Aeg S73600CSW0 User Manual [ru]

S73600CSW0 S74000CSW0
FRIGORIFER ME NGRIRJE UDHËZIMET PËR PËRDORIM
SQ RU ХОЛОДИЛЬНИК-
МОРОЗИЛЬНИК
CHLADNIČKA S MRAZNIČKOU NÁVOD NA POUŽÍVANIE
SK
ИНСТРУКЦИЯ ПО ЭКСПЛУАТАЦИИ
2
2
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset e shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
Vizitoni dyqanin në internet në adresën www.aeg.com/shop
PËRMBAJTJA
Përmbajtja
4 Të dhëna për sigurinë
7 Paneli I kontrollit 11 Përdorimi i parë 11 Përdorimi I përditshëm 14 Udhëzime dhe këshilla të
nevojshme 16 Kujdesi dhe pastrimi 18 Si të veprojmë nëse… 20 Të dhëna teknike 20 Instalimi
3
Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet e mëposhtme:
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë tuaj personale si dhe udhëzime se si të parandaloni dëmet në pajisje.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
4 Të dhëna për sigurinë
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj. Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
KUJDES
Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
Të dhëna për sigurinë 5
– shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse – ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të shmangur rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një
prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës
1)
për ndriçimin e
brendshëm.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambushkat
2)
në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë.
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.
2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.
3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.
3)
6 Të dhëna për sigurinë
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të shmangur djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
4)
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektricist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
• Mos e hiqni kapakun e dritës LED. Kontaktoni me pikën më të afërt të shërbimit të pas shitjes për të zëvendësuar fushën e dritës LED, nëse është e nevojshme.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin.
janë të riciklueshme.
Paneli I kontrollit
PANELI I KONTROLLIT
1 2 3 4 5 6 7 8
1 Butoni ON/OFF i pajisjes 2 Butoni i uljes së temperaturës së frigoriferit 3 Butoni i rritjes së temperaturës së frigoriferit 4 Butoni Mode 5 Butoni OK 6 Butoni i uljes së temperaturës së ngrirësit 7 Butoni i rritjes së temperaturës së ngrirësit
8 Ekrani
Mund të ngrihet volumi i tingujve të paracaktuar të butonave duke shtypur njëkohësisht butonin Mode dhe butonin e uljes së temperaturës për disa sekonda. Ndryshimi është i kthyeshëm.
Ekrani
6 74321 5
7
COOL FROST
Off
min
MATICMATIC
11 10 89
1 Treguesi i dhomëzës së ftohjes 2 Treguesi i temperaturës së frigoriferit dhe treguesi i kohës 3 Treguesi i fikjes së frigoriferit 4 Funksioni COOLMATIC 5 Funksioni i pushimeve 6 Funksioni FROSTMATIC 7 Treguesi i temperaturës së ngrirësit 8 Treguesi i dhomëzës së ngrirësit
9 Treguesi i alarmit 10 Funksioni i bllokimit për fëmijët 11 Funksioni Minute Minder
Ndezja
Ndiqni këto hapa për të ndezur pajisjen:
1. Futeni spinën në prizë.
2. Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes nëse ekrani është i fikur.
8 Paneli I kontrollit
3. Alarmi mund të futet në përdorim pas pak sekondash. Për ta rivendosur alarmin referojuni kapitullit "Alarmi i temperaturës së lartë".
4. Nëse në ekran shfaqet "dEMo", pajisja është në funksionin e demonstrimit. Referojuni kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
5. Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur si të paracaktuar.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit "Rregullimi i temperaturës".
Fikja
Ndiqni këta hapa për të fikur pajisjen:
1. Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes për 5 sekonda.
2. Ekrani do të fiket.
3. Për të shkëputur pajisjen nga rryma, hiqni spinën nga priza.
Fikja e frigoriferit
Për të fikur frigoriferin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi Fikur i frigoriferit dhe treguesi i dhomëzës së frigoriferit pulsojnë. Treguesi i temperaturës së frigoriferit tregon vijëza.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Shfaqet treguesi i frigoriferit të fikur.
Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin:
1. Shtypni rregullatorin e temperaturës së frigoriferit.
Ose:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi i frigoriferit të fikur pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i frigoriferit të fikur çaktivizohet.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit "Rregullimi i temperaturës".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura e vendosur e frigoriferit dhe ngrirësit mund të rregullohet duke shtypur rregullatorët e temperaturës. Temperatura e paracaktuar:
• +5°C për frigoriferin
• -18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur. Temperatura e vendosur do të arrihet brenda 24 orëve. Oshilacionet në pak gradë rreth temperaturës së përcaktuar janë normale dhe nuk do të thotë se pajisja ka defekt.
