Udhëzimi për përdorim2
Udhëzime sigurie3
Forcat e reaksionit8
Teknika e punës10
Kompleti për prerje19
Montoni shinën drejtuese dhe
zinxhirin e sharrës20
Tendosni zinxhirin e sharrës21
Udhëzimi i përdorimit OrigjinalE shtypur në letër pa përbërje klori
Kontrolloni tendosjen e zinxhirit të
sharrës21
Karburanti21
Mbushni me karburant22
Vaji për lyerjen e zinxhirit26
Mbushni vajin për lyerjen e zinxhirit 26
Kontrolloni lyerjen e zinxhirit27
Freni i zinxhirit27
Puna në dimër28
Informata para startimit29
Startimi / Fikja e motorit30
Udhëzimet për punë33
Rregullimi i sasisë së vajit34
Mirëmbajtja në gjendje të rregullt e
Ngjyrat e shtypit përmbajnë vajra bimore, letra mund të
riciklohet
shinës drejtuese34
Sistemi i filtrave të ajrit35
Pastrojeni filtrin e ajrit35
Rregulloni karburatorin36
Rrjeti mbrojtës nga shkëndijat në
marmitë38
Kandela38
Ruajeni veglën39
Kontrollojeni dhe ndërroni koronën
yllzë39
Përkujdesuni dhe mprehni zinxhirin
e sharrës40
Udhëzime për mirëmbajtje dhe
përkujdesje45
Minimizimi i konsumimit dhe evitimi
i dëmeve47
Pjesët e rëndësishme48
Të dhënat teknike49
Furnizimi me pjesë ndërrimi50
Udhëzime për riparim51
Asgjësimi51
Deklarata konform BE51
Klient të nderuar, blerës të dashur,
Faleminderit shumë, që zgjodhët një
produkt cilësor të Firmës STIHL.
Ky produkt është prodhuar në një
proces modern të prodhimit dhe janë
ndërmarrë masa të mëdha për sigurimin
e cilësisë. Ne jemi munduar të bëjmë
çmos, që Ju të jeni të kënaqur dhe të
punoni pa probleme me këtë vegël.
Nëse Ju keni pyetje për veglën tuaj, Ju
lutemi ti drejtoheni tregtarit tuaj ose
drejtpërdrejtë shoqërisë sonë për shitje
me shumicë.
Ky udhëzim për përdorim është e mbrojtur me të drejtën e autorit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, sidomos e drejta e
riprodhimit, përkthimit dhe përpunimit me sistemin elektronik.
1
Shqip
Udhëzimi për përdorim
Ky udhëzim për përdorim ka të bëjë me
një motosharrë STIHL, në këtë udhëzim
për përdorim i emërtuar edhe si vegël
motorike.
Simbolet
Simbolet, të cilat janë të vendosura në
vegël, janë të sqaruara në këtë udhëzim
për përdorim.
Varësisht prej veglës dhe pajisjes, në
vegël mund të jenë të vendosura këto
simbole.
Rezervuari i karburantit;
Përzierja e karburantit
nga benzina dhe vaji
motorik
Rezervuari për vajin për
lyerjen e zinxhirit; Vaji për
lyerjen e zinxhirit
Bllokoni dhe lironi frenin e
zinxhirit
Tendosni zinxhirin e
sharrës
Thithja e ajrit: Puna në
dimër
Thithja e ajrit: Puna në
verë
Ngrohës i dorezës
Aktivizimi i valvulës së
dekompresionit
Aktivizimi i pompës së
dorës së karburantit
Shenjat e kapitujve në tekst
Zhvillimi teknik
STIHL punon vazhdimisht në zhvillimin e
mëtutjeshëm të të gjitha veglave dhe
aparateve; prandaj e ruajmë të drejtë të
bëjmë ndryshime të produkteve në
formë, teknik dhe pajisje.
Prandaj ndaj të dhënave dhe
pasqyrimeve në këtë udhëzim për
përdorim nuk mund të parashtrohen
kurrfarë ankese.
PARALAJMËRIM
Freni për lëvizjen vijuese
Drejtimi i lëvizjes së
zinxhirit
Ematic; rregullimi i sasisë
së vajit për lyerjen e
zinxhirit
2
Paralajmërimi për rrezik nga aksidenti
dhe lëndimi për personat si dhe për
dëme të rënda materiale.
UDHËZIM
Paralajmërimi për dëmtim të veglës ose
të pjesëve të ndryshme.
MS 290, MS 310, MS 390
Shqip
Udhëzime sigurie
Gjatë punës me
motosharrën nevojiten
masa të veçanta të
sigurisë, pasi që punohet
me shpejtësi të madhe të
zinxhirit dhe dhëmbët
prerëse janë shumë të
mprehta.
Para vënies në përdorim
për herë të parë, lexoni
me kujdes gjithë
udhëzimin për përdorim
dhe ruajeni për përdorim
të mëtejshëm.
Mosrespektimi i
udhëzimit për përdorim
mund të jetë i rrezikshëm
për jetën.
Në përgjithësi keni kujdes
Përmbahuni rregullave të sigurisë të
vendosura nga shteti, si p.sh. nga
Sindikata, Fondi social, Institucionet për
mbrojtje në punë etj.
