AEG F88420VI User Manual [bg]

FAVORIT 88420 VI
Udhëzimet për përdorim Enëlarëse
Ръководство за употреба Упутство за употребу
Съдомиялна
машина
посуђа
Përmbajtja
2
Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.
Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes shtëpiake.
Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.
Përmbajtja
Udhëzime për përdorimin 3
Të dhëna për sigurinë 3
Përdorimi i saktë 3 Siguria e përgjithshme 3 Siguria e fëmijëve 4 Instalimi 4
Përshkrim i produktit 5 Paneli I kontrollit 6
Modaliteti i përzgjedhjes 7 Sinjalet akustike 8
Përdorimi i parë 8 Vendosja e zbutësit të ujit 8
Vendosja manuale 9 Regjistrimi elektronik 9
Përdorimi I kripës në enëlarëse 10 Përdorimi I lëndës shpëlarëse 11
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit 11
Përdorimi I përditshëm 12 Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
12
Koshi i poshtëm 13 Koshi i takëmeve 14 Koshi i sipërm 15 Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
15
Përdorimi I detergjentit 16
Mbushja me detergjent. 16
Funksioni I shumëfishtë 17
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab
Programet e larjes 19 Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Zbrazja e enëlarëses 22 Kujdesi dhe pastrimi 22
Pastrimi i filtrave 22 Pastrimi i krahëve spërkatës 23 Pastrimi i jashtëm 23 Pastrimi i brendshëm 23 Kohë të gjata mos-përdorimi 24 Parandalim i formimit të brymës 24 Lëvizja e pajisjes 24
Si të veprojmë nëse… 24 Të dhëna teknike 26
Udhëzime për instalimin 26
Instalimi 26
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur 27 Nivelimi 27
Lidhja e ujit 27
Lidhjet e furnizimit me ujë 27 Tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë
Lidhja e tubit të daljes së ujit 28
Lidhja elektrike 29 Probleme që lidhen me mjedisin 29
Materialet paketuese 29
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
18
20
27
Të dhëna për sigurinë
Udhëzime për përdorimin
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Përdorimi i saktë
• Enëlarësja është ndërtuar vetëm për larjen e takëmeve shtëpiake të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
• Mos fusni tretës në enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë shpërthim.
• Thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë duhet të vendosen në koshin e takëmeve me majat e drejtuara poshtë ose të vendosen të shtrira horizontalisht në koshin e sipërm.
• Përdorni vetëm produkte (detergjent, kripë dhe shpëlarës) të përshtatshme për enëlarëset.
• Mos hapni derën, ndërsa pajisja është në punë e sipër, pasi mund të dalë që andej avull i nxehtë.
• Mos nxirrni nga enëlarësja asnjë enë, përpara se të mbarojë cikli i larjes.
• Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me ujë.
• Ky produkt duhet të rishikohet vetëm nga një inxhinier i autorizuar shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit origjinale.
3
Siguria e përgjithshme
• Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike dhe mendore të kufizuara pse me mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes, nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Detergjentët e enëlarëses mund të shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës apo fytit tuaj. Ato mund të rrezikojnë jetën tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së prodhuesit të detergjentit të enëlarëses.
• Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm. Mbetjet e detergjentit mund të kenë mbetur ende brenda pajisjes tuaj.
• Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk është duke u mbushur apo zbrazur me enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni rrezikun që dikush të pengohet apo lëndohet tek dera.
• Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e hapur.
Të dhëna për sigurinë
4
Siguria e fëmijëve
• Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur nga të rriturit. Mos i lejoni fëmijët të përdorin enëlarësen pa mbikqyrje.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Instalimi
• Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në punë një pajisje të dëmtuar. Nëse enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj.
• Përpara përdorimit, pajisja duhet shpaketuar tërësisht.
• Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një person i kualifikuar dhe i aftë.
• Për arsye sigurie, është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
• Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë, nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë të dëmtuar. apo nëse paneli i kontrollit, pjesa e sipërme ose bazamenti janë të dëmtuara në atë mënyrë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme. Kontaktoni qendrën lokale të Shërbimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun.
• Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet shpuar, në mënyrë që të parandalohen dëmtime të pjesëve hidraulike dhe elektrike.
PARALAJMËRIM
Për lidhjet elektrike dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
Përshkrim i produktit
1 Koshi i sipërm 2 Rregulluesi i fortësisë së ujit 3 Mbajtësja e kripës 4 Foleja e detergjentit 5 Foleja e shpëlarësit 6 Pllakëza e parametrave 7 Filtrat 8 Krahu i poshtëm spërkatës 9 Krahu i sipërm spërkatës
Përshkrim i produktit
5
Sinjal optik
Pasi të ketë nisur programi i larjes, në dyshemenë nën derën e pajisjes do të shfaqet një sinjal optik në formë shigjete. Nëse pajisja është vendosur më sipër, me një derë dollapi të montuar mbi të, sinjali optik nuk do të duket më.
Sinjal optik
Dritë e kuqe e qëndrueshme
Dritë e kuqe që pulson Tregon një keqfunksionim të pajisjes Dritë jeshile e
qëndrueshme
Tregon fillimin e një programi larjeje dhe qëndron e ndezur gjatë gjithë procesit
Tregon përfundimin e programit të larjes.
Paneli I kontrollit
6
Kjo enëlarëse ka një ndriçim të brendshëm, i cili ndizet dhe fiket sa herë hapet e mbyllet dera e enëlarëses. Ndriçimi i brendshëm përbëhet nga llambushka LED CLASS 1, në përputhje me EN 60825-1: 1994 + A1: 2002 + A2: 2001. Në rast se kjo dritë duhet të zëvendësohet, lutemi kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Paneli I kontrollit
1 Butoni On/Off 2 Ekrani dixhital 3 Butoni i shtyrjes së fillimit të programit 4 Butoni i përzgjedhjes së programit 5 NIGHT CYCLE butoni 6 MULTITAB butoni 7 Butoni i gjysmë-ngarkesës 8 Dritat treguese 9 Butonat e funksionit
Dritat treguese
Kripa
Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme.
1)
Lënda shpëlarëse
Përfundimi i programit Ndizet kur programi larës ka përfunduar.
1) Dritat treguese të kripës dhe shpëlarësit nuk ndizen asnjëherë gjatë kohës që një program larës është në proces,
edhe nëse është e nevojshme të shtoni kripë dhe/ose shpëlarës.
