Faleminderit për blerjen tuaj. Përpara se ta përdorni
këtë luajtës, lexoni me kujdes këto udhëzime.
Fillimi
Riprodhimi
Interneti
Cilësimet dhe përshtatjet
Informacioni shtesë
BDP-S1200/BDP-S3200/BDP-S4200/BDP-S5200
PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të goditjeve
elektrike, kjo pajisje nuk duhet të ekspozohet ndaj
pikimeve ose spërkatjeve dhe nuk duhen vendosur
objekte të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo mbi
pajisje.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e hapni
kasën e pajisjes. Për shërbimet drejtojuni vetëm
personelit të kualifikuar.
Kordoni elektrik duhet të zëvendësohet vetëm në
dyqane të kualifikuara servisi.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të
instaluara ndaj nxeh tësisë së tepruar si p.sh. drita
e diellit dhe zjarri.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë
produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke
qenë se rrezja e lazerit të përdorur në këtë luajtës
Blu-ray Disc/DVD është e dëmshme për sytë,
mos u përpiqni të çmontoni mobilien.
Për shërbimet drejtojuni vetëm personelit
të kualifikuar.
Hedhja e pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian dhe
shtetet e tjera evropiane
me sistem të diferencuar
grumbullimi)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin
e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet
si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të
dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet,
ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin,
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij
produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë
në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë
informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij
produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj,
shërbimin e grumbullimit të mbeturinave
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Kjo etiketë ndodhet mbi kapakun mbrojtës të
lazerit brenda pajisjes.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt LAZER
KLASI 1. Shenja PRODUKT LAZER KLASI 1
ndodhet në pjesën e jashtme të pasme.
2
Hedhja e baterive të
Vetëm për
Evropën
përdorura (e aplikueshme
në Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
evropiane me sisteme të
diferencuara grumbullimi)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se
bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet të
trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në disa bateri,
ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një
simbol kimik. Simbolet kimike për zhivën (Hg)
ose plumbin (Pb) shtohen nëse bateria përmban
më shumë se 0.0005% zhivë ose 0.004% plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç
duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj
baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë
në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë
lidhje të qëndrueshme me një bateri të
inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet
vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë,
dorëzojeni produktin në fund të periudhës së
funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni
pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë
nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë
pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin
e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar mbi
riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju
lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari
të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku
Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje me
pajtueshmërinë e produktit sipas legjislacionit
të Bashkimit Evropian do t'i adresohen
përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland
GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart,
Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie,
drejtojuni adresave që jepen në dokumentet
e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Masat paraprake
• Kjo njësi punon me 220 V - 240 V AC,
50/60 Hz. Kontrolloni që tensioni i përdorimit
të njësisë të jetë identik me furnizimin vendas
me energji.
• Instalojeni këtë njësi në mënyrë që kablloja
e rrjetit elektrik të mund të shkëputet nga
priza e murit menjëherë në rast problemi.
3
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve të përcaktuara në
Direktivën EMC për përdorimin e një
kablloje lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi vendosjen
• Vendoseni luajtësin në një vend me ajrosje
të përshtatshme për të parandaluar
grumbullimin e nxehtësisë te luajtësi.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos
e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes
me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve
me flakë të zbuluar (për shembull qirinj
të ndezur).
• Mos e instaloni këtë luajtës në një hapësirë të
kufizuar, si në një raft librash ose në një njësi
të ngjashme.
• Mos e vendosni luajtësin jashtë, në
automjete, në anije ose në mjete të tjera.
• Nëse luajtësi sillet menjëherë nga vend
i ftohtë në vend të ngrohtë ose mbahet
në dhomë me shumë të lagështi, mund të
ndodhë kondensim i lenteve nga brenda.
Nëse ndodh kjo, luajtësi mund të mos
punojë siç duhet. Në këtë rast, hiqni diskun
dhe lëreni luajtësin të ndezur për rreth
gjysmë ore derisa të avullojë lagështira.
