Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në
www.philips.com/support
Përmbajtja
1 E rëndësishme 2
Ndihmë dhe mbështetje 2
Siguria 2
Kujdesi për produktin 3
Kujdesi për mjedisin 3
Paralajmërimi FCC dhe deklarata IC
për përdoruesit (vetëm SHBA dhe
Kanada) 4
Pajtueshmëria 4
Çfarë ka në kuti 5
2 Soundbar juaj 6
Aparati 6
Konektorët 6
Subwoofer me valë 7
Telekomanda 7
Përgatitja e telekomandës 8
Vendosja 8
4 Përdorimi i Soundbar 12
Ndezja dhe fikja 12
Zgjedhja e modaliteteve 12
Zgjidhni efektin e ekualizuesit (EQ) 12
Ndryshimi i volumit 13
Punimi me Bluetooth 13
Punimi me AUX / OPTICAL / HDMI ARC
Punimi me USB 14
5
Montimi në mur 15
14
6 Të dhënat e produktit 16
Zgjidhja e problemeve 17
7
Albanian
3 Lidhja 9
Lidhja me një prizë HDMI ARC 9
Lidhja me një prizë optike 9
Lidhja me prizën AUX 9
Lidhja e kabllit zgjatues IR 10
Lidhja me energjinë 10
Çiftimi me Subwoofer 11
1
1 E rëndësishme
Lexoni dhe kuptoni të gjitha udhëzimet para
se ta përdorni produktin. Garancia nuk është
e vlefshme nëse dëmtimi shkaktohet nga
mosndjekja e udhëzimeve.
Ndihmë dhe mbështetje
Për ndihmë të mëtejshme online, vizitoni
www.philips.com/support për të:
ͻshkarkoni manualin e përdorimit dhe
udhëzuesin e shpejtë
ͻshikoni udhëzuesit me video (të
disponueshme vetëm për disa modele)
ͻgjeni përgjigje për pyetje të bëra shpesh
(FAQ)
ͻna dërgoni pyetje me email
ͻbisedoni me përfaqësuesit tanë.
Ndiqni udhëzimet në faqen e internetit për
të zgjedhur gjuhën, dhe më pas vendosni
numrin e modelit të produktit.
Ose mund të kontaktoni shërbimin e klientit
në vendin tuaj. Para se të kontaktoni, mbani
shënim numrin e modelit dhe numrin e serisë
së produktit. Mund t’i gjeni këto informacione
mbrapa ose poshtë produktit.
Siguria
Rrezik goditjesh elektrike ose zjarri!
ͻPara se të bëni ose të ndryshoni ndonjë
lidhje, sigurohuni që të gjitha pajisjet të
jenë shkëputur nga energjia.
ͻAsnjëherë mos e ekspozoni produktin
dhe aksesorët ndaj shiut ose ujit.
Asnjëherë mos vendosni enë me lëngje,
si për shembull vazo, pranë produktit.
Nëse mbi produkt ose brenda produktit
derdhen lëngje, hiqeni nga priza
menjëherë. Kontaktoni shërbimin e
kujdesit ndaj klientit për ta kontrolluar
produktin para se ta përdorni.
ͻAsnjëherë mos e vendosni produktin
dhe aksesorët pranë flakëve të ndezura
ose burimeve të tjera të nxehtësisë, si
për shembull drita direkte e diellit.
ͻAsnjëherë mos futni objekte në
hapësirat e ventilimit ose në hapësirat e
tjera në produkt.
ͻNë rastet kur spina e energjisë ose një
bashkues i pajisjeve përdoret si mjet
për shkëputjen nga energjia, mjeti i
shkëputjes duhet të jetë në pozicion që
arrihet me lehtësi.
ͻBateria (paketa e baterive ose bateritë
e instaluara) nuk duhet të ekspozohet
ndaj nxehtësisë së tepërt, si për
shembull ndaj dritës së diellit, zjarrit ose
gjërave të ngjashme.