Ndizet kur shpëlarësi është mbaruar.
1)
Paneli I kontrollit
Ekrani elektronik tregon:
• nivelin e fortësisë, në të cilin është vendosur impianti zbutës i ujit,
• numrin që korrespondon me programin e larjes,
• kohën e mbetur të përafërt të programit në proces e sipër,
aktivizimin/çaktivizimin e folesë së shpëlarësit ( VETËM me funksionin Multitab të aktivizuar),
• përfundimin e një programi larjeje (në ekranin elektronik do të shfaqet një zero),
• numërimin mbrapsht i shtyrjes së fillimit të programit,
• kodet e defektit për keqfunksionime të mundshme të enëlarëses,
• aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve akustike.
NIGHT CYCLE Butoni
Gjatë Ciklit të Natës Night Cycle pompa punon me shpejtësi shumë të ulët për të arritur një ulje të zhurmës prej 25%, krahasuar me programin normal. Si rrjedhojë, procesi i këtij cikli është shumë i gjatë. Night Cycle është një program larës i heshtur që nuk ju shqetëson, madje edhe kur flini. Ky cikël mund të vendoset gjatë natës ose në momente të tjera të ditës ku konsumi i energjisë është më ekonomik.
Butoni i gjysmë-ngarkesës
Ky opsion është i vlefshëm dhe ekonomik kur koshat nuk janë të mbushur plotësisht. Kështu reduktohet konsumi i ujit dhe energjisë. Mbani parasysh t'i ngarkoni të dy koshat. Kur përdorni këtë përzgjedhje, ju këshillojmë të pakësoni sasinë e detergjentit që përdorni normalisht për një ngarkesë të plotë. Kjo përzgjedhje është e disponueshme vetëm me disa programe (shih tabelën e "Programeve Larës").
7
Butonat e funksionit
Funksionet e mëposhtme mund të vendosen me ndihmën e këtyre butonave:
• regjistrimi i zbutësit të ujit,
• anulimi i një programi larës ose shtyrjes së fillimit të programit në proces e sipër,
• aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit kur funksioni Multitab është aktivizuar,
• aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes kur dritat e butonave të përzgjedhjes së programit janë të ndezura dhe në ekranin elektronik duken 2 vija horizontale (- -).
Mbani gjithmonë parasysh kur kryeni procese të tilla si:
• përzgjedhjen e zbutësit të ujit
• aktivizimin/çaktivizimin e mbajtëses së shpëlarësit
• aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve akustike
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
Nëse dritat e butonave të përzgjedhjes së programit janë të ndezura dhe në ekranin elektronik shfaqet kohëzgjatja (në minuta) e një programi, vazhdon të mbetet i regjistruar programi i fundit i përdorur.
Përdorimi i parë
8
Në këtë rast, për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes, duhet të anuloni programin. Për të anuluar një program të regjistruar ose një program në proçes e sipër : shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur dy butonat (B and C) RESET, derisa në ekranin elektronik të shfaqen 2 vija horizontale. Programi është anuluar dhe pajisja tani është në modalitetin e përzgjedhjes.
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike kanë për qëllim t'ju tregojnë se cilat procese është duke kryer pajisja:
• përzgjedhjen e zbutësit të ujit
• përfundimin e programit
• ndërhyrjen e një alarmi si shkak i keqfunksionimit.
Përzgjedhja e vendosur nga fabrika: sinjalet akustike të aktivizuara.
Është e mundur të çaktivizoni sinjalet akustike, duke përdorur butonat e funksionit.
1. Shtypni butonin On/Off. Pajisja duhet të jetë në regjimin e vendosjes.
2.
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat B dhe C , derisa drita e butonave të funksionit A , B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin e funksionit C , dritat e butonave A dhe B do të fiken, ndërsa drita e butonit të funksionit C vazhdon të pulsojë. Ekrani elektronik tregon përzgjedhjen aktuale.
= Sinjalet akustike janë të çaktivizuara
= Sinjalet akustike janë të aktivizuara.
4.
Për ta ndryshuar këtë përzgjedhje, shtypni sërish butonin e funksionit C : ekrani elektronik do të tregojë përzgjedhjen e re.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen.
Përdorimi i parë
Përpara se të përdorni enëlarësen për herë të parë:
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e instalimit
• Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e pajisjes
• Vendosni zbutësin e ujit.
• Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë të përshtatshme për enëlarësen
• Mbushni folenë e shpëlarësit
Nëse dëshironi të përdorni tableta detergjente të kombinuara, si: "3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj... vendosni funksionin Multitab (shih " funksionin Multitab").
Vendosja e zbutësit të ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr mineralet dhe kripërat që hyjnë bashkë me ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm dhe të pafavorshëm për funksionimin e rregullt të pajisjes.
Vendosja e zbutësit të ujit
9
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është uji. Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit). Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj. Funksioni i zbutjes së ujit mund të vendoset në të dyja mënyrat: manualisht, duke përdorur rregulluesin e fortësisë së ujit, si dhe elektronikisht
Fortësia e ujit Rregullimi i përzgjedhjes së
fortësisë së ujit
°dH °TH mmol/l manualisht elektronikisht
51 - 70 91 - 125 9,1 - 12,5 2 niveli 10 po 43 - 50 76 - 90 7,6 - 8,9 2 niveli 9 po 37 - 42 65 - 75 6,5 - 7,5 2 niveli 8 po 29 - 36 51 - 64 5,1 - 6,4 2 niveli 7 po 23 - 28 40 - 50 4,0 - 5,0 2 niveli 6 po 19 - 22 33 - 39 3,3 - 3,9 2 niveli 5 po 15 - 18 26 - 32 2,6 - 3,2 1 niveli 4 po 11 - 14 19 - 25 1,9 - 2,5 1 niveli 3 po
4 - 10 7 - 18 0,7 - 1,8 1 niveli 2 po
<4 <7 < 0,7 1 niveli 1 jo
Përdorimi i
kripës
Vendosja manuale
Enëlarësja ështe paravendosur në përzgjedhjen 2.
1. Hapni derën e enëlarëses.
2. Nxirreni koshin e poshtëm nga enëlarësja.
3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).
4. Rivendosni koshin e poshtëm.
Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
10
3.
