Daikin RXTM30N2V1B, RXTM40N2V1B, RXTP25N2V1B, RXTP35N2V1B, ARXTP25N2V1B Installation manuals [sq]

...
Page 1
MANUALI I INSTALIMIT
R32 Split Series
Modelet RXTM30N2V1B RXTM40N2V1B RXTP25N2V1B RXTP35N2V1B ARXTP25N2V1B ARXTP35N2V1B
Page 2
Page 3
Page 4

Masat e sigurisë

Lexoni me kujdes masat në këtë manual përpara përdorimit të njësisë.
Kjo pajisje është e mbushur me gaz R32.
• Masat e përshkruara këtu klasifikohen si PARALAJMËRIM dhe KUJDES. Që të dyja këto përmbajnë informacion të rëndësishëm për sigurinë. Sigurohuni që t'i zbatoni të gjitha masat pa përjashtim.
• Kuptimi i njoftimeve PARALAJMËRIM dhe KUJDES
PARALAJMËRIM.... Mosveprimi në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në lëndim personi ose në humbje
të jetës.
KUJDES .................. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve në mënyrën e duhur mund të rezultojë në dëme materiale ose
lëndim personi, të cilat mund të jenë serioze në varësi nga rrethanat.
• Shenjat e sigurisë që shfaqen në këtë manual kanë kuptimet në vijim:
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet. Sigurohuni të realizoni një lidhje tokëzimi. Mos provoni kurrë.
• Pas përfundimit të instalimit, kryeni një provë funksionimi për të kontrolluar për defekte dhe shpjegojini klientit sesi ta përdorë kondicionerin e ajrit dhe kujdesuni për këtë gjë me ndihmën e manualit të përdorimit.
• Udhëzimet origjinale janë në gjuhën angleze. Gjuhët e tjera janë përkthime të udhëzimeve origjinale.
PARALAJMËRIM
• Kërkojini shitësit tuaj ose një personeli të kualifikuar që të kryejë punimet e instalimit.
Mos u përpiqni që ta instaloni vetë kondicionerin. Instalimi i gabuar mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
• Instalojeni kondicionerin në përputhje me udhëzimet në këtë manual instalimi.
Instalimi i gabuar mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
• Për punimet e instalimit përdorni vetëm pjesët dhe aksesorët e specifikuar.
Mospërdorimi i pjesëve të specifikuara mund të rezultojë në rrëzim të njësisë, rrjedhje uji, goditje elektrike ose zjarr.
• Instalojeni kondicionerin mbi një bazament mjaftueshëm të fortë që të përballojë peshën e njësisë.
Nëse bazamenti nuk ka forcën e duhur, kjo gjë mund të rezultojë në rrëzim të pajisjes dhe lëndim.
• Punimet elektrike duhen kryer në përputhje me rregullat lokale dhe kombëtare, si dhe me udhëzimet në këtë manual instalimi. Sigurohuni të përdorni një lidhje të dedikuar për furnizimin me energji.
Pamjaftueshmëria e kapacitetit të qarkut të furnizimit me energji dhe lidhjet e gabuara mund të rezultojnë në goditje elektrike ose zjarr.
• Përdorni një kabllo me gjatësi të përshtatshme.
Mos përdorni kabllo të degëzuar ose kabllo zgjatues, sepse kjo gjë mund të çojë në mbinxehje, goditje elektrike ose zjarr.
• Sigurohuni që të gjitha lidhjet janë të sigurta, që janë përdorur telat e specifikuar dhe që telat ose lidhjet në terminale nuk janë të tendosura.
Lidhjet e gabuara ose shtrëngimi i telave mund të shkaktojë formim nxehtësie jonormale ose zjarr.
• Kur shtroni kabllot e ushqimit elektrik dhe kur lidhni kabllot midis njësisë së brendshme dhe të jashtme, vendosni kabllot në mënyrë të tillë që kapaku i kutisë së kontrollit të mbërthehet mirë.
Pozicionimi i pasaktë i kutisë së kontrollit mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe mbinxehje të terminaleve.
• Nëse ndodh rrjedhje gazi gjatë instalimit, ajrosni menjëherë ambientin.
Mund të krijohen gaze toksike nëse gazi ftohës bie në kontakt me flakë.
• Pas përfundimit të instalimit, kontrolloni për rrjedhje të gazit ftohës.
Mund të krijohen gaze toksike nëse gazi ftohës rrjedh në dhomë dhe bie në kontakt me një burim flake, si p.sh. rezistencë me ventilator, furrë ose vatër gatimi.
• Kur instaloni ose zhvendosni kondicionerin, siguroni të shfryni qarkun e gazit ftohës për të siguruar që ai të mos përmbajë ajër, dhe përdorni vetëm gazin ftohës të specifikuar (R32).
Prania e ajrit ose e ndonjë substance tjetër në qarkun e gazit ftohës shkakton rritje anormale të presionit, gjë e cila mund të rezultojë në dëmtim të pajisjes, ose madje edhe në lëndim.
• Gjatë instalimit, mbërtheni në mënyrë të sigurt tubin e gazit ftohës përpara se të ndizni kompresorin.
Nëse tubat e gazit ftohës nuk janë të mbërthyer dhe valvula e mbylljes është e hapur kur ndizet kompresori, kjo bën që të thithet ajër, duke shkaktuar presion anormal në ciklin e gazit ftohës, gjë e cila mund të rezultojë në dëmtim të pajisjes, ose madje edhe në lëndim.
• Gjatë uljes së presionit, ndaloni kompresorin përpara se të shkëputni tubin e gazit ftohës.
Nëse kompresori është akoma duke punuar dhe valvula e mbylljes është e hapur gjatë uljes së presionit, kjo bën që të thithet ajër kur shkëputet tubi i gazit ftohës, duke shkaktuar presion anormal në ciklin e gazit ftohës, gjë e cila mund të rezultojë në dëmtim të pajisjes, ose madje edhe në lëndim.
• Siguroni tokëzimin e kondicionerit.
Mos e tokëzoni njësinë në një tubacion uji, përcjellës rrufeje ose kabllo telefonie nën tokë. Tokëzimi i pasaktë mund të rezultojë në goditje elektrike.
• Siguroni instalimin e një automati mbrojtës të rrjedhjes së tokëzimit.
Nëse nuk instalohet një automat mbrojtës i rrjedhjes së tokëzimit, ekziston rreziku i goditjes elektrike ose i zjarrit.
• Nëse kordoni i ushqimit elektrik është i dëmtuar, ai duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i tij i servisit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për të evituar çdo rrezik.
1 Shqip
Page 5