Pas një shkëputjeje të energjisë, temperatura e vendosur mbahet e ruajtur.
Paneli I kontrollit
Funksioni Minute Minder
Funksioni Minute Minder duhet të përdoret për të vendosur një alarm akustik në kohën e preferuar, i vlefshëm për shembull kur një recetë kërkon që të ftohë një përzierje për një kohë të caktuar ose kur një kujtues nevojitet për të mos harruar shishet e vendosura në ngrirës për ftohje të shpejtë. Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi Minute Minder pulson. Kohëmatësi tregon vlerën e cilësuar (30 minuta) për disa sekonda.
2. Shtypni butonin e temperaturës së ngrirësit për ta ndryshuar vlerën e cilësuar të Kohëmatësit në 1 deri 90 minuta.
3. Shtypni butonin OK për të konfirmuar. Shfaqet treguesi Minute Minder . Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).
Në fund të numërimit së prapthi treguesi Minute Minder pulson dhe dëgjohet një sinjal akustik:
1. Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e ngrirësit.
2. Shtypni butonin OK për të fikur tingullin akustik dhe për të përfunduar funksionin.
Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo kohë gjatë numërimit së prapthi:
1. Shtypnin butonin Mode derisa të pulsojë treguesiMinute Minder .
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi Minute Minder fiket.
Është e mundur të ndryshohet ora gjatë numërimit së prapthi dhe në fund duke shtypur butonin e uljes së temperaturës së ngrirësit dhe butonin e rritjes së temperaturës së ngrirësit.
9
Funksioni i bllokimit për fëmijët
Për të bllokuar butonat kundër përdorimit të paqëllimshëm, zgjidhni funksionin e bllokimit për fëmijët. Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
2. Treguesi i Bllokimit për fëmijët pulson.
3. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar. Tregohet treguesi i Bllokimit për fëmijët.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi i Bllokimit për fëmijët të pulsojë.
2. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i Bllokimit për fëmijët fiket.
Alarm ndaj temperaturës së lartë
Rritja e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit (për shembull për shkak të një defekti të mëparshëm elektrik) tregohet nëpërmjet:
• pulsimit të alarmit dhe treguesve të temperaturës së ngrirësit
10 Paneli I kontrollit
• tingëllimit të ziles.
Për të rivendosur kohën:
1. Shtypni çdo buton.
2. Zilja fiket.
3. Treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon temperaturën më të lartë që është arritur për disa sekonda. Pastaj tregon përsëri temperaturën e vendosur.
4. Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë derisa të rivendosen kushtet normale.
Kur alarmi të jetë kthyer, treguesi i alarmit do të fiket.
Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse dera e ngrirësit lihet e hapur për pak minuta. Kushtet e alarmit të derës së hapur tregohen nga:
• treguesi i alarmit që pulson
• sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet normale (dera e mbyllur), alarmi do të ndalojë.
Funksioni COOLMATIC
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi sapo të keni bërë pazarin e ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni funksionin COOLMATIC për të ftohur më shpejt produktet dhe për të shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë tashmë në frigorifer. Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi COOLMATIC pulson.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar. Shfaqet treguesi COOLMATIC.
Funksioni COOLMATIC fiket automatikisht pas afro 6 orësh. Për të çaktivizuar funksionin përpara ndalimit të tij automatik:
1. Shtypnin butonin Mode derisa të pulsojë treguesiCOOLMATIC.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi COOLMATIC fiket.
Funksioni fiket duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të frigoriferit.
Funksioni i ditëve të pushimit
Ky funksion ju lejon që ta mbani frigoriferin të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe të gjatë pushimesh, pa lejuar që të krijohen aroma të këqija.
Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë bosh kur funksioni i ditëve të pushimit është i aktivizuar.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi i Pushimit pulson.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit tregon temperaturën e vendosur.
2. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar. Tregohet treguesi i Pushimit.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi i Pushimit të pulsojë.
2. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i Pushimit fiket.
Funksioni fiket duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të frigoriferit.
Funksioni FROSTMATIC
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi FROSTMATIC pulson.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar. Shfaqet treguesi FROSTMATIC.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52 orësh. Për të çaktivizuar funksionin përpara ndalimit të tij automatik:
1. Shtypnin butonin Mode derisa të pulsojë treguesiFROSTMATIC.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi FROSTMATIC fiket.
Vendosni ushqimin e freskët që do të ngrini në koshin FROSTMATIC. Funksioni çaktivizohet duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të ngrirësit.
Përdorimi i parë
11
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.
12 Përdorimi I përditshëm
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës.
Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në raftin e paravendosur.