• Mos e instaloni luajtësin në një pozicion të
pjerrët. Ai është projektuar që të përdoret
vetëm në pozicion horizontal.
• Mos vendosni objekte metalike përpara
panelit të përparmë. Kjo mund të kufizojë
marrjen e valëve të radios.
• Mos e vendosni luajtësin në një vend ku janë
në përdorim pajisje mjekësore. Kjo mund të
shkaktojë keqfunksionim të instrumenteve
mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulator kardiak ose
pajisje tjetër mjekësore, konsultohuni me
mjekun ose prodhuesin e pajisjes mjekësore
përpara se të përdorni funksionin LAN
me valë.
• Ky luajtës duhet të instalohet dhe përdoret
me një distancë minimale prej të paktën
20 cm ose më shumë mes luajtësit dhe trupit
të personit (duke përjashtuar ekstremet
trupore: duart dhe kyçet e tyre, këmbët
dhe kyçet e tyre).
• Mos vendosni objekte të rënda ose të
paqëndrueshme mbi luajtës.
• Mos vendosni objekte të tjera përveç disqeve
në sirtarin e diskut. Kjo mund të shkaktojë
dëmtime te luajtësi ose objekti.
• Kur zhvendosni luajtësin, nxirrni diskun
që mund të ketë brenda në sirtarin e diskut.
Nëse nuk e bëni këtë, disku mund të
dëmtohet.
• Shkëputni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) dhe kabllo të
tjera nga luajtësi kur e zhvendosni luajtësin.
Mbi burimet e rrymës
• Luajtësi nuk hiqet nga burimi i rrymës
(rrjetit elektrik) për sa kohë që është e lidhur
me prizën, edhe nëse luajtësi vetë është
ifikur.
• Nëse nuk do ta përdorni luajtësin për një
kohë të gjatë, shkëputeni luajtësin nga priza
e murit. Për të shkëputur kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te
vetë priza; mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
• Ndiqni pikat e mëposhtme për të
parandaluar dëmtimin e kordonit të
rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
Mos përdorni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) nëse është
i dëmtuar, duke qenë se kjo mund të
rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
– Mos e përthyeni kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) mes
luajtësit dhe murit, raftit, etj.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik) dhe mos ushtroni
forcë mbi vetë kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
4
Mbi ushqyesin
• Për luajtësin përdorni ushqyesin e dhënë,
pasi ushqyes të tjerë mund të shkaktojnë
defekt.
• Mos e zbërtheni dhe mos e çmontoni për
qëllime dublikimi.
• Mos e kufizoni luajtësin në vende të
ngushta, si rafte librash apo të ngjashme.
• Mos e lidhni ushqyesin në
elektrotransformator portativ, pasi mund të
prodhojë nxehtësi dhe të shkaktojë defekt.
• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni.
Mbi rregullimin e volumit
Mos e ngrini volumin ndërkohë që dëgjoni një
pjesë me hyrje në nivele shumë të ulëta ose
pa sinjale audio. Veshët tuaj dhe altoparlantët
mund të dëmtohen kur niveli i zërit arrin nivel
maksimal të lartë.
Mbi pastrimin
Pastroni kabinetin, panelin dhe kontrollet
me një copë të butë. Mos përdorni asnjë lloj
pastruesi abraziv, tela fërkimi ose tretës si
alkooli ose benzina.
Mbi pastrimin e disqeve, pastruesit
edisqeve/lenteve
Mos përdorni disqe pastruese ose pastrues
disqesh/lentesh (duke përfshirë llojet
e lëngshme ose me spërkatje). Këto mund
të shkaktojnë keqfunksionim të aparaturës.
Mbi zëvendësimin e pjesëve
Në rast se ky luajtës riparohet, pjesët
e riparuara mund të mblidhen për
ripërdorim ose për riciklim.
Lidhja me folenë HDMI OUT
Ndiqni pikat e mëposhtme duke qenë se
trajtimi i pasaktë mund të dëmtojë folenë
dhe konektorin HDMI OUT.