Koha e përdorimit të motosharrave të
cilët bëjnë zhurmë, mund të jetë e
kufizuar nëpërmjet të rregullave
nacionale si dhe vendore, lokale.
Ai që punon për herë të parë me
motosharrën: Duhet të kërkojë sqarime
nga shitësi ose nga ndonjë specialist
tjetër, si ta përdorë në mënyrë të sigurt –
ose të marrë pjesë në një kurs
profesional.
Të miturit nuk lejohen të punojnë me
motosharrën – me përjashtim të të rinjve
mbi 16 vjeç, të cilët aftësohen nën
mbikëqyrje.
Mbani larg fëmijët, kafshët dhe
shikuesit.
Përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet ose rreziqet që u shkaktohen
personave tjerë ose pronës së tyre.
Motosharrën jepeni ose huazojeni
vetëm atyre personave, të cilët kanë
njohuri për përdorimin e saj – dhe
gjithmonë ua jepni edhe udhëzimin për
përdorim.
Ai që punon me motosharrën, duhet që
të jetë i çlodhur, i shëndetshëm dhe në
gjendje të mirë shpirtërore. Ai që ka
probleme shëndetësore, duhet të
konsultohet me mjekun e tij, se a mund
të punojë me një motosharrë.
Pas konsumimit të alkoolit,
medikamenteve, të cilët ndikojnë në
aftësinë e reagimeve ose të drogave nuk
duhet të punoni me motosharrën.
Mos punoni në kohë të papërshtatshme
(shi, borë, ngrica, erë) – rrezik i lartë nga
aksidenti!
Për ata që kanë rregullues të të
rrahurave të zemrës: Pajisja ndezëse e
motosharrës krijon një fushë shumë të
vogël elektromagnetike. Nuk mund të
përjashtohet plotësisht ndikimi në
ndonjë nga llojet e rregulluesve të të
rrahurave të zemrës. Për evitimin e
rreziqeve shëndetësore STIHL ju
këshillon të konsulltoheni me mjekun
tuaj dhe prodhuesin e rregulluesit të të
rrahurave të zemrës.
Përdorimi sipas rregullave
Përdorni motosharrën për të sharruar
vetëm dru dhe sende prej druri.
Motosharra nuk duhet të përdoret për
qëllime tjera – Rrezik nga aksidenti!
Mos ndërmerrni ndryshime tek
motosharra – sepse kjo mund të
rrezikojë sigurinë. Për dëmet materiale
dhe njerëzore, të cilët mund të
shkaktohen si pasojë e përdorimit të
pajisjeve plotësuese jo të lejuara, STIHL
përjashton çdo lloj përgjegjësie.
Veshmbathja dhe Pajisja
Përdorni veshmbathje dhe pajisje sipas
rregullave.
Veshmbathjet duhet ti
përshtaten qëllimit të
përdorimit dhe nuk duhet
të pengojnë.
Veshmbathjet që puthiten
për trupi të pajisura me
mbrojte nga prerja – jo
mantel pune.
Mos mbani veshmbathje të cilat mund të
ngatërrohen në dru, shkurre ose në
pjesët lëvizëse të motosharrës.
Gjithashtu as shall, as kollare dhe as
stoli. Flokët e gjata lidhni bashkë dhe
sigurojini (shami, kapelë, kaskë, etj.).
Mbani Këpucë të
përshtatshme – me
mbrojtje nga prerja,
tabanë jo rrëshqitës dhe
kapelë çeliku.
MS 290, MS 310, MS 390
3
Shqip
001BA115 KN
PARALAJMËRIM
Që të reduktoni rrezikun
nga lëndimi i syve mbani
syze shtrënguese
mbrojtëse sipas Normës
EN 166 ose mbrojtëse të
fytyrës. Kujdesuni që
syzet mbrojtëse dhe
mbrojtësja e fytyrës të
vendosen mirë.
Mbani mbrojtëse zhurme "personale" –
p.sh. kapsula për mbrojtje të dëgjimit.
Mbani kaskë mbrojtëse gjatë rrezikut
nga rrënia e sendeve.
Mbani doreza pune të
forta prej materiali të
qëndrueshëm (p.sh.
lëkurë).
STIHL ju ofron një program të gjerë të
pajisjeve për mbrojtje personale.
Transporti
Para transportimit – edhe në distanca të
shkurtra – çdo herë fikeni motosharrën,
bllokoni frenin e zinxhirit dhe vendosni
mbrojtësen e zinxhirit. kështu
motosharra nuk mund të startojë
padashje.
Motosharrën mbajeni vetëm në dorezë –
marmitën e nxehtë larg nga trupi, shina
drejtuese prapa. Pjesët e nxehta të
veglës, veçanërisht sipërfaqen e
marmitës, mos i prekni – Rrezik nga
djegia!
Në automjete: Siguroni motosharrën
nga rrëzimi, dëmtimet dhe rrjedhja e
karburantit dhe vaji i zinxhirit.
Pastrimi
Pjesët prej plastike pastroni me një
leckë. Detergjentët e fortë mund ta
dëmtojnë plastikën.
