Daikin ATXTP25K3V1B, ATXTP35K3V1B Operation manuals [sq]

gjatë gj
SERIA SPLIT R32
MANUALI I PËRDORIMIT
MODELET ATXTP25K3V1B ATXTP35K3V1B
Veçoritë
Rritje e komfortit dhe e kursimeve të energjisë
Faqe 14
Faqe 13
Rritje e komfortit dhe e kursimeve të energjisë
QARKULLIM AJRI KOMFORT
Drejtimi i fryrjes së ajrit është i drejtuar lart gjatë regjimit FTOHJE, dhe i drejtuar poshtë gjatë regjimit NGROHJE. Ky funksion parandalon fryrjen direkt mbi trupin tuaj të ajrit të ftohtë ose të ngrohtë.
EKONOMIK
Ky funksion mundëson funksionimin efi kas duke kufi zuar konsumin maksimal të energjisë. Është i dobishëm kur njësia përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera elektrike në të njëjtin rrjet elektrik.
1
Përmbajtja
Leximi përpara përdorimit
Masat e sigurisë  ............................................. 3
Emrat e pjesëve .............................................. 5
Përgatitja përpara përdorimit  .......................... 8
Përdorimi bazë
Përdorimi i AUTO · FTOHJE · THARJE · NGROHJE ·
VETËM VENTILATOR ..........................9
Përshtatja e shpejtësisë
së fryrjes së ajrit .................................
Përshtatja e drejtimit të
fryrjes së ajrit .....................................
Funksionet e dobishme
Përdorimi i funksionit QARKULLIM
AJRI KOMFORT ................................
Përdorimi i funksionit I FUQISHËM ...13
Përdorimi i funksionit EKONOMIK ..... 14
11
12
13
Përdorimi i KOHËMATËSIT
Përdorimi i KOHËMATËSIT
TË NDEZJES/FIKJES ........................
Kujdesi
Kujdesi dhe pastrimi  ....................................  17
Kur lind nevoja
FAQ  .............................................................  21
Lokalizimi dhe zgjidhja e problemeve  ..........  22
Anglishtja është gjuha e tekstit të udhëzimeve origjinale. Gjuhët e tjera janë përkthime të udhëzimeve origjinale.
15
2
Leximi përpara përdorimit
Masat e sigurisë
Lexoni me kujdes masat në këtë manual përpara përdorimit të njësisë.
• Mbajeni këtë manual në një vend ku përdoruesi mund ta gjejë lehtë.
• Lexoni me kujdes masat në këtë manual përpara përdorimit të njësisë.
• Kjo pajisje është menduar të përdoret nga përdorues ekspertë ose të trajnuar, në ofi çina, industrinë e lehtë ose në ferma, ose për përdorim në ambiente tregtare ose familjare nga persona të zakonshëm.
• Niveli i presionit të tingullit është më i vogël se 70 dB (A).
• Masat e përshkruara këtu klasifi kohen si PARALAJMËRIM dhe KUJDES. Që të dyja këto përmbajnë informacion të rëndësishëm për sigurinë. Sigurohuni që t'i zbatoni të gjitha masat pa përjashtim.
PARALAJMËRIM
Mosveprimi në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në lëndim personi ose në humbje të jetës.
Mos provoni kurrë.
• Pas leximit, mbajeni manualin në një vend të përshtatshëm që t'i referoheni sa herë ta keni të nevojshme. Nëse pajisja i kalohet një përdoruesi të ri, sigurohuni që t'i jepni atij edhe këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIM
• Pajisja duhet të vendoset në një dhomë ku nuk ka përdori të vazhdueshëm të burimeve të ndezjes (p.sh. fl akë të hapura, pajisje që punon me gaz apo ngrohëse elektrike funksionale).
• Për të shmangur zjarrin, shpërthimin ose lëndimin, mos e përdorni njësinë kur pranë saj është konstatuar prani e gazeve të dëmshëm (p.sh. të ndezshëm ose gërryes).
• Jini të vetëdijshëm që ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe për një kohë të gjatë në ajrin e ftohtë ose të ngrohtë të njësisë mund të jetë i dëmshëm për gjendjen fi zike dhe për shëndetin tuaj.
