Faleminderit për blerjen tuaj. Përpara se ta përdorni
këtë luajtës, lexoni me kujdes këto udhëzime.
Fillimi
Riprodhimi
Cilësimet dhe përshtatjet
Informacioni shtesë
BDP-S1100
PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të go ditjeve
elektrike, kjo pajisje nuk d uhet të ekspozohet ndaj
pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi pajisje
nuk duhen vendosur objekte të mbushura me
lëngje, si p.sh. vazo.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e hapni
kasën e pajisjes. Për shërbimet drejtojuni vetëm
personelit të kualifikuar.
Kordoni elektrik duhet të zëvendësohet vetëm
në dyqane të kualifikuara servisi.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri
të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar si p.sh.
drita e diellit dhe zjarri.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë
produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke
qenë se rrezja e lazerit të përdorur në këtë luajtës
Blu-ray Disc/DVD është e dëmshme për sytë,
mos u përpiqni të çmontoni mobilien.
Për shërbimet drejtojuni vetëm personelit
të kualifikuar.
Kjo etiketë ndodhet mbi kapakun mbrojtës
të lazerit brenda pajisjes.
Për klientët në shtetet evropiane
Kjo pajisje klasifikohet si produkt CLASS 1
LASER. Shenja CLASS 1 LASER PRODUCT
ndodhet në pjesën e jashtme të pasme.
Njoftim për klientët në Mbretërinë
e Bashkuar dhe Republikën e Irlan dës
Për sigurinë dhe dobinë tuaj, në këtë pajisje
është montuar një spinë e presuar konform
me standardin BS1363.
Nëse siguresa në spinën e dhënë duhet të
zëvendësohet, duhet të përdoret një siguresë
me të njëjtin nivel si ajo e dhënë dhe e miratuar
nga ASTA ose BSI sipas standardit BS1362,
(pra e shënuar me shenjën ose ).
Nëse spina e dhënë me këtë pajisje ka një kapak
sigurese që mund të shkëputet, sigurohuni që
vendosni në vend kapakun e siguresës pasi të
zëvendësoni siguresën. Asnjëherë mos e përdorni
spinën pa kapakun e siguresës. Nëse ju humbet
kapaku i siguresës, ju lutemi kontaktoni me pikën
më të afër të servisit Sony.
Hedhja e pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian dhe
vendet e tjera evropiane
me sistem grumbullimi
të diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin
e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet
si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të
dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet,
ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin,
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij
produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë
në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë
informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij
produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj,
shërbimin e grumbullimit të mbeturinave
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Hedhja e baterive të
përdorura (e aplikueshme
në Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
evropiane me sisteme
të diferencuara
grumbullimi)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon
se bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet
të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
2
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret
i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet
kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen
nëse bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë
ose 0,004% plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç
duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj
baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë
në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë
lidhje të qëndrueshme me një bateri të
inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet
vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë,
dorëzojeni produktin në fund të periudhës
së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni
pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë
nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë
pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin
e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar
mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie,
ju lute mi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Për klientët në shtetet evropiane
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari
të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku
Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje me
pajtueshmërinë e produktit sipas legjislacionit
të Bashkimit Evropian do t'i adresohen
përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland
GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart,
Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie,
drejtojuni adresave që jepen në dokumentet
e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Masat paraprake
• Kjo njësi punon me 220 V – 240 V AC,
50/60 Hz. Kontrolloni që tensioni i përdorimit
të njësisë të jetë identik me furnizimin vendas
me energji.
• Instalojeni këtë njësi në mënyrë që kablloja
e rrjetit elektrik të mund të shkëputet nga
priza e murit menjëherë në rast problemi.
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve të përcaktuara në
Direktivën EMC për përdorimin e një
kablloje lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi vendosjen
• Vendoseni luajtësin në një vend me
ajrosje të përshtatshme për të parandaluar
grumbullimin e nxehtësisë te luajtësi.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos
e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes
me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve
me flakë të zbuluar (për shembull qirinj të
ndezur).