Masat e sigurisë

PARALAJMËRIM
Contains fluorinated greenhouse gases
2
1
1
1
2
2
kg
tCO2eq
1000
GWP × kg
= =
+
kg
=
kg
=
GWP: 675
R32
KUJDES
• Mos e montoni kondicionerin e ajrit në një vend ku ekziston rreziku i rrjedhjes së gazeve të ndezshme.
Në rast rrjedhjeje gazi, grumbullimi i gazit pranë kondicionerit mund të shkaktojë shpërthimin e një zjarri.
• Ndërsa ndiqni udhëzimet në këtë manual instalimi, montoni edhe tubin e kullimi për të siguruar kullimin e duhur dhe izolojeni tubin për të parandaluar kondensimin e tij.
Montimi i gabuar i tubit të kullimit mund të rezultojë në rrjedhje uji brenda dhomës dhe dëmtim të pronës.
• Shtrëngoni dadon konike sipas metodës së specifikuar, p.sh. me një çelës tregues të forcës së shtrëngimit.
Nëse dadoja konike është shumë e shtrënguar, ajo mund të çahet pas përdorimit për kohë të gjatë, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit ftohës.
• Sigurohuni të merrni masat e përshtatshme për të parandaluar që njësia e jashtme të përdoret si strehë nga kafshët e vogla.
Kafshët e vogla që bien në kontakt me pjesët elektrike mund të shkaktojnë defekte, tym ose zjarr. Udhëzoni klientin që ta mbajë të pastër zonën përreth njësisë.
• Temperatura e qarkut të gazit ftohës do të jetë e lartë, kështu që mbajini kabllot lidhëse midis njësive larg nga tubat e bakrit që nuk kanë izolim termik.
• Kjo pajisje është menduar të përdoret nga përdorues ekspertë ose të trajnuar, në ofiçina, industrinë e lehtë ose në ferma, ose për përdorim në ambiente tregtare ose familjare nga persona të zakonshëm.
• Jepni një librezë dhe një skedë të pajisjes. Në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm, mund të jetë e nevojshme me pajisjen të jepet një librezë që përmban të paktën: informacione për mirëmbajtjen, punimet e riparimit, rezultatet e kontrolleve, periudhat e gatishmërisë...
• Gjithashtu, në sistem duhet të jepet në një vend të aksesueshëm të paktën informacioni në vijim:
- udhëzime për fikjen e sistemit në rast emergjence
- emri dhe adresa e zjarrfikëses, policisë dhe spitalit
- emri, adresa dhe numrat e telefonit të shërbimit njëzet e katër orësh për marrjen e shërbimeve. Në Evropë, standardi EN378 përmban udhëzimet e nevojshme për këtë librezë të pajisjes.
• Niveli i presionit të tingullit është më i vogël se 70 dB(A).
• Përdorni vetëm aksesorë, pajisje opsionale dhe pjesë këmbimi të prodhuara ose të miratuara nga DAIKIN.

Mënyra e lëvizjes së njësisë

Shkëmbyesi i nxehtësisë është i mprehtë, përdorni doreza kur lëvizni njësinë për të shmangur lëndimin.

Aksesorët

Aksesorët e ofruar me njësinë e jashtme:
(A) Manuali i instalimit + manuali për R32
Në fund të kutisë së paketimit. (D) Etiketa shumëgjuhëshe për gazet serrë të
fluorinuara
(C) Etiketa për mbushjen me gaz ftohës
1
1
Shqip 2
1
Page 6

Kufijtë e funksionimit

KUJDES
● Ndërtoni një tendë të madhe
● Ndërtoni një bazament
Montojeni pajisjen mjaftueshëm lart nga toka për të parandaluar mbulimin e saj nga dëbora.
Përdoreni sistemin në diapazonet e mëposhtme të temperaturës dhe të lagështisë, për një funksionim të sigurt dhe efektiv.
Ftohje Ngrohje
Temperatura e jashtme –10~46°C –25~24°C
Temperatura e brendshme 18~32°C 10~30°C
Lagështia e brendshme
(a)
Për të shmangur kondensimin dhe pikimin e ujit jashtë njësisë. Nëse temperatura ose lagështia është përtej këtyre kushteve,
mund të veprojnë pajisjet e sigurisë dhe kondicioneri mund të mos funksionojë.
Diapazoni i vendosjes së temperaturës me pultin e komandimit është:
≤80%
(a)
Përdorimi i regjimit Ftohje
18-32°C 10-30°C 18-30°C
Përdorimi i regjimit
Ngrohje
Përdorimi i regjimit AUTO

Masat paraprake për zgjedhjen e vendit

1) Zgjidhni një vend mjaftueshëm të fortë për të mbajtur peshën dhe përballuar dridhjen e njësisë, dhe që nuk përforcon zhurmën e punës.
2) Zgjidhni një vend kur ajri i nxehtë që shfryhet nga njësia ose zhurma e punës e saj nuk shkakton bezdi për fqinjët e përdoruesit.
3) Shmangni vendet pranë një dhome gjumi dhe të ngjashme, në mënyrë që zhurma e punës të mos shkaktojë shqetësime.
4) Duhet të ketë hapësira të mjaftueshme për ta futur dhe për ta nxjerrë pajisjen nga vendi i montimit.
5) Duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për kalimin e ajrit dhe asnjë pengesë në vendin e hyrjes dhe të daljes së ajrit.
6) Vendi nuk duhet të ketë mundësinë e rrjedhjes së një gazi të ndezshëm në afërsi.
7) Montoni njësi, kabllot elektrike dhe kabllon lidhëse midis njësive të paktën 3 m larg nga pajisjet radio-televizive. Kjo bëhet me qëllimin për të parandaluar interferencën te figura dhe zëri. (Mund të dëgjohen zhurma edhe nëse ato janë më shumë se 3 m larg, në varësi të kushteve të radiovalëve.)
8) Në zonat bregdetare ose në vende të tjera me atmosferë të kripur të gazit sulfat, korrozioni mund të shkurtojë jetëgjatësinë e kondicionerit.
9) Meqë nga njësia e jashtme rrjedh ujë, mos vendosni poshtë saj asgjë që duhet mbajtur larg lagështirës.
SHËNIM
Montimi nuk mund të bëhet me varje nga tavani ose me mbivendosje.
Kur e përdorni kondicionerin në një temperaturë të ulët ambienti jashtë, sigurohuni të ndiqni udhëzimet e përshkruara në vijim.
• Për të parandaluar ekspozimin ndaj erës, montojeni njësinë e jashtme me anën e saj të thithjes përballë murit.
• Asnjëherë mos e montoni njësinë e jashtme në një vend ku ana e saj e thithjes mund të ekspozohet direkt ndaj erës.
• Për të parandaluar ekspozimin ndaj erës, rekomandohet të instaloni një pllakë mbrojtëse në anën e shfryrjes së ajrit të njësisë së jashtme.
• Në zonat me reshje të dendura bore, zgjidhni një vend montimi ku dëbora nuk mund të ketë ndikim te njësia.
3 Shqip
Page 7