Shtypni butonin A , dritat e butonave B dhe C fiken, ndërsa frita e butonit A vazhdon të pulsojë. Në ekranin dixhital do të shfaqet niveli aktual dhe do të dëgjohen disa sinjale akustike me ndërprerje.
Shembuj:
shfaqet, 5 sinjale akustike me ndërprerje, pushim, etj... = niveli 5
shfaqet, 10 sinjale akustike me ndërprerje, pushim, etj... = niveli 10
4.
Për ta ndryshuar nivelin, shtypni butonin A . Çdo herë që shtypet butoni, niveli ndryshon (për përzgjedhjen e nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj: nëse niveli aktual është 5, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhet niveli
6. Nëse niveli aktual është 10, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhet niveli 1.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.
Për mbushjen:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se të hidhni kripën për herë të parë) .
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë me pajisjen, hidhni kripën derisa mbajtësja të jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në vidën e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e rrotulluar në drejtim orar, derisa të ndalojë me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga njësia kur jeni duke hedhur kripën, kjo është më se normale.
Drita treguese e kripës në panelin e kontrollit mund të mbetet e ndezur për 2-6 orë pasi keni rimbushur mbajtësen me kripë, nëse enëlarësja do të qëndrojë e ndezur. Nëse përdorni kripëra, të cilave u duhet më shumë kohë që të shkrijnë, atëherë kjo mund të kërkojë më shumë kohë. Funksionimi normal i pajisjes nuk ndikohet.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse. Mos e mbushni kurrë folenë e shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh. agjentë pastrues për enëlarësen, detergjent të lëngshëm). Kjo do ta dëmtonte pajisjen.
Shpëlarësi siguron një shpëlarje të plotë si dhe shmang tharjen e stërkalave dhe rrëkeve nëpër enë. Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë procesit të fundit të shpëlarjes.
1. Hapni mbajtësen duke shtypur dhe lëshuar butonin (A).
11
2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse. Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga shenja "max".
Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës, që është i mjaftueshëm për ciklet e larjes midis 16 dhe 40, në varësi të përzgjedhjes së sasisë.
3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas çdo rimbushjeje.
Pastroni me një leckë thithëse çdo rrjedhje shpëlarësi gjatë mbushjes, për të shmangur shkumëzimin e tepërt gjatë larjes së ardhshme.
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit
Në varësi të rezultateve të arritura të shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e shpëlarësit me anën e përzgjedhësit me 6 pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal, pozicioni 6= dozimi maksimal). Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen 4.
Përdorimi I përditshëm
12
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur pika uji apo njolla rrëkeje. Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur të ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e turbullt nëpër qelqurina apo tehet e thikave.
Përdorimi I përditshëm
• Kontrolloni nëse është e nevojshme të rimbushni enëlarësen me kripë apo shpëlarës.
• Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
• Hidhni detergjentin e enëlarëses.
• Zgjidhni një program larjeje të përshtatshëm për takëmet dhe enët.
• Filloni programin e larjes.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në enëlarëse.
• Përpara se të fusni brenda enët, duhet:
– Të hiqni prej tyre gjithë ushqimet apo copëzat e mbetura të ushqimit. – Zbutni mbetjet e djegura të ushqimeve në tiganë
• Kur vendosni brenda enët dhe takëmet, lutemi vini re:
– Enët dhe takëmet nuk duhet të pengojnë rrotullimin e krahëvee spërkatës. – Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat, tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga poshtë,
në mënyrë që të mos mblidhet ujë në mbajtëse apo në bazamentin e tyre. – Enët dhe takëmet nuk duhet të vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra mbi tjetrën. – Për të shmangur dëmtime të mundshme në qelqurina, vendosni në mënyrë të tillë që
të mos takojnë njëra-tjetrën. – Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
• Sendet plastike dhe tiganët me veshje të posaçme për mos-ngjitje, janë të prirur të mbajnë pikat e ujit; këto sende nuk do të thahen aq mirë sa sendet prej porcelani apo çeliku.
• Sendet e lehta (tasat plastikë, etj.) duhet të vendosen në koshin e sipërm në mënyrë të tillë që të mos lëvizin.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme
nuk janë të përshtatshme: kanë kufizimet e tyre në përshtatjen me
• Takëmet me bisht të drunjtë, të brinjtë, kinez apo prej sedefi.
• Sendet plastike që nuk janë rezistente ndaj në nxehtit.
• Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk i rezistojnë temperaturës.
• Takëme apo enë të shtresëzuara.
• Sende kallaji apo bronzi.
• Qelqurina prej kristali plumbi.
• Sende prej çeliku të prirur për t'u ndryshkur.
•Pjatanca prej druri.
• Sende të përbëra nga fibra sintetike.
• Prodhimet e gresit lajini në enëlarëse vetëm nëse është shënuar mbi to nga prodhuesi, se janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
• Motivet me glazurë mund të çngjyrosen nëse i lani shpesh në enëlarëse.
• Pjesët prej argjendi dhe alumini janë të prirura të çngjyrosen gjatë larjes: Mbetjet, si p.sh. prej të bardhave të vezës, të verdhave të vezës dhe mustardës shkaktojnë shpesh çngjyrosje dhe njollosje mbi sendet prej argjendi. Për këtë arsye, gjithmonë pastrojeni argjendin menjëherë nga këto mbetje, nëse nuk do t'i lani menjëherë pas përdorimit të tyre.
Hapni derën dhe rrëshqisni jashtë koshat për të vendosur në to enët.
Koshi i poshtëm
Koshi i poshtëm është për të mbajtur tiganë, kapakë, pjata, tasa sallate, takëme, etj.
13
enëlarësen:
Pjatat e servisit dhe kapakët e mëdhenj duhet të vendosen nëpër qoshet e koshit, duke u siguruar që krahët spërkatës të rrotullohen lirshëm.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
14
2 rreshtat e dhëmbëzimeve në koshin e poshtëm mund të ulen lehtësisht për t'ju lejuar të vendosni tenxhere, tava dhe tasa.
Koshi i takëmeve
PARALAJMËRIM
Thikat me teh të gjatë e të pozicionuar nga sipër përbëjnë një rrezik të madh. Takëmet e gjata dhe/ose të mprehta, si thikat e mëdha të mishit duhet të vendosen horizontalisht në koshin e sipërm. Bëni kujdes kur futni ose nxirrni nga pajisja sende të mprehta, si thikat.