ͻShkëputeni produktin nga energjia para
se të ndodhin stuhitë me vetëtima.
ͻKur e shkëputni kordonin e energjisë,
tërhiqni gjithmonë spinën, asnjëherë
kabllin.
Rrezik qarku të shkurtër ose zjarri!
ͻPër të parë shenjat identifikuese dhe
vlerat e energjisë, shikoni etiketën e të
dhënave mbrapa ose poshtë produktit.
ͻPara se ta lidhni produktin me prizën
e energjisë, sigurohuni që tensioni i
energjisë të përputhet me vlerën e
printuar mbrapa ose poshtë produktit.
Asnjëherë mos e lidhni produktin me
prizën e energjisë nëse tensioni është i
ndryshëm.
Rrezik lëndimi ose dëmtimi të produkt!
ͻPër montimin në mur, ky produkt duhet
të fiksohet në mur sipas udhëzimeve
për montimin. Përdorni vetëm kllapën
e dhënë për montimin në mur (nëse
ka). Montimi jo i mirë në mur mund të
shkaktojë aksidente ose dëmtime. Nëse
keni ndonjë pyetje, kontaktoni kujdesin
për klientin në vendin tuaj.
ͻAsnjëherë mos e vendosni produktin
ose ndonjë objekt tjetër mbi kordonët
e energjisë ose mbi pajisje të tjera
elektrike.
ͻNëse produkti transportohet në
temperatura nën 5°C, shpaketojeni
produktin dhe prisni derisa temperatura
të arrijë temperaturën e ambientit para
se ta lidhni me prizën e energjisë.
ͻDisa pjesë të këtij produkti mund të jenë
prej xhami. Trajtojeni me kujdes për të
shmangur lëndimet dhe dëmtimet.
2
Rrezik i nxehtësisë së lartë!
ͻAsnjëherë mos e instaloni produktin
në një hapësirë të mbyllur. Lini gjithnjë
një hapësirë prej të paktën dhjetë
centimetra anembanë produktit për
ajrim. Sigurohuni perdet ose objekte
të tjera të mos mbulojnë hapësirat e
ventilimit në produkt.
Rrezik kontaminimi!
ͻMos i bashkoni bateritë (të vjetrat me
të rejat, ose bateritë e karbonit me ato
alkaline, etj.).
ͻKUJDES: Rrezik shpërthimi nëse bateritë
nuk vendosen si duhet. Ndërrojeni
vetëm duke përdorur të njëjtin tip
baterie.
ͻHiqini bateritë nëse janë shkarkuar ose
nëse telekomanda nuk do të përdoret
për kohë të gjatë.
ͻBateritë përmbajnë substanca kimike,
ndaj duhet të hidhen si duhet.
Rrezik i gëlltitjes së baterive!
ͻProdukti/telekomanda mund të kenë
një bateri në formë monedhe/kopse, e
cila mund të gëlltitet. Mbajeni gjithnjë
baterinë larg fëmijëve! Nëse gëlltitet
bateria mund të shkaktojë lëndime
serioze ose vdekje. Mund të ndodhin
djegie të brendshme brenda dy orësh
pas gëlltitjes.
ͻNëse dyshoni se një bateri mund të
jetë gëlltitur ose futur në ndonjë pjesë
të trupit, kërkoni menjëherë ndihmë
mjekësore.
ͻKur i ndërroni bateritë, mbajini gjithnjë
bateritë e reja dhe ato të përdorura larg
fëmijëve. Sigurohuni që vendi i baterive
të jetë komplet i mbyllur pasi ta ndërroni
baterinë.
ͻNëse vendi i baterive nuk mund të
sigurohet mirë, mos e përdorni më
produktin. Mbajeni larg fëmijëve dhe
kontaktoni prodhuesin.
Kujdesi për produktin
Përdorni leckë me mikrofibra për ta pastruar
produktin.