Vizatimet e instalimit të njësisë së jashtme

**
*
(Qendrat e vrimave të
bulonave të këmbëve)
330
524
(Qendrat e vrimave
të bulonave të këmbëve)
(Nga ana
e njësisë)
105
D.J. 9,5 mm
Tubi i gazit
Tubi i lëngut
D.J. 6,4 mm
20 g/m
15 m
20 m
Gjatësia maks. e lejuar e tubave
Lartësia maks. e lejuar e tubave
Sasia e gazit ftohës shtesë për gjatësi tubi të gazit ftohës mbi 10 m.
1,5 m
Gjatësia min. e lejuar e tubave
Mbështillni tubin e izolimit me shiritin mbështjellës duke filluar nga poshtë lart.
Në vendet me drenazhim të dobët përdorni baza blloqesh për njësinë e jashtme. Rregulloni lartësinë e këmbëve derisa njësia të jetë në nivel. Në të kundërt mund të ndodhë rrjedhje uji ose grumbullim uji në pellgje.
Kur ka rrezik që njësia të rrëzohet, përdorni bulona për këmbët ose kavo.
250 mm nga muri
njësia matëse: mm
Si të hiqni kapakun e valvulës së mbylljes
Hiqni vidën mbi kapakun e valvulës së mbylljes. Rrëshqitni kapakun poshtë për ta hequr atë.
Si të montoni kapakun e valvulës së mbylljes
Futni pjesën e sipërme të kapakut të valvulës së mbylljes në njësinë e jashtme. Shtrëngoni vidat.
Kapaku i valvulës së mbylljes
Lejoni hapësirë për tubat dhe shërbime elektrike.
*
Sigurohuni të shtoni sasinë e duhur të gazit ftohës shtesë.
Mosshtimi mund të rezultojë në ulje të performancës.
**
Gjatësia minimale e propozuar e tubave është 1,5 m, për të evituar zhurmën nga njësia jashtë dhe dridhjen. (Zhurma dhe dridhjet mekanike mund të ndodhin në varësit të mënyrës sesi është instaluar njësia dhe mjedisit në të cilin përdoret.)
Lejoni 300 mm hapësirë pune nën sipërfaqen e tavanit
KUJDES
**Caktojeni gjatësinë e
tubave nga 1,5 m deri në 20 m.
Shqip 4
Page 8

Udhëzimet e instalimit

Më shumë se 50
Drejtimi i ajrit
1200 ose më pak
Më shumë se 100
Më shumë se 50 Më shumë se 50
Më shumë se 100
Më shumë se 150
Pamje nga lart
Pamje nga anash
Pamje nga lart
Më shumë se 150
Më shumë se 300
Më shumë se 50
njësia matëse:
Përballja me murin në një anë Përballja me murin në dy anë
Përballja me murin në tri anë
• Kur një mur apo pengesë tjetër gjendet në rrugën e hyrjes apo të daljes së ajrit të njësisë së jashtme, ndiqni udhëzimet e instalimit në vijim.
• Për secilin nga modelet e mëposhtme të instalimit, lartësia e murit në anën e daljes duhet të jetë 1200 mm ose më pak.