Pastroni motosharrën prej mbeturinave
dhe pluhurit – mos përdorni produkte për
shpërbërjen e yndyrave.
Sipas nevojës pastroni hapsirën për
ftohësin e ajrit.
Për pastrimin e motosharrës mos
përdorni kompresor trysnilartë. Fuqia e
ujit të vrullshëm mund ti dëmtojë pjesët
e motosharrës.
Aksesorë
Përdorni vetëm vegla, shina drejtuese,
zinxhirë sharre, korona yllze, aksesorë
ose pjesë të tjera plotësuese, të cilët
janë të lejuara nga STIHL për këtë
motosharrë. Për sqarime drejtohuni një
tregtari të specializuar. Përdorni vetëm
vegla ose pjesë plotësuese me cilësi të
lartë. Përndryshe ekziston rreziku nga
aksidentet ose motosharra mund të
dëmtohet.
STIHL ju këshillon të përdorni vegla,
shina drejtuese, zinxhirë sharre, korona
yllze dhe pjesë plotësuese origjinale nga
STIHL. Cilësia e tyre përputhet në
mënyrë optimale me produktin si dhe me
kërkesat e përdoruesve.
Furnizimi me karburant
Benzina ndizet
jashtëzakonisht lehtë–
mbani distancë nga zjarri
i hapur – mos derdhni
karburant – mos pini
duhan.
Para furnizimit me karburant fikni
motorin.
Mos u furnizoni me karburant, derisa
motori është i nxehtë – Karburanti mund
të derdhet sipër – Rrezik nga zjarri!
Hapeni me kujdes kapakun e
rezervuarit, në mënyrë që presioni i
krijuar të mund të lirohet ngadalë dhe që
të mos stërpiket jashtë karburanti.
Furnizoni me karburant vetëm në vende
të ajrosura mirë. Nëse derdhet
karburanti, pastroni motosharrën
menjëherë. Kujdesuni që karburanti të
mos derdhet nëpër veshmbathje,
përndryshe duhet ti ndërroni menjëherë.
Motosharrat sipas prodhimit në seri
mund të jenë të pajisura me këta kapakë
rezervuari:
4
MS 290, MS 310, MS 390
Shqip
001BA087 LÄ
Kapaku i rezervuarit me dorezë
palosëse (mbërthim tip bajonete)
Vendoseni mirë kapakun
e rezervuarit me dorezën
palosëse (mbërthim tip
bajonete), rrotulloni deri
në fund dhe palosni
dorezën.
Me këtë zvogëlohet rreziku, që nga
vibrimi i motorit të lirohet kapaku i
rezervuarit dhe të derdhet karburanti.
Kujdes nga rrjedhja!
Nëse rrjedh karburanti,
mos e startoni motorin –
Rrezik jete nga djegia!
Para fillimit të punës
Kontrolloni motosharrën për gjendjen e
sigurisë për përdorim – përmbahuni
kapitullit përkatës në udhëzimin për
përdorim:
–Kontrolloni sistemin e karburantit a
janë të mbyllur mirë, veçanërisht
pjesët e dukshme si p.sh. kapaku i
rezervuarit, lidhja e tubave, pompë
karburanti manuale (vetëm tek
motosharrat me pompë karburanti
manuale). Në rast të rrjedhjes ose
dëmtimit mos e startoni motorin –
Rrezik nga zjarri! Motosharrën para
përdorimit riparoni tek tregtari i
specializuar.
–funksionimi i mirë i frenit të zinxhirit,
dorezës mbrojtëse të përparme
–shina drejtuese e montuar mirë.
–zinxhiri i sharës i tendosur mirë
–Leva e gazit dhe bllokuesi i levës së
gazit duhet të lëvizin lehtë – leva e
gazit pas lëshimit duhet të kthehet
në pozitën fillestare
–Leva kombi mund të vendoset lehtë
në STOP, 0 përkatësisht †
–Kontrolloni a është vendosur mirë
kapuçi kandelës – nëse spina nuk
është e vendosur mirë mund të
çlirohen shkëndija, të cilët mund të
ndezin përzierjen dalëse karburantajër – Rrezik nga zjarri!
–mos ndërmerrni ndryshime në
udhëzimet për përdorim dhe për
sigurinë e pajisjes
–Dorezat duhet të jenë të pastra dhe
të thata, pa vajra dhe pa mbeturina
– e rëndësishme për përdorim të
sigurt të motosharrës
–Karburant dhe vaj për lyerjen e
zinxhirit, të mjaftueshëm në
rezervuar
Motosharra mund të përdoret vetëm në
gjendje të sigurt për punë – Rrezik nga
aksidenti!
Startoni motosharrën
Vetëm në sipërfaqe të rrafshët.
Kujdesuni për pozitën e fortë dhe të
sigurt. Gjatë kësaj mbani motosharrën
në mënyrë të sigurtë – kompleti për
prerje nuk duhet të prekë asnjë objekt as
edhe tokën – nga rrotullimi i zinxhirit të
sharrës rrezik nga lëndimi.
Motosharra të përdoret vetëm nga një
person. Mos lejoni persona të tjerë në
zonën e punës – as edhe gjatë startimit.