• Mos futni objekte, duke përfshirë shkopinjtë, gishtërinjtë tuajt etj. në vrimën e futjes ose të daljes së ajrit. Dëmtimi i produktit ose lëndimi i personit mund të rezultojë për shkak të kontaktit me fl etët e ventilatorit me shpejtësi të lartë të njësisë.
• Mos tentoni të riparoni, çmontoni, riinstaloni apo modifi koni vetë njësinë, pasi kjo mund të rezultojë në rrjedhje uji, goditje elektrike ose rrezik për zjarr.
• Mos përdorni spërkatës me lëndë të ndezshme pranë njësisë, sepse në të kundërt mund të bjerë zjarr.
• Mos përdorni gaz tjetër ftohës përveç atij që tregohet në njësinë e jashtme (R32) kur kryeni instalim, zhvendosje apo riparim. Përdorimi i gazeve të tjera ftohëse mund të shkaktojë probleme ose të dëmtojë njësinë, si she mund të shkaktojë lëndime të njerëzve.
• Për të shmangur goditjen elektrike, mos e përdorni me duar të lagura.
• Mos e lani me ujë njësinë, sepse kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo lulesh etj.) mbi njësi, sepse kjo mund të çojë në goditje elektrike ose rrezik për zjarr.
• Jini të kujdesshëm për rrezikun e zjarrit në rastin e rrjedhjes së gazit ftohës. Nëse njësia nuk punon si duhet, d.m.th. nuk krijon ajër të ngrohtë ose të ftohtë, shkaku mund të jetë rrjedhja e gazit ftohës. Konsultohuni me shitësin tuaj për ndihmë. Gazi ftohës brenda njësisë është i sigurt dhe zakonisht ai nuk rrjedh. Megjithatë, nëse rrjedh, kontakti me një fl akë të zbuluar, me një rezistencë ose vatër gatimi mund të shkaktojë krijimin e gazeve helmues. Mos e përdorni njësinë derisa një person i kualifi kuar shërbimi të konfi rmojë se është eliminuar rrjedhja e gazit.
• Mos u përpiqni që ta instaloni apo ta riparoni vetë njësinë. Punimi i gabuar mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose rrezik për zjarr. Kontaktoni me shitësin lokal ose persona të kualifi kuar për instalimin dhe punimet e mirëmbajtjes.
• Kur njësia nuk punon si duhet (kur nxjerr një erë si të djegur etj.) shkëputni nga njësia energjinë elektrike dhe kontaktoni me shitësin lokal. Vazhdimi i përdorimit në këto kushte mund të shkaktojë prishjen e kondicionerit ose rrezikun e goditjes elektrike ose të zjarrit.
Siguroni instalimin e një automati mbrojtës të rrjedhjes së tokëzimit. Nëse nuk instalohet një automat mbrojtës i rrjedhjes së tokëzimit, ekziston rreziku i goditjes elektrike ose i zjarrit.
• Siguroni tokëzimin e njësisë. Mos e tokëzoni njësinë në një tubacion uji, përcjellës rrufeje ose kabllo telefonie nën tokë. Tokëzimi i pasaktë mund të rezultojë në goditje elektrike.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet.
Kjo pajisje është e mbushur me gaz ftohës R32.
KUJDES
Moszbatimi i këtyre udhëzimeve në mënyrën e duhur mund të rezultojë në dëme materiale ose lëndim personi, të cilat mund të jenë serioze në varësi nga rrethanat.
Sigurohuni të realizoni një lidhje tokëzimi.
3
KUJDES
• Mos e përdorni njësinë për qëllime të tjera të ndryshme nga ato për të cilat është menduar. Mos e përdorni njësinë për ftohjen e instrumenteve të precizionit, të ushqimit, bimëve, kafshëve ose të veprave të artit, sepse kjo mund të ndikojë negativisht në performancën, cilësinë dhe/ose jetëgjatësinë e objektit në fjalë.