Masat paraprake për montimin

• Kontrolloni fortësinë dhe nivelimin e bazamentit të montimit në mënyrë që njësia të mos shkaktojë asnjë dridhje ose zhurmë nga puna.
• Në përputhje me vizatimin për bazamentin, fiksoni në mënyrë të sigurt njësinë me anë të bulonave të bazamentit. (Përgatitni 4 komplete me vida bazamenti M8 ose M10, dado dhe rondele, të cilat gjenden në treg.)
• Më e mira është bulonat e bazamentit të mbërthehen derisa maja e tyre të jetë 20 mm nga sipërfaqja e bazamentit.
20
5 Shqip
Page 9
Instalimi i njësisë së jashtme
PARALAJMËRIM
KUJDES
1. Montimi i njësisë së jashtme
1)
Kur montoni njësinë e jashtme referohuni te "Masat paraprake për zgjedhjen e vendit" dhe "Vizatimet e instalimit të njësisë së jashtme."
2. Zgjerimi konik i fundit të tubit
(Priteni saktësisht në
A
Matrica
kënde të drejta.)
Zgjerimi konik
Vegla e zgjerimit konik për R32
Lloji me kapje
A
0-0,5 mm
1) Pritni fundin e tubit me një prerës tubash.
2) Hiqni dhëmbëzimet me sipërfaqen e prerjes të drejtuar poshtë, në mënyrë që ashklat të mos futen brenda në tub.
3) Kaloni dadon konike të tub.
4) Bëni zgjerimin konik të fundit të tubit.
Vendoseni saktësisht në pozicionin që tregohet më poshtë.
5) Kontrolloni nëse zgjerimi konik është bërë i saktë.
Sipërfaqja e brendshme e konit duhet të jetë pa asnjë të metë.
• Mos përdorni vaj mineral në pjesët konike.
• Parandaloni futjen e vajit mineral brenda sistemit, pasi kjo do të shkurtonte jetëgjatësinë e njësive.
• Kurrë mos përdorni tuba që janë përdorur në instalime të mëparshme. Përdorni vetëm pjesët që janë dërguar me njësinë.
• Kurrë mos instaloni një tharës në këtë njësi me gaz R32, për të garantuar jetëgjatësinë e saj.
• Materiali tharës mund të shpërbëhet dhe të dëmtojë sistemin.
• Realizimi jo i saktë i zgjerimit konik mund të shkaktojë rrjedhjen e gazit ftohës.
• Mbroni ose mbështillni tubin e gazit ftohës për të shmangur dëmtimin mekanik të tij.
• Gjatë testeve, kurrë mos ushtroni presion mbi pajisjet me një presion më të lartë sesa presioni maksimal i lejuar (siç tregohet në etiketën e parametrave të njësisë).
Hiqni mbetjet.
Vegla e zakonshme e zgjerimit konik
Lloji me kapje (Lloji Ridgid)
1,0-1,5 mm
Lloji me dado me veshë (Lloji Imperial)
Kontrollo
1,5-2,0 mm
Skaji i tubit duhet të ketë një zgjerim konik uniform, si rreth konik perfekt.
Sigurohuni që dadoja konike është përshtatur.
3. Puna me tubat e gazit ftohës
• Përdorni dadon konike të mbërthyer në njësinë kryesore. (Për të parandaluar çarjen e dados konike për shkak të prishjes nga mosha.)
Për të parandaluar rrjedhjen e gazit, vendosni vaj ftohës vetëm në sipërfaqen e brendshme të konit. (Përdorni vaj ftohës për R32.)
• Përdorni çelësa që tregojnë forcën e shtrëngimit kur shtrëngoni dadot konike, për të parandaluar dëmtimin e tyre dhe rrjedhjen e gazit.
• Pas përfundimit të punës me tubat (pas kontrollit për rrjedhje gazi), hapni valvulat e mbylljes ose kompresori mund të prishet.
• Sigurohuni që tubat dhe lidhjet në vend nuk i nënshtrohet stresit të forcës.
• Vini në vijë të drejtë qendrat e të dy koneve dhe shtrëngoni dadot konike me dorë me 3 ose 4 rrotullime. Më pas shtrëngojini ato plotësisht me çelës tregues të forcës së shtrëngimit.
[Përdorimi i vajit][Shtrëngimi]
Çelësi tregues i shtrëngimit
Çelësi
Bashkuesi i tubave
Dadoja konike
Forca e shtrëngimit të dados konike
Ana e gazit
3/8 inç
32,7-39,9N • m
(333-407 kgf • cm)
Ana e lëngut
1/4 inç
14,2-17,2N • m
(144-175 kgf • cm)
Mos vendosni vaj ftohës në sipërfaqen e jashtme.
Dadoja konike
Mos vendosni vaj ftohës në dadon konike për të shmangur shtrëngimin me forcë të tepruar.
Forca e shtrëngimit të tapës së valvulës
Ana e gazit
3/8 inç
21,6-27,4N • m
(220-280 kgf • cm)
Vendosni vaj ftohës në sipërfaqen e brendshme të konit.
Ana e lëngut
1/4 inç
21,6-27,4N • m
(220-280 kgf • cm)
Forca e shtrëngimit të tapës së portës së servisit
10,8-14,7N • m (110-150kgf • cm)
Shqip 6
Page 10
Instalimi i njësisë së jashtme
PARALAJMËRIM
Mur
Nëse nuk disponohet tapë konike, mbuloni zgjerimin konik me shirit mbështjellës për të mos lejuar futjen e papastërtive ose ujit.
Sigurohuni të vendosni një tapë.
Shi
Tubi i gazit
Kablloja lidhëse ndërmjet njësive
Tubi i lëngut
Tubi i kullimit
Shiriti mbështjellës
Izolimi itubit të gazit
Izolimi i tubit të lëngut
3-1 Kujdesi për manovrimin e tubave
1) Mbroni skajet e hapur të tubave nga pluhuri dhe lagështira.
2) Të gjitha harqet e tubave duhet të jenë sa më të butë të jetë e mundur. Përdorni një kthyes tubash për kthimin e tyre.
3-2 Zgjedhja e materialeve të bakrit dhe materialeve izoluese
të nxehtësisë
• Instalimi duhet bërë nga një instaluar, dhe zgjedhja e
materialeve dhe instalimi duhet të jenë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm. Në Evropë, EN378 është standardi i zbatueshëm që përdoret.
Kur përdorni tuba dhe rakorderi komerciale prej bakri, mbani parasysh sa më poshtë:
1) Materiali izolues: Shkumë polietileni Norma e transferimit të nxehtësisë: 0,041 deri në 0,052W/mK (0,035 deri në 0,045 kcal/mh°C) Temperatura në sipërfaqen e tubit të gazit ftohës arrin maksimumi 110°C. Zgjidhni materiale izoluese të nxehtësisë që i rezistojnë kësaj temperature.
2) Sigurohuni të izoloni edhe tubin e gazit edhe tubin e lëngut dhe të siguroni dimensionet e izolimit si më poshtë.
Ana e gazit Ana e lëngut
Izolimi termik i tubit të gazit
Izolimi termik
i tubit të lëngut
D.J. 9,5 mm D.J. 6,4 mm D.B. 12-15 mm D.B. 8-10 mm
Rrezja minimale e harkimit Trashësia 10 mm min.
30 mm ose më shumë
Trashësia 0,8 mm (C1220T-O)
3) Përdorni izolim termik të veçantë për tubat e gazit ftohës të gaztë dhe të lëngët.
4) Tubat dhe pjesët e tjera që përmbajnë presion duhet të jenë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm dhe të jenë të përshtatshëm për gaz ftohës. Përdorni tub bakri pa ngjitje të çoksiduar me acid fosforik për gazin ftohës.
