Philips TAB6405/10 user manual [sq]

Page 1
Soundbar
6000 series
Manuali i
TAB6405
përdorimit
Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.com/support
Page 2
Page 3
Përmbajtja
1 E rëndësishme 2
Ndihmë dhe mbështetje 2
Siguria 2
Kujdesi për produktin 3
Kujdesi për mjedisin 3
Paralajmërimi FCC dhe deklarata IC
për përdoruesit (vetëm SHBA dhe
Kanada) 4
Pajtueshmëria 4
Çfarë ka në kuti 5
2 Soundbar juaj 6
Aparati 6
Konektorët 6
Subwoofer me valë 7
Telekomanda 7
Përgatitja e telekomandës 8
Vendosja 8
4 Përdorimi i Soundbar 12
Ndezja dhe fikja 12
Zgjedhja e modaliteteve 12
Zgjidhni efektin e ekualizuesit (EQ) 12
Ndryshimi i volumit 13
Punimi me Bluetooth 13
Punimi me AUX / OPTICAL / HDMI ARC
Punimi me USB 14
5
Montimi në mur 15
14
6 Të dhënat e produktit 16
Zgjidhja e problemeve 17
7
Albanian
3 Lidhja 9
Lidhja me një prizë HDMI ARC 9
Lidhja me një prizë optike 9
Lidhja me prizën AUX 9
Lidhja e kabllit zgjatues IR 10
Lidhja me energjinë 10
Çiftimi me Subwoofer 11
Page 4
1 E rëndësishme
Lexoni dhe kuptoni të gjitha udhëzimet para se ta përdorni produktin. Garancia nuk është e vlefshme nëse dëmtimi shkaktohet nga mosndjekja e udhëzimeve.
Ndihmë dhe mbështetje
Për ndihmë të mëtejshme online, vizitoni www.philips.com/support për të:
ͻ shkarkoni manualin e përdorimit dhe
udhëzuesin e shpejtë
ͻ shikoni udhëzuesit me video (të
disponueshme vetëm për disa modele)
ͻ gjeni përgjigje për pyetje të bëra shpesh
(FAQ)
ͻ na dërgoni pyetje me email ͻ bisedoni me përfaqësuesit tanë.
Ndiqni udhëzimet në faqen e internetit për të zgjedhur gjuhën, dhe më pas vendosni numrin e modelit të produktit. Ose mund të kontaktoni shërbimin e klientit në vendin tuaj. Para se të kontaktoni, mbani shënim numrin e modelit dhe numrin e serisë së produktit. Mund t’i gjeni këto informacione mbrapa ose poshtë produktit.
Siguria
Rrezik goditjesh elektrike ose zjarri!
ͻ Para se të bëni ose të ndryshoni ndonjë
lidhje, sigurohuni që të gjitha pajisjet të jenë shkëputur nga energjia.
ͻ Asnjëherë mos e ekspozoni produktin
dhe aksesorët ndaj shiut ose ujit. Asnjëherë mos vendosni enë me lëngje, si për shembull vazo, pranë produktit. Nëse mbi produkt ose brenda produktit derdhen lëngje, hiqeni nga priza menjëherë. Kontaktoni shërbimin e kujdesit ndaj klientit për ta kontrolluar produktin para se ta përdorni.
ͻ Asnjëherë mos e vendosni produktin
dhe aksesorët pranë flakëve të ndezura ose burimeve të tjera të nxehtësisë, si për shembull drita direkte e diellit.
ͻ Asnjëherë mos futni objekte në
hapësirat e ventilimit ose në hapësirat e tjera në produkt.
ͻ Në rastet kur spina e energjisë ose një
bashkues i pajisjeve përdoret si mjet për shkëputjen nga energjia, mjeti i shkëputjes duhet të jetë në pozicion që arrihet me lehtësi.
ͻ Bateria (paketa e baterive ose bateritë
e instaluara) nuk duhet të ekspozohet ndaj nxehtësisë së tepërt, si për shembull ndaj dritës së diellit, zjarrit ose gjërave të ngjashme.
ͻ Shkëputeni produktin nga energjia para
se të ndodhin stuhitë me vetëtima.
ͻ Kur e shkëputni kordonin e energjisë,
tërhiqni gjithmonë spinën, asnjëherë kabllin.
Rrezik qarku të shkurtër ose zjarri!
ͻ Për të parë shenjat identifikuese dhe
vlerat e energjisë, shikoni etiketën e të dhënave mbrapa ose poshtë produktit.
ͻ Para se ta lidhni produktin me prizën
e energjisë, sigurohuni që tensioni i energjisë të përputhet me vlerën e printuar mbrapa ose poshtë produktit. Asnjëherë mos e lidhni produktin me prizën e energjisë nëse tensioni është i ndryshëm.
Rrezik lëndimi ose dëmtimi të produkt!
ͻ Për montimin në mur, ky produkt duhet
të fiksohet në mur sipas udhëzimeve për montimin. Përdorni vetëm kllapën e dhënë për montimin në mur (nëse ka). Montimi jo i mirë në mur mund të shkaktojë aksidente ose dëmtime. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni kujdesin për klientin në vendin tuaj.
ͻ Asnjëherë mos e vendosni produktin
ose ndonjë objekt tjetër mbi kordonët e energjisë ose mbi pajisje të tjera elektrike.