• Mos e instaloni këtë luajtës në një hapësirë të
kufizuar, si në një raft librash ose në një njësi
të ngjashme.
• Mos e vendosni luajtësin jashtë, në
automjete, në anije ose në mjete të tjera.
• Nëse luajtësi sillet direkt nga një vend
i ftohtë në një vend të ngrohtë, ose vendoset
në një dhomë shumë të lagësht, lagështira
mund të kondensohet mbi lentet jashtë
luajtësit. Nëse ndodh kjo, luajtësi mund të
mos punojë siç duhet. Në këtë rast, hiqni
diskun dhe lëreni luajtësin të ndezur për
rreth gjysmë ore derisa të avullojë lagështira.
• Mos e instaloni luajtësin në një pozicion të
pjerrët. Ai është projektuar që të përdoret
vetëm në pozicion horizontal.
• Mos vendosni objekte të rënda ose
të paqëndrueshme mbi luajtës.
• Mos vendosni objekte të tjera përveç disqeve
në sirtarin e diskut. Kjo mund të shkaktojë
dëmtime te luajtësi ose objekti.
• Kur zhvendosni luajtësin, nxirrni diskun
që mund të ketë brenda në sirtarin e diskut.
Nëse nuk e bëni këtë, disku mund të
dëmtohet.
• Shkëputni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) dhe kabllo të
tjera nga luajtësi kur e zhvendosni luajtësin.
3
Mbi burimet e rrymës
• Luajtësi nuk shkëputet nga burimi i rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) për sa kohë
që është e lidhur me prizën e murit, edhe
nëse luajtësi vetë është i fikur.
• Nëse nuk do ta përdorni luajtësin për një
kohë të gjatë, shkëputeni luajtësin nga priza
e murit. Për të shkëputur kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te
vetë priza; mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
• Ndiqni pikat e mëposhtme për të parandaluar
dëmtimin e kordonit të rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik). Mos përdorni
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik) nëse është i dëmtuar, duke qenë se kjo
mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
– Mos e përthyeni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) mes
luajtësit dhe murit, raftit, etj.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik) dhe mos ushtroni forcë mbi vetë
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit
elektrik).
Mbi rregullimin e volumit
Mos e ngrini volumin ndërkohë që dëgjoni një
pjesë me hyrje në nivele shumë të ulëta ose pa
sinjale audio. Veshët tuaj dhe altoparlantët
mund të dëmtohen kur niveli i zërit arrin nivel
maksimal të lartë.
Mbi pastrimin
Pastroni kabinetin, panelin dhe kontrollet
me një copë të butë. Mos përdorni asnjë lloj
pastruesi abraziv, tela fërkimi ose tretës si
alkooli ose benzina.
Mbi pastrimin e disqeve, pastruesit
e disqeve/lenteve
Mos përdorni disqe pastruese ose pastrues
disqesh/lentesh (duke përfshirë llojet
e lëngshme ose me spërkatje). Këto mund
të shkaktojnë keqfunksionim të aparaturës.
Mbi zëvendësimin e pjesëve
Në rast se ky luajtës riparohet, pjesët
e riparuara mund të mblidhen për
ripërdorim ose për riciklim.
Lidhja me folenë HDMI OUT
Ndiqni pikat e mëposhtme duke qenë se
trajtimi i pasaktë mund të dëmtojë folenë
dhe konektorin HDMI OUT.
• Vendosni saktë me kujdes folenë HDMI
OUT në pjesën e pasme të luajtësit dhe
konektorin HDMI duke kontrolluar format
e tyre. Sigurohuni që konektori të mos jetë
me kokë poshtë ose i përthyer.
• Sigurohuni të shkëputni kabllon HDMI kur
zhvendosni luajtësin.
• Mbajeni drejt konektorin HDMI kur lidhni
ose shkëputni kabllon HDMI. Konektorin
HDMI mos e përthyeni dhe as mos e fusni
me forcë në folenë HDMI OUT.