4. Nxjerrja e ajrit me pompë vakuumi dhe kontrolli për rrjedhje gazi
• Mos përzieni asnjë substancë tjetër përveç gazit ftohës të specifikuar (R32) në ciklin e ftohjes.
• Kur ndodh rrjedhje e gazit ftohës, ajrosni dhomën sa më shpejt dhe sa më shumë të jetë e mundur.
• R32, ashtu si edhe gazet e tjerë ftohës duhet të mblidhet dhe të mos lëshohet asnjëherë direkt në ambient.
• Përdorni një pompë vakuumi ekskluzivisht për R32. Përdorimi i së njëjtës pompë vakuumi për gaze ftohës të ndryshëm mund të dëmtojë pompën e vakuumit ose njësinë.
• Përdorni vegla për R32 (si p.sh. kolektor me tregues, tub mbushjeje ose përshtatës pompe vakuumi).
• Kur punimet e tubave të përfundojnë, është e nevojshme që të nxirret ajri dhe të kontrollohet për rrjedhje gazi.
• Nëse përdorni gaz ftohës shtesë, kryeni nxjerrjen e ajrit nga tubat e gazit ftohës dhe njësia e brendshme duke përdorur një pompë vakuumi, pastaj mbusheni me gazin ftohës shtesë.
• Përdorni një çelës hekzagonal (4 mm) për të hapur boshtin e valvulës së mbylljes.
• Të gjitha vendet e lidhjes së tubave të gazit ftohës duhen shtrënguar me një çelës që tregon forcën e shtrëngimit dhe në vlerën e specifikuar të shtrëngimit.
Treguesi i përbërë i presionit
Kolektori me tregues
Valvula e presionit të ulët
Tubat e mbushjes
Matësi i presionit
Valvula e presionit të lartë
Tapat e valvulave
Valvula e mbylljes së lëngut
e vakuumit
7 Shqip
Valvula e mbylljes së gazit
Porta e servisit
Pompa
Page 11
Instalimi i njësisë së jashtme
65
Plotësojeni me bojë që nuk fshihet,
sasia e gazit ftohës nga fabrika në produkt,
tCO
2
eq e njëjtë sipas formulës (rrumbullakosur
deri në 2 shifra pas presjes dhjetore)
sasia shtesë e gazit ftohës e mbushur në vend dhe
sasia totale e gazit ftohës
në etiketën e mbushjes me gaz ftohës që ofrohet me produktin.
Informacion i rëndësishëm lidhur me gazin ftohës të përdorur
Ky produkt përmban gaze serrë të fluorinuar. Mos i shkarkoni gazet në atmosferë.
Lloji i gazit ftohës: GWP vlera:
sasia e gazit ftohës nga fabrika në produkt: shihni etiketën e emrit të njësisë
sasia shtesë e gazit ftohës e mbushur në vend
sasi totale e gazit ftohës shkarkimet e gazeve serrë
të ngarkesës totale të gazit ftohës të shprehura si tonë të CO
2
-ekuivalent
njësia e jashtme
cilindri i gazit ftohës dhe kolektori për mbushje
Etiketa e plotësuar duhet ngjitur afër portës së mbushjes së produktit (p.sh. në pjesën e brendshme të kapakut të valvulës së mbylljes).
GWP = Potenciali i ngrohjes globale
(1) (1)
2
1
1
1
2
2
1000
GWP × kg
= =
+
=
=
675
R32
R32
SHËNIM
Zbatimi në rang kombëtar i normave të BE për disa gaze serrë të fluorinuar mund të kërkojë të parashikojë gjuhën e duhur kombëtare zyrtare mbi njësinë. Për këtë një etiketim shtesë në shumë gjuhë i gazeve serrë të fluorinuar ofrohet me njësinë. Udhëzime të ngjitura ilustrohen në pjesën e prapme të kësaj etikete.
NJOFTIM
Në Evropë, shkarkimet e gazeve serrë të sasisë totale të gazit ftohës në sistem (të shprehura si tonë të CO
2-ekuivalent) përdoren
për të përcaktuar intervalet e mirëmbajtjes. Respektoni legjislacionin e zbatueshëm.
Formula për të llogaritur shkarkimet e gazeve serrë:
Vlera GWP e gazit ftohës × Sasia totale e gazit ftohës [në kg] / 1000
Përdorni vlerën GWP të treguar në etiketën e ngarkesës së ftohësit. Kjo vlerë GWP bazohet në Raportin e 4-t të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike IPCC. Vlera GWP e treguar në manual mund të jetë e vjetër (d.m.th. e bazuar në Raportin e 3-të të Vlerësimit të IPCC-së).
1) Lidhni pjesën e zgjatur të tubit të mbushjes (që vjen nga kolektori me tregues) në portën e servisit të valvulës së mbylljes së gazit.
2) Hapni plotësisht valvulën e presionit të ulët të kolektorit me tregues (Lo) dhe mbyllni plotësisht valvulën e tij të presionit të lartë (Hi). (Pas kësaj, valvula e presionit të lartë nuk kërkon asnjë përdorim.)
3) Bëni ciklin e vakuumit me pompë dhe sigurohuni që treguesi i përbërë i presionit të lexojë –0,1 MPa (–76 cmHg).*1
4) Mbyllni valvulën e presionit të ulët (Lo) të kolektorit me tregues dhe fikni pompën e vakuumit. (Mbani këtë gjendje për pak minuta për t'u siguruar që shigjeta e treguesit të përbërë të presionit të mos kthehet mbrapsht.)*2
5) Hiqni tapat nga valvula e mbylljes së lëngut dhe valvula e mbylljes së gazit.
6) Ktheni boshtin e valvulës së ndalimit të lëngut me 90 gradë në drejtimin kundërorar me një çelës hekzagonal për ta hapur atë. Mbylleni atë pas 5 sekondash dhe kontrolloni për rrjedhje gazi. Duke përdorur ujë me sapun, kontrolloni për rrjedhje gazi nga lidhja konike e njësisë së brendshme dhe e njësisë së jashtme, si dhe nga boshtet e valvulave. Pas përfundimit të kontrollit, fshini të gjithë ujin me sapun.
7) Shkëputni tubin e mbushjes nga porta e servisit e valvulës së mbylljes së gazit, pastaj hapni plotësisht valvulat e mbylljes së gazit dhe të lëngut. (Mos tentoni ta rrotulloni boshtin e valvulës përtej këtij ndalimi.)
8) Shtrëngoni tapat e valvulave dhe tapat e portës së servisit për valvulat e mbylljes së lëngut dhe gazit me një çelës tregues të forcës së shtrëngimit, në vlerat e specifikuara.
*1. Gjatësia e tubit kundrejt kohës së punës së pompës së vakuumit.
Gjatësia e tubit Deri në 15 m Mbi 15 m Koha e punës Jo më pak se 10 min. Jo më pak se 15 min.
*2. Nëse shigjeta e matësit të përbërë të presionit kthehet mbrapsht, gazi ftohës mund të ketë përmbajtje uji ose mund të ketë ndonjë
bashkim tubash që është i lirë. Kontrolloni të gjitha lidhjet e tubave dhe shtrëngoni përsëri dadot dhe përsëritni hapat 2) deri në 4).
5. Mbushja me gaz ftohës
Verifikoni llojin e gazit ftohës që duhet përdorur duke e parë në etiketën e emrit të pajisjes.
Mbushja nga tubi i gazit në gjendje të lëngët.
Shqip 8
Page 12