Leximi përpara përdorimit
Masat e sigurisë
• Mos i ekspozoni bimët ose kafshët direkt në rrymën e ajrit që del nga njësia, sepse kjo mund të shkaktojë efekte të padëshiruara.
• Mos vendosni pajisje që kanë fl akë të pambuluara në vendet e ekspozuara ndaj rrymës së ajrit nga njësia, sepse kjo mund të ndikojë në djegien nga vatra e zjarrit.
• Mos bllokoni hyrjet ose daljet e ajrit. Qarkullimi i dobësuar i ajrit mund të rezultojë në rendiment të pamjaftueshëm ose në probleme.
• Mos u ulni mbi njësinë e jashtme, mos vendosni objekte mbi njësi ose mos e tërhiqni atë. Veprimi në këtë mënyrë mund të shkaktojë aksidente, si p.sh. rënia ose përmbysja, duke çuar në lëndim, keqfunksionim të produktit ose dëmtim të tij.
• Mos vendosni nën njësinë e brendshme ose të jashtme objekte që prishen nga lagështia. Në disa rrethana, kondensimi në njësinë qendrore ose në tubat e gazit, papastërtitë në fi ltrin e ajrit ose bllokimi i vrimës së kullimit mund të shkaktojnë pikimin e ujit, duke çuar në ndotjen ose prishjen e objektit në fjalë.
• Pas përdorimit për një kohë të gjatë, kontrolloni për dëmtim bazamentin e njësisë dhe mbajtëset e saj. Nëse ato lihen në gjendje të dëmtuar, njësia mund të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndime.
• Mos prekni vendin e hyrjes së ajrit ose fl etët prej alumini të njësisë së brendshme apo të jashtme, që të mos lëndoheni.
• Pajisja nuk është parashikuar të përdoret nga fëmijë të vegjël të pambikëqyrur apo nga persona jo të sigurt. Kjo mund të çojë në dëmtim të funksioneve trupore dhe rrezik për shëndetin.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufi zuar fi zike, ndijuese ose mendore apo nga personat që nuk kanë përvojë dhe njohuri, vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet që lidhen me të.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa i mbikëqyrur ata.
• Shmangni goditjet e njësisë së brendshme ose të jashtme, sepse në të kundërt mund të çojnë në dëmtim të produktit.
• Mos vendosni enë me material të ndezshëm, p.sh. kanaçe për spërkatje, brenda distancës 1 m nga dalja e ajrit. Kanaçet për spërkatje mund të shpërthejnë si rezultat i ajrit të nxehtë që del nga njësia e brendshme ose e jashtme.
Bëni kujdes të mos lejoni kafshët shtëpiake të urinojnë mbi njësi. Urinimi mbi njësi mund të rezultojë në goditje elektrike ose në zjarr.
• Mos e lani me ujë njësinë, sepse kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo lulesh etj.) mbi njësi, sepse kjo mund të çojë në goditje elektrike ose rrezik për zjarr.
• Për të shmangur varfërimin e oksigjenit, sigurohuni që dhoma të keni ajrim të mjaftueshëm nëse së bashku me njësinë përdoret edhe ndonjë pajisje tjetër, si p.sh. vatër fl ake.
• Përpara pastrimit, sigurohuni të ndaloni përdorimin e njësisë, stakoni automatin ose hiqni kordonin elektrik. Në të kundërt mund të shkaktohet goditje elektrike dhe lëndim.
• Lidheni njësinë vetëm në qarkun e specifi kuar të ushqimit elektrik. Ushqimi elektrik i ndryshëm nga ushqimi i specifi kuar mund të rezultojë në goditje elektrike, mbinxehje dhe zjarr.
Rregullojeni tubin e kullimit në mënyrë të tillë që të garantoni kullimin e rregullt. Kullimi jo i mirë mund të shkaktojë lagështi në objekt, mobilie etj.
• Mos vendosni objekte shumë afër njësisë së jashtme dhe mos lejoni që gjethet ose papastërti të tjera të grumbullohen rreth njësisë. Gjethet janë një vend i mirë për kafshët e vogla që mund të futen brenda njësisë. Pasi futen brenda njësisë, këto kafshë të vogla mund të shkaktojnë defekte, tym ose zjarr kur bien në kontakt me pjesët elektrike.