ͻ Nëse produkti transportohet në
temperatura nën 5°C, shpaketojeni produktin dhe prisni derisa temperatura të arrijë temperaturën e ambientit para se ta lidhni me prizën e energjisë.
ͻ Disa pjesë të këtij produkti mund të jenë
prej xhami. Trajtojeni me kujdes për të shmangur lëndimet dhe dëmtimet.
2
Page 5
Rrezik i nxehtësisë së lartë!
ͻ Asnjëherë mos e instaloni produktin
në një hapësirë të mbyllur. Lini gjithnjë një hapësirë prej të paktën dhjetë centimetra anembanë produktit për ajrim. Sigurohuni perdet ose objekte të tjera të mos mbulojnë hapësirat e ventilimit në produkt.
Rrezik kontaminimi!
ͻ Mos i bashkoni bateritë (të vjetrat me
të rejat, ose bateritë e karbonit me ato alkaline, etj.).
ͻ KUJDES: Rrezik shpërthimi nëse bateritë
nuk vendosen si duhet. Ndërrojeni vetëm duke përdorur të njëjtin tip baterie.
ͻ Hiqini bateritë nëse janë shkarkuar ose
nëse telekomanda nuk do të përdoret për kohë të gjatë.
ͻ Bateritë përmbajnë substanca kimike,
ndaj duhet të hidhen si duhet.
Rrezik i gëlltitjes së baterive!
ͻ Produkti/telekomanda mund të kenë
një bateri në formë monedhe/kopse, e cila mund të gëlltitet. Mbajeni gjithnjë baterinë larg fëmijëve! Nëse gëlltitet bateria mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje. Mund të ndodhin djegie të brendshme brenda dy orësh pas gëlltitjes.
ͻ Nëse dyshoni se një bateri mund të
jetë gëlltitur ose futur në ndonjë pjesë të trupit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
ͻ Kur i ndërroni bateritë, mbajini gjithnjë
bateritë e reja dhe ato të përdorura larg fëmijëve. Sigurohuni që vendi i baterive të jetë komplet i mbyllur pasi ta ndërroni baterinë.
ͻ Nëse vendi i baterive nuk mund të
sigurohet mirë, mos e përdorni më produktin. Mbajeni larg fëmijëve dhe kontaktoni prodhuesin.
Kujdesi për produktin
Përdorni leckë me mikrofibra për ta pastruar produktin.
Kujdesi për mjedisin
Hedhja e produktit dhe baterisë të vjetër
Produkti është projektuar dhe prodhuar me materiale dhe komponentë të cilësisë së lartë, të cilat mund të riciklohen dhe të ripërdoren.
Ky simbol mbi një produkt do të thotë se produkti mbulohet nga Direktiva Evropiane 2012/19/EU.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban bateri të brendshme që mbulohen nga Direktiva Evropiane 2013/56/EU e cila nuk mund të hidhet së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Informohuni lidhur me sistemet vendëse për grumbullimin e produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive. Ndiqni rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e hidhni produktin dhe bateritë së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja e duhur e produkteve të vjetra ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Për t’i hequr bateritë njëpërdorimëshe, shikoni pjesën për vendosjen e baterive.
Albanian
Kjo është një pajisje CLASS II me izolim të dyfishtë, dhe nuk ka tokëzim mbrojtës.
3
Page 6
Paralajmërimi FCC dhe deklarata IC për përdoruesit (vetëm SHBA dhe Kanada)
INFORMACIONI FCC
Paralajmërim:
ͻ Kjo pajisje duhet të instalohet dhe
përdoret në distancë minimale prej 20cm, mes radiatorit dhe trupit.
ͻ Ndryshimet ose modifikimet në
këtë aparat që nuk janë miratuar shprehimisht nga pala përgjegjëse për pajtueshmërinë mund ta bëjnë të pavlefshëm autoritetin e përdoruesit për ta përdorur pajisjen.
SHËNIM: Kjo pajisje është testuar dhe është zbuluar se i përmbahet limiteve për një pajisje digjitale të Klasit B, sipas pikës 15 të rregullave FCC. Këto limite janë bërë për të siguruar mbrojtje të arsyeshme ndaj interferencës së dëmshme në një ambient banimi. Pajisja gjeneron, përdor dhe mund të rrezatojë energji të frekuencave radio dhe, nëse nuk instalohet dhe nuk përdoret sipas udhëzimeve, mund të shkaktojë interferenca të dëmshme ndaj komunikimeve radio.
Sidoqoftë, nuk ka garanci që interferenca nuk do të ndodhë në një instalim të veçantë. Nëse kjo pajisje shkakton interferencë të dëmshme ndaj sinjalit të radios ose televizionit, gjë e cila mund të përcaktohet duke e ndezur dhe fikur pajisjen, përdoruesi inkurajohet që të përpiqet ta ndreqë interferencën nëpërmjet një ose më shumë prej masave të mëposhtme:
ͻ Ndryshoni orientimin ose lëvizeni
antenën.
ͻ Largojeni më tepër pajisjen nga
marrësi.
ͻ Lidheni pajisjen në një prizë në një
qark të ndryshëm nga ai me të cilin është lidhur marrësi.
ͻ Konsultohuni me shitësin ose me
një teknik radiosh/televizorësh me përvojë për ndihmë.
