sintonizuesi
Gumëzhitje ose zhurmë e fortë, ose
nuk merren stacione. (“TUNED” ose
“ST” pulson në panelin e ekranit).
• Lidheni antenën siç duhet.
• Ndryshoni vendndodhjen e antenës
dhe orientimin e saj për të pasur marrje
të mirë sinjali.
• Lidhni një antenë të jashtme që mund
të blihet në treg.
• Konsultohuni me shitësin më të afërt
Sony nëse antena e dhënë AM ka dalë
nga platforma plastike.
• Fikni çdo pajisje elektrike që
ndodhet afër.
Për të rivendosur sistemin
Nëse sistemi ende nuk funksionon mirë,
rivendosni sistemin në cilësimet
efabrikës.
Përdorni butonat në njësi për të kryer
këtë veprim.
1 Hiqni nga priza kordonin e rrymës
dhe futeni sërish.
2 Shtypni "/1 për të ndezur sistemin.
3 Ndërkohë që mbani shtypur
FUNCTION, shtypni "/1 për rreth
3 sekonda.
“RESET” shfaqet në panelin e ekranit.
Vendosen në gjendje fabrike të gjitha
cilësimet e konfiguruara nga
përdoruesi, siç janë stacionet
e paravendosura të radios,
kohëmatësi dhe ora.
Mesazhet
CHARGING: iPod/iPhone karikohet
kur sistemi është i fikur (modaliteti
i gatishmërisë).
CHILD LOCK: Është aktivizuar funksioni
i bllokimit për fëmijët.
CONNECT: iPod/iPhone është lidhur
gjatë funksionit iPod ose sistemi po
lidhet me pajisjen e fundit të lidhur
gjatë funksionit Bluetooth.
ERROR: Pajisja USB nuk njihet ose është
lidhur një pajisje e panjohur.
NoDEVICE: Nuk ka pajisje të lidhur USB.
NO TRACK: Në sistem nuk është
ngarkuar ndonjë skedar që mund të luhet.
NOT SUPPORT: Është lidhur një pajisje
USB e pambështetur, pajisja USB është
lidhur nëpërmjet një qendre USB, ose
është lidhur iPod/iPhone me bateri bosh.
PAIRING: Sistemi është në modalitet
çiftimi.
PUSH STOP: Keni provuar të kryeni
një veprim që mund të kryhet vetëm
kur ndalet riprodhimi.
READING: Sistemi lexon informacionet
e pajisjes USB. Disa butona nuk janë të
disponueshëm
TIME NG: Koha e fillimit dhe përfundimit
të kohëmatësin e luajtjes janë vendosur
në të njëjtën kohë.
AL
29
Masat paraprake
Mbi sigurinë
• Shkëputni plotësisht kordonin e r rymës (rrjeti
elektrik) nga priza e murit (rrjeti) nëse nu k do
të përdoret për një periudhë të gjatë kohe. Kur
shkëputni njësinë, gjithmonë kapeni spinën.
Asnjëherë mos tërhiqni vetë kordonin.
• Nëse brenda në sistem bie diçka e fortë ose
lëng, sistemi duhet të hiqet nga priza dhe
duhet të kontrollohet nga një personel i
kualifikuar përpara se të vihet sërish në punë.
• (Vetëm për klientët në Shtetet e Bashkuara)
Një kunj i spinës është më i gjerë se tjetri për
qëllim sigurie dhe do të futet në prizën e murit
vetëm në një mënyrë. Nëse nuk jeni në gjendje
ta futni spinën plotësisht në prizë, kontaktoni
me shitësin.
• Kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë duhet të
zëvendësohet vetëm nga dyqani i kualifikuar
iservisit.
Mbi vendosjen
• Mos e vendosni sistemin në pozicion të
pjerrët ose në vende jashtëzakonisht të nxehta,
të ftohta, me pluhur, të ndotura o se të lagështa
ose ku mungon ajrosja e duhur, ose ku mund
të ketë dridhje, dritë dielli të drejtpërdrejtë
ose dritë të fortë.
• Kini kujdes kur vendosni sistemin mbi
sipërfaqe me trajtim të veçantë (p.sh.
të trajtuara me dyllë, vaj, me lustër, etj.)
duke qenë se mund të rezultojë në njolla
ose çngjyrosje.
• Nëse sistemi sillet direkt nga një vend i ftohtë
në një vend të ngrohtë, ose vendoset në një
dhomë shumë të lagësht, lagështira mund të
kondensohet mbi lenten brenda njësisë dhe
mund të bëjë që sistemi të keqfunksionojë.
Në këtë situatë, lëreni sistemin të fikur derisa
të avullojë lagështira.
Mbi akumulimin e nxehtësisë
• Akumulimi i nxehtësisë në njësi gjatë
përdorimit është normal dhe nuk është
shkak për t'u alarmuar.
