WHIRLPOOL WHM3111 Health Safety & Environmental [sq]

SQ
UDHËZIME SIGURIE
E RËNDËSISHME PËR T'U LEXUAR DHE NDJEKUR
Para përdorimit të pajisjes lexoni këto udhëzime sigurie. Ruajini ato të disponueshme, për t'iu referuar më vonë.
Këto udhëzime dhe vetë pajisje përmbajnë paralajmërime të rëndësishme sigurie që duhen respektuar gjithë kohën. Prodhuesi refuzon çdo përgjegjësi në rast se nuk janë ndjekur këto udhëzime sigurie, në rast përdorimi të papërshtatshëm tëpajisjes ose vendosje e pasaktë e komandave.
Fëmijët shumë të vegjël (0-3 vjeç) duhet të mbahen larg pajisjes. Fëmijët e vegjël (3-8 vjeç) duhet të mbahen larg pajisjes, nëse nuk janë të mbikëqyrur. Fëmijët nga 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të reduktuara fizike, ndjesore ose mendore, ose ata me mungesë përvoje dhe njohurish, mund ta përdorin këtë pajisje vetëm nëse mbikëqyren ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e sigurt si dhe kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.

PËRDORIMI I LEJUAR

KUJDES: Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur me një mekanizëm komutator të jashtëm, si p.sh. një kohëmatës ose një sistem të veçuar të telekomanduar.
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në shtëpi dhe përdorime të ngjashme, si: hapësira kuzhine për stafin në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; shtëpi ferma; nga klientët në hotele, motele, dhoma me mëngjes dhe ambiente të tjera rezidenciale.
Kjo pajisje nuk është për përdorim profesional. Mos e përdorni këtë pajisje në ambiente të jashtme.
Llambushka përdoret brenda në pajisje është projektuar në mënyrë specifike për përdorime shtëpiake dhe nuk është e përshtatshme për ndriçim përgjithshëm dhomash brenda shtëpi (Rregullorja EC 244/2009).
Pajisja është projektuar për përdorime në vende ku temperatura e ambientit është brenda diapazoneve të mëposhtme, sipas kategorisë klimaterike që paraqitur në pllakën e të dhënave.
Pajisja mund të mos punojë si duhet nëse lihet për një kohë të gjatë në një temperaturë jashtë diapazonit të specifikuar.
Temperaturat e ambientit të kategorisë klimatike: SN: Nga 10 deri 32 °C; N: Nga 16 deri 32 °C; ST: Nga 16 deri 38 °C; T: Nga 16 deri 43 °C;
Kjo pajisje nuk përmban CFCs. Qarku ftohës përmban R600a (HC).
Pajisje me izobutan (R600a): Izobutani është një gaz natyror pa efekte anësore për mjedisin, por merr flakë.
Për këtë arsye, sigurohuni që tubat e qarkut ftohës të mos jenë të dëmtuar, veçanërisht kur boshatisni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM: Mos i dëmtoni tubat e qarkut
ftohës të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Zgavrat e ajrimit mbajini të pambuluara në kapakun e pajisjes ose në strukturën e integruar.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni mjete mekanike, elektrike ose kimike përveç atyre të rekomanduara nga Prodhuesi për të përshpejtuar procesin e shkrirjes.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni mekanizma elektrikë brenda në pajisje nëse nuk janë tipi i autorizuar shprehimisht nga Prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Makinat e akullit dhe/ose makinat e ujit që nuk janë lidhur direkt me furnizimin me ujë, duhet të mbushen vetëm me ujë të pijshëm.
PARALAJMËRIM: Makinat automatike të akullit dhe/ose makinat e ujit duhet të lidhen me një furnizim vetëm me ujë të pijshëm, me presion uji midis 0,17 dhe 0,81 MPa (1,7 dhe 8,1 bar).
Mos vendosni brenda ose pranë pajisjes substanca shpërthyese, të tilla si kanaçe me aerosol dhe mos vendosni apo përdorni benzinë ose materiale të tjera që marrin flakë.
Mos gëlltisni përmbajtjen (jo-helmuese) të paketave të akullit (pajisur në disa modele). Mos hani kuba akulli ose lëpirëse akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ngrirja pasi mund të shkaktojnë djegie nga ftohtësia.
Për produktet e projektuara për të përdorur një filtër ajri brenda kapakut të ventilatorit, filtri duhet të jetë gjithmonë në pozicion kur pajisja është në funksionim.
Mos vendosni enë qelqi me lëngje
dhomëzën e ngrirjes, pasi mund të thyhen. Mos e mbuloni ventilatorin (nëse është i përfshirë)
me ushqime. Pasi të vendosni ushqimin, kontrolloni që dera e
ngrirësit të jetë mbyllur si duhet.
Rondelet e dëmtuara duhet të zëvendësohen
menjëherë.
Përdorni dhomëzën e ngrirësit vetëm për të ruajtur ushqime të ngrira, për të ngrirë ushqime të freskëta dhe për të bërë kube akulli.
Mosruaniushqimetëpambështjellanëkontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqet e brendshme të dhomëzave të ngrirësit.
C-Pentan përdoret si një agjent zgjerues në shkumën izoluese dhe është një gaz që merr flakë.