Për t'u siguruar se gjithë takëmet e vendosur në koshin e takëmeve janë të arritshme nga uji, ju duhet:
1. Të vendosni skarën mbi koshin e takëmeve.
2. Të vendosni pirunët dhe lugët në koshin e takëmeve me bishtat nga poshtë.
Për takëmet më të mëdha, si rrahëset e vezëve, vendosni vetëm deri në gjysmë skarën e takëmeve.
Koshi i takëmeve mund të hapet. Sigurohuni gjithmonë që të kapni me dorë nga të dyja anët dorezën dypjesëshe të koshit, kur e nxirrni atë nga enëlarësja.
1. Vendoseni koshin e takëmeve mbi tavolinë ose mbi një plan pune.
2. Hapni dorezën dypjesëshe.
3. Nxirrni takëmet.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Koshi i sipërm
Koshi i sipërm është për pjatat (pjata ëmbëlsire, pjatëza filxhani, pjata dreke me diametër deri në 24 cm), tasa sallate, filxhanë dhe gota Vendosini enët mbi dhe nën varëset e filxhanëve, në mënyrë që uji të mund të arrijë të gjitha sipërfaqet. Gotat me bisht të gjatë mund të vendosen me kokë poshtë në varëset e filxhanëve. Për enë më të larta, varëset e filxhanëve mund të palosen. Gotat me bisht të gjatë mund të vendosen me kokë poshtë në varëset e filxhanëve.
Për enë më të larta, varëset e filxhanëve mund të palosen.
Përpara se të mbyllni derën, sigurohuni që krahët spërkatës të mund të rrotullohen lirisht.
15
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Nëse lani pjata shumë të mëdha, mund t'i vendosni ato në koshin e poshtëm pasi të keni lëvizur koshin e sipërm në pozicionin më të lartë.
Lartësia maksimale e enëve në:
koshin e sipërm koshin e poshtëm
Me koshin e sipërm të ngritur 20 cm 31 cm Me koshin e sipërm të ulur 24 cm 27 cm
Për ta ngritur koshin në pozicionin më të sipërm, veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrini lart dy anët me kujdes derisa të mbërthehet mekanizmi dhe koshi të mos lëvizë.
Për ta ulur koshin në pozicionin fillestar, veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
Përdorimi I detergjentit
16
2. Ngrini lart me kujdes dy anët e tij dhe më pas lini mekanizmin të zbresë poshtë ngadalë, duke e mbajtur atë.
Mos e ngrini ose mos e ulni asnjëherë koshin vetëm nga njëra anë. Kur koshi i sipërm të jetë ngjitur më lart, ju nuk do të mund të përdorni varëset e filxhanëve.
PARALAJMËRIM
Pasi ngarkoni pajisjen, mbylleni gjithmonë derën, pasi dera e hapur mund të paraqesë rrezik.
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent të prodhuar posaçërisht për përdorimin në enëlarëse. Lutemi lexoni me kujdes këshillat e prodhuesit për dozimin dhe ruajtjen, siç shkruhet në paketimin e detergjentit.
Mospërdorimi i një sasie më të madhe se ç'duhet detergjenti, ndihmon në pakësimin e papastërtive.
Mbushja me detergjent.
1. Hapni kapakun.
2. Mbusheni folenë e detergjentit (1) me detergjent. Shenjat brenda saj tregojnë nivelet e dozimit:
20 = përafërsisht 20 g detergjent 30 = përafërsisht 30 g detergjent
3. Gjithë programet me paralarje kanë nevojë për një sasi shtesë detergjenti (5/10 g), e cila duhet të vendoset në folenë e posaçme të detergjentit për paralarje (2).
Ky detergjent do të veprojë gjatë fazës së paralarjes.
4. Kur përdorni tableta detergjente, vendosini ato në folenë (1)
5. Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa të mbërthehet mirë.
Tabletat detergjente
Tabletat detergjente të prodhuesve të ndryshëm shkrijnë në nivele të ndryshme. Si rrjedhojë, disa tableta detergjente nuk e arrijnë fuqinë e tyre maksimale larëse gjatë programeve të shkurtra të larjes. Për këtë arsye, ju lutemi përdorni programe të gjata të larjes kur përdorni tableta detergjente, për të siguruar heqjen e plotë të mbetjeve të detergjentit.
Funksioni I shumëfishtë
17
Funksioni I shumëfishtë
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multitab", i cili mundëson përdorimin e tabletave detergjente të kombinuara "Multitab". Këta produkte janë detergjentë me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës. Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...). Kontrolloni nëse detergjentët janë të përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni udhëzimet e prodhuesit. Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë programet e larjes. Me zgjedhjen e këtij funksioni, derdhja në pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole përkatëse çaktivizohet automatikisht si dhe dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin janë çaktivizuar. Zgjidhni "funksionin Multitab" përpara fillimit të një programi larës. Pasi është zgjedhur ky funksion (drita treguese është ndezur), ai do të mbetet i aktivizuar gjithashtu edhe për programet e tjera të larjes. Me përdorimin e "funksionit Multitab", kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë. Në këtë rast, në ekranin dixhital do të rifreskohet automatikisht koha e programit.
Funksioni I shumëfishtë
18
Në momentin që programi ka filluar proçesin, "funksioni Multitab" NUK mund të ndryshohet më. Nëse dëshironi të anuloni "funksionin Multitab" duhet të anuloni përzgjedhjen e programit e më pas të çaktivizoni "funksionin Multitab". Në këtë rast duhet të rizgjidhni një program larës (si dhe përzgjedhjet e dëshiruara).
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab
Shtypni butonin Multitab: drita treguese përkatëse do të ndizet. Kjo do të thotë se funksioni është aktiv. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni sërish butonin Multitab: drita treguese përkatëse do të fiket.
Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e tharjes, ju këshillojmë:
1. Të mbushni mbajtësen e shpëlarësit me shpëlarës.
2. Të aktivizoni mbajtësen e shpëlarësit.
3. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
• Aktivizimi/çaktivizimi i shpëlarësit mund të jetë i mundur vetëm me funksionin Multitab
të aktivizuar.
Aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin B , dritat e butonave A , dhe C fiken, ndërsa drita e butonit B vazhdon të pulsojë. Ekrani dixhital tregon përzgjedhjen aktuale:
= Mbajtësja e shpëlarësit është çaktivizuar.
= Mbajtësja e shpëlarësit është aktivizuar.
