
Orë radio
Seria 7000
R7606
Manuali i përdorimit
Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në:
www.philips.com/support

Përmbajtja
1 E rëndësishme 2
Siguria 2
Njoftim 2
2 Ora radio 3
Hyrje 3
Çfarë ka në kuti 3
Përmbledhje e orës radio 3
3 Fillimi 4
Instalimi i baterive 4
Lidhja e energjisë 4
Vendosja e orës 4
Ndezja 4
4 Dëgjimi i radios FM 5
Shkoni në stacione radioje FM 5
Ruani automatikisht stacione
radioje FM 5
Ruani manualisht stacione radioje FM 5
Zgjidhi një stacion radioje të
vendosur paraprakisht 5
Shfaq informacionet RDS 5
5 Bluetooth 6
Luajtja nga pajisjet me Bluetooth 6
6 Veçori të tjera 6
Vendosja e kohës së alarmit 6
Vendosja e kohëmatësit të gjumit 7
Rregullimi i volumit 7
Rregullimi i ndriçimit të ekranit 7
Karikimi i smartfonit nëpërmjet valëve 7
Karikimi nëpërmjet portës USB 7
7 Informacione për produktin 8
8 Zgjidhja e problemeve 9
SQ
1

1
E rëndësishme
Siguria
• Lexoni këto udhëzime.
• Zbatoni të gjitha paralajmërimet.
• Ndiqni të gjitha udhëzimet.
• Mos bllokoni asnjë hapësirë ajrimi. Instalojeni
sipas udhëzimeve të prodhuesit.
• Mos e instaloni pranë asnjë burimi nxehtësie, si
për shembull pranë radiatorëve, rrugëdaljeve të
ngrohjes, sobave ose pajisjeve të tjera (duke
përfshirë amplifikatorët) që prodhojnë nxehtësi.
• Mbrojeni kordonin e energjisë në mënyrë që të mos
shkelet ose kafshohet, sidomos pranë spinave,
prizave dhe në pikën ku dalin nga ora radio.
• Përdorni vetëm pjesë/aksesorë që janë specifikuar
nga prodhuesi.
• Shkëputeni pajisjen kur ka stuhi ose kur nuk
përdoret për periudha të gjata kohe.
• Vetëm personeli i kualifikuar duhet t’i bëjë
riparime. Riparimet duhen bërë kur pajisja është
dëmtuar në ndonjë mënyrë, si për shembull kur
kordoni i energjisë ose spina është dëmtuar, kur
janë derdhur lëngje ose kanë rënë objekte
brenda pajisjes, kur pajisja është ekspozuar ndaj
shiut ose lagështisë, kur nuk punon normalisht
ose kur është rrëzuar.
• KUJDES lidhur me përdorimin e baterisë - Për të
mos lejuar rrjedhjet e baterive të cilat mund të
shkaktojnë lëndime, dëmtime të pronës, ose
dëmtime të orës radio:
• Montojini të gjitha bateritë si duhet, + dhe - siç
janë shënuar në aparat.
• Hiqini bateritë kur aparati nuk përdoret për
kohë të gjatë.
• Bateria nuk duhet të ekspozohet ndaj nxehtësisë
së tepërt, si drita e diellit, zjarri ose të ngjashme.
• Kjo orë radio nuk duhet të ekspozohet ndaj
pikave ose spërkatjeve.
• Mos vendosni asnjë burim rreziku mbi orën
radio (p.sh. objekte të mbushura me lëngje,
qirinj të ndezur).
• Aty ku spina e energjisë të adaptorit direkt
Plug-in përdoret si mjet shkëputjeje, pajisja e
shkëputjes duhet të jetë në një vend që arrihet
me lehtësi.
Njoftim
Çdo ndryshim ose modikim në pajisje, që nuk është
miratuar shprehimisht nga MMD Hong Kong Holding
Limited mund ta bëjë të pavlefshëm autoritetin
e përdoruesve për ta përdorur produktin. Këtu TP
Vision Europe B.V. deklaron se ky produkt është në
përputhje me kërkesat themelore dhe masat e tjera
përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Deklaratën
e konformitetit mund ta gjeni në
www.philips.com/support.
Produkti u përmbahet kërkesave të
Komunitetit Evropian për interferencat radio.
Ky produkt është bërë dhe është prodhuar me
materiale dhe komponentë të cilësisë së lartë,
të cilët mund të riciklohen dhe ripërdoren.
Ky simbol do të thotë se produkti nuk duhet
të hidhet bashkë me mbetjet shtëpiake, por
duhet të çohet në një pikë të përshtatshme
grumbullimi për riciklim. Ndiqni rregullat
lokale dhe mos i humbisni asnjëherë
produktin dhe bateritë e karikueshme së
bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake.
Hedhja e duhur e produkteve të vjetra dhe
baterive të karikueshme ndihmon në
parandalimin e pasojave negative ndaj
mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban
bateri që mbulohen nga Direktiva Evropiane
2013/56/EU të cilat nuk mund të hidhen së
bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake.
Informohuni në lidhje me sistemin vendës për
mbledhjen e veçantë të produkteve elektrike
dhe elektronike, si dhe të baterive. Ndiqni
rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e hidhni
produktin dhe bateritë së bashku me mbetjet
e zakonshme shtëpiake. hedhja e duhur e
produkteve dhe baterive të vjetra ndihmon
në parandalimin e pasojave negative për
mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Fjala e markës dhe logot e Bluetooth® janë
marka të regjistruara tregtare të zotëruara
nga Bluetooth Inc. dhe çdo përdorim i këtyre
markave nga MMD Hong Kong Holding
Limited bëhet me licencë. Markat e tjera
tregtare dhe emrat e tjerë tregtarë u përkasin
pronarëve të tyre përkatës.
2 SQ

2
Ora radio
Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini në Philips!
Për të përtuar plotësisht nga mbështetja që jep
Philips, regjistroni produktin në
www.philips.com/support.
Hyrje
Me këtë orë radio, ju
• mund të dëgjoni radio FM;
• mund të luani nga pajisjet me Bluetooth;
• mund të vendosni dy alarme që të bien në
orare të ndryshme;
• mund të karikoni telefonin celular me
karikuesin me valë të telefonit ose me USB.
Çfarë ka në kuti
Kontrolloni dhe dalloni gjërat që ka në kuti:
• Njësia kryesore
• Adaptori i energjisë
• Udhëzues i shkurtër
• Dokumenti i sigurisë
• Garancia
Përmbledhje e orës radio
SLEEP
• Vendosni kohëmatësin e gjumit.
SOURCE
• Shtypni për të zgjedhur modalitetin FM ose
Bluetooth.
• Në modalitetin Bluetooth, mbajeni shtypur
për më shumë se 2 sekonda për të hyrë në
modalitetin e çiftimit.
• Ndizeni ose kaloni në modalitetin në pritje.
PRESET / SET TIME
• Ruani stacionet e radios në memorie.
• Zgjidhni një stacion FM të ruajtur paraprakisht.
• Vendosni orën.
HR / MIN / TUN
• Vendosni orën dhe minutat.
• Shkoni në stacione radioje FM.
• Kaloni te kënga e mëparshme/kënga tjetër.
SNOOZE / BRIGHTNESS
• Shtyni alarmin.
• Rregulloni ndriçimin e ekranit.
Ekrani
• Shfaqni statusin aktual.
AL1 / AL2 / VOL
• Vendosni alarmin.
• Rregulloni volumin.
INFO
• Shfaqni informacionet e stacionit RDS.
SCAN
• Skanoni/ruani stacionet e radios automatikisht.
Padi i karikimit me valë
SQ
3