• Mos vendosni objekte përreth njësisë së brendshme. Ky veprim mund të ketë ndikim negativ në performancën, cilësinë e produktit dhe jetëgjatësinë e njësisë.
• Fëmijët duhen mbajtur gjithmonë larg për të garantuar që ata të mos luajnë me pajisjen.
Vendi i instalimit.
 Konsultohuni me shitësin nëse dëshironi ta instaloni njësinë në llojet e mjediseve në vijim.
• Vende me mjedis me avuj vaji apo ku ka avull dhe blozë.
• Mjedise me kripë, si p.sh. në zonat bregdetare.
• Vendet ku ka prani të gazi sulfhidrik, si p.sh. në burime termale.
• Vende ku dëbora mund të bllokojë njësinë e jashtme.
 Sigurohuni të ndiqni udhëzimet më poshtë.
• Njësia e brendshme duhet të jetë të paktën 1 m larg nga çdo pajisje radio ose televizor (njësia mund të shkaktojë interferencë te fi gura ose zëri).
• Kullimi i njësisë së jashtme duhet të shkarkohet në një vend me drenim të mirë.
Bezdisja e fqinjëve nga zhurmat.
 Për instalimin, zgjidhni një vend siç tregohet më poshtë.
• Një vend mjaftueshëm i fortë për të mbajtur peshën e njësisë dhe që nuk përforcon zhurmën ose dridhjen e punës.
• Një vend ku ajri që fryhet nga njësia e jashtme apo zhurma e punës nuk do të bezdisë fqinjët tuaj.
Punimet elektrike.
• Për ushqimin e elektrik, sigurohuni të përdorni një linjë elektrike të veçantë të dedikuar për njësinë.
Spostimi i sistemit.
• Spostimi i njësisë kërkon njohuri dhe aftësi të specializuara. Konsultohuni me shitësin nëse për shkak të zhvendosjes apo punimeve të rinovimit nevojitet spostimi i sistemit.
4
Leximi përpara përdorimit
Faqe 12
Faqe 12
Faqe 15, 16
Emrat e pjesëve
Njësia e brendshme
Mbyllësja (fl etët horizontale)
Grilat (fl etët vertikale)
• Grilat ndodhen brenda daljes së ajrit.
Marrësi i sinjalit
• Merr sinjalet nga pulti i komandimit.
• Kur njësia merr një sinjal. ju do të dëgjoni një tingull "bip".
Rasti Lloji i tingullit
Nisja e përdorimit bip-bip
Ndryshimi
i cilësimeve
Ndalimi
i përdorimit
bip i gjatë
Paneli ballor
bip
Dalja e ajrit
Ekrani
ON/OFF
Hyrja e ajrit
Sensori i temperaturës së dhomës
• Zbulon temperaturën e ajrit përreth njësisë.
Llamba e FUNKSIONIMIT (e gjelbër)
Llamba e KOHËMATËSIT (portokalli)
5
Çelësi i NDEZJES/FIKJES së njësisë së brendshme
• Shtypni çelësin një herë për të nisur përdorimin. Shtypeni përsëri për ta ndaluar atë.
• Për cilësimin e regjimit të funksionimit, shihni tabelën më poshtë.
Regjimi Cilësimi i temperaturës Shpejtësia e qarkullimit të ajrit
AUTO 25°C AUTO
• Çelësi mund të përdoret kur mungon pulti i komandimit.
Emrat e pjesëve
 Hapni panelin ballor
Leximi përpara përdorimit
Pllaka e emrit të modelit
Filtri aromatizues me apatit titani (pa skelet)
Filtri i ajrit
Njësia e jashtme
• Pamja e njësisë së jashtme mund të jetë e ndryshme midis modeleve të ndryshme.