Nëse rafti është pozicionuar horizontalisht, vendosni vetëm shishet e mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që të rrotullohet nga lart e të vendoset në nivelin tjetër më sipër.
Rafti FRESHBOX
Sirtari është i përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si peshku, mishi, frutat e detit, sepse temperatura këtu është më e ulët sesa në pjesën tjetër të frigoriferit.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e derës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas rivendoseni sipas dëshirës.
Përdorimi I përditshëm 13
Rafti MAXIBOX
Rafti është i përshtatshëm për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Brenda sirtarit ka një ndarës i cili mund të vendoset në pozicione të ndryshme për të krijuar nënndarje që t'i përshtaten sa më mirë nevojave personale. Në fund të sirtarit ka një rrjetë (nëse është e parashikuar) për të ndarë frutat e zarzavatet nga lagështira që mund të formohet në sipërfaqen e poshtme. Të gjitha pjesët brenda sirtarit mund të hiqen për t'u pastruar
14 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk i lejon ato të nxirren nga vendi aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të doni t’i hiqni ato nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe në momentin që arrin në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart. Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e tyre.
1
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Tingujt e Funksionimit Normal
• Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose
tubave. Është normale.
• Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull si
uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është normale.
• Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Është një fenomen i
natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Është normale.
2
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë
se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;
• mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë;
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve. Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë. Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft. Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm. Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur. Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e shisheve tek dera. Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e
vlerave;
• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj
periudhe;
• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të
plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë
hermetik;
• mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira,
në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të
pasur parasysh kohën e ruajtjes.
15
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
• të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë
sa më të shkurtër;
• të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet;
• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
• mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
16 Kujdesi dhe pastrimi
KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
• Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
• Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit. Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës. Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Kujdesi dhe pastrimi 17
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Në raftet e ngrirësit dhe rreth dhomëzës së sipërme do të krijohet gjithmonë një sasi bryme. Shkrijeni ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi rreth 3-5 mm. Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një
vend të freskët
• hiqni sirtarët e ngrirësit
• vendosni material izolues rreth sirtarëve, p.sh. shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo duke zier) brenda në ngrirës.
• Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij,
shtyjeni në vend sipas figurës dhe vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit ku mund të mblidhet uji
• kruani me kujdes akullin kur fillon të shkrijë.
Përdorni një kruajtëse druri ose plastike
• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe
thajeni ngrirësin dhe më pas vendoseni gypin e kullimit sërish në vend.
• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish ushqimet e ngrira.
Këshillohet ta përdorni pajisjen me termostatin në pozicionin më të lartë për disa orë, në mënyrë që të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur temperaturën e mjaftueshme të ruajtjes.
Mos përdorni kurrë vegla të mprehta metalike për të kruajtur brymën nga avulluesi, pasi mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjet artificial për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes, mund të shkurtojë jetëgjatësinë e tyre të ruajtjes.
18 Si të veprojmë nëse…
SI TË VEPROJMË NËSE…
KUJDES
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza. Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet ose defektet që nuk janë në këtë manual.
Gjatë përdorimit normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur
Kompresori punon pa ndërprerje.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës". Dera është hapur shumë shpesh. Mos e mbani derën hapur më
Temperatura e produktit është
Temperatura e ambientit është
Funksioni FROSTMATIC është i
Funksioni COOLMATIC është i
Në pllakëzën e pasme të frigoriferit rrjedh ujë.
Brenda në frigorifer rrjedh ujë.
Produktet e pengojnë ujin të
Uji rrjedh në dysheme. Uji i shkrirë që del jashtë nuk
Ka shumë brymë dhe akull. Produktet nuk janë mbështjellë
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës". Rregulluesi i temperaturës mund
mirë në dysheme.
Rregulluesi i temperaturës mund të jetë në pozicion të gabuar.
shumë e lartë.
shumë e lartë.
aktivizuar.
aktivizuar. Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në pllakën e pasme.
Tubi i shkarkimit të ujit është bllokuar.
rrjedhë në kolektorin e ujit.
shkon në tabakanë avulluese që ndodhet mbi kompresor.
si duhet.
të jetë në pozicion të gabuar.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa lëvizur (të katër këmbët e saj duhet të kenë prekur tokën).
Vendosni një temperaturë më të lartë.
gjatë nga sa është e nevojshme. Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Ulni temperaturën e dhomës.
Shihni kapitullin "Funksioni FROSTMATIC".
Shihni kapitullin "Funksioni COOLMATIC".
Kjo është normale.
Pastroni tubin e shkarkimit të ujit.
Sigurohuni që produktet të mos prekin pllakën e pasme.
Bashkoni tubin e shkarkimit të ujit të shkrirë me tabakanë avulluese.
Mbështillini ushqimet më mirë.