Mos e startoni motosharrën nëse zinxhiri
i sharrës ndodhet në një çarje nga
prerja.
Startoni motorin të paktën 3 m larg prej
vendit të furnizimit me karburant dhe jo
në hapësira të mbyllura.
Para startimit bllokoni frenin e zinxhirit –
nga rrotullimi i zinxhirit të sharrës Rrezik
nga lëndimi!
Mos e ndizni motorin me hamendje –
Startoni sipas përshkrimit në udhëzimin
për përdorim.
Gjatë punës
Gjithnjë kujdesuni për vendqëndrimin e
fortë dhe të sigurt. Kujdes, kur lëvorja e
drurit është e lagur – Rrezik nga
rrëshqitja!
Motosharrën çdo herë mbajeni fort me
të dy duart: Dorën e djathtë në dorezën
e prapme – edhe tek mëngjarashët. Për
kontroll të sigurt shtrëngoni fortë me
gishtat e mëdhenj dorezën në formë
gypi dhe dorezën kapëse.
Në rast rreziku, përkatësisht në rast
urgjence, fikeni menjëherë motorin –
Levën kombi / Ndërprerësin Stop
vendoseni në STOP, 0 përkatësisht në
†.
MS 290, MS 310, MS 390
5
Shqip
Motosharrën mos e leni asnjëherë të
punojë pa e mbikëqyrur.
Kujdes në ngrica, lagështi, borë, akull,
në shpat, nëpër terrene jo të rrafshëta,
nëpër drunj sapo të qëruar ose lëvore –
Rrezik nga rrëshqitja!
Kujdes nga cungjet e drunjve, rrënjët
dhe hendeqet – Rrezik nga pengimi!
Mos punoni vetëm – gjithmonë mbani
largësi dëgjimi ndaj personave të tjerë,
të cilët janë trajnuar me masat në rast
urgjence dhe në rast urgjence mund të
ofrojnë ndihmë. Nëse në vendin e punës
qëndrojnë edhe forcat ndihmëse, edhe
këta duhet të mbajnë veshmbathje
mbrojtëse ( kaskë!) dhe nuk duhet të
qëndrojnë ndër degët që priten.
Gjatë punës me mbrojtëse në vesh
nevojitet vëmendje dhe maturi më e lartë
– pasi që dëgjimi zërave paralajmërues
(Thirrjeve, toneve sinjalizuese etj.) është
i kufizuar.
Bëni pushimet gjatë punës në kohën e
duhur, që të parandaloni lodhjen dhe
rraskapitjen – Rrezik nga aksidenti!
Gjatë sharrimit, pluhuri i krijuar (si p.sh.
pluhuri i drurit), avulli dhe tymi mund të
jenë të rrezikshëm për shëndetin. Gjatë
krijimit të pluhurit mbani maskë
mbrojtëse nga pluhuri.
Kur motori punon: Zinxhiri i sharrës lëviz
edhe për një kohë të shkurtër pas
lëshimit të levës së gazit – efekti i
lëvizjes pasuese.
Mos pini duhan gjatë përdorimit dhe në
afërsi të motosharrës – Rrezik nga zjarri!
Prej sistemit të karburantit mund të
përhapet avull i benzinës i cili mund të
ndizet.
Rregullisht, kohë pas kohe, hidhni një sy
zinxhirit të sharrës dhe në rast të
ndryshimit të dukshëm menjëherë
kontrolloni:
–Fikeni motorin, pritni deri sa zinxhiri
i sharrës të mos lëvizë
–Kontrolloni gjendjen dhe
puthitshmërinë
–Keni kujdes për mprehtësinë
Nëse punon motori, mos e prekni
zinxhirin e sharrës. Nëse zinxhiri i
sharrës bllokohet prej ndonjë sendi,
menjëherë fikeni motorin – tek pastaj
largoni gjësendin – Rrezik nga lëndimi!
Para se të largoheni nga motoshara
fikeni motorin.
Për ndërrimin e zinxhirit të sharrës,
fikeni motorin. Si pasojë e startimit të
paqëllimshëm të motorit – Rrezik nga
lëndimi!
Mbani larg materialet që ndizen lehtë (si
p.sh. ashkla druri, lëvore druri, bar i
thatë, karburant) prej rrymës së nxehtë
të gazrave të djegura dhe prej marmitës
së nxehtë – Rrezik nga zjarri! Marmitat
me katalizator mund të nxehen shumë.
Mos punoni asnjëherë pa lyerje të
zinxhirit, kontrolloni gjendjen e vajit në
rezervuarin e vajit. Ndaloni menjëherë
punën, nëse niveli i vajit në rezervuarin
e vajit është shumë i ulët dhe mbushni
vaj për lyerjen e zinxhirit – shih edhe
"mbushja me vaj për lyerjen e zinxhirit"
dhe "kontrollimi i lyerjes së zinxhirit".
Nëse motosharra është ndalur si pasojë
e përdorimit të saj jashtë rregullave (si
p.sh. ndikimi i forcës nga goditja ose
rënia), para përdorimit të mëtejshëm
patjetër të kontrollohet gjendja e sigurisë
për përdorim – shih edhe "para Punës".