Kjo pajisje përmban transmetues/marrës të përjashtuar nga licencat të cilat i përmbahen RSS-ve të Inovacionit, Shkencës dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë të përjashtuar nga licencat. Përdorimi i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme:
1. Kjo pajisje nuk duhet të shkaktojë interferencë.
2. Kjo pajisje duhet të pranojë çfarëdo interference, duke përfshirë interferencat që mund të shkaktojnë punim të padëshiruar të pajisjes.
Pajtueshmëria
Produkti u përmbahet kërkesave të Komunitetit Evropian për interferencat radio. Këtu TP Vision Europe B.V. deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe masat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Mund ta gjeni deklaratën e konformitetit në www.p4c.philips.com.
4
Page 7
Çfarë ka në kuti
Kontrolloni dhe shikoni çfarë ka në kuti:
ijŦ Soundbar x 1
ijŦ Subwoofer me valë x 1
ijŦ Telekomanda x 1
ijŦ Kordoni i energjisë (për Subwoofer) *
x 2
ijŦ Adaptori DC (për Soundbar) * x 2
ijŦ Kablli zgjatues IR x 1
ijŦ Kllapa IR x 1
ijŦ Kit për montimin në mur x 1
(Kllapa muri x2, vida x2, upa x2)
ijŦ Manuali i përdorimit / Fleta e
garancisë / Fleta e sigurisë x 1
Subwoofer me valë
Telekomanda
Kordoni i
energjisë *
(për Subwoofer)
Adaptori DC *
Albanian
2 X
2 X
Kablli zgjatues IR
Kllapa IR
Kllapë muri, Tapa,
Vida (për mur)
Manuali i përdorimit /
Fleta e garancisë /
Fleta e sigurisë
* Sasia e kordonit të energjisë dhe lloji i spinës mund
të ndryshojë sipas zonave.
5
Page 8
2 Soundbar juaj
Urime për blerjen tuaj, dhe mirë se vini në Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni Soundbar në www.philips.com/support.
Aparati
Kjo pjesë përmban një përmbledhje të aparatit.
(Standby-On)
Ndizeni Soundbar ose çojeni në gjendje pritjeje.
(Burimi)
Zgjidhni një burim për Soundbar.
+/- (Volumi)
Rriteni ose uleni volumin.
Konektorët
Kjo pjesë përmban një përmbledhje të konektorëve të disponueshëm në Soundbar.
Sensori i telekomandës
Treguesi LED i Soundbar
Ndryshoni burimin e luajtjes dhe dritat treguese përpara do të ndizen sipas rastit. Mund t’i referoheni tekstit në të djathtë për burimin përkatës.
Statusi Drita LED
Në pritje [Standby] E kuqe solide
AUX [AUX/USB] E bardhë solide
USB [AUX/USB] E bardhë
BT (Bluetooth)
ijŦ8¨¥áÒ ijŦ8¨¥²
OPTICAL [OPTICAL] E bardhë solide
HDMI ARC [HDMI ARC] E bardhë solide
6
pulsuese
[BT] E bardhë solide [BT] E bardhë pulsuese
DC 24V
Lidhuni me një adaptor.
USB
ͻ Hyrja audio nga një pajisje
memorieje USB.
ͻ Përditësoni softuerin e këtij produkti.
AUX
Hyrje e audios, për shembull, një aparat MP3 (xhek 3,5 mm).
IR OUT
Zgjatues kablli IR.
OPTICAL
Lidhni një dalje audio optike me televizorin ose një pajisje dixhitale.
HDMI ARC
Lidhuni me hyrjen HDMI në televizor.
Vidat e kllapës në mur
Page 9
Subwoofer me valë
Në këtë pjesë gjendet një përmbledhje për Subwoofer me valë.
AC~ Priza
Lidhja me energjinë.
Butoni i çiftimit
Mbajeni shtypur për të hyrë në modalitetin e çiftimit për Subwoofer.
Treguesi i Subwoofer
Përcaktoni statusin në bazë të treguesit të Subwoofer me valë.
Drita LED Statusi
Pulsim i shpejtë
Ndezur konstante
Pulsim i ngadaltë
Subwoofer në modalitetin e çiftimit
U lidh / U çiftua me sukses
Lidhja / Çiftimi dështoi
Mbajeni shtypur për të aktivizuar funksionin e çiftimit në modalitetin e Bluetooth ose për ta shkëputur pajisjen Bluetooth të çiftuar aktualisht. Optike: Kalojeni burimin e audios te lidhja optike. HDMI ARC: Kalojeni burimin e te lidhja HDMI ARC. USB: Kaloni në modalitetin USB.
EQ
Zgjidhni efektin e ekualizuesit (EQ).
/ (E mëparshme/Tjetër)
Kaloni te kënga e mëparshme ose te kënga tjetër në modalitetin USB/BT.
(Luaj/Pauzë)
Filloni, ndaloni ose vazhdoni luajtjen në modalitetin USB/BT.
+/- (Volumi Soundbar)
Rriteni ose uleni volumin e Soundbar.
+/- (Volumi i Subwoofer)
Rriteni ose uleni volumin e Subwoofer.
Albanian
Telekomanda
Në këtë pjesë gjendet një përmbledhje për telekomandën.
(Standby-On)
Ndizeni Soundbar ose çojeni në gjendje pritjeje.