Ulja e presionit të sistemit

KUJDES
Valvula e mbylljes së lëngut
Valvula e mbylljes së gazit
Porta e servisit
Tapa e valvulës
Mbyllja
Çelësi hekzagonal
PARALAJMËRIM
Njësia shoqërohet me etiketën e mëposhtme. Ju lutemi t'i lexoni me kujdes udhëzimet e mëposhtme.
PARALAJMËRIM
1)
2)
3) 4) 5)
• Kur qarku i ftohjes ka rrjedhje, mos kryeni uljen e presionit duke përdorur kompresorin.
• Përdorni sistemin e rikuperimit në cilindër të veçantë.
• Paralajmërim, ekziston rrezik shpërthimi kur kryeni uljen e presionit.
• Ulja e presionit duke përdorur kompresorin mund të shkaktojë vetë-djegie për shkak të ajrit që futet gjatë uljes së presionit.
Simbolet e përdorura:
1)
Simboli Paralajmërim (ISO 7010 – W001)
2)
Paralajmërim, material shpërthyes (ISO 7010 – W002)
3)
Lexoni manualin e përdoruesit (ISO 7000 – 0790)
4)
Manuali i përdoruesit; udhëzimet e përdorimit (ISO 7000 – 1641)
5)
Treguesi i shërbimit; lexoni manualin teknik (ISO 7000 – 1659)
Për të mbrojtur mjedisin, sigurohuni të kryeni uljen e presionit me pompë kur zhvendosni ose asgjësoni njësinë.
1)
Hiqni tapën e valvulës nga valvula e mbylljes së lëngut dhe valvula e mbylljes së gazit.
2) Kryeni operimin e ftohjes së detyruar.
3) Pas 5 deri 10 minutash, mbyllni valvulën e mbylljes së lëngut me një çelës hekzagonal.
Pas 2 - 3 minutash, mbyllni valvulën e mbylljes së gazit dhe ndaloni operimin e ftohjes
4) së detyruar.
Operimi i ftohjes së detyruar
Duke përdorur çelësin e ndezjes/fikjes së njësisë së brendshme
Mbani shtypur çelësin e ndezjes/fikjes së njësisë së brendshme të paktën për 5 sekonda. (Do të nisë operimi i funksionit.)
• Operimi i ftohjes së detyruar ndalon automatikisht pas rreth 15 minutash. Për të ndaluar operimin, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes së njësisë së brendshme.
Duke përdorur pultin e komandimit të njësisë së brendshme
• Për këtë lexoni në procedurën "Prova e funksionimit nga puti i komandimit", në manualin e instalimit bashkëngjitur njësisë së brendshme. Vendoseni regjimin e funksionimit në "Ftohje".
• Kur shtypni çelësin, mos e prekni bllokun e terminaleve. Ai ka tension të lartë, kështu që prekja e tij mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Pas mbylljes së valvulës së mbylljes së lëngut, mbyllni valvulën e mbylljes së gazit brenda 3 minutash, pastaj ndaloni operimin e ftohjes së detyruar.
9 Shqip
Page 13
Cilësimi i objektit (ftohja në temperaturë të
KUJDES
J12
J11
J9
J8
J6
J5
Pritni J6 me pinca prerëse ose me një vegël të ngjashme.
jashtme të ulët)
Ky funksion është projektuar për objekte si p.sh. dhomat e pajisjeve ose kompjuterëve. Ai nuk duhet përdorur asnjëherë për objekte banimi apo zyra ku ka njerëz.
1) Prerja e telit bashkues 6 (J6)
ndalojë nëse temperatura e jashtme bie nën –20°C dhe do të nisë përsëri pasi temperatura të rritet përsëri.
• Nëse njësia e jashtme është e montuar në një vend ku shkëmbyesi i nxehtësisë i njësisë është i ekspozuar ndaj erës direkte, siguroni një mur që thyen erën.
• Nga njësia e brendshme mund të krijohen zhurma me ndërprerje për shkak të ventilatorit jashtë që ndizet dhe fiket kur përdoren cilësimet e objektit.
• Mos vendosni lagështues ajri ose artikuj të ngjashëm, të cilat mund të rritin lagështinë në dhomat ku përdoren cilësimet e objektit. Lagështuesi mund të shkaktojë kondensim të lagështisë nga vrima e daljes e njësisë së brendshme.
• Prerja e telit bashkues 6 (J6) e vendos shkallëzimin e ventilatorit të brendshëm në pozicionin e shpejtësisë më të lartë. Njoftoni përdoruesin për këtë.
në pllakën e qarkut do të zgjerojë diapazonin e funksionimit deri në –15°C. Megjithatë, ai do të
3
2
1
Shqip 10
Page 14