Veçanërisht kontrolloni mbylljen e mirë
të sistemit të karburantit dhe
funksionimin e pajisjeve të sigurisë. Në
asnjë mënyrë mos e përdorni
motosharrën që nuk është e sigurt për
punë. Në rast dyshimi kërkoni tregtarin e
specializuar.
Kujdesuni që puna e motorit të jetë e
përkryer, ashtu që zinxhiri i sharrës të
mos lëvizë pas lëshimit të levës së gazit.
Rregullisht kontrolloni përkatësisht nëse
mundeni korrigjoni punën pa ngarkesë.
Nëse zinxhiri i sharrës në punën pa
ngarkesë përsëri lëviz, atëherë duhet të
riparohet tek tregtari i specializuar.
Motosharra prodhon
gazra të djegura
helmuese, sapo të fillojë
të punojë motori. Këto
gazra mund të jenë pa
erë dhe të padukshme
dhe të përmbajnë
Hidrokarbure të
padjegura dhe Benzol.
Asnjëherë mos punoni
me motosharrën në
hapësira të mbyllura dhe
të paajrosura – as edhe
me katalizator.
Gjatë punës në hendeqe, ultësira ose
nën kushte të ngushta gjithmonë
kujdesuni për frymëmarrje të
mjaftueshme – Rrezik për jetën prej
helmimi!
Në rast të përzierjeve, dhimbjeve të
kokës, pengesave në shikim (si p.sh.
fushëpamje e vogël në krijim),
pengesave në dëgjim, marramendje,
humbjes së aftësisë për përqëndrim,
menjëherë ndalni punën – Këto
6
MS 290, MS 310, MS 390
Shqip
simptome përveç të tjerash mund të jenë
si pasojë e përqendrimit të lartë të
gazrave djegëse – Rrezik nga aksidenti!
Pas punës
Fikeni motorin, bllokoni frenin e zinxhirit
dhe vendosni mbrojtësen e zinxhirit.
Ruajtja
Kur motosharra nuk përdoret, ajo duhet
të vendoset në atë mënyrë, që të mos
rrezikohet askush. Siguroni
motosharrën që mos të preket nga të pa
autorizuarit.
Ruajeni motosharrën në hapsira të
thata.
Vibrimet
Përdorimi i gjatë i veglës, mund të
shkaktojë pengesa në qarkullimin e
gjakut në duar si pasojë e vibrimit
("Sëmundja e gishtave bardhë").
Një kohëzgjatje e përgjithshme e cila do
të vlente për përdorim nuk mund të
përcaktohet saktë, pasi kjo varet nga
shumë faktorë që ndikojnë.
Koha e përdorimit mund të zgjatet
nëpërmjet:
–Mbrojtjes së duarve (doreza të
ngrohta)
–Pushimeve
Koha e përdorimit mund të shkurtohet
nga:
–veçorit e natyrës së njeriut për
shkak të qarkullimit të dobët të
gjakut (veçori dalluese: shpeshherë
gishta të ftohtë, kruarje)
–temperaturat e ulëta jashtë
–Përmasat e forcave kapëse
(shtrëngimi i fortë pengon
qarkullimin e gjakut)
Nga përdorimi i rregullt, për një kohë të
gjatë i veglës dhe tek ripërsëritja e
paraqitjes së dukurive përkatëse (p.sh.
kruarja e gishtërinjve) këshillohet një
kontroll mjekësor.
Mirëmbajta dhe Riparimet
Para çdo pune të riparimit, pastrimit dhe
mirëmbajtjes si dhe punëve në
kompletin për prerje çdo herë fikeni
motorin. Si pasojë e startimit të
paqëllimshëm të zinxhirit të sharrës –
Rrezik nga lëndimi!
Përjashtim: Rregullimi i karburatorit dhe
puna pa ngarkesë.
Motosharra duhet të mirëmbahet
rregullisht. Ndërmerrni vetëm punët e
mirëmbajtjes dhe riparimet, të cilët janë
të përshkruara në udhëzimin për
përdorim. Të gjitha punët e tjera duhet të
bëhen nga një tregtar i specializuar.
STIHL ju këshillon që punët e
mirëmbajtjes dhe riparimet të bëhen
vetëm tek tregtarët e specializuar të
STIHL. Tregtarët e specializuar të
STIHL kanë në dispozicion informatat
teknike dhe u ofrohen rregullisht
kualifikime.
Përdorni vetëm pjesë ndërrimi me cilësi
të lartë. Përndryshe ekziston rreziku nga
aksidentet ose motosharra mund të
dëmtohet. Për sqarime drejtohuni një
tregtari të specializuar.
Mos ndërmerrni ndryshime tek
motosharra – sepse kjo mund të
rrezikojë sigurinë – Rrezik nga aksidenti!
Motosharrën me kabllon e kapuçit të
kandelës së hequr ose me kandelën e
zhvidhosur startoni vetëm atëherë, kur
leva kombi është e vendosur në STOP,
0 përkatësisht † – Rrezik nga zjarri prej
shkëndijave jashtë cilindrit!
Vegla motorike mos të mirëmbahet dhe
mos të ruhet afër zjarrit të hapur – për
shkak të karburantit Rrezik nga zjarri!