Vendosni një temperaturë më të lartë.
Si të veprojmë nëse…
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Temperatura në pajisje është shumë e lartë.
Temperatura e produktit është
Janë futur shumë produkte
Temperatura në frigorifer është shumë e lartë.
Temperatura në ngrirës është shumë e lartë.
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën
Llambushka nuk punon. Llambushka është në pritje. Mbyllni dhe hapni derën.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
shumë e lartë.
njëkohësisht në pajisje. Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë. Produktet janë shumë afër me
njëri-tjetrin.
prizë.
e rrjetit elektrik nuk ka tension.
Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Futni më pak produkte njëkohësisht në pajisje.
Sigurohuni që në pajisje qarkullon ajër i ftohtë.
Vendosini produktet në mënyrë të tillë që ajri i ftohtë të mund të qarkullojë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike në prizë. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
19
Nëse këto këshilla nuk sjellin rezultat, telefonojini pikës më të afërt të shërbimit të firmës.
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
20 Të dhëna teknike
TË DHËNA TEKNIKE
S73600CSW0 S74000CSW0
Përmasat Lartësia 1850 mm 2010 mm Gjerësia 595 mm 595 mm Thellësia 658 mm 658 mm Koha në rritje 20 h 20 h Tensioni 230 - 240 V 230 - 240 V Frekuenca 50 Hz 50 Hz
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:
Klasa e klimës Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C N +16°C deri + 32°C ST +16°C deri + 38°C T +16°C deri + 43°C
Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të nxehtësisë, të tillë si radiatorë, bojlerë, drita e drejtpërdrejtë e diellit etj. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirshëm rreth e qark pjesës së pasme të frigoriferit. Për të siguruar performancën më të mirë, nëse pajisja është vendosur poshtë një njësie të varur në mur, largësia minimale midis pjesës së sipërme të dollapit dhe njësisë në mur duhet të jetë minimalisht 100 mm. Në një rast ideal, do të ishte mirë që pajisja të mos vendosej poshtë njësive që varen në mur. Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes një ose më shumë këmbëzave të rregullueshme që ndodhen nën dollap.
PARALAJMËRIM
Pajisja duhet të shkëputet lirisht nga korrenti; si rrjedhojë, spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
mm
min
100
A
mm
20
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj. Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçistelektricist. Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme. Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat
Instalimi 21
B
Ndarëset e pasme
Dy ndarëset mund t'i gjeni brenda çantës së dokumenteve. Ndiqni këto hapa për të montuar ndarëset:
1. Lironi vidhën.
2. Vendosni ndarësen poshtë vidhës.
3. Rrotullojeni ndarësen në pozicionin e duhur.
4. Shtrëngoni vidhat sërish.
2
1
4
3
22 Instalimi
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme në pjesën e poshtme ballore.
Heqja e mbajtësbe të rafteve
Pajisja juaj është pajisur me mbajtëse raftesh që bëjnë të mundur sigurimin e rafteve gjatë transportimit. Për t'i hequr ato, veproni si më poshtë:
1. Lëvizni mbajtëset e rafteve në drejtim të shigjetës (A).
2. Ngrijini raftet nga pas dhe shtyjini përpara derisa të lirohen (B).
3. Hiqni skarat mbajtëse (C).
A
B
C
Ndryshimi i kahut të derës
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi, hiqni spinën nga priza.
Për të kryer veprimet e mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni së bashku me një person tjetër që do të mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë procesit.
1. Hapni dyert. Zhvidhosni menteshën e
mesit (m2). Hiqni ndarësen plastike (m1).
2. Hiqni ndarësen (m6) dhe zhvendoseni në
anën tjetër të aksit të menteshës (m5).
3. Çmontoni dyert.
4. Hiqni kunjin e majtë mbulues të
menteshës së mesit (m3, m4) dhe zhvendoseni në anën tjetër.
5. Futeni kunjin e menteshës së mesit (m5)
në vrimën e majtë të derës së poshtme.
6. Hiqni mbulojën (b1) duke përdorur një
vegël. Zhvidhosni aksin e poshtëm të menteshës (b2) dhe ndarësen (b3) dhe vendosini ato në anën e kundërt.
7. Rivendosni mbulojën (b1) në anë të
kundërt.
m3
m1
m5
Instalimi 23
m2
m6
m4
b1
8. Hiqni kandelet (t1) në pjesën e sipërme
të të dyja dyerve dhe vendosini në anën tjetër.
9. Futeni sërish derën e poshtme në aksin e
menteshës së poshtme (b2).
10. Futeni menteshën e mesit (m2) në
vrimën e majtë të derës së poshtme.
b2
b3
1
Loading...
+ 53 hidden pages