• Vendosni saktë me kujdes folenë HDMI
OUT në pjesën e pasme të luajtësit dhe
konektorin HDMI duke kontrolluar format
e tyre. Sigurohuni që konektori të mos jetë
me kokë poshtë ose i përthyer.
• Sigurohuni të shkëputni kabllon HDMI kur
zhvendosni luajtësin.
• Mbajeni drejt konektorin HDMI kur lidhni
ose shkëputni kabllon HDMI. Konektorin
HDMI mos e përthyeni dhe as mos e fusni
me forcë në folenë HDMI OUT.
Për shikimin e pamjeve video 3D
(vetëm BDP-S4200/S5200)
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime
(si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje mendsh)
gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony
rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë
pushime të rregullta kur shikojnë pamje 3D.
Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të
nevojshme do të variojë nga personi në person.
Duhet të vendosni vetë si është më mirë. Nëse
ju shkaktohen shqetësime, duhet të ndërprisni
shikimin e pamjeve 3D derisa të mos keni më
shqetësime; nëse mendoni se është e nevojshme
konsultohuni me mjekun. Duhet të shihni edhe
(i) manualin e përdorimit dhe/ose mesazhin
e kujdesit të ndonjë pajisjeje tjetër që
përdoret me këtë produkt, ose përmbajtjen
e Blu-ray Disc që luhet me këtë produkt,
si dhe (ii) faqen tonë të internetit
(http://www.sony-europe.com/myproduct/)
për informacionin më të fundit. Shikimi
i fëmijëve të vegjël (sidomos i atyre nën
gjashtë vjeç) është ende në zhvillim e sipër.
Konsultohuni me mjekun (pediatrin ose
okulistin) përpara se të lejoni fëmijët e vegjël
të shohin pamje video 3D.
Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët e vegjël
për të siguruar që ndjekin rekomandimet
e renditura më lart.
5
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Kujdes: Ky luajtës është në gjendje të mbajë
për një kohë të pacaktuar në ekranin
e televizorit një foto ose figurë të palëvizshme
video. Nëse lini të shfaqet në televizor foton
ose imazhin e palëvizshëm video për një
periudhë të tejzgjatur kohore, rrezikoni
dëmtimin e përhershëm të ekranit të
televizorit tuaj. Të prekshëm nga kjo janë
televizorët me ekran plazmë dhe televizorët
me ekran me projeksion.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me
luajtësin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin
më të afërt të Sony.
Mbrojtja kundër kopjimit
Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara të
mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në mjetet
e përdorimit të Blu-ray Disc™ dhe DVD. Këto
sisteme të quajtura AACS (Advanced Access
Content System), në shqip sistem i përmbajtjes së
përparuar të aksesit, dhe CSS (Content Scramble
System) në shqip sistem i kodimit të përmbajtjes,
mund të përmbajnë disa kufizime për
riprodhimin, daljen analoge dhe veçori të tjera
të ngjashme. Përdorimi i këtij produkti dhe
kufizimet e vendosura mund të variojnë në varësi
të datës së blerjes, duke qenë se bordi drejtues
i AACS mund të miratojë ose ndryshojë
rregulloret e veta të kufizimeve pas datës së
blerjes.
Njoftim nga Cinavia
Ky produkt përdor teknologji Cinavia për të
kufizuar përdorimin e kopjeve të paautorizuara të
disa filmave e videove komerciale dhe kolonave të
tyre zanore. Kur diktohet përdorimi i ndaluar i një
kopjeje të paautorizuar, do të shfaqet një mesazh
dhe riprodhimi ose kopjimi do të ndërpritet.
Më shumë informacion mbi teknologjinë
Cinavia jepet në Qendrën Online të Cinavia për
Konsumatorët në faqen http://www.cinavia.com.
Për të kërkuar informacion shtesë mbi Cinavia
përmes postës së thjeshtë, dërgoni një kartolinë
me adresën tuaj të postës në adresën: Cinavia
Consumer Information Center, P.O. Box 86851,
San Diego, CA, 92138, USA.
6
Për manualin
Fotografia e faqes kryesore është BDP-S5200.