Kontrolloni rregullisht kapakun e
rezervuarit a është i mbyllur mirë.
Përdorni vetëm kandela pa defekte, të
lejuara nga STIHL – shih "Të dhënat
teknike".
Kontrolloni kabllon e ndezjes (izolimi i
plotë, lidhje e qëndrueshme).
Kontrolloni marmitën që të mos ketë
defekte.
Mos punoni pa ose me marmitë të
dëmtuar – Rrezik nga zjarri, Dëmtim
dëgjimi!
Mos e prekni marmitën e nxehur –
Rrezik nga djegia!
Gjendja e elementeve antivibrues
ndikon drejtimin e vibrimeve –
Kontrolloni rregullisht elementet
antivibrues.
Kontrolloni mbajtësin e zinxhirit – nëse
është i dëmtuar ndërrojeni.
MS 290, MS 310, MS 390
7
Shqip
001BA036 KN
001BA257 KN
Fikeni motorin
–për të kontrolluar tendosjen e
zinxhirit
–për të tendosur më shumë zinxhirin
e sharrës
–për ndërrimin e zinxhirit të sharrës
–për evitimin e pengesave
Përmbahuni udhëzimit për mprehje –
për përdorim të sigurt dhe të drejtë,
zinxhiri i sharrës dhe shina drejtuese të
jenë gjithmonë në gjendje të përkryer,
zinxhiri i sharrës të jetë i mprehtë, i
tendosur dhe i lyer mirë.
Zinxhiri i sharrës, shina drejtuese dhe
korona yllzë të ndërrohen në kohë.
Kontrolloni rregullisht tamburin e
Friksionit që të jetë i përkryer.
Karburanti dhe vaji për lyerjen e zinxhirit,
duhet të ruhen nëpër bidonë të përkryer
dhe me një mbishkrim të saktë. Ruajtja
në një vend të thatë, të freskët dhe të
sigurt, të mbrojtur nga drita dhe dielli.
Në rast të mos funksionimit të frenit të
zinxhirit, fikeni menjëherë motorin –
Rrezik nga lëndimi! Kërkoni tregtarin e
specializuar – Mos e përdorni
motosharrën, derisa të evitohet defekti –
shih "Freni i zinxhirit".
Forcat e reaksionit
Forcat më të shpeshta të reaksionit që
paraqiten janë: Kundërgoditja,
Zmbrapsja dhe Tërheqja.
Rreziku nga kundërgoditja
Kundërgoditja mund të
shkaktojë prerje, lëndime
vdekjeprurëse.
Një kundërgoditje formohet, p.sh.
atëherë kur
–zinxhiri i sharrës në çerekun e
sipërm të majës së shinës prek pa
dashje në dru ose në një send të
fortë – p.sh. gjatë prerjes së degëve
prek pa dashje një degë tjetër
–zinxhiri i sharrës gjatë prerjes
bllokohet shkurt në majën e shinës
QuickStop-Freni i zinxhirit:
Me këtë në situata të caktuara
zvogëlohet rreziku nga lëndimi – ndërsa
kundërgoditja nuk mund të pengohet.
Gjatë lëshimit të frenit të zinxhirit brenda
një sekonde zinxhiri i sharrës ndalet –
shih kapitullin "Freni i zinxhirit" në këtë
udhëzim për përdorim.
Rreziku nga kundërgoditja zvogëlohet
Në rast të një kundërgoditjeje (Kickback)
sharra papritmas humbet drejtimin dhe
bëhet e pakontrollueshme për
përdoruesin.
–nëpërmjet punës së menduar dhe të
drejtë
–Mbani motosharrën fort me të dy
duart dhe me kapje të sigurt
–sharroni vetëm me gaz të plotë
–Vëzhgoni majën e shinës
–mos sharroni me majën e shinës
8
MS 290, MS 310, MS 390
Shqip
001BA037 KN
A
001BA038 KN
B
–Kujdes tek degët e vogla dhe të
forta, shkurre të vogla dhe filizat –
aty zinxhiri i sharrës mund të
ngatërrohet
–asnjëherë mos sharroni
njëkohësisht shumë degë
–mos punoni duke u zgjatur shumë
–mos sharroni mbi lartësinë e supeve
–Vendosni shinën në një prerje të
filluar me një kujdes të veçantë
–punoni "me shpim" vetëm, nëse e
njihni këtë teknikë pune
–Kujdesuni për pozicionin e trungut
dhe forcat të cilat e mbyllin vijën e
prerjes dhe mund të bllokojnë
zinxhirin e sharrës
–punoni vetëm me zinxhirë sharre të
mprehur mirë dhe të tendosur –
Distanca e kufirit të thellësisë të
mos jetë shumë e madhe
–Përdorni zinxhirë sharre me
reduktues të kundërgoditjes si dhe
shina drejtuese me kokë të vogël
mund të zmbrapset nga trungu – për të
evituar këtë, çdo herë ngulitni dhëmbin
mbështetës mirë.