Hyrja e ajrit
(prapa dhe
anash)
Dalja e ajrit
Sensori i temperaturës së jashtme (prapa)
Tubat e gazit ftohës dhe lidhjet elektrike midis njësive
Pllaka e emrit të modelit
Terminali kryesor (brenda)
Tubi i kullimit
6
Leximi përpara përdorimit
Faqe 9
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 13
Faqe 13
Faqe 16
Faqe 15
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 14
Faqe 12
Faqe 15, 16
Emrat e pjesëve
Pulti i komandimit
Ekrani (LCD)
• Tregon cilësimet aktuale. (Në këtë ilustrim, çdo seksion tregohet me pamjet e tij për qëllimin e shpjegimit.)
Butoni AUTO
Zgjedh automatikisht një regjim të përshtatshëm funksionimi (FTOHJE ose NGROHJE) bazuar në temperaturën e brendshme dhe nis funksionimin.
Butonat direktë të funksionimit
• Nisin funksionin FTOHJE, THARJE, NGROHJE ose VETËM VENTILATOR.
Butoni i rregullimit të TEMPERATURËS
• Ndryshon cilësimin e temperaturës.
Butoni COMFORT
Funksioni QARKULLIM AJRI KOMFORT.
Butoni POWERFUL
• Funksioni I FUQISHËM.
Butoni OFF TIMER (Regjimi CILËSIM PËR NATËN)
Butoni ON TIMER
Transmetuesi i sinjalit
Marrësi
Për të përdorur pultin e komandimit/ telekomandën, drejtoni transmetuesin në njësinë e brendshme. Nëse ka ndonjë objekt që bllokon sinjalet midis njësisë dhe pultit të komandimit, si p.sh. një perde, njësia mund të mos punojë.
• Distanca maksimale e transmetimit është rreth 7 m.
Butoni OFF
• Ndalon funksionimin e njësisë.
Butoni FAN
• Zgjedh cilësimin e shpejtësisë së fryrjes.
Butoni ECONO
• Funksioni EKONOMIK.
Butoni SWING
Rregullon drejtimin e fryrjes së ajrit
Butoni TIMER CANCEL
• Anulon cilësimin e kohëmatësit.
.
7
Përgatitja përpara përdorimit
Futja e baterive
Mbërthimi i mbajtëses së pultit në një mur
Këmbimi i afi shimit Fahrenheit/Celsius
Ndezja e automatit të qarkut
1
1. Hiqni kapakun e pasmë duke e rrëshqitur dhe
3
2
duke e ngritur paksa lart.
2. Futni 2 bateri të thata AAA.LR03 (alkaline).
3. Vendosni kapakun.
Poziciononi
dhe !
saktë
Pulti i komandimit
1. Zgjidhni një vend ku sinjalet arrijnë njësinë.
2. Montoni mbajtësen në mur apo vend të
ngjashëm, duke përdorur vidat që jepen me mbajtësen.
Vidat
Mbajtësja e pultit të komandimit
3. Varni pultin e komandimit në mbajtësen e tij.
Leximi përpara përdorimit
Mbani shtypur njëkohësisht për rreth 5 sekonda
butonin
• Temperatura do të tregohen në gradë Celsius kur ajo tregohet aktualisht në Fahrenheit, dhe anasjellas.
• Përdorimi i çelësit është i mundur vetëm kur tregohet temperatura.
• Pasi rikthehet energjia, mbyllësja në njësinë e brendshme hapet dhe mbyllet një herë për të kaluar në pozicionin referencë.
SHËNIM
Shënime për bateritë
• Kur ndërroni bateritë, përdorni bateri të të njëjtit lloj dhe ndërrojini njëherësh të dyja bateritë e vjetra.
• Bateritë zgjasin për rreth 1 vit. Megjithatë, nëse ekrani i pultit të komandimit fi llon të zbehet dhe rrezja e mundshme e transmetimit shkurtohet brenda një viti, ndërroni të dyja bateritë me bateri të reja të madhësisë AAA.LR03 (alkaline).
• Bateritë e ofruara me pultin e komandimit janë për përdorimin fi llestar. Ato mund të konsumohen në më pak se 1 vit.
Shënim për pultin e komandimit
• Mos e lëshoni poshtë pultin e komandimit. Mos e lagni atë.
dhe (butonin TIMER).
8
Loading...
+ 19 hidden pages