E drejta e autorit dhe markat tregtare
• „AVCHD“ dhe logoja „AVCHD 3D/
Progressive“ janë marka tregtare Panasonic
Corporation dhe Sony Corporation.
• Java është markë tregtare e Oracle dhe/ose
filialeve të saj.
•, „XMB“, dhe „xross media bar“ janë marka
tregtare të Sony Corporation dhe Sony
Computer Entertainment Inc.
• Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories.
Dolby, Pro Logic dhe simboli me dy „D“
janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
• Pë r pa te nt a t D TS , sh ih ni http://patents.dts.com.
Multimedia Interface, si dhe logoja HDMI
janë marka tregtare ose marka tregtare të
regjistruara të HDMI Licensing LLC në
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
•Blu-ray Disc™, Blu-ray™, Blu-ray 3D™,
BD-Live™, BONUSVIEW™ dhe logot janë
marka tregtare të Blu-ray Disc Association.
• „DVD Logo“ është markë tregtare
e DVD Format/Logo Licensing Corporation.
• Logot „DVD+RW“, „DVD-RW“, „DVD+R“,
„DVD-R“, „DVD VIDEO“ dhe „CD“ janë
marka tregtare.
• „BRAVIA“ është markë tregtare
e Sony Corporation.
• Patentat dhe teknologjia koduese audio MPEG
Layer-3 janë të licencuara nga Fraunhofer IIS
dhe Thomson.
• Ky produkt përmban teknologji me pronësi të
regjistruar me licencë nga Verance Corporation
dhe mbrohet nga patenta e SH.B.A.-së
7,369,677 dhe patenta të tjera të SH.B.A.-së dhe
botërore të marra dhe në pritje, si dhe të drejta
autori dhe mbrojtje e sekretit tregtar për disa
aspekte të kësaj teknologjie. Cinavia është
markë tregtare e Verance Corporation.
Të drejtat e autorit 2004-2010 Verance
Corporation. Të gjitha të drejtat të rezervuara
nga Verance. Zbërthimi ose çmontimi për
qëllime dublikimi është i ndaluar.
• Windows Media është markë tregtare
ose markë tregtare e regjistruar
e Microsoft Corporation në Shtetet
e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
Ky produkt përmban teknologji që janë
subjekt i disa të drejtave të pronësisë
intelektuale të Microsoft. Ndalohet
përdorimi ose shpërndarja e kësaj
teknologjie jashtë këtij produkti pa licencën/
licencat përkatëse nga Microsoft.
Zotëruesit e përmbajtjes përdorin teknologji
Microsoft PlayReady™ për aksesimin
e përmbajtjes për të mbrojtur pronën e tyre
intelektuale, duke përfshirë përmbajtjen
e mbrojtur me të drejta autori. Kjo pajisje
përdor teknologji PlayReady për të aksesuar
përmbajtjen e mbrojtur me PlayReady dhe/
ose përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM.
Nëse pajisja nuk arrin të imponojë siç duhet
kufizimet mbi përdorimin e përmbajtjes,
zotëruesit e përmbajtjes mund të kërkojnë
nga Microsoft që të anulojë mundësinë
e pajisjes për të përdorur përmbajtje të
mbrojtur me PlayReady. Anulimi nuk duhet
të ndikojë në përmbajtjet e pambrojtura ose
përmbajtje të mbrojtura nga teknologji të
tjera për aksesimin e përmbajtjes. Zotëruesit
e përmbajtjes mund t'ju kërkojnë të
përditësoni PlayReady për të pasur akses
në përmbajtjen e tyre. Nëse nuk pranoni të
përditësoni, nuk do të jeni në gjendje të keni
akses në përmbajtjen që kërkon përditësimin.
patentave të aplikueshme Gracenote.
Gracenote, CDDB, MusicID, MediaVOCS,
logoja Gracenote dhe lloji i logos, si dhe
logoja „Powered by Gracenote“ janë marka
tregtare ose marka tregtare të regjistruara
të Gracenote në Shtetet e Bashkuara dhe/
ose vende të tjera.
•Wi-Fi®, Wi-Fi Protected Access® dhe
Wi-Fi Alliance® janë marka të regjistruara
të Wi-Fi Alliance.