(Heshtje)
Heshtni ose riktheni volumin.
Butonat e burimit
Aux: Kalojeni burimin e audios në
lidhjen AUX (xhek 3,5 mm). BT / Pair: Kaloni në modalitetin
Bluetooth.
7
Page 10
Përgatitja e telekomandës
ͻ Telekomanda e dhënë i jep mundësi
aparatit që të përdoret nga njëfarë distance.
ͻ Edhe nëse telekomanda përdoret
brenda distancës efektive prej 6 m, përdorimi i telekomandës mund të mos jetë i mundur nëse ka pengesa mes aparatit dhe telekomandës.
ͻ Nëse telekomanda përdoret pranë
produkteve të tjera që gjenerojnë rreze infrared, ose nëse pranë aparatit përdoren telekomanda të tjera me infrared, ajo mund të mos punojë si duhet. Përndryshe, produktet e tjera mund të mos punojnë si duhet.
Përdorimi për herë të parë:
Aparati ka një bateri litiumi CR2025 të montuar paraprakisht. Hiqeni veshjen mbrojtëse për të aktivizuar baterinë e telekomandës.
Ndërrimi i baterisë së telekomandës
Telekomanda ka nevojë për një bateri litiumi 3V CR2025.
1 Përdorni mjete (si bateri monedhë/
monedha) për ta kapur zgavrën e kapakut të baterisë dhe rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave për ta (hapur).
2 Hiqeni baterinë e vjetër, e cila ndodhet
në kapak, vendosni baterinë e re CR2025 dhe kushtojini vëmendje polaritetit të duhur (+/-).
3 Përdorni mjetet për ta kapur zgavrën e
pjesës së baterive dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta (kyçur) fiksuar në telekomandë.
1 2 3
Masa paraprake lidhur me bateritë
ͻ
Kur telekomanda nuk do të përdoret për kohë të gjatë (më shumë se një muaj), hiqeni baterinë nga telekomanda që të mos e lejoni të rrjedhë.
ͻ Nëse bateritë rrjedhin, pastrojeni pjesën
e derdhur brenda vendit të baterisë dhe ndërrojini bateritë me të reja.
ͻ Mos përdorni bateri të tjera përveç atyre
që janë specifikuar.
ͻ Mos i nxehni ose çmontoni bateritë.
ͻ Asnjëherë mos i hidhni në zjarr ose në
ujë.
ͻ Mos i mbani ose mos i ruani bateritë
bashkë me objekte të tjera metalike. Kjo mund të bëjë që bateritë të krijojnë qark të shkurtër ose të pëlcasin.
ͻ Asnjëherë mos e karikoni një bateri
përveç nëse është konfirmuar se është bateri e karikueshme.
Vendosja
Vendoseni Subwoofer të paktën 1 metër larg Soundbar dhe dhjetë centimetra larg murit. Për rezultate më të mira, vendoseni Subwoofer siç tregohet më poshtë.
10 cm/4"
1 m
8
Page 11
3 Lidhja
Kjo pjesë ju ndihmon që ta lidhni Soundbar me televizorin dhe me pajisje të tjera, dhe më pas ta konfiguroni. Për informacion rreth lidhjeve bazë të Soundbar dhe aksesorëve, shikoni udhëzuesin e shpejtë.
Shënim
Për të parë shenjat identifikuese dhe vlerat e
ͻ
energjisë, shikoni etiketën e të dhënave mbrapa ose poshtë produktit.
ͻ Para se të bëni ose të ndryshoni ndonjë lidhje,
sigurohuni që të gjitha pajisjet të jenë shkëputur nga energjia.
Lidhja me një prizë HDMI ARC
Shënim
Televizori duhet të mbështetë funksionin HDMI-
ͻ
CEC dhe ARC. HDMI-CEC dhe ARC duhet të jenë të aktivizuara.
ͻ Mënyra e konfigurimit të HDMI-CEC dhe ARC mund
të ndryshojnë në varësi të televizorit. Për hollësi rreth funksionit ARC, ju lutem shikoni manualin e përdorimit të televizorit.
ͻ Vetëm kabllot e pajtueshëm me HDMI 1.4 mund të
mbështetin funksionin ARC.
Lidhja me një prizë optike
OPTICAL
OPTICAL OUT
Albanian
Soundbar mbështet HDMI me Audio Return Channel (ARC). Nëse televizori juaj është i pajtueshëm me HDMI ARC, mund ta dëgjoni audion e televizorit nëpërmjet Soundbar duke përdorur një kabull HDMI të vetëm.
HDMI ARC
HDMI ARC
1 Duke përdorur një kabëll HDMI, lidheni
konektorin HDMI ARC në Soundbar me konektorin HDMI ARC në televizor.
ͻ Konektori HDMI ARC ose televizori
mund të jenë emërtuar ndryshe. Për hollësi, shikoni manualin e përdorimit.
2 Në televizor, aktivizoni veprimet HDMI-
CEC. Për hollësi, shikoni manualin e përdorimit.
1 Duke përdorur një kabëll optik, lidheni
konektorin OPTICAL në Soundbar me konektorin OPTICAL OUT në televizor ose në ndonjë pajisje tjetër.
ͻ Konektori optik dixhital mund të jetë
emërtuar SPDIF ose SPDIF OUT.