• Mos e prekni kasën e pajisjes nëse është
përdorur vazhdimisht me volum të lartë
sepse mund të jetë nxehur.
• Mos bllokoni vrimat e ajrimit.
Mbi sistemin e altoparlantëve
Sistemi i inkorporuar i altoparlantëve nuk ka
mbrojtje magnetike, dhe figura në televizorët
pranë mund të distortohet magnetikisht. Në
këtë situatë, fikni televizorin, prisni 15 deri
30?minuta, dhe ndizeni sërish. Nëse nuk ka
përmirësime, zhvendoseni sistemin larg nga
televizori.
Pastrimi i kasës së pajisjes
Pastroni këtë sistem me një pëlhurë të butë të
njomur paksa me një solucion larës të butë.
Mos përdorni asnjë lloj pastruesi abraziv, tela
fërkimi ose tretës si hollues, benzinë ose alkool.
Mbi komunikimin Bluetooth
•Pajisjet Bluetooth duhet të përdoren brenda
afërsisht 10 metra (33 këmbë) (distancë
pa pengesa) nga njëra-tjetra. Rrezja efikase
e komunikimit mund të shkurtohet në
kushtet e mëposhtme.
– Kur mes pajisjeve me lidhje Bluetooth
ndodhet një person, objekt metalik,
mur apo pengesë tjetër
– Vendndodhjet ku është instaluar një
LAN me valë
– Rreth furrave me mikrovalë që janë në
përdorim
– Vendndodhjet ku ka valë të tjera
elektromagnetike
•Pajisjet Bluetooth dhe LAN me valë (IEEE
802.11b/g) përdorin të njëjtin brez frekuence.
(2.4 GHz). Kur përdorni pajisjen Bluetooth
pranë një pajisjeje me kapacitet LAN me valë,
mund të ndodhin interferenca
elektromagnetike. Kjo mund të sjellë shpejtësi
më të ulëta të transferimit të të dhënave,
zhurmë apo pamundësi për t'u lidhur. Nëse
ndodh kjo, provoni zgjidhjet e mëposhtme:
– Provoni të lidhni këtë sistem dhe pajisjen
Bluetooth kur të jeni të paktën 10 metra
(33 këmbë) larg nga pajisja LAN me valë.
– Fikni rrymën e pajisjes LAN me valë kur
përdorni pajisjen tuaj Bluetooth brenda
10 metrave (33 këmbë).
• Valët radio të transmetuara nga ky sistem
mund të interferojnë me funksionimin
e pajisjeve mjekësore. Duke qenë se kjo
interferencë mund të sjellë keqfunksionim,
fikni gjithmonë rrymën e këtij sistemi dhe
pajisjes Bluetooth në vendet e mëposhtme:
– N ë spitale, trena, aeroplanë, pika karburanti
dhe vende ku mund të ketë gaze të djegshme
– Pranë dyerve automatike ose alarmeve
të zjarrit
AL
30
Informacioni shtesë
• Ky sistem mbështet funksionet e sigurisë
që përputhen me specifikimin Bluetooth
si mjet për të siguruar lidhje të sigurt gjatë
komunikimit duke përdorur teknologjinë
Bluetooth. Megjithatë, kjo siguri mund të
jetë e pamjaftueshme në varësi të përmbajtjes
së cilësimit dhe faktorëve të tjerë, prandaj
gjithmonë kini kujdes kur kryeni
komunikimin duke përdorur teknologjinë
Bluetooth.
• Sony nuk është përgjegjës për asnjë mënyrë
dëmtimi apo humbje tjetër si rezultat i
rrjedhjes së informacionit gjatë komunikimit
duke përdorur teknologjinë Bluetooth.
• Komunikimi Bluetooth nuk është
domosdoshmërisht i garantuar me të gjitha
pajisjet Bluetooth që kanë të njëjtin profil si
ky sistem.
•Pajisjet Bluetooth të lidhura me këtë njësi
duhet të përputhen me specifikimin Bluetooth
të përshkruar nga Bluetooth SIG, Inc. dhe
du he t t ë j en ë t ë c ert if ik ua ra si të pë rpu th sh me .
Megjithatë, edhe kur një pajisje përputhet
me specifikimin Bluetooth, mund të ketë raste
kur karakteristikat apo specifikimet e pajisjes
Bluetooth mu nd t a b ëj në t ë p am un d ur li dh je n ,
ose mund të rezultojnë në metoda të
ndryshme kontrolli, paraqitjeje apo
funksionimi.
• Mund të shkaktohet zhurmë ose audioja
mund të ndërpritet në varësi të pajisjes
Bluetooth që është lidhur me këtë sistem,
mjedisin e komunikimeve apo kushtet
rrethuese.
Specifikimet
SPECIFIKIMET E FUQISË
AUDIO
DALJA E FUQISË DHE DISTORSIONI
TOTAL HARMONIK:
(Vetëm modeli i SH.B.A.)