• Wi-Fi CERTIFIED™, WPA™, WPA2™,
Wi-Fi Protected Setup™, Miracast™ dhe
Wi-Fi CERTIFIED Miracast™ janë marka
të Wi-Fi Alliance.
• Logoja Wi-Fi CERTIFIED është shenjë
certifikimi e Wi-Fi Alliance.
• Shenja Wi-Fi Protected Setup është shenjë
e Wi-Fi Alliance.
•DLNA®, logoja DLNA dhe DLNA
CERTIFIED™ janë marka tregtare, marka
shërbimi ose marka certifikimi të Digital
Living Network Alliance.
• SDK për pajisje Opera® nga Opera Software
ASA. Të drejtat e autorit 2002-2012 Opera
Software ASA. Të gjitha të drejtat të
rezervuara.
• Të gjitha markat e tjera tregtare janë
marka të zotëruesve të tyre përkatës.
• Emrat e sistemeve dhe produkteve të tjera
janë në përgjithësi marka tregtare ose marka
tregtare të regjistruara të prodhuesve.
Markat ™ dhe ® nuk tregohen në këtë
dokument.
7
Marrëveshja e Licencës së Përdoruesit
eGracenote®
Ky aplikacion ose pajisje përmban softuer nga
Gracenote, Inc. nga Emeryville, California
(„Gracenote“). Softueri nga Gracenote
(„Softueri i Gracenote“) mundëson që ky
aplikacion të kryejë identifikimin e diskut
dhe/ose skedarit dhe të marrë informacion
që lidhet me muzikën, duke përfshirë
informacionin mbi emrin, artistin, pjesën
dhe titullin („Të dhënat e Gracenote“) nga
serverët online ose databazat e inkorporuara
(në mënyrë kolektive të referuar si „Serverët
e Gracenote“) dhe të kryejë funksione të tjera.
Ju mund të përdorni Të dhënat e Gracenote
vetëm përmes funksioneve për përdorim nga
Përdoruesi të këtij aplikacioni ose pajisjeje.
Ju bini dakord se do të përdorni Të dhënat
e Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe Serverët
e Gracenote vetëm për përdorimin tuaj personal
jotregtar. Ju bini dakord të mos caktoni,
kopjoni, transferoni ose transmetoni Softuerin
e Gracenote ose çdo Të dhënë të Gracenote te
një palë e tretë. JU BINI DAKORD TË MOS
PËRDORNI OSE SHFRYTËZONI TË DHËNAT
E GRACENOTE, SOFTUERIN E GRACENOTE
OSE SERVERËT E GRACENOTE PËRVEÇSE
SIÇ LEJOHET SHPREHIMISHT KËTU.
Ju bini dakord se licenca juaj joekskluzive për
të përdorur Të dhënat e Gracenote, Softuerin
e Gracenote dhe Serverët e Gracenote do të
ndërpritet në rast se shkelni këto kufizime.
Nëse licenca juaj ndërpritet, ju bini dakord
të ndërprisni çdo përdorim të Të dhënave
të Gracenote, Softuerit të Gracenote dhe
Serverëve të Gracenote. Gracenote rezervon
të gjitha të drejtat për Të dhënave e Gracenote,
Softuerin e Gracenote dhe Serverët
e Gracenote, duke përfshirë të gjitha të drejtat
e pronësisë. Në asnjë rrethanë nuk do të bëhet
përgjegjëse Gracenote për ndonjë pagesë ndaj
jush për informacione që ju jepni. Ju bini
dakord që Gracenote, Inc. mund të imponojë
të drejtat e veta sipas kësaj Marrëveshjeje
kundër jush direkt në emër të vet.
Shërbimi i Gracenote kërkon një identifikues
unik për të gjurmuar pyetje për qëllime
statistikore. Qëllimi i identifikuesit numerik
të caktuar në mënyrë të rastësishme bëhet për
t'i lejuar shërbimit të Gracenote të numërojë
pyetjet pa ditur asgjë mbi identitetin tuaj.