Lidhja me prizën AUX
ͻ Përdorni një kabllo audio 3,5 mm me
3,5 mm për të lidhur portën e kufjes së televizorit me portën AUX në aparat.
AUX
Headphone
(3.5mm)
AUDIO OUT
9
Page 12
Lidhja me energjinë
A B
AUX
L
R
AUDIO OUT
ͻ Përdorni një kabllo RCA me 3,5 mm
për të lidhur portat e daljes audio të televizorit me portën AUX në aparat.
Lidhja e kabllit zgjatues IR
Nëse Soundbar e bllokon marrësin IR të televizorit kur e vendosni direkt përballë tij, mund ta lidhni Soundbar dhe televizorin me kabllin zgjatues IR në mënyrë që të marrë sinjalin nga telekomanda e televizorit.
IR OUT
TV Sensor
1 Lidheni anën 2,5 mm të kabllit zgjatues
IR me konektorin IR në Soundbar.
2 Më pas, vendoseni anën tjetër me
sensorin IR pranë sensorit të televizorit. Për më shumë informacion, shikoni manualin e përdorimit të televizorit.
Shënim
Para se të filloni të përdorni zgjatimin IR, sigurohuni
ͻ
që pjesa e dallimit të telekomandës të jetë e bllokuar plotësisht.
ͻ Nëse zbuloni se marrësi i telekomandës nuk është i
bllokuar por punon akoma, mund ta anuloni lidhjen e kabllit zgjatues IR.
ͻ Para se të lidhni kordonin e energjisë
AC, sigurohuni që të keni bërë të gjitha lidhjet e tjera.
ͻ Rrezik i dëmtimit të produktit!
Sigurohuni që tensioni i energjisë përputhet me tensionin që është printuar mbrapa ose poshtë aparatit.
Spina konvertuese
Zgjidhni adaptorin për rajonin tuaj. Nëse është e nevojshme, vendosni adaptorin për zonën tuaj.
Soundbar
1 Hapeni komplet adaptorin e energjisë
dhe kabllin e energjisë. Lidheni adaptorin e energjisë me prizën DC IN 24V të Soundbar.
2 Më pas lidheni adaptorin e energjisë në
një prizë.
Subwoofer
3 Lidheni kabllin e energjisë me prizën
AC~ të Subwoofer dhe më pas me një prizë.
ͻ Sasia e kordonit të energjisë dhe lloji i
spinës mund të ndryshojë sipas zonave.
10
Page 13
Çiftimi me Subwoofer
Çiftimi automatik
Lidheni Soundbar me Subwoofer në prizat e energjisë dhe më pas shtypni mbi aparat ose telekomandë për ta ndezur pajisjen. Subwoofer dhe Soundbar do të lidhen automatikisht.
Përcaktoni statusin në bazë të
treguesit të Subwoofer me valë.
Drita LED Statusi
Pulsim i shpejtë
Ndezur konstante
Pulsim i ngadaltë
Subwoofer në modalitetin e çiftimit
U lidh / U çiftua me sukses
Lidhja / Çiftimi dështoi
Çiftimi manual
Nëse është e pamundur të dëgjohet audio nga Subwoofer me valë, çiftojeni manualisht subwoofer.
1 Shkëputini përsëri të dyja pajisjet nga
priza e energjisë, dhe më pas lidhini përsëri pas 3 minutash.
2 Mbani shtypur butonin Pair mbrapa
Subwoofer për disa sekonda.
Treguesi Pair në Subwoofer do të
pulsojë shpejt.
3 Më pas shtypni në telekomandë për ta
ndezur pajisjen.
Treguesi Pair në Subwoofer do të
mbetet solid kur çiftimi të bëhet me sukses.
4 Nëse treguesi Pair vazhdon të pulsojë,
përsëritni hapat 1-3.
Këshilla
Subwoofer duhet të jetë jo më shumë se 6 m larg
ͻ
Soundbar në një vend të hapur (sa më afër aq më mirë).
ͻ Hiqni çdo objekt mes Subwoofer dhe Soundbar. ͻ Nëse lidhja me valë dështon përsëri, kontrolloni nëse
ka konflikt ose interferencë të fortë (p.sh. interferencë nga një pajisje elektronike) anembanë vendit. Hiqini këto konflikte ose interferenca të forta dhe përsëritni procedurat e mësipërme.
ͻ Nëse pajisja kryesore nuk është e lidhur me
Subwoofer dhe është e ndezur, treguesi STANDBY do të pulsojë.
Albanian
Këshilla
Mos shtypni Pair mbrapa Subwoofer, përveçse për të
ͻ
bërë çiftimin manual.
11
Page 14
4 Përdorimi i
Zgjedhja e modaliteteve
Soundbar
Kjo pjesë ju ndihmon ta përdorni Soundbar për të luajtur audio nga pajisjet e lidhura.
Para se të filloni
ͻ Bëni lidhjet e nevojshme që tregohen në
manualin e përdorimit.
ͻ Kalojeni Soundbar te burimi i duhur për
pajisjet e tjera.
Ndezja dhe fikja
ͻ Kur e lidhni pajisjen me prizën e
energjisë për herë të parë, pajisja do të jetë në gjendjen STANDBY. Treguesi Standby do të ndizet.
ͻ Shtypni butonin në telekomandë për
ta ndezur ose fikur pajisjen.