Me ngarkesa 3,5 om, me të dyja kanalet në
funksionim, nga 120 10 000 Hz; 50 vat
nominale për fuqi minimale RMS në
kanal, me jo më pak se 0,7% shtrembërim
total harmonik nga 250 milivat në dalje
nominale.
Seksioni i amplifikatorit
Të mëposhtmet janë matur në
Modeli i SHBA:
AC 120 V, 60 Hz
Modeli i Meksikës:
AC 120 V – 240 V, 60 Hz
Modelet e tjera:
AC 120 V – 240 V, 50/60 Hz
FST-GTK37iP/RDH-GTK37iP
Dalja e fuqisë (nominale):
100 W + 100 W (në 3,5 om, 1 kHz,
1% THD)
Dalja e fuqisë RMS (referenca):
210 W + 210 W (për kanal në
3.5 om, 1 kHz)
FST-GTK17iP/RDH-GTK17iP
Dalja e fuqisë (nominale):
55 W + 55 W (në 3 om, 1 kHz, 1% THD)
Dalja e fuqisë RMS (referenca):
115 W + 115 W (për kanal në 3 om,
1kHz)
Seksioni i altoparlantëve
Sistemi i altoparlantëve
Sistem altoparlantësh me 2 drejtime,
reflektim bas
Njësitë e altoparlantit
FST-GTK37iP/RDH-GTK37iP:
Vuferi: 200 mm (7 7/8 inç), i llojit konik
Tweeter: 66 mm (2 5/8 inç), i llojit konik
AL
31
FST-GTK17iP/RDH-GTK17iP:
Vuferi: 160 mm (6 3/8 inç), i llojit konik
Tweeter: 40 mm (1 5/8 inç), i llojit konik
Bluetooth Versioni standard 3.0 + EDR
(Enhanced Data Rate)
Dalje
Bluetooth Fuqi standarde kategoria 2
Rrezja maksimale e komunikimit
Vija e shikimit rreth 10 m
Brezi i frekuencës
Brezi 2.4 GHz (2.4000 GHz –
2.4835 GHz)
Metoda e modulimit
FHSS (Freq Hopping Spread Spectrum Spektri i spredit të kapërcimit të
frekuencës)
Profilet e përputhshme Bluetooth
A2DP (Profili i përparuar i
shpërndarjes audio)
AVRCP 1.3 (Profili i telekomandimit
audio video)
Kodekët e mbështetur
SBC (Kodeku i nën-brezit)
AAC (Kodimi i përparuar audio)
1)
Rrezja aktuale varion në varësi të faktorëve
si pengesat mes pajisjeve, fushat magnetike
rreth një furre me mikrovalë, elektriciteti
statik, ndjeshmëria e marrjes, performanca
e antenës, sistemi operativ, aplikacioni
isoftuerit, etj.
2)
Profilet standarde Bluetooth tregojnë qëllimin
e komunikimit Bluetooth mes pajisjeve.
Modelet e Evropës, Rusisë dhe
Arabisë Saudite:
531 kHz – 1,602 kHz
(hapa me nga 9 kHz)
Modelet e SHBA, Amerikës Latine
dhe Australisë:
530 kHz – 1,710 kHz
(hapa nga 10 kHz)
531 kHz – 1,710 kHz (hapa nga 9 kHz)
Modelet e tjera:
530 kHz – 1,610 kHz
(hapa nga 10 kHz)
531 kHz – 1,602 kHz (hapa nga 9 kHz)
Të përgjithshme
Furnizimi me energji
Modeli i SHBA:
AC 120 V, 60 Hz
Modeli i Meksikës:
AC 120 V – 240 V, 60 Hz
Modelet e tjera:
AC 120 V – 240 V, 50/60 Hz
Konsumi i energjisë
FST-GTK37iP/RDH-GTK37iP: 85 W
(0.5 W në modalitetin e kursimit të
energjisë)
FST-GTK17iP/RDH-GTK17iP: 60 W
(0.5 W në modalitetin e kursimit të
energjisë)
Përmasat (gj/l/th) (afërsisht)
FST-GTK37iP/RDH-GTK37iP:
768.5 mm × 323 mm × 385 mm
(30 3/8 inç × 12 3/4 inç × 15 1/4 inç)
FST-GTK17iP/RDH-GTK17iP:
678.5 mm × 323 mm × 385 mm
(26 3/4 inç × 12 3/4 inç × 15 1/4 inç)
Masa (afërsisht)
FST-GTK37iP/RDH-GTK37iP:
14.0 kg (30 lb 14 oz)
FST-GTK17iP/RDH-GTK17iP:
12.0 kg (26 lb 8 oz)
Aksesorët shoqërues
Telekomanda (1)
Bateritë R6 (përmasaAA) (2)
Antenë përcjellëse FM/Antenë AM
në formë kornize (1)
Dizajni dhe specifikimet janë subjekt
ndryshimi pa dhënë njoftim.