Philips TAR2506/12 instructions for use [al]

Përmbajtja
1 E rëndësishme 2
Siguria Njoftim
2 2
Hyrje 3 Çfarë ka në kuti 3 Përmbledhje e radios portative 3
3 Fillimi 4
Instalimi i baterive 4 Lidhja me energjinë
4 Dëgjoni radion FM/MW 5
Shkoni te stacionet e radios Rregulloni volumin 5 Lidhja me kufjet
5 Informacione për produktin
6 Zgjidhja e problemeve
3
4
5
5
6
6
SQ
1
1 E rëndësishme
Siguria
Lexoni këto udhëzime.
Vëruni veshin të gjitha paralajmërimeve.
Ndiqni të gjitha udhëzimet.
Mos bllokoni asnjë hapësirë ajrimi. Instalojeni
sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Mos e instaloni pranë asnjë burimi nxehtësie,
si për shembull pranë radiatorëve, rrugëdaljeve të ngrohjes, sobave ose pajisjeve të tjera (duke përfshirë amplikatorët) që prodhojnë nxehtësi.
Mbrojeni kordonin e energjisë në mënyrë që
të mos shkelet ose kafshohet, sidomos pranë spinave, prizave dhe në pikën ku del nga radioja portative.
Përdorni vetëm pjesë/aksesorë që janë specikuar nga prodhuesi.
Shkëputeni pajisjen kur ka stuhi ose kur nuk përdoret për periudha të gjata kohe.
Vetëm personeli i kualikuar duhet t’i bëjë
riparime. Riparimet duhen bërë kur pajisja është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si për shembull kur kordoni i energjisë ose spina është dëmtuar, kur janë derdhur lëngje ose kanë rënë objekte brenda pajisjes, kur pajisja është ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk punon normalisht ose kur është rrëzuar.
KUJDES lidhur me përdorimin e baterisë ­Për të mos lejuar rrjedhjet e baterive të cilat mund të shkaktojnë lëndime, dëmtime të pronës, ose dëmtime të radios portative:
• Montojini të gjitha bateritë si duhet, + dhe - siç janë shënuar në aparat.
• Hiqini bateritë kur aparati nuk përdoret për kohë të gjatë.
• Bateria nuk duhet të ekspozohet ndaj nxehtësisë së tepërt, si drita e diellit, zjarri ose të ngjashme.
Kjo radio portative nuk duhet të ekspozohet ndaj pikave ose spërkatjeve.
Mos vendosni asnjë burim rreziku mbi radion portative (p.sh. objekte të mbushura me lëngje, qirinj të ndezur).
Njoftim
Çdo ndryshim ose modikim në pajisje, që nuk është miratuar shprehimisht nga MMD Hong Kong Holding Limited mund ta bëjë të pavlefshëm autoritetin e përdoruesve për ta përdorur produktin. Këtu TP Vision Europe B.V. deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe masat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Deklaratën e konformitetit mund ta gjeni në www.philips.com/support.
Produkti u përmbahet kërkesave të Komunitetit Evropian për interferencat radio.
Ky produkt është bërë dhe është prodhuar me materiale dhe komponentë të cilësisë së lartë, të cilët mund të riciklohen dhe ripërdoren.
Ky simbol do të thotë se produkti nuk duhet të hidhet bashkë me mbetjet shtëpiake, por duhet të çohet në një pikë të përshtatshme grumbullimi për riciklim. Ndiqni rregullat lokale dhe asnjëherë mos e hidhni produktin dhe bateritë e karikueshme bashkë me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja e duhur e produkteve të vjetra dhe baterive të karikueshme ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban bateri që mbulohen nga Direktiva Evropiane 2013/56/EU të cilat nuk mund të hidhen së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Informohuni në lidhje me sistemin vendës për mbledhjen e veçantë të produkteve elektrike dhe elektronike, si dhe të baterive. Ndiqni rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e hidhni produktin dhe bateritë së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja e duhur e produkteve të vjetra ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
2 SQ
Loading...
+ 5 hidden pages