ͻ Shkëputeni pajisjen nga priza nëse doni
ta fikni pajisjen komplet.
Zgjimi automatik
ͻ
Nëse një televizor është lidhur një pajisje e jashtme (vetëm për portën AUX), pajisja do të ndizet automatikisht kur televizori ose pajisja e jashtme të jetë ndezur.
Gjendje pritjeje automatike
Pajisja kalon automatikisht në modalitetin në pritje ose Standby pas rreth 15 minutash nëse televizori ose pajisja e jashtme shkëputet ose fiket.
ͻ Për ta fikur pajisjen komplet, hiqeni
spinën nga priza.
ͻ Ju lutemi fikeni pajisjen komplet për të
kursyer energji kur nuk e përdorni.
1 Shtypni vazhdimisht butonin në
pajisje ose shtypni butonat AUX, OPTICAL, HDMI ARC, BT/Pair, USB
në telekomandë për të zgjedhur modalitetin që doni.
Drita treguese në Soundbar do të
tregojë se cili modalitet është duke u përdorur.
Statusi Drita LED
AUX [AUX/USB] E bardhë solide
USB [AUX/USB] E bardhë
BT (Bluetooth)
ijŦ8¨¥áÒ ijŦ8¨¥²
OPTICAL [OPTICAL] E bardhë solide
HDMI ARC [HDMI ARC] E bardhë solide
pulsuese
[BT] E bardhë solide [BT] E bardhë pulsuese
Zgjidhni efektin e ekualizuesit (EQ)
Zgjidhni modalitetet e tingullit të ruajtura paraprakisht sipas videos ose muzikës suaj.
1 Shtypni butonin EQ në telekomandë
për të zgjedhur efektet që doni të ekualizuesit.
Dritat LED pulsojnë për 3 sekonda
për të treguar modalitetin EQ aktual sipas modalitetit EQ të zgjedhur (Fig).
Film: rekomandohet për shikimin e filmave Muzikë: rekomandohet për dëgjimin e
muzikës Lajme: rekomandohet për dëgjimin e
lajmeve
12
Page 15
Ndryshimi i volumit
Kur ndryshoni volumin e Soundbar dhe të Subwoofer, treguesi i statusit do të rritë / ulë sasinë e dritës. Sipas shfaqjes / pulsimit aktual të dritës (Fig), përcaktoni cili është niveli i volumit të Soundbar dhe Subwoofer.
Ndryshoni volumin e Soundbar
1 Shtypni +/- (Volumi) për ta rritur ose
ulur nivelin e volumit të Soundbar.
ͻ Për ta heshtur zërin, shtypni
(Heshtje).
ͻ Për ta rikthyer zërin, shtypni
(Heshtje) përsëri ose shtypni
Vol+/Vol- (Volumi).
Ndryshimi i volumit të Subwoofer
1 Shtypni
ose ulur nivelin e volumit të Subwoofer.
Punimi me Bluetooth
Duke përdorur Bluetooth, lidheni Soundbar me pajisjen Bluetooth (si iPad, iPhone, iPod touch, telefon Android, ose laptop), dhe më pas mund të dëgjoni skedarët audio të ruajtur në pajisje me anë të bokseve Soundbar.
Çfarë ju duhet
ͻ Një pajisje Bluetooth që mbështet
profilin Bluetooth A2DP, AVRCP dhe me Bluetooth versioni 4.2 + EDR.
ͻ Distanca maksimale mes Soundbar
dhe një pajisjeje Bluetooth është rreth 10 metër.
+/- (Subwoofer) për ta rritur
1 Shtypni vazhdimisht butonin në
pajisje ose shtypni butonin BT/Pair në telekomandë për ta kaluar Soundbar në modalitetin Bluetooth.
Treguesi BT do të pulsojë.
2 Në pajisjen Bluetooth, ndizni Bluetooth,
kërkoni dhe zgjidhni Philips TAB6405 për të filluar lidhjen (shiko manualin e përdorimit të pajisjes Bluetooth për aktivizimin e Bluetooth).
Gjatë lidhjes, treguesi BT do të
pulsojë.
3 Prisni derisa të dëgjoni komentin me zë
nga Soundbar.
Nëse lidhet me sukses, treguesi BT
do të qëndrojë ndezur.
4 Zgjidhni dhe luani skedarë audio ose
muzikë në pajisjen Bluetooth.
ͻ Gjatë luajtjes, nëse vjen një
telefonatë, muzika ndalohet. Luajtja vazhdon kur telefonata përfundon.
ͻ Nëse pajisja Bluetooth mbështet
profilin ACRCP, në telekomandë mund të shtypni / për ta kapërcyer një këngë, ose mund të shtypni për ta ndaluar/vazhduar luajtjen.
5 Për të dalë nga Bluetooth:
ͻ Mund ta kaloni pajisjen në një burim
tjetër.
ͻ Mund ta çaktivizoni funksionin
nga pajisja Bluetooth. Ose mund ta largoni pajisjen Bluetooth më tej se distanca maksimale. Pajisja Bluetooth do të shkëputet pas njoftimit me zë.
ͻ Mbani shtypur butonin BT/Pair në
telekomandë ose butonin në pajisje.