Kujdesi për mjedisin
Hedhja e produktit dhe baterisë të vjetër
Produkti është projektuar dhe prodhuar
me materiale dhe komponentë të cilësisë
së lartë, të cilat mund të riciklohen dhe të
ripërdoren.
Ky simbol mbi një produkt do të thotë se
produkti mbulohet nga Direktiva Evropiane
2012/19/EU.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban
bateri të brendshme që mbulohen nga
Direktiva Evropiane 2013/56/EU e cila nuk
mund të hidhet së bashku me mbetjet e
zakonshme shtëpiake.
Informohuni lidhur me sistemet vendëse
për grumbullimin e produkteve elektrike
dhe elektronike dhe të baterive. Ndiqni
rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e
hidhni produktin dhe bateritë së bashku me
mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja
e duhur e produkteve të vjetra ndihmon
në parandalimin e pasojave negative për
mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Për t’i hequr bateritë njëpërdorimëshe,
shikoni pjesën për vendosjen e baterive.
Albanian
Kjo është një pajisje CLASS II me izolim të
dyfishtë, dhe nuk ka tokëzim mbrojtës.
3
Paralajmërimi FCC dhe
deklarata IC për përdoruesit
(vetëm SHBA dhe Kanada)
INFORMACIONI FCC
Paralajmërim:
ͻKjo pajisje duhet të instalohet dhe
përdoret në distancë minimale prej
20cm, mes radiatorit dhe trupit.
ͻNdryshimet ose modifikimet në
këtë aparat që nuk janë miratuar
shprehimisht nga pala përgjegjëse
për pajtueshmërinë mund ta bëjnë të
pavlefshëm autoritetin e përdoruesit për
ta përdorur pajisjen.
SHËNIM: Kjo pajisje është testuar dhe
është zbuluar se i përmbahet limiteve për
një pajisje digjitale të Klasit B, sipas pikës
15 të rregullave FCC. Këto limite janë bërë
për të siguruar mbrojtje të arsyeshme ndaj
interferencës së dëmshme në një ambient
banimi. Pajisja gjeneron, përdor dhe mund
të rrezatojë energji të frekuencave radio dhe,
nëse nuk instalohet dhe nuk përdoret sipas
udhëzimeve, mund të shkaktojë interferenca
të dëmshme ndaj komunikimeve radio.
Sidoqoftë, nuk ka garanci që interferenca nuk
do të ndodhë në një instalim të veçantë. Nëse
kjo pajisje shkakton interferencë të dëmshme
ndaj sinjalit të radios ose televizionit, gjë
e cila mund të përcaktohet duke e ndezur
dhe fikur pajisjen, përdoruesi inkurajohet
që të përpiqet ta ndreqë interferencën
nëpërmjet një ose më shumë prej masave të
mëposhtme:
ͻNdryshoni orientimin ose lëvizeni
antenën.
ͻLargojeni më tepër pajisjen nga
marrësi.
ͻLidheni pajisjen në një prizë në një
qark të ndryshëm nga ai me të cilin
është lidhur marrësi.
ͻKonsultohuni me shitësin ose me
një teknik radiosh/televizorësh me
përvojë për ndihmë.
Kjo pajisje përmban transmetues/marrës
të përjashtuar nga licencat të cilat i
përmbahen RSS-ve të Inovacionit, Shkencës
dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë
të përjashtuar nga licencat. Përdorimi i
nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme:
1. Kjo pajisje nuk duhet të shkaktojë
interferencë.
2. Kjo pajisje duhet të pranojë çfarëdo
interference, duke përfshirë interferencat
që mund të shkaktojnë punim të
padëshiruar të pajisjes.
Pajtueshmëria
Produkti u përmbahet kërkesave të
Komunitetit Evropian për interferencat radio.
Këtu TP Vision Europe B.V. deklaron se ky
produkt është në përputhje me kërkesat
themelore dhe masat e tjera përkatëse të
Direktivës 2014/53/EU.
Mund ta gjeni deklaratën e konformitetit në
www.p4c.philips.com.
4
Loading...
+ 14 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.