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Kujdes: Ky luajtës është në gjendje të
mbajë për një kohë të pacaktuar në ek ranin
e televizorit një foto ose një imazh të
palëvizshëm video. Nëse lini të shfaqet në
televizor foton ose imazhin e palëvizshëm
video për një periudhë të tejzgjatur kohore,
rrezikoni dëmtimin e përhershëm të
ekranit të televizorit tuaj. Të prekshëm
nga kjo janë televizorët me ekran plazmë
dhe televizorët me ekran me projeksion.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me
luajtësin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin
më të afërt të Sony.
4
Mbrojtja kundër kopjimit
Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara të
mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në mjetet
e përdorimit të Blu-ray Disc™ dhe DVD. Këto
sisteme të quajtura AACS (Advanced Access
Content System), në shqip sistem i përmbajtjes
së përparuar të aksesit, dhe CSS (Content
Scramble System) në shqip sistem i kodimit të
përmbajtjes, mund të përmbajnë disa kufizime
për riprodhimin, daljen analoge dhe veçori të
tjera të ngjashme. Përdorimi i këtij produkti
dhe kufizimet e vendosura mund të variojnë në
varësi të datës së blerjes, duke qenë se bordi
drejtues i AACS mund të miratojë ose
ndryshojë rregulloret e veta të kufizimeve
pas datës së blerjes.
Njoftim nga Cinavia
Ky produkt përdor teknologji Cinavia
për të kufizuar përdorimin e kopjeve të
paautorizuara të disa filmave e videove
komerciale dhe kolonave të tyre zanore. Kur
diktohet përdorimi i ndaluar i një kopjeje të
paautorizuar, do të shfaqet një mesazh dhe
riprodhimi ose kopjimi do të ndërpritet.
Më shumë informacion mbi teknologjinë
Cinavia jepet në Qendrën Online të
Cinavia për Konsumatorët në faqen
http://www.cinavia.com. Për të kërkuar
informacion shtesë mbi Cinavia përmes
postës së thjeshtë, dërgoni një kartolinë
me adresën tuaj të postës në adresën:
Cinavia Consumer Information Center,
P.O. Box 86851, San Diego, CA, 92138, USA.
E drejta e autorit dhe markat tregtare
• “AVCHD” dhe logoja “AVCHD Progressive”
janë marka tregtare të Panasonic
Corporation dhe Sony Corporation.
• Java është markë tregtare e Oracle dhe/ose
filialeve të saj.
•, “XMB”, dhe “xross media bar” janë
marka tregtare të Sony Corporation dhe
Sony Computer Entertainment Inc.
• Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories.
Dolby, Pro Logic dhe simboli me dy “D” janë
marka tregtare të Dolby Laboratories.
• Prodhuar me licencë nën patentat
e SH.B.A.-së numër: 5.956.674; 5.974.380;
• Termat HDMI® dhe HDMI HighDefinition Multimedia Interface, si dhe
logoja HDMI janë marka tregtare ose marka
tregtare të regjistruara të HDMI Licensing
LLC në Shtetet e Bashkuara dhe vende të
tjera.
• Blu-ray Disc™, Blu-ray™, BD-Live™,
BONUSVIEW™, dhe logot janë marka
tregtare të Blu-ray Disc Association.
• “DVD Logo” është markë tregtare e DVD
Format/Logo Licensing Corporation.
• Logot “DVD+RW”, “DVD-RW”,
“DVD+R”, “DVD-R”, “DVD VIDEO”
dhe “CD” janë marka tregtare.
• “BRAVIA” është markë tregtare
e Sony Corporation.
• Patentat dhe teknologjia koduese audio
MPEG Layer-3 janë të licencuara nga
Fraunhofer IIS dhe Thomson.
• Ky produkt përmban teknologji me pronësi
të regjistruar me licencë nga Verance
Corporation dhe mbrohet nga patenta
e SH.B.A.-së 7.369.677 dhe patenta të tjera
të SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe në
pritje, si dhe të drejta autori dhe mbrojtje
e sekretit tregtar për disa aspekte të kësaj
teknologjie. Cinavia është markë tregtare
e Verance Corporation. Të drejtat e autorit
2004-2010 Verance Corporation. Të gjitha
të drejtat të rezervuara nga Verance.