Albanian
13
Page 16
Shënim
Transmetimi streaming i muzikës mund të ndërpritet
ͻ
nga pengesat mes pajisjes dhe Soundbar si muri, kasa metalike që mbulon pajisjen, ose pajisje të tjera pranë që punojnë në të njëjtën frekuencë.
ͻ Nëse doni ta lidhni Soundbar me një pajisje tjetër
Bluetooth, shtypni dhe mbani shtypur BT/PAIR në telekomandë për ta shkëputur pajisjen Bluetooth të lidhur aktualisht.
Punimi me AUX / OPTICAL / HDMI ARC
Sigurohuni që pajisja është e lidhur me televizorin ose pajisjen audio.
1 Shtypni vazhdimisht butonin në
pajisje ose shtypni butonat AUX, OPTICAL, HDMI ARC në telekomandë
për të zgjedhur modalitetin që doni.
Drita treguese në Soundbar do të
tregojë se cili modalitet është duke u përdorur.
Statusi Drita LED
AUX [AUX/USB] E bardhë solide
OPTICAL [OPTICAL] E bardhë solide
HDMI ARC [HDMI ARC] E bardhë solide
2 Përdorimi i pajisjes audio direkt për
veçoritë e luajtjes.
3 Shtypni butonat +/- (Volumi) për të
rregulluar volumin sipas nivelit që doni.
Këshillë
Gjatë kohës që jeni në modalitetin OPTICAL/HDMI
ͻ
ARC, nëse nuk ka dalje zëri nga pajisja dhe treguesi i statusit pulson, mund t’ju duhet të aktivizoni daljen e sinjalit PCM ose Dolby Digital në pajisjen burim (p.sh. TV, DVD ose aparat Blu-ray).
Punimi me USB
Dëgjoni audio në një pajisje memorieje USB, si aparat MP3, memorie USB etj.
1 Vendosni pajisjen e memories USB.
2 Shtypni vazhdimisht butonin në
pajisje ose shtypni butonin USB në telekomandë për të zgjedhur modalitetin USB.
[AUX/USB] Treguesi LED pulson në
ngjyrë të bardhë.
3 Gjatë luajtjes:
Butoni Veprimi
Filloni, ndaloni ose vazhdoni luajtjen.
/
Pajisja mund të mbështetë pajisje USB me memorie
ͻ
deri në 32 GB.
ͻ Kjo pajisje mund të luajë MP3 / WAV / WMA. ͻ Mbështet një portë USB: 5 V , 500 mA.
Kaloni te kënga e mëparshme ose kënga tjetër.
Këshilla
14
Page 17
5
Montimi në mur
Shënim
Montimi jo i mirë në mur mund të shkaktojë aksidente
ͻ
ose dëmtime. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni kujdesin për klientin në vendin tuaj.
ͻ Para se ta montoni në mur, sigurohuni që muri është
në gjendje të mbajë peshën e Soundbar.
ͻ Para se ta montoni në mur, duhet të hiqni këmbët
prej gome poshtë Soundbar, përndryshe këmbët prej gome nuk mund të fiksohen përsëri.
ͻ Në varësi të mënyrës së montimit të Soundbar në
mur, sigurohuni që të përdorni vida me gjatësi dhe diametër të përshtatshëm.
ͻ Ju lutemi kontrolloni nëse porta USB mbrapa
Soundbar është e lidhur me një pajisje USB. Nëse zbulohet se pajisja USB ndikon te montimi në mur, duhet të përdorni një pajisje tjetër me madhësi të përshtatshme.
Gjatësia/diametri i vidave
3,5-4 mm
4 mm
> 25 mm
Lartësia e rekomanduar për montimin në mur
Rekomandohet që ta montoni televizorin para se ta montoni Soundbar. Kur televizori është i montuar përpara, montojeni Soundbar 50 mm/2,0" larg nga pjesa e poshtme e televizorit.
2 Hiqini vidat (x4) nga aparati.
Vendosini kllapat në mur (x2) në
aparat me vidat të hequra nga aparati.
3 Vareni Soundbar në vida.
3,5-4 mm/0,14"-0,16"
> 25 mm/0,98"
50 mm/2,0"
~
1
611 mm / 24"
3
2
4 mm/ 0,16"
Albanian
1 Shponi dy vrima paralele në mur
(Ø 3-8 mm secila, në varësi të llojit të murit). Distanca mes vrimave duhet të jetë 611 mm / 24".
Fiksoni upat dhe vidat në vrima.
15
Page 18
6 Të dhënat e
produktit
Shënim
Të dhënat dhe dizajni mund të ndryshohen pa
•
u njoftuar.