INSTALIMI

Pajisja duhet të trajtohet dhe të instalohet nga dy ose më shumë persona - rrezik lëndimi. Përdorni dorashka mbrojtëse për të shpaketuar dhe instaluar - rrezik prerjeje.
Instalimi, duke përfshirë furnizimin me ujë (nëse ka) dhe lidhjet elektrike, si dhe riparimet duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar. Mos riparoni ose zëvendësoni asnjë pjesë të pajisjes, sa kohë nuk përmendet në manualin e përdorimit. Mbajini fëmijët larg vendit të instalimit. Pasi të keni shpaketuar pajisjen, sigurohuni që nuk është dëmtuar nga transporti. Në rast problemesh, kontaktoni shitësin ose Shërbimin e pas-shitjes. Pasi ta keni instaluar, mbeturinat e paketimit (pjesët plastike, ato prej bukëpeshku, etj.) duhet të ruhen në vende të paarritshme nga fëmijët - rrezik asfiksimi. Pajisja duhet të shkëputet nga korrenti përpara çdo procesi instalimi - rrezik goditjeje elektrike. Gjatë instalimit, sigurohuni që pajisje të mos dëmtojë kabllin e ushqimit - rrezik zjarri ose goditjeje elektrike. Aktivizojeni pajisjen vetëm kur instalimi të ketë përfunduar.
Bëni kujdes të mos dëmtoni dyshemetë (p.sh. parketin) kur lëvizni pajisjen. Instalojeni pajisjen mbi një dysheme ose suport mjaftueshëm të fortë për të përballuar peshën e saj si dhe në një vend të përshtatshëm për përmasat dhe përdorimin e saj. Sigurohuni që pajisja të mos jetë pranë burimeve të nxehtësisë dhe që katër këmbëzat të jenë të qëndrueshme dhe të mbështetura mbi dysheme, duke i rregulluar sipas nevojës, si dhe kontrolloni që pajisja të jetë plotësisht e niveluar, duke përdorur një nivelues me flluskë. Prisni të paktën dy orë përpara se të ndizni pajisjen, për t'u siguruar që qarku i frigoriferit të jetë plotësisht efikas.
Për të garantuar ventilimin e duhur, lini një hapësirë nga të dy anët dhe mbi pajisje. Distanca midis pjesës së pasme të pajisjes dhe murit pas saj duhet të jetë 50 mm, për të shmangur prekjen e sipërfaqeve të nxehta. Një reduktim i kësaj hapësire do të rrisë konsumin e energjisë së produktit.
PARALAJMËRIM: Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që kablli ushqyes të mos ketë ngecur e të mos jetë i dëmtuar.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur rrezikun si pasojë e paqëndrueshmërisë, pozicionimi ose fiksimi i pajisjes duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Ndalohet vendosja e ngrirësit në mënyrë të tillë, që tubi metalik i sobës së gazit, tubat metalikë të gazit apo të ujit, ose fijet elektrike të jenë në kontakt me murin e pasmë të ngrirësit (spiralja e kondensatorit).

PARALAJMËRIME SIGURIE

Duhet të jetë e mundur të shkëputni pajisjen nga energjia elektrike duke hequr prizën nëse ajo është e arritshme, ose përmes një çelësi shumëpolësh të instaluar mbi spinën në përputhje me rregullat e lidhjeve elektrike, si dhe pajisja duhet të tokëzohet në përputhje me standardet kombëtare të sigurisë elektrike.
Mos përdorni kabllo zgjatues, spina të shumëfishta ose adaptorë. Komponentët elektrikë nuk duhet të jetë të arritshëm nga përdoruesi, pas instalimit. Mos e përdorni këtë pajisje kur jeni të njomë ose zbathur. Mos e vini në punë këtë pajisje, nëse ka të dëmtuar kabllin e korrentit ose spinën, nëse nuk punon si duhet ose nëse është dëmtuar apo rrëzuar.
Nëse kablli i ushqimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një tjetër identik nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur një rrezik të mundshëm - rrezik goditjeje elektrike.
PARALAJMËRIM: Mos vendosni shumë priza portative ose ushqyes portativë në pjesën e pasme të pajisjes.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe e shkëputur nga korrenti përpara se të kryeni çdo proces mirëmbajtjeje; mos përdorni asnjëherëpajisje pastrimi me avull - rrezik goditjeje elektrike.
Mos përdorni pastrues gërryes ose të ashpër, si spërkatës xhamash, pastrues fërkues, lëngje që marrin flakë, dyll pastrues, detergjentë të koncentruar, zbardhues ose pastrues me përmbajtje vajguri mbi pjesët plastike, të brendshme dhe guarnicionetose rondelet e derës. Mos përdorni peceta letre, lecka fërkuese ose mjete të tjera të ashpra pastrimi.

MËNJANIMI I MATERIALEVE PAKETUESE

Materiali paketues është 100% i riciklueshëm dhe është i shënjuar me simbolin e riciklimit . Për këtë arsye, pjesët e ndryshme të paketimit duhet të mënjanohen me përgjegjshmëri dhe në përputhje të plotë me
rregulloret eautoritetevelokale që menaxhojnë hedhjen e mbeturinave.

HEDHJA E PAJISJEVE SHTËPIAKE

Kjo pajisje është prodhuar me materiale të riciklueshme ose të ripërdorshme. Mënjanojeni atë në përputhje me rregulloret lokale të mënjanimit të mbeturinave. Për informacione të mëtejshme lidhur me trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e pajisjeve elektrike shtëpiake, kontaktoni autoritetet lokale, shërbimin e grumbullimit për mbetjet shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë pajisjen. Kjo pajisje është cilësuar në përputhje me Direktivën Europiane 2012/19/EU, Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Duke u siguruar që ky produkt do të mënjanohet si duhet, do të ndihmoni pasojat negative për mjedisin dhe
shëndetin e njeriut. Simboli mbi produkt ose në dokumentacionin shoqërues tregon se ai duhet të mos përdoret si mbetje shtëpiake por
duhet të dërgohet pranë një qendre të përshtatshme grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

KËSHILLA PËR KURSIM TË ENERGJISË

Instalojeni pajisjen në një dhomë të thatë, të ajrosur mirë, larg çdo burimi nxehtësie (psh. radiator, sobë, etj.) dhe në vende që nuk ekspozohen drejtpërdrejt në diell. Nëse kërkohet, përdorni një pllakë izoluese.
Për të garantuar ventilim të përshtatshëm, ndiqni udhëzimet e instalimit. Një ventilim i pamjaftueshëm në pjesën e pasme të produktit rrit konsumin e energjisë dhe redukton efikasitetin e ftohjes.
Loading...
+ 2 hidden pages