Zmbrapsja (B)
Nëse gjatë sharrimit me pjesën e
sipërme të shinës drejtuese – Prerja
kthyese – zinxhiri i sharrës bllokohet ose
prek një send të fortë në dru, atëherë
motosharra mund të zmbrapset në
drejtim të përdoruesit – për të evituar:
–Mos e bllokoni pjesën e sipërme të
shinës drejtuese
–Mos e përdridhni shinën drejtuese
gjatë prerjes
Tërhiqni trungjet e shtrirë dhe të prerë.
Punët e mbetura duhet ti bëni
mundësisht në vende të lira.
Druri i vdekur (druri i thatë, i kalbur ose i
tretur) paraqet një rrezik të lartë, që
vështirë se mund të parashikohet. Një
vlerësim i këtij rreziku është shumë
vështirë ose aq sa nuk mund të bëhet.
Përdorni mjete ndihmëse si çikrik me
litar ose makinë tërheqëse.
Tek Prerjet në afërsi të rrugëve, linjave
hekurudhore, kabllove të rrjetit elektrik
etj. punoni me kujdes të veçantë. Nëse
është e nevojshme informoni policinë,
ndërmarrjen për furnizim me energji ose
autoritetet e hekurudhave.
Tërheqja (A)
Nëse gjatë sharrimit me pjesën e
poshtme të shinës drejtuese – Prerja
fillestare – zinxhiri i sharës bllokohet ose
prek një send të fortë në dru, motosharra
MS 290, MS 310, MS 390
Nevojitet kujdes i madh
–në vende të pjerrëta
–tek trungjet, të cilat nga rrëzimi jo i
përshtatshëm ndodhen të tendosur
në mes të drunjve tjerë
–kur jeni duke punuar në furtunë
Në këto raste mos punoni me
motosharrën – por përdorni kllapë
tërheqëse, litar me çikrik ose makinë
tërheqëse.
9
Shqip
001BA082 KN
001BA033 KN
Teknika e punës
Puna e sharrimit- dhe prerja e drunjve, si
dhe të gjitha punët e lidhura me këtë
(shpimi, prerja e degëve etj.) mund ti
ndërmerr, vetëm ai i cili është i
kualifikuar dhe i shkolluar për atë punë.
Kush nuk ka përvojë me motosharrën
ose me këtë teknikë pune, nuk duhet ti
bëjë këta punë – rrezik i lartë nga
aksidenti!
Gjatë punës së prerjes së drunjve duhet
ti pëmbaheni patjetër rregullave
specifike të vendeve përkatëse lidhur
me teknikën e prerjes së drunjve.
Sharrimi
Mos punoni me gaz të rregulluar për
startim. Numri i rrotullimeve të motorit
tek ky pozicion i levës së gazit nuk mund
të rregullohet.
Punoni qetë dhe me vëmendje – vetëm
në kushte me dritë dhe pamje të mirë.
Mos i rrezikoni të tjerët – punoni me
kujdes.
Përdoruesve të rinj, për herë të parë, u
këshillohet, që prerjen e drurit të
rrumbullakët ta praktikojnë mbi
këmbalecin për sharrim – shih "sharroni
dru të hollë".
Në bazë të mundësive përdorni shinë
drejtuese të shkurtër: Zinxhiri i sharrës,
shina drejtuese dhe korona yllzë duhet
të përshtaten njëri me tjetrin si dhe me
motosharrën.
Asnjë pjesë e trupit në fushën
rrotulluese të zinxhirit të sharrës.
Motosharrën tërhiqeni nga druri vetëm
gjatë lëvizjes së zinxhirit të sharrës.
Përdorni motosharrën vetëm për të
sharruar – jo për të ngritur lartë ose për
të larguar degë ose rrënjë.
Degët e varura nuk duhet të priten nga
poshtë.
Kujdes gjatë prerjes së shkurreve dhe
drunjve të rinj. Fidanet e holla mund të
kapen në motosharrë dhe të tërhiqen në
drejtim të përdoruesit.
Kujdes gjatë prerjes së drurit të plasur –
Rrezik nga lëndimi prej copave të
këputura të drurit!
Mos lejoni të hyjnë trupa të huaj në
motosharrën: Gurët, gozhdat etj. mund
të flaken tutje dhe të dëmtojnë
motosharrën. Motosharra mund të
përplaset lart – Rrezik nga aksidenti!
Kur zinxhiri i sharrës në rrotullim e sipër
prek mbi një gurë ose mbi ndonjë send
tjetër të fortë, mund të vijë deri në
krijimin e shkëndijave, e cila gjë në
rrethana të caktuara, materialet shumë
të ndezshme, mund ti kaplojë zjarri.
Gjithashtu edhe bimët dhe shkurret e
thata janë ndizen lehtë, veçanërisht
gjatë kushteve të nxehta dhe të thata
atmosferike. Kur ekziston rreziku prej
zjarrit, atëherë mos e përdorni
motosharrën në afërsi të materialeve
shumë të ndezshme, bimëve të thata
ose shkurreve. Patjetër të pyetni tek
organet kompetente pyjore, nëse
ekziston rreziku prej zjarrit.
Nëpër shpate përherë qëndroni mbi ose
anash trungut ose drurit të shtrirë.
Kujdesuni nga trungjet që rrotullohen.
Kur punoni në lartësi:
–përdorni përherë platformën për
punë në lartësi
–asnjëherë mos punoni në këmbë të
ngjitur në një shkallë ose në dru
–asnjëherë në vend-qëndrime
jostabile
–asnjëherë mos punoni mbi lartësinë
e supeve
–asnjëherë mos punoni me një dorë
10
MS 290, MS 310, MS 390
Shqip
1
001BA151 KN
2
1
001BA152 KN
2
001BA189 KN
Vendosni motosharrën me gaz të plotë
në prerje dhe ngulitni mirë dhëmbin
mbështetës – pastaj filloni të sharroni.
Mos punoni asnjëherë pa ngulitur
dhëmbin mbështetës, pasi sharra mund
të tërheqë përpara përdoruesin. Çdo
herë ngulitni mirë dhëmbin mbështetës.
Në fund të prerjes, motosharra nuk do të
mbështetet më në prerje me kompletin
për prerje. Përdoruesi duhet ta
kontrollojë forcën e peshës së
motosharrës – Rrezik nga humbja e
kontrollit!
Sharroni dru të hollë:
–përdorni pajisje stabile, të
qëndrueshme në tendosje –
Këmbalec për të sharruar
–Mos e mbani drurin me këmbë
–personat e tjerë nuk duhet as të
mbajnë drurin as edhe të ndihmojnë
Prerja e degëve:
–përdorni zinxhirin e sharrës me
kundërgoditje të ulët
–Sipas mundësive mbështeteni
motosharrën
–mos prit degët duke qëndruar në
këmbë mbi trungun
–mos sharroni me majën e shinës
–kujdes nga degët, të cilat janë të
tendosura
–asnjëherë mos sharroni
njëkohësisht shumë degë
Dru të tendosur në gjendje të shtrirë ose
të mbështetur:
Duhet të mbani patjetër radhën e drejtë
të prerjeve (së pari anën e cila peshon
(1), pastaj anën që tërheq (2)),
përndryshe kompleti për prerje gjatë
prerjes mund të bllokohet ose të
kundërgodet – Rrezik nga lëndimi!
NSharroni prerjen lehtësuese në
anën e cila peshon (1)
NSharroni prerjen ndarëse në anën e
cila tërheq (2)
Tek prerjet ndarëse prej poshtë lartë
(Prerja kthyese) – Rrezik nga
zmbrapsja!
UDHËZIM
Druri i shtrirë nuk duhet të prekë tokën
në vendin ku është prerë – pasi
dëmtohet zinxhiri i sharrës.
Prerjet e gjata:
Teknika e sharrimit pa përdorim e
dhëmbit mbështetës – Rrezik nga
tërheqja – Shina drejtuese mundësisht
të vendoset në kënd të drejtë – punoni
me kujdes të veçantë – Rrezik nga
kundërgoditja!
Përgatitni prerjen
Në vendin e prerjes së drunjve kanë të
drejtë të qëndrojnë vetëm personat, të
cilët punojnë me prerjen e drunjve.
Kontrolloni që askush të mos rrezikohet
nga drunjtë që rrëzohen – thirrjet mund
të mos dëgjohen nga zhurma e motorit.
MS 290, MS 310, MS 390
11
Shqip
001BA088 LÄ
2
/
1
2
11
/
1
2
B
001BA040 KN
A
45°
45°
B
001BA146 KN
Distanca nga vendi tjetër i punës duhet
të jetë të paktën 2 1/2 e gjatësisë së
drurit.
Caktoni drejtimin e rënies dhe rrugën e
tërheqjes
Zgjidhni hapësirat ekzistuese, në të cilat
mund të rrëzohet druri.
Në këtë rast përmbahuni:
–pjerrësisë natyrale të drurit
–formimit të pazakontë të degëve,
rritjes asimetrike, dëmtimeve të
drurit
–drejtimit dhe shpejtësisë së erës –
mos pritni drunj kur fryn erë e fortë
–Drejtimi i pjerrësisë
–Pemët në afërsi
–ngarkesat e borës
–Merrni parasysh gjendjen
shëndetësore të drurit – kujdes të
veçantë tek dëmtimet në trung ose
dru i vdekur (dru i thatë, i kalbur ose
i tretur)
ADrejtimi i rënies
BRruga e tërheqjes ( analoge me
rrugën e ikjes)
–Caktoni rrugën e tërheqjes për çdo
punonjës – afro 45° në drejtim të
kundërt të drejtimit të rënies
–Pastroni rrugën e tërheqjes, largoni
pengesat
–Vendosni veglat dhe aparatet në
distancë të sigurt – por jo në rrugën
e tërheqjes
–gjatë prerjes qëndroni vetëm anash
trungut të drurit dhe largohuni
vetëm anësh dhe shkoni prapa nga
rruga e tërheqjes
–Caktoni rrugën e tërheqjes në
terrenin e pjerrët paralelisht me të
–kur ecni prapa të keni kujdes nga
degët që bien dhe vëzhgoni
madhësinë e kurorës
Përgatitni zonën për punë te trungu
–Pastroni zonën për punë tek trungu
nga degët që pengojnë, kaçubat
dhe pengesat – qëndrim të sigurt
për të gjithë punonjësit
–Pastroni plotësisht fundin e trungut
(p.