Pjesa e amplikatorit
• Fuqia dalëse (RMS): 140W @10% THD
• Fuqia dalëse (maks): 288W
Subwoofer
•
Furnizimi me energji: 100-240 V~ 50-60 Hz
• Konsumi i energjisë: 20 W
• Konsumi i energjisë në gjendje joaktive: < 0,5 W
• Përgjigja e frekuencës: 40 Hz - 180 Hz
• Impedanca: 4
• Përmasat (Gje x La x The): 120 x 402 x 300 mm
• Pesha: 4,8 kg
Ω
• Temperatura e operimit: 0°C - 45°C
Bluetooth
• Prolet Bluetooth: A2DP, AVRCP
• Versioni i Bluetooth: 4.2 + EDR
• Banda e frekuencës/Fuqia në dalje: 2402 MHz ~ 2480 MHz / ≤ 5 dBm
• Rrezja e frekuencës së valëve 2,4 G:
2400 MHz ~ 2483 MHz
• Fuqia maksimale e valëve 2,4 G: 6 dBm
Aparati
• Furnizimi me energji: DC 24 V 1,5 A
• Adaptor për aparatin: Modeli : KA3601A-2401500DE Hyrje : 100-240 V~ 50-60 Hz 1,0 A
Maks
Dalje : 24 V
• Konsumi i energjisë: 18,0 W
• Konsumi në gjendje pritjeje: < 0,5 W
• USB: 5 V
• Përgjigja e frekuencës: 180 Hz - 20 KHz
• Ndjeshmëria input audio (AUX): 500 mV
• Impedanca e bokseve: 8
• Përmasat (Gje x La x The): 650 x 35 x 81 mm
• Pesha: 1,0 kg
1,5 A
500 mA
Ω x 2
• Temperatura e operimit: 0°C - 45°C
Telekomanda
• Distanca/Këndi: 6m/30°
• Tipi i baterisë: CR2025
Formatet audio që mbështeten
HDMI ARC
•
Dolby Digital, LPCM 2ch
• OPTICAL
Dolby Digital, LPCM 2ch
• BLUETOOTH
SBC
• USB
MP3, WAV, FLAC
16
Page 19
7
Zgjidhja e problemeve
Paralajmërim
ͻ
Rrezik goditjeje elektrike. Asnjëherë mos e hiqni kasën e produktit.
ͻ Televizori mund të jetë vendosur
në dalje audio të ndryshueshme. Kontrolloni nëse dalja audio është vendosur në FIXED ose STANDARD, jo në VARIABLE. Shikoni manualin e përdorimit të televizorit për më shumë informacion.
ͻ Nëse përdorni Bluetooth, sigurohuni që
volumi në pajisjen burim të jetë i ngritur dhe që pajisja nuk është heshtur.
Albanian
Për ta mbajtur garancinë të vlefshme, asnjëherë mos u mundoni ta riparoni produktin vetë. Nëse keni probleme me përdorimin e produktit, shikoni pikat e mëposhtme para se të kërkoni shërbime. Nëse ende keni problem, kërkoni ndihmë në www.philips.com/support.
Nuk ndizet
ͻ
Sigurohuni që kordoni AC është lidhur si duhet.
ͻ Sigurohuni që në prizën AC ka energji. ͻ Shtypni butonin e gjendjes në pritje
(Standby) në telekomandë ose Soundbar për ta ndezur Soundbar.
Nuk ka zë
ͻ
Ngrijeni volumin. Shtypni butonin e rritjes së volumit në telekomandë ose në Soundbar.
ͻ Shtypni MUTE në telekomandë për t’u
siguruar që Soundbar nuk është heshtur.
ͻ Shtypni butonat e burimit për të
zgjedhur një burim tjetër hyrjeje.
ͻ Kur përdorni një prej hyrjeve digjitale,
nëse nuk ka audio:
- Provoni ta vendosni daljen e televizorit
në PCM ose
- Lidhuni direkt me burimin Blu-ray/
burimin tjetër, disa televizorë nuk kalojën audio digjitale.
Telekomanda nuk punon
ͻ
Para se të shtypni ndonjë buton për kontrollimin e luajtjes, në fillim zgjidhni burimin e duhur.
ͻ Afrojeni më shumë telekomandën me
pajisjen.
ͻ Vendoseni baterinë duke i pozicionuar
polaritetet (+/-) siç është treguar.
ͻ Ndërroni baterinë. ͻ Drejtojeni telekomandën direkt në
sensorin përpara pajisjes.
Nuk gjej dot emrin e Bluetooth të këtij aparati në pajisjen time Bluetooth
ͻ
Sigurohuni që funksioni Bluetooth është i aktivizuar në pajisjen tuaj Bluetooth.
ͻ Lidheni përsëri aparatin me pajisjen
Bluetooth.
Ky është një funksion fikjeje pas 15 minutash, një nga kërkesat e standardit ERPII për të kursyer energji
ͻ
Kur niveli i sinjalit hyrës të jashtëm të pajisjes është tepër i ulët, aparati do të fiket automatikisht pas 15 minutash. Ju lutemi ngrijeni volumin e pajisjes së jashtme.
Subwoofer është pa punë ose treguesi i Subwoofer nuk ndizet
ͻ
Ju lutemi shkëputeni kordonin e energjisë nga priza e energjisë, dhe lidheni përsëri pas 3 minutash për t’i bërë Subwoofer.
17
Page 20
Fjala Bluetooth® dhe logot e saj janë marka tregtare të regjistruara të Bluetooth SIG, Inc.
Termat HDMI, HDMI High-Definition Multimedia Interface dhe logoja HDMI janë marka tregtare ose marka të regjistruara tregtare të HDMI Licensing Administrator, Inc.
Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories. Dolby, Dolby Audio dhe simboli me dy D janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
Specifikimet mund të ndryshohen pa u njoftuar. Ju lutemi vizitoni www.philips.com/support për përditësimet dhe dokumentet më të fundit.
Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar nga, dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited, ose të një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi i vetëm në lidhje me këtë produkt.
Loading...