Instalimi elektrik

PARALAJMËRIM
KUJDES
• Mos përdorni kabllo të degëzuar, kabllo të thurura, kabllo zgjatues ose lidhje shpërndarëse, sepse kjo gjë mund të çojë në mbinxehje, goditje elektrike ose zjarr.
• Mos përdorni brenda produktit pjesë elektrike të blera lokalisht. (Mos e ndani ushqimin elektrik për pompën e zbrazjes etj. nga blloku i terminaleve.) Ky veprim mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Siguroni instalimin e një detektori të rrjedhjes së tokëzimit. (Një që mund të trajtojë luhatje harmonike të larta.) (Kjo njësi përdor një inverter, që do të thotë se duhet të përdoret një detektor i rrjedhjes së tokëzimit që trajton luhatje të larta harmonike, për të parandaluar dëmtimin e vetë detektorit të rrjedhjes së tokëzimit.)
• Përdorni një ndërprerës qarku të llojit me shkëputje në të gjitha polet, me hapësira të paktën 3 mm midis pikave të kontaktit.
• Mos e lidhni kordonin elektrik në njësinë e brendshme. Ky veprim mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Mos e takoni automatin mbrojtës derisa të ketë përfunduar e gjithë puna.
1) Hiqni izolimin nga teli (20 mm).
2) Bëni lidhjen e telave lidhës midis njësisë së brendshme dhe të jashtme në mënyrë të tillë që numrat e terminaleve të përkojnë. Shtrëngoni
Kablloja lidhëse ndërmjet njësive 4 fije 1,5 mm² ose më shumë H05RN
Shtrëngoni fort fijet me vidat e terminaleve.
Njësia
e jashtme
mirë vidat e terminaleve. Ne rekomandojmë përdorimin e një kaçavide me kokë të sheshtë për shtrëngimin e vidave. Vidat ndodhen në bllokun e terminaleve.
Përdorni llojin e specifikuar të telit dhe lidheni në mënyrë të sigurt.
Njësia e brendshme
Shtrëngoni fort fijet me vidat e terminaleve.
Blloku i terminaleve të ushqimit elektrik
Rregulloni telat në mënyrë të tillë që kapaku i servisit dhe kapaku i valvulës së mbylljes të puthiten mirë.
Shtrëngoni mirë mbajtësen e telave në mënyrë që skajet e telave të mos pësojnë stres nga jashtë.
Automati mbrojtës 16 A
Toka
Ndiqni shënimet e përmendura më poshtë kur bëni lidhjet me bllokun e terminaleve të ushqimit elektrik. Masat që duhen marrë për instalimin e ushqimit elektrik.
Kablloja e ushqimit elektrik 3 fije 2,5 mm² ose më shumë H05RN
Automati ndërprerës i rrjedhjes së tokëzimit
Ushqimi elektrik 50 Hz 220-240V
• Kur lidhni telat lidhës në bllokun e terminaleve duke përdorur tel me një damar, sigurohuni që të kryeni kthimin e tij. Problemet me punën mund të shkaktojnë nxehje dhe zjarr.
Zhvisheni skajin e telit deri në këtë pikë.
Zhveshja në gjatësi më të madhe mund të shkaktojë goditje elektrike ose rrjedhje rryme.
Saktë Gabim
Saktë Gabim
Zhveshja e telit në bllokun e terminaleve
• Nëse duhen përdorur kabllo të thurur, sigurohuni të përdorni terminalin rrethor të llojit me përkulje për lidhjen në bllokun e terminaleve të ushqimit elektrik. Vendosni terminalin rrethor të llojit me përkulje në tela deri në pjesën e mbuluar dhe fiksojeni në vend.
Terminali rrethor i llojit me përkulje
Kabllo e thurur
3) Tërhiqni telin dhe sigurohuni që ai nuk shkëputet. Më pas fiksoni telin në vend me anë të bllokuesit të telit.
11 Shqip
Page 15

Instalimi elektrik

Legjenda e unifikuar e skemës elektrike
Për pjesët dhe numërtimin e përdorur referohuni te etiketa ngjitëse e skemës elektrike e vendosur në njësi. Numërtimi i pjesëve është kryer me
numra arabikë në rend rritës për çdo pjesë dhe në përmbledhjen më poshtë tregohet nga simboli "*" në kodin e pjesës.
:
: LIDHJA
,
: BASHKUESI
: TOKA
: INSTALIM NË TERREN
: SIGURESA
: NJËSIA E BRENDSHME
: NJËSIA E JASHTME
BLK : E ZEZË
: TOKËZIMI MBROJTËS
: TOKËZIMI MBROJTËS (VIDA)
: RADRIZATORI
: BASHKUESI RELE
: BASHKUESI I QARKUT TË SHKURTËR
: TERMINALI
: SHIRITI I TERMINALEVE
: MORSETA E TELAVE
BLU : BLU
WHT : E BARDHË
YL W : E VERDHË
BRN : KAFE
A*P : PLLAKA E QARKUT TË STAMPUAR
GRN : JESHILE
GRY : GRI
ORG : PORTOKALLI
PS
PNK : ROZË
PRP, PPL : E PURPURT
RED : E KUQE
: BUTONI I NDEZJES/FIKJES, ÇELËSI I PËRDORIMITBS* PTC* : ZHURMUESI Q* : KONDENSATORI Q*DI : LIDHJA, BASHKUESI Q*L
: DIODA Q*M : URA ME DIODA R* : ÇELËSI DIP R*T : REZISTENCA NGROHËSE RC : SIGURESA S*C
: BASHKUES (TOKA E SKELETIT) S*L : INSTALIMI S*NPH : LLAMBË PILOT, DIODË EMETUESE E DRITËS S*NPL :
DIODA EMETUESE E DRITËS (MONITORI I SERVISIT JESHILE)
S*PH, HPS* : TENSIONI I LARTË S*PL : SENSORI I SYRIT INTELIGJENT S*T : MODULI INTELIGJENT I ENERGJISË : RELEJA MAGNETIKE : FAZA : BOBINA
S*W, SW*
SA*, F1S
SR*, WLU
SS* : STABILIZATORI SHEET METAL : PLLAKA FIKSE E SHIRITIT TË TERMINALEVE : MOTORI I SHKALLËZUAR : MOTORI I KOMPRESORIT : MOTORI I VENTILATORIT : MOTORI I POMPËS SË ZBRAZJES
: USHQIMI ELEKTRIK I KËMBIMIT : TERMISTORI PTC :
TRANSISTOR DYPOLAR ME PORTË TË IZOLUAR (IGBT)
:
AUTOMATI NDËRPRERËS I RRJEDHJES SË TOKËZIMIT
: MBROJTJA E MBINGARKESËS
: TERMO RELEJA : REZISTENCA : TERMISTORI : MARRËSI : ÇELËSI LIMIT
: ÇELËSI NOTUES : SENSORI I PRESIONIT (I LARTË) : SENSORI I PRESIONIT (I ULËT) : ÇELËSI I PRESIONIT (I LARTË) : ÇELËSI I PRESIONIT (I ULËT) : TERMOSTATI : ÇELËSI I PËRDORIMIT : KOMPENSUESI I LUHATJEVE TË MËDHA : MARRËSI I SINJALIT : ÇELËSI PËRZGJEDHËS
: MOTORI RROTULLUES
M*F M*P M*S
:
BZ, H*O C* AC*, CN*, E*, HA*, HE, HL*, HN*,
HR*, MR*_A, MR*_B, S*, U, V, W, X*A, K*R_*
D*, V*D DB* DS* E*H F*U, FU*
(PËR KARAKTERISTIKAT
SHIHNI PCB BRENDA NJËSISË)
FG* H* H*P, LED*, V*L HAP HIGH VOLTAGE IES IPM* K*R, KCR, KFR, KHuR, K*M L L* L*R M* M*C
:
:
RELEJA MAGNETIKE NEUTRI
NUMRI I KALIMEVE PËRMES NUKLIT PREJ FERRITI : MODULIMI I AMPLITUDËS SË IMPULSIT : PLLAKA E QARKUT TË STAMPUAR : MODULI I ENERGJISË
MR*, MRCW*, MRM*, MRN* N n = *, N=* PAM PCB* PM*
T*R TC, TRC V*, R*V V*R WRC X* X*M Y*E Y*R, Y*S Z*C ZF, Z*F
AUTOMATI
AUTOMATI NDËRPRERËS
: TRANSFORMATORI : TRANSMETUESI : VARISTORI : URA ME DIODA : PULTI I KOMANDIMIT ME VALË : TERMINALI : SHIRITI I TERMINALEVE (BLLOK) :
BOBINA E VALVULËS ELEKTRONIKE TË ZGJERIMIT
:
BOBINA E VALVULËS SOLENOIDE TË KTHIMIT : NUKLI PREJ FERRITI : FILTRI I ZHURMËS
Skema e instalimit elektrik
Shqip 12
Page 16