Për më shumë informacion, shihni faqen
e internetit për Politikën e Privatësisë së
Gracenote për shërbimin e Gracenote.
Softueri i Gracenote dhe çdo artikull
i Të dhënave të Gracenote licencohen
„PA GARANCI“. Gracenote nuk jep deklarim
apo garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, në
lidhje me saktësinë e Të dhënave të Gracenote
nga Serverët e Gracenote. Gracenote rezervon të
drejtën të fshijë të dhëna nga Serverët Gracenote
ose të ndryshojë kategoritë e të dhënave për
çfarëdo shkak që Gracenote e gjykon të
mjaftueshëm. Nuk jepet asnjë garanci se Softueri
i Gracenote ose Serverët e Gracenote janë pa
gabime ose se funksionimi i Softuerit të
Gracenote ose Serverëve të Gracenote do të jetë
i pandërprerë. Gracenote nuk është e detyruar
t'ju japë lloje të dhënash shtesë ose të
përmirësuara ose kategori që Gracenote
mund t'i japë në të ardhmen dhe është e lirë
të ndërpresë shërbimet e saj në çdo kohë.
10Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave
14Hapi 1: Lidhja e luajtësit
16Hapi 2: Përgatitja për lidhjen me rrjetin
16Hapi 3: Easy Setup (Konfigurimi i lehtë)
Riprodhimi
18Luajtja e një disku
20Luajtja nga një pajisje USB
20Luajtja përmes një rrjeti
23Opsionet e disponueshme
Internet (vetëm BDP-S3200/S4200/S5200)
25Shfletimi i faqeve të internetit
Cilësimet dhe përshtatjet
27Përdorimi i ekraneve të cilësimeve
27[Software Update] (Përditësimi i softuerit)
27[Screen Settings] (Cilësimet e ekranit)
29[Audio Settings] (Cilësimet e audios)
29[BD/DVD Viewing Settings] (Cilësimet e pamjes BD/DVD)
30[Parental Control Settings] (Cilësimet e kontrollit prindëror)
30[System Settings] (Cilësimet e sistemit)
32[Network Settings] (Cilësimet e rrjetit)
33[Easy Network Settings] (Cilësimet e lehta të rrjetit)
33[Resetting] (Rivendosja)
Informacioni shtesë
34Zgjidhja e problemeve
38Specifikimet
9
Fillimi
1
234
65
Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave
Paneli i përparmë
A Sirtari i diskut
B Z (hap/mbyll)
C [/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
D Foleja (USB)
Lidhni një pajisje USB në këtë fole.
E Treguesi i energjisë
Ndizet kur luajtësi ndizet.
F Sensori i telekomandës
10
Për të kyçur sirtarin e diskut (Kyçja për
fëmijët)
Sirtarin e diskut mund ta kyçni për
të shmangur hapjen aksidentale.
Kur është ndezur luajtësi, shtypni
x (ndal), HOME dhe më pas butonin
TOP MENU në telekomandë për të
kyçur ose shkyçur sirtarin.
Fillimi
Paneli i pasmë
A Foleja DC IN 12 V (hyrja e ushqyesit)
B Terminali LAN (100)
C Foleja HDMI OUT
D Foleja DIGITAL OUT (COAXIAL)
11
Telekomanda
AUDIOSUBTITLE
RETURNOPTIONS
TOP MENU
POP UP/
MENU
SEN
HOME
DISPLAY
NETFLIX
Funksionet e disponueshme të
telekomandës ndryshojnë në varësi
të diskut ose të situatës.
z
Butonat N, 2 + dhe AUDIO kanë një pikë
të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme si
referencë kur përdorni luajtësin.
A Z (hap/mbyll)
Hap ose mbyll sirtarin e diskut.
-TV- t (Zgjedhja e hyrjes TV)
Ndërron hyrjen midis TV dhe
burimeve të tjera.
-TV- [/1 (TV ndezur/
në gatishmëri)
Ndez televizorin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
[/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
B Butonat me ngjyra (e kuqe/
e gjelbër/e verdhë/blu)
Tastet e shpejta për funksione
ndërvepruese.