4.
Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni sërish butonin B , ekrani elektronik tani tregon përzgjedhjen e re.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Nëse vendosni të ktheheni mbrapsht në përdorimin e sistemit standard të detergjentit, ju këshillojmë:
1. Të çaktivizoni "funksionin Multitab".
2. Të mbushni sërish mbajtëset përkatëse të kripës dhe shpëlarësit.
3. Të rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit në nivelin më të lartë dhe të kryeni 1 program larës normal pa futur asnjë enë brenda në pajisje.
4. Të rregulloni përzgjedhjen e zbutjes së ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Të rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Programet e larjes
Programet e larjes
19
Programi Niveli i
ndotjes
1
Ndotje normale
NIGHT CYCLE
2
AUTO 45-70°
2)
Ndotje e përzier, normale ose e
Lloji i
ngarkesës
Enë argjile dhe takëme
Enë argjile, takëme, tenxhere dhe tiganë
Përshkrimi i programit
Paralarja
Larja kryesore
Shpëlarja e ndërmjetme
1/2x
Shpëlarja përfundimtare
Vlerat e konsumit
Tharja
Kohëzgjatja (minuta)
199 - 220
80 - 125
1)
Energjia (kWh)
Uji (litra)
12 - 13
1,0 - 1,1
10 - 19
0,8 - 1,3
madhe
3
INTENSIV CARE 70°
4
30 MIN 60°
3)
Ndotje e madhe
Ndotje e lehtë
Enë argjile, takëme, tenxhere dhe tiganë
Enë argjile dhe
130 - 140
30
1,3 - 1,5
0,8
14 - 15
8
takëme
5
ECO 50°
4)
6
1 HOUR 55°
7
8
Ndotje normale
Ndotje normale
Ndotje normale
Çdo lloj Ngarkesë e
Enë argjile dhe takëme
Enë argjile dhe takëme
Enë argjile dhe qelqurina delikate
pjesshme
160 - 170
45 - 55
65 - 75
12
0,8 - 0,9
0,8 - 0,9
0,6 - 0,7
0,1
12 - 13
10 - 11
11 - 12
3,5
(për t'u mbushur më tej gjatë ditës)
5)
1) Vlerat e konsumit janë si udhëzues për ju dhe varen nga presioni dhe temperatura e ujit si dhe nga ndryshimet
e ushqimit me energji elektrike dhe sasia e enëve të ngarkuara.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
20
2) Gjatë programit Automatik të larjes, niveli i ndotjes në enë përcaktohet se sa i turbullt është uji. Kohëzgjatja e
programit, nivelet e konsumit të ujit dhe energjisë mund të ndryshojnë; kjo varet nga fakti nëse pajisja është e ngarkuar plotësisht apo pjesërisht si dhe nëse enët janë pak ose shumë të ndotura. Temperatura e ujit rregullohet automatikisht midis 45° C dhe 70° C.
3) Ideale për larjen në një pajisje të mbushur pjesërisht. Ky është programi ditor i përkryer, për të mbuluar nevojat
e një familjeje me 4 persona që duan të lajnë në enëlarëse vetëm enët e mëngjesit dhe drekës, si enë argjile dhe takëme.
4) Program testimi për institutet e testimit.
5) Ky program nuk kërkon përdorimin e detergjentit
Përzgjedhja e disponueshme për programet e larjes
Programi Gjysmë-ngarkesë
1
NIGHT CYCLE
2
AUTO 45-70°
3
INTENSIV CARE 70°
4
30 MIN 60°
5
ECO 50°
6
1 HOUR 55°
7
QELQE 45°
8
SHPËLARJE DHE QËNDRIM
Po
Jo
Po
Jo
Po
Jo
Jo
Jo
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Zgjidhni programin larës dhe funksionin e shtyrjes së fillimit të programit me derën pak të hapur. Fillimi i programit ose numërimi mbrapsht deri në fillimin e shtyrë të programit, do të aktivizohen vetëm pasi të keni mbyllur derën. Deri në atë moment, është e mundur të ndryshoni përzgjedhjet.
1. Kontrolloni që koshat të jenë ngarkuar në mënyrë të saktë si dhe që krahët spërkatës të jenë të lirshëm për t'u rrotulluar.
2. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
3. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
4. Shtypni një nga butonat e përzgjedhjes së programit derisa numri përkatës i programit të kërkuar të shfaqet në ekranin elektronik (shih tabelën "Programet e larjes").
Dritat e butonave të përzgjedhjes së programit dhe numri i programit po pulsojnë. Nëse dëshironi të vendosni programin NIGHT CYCLE, shtypni butonin NIGHT CYCLE, dhe
drita treguese përkatëse do të ndizet.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
5. Nëse dëshironi të vendosni një përzgjedhje, lutemi referojuni tabelës së "Programeve të larjes" për t'u siguruar që përzgjedhja është e disponueshme për programin e përzgjedhur.
6. Mbyllni derën e enëlarëses, programi fillon automatikisht.
21
Përzgjedhja dhe fillimi i programit me shtyrje të fillimit të programit
1. Pasi të keni zgjedhur programin e larjes, shtypni butonin e shtyrjes së fillimit të programit derisa në ekranin elektronik të shfaqet numri i orëve për shtyrjen e fillimit të programit. Fillimi i programit të përzgjedhur të larjes mund të shtyhet nga 1 deri në 19 orë.
2. Mbyllni derën e enëlarëses, numërimi mbrapsht fillon automatikisht.
3. Numërimi mbrapsht do të ecë me intervale kohe prej 1 ore.
4. Hapja e derës do të shkaktonte ndërprerje të numërimit mbrapsht. Mbylleni derën; numërimi mbrapsht do të vazhdojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
5. Pasi numërimi mbrapsht i kohës të ketë mbaruar, programi do të fillojë automatikisht.
PARALAJMËRIM Ndërpritni ose anuloni një program larës në proces e sipër VETËM nëse është shumë e domosdoshme. Kujdes! Kur dera është e hapur mund të dalë që andej avull i nxehtë. Hapeni derën me kujdes.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit ose një programi larës në proces e sipër
• Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat e programit që ndodhet mbi fjalën
RESET, derisa në ekranin elektronik të shfaqen 2 vija horizontale.
• Me anulimin e shtyrjes së fillimit të programit, anulohet gjithashtu edhe programi i
regjistruar. Në këtë rast duhet të regjistroni sërish programin larës.