Zbërthimi ose çmontimi për qëllime
dublikimi është i ndaluar.
• Windows Media është markë tregtare
ose markë tregtare e regjistruar
e Microsoft Corporation në Shtetet
e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
5
Ky produkt përmban teknologji që janë
subjekt i disa të drejtave të pronësisë
intelektuale të Microsoft. Ndalohet
përdorimi ose shpërndarja e kësaj
teknologjie jashtë këtij produkti pa licencën/
licencat përkatëse nga Microsoft.
Zotëruesit e përmbajtjes përdorin teknologji
Microsoft PlayReady™ për aksesimin
e përmbajtjes për të mbrojtur pronën e tyre
intelektuale, duke përfshirë përmbajtjen
e mbrojtur me të drejta autori. Kjo pajisje
përdor teknologji PlayReady për të aksesuar
përmbajtjen e mbrojtur me PlayReady dhe/
ose përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM.
Nëse pajisja nuk arrin të imponojë siç duhet
kufizimet mbi përdorimin e përmbajtjes,
zotëruesit e përmbajtjes mund të kërkojnë
nga Microsoft që të anulojë mundësinë
e pajisjes për të përdorur përmbajtje të
mbrojtur me PlayReady. Anulimi nuk duhet
të ndikojë në përmbajtjet e pambrojtura ose
përmbajtje të mbrojtura nga teknologji të
tjera për aksesimin e përmbajtjes. Zotëruesit
e përmbajtjes mund t'ju kërkojnë të
përditësoni PlayReady për të pasur akses
në përmbajtjen e tyre. Nëse nuk pranoni
të përditësoni, nuk do të jeni në gjendje
të keni akses në përmbajtjen që kërkon
përditësimin.
• SDK për pajisje Opera® nga Opera Software
ASA. Të drejtat e autorit 2002-2012 Opera
Software ASA. Të gjitha të drejtat të
rezervuara.
• Të gjitha markat e tjera tregtare janë
marka të zotëruesve të tyre përkatës.
• Emrat e sistemeve dhe produkteve të tjera
janë në përgjithësi marka tregtare ose marka
tregtare të regjistruara të prodhuesve.
Markat ™ dhe ® nuk tregohen në këtë
dokument.
6
Përmbajtja
2PARALAJMËRIM
3Masat paraprake
Fillimi
8Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave
12Hapi 1: Aksesorët e dhënë
12Hapi 2: Lidhja e luajtësit
14Hapi 3: Përgatitja për lidhjen me rrjetin
14Hapi 4: Konfigurimi i lehtë
Riprodhimi
16Luajtja e një disku
17Luajtja nga një pajisje USB
17Luajtja përmes një rrjeti
18Opsionet e disponueshme
Cilësimet dhe përshtatjet
20Përdorimi i ekraneve të cilësimeve
20[Network Update] (Përditësimi i rrjetit)
20[Screen Settings] (Cilësimet e ekranit)
21[Audio Settings] (Cilësimet audio)
22[BD/DVD Viewing Settings] (Cilësimet e shikimit të BD/DVD)
23[Parental Control Settings] (Cilësimet e kontrollit prindëror)
23[System Settings] (Cilësimet e sistemit)
24[Network Settings] (Cilësimet e rrjetit)
24[Easy Network Settings] (Cilësimet e lehta të rrjetit)
25[Resetting] (Rivendosja)
Informacioni shtesë
26Zgjidhja e problemeve
30Specifikimet
7
Fillimi
Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave
Paneli i përparmë
z
Butoni N ka një pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme si referencë kur përdorni
luajtësin.
A Sirtari i diskut
B Z (hap/mbyll)
C N (luaj)
D x (ndal)
E [/1 (ndezur/në gatishmëri) /
Treguesi i energjisë
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
F Foleja (USB)
Lidhni një pajisje USB në këtë fole.
G Sensori i telekomandës
8
Për të kyçur sirtarin e diskut (Kyçja për
fëmijët)
Sirtarin e diskut mund ta kyçni për
të shmangur hapjen aksidentale.