C TOP MENU
Hap ose mbyll menynë kryesore të
BD-së ose DVD-së.
POP UP/MENU
Hap ose mbyll menynë kërcyese të
BD-ROM ose menynë e DVD-së.
OPTIONS (faqe 23)
Shfaq opsionet e disponueshme në
ekran.
RETURN
Kthehet në ekranin e mëparshëm.
</M/m/,
Lëviz theksimin për të zgjedhur
artikullin e shfaqur.
b
M/msi buton shkurtore për kërkimin
e këngëve gjatë riprodhimit të CD-ve
muzikore.
Butoni i qendrës (ENTER)
Fut artikullin e zgjedhur.
HOME
Hyn në menynë bazë të luajtësit.
Shfaq foton e sfondit kur shtypet në
ikonën e kategorisë në menynë bazë.
12
Fillimi
SEN (faqe 20)
Artikulli
Kategoria
Hyn në shërbimin e internetit të
„Sony Entertainment Network™“.
NETFLIX
Akseson shërbimin online
„NETFLIX“. Për detaje të mëtejshme
mbi shërbimin online NETFLIX,
vizitoni faqen e mëposhtme të
internetit dhe kontrolloni PESh:
http://support.sony-europe.com/
D m/M (përshpejtim prapa/
përshpejtim para)
• Përshpejton prapa/përpara kur
shtypet butoni gjatë luajtjes së
diskut. Shpejtësia e kërkimit
ndryshon çdo herë që shtypni
butonin gjatë luajtjes së videos.
• Luan me lëvizje të ngadaltë kur
shtypet për mbi një sekondë në
modalitet pushimi.
• Luan një kuadër çdo herë që
shtypni për pak kohë në modalitet
pushimi.
N (luaj)
Nis ose rinis luajtjen.
./> (e mëparshme/tjetër)
Kapërcen në kapitullin, pjesën apo
skedarin para/pas.
X (pauzë)
Vendos në pauzë ose rinis
riprodhimin.
x (ndal)
Ndalon riprodhimin dhe ruan në
kujtesë pikën e ndalimit (pikën
e rifillimit).
Pika e rifillimit për një titull/këngë
është pika e fundit që keni luajtur ose
fotoja e fundit për një dosje fotosh.
SUBTITLE (faqe 30)
Zgjedh gjuhën e titrave kur ka titra
shumëgjuhëshe të regjistruara në
BD-ROM/DVD VIDEO.
2 (volumi) +/–
Rregullon volumin e televizorit.
AUDIO (faqe 29)
Zgjedh gjuhën audio kur ka shumë
të tilla të regjistruara në BD-ROM/
DVD VIDEO.
Zgjedh pjesën audio në CD.
(heshtja)
Mbyll përkohësisht zërin.
DISPLAY (faqe 19)
Shfaq në ekran informacionin
e luajtjes (vetëm BDP-S3200/S4200/
S5200) dhe të shfletimit në internet.
Shfaqja e menysë bazë
Menyja bazë shfaqet kur shtypni HOME.
Zgjidhni një kategori me anë të </,.
Zgjidhni një artikull me anë të M/m dhe
shtypni ENTER.
[Setup] (Konfigurimi): Rregullon
cilësimet e luajtësit.
[Photo] (Foto): Shfaq foto.
[Music] (Muzikë): Luan muzikë.
[Video]: Luan video.
[Input] (Hyrje): Kryen Pasqyrim të
ekranit me pajisjen burimore të
përputhshme (vetëm BDP-S3200/
S5200).
[Network] (Rrjeti): Shfaq artikuj
nga rrjeti.
13
Hapi 1: Lidhja e luajtësit
Kablloja HDMI e shpejtësisë
së lartë (nuk jepet)
Mos e vendosni kordonin elektrik në prizë pa bërë më parë lidhjet e tjera.
Lidhja me televizorin
Lidheni luajtësin me televizorin tuaj duke përdorur një kabllo HDMI me shpejtësi
të lartë.
Cilësi e lartë
14
Loading...
+ 32 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.