• Nëse duhet të zgjidhni një program të ri larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të jetë
e mbushur me detergjent.
Ndërprerja e një programi larës në proces e sipër
• Hapni derën e enëlarëses; programi do të ndalojë. Mbylleni derën; programi do të fillojë
nga momenti në të cilin u ndërpre.
Përfundimi i programit të larjes
• Enëlarësja do të ndalojë automatikisht dhe një sinjal akustik do t'ju informojë për
përfundimin e programit larës.
1. Hapni derën e enëlarëses.
2.
Në ekranin elektronik shfaqet 0
3. Drita treguese e përfundimit të programit ndizet.
4. Fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Zbrazja e enëlarëses
22
Këshillohet të fikni pajisjen pasi të ketë përfunduar programi i larjes. Nëse nuk veproni kështu, pas afro 3 minutash nga përfundimi i programit, të gjitha dritat treguese do të fiken automatikisht. Në ekranin elektronik do të shfaqet një vijë horizontale. Kjo do të ndihmojë në uljen e konsumit të energjisë nëse harroni apo nëse për një arsye të caktuar nuk mundeni ta fikni pajisjen pasi programi të ketë përfunduar. Shtypni çdo buton (përveç On/Off) dhe paneli i kontrollit do të tregojë të njëjtën gjendje (dritat treguese dhe ekrani elektronik) sikurse në rastin kur programi ka përfunduar.
5. Lëreni derën e enëlarëses pak të hapur dhe prisni pak minuta përpara se të nxirrni jashtë enët; në këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do të bëhet më mirë.
Zbrazja e enëlarëses
• Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj goditjeve
Për këtë arsye, enët duhen lënë të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët që ndodhen në koshin e poshtëm.
• Në anët e derës së enëlarëses mund të shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të ftohen
më shumë se enët.
KUJDES
Kur programi i larjes ka përfunduar, këshillohet që të hiqni nga priza enëlarësen dhe të mbyllni rubinetin e ujit.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrimi i filtrave
Filtrat duhet të kontrollohen e të pastrohen herë pas here. Filtrat e ndotur do të përkeqësojnë rezultatin e larjes.
PARALAJMËRIM
Përpara se të pastroni filtrat, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur.
1. Hapni derën, hiqni koshin e poshtëm.
2. Sistemi i filtrimit të pajisjes përmban një filtër të trashë ( A ), një mikrofiltër ( B ) dhe një filtër të sheshtë. Zbërthejeni sistemin e filtrave duke përdorur dorezën e mikrofiltrit.
Kujdesi dhe pastrimi
3. Kthejeni dorezën me një rrotullim pothuajse 1/4 në drejtim kundër-orar dhe nxirrni sistemin e filtrave.
4.
Kapeni filtrin e trashë ( A ) nga doreza me vrimë dhe nxirrni mikrofiltrin ( B ).
5. Pastroni gjithë filtrat plotësisht në ujë të rrjedhshëm.
6. Nxirrni filtrin e rrafshët nga bazamenti i dhomës së larjes dhe pastrojeni plotësisht nga të dyja anët.
7. Vendoseni sërish filtrin e sheshtë në bazamentin e dhomës së larjes dhe sigurohuni që të jetë vendosur mirë.
8.
Vendoseni filtrin e trashë ( A ) brenda në mikrofiltrin ( B ) dhe shtypini të dyja bashkë.
9. Vendoseni sistemin e kombinuar të filtrave në vend dhe mbërthejeni duke e rrotulluar dorezën në drejtim orar derisa të ndalojë. Gjatë këtij procesi, sigurohuni që filtri i rrafshët të mos ketë dalë jashtë bazamentit të dhomës së larjes.
PARALAJMËRIM
Mos e përdorni KURRË enëlarësen pa filtrat. Rivendosja dhe montimi i gabuar i filtrave do të sjellë rezultate të dobëta të larjes, si dhe mund të dëmtojë pajisjen.
23
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos u përpiqni KURRË të çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bllokuar nga mbetjet e ndotjeve, pastrojini ato me ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë të njomë. Nëse është e nevojshme përdorni detergjent neutralë. Mos përdorni kurrë produkte
gërryese, materiale të ashpra ose tretës (si aceton, trikloroetilen, etj....).
Pastrimi i brendshëm
Sigurohuni që guarnicionet përreth derës, foletë e detergjentit dhe shpëlarësit të pastrohen rregullisht me një leckë të njomë. Ju këshillojmë të kryeni çdo 3 muaj një program larjeje për enë të ndotura shumë, por pa enë brenda.
Si të veprojmë nëse…
24
Kohë të gjata mos-përdorimi
Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një periudhë të gjatë, ju këshillojmë:
1. Të hiqni pajisjen nga priza e më pas të mbyllni ujin.
2. Të lini derën pak të hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
3. Të lini të pastër brendësinë e pajisjes.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e vendosni pajisjen në një vend ku temperaturat shkojnë nën 0°C. Nëse kjo është pashmangshme, zbrazeni pajisjen, mbyllni derën e pajisjes, çmontojeni tubin e hyrjes së ujit dhe zbrazeni atë.
Lëvizja e pajisjes
Nëse ju duhet të lëvizni pajisjen (kur ndërroni shtëpi, etj....):
1. Hiqeni atë nga priza.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Hiqni tubin e hyrjes së ujit dhe zbrazni tubat e gomuar.
4. Tërhiqeni pajisjen jashtë bashkë me tubat.
Bëni kujdes të mos anoni pajisjen gjatë zhvendosjes.
Si të veprojmë nëse…
Enëlarësja nuk fillon punë ose ndalon në mes të procesit. Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka mund të zgjidhet me ndihmën e treguesve të përshkruar në tabelë, pa qenë nevoja të thërrisni një inxhinier. Fikeni enëlarësen dhe kryeni veprimet korrigjuese të sugjeruara më poshtë.
Kodi i defektit dhe keqfunksionimi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
do të shfaqet në ekranin elektronik.
• sinjal akustik me ndërprerje Enëlarësja nuk mbushet me ujë.
do të shfaqet në ekranin elektronik.
• sinjal akustik me ndërprerje Enëlarësja nuk e kullon ujin.
• Rubineti i ujit është i bllokuar ose i veshur me shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
• Rubineti i ujit është i mbyllur. Hapeni rubinetin e ujit.