Prova e funksionimit dhe kontrolli

1. Prova e funksionimit dhe kontrolli
1-1 Matni tensionin e ushqimit dhe sigurohuni që ai është brenda diapazonit të specifikuar. 1-2 Prova e funksionimit duhet kryer në regjimin ftohje ose ngrohje.
• Në regjimin ftohje, zgjidhni temperaturën më të ulët të programueshme; në regjimin ngrohje, zgjidhni temperaturën më të lartë të programueshme.
1) Prova e funksionimit mund të çaktivizohet në secilin regjim në varësi të temperaturës së dhomës.
2) Pas përfundimit të provës së funksionimit, vendosni temperaturën në një nivel normal (26°C deri në 28°C në regjimin
ftohje, 20°C deri në 24°C në regjimin ngrohje).
3) Si masë mbrojtëse, sistemi çaktivizon për 3 minuta përdorimin e rindezjes pasi ai është fikur.
1-3 Kryeni provën e funksionimit në përputhje me manualin e përdorimit për t'u siguruar që të gjitha funksionet
dhe pjesët punojnë si duhet, p.sh. lëvizja e grilës.
• Kondicioneri kërkon një sasi të vogël energjie në regjimin e gatishmërisë. Nëse sistemi nuk do të përdoret për disa kohë pas instalimit të tij, fikni automatin elektrik për të shmangur konsumin e panevojshëm të energjisë elektrike.
• Nëse përdoret automati për të fikur energjinë e kondicionerit, sistemi do të rivendosë regjimin fillestar të funksionimit kur automati të takohet përsëri.
2. Zërat e kontrollit
Zërat e kontrollit Simptoma Kontrollo
Njësia e brendshme dhe e jashtme është montuar si duhet mbi bazament të fortë.
Nuk ka asnjë rrjedhje gazi.
Tubat e gazit ftohës dhe të lëngut dhe zgjatimi i tubit të kullimit në njësinë e brendshme kanë izolim termik.
Linja e kullimit është instaluar si duhet. Rrjedhje e ujit Sistemi është tokëzuar si duhet. Rrjedhje rryme elektrike
Për lidhjen elektrike midis njësive janë përdorur kabllot e specifikuar.
Hyrja ose dalja e ajrit e njësisë së brendshme ose të jashtme e ka të lirë rrugën e kalimit të ajrit.
Valvulat e mbylljes janë të hapura.
Njësia e brendshme i merr si duhet komandat e pultit të komandimit. Nuk funksionon
Rënie, dridhje, zhurmë
Funksionim jo i plotë i ftohjes/ ngrohjes
Rrjedhje e ujit
Nuk funksionon ose dëmtim me djegie
Funksionim jo i plotë i ftohjes/ ngrohjes
Funksionim jo i plotë i ftohjes/ ngrohjes
13 Shqip
Page 17

Skema e tubave

M
Termistori i temperaturës së ajrit jashtë
Akumulatori
Kompresori
Valvula 4 drejtimëshe
Valvula e mbylljes së lëngut
Valvula e mbylljes së gazit
Termistori i tubit të shkarkimit
Ventilatori shtytës
Ngrohje
Ftohës
Ndezur: ngrohje
Zhurmëmbytësi
me filtrin
Zhurmëmbytësi
Zhurmëmbytësi
·6x7.0· CuT
·7.9· CuT
·6.4· CuT
·6.4· CuT
·9.5· CuT
·7.9· CuT
·9.5· CuT
·9.5· CuT
·12.7· CuT
·9.5· CuT
·9.5· CuT
·9.5· CuT
·6x7.0· CuT
HPS
Çelësi i presionit të lartë
Resetimi automatik
·6.4· CuT
Termistori i shkëmbyesit të nxehtësisë
·12.7· CuT
·6x3.2· CuT
·6.4· CuT
Valvula elektronike e zgjerimit
Zhurmëmbytësi
Distributori
Tubi kapilar
Shkëmbyesi i nxehtësisë
Filtri
Kategoritë PED të pajisjeve - Çelësat e presionit të lartë: kategoria IV; Kompresori: kategoria II; Të tjerat: pajisje të art. 4§3.
Tubacioni në terren
Tubacioni në terren
Shqip 14
Page 18
Page 19
Page 20
3P386697-4P 2019.03
Copyright 2017 Daikin
Loading...