Kur është ndezur luajtësi, mbani shtypur
butonin N për mbi 10 sekonda, për të
kyçur ose shkyçur sirtarin.
Fillimi
Paneli i pasmë
A Terminali LAN (100)
B Foleja HDMI OUT
C Foleja DIGITAL OUT (COAXIAL)
9
Telekomanda
Funksionet e disponueshme të
telekomandës ndryshojnë në varësi
të diskut ose të situatës.
z
Butonat Numri 5, AUDIO, 2 + dhe N kanë
pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme
si referencë kur përdorni luajtësin.
A Z (hap/mbyll)
Hap ose mbyll sirtarin e diskut.
-TV- t (Zgjedhja e hyrjes TV)
Ndërron hyrjen midis TV dhe
burimeve të tjera.
-TV- [/1 (TV ndezur/në
gatishmëri)
Ndez televizorin ose e cakton
në modalitet gatishmërie.
[/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
B Butonat e numrave (0 – 9)
Fut numrat e kapitujve/titujve/
pjesëve etj.
b
Numrat e pjesëve janë të aplikueshëm
vetëm për CD-DA (CD muzikore).
2 (volumi) +/–
Rregullon volumin e televizorit.
AUDIO (faqe 22)
Zgjedh gjuhën audio kur ka shumë
të tilla të regjistruara në BD-ROM/
DVD VIDEO.
Zgjedh pjesën audio në CD.
SUBTITLE (faqe 22)
Zgjedh gjuhën e titrave kur ka titra
shumëgjuhëshe të regjistruara në
BD-ROM/DVD VIDEO.
(hesht)
Mbyll përkohësisht zërin.
C Butonat me ngjyra (e kuqe/
e gjelbër/e verdhë/blu)
Tastet e shpejta për funksione
ndërvepruese.
D TOP MENU
Hap ose mbyll menynë kryesore
të BD-së ose DVD-së.
POP UP/MENU
Hap ose mbyll menynë kërcyese të
BD-ROM ose menynë e DVD-së.
10
Fillimi
OPTIONS (faqe 18)
Artikulli
Kategoria
Shfaq opsionet e disponueshme
në ekran.
HOME
Hyn në menynë bazë të luajtësit.
Shfaq foton e sfondit kur shtypet në
ikonën e kategorisë në menynë bazë.
RETURN
Kthehet në ekranin e mëparshëm.
</M/m/,
Lëviz theksimin për të zgjedhur
artikullin e shfaqur.
Butoni i qendrës (ENTER)
Fut artikullin e zgjedhur.
E ./> (e mëparshme/tjetër)
Kapërcen në kapitullin, pjesën apo
skedarin para/pas.
X (pauzë)
Vendos në pauzë ose rinis
riprodhimin.
m/M (përshpejtim prapa/
përshpejtim para)
• Përshpejton prapa/përpara
kur shtypet butoni gjatë luajtjes
së diskut. Shpejtësia e kërkimit
ndryshon çdo herë që shtypni
butonin gjatë luajtjes së videos.
• Luan me lëvizje të ngadaltë kur
shtypet për mbi një sekondë në
modalitet pushimi.
• Luan një kuadër çdo herë që
shtypni për pak kohë në modalitet
pushimi.
N (luaj)
Nis ose rinis luajtjen.
DISPLAY (faqe 17)
Shfaq informacionin e riprodhimit
në ekran.
x (ndal)
Ndalon riprodhimin dhe ruan
në kujtesë pikën e ndalimit
(pikën e rifillimit).
Pika e rifillimit për një titull/këngë
është pika e fundit që keni luajtur
ose foton e fundit për një dosje
fotosh.
SEN (faqe 17)
Hyn në shërbimin e internetit të
“Sony Entertainment Network™”.
Shfaqja e menysë bazë
Menyja bazë shfaqet kur shtypni HOME.
Zgjidhni një kategori me anë të </,.
Zgjidhni një artikull me anë të M/m dhe
shtypni ENTER.