• Filtri (atje ku ndodhet) në tubin e rrudhosur të lidhur me valvulën e hyrjes së ujit është bllokuar.
Pastroni filtrin në tubin e rrudhosur.
• Tubi i hyrjes së ujit nuk është vendosur mirë ose është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të hyrjes së ujit.
• Rubineti i lavapjatës është i bllokuar. Rubineti i lavapjatës është i bllokuar.
• Tubi i kullimit të ujit nuk është vendosur mirë ose është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
Si të veprojmë nëse…
Kodi i defektit dhe keqfunksionimi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
do të shfaqet në ekranin elektronik.
• sinjal akustik me ndërprerje Mekanizmi kundra-përmbytje është i aktivizuar.
Programi nuk fillon punën. • Dera e enëlarëses nuk është mbyllur mirë.
• Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Mbylleni derën.
• Spina kryesore nuk është në prizë. Vendosni spinën kryesore në prizë.
• Ka rënë siguresa në kutinë e siguresave të shtëpisë.
Riaktivizoni siguresën.
• Është aktivizuar funksioni i shtyrjes së fillimit të programit.
Nëse do t'i lani enët menjëherë, anuloni funksionin e shtyrjes së programit.
25
Pasi t'i keni kryer këta kontrolle, ndizni pajisjen: programi do të vazhdojnë nga momenti në të cilin u ndërpre. Nëse kodi i keqfunksionimit ose defektit rishfaqet, kontaktoni Qendrën e Shërbimit. Lidhur me kode të tjera defekti që nuk janë përshkruar në tabelën e mësipërme, lutemi kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit, duke u treguar modelin (Mod.), numrin e produktit (PNC) dhe numrin e serisë (S.N.). Ky informacion gjendet në pllakën e parametrave që ndodhet në anë të derës së enëlarëses. Në mënyrë që t'i keni gjithmonë këta numra, ju këshillojmë t'i shënoni ato këtu:
Mod. : . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
PNC :. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
S.N. : . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqeshme
Enët nuk janë të pastra • Është zgjedhur programi i gabuar për larjen.
Enët janë të njoma dhe të turbullta • Nuk është përdorur shpëlarës.
• Enët janë vendosur në mënyrë të tillë që e pengojnë ujin të arrijë në të gjitha pjesët e sipërfaqes. Koshat nuk duhet të mbingarkohen.
• Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së pasaktë të enëve.
• Filtrat në bazamentin e dhomës së larjes janë të pisët ose të keq vendosur.
• Është përdorur shumë pak ose aspak detergjent.
• Në rastet kur në enë ka depozitime shtresash gëlqerore; mbajtësja e kripës është bosh ose është vendosur një nivel i pasaktë i zbutësit të ujit.
• Lidhja e tubit të kullimit nuk është e saktë.
• Kapaku i mbajtëses së kripës nuk është mbyllur mirë.
• Foleja e shpëlarësit është bosh.
Të dhëna teknike
26
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqeshme
Në gota dhe enë ka rrëke, njolla të bardha ose veshje turbullire
Pikat e ujit janë tharë mbi gota dhe enë • Shtoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
• Pakësoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
•Shkak për këtë mund të jetë detergjenti. Kontaktoni kujdesin e klientit të prodhuesit të detergjentit.
Nëse, pas gjithë këtyre kontrolleve, problemi vazhdon, kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Të dhëna teknike
Përmasat Gjerësia - lartësia - thellësia
Lidhja elektrike - Voltazhi ­Fuqia e përgjithshme - Siguresa
Presioni i furnizimit me ujë Minimumi - Maksimumi (MPa) 0,05 - 0,8 Kapaciteti Përzgjedhjet e vendit 9
(cm) Të dhënat mbi lidhjen elektrike janë dhënë në pllakëzën e
parametrave që ndodhet në pjesën e brendshme të derës së enëlarëses
44,6 x 81,8-89,8 x 55
Udhëzime për instalimin
Instalimi
PARALAJMËRIM
Çdo ndërhyrje elektrike dhe/ose hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektriçist dhe/ose hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Hiqni gjithë paketimet përpara se të poziciononi pajisjen. Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi. Kjo enëlarëse është prodhuar për t'u ndërfutur në dollapët apo planet e punës së kuzhinës. Kujdes! Ndiqni me kujdes udhëzimet që gjeni në shembullin e bashkëngjitur për montimin e enëlarëses dhe ndërfutjen në mobilie. Nuk janë të nevojshme zgavra shtesë për ajrosjen e enëlarëses, por vetëm për të bërë të mundur kalimin e tubit të kullimit dhe kabllos së ushqimit elektrik. Enëlarësja ka këmbëza të rregullueshme për të mundësuar rregullimin e lartësisë. Gjatë gjithë proceseve që kryhen në pjesët e brendshme të enëlarëses, ajo duhet hequr nga priza. Kur fusni pajisjen në vend, sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit, tubi i kullimit dhe kabllo i ushqimit elektrik të mos jenë të përthyer apo të shkelur.
Lidhja e ujit
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur
Enëlarësja duhet të mbështetet mirë duke mos u anuar. Për këtë arsye, sigurohuni që mobilja nën të cilën enëlarësja është vendosur, është e siguruar mirë në një strukturë të fiksuar (dollapë kuzhine, bufe, mur).
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen dhe puthitjen e mirë të derës. Kur pajisja është e niveluar në mënyrë të saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet në mënyrë të saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Lidhjet e furnizimit me ujë
Kjo pajisje mund të lidhet me një burim uji të nxehtë (maksimumi 60°) ose të ftohtë. Me një burim uji të nxehtë mund të kurseni në mënyrë të ndjeshme energji. Gjithsesi, kjo varet nga mënyra si prodhohet uji i nxehtë. (Ne ju këshillojmë burime alternative energjie që nuk dëmtojnë ambientin, si p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe gjeneratorë energjie elektrike me erë). Për ta kryer vetë këtë lidhje, dadoja bashkuese e futur në tubin e furnizimit me ujë të pajisjes, vidhoset në 3/4" e grykës së gazit ose në një rubinet të posaçëm si Press-block (Shtyp­blloko). Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve të dhënë në "Specifikimet Teknike". Autoritetet lokale të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi presionin mesatar të ujit në zonën tuaj. Tubi i hyrjes së ujit nuk duhet të përdridhet, të shtypet ose të ngatërrohet kur lidhet. Enëlarësja përmban tubat e furnizimit dhe kullimit, të cilat mund të vendosen majtas ose djathtas me ndihmën e dados mbërthyese, për t'iu përshtatur instalimit.
Dadoja mbërthyese duhet të mbërthehet saktë për të shmangur rrjedhje uji.
(Kujdes! JO çdo model enëlarësesh i ka tubat e furnizimit dhe kullimit të ujit të pajisura me dado mbërthyese. Në këtë rast, kjo nuk është e mundur). Nëse pajisja është e lidhur me tuba të rinj ose me tuba që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, duhet të lëshoni nëpër to ujë të rrjedhshëm për pak minuta, përpara se të lidhni tubin e furnizimit me ujë.
MOS përdorni tuba lidhës që janë përdorur më parë për një pajisje të vjetër.
Kjo pajisje është pajisur me mekanizma sigurie që parandalojnë ujin e përdorur në pajisje të kthehet mbrapsht në sistemin e ujit të pijshëm. Kjo pajisje është në përputhje me rregullat e zbatueshme hidraulike.
27
Tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë
Pasi lidhni tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit, valvula e sigurisë është ngjitur me rubinetin. Si rrjedhojë, tubi i hyrjes së ujit është nën presion vetëm gjatë kohës që hyn uji. Nëse tubi i hyrjes së ujit fillon të rrjedhë gjatë punës, valvula e sigurisë e ndërpret ujin e rrjedhshëm. Lutemi bëni kujdes kur instaloni tubin e hyrjes së ujit:
• Kablli elektrik për valvulën e sigurisë ndodhet në tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit. Mos e zhytni në ujë tubin e hyrjes së ujit ose valvulën e sigurisë.
Lidhja e ujit
28
• Nëse tubi i hyrjes së ujit pse valvula e sigurisë është e dëmtuar, hiqeni nga priza menjëherë spinën kryesore.
• A tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë duhet zëvendësuar vetëm nga një specialist ose nga Qendra e Shërbimit.
PARALAJMËRIM
Paralajmërim! Voltazh i rrezikshëm.
Lidhja e tubit të daljes së ujit
Gryka i tubit të kullimit mund të lidhet në mënyrat e mëposhtme:
1. Në rubinetin e daljes së lavapjatës, duke e siguruar mirë në pjesën e poshtme të planit
të punës. Kjo do të parandalojë hyrjen e ujit të ndotur të lavapjatës në pajisje.
2. Në një gyp të qëndrueshëm me vrimë për ventilim, me një diametër minimal prej 4 cm.
Lidhja për kullimin e ujit të ndotur duhet të ketë një lartësi maksimale prej 60 cm e llogaritur nga bazamenti i enëlarëses. Tubi i kullimit mund të vendoset duke parë në djathtë apo në të majtë të enëlarëses. Siguroni që tubi të mos jetë i përkthyer apo i shtypur, pasi kjo mund të pengojë apo të ngadalësojë shkarkimin e ujit. Tapa e lavapjatës nuk duhet të jetë vendosur, kur pajisja është duke kryer procesin e kullimit, pasi kjo mund të sjellë si pasojë kthimin e ujit të kulluar sërish në pajisje. Gjatësia e plotë e tubit të kullimit, duke përfshirë çdo zgjatim të mundshëm, nuk duhet të kapërcejë 4 metrat. Diametri i brendshëm i tubit zgjatues nuk duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit standard. Si diametri i brendshëm i dadove bashkuese të përdorura për lidhjen me kullimin e ujit, nuk duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit standard. Kur lidhni tubin e kullimit me një rubinet nën lavapjatë, e gjithë membrana plastike (A) duhet hequr . Nëse nuk e hiqni gjithë membranën, kjo do të sjellë grumbullimin e mbetjeve të ushqimit me kalimin e kohës, duke bllokuar rubinetin e lidhur me tubin e kullimit të enëlarëses.
Lidhja elektrike
Pajisjet tona janë të pajisura me një mekanizëm sigurie për të mbrojtur kundër kthimit të ujit të papastër mbrapsht në pajisje. Nëse rubineti i lavapjatës nuk ka një "valvul mos­kthimi" të ndërfutur, kjo mund të pengojë kullimin e saktë të ujit nga enëlarësja. Për këtë arsye, ju këshillojmë ta hiqni atë.
Për të shmangur rrjedhje të ujit pas instalimit, sigurohuni që dadot bashkuese të ujit të jenë shtrënguar fort.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Sipas standardeve të sigurisë, pajisja ka nevojë për tokëzim. Përpara përdorimit të pajisjes për herë të parë, sigurohuni se parametrat e voltazhit dhe llojit të rrymës të shënuara në pllakën e parametrave janë në përputhje me parametrat e vendit ku do të instaloni pajisjen. Parametrat e siguresës gjithashtu i gjeni në pllakën e parametrave. Vendosni gjithmonë spinën kryesore në një prizë të instaluar mirë kundra dridhjes. Nuk duhen përdorur spinat me shumë hyrje dhe kabllot zgjatuese. Kjo mund të shkaktojë zjarr si pasojë e mbinxehjes. Nëse është nevojshme, ndryshojeni instalimet elektrike të spinës së shtëpisë tuaj. Në rast se kablli i ushqimit duhet të zëvendësohet, lutemi kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. Spina duhet të jetë e arritshme pasi pajisja të jetë instaluar. Mos u shkëpusni kurrë pajisjen nga rrjeti elektrik duke e tërhequr spinën nga kablli. Tërhiqeni gjithmonë nga spina. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për defektet që vijnë si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj udhëzimeve të mësipërme të sigurisë.
29
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet paketuese
Materialet paketuese janë të padëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen. Elementët plastikë identifikohen nga shenjat, si p.sh. >PE, >PS, etj. Lutemi hiqini gjithë materialet e paketimit në koshin përkatës të plehrave të lagjes tuaj.
PARALAJMËRIM
Kur pajisja nuk do të përdoret më:
• Shkëputeni spinën nga priza.
• Priteni kabllon dhe spinën dhe hidhini ato.
• Çmontoni dhe hidhni kapësen e derës. Kjo parandalon rrezikun e kyçjes së fëmijëve brenda në pajisje duke rrezikuar jetën e tyre.
Loading...
+ 67 hidden pages