E rëndësishme: Për informacione të rëndësishme për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
baterisë tuaj, lexoni informacionet “Për sigurinë tuaj” dhe “Siguria e produktit” në udhëzuesin
e printuar të përdorimit ose në www.nokia.com/support para se ta përdorni pajisjen. Për të
mësuar se si të filloni me pajisjen tuaj të re, lexoni udhëzuesin e printuar të përdorimit.
Për të bllokuar tastet, mbani të shtypur dhe zgjidhni Blloko . Për të shkyçur tastet, zgjidhni
Shkyç .
Shmangni prekjen e sipërfaqes së antenës kur antena është në përdorim. Kontakti me antenat
ndikon në cilësinë e komunikimit dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë për shkak të
nivelit të lartë të energjisë gjatë funksionimit.
Mos e lidhni me produkte që krijojnë sinjal daljeje, pasi kjo mund ta dëmtojë pajisjen. Mos lidhni
burim rryme elektrike në lidhësin e audios. Nëse në lidhësin e audios lidhni pajisje të jashtme
ose kufje, përveç atyre të miratuara për përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë
për nivelet e zërit. Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale
metalike. Mos vendosni afër pajisjes karta bankare ose mjete që ruajnë të dhëna në formë
magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
12. Kamera
13. Altoparlanti
14. Foleja e hapjes së kapakut të pasmë
15. Lidhësi USB
Disa nga pajisjet shtesë të përmendura në këtë udhëzues të përdoruesit, si karikuesi, kufjet ose
kablloja e të dhënave, mund të shiten më vete.
KONFIGURIMI DHE NDEZJA E TELEFONIT
Mësoni se si të futni kartën SIM, kartën e memories dhe baterinë dhe se si ta ndizni telefonin.
Karta nano-SIM
E rëndësishme: Kjo pajisje është projektuar për t’u përdorur vetëm me një kartë nano-SIM
(shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të dëmtojë kartën ose
pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
Përdorni vetëm karta memorie të përputhshme, të miratuara për përdorim me këtë pajisje.
Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat
që ruhen në kartë.
Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni karikuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të hiqni ndonjë
nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos prekni elementet
elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë të bashkëngjitur.
Hapja e kapakut të pasmë
1. Vendosni thoin e gishtit në folenë e vogël në fund të telefonit, ngrini dhe hiqni me kujdes
kapakun.
2. Nëse bateria është në telefon, ngrijeni dhe hiqeni.
3. Mbyllni mbajtësen dhe rrëshqiteni në të majtë për ta mbërthyer në vendin përkatës. Të dyja
kartat SIM janë të disponueshme në të njëjtën kohë kur pajisja nuk është në përdorim, por
kur një kartë SIM është aktive, për shembull, duke bërë një thirrje, karta tjetër mund të jetë
e padisponueshme.
Këshillë: Për të mësuar nëse telefoni juaj mund të përdorë 2 karta SIM, shikoni etiketën në
kutinë e shitjes. Nëse ka 2 kode IMEI në etiketë, ju keni një telefon me dy karta SIM.
Futja e kartës së memories
1. Rrëshqitni kartën e memories në folenë e kartës së memories.
2. Rivendosni baterinë.
3. Rivendosni kapakun.
Ndezja e telefonit
Shtypni dhe mbani të shtypur butonin e energjisë deri sa telefoni të lëshojë dridhje.
Zgjidhni se cilën kartë SIM do të përdorni
1. Shtypni butonin e lëvizjes dhe zgjidhni Cilësimet > Rrjetet dhe lidhjet > Menaxheri i SIM .
2. Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për thirrjet, zgjidhni Telefonatat dalëse
dhe zgjidhni SIM1 ose SIM2 .
3. Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për mesazhet, zgjidhni Mesazhet në dalje
dhe zgjidhni SIM1 ose SIM2 .
4. Për të zgjedhur se cilën kartë SIM do të përdorni për të dhënat celulare, zgjidhni Të dhënat
dhe zgjidhni SIM1 ose SIM2 .
Këshillë: Për të dalluar kartat SIM, caktojuni një emër përshkrues. Në cilësimet për
Menaxheri i SIM , zgjidhni secilën kartë SIM, shkruani emrin dhe zgjidhni Ruaj .
KARIKIMI I TELEFONIT
Bateria juaj është karikuar pjesërisht në fabrikë, por mund të jetë e nevojshme ta karikoni
përsëri para se të mund ta përdorni telefonin tuaj.
Karikoni baterinë
1. Vendosni karikuesin në një prizë në mur.
2. Lidheni karikuesin me telefonin. Kur të përfundoni, hiqeni karikuesin nga telefoni dhe më
pas nga priza në mur.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta që të shfaqet treguesi i
karikimit.
Këshillë: Mund të përdorni karikimin me USB kur nuk është e disponueshme një prizë në mur.
Të dhënat mund të transferohen gjatë karikimit të pajisjes. Efikasiteti i energjisë së karikimit
me USB ndryshon shumë dhe mund të duhet shumë kohë që të fillojë karikimi dhe që pajisja të
fillojë të funksionojë. Sigurohuni që kompjuteri të jetë i ndezur.
Kursimi i energjisë
Për të kursyer energjinë:
1. Karikoni me zgjuarsi: karikojeni gjithmonë
kohe të shkurtër.
plot baterinë.
5. Ulni ndriçimin e ekranit.
2. Zgjidhni vetëm tingujt që ju duhen:
çaktivizoni tingujt e panevojshëm, si p.sh.
tingujt e tastierës.
6. Kur është e zbatueshme, përdorini në
mënyrë të përzgjedhur lidhjet e rrjetit, si
p.sh. Bluetooth: aktivizojini lidhjet vetëm
Hapja e një aplikacioni ose zgjedhja e një veçorie
Lëvizni te një aplikacion ose veçori dhe zgjidhni ZGJIDH .
Kthehuni prapa te pamja e mëparshme
Shtypni butonin e kthimit prapa.
Kthimi prapa tek ekrani bazë
Shtypni butonin e mbylljes.
NDRYSHIMI I VOLUMIT
Ngritja ose ulja e volumit
Keni vështirësi për ta dëgjuar zilen e telefonit në ambiente me zhurmë, apo thirrjet kanë zë
shumë të lartë? Mund ta ndryshoni volumin sipas dëshirës.
Për të ndryshuar volumin gjatë një thirrjeje, shtypni lart ose poshtë butonin e lëvizjes.
Për të ndryshuar volumin e aplikacioneve të medias, tonever të ziles, sinjalizimeve dhe
alarmeve, shtypni butonin e lëvizjes dhe zgjidhni Cilësimet . Lëvizni djathtas te Personalizimi
dhe zgjidhni Tingulli > Volumi .
Për të ndryshuar volumin kur dëgjoni radion ose muzikën, zgjidhni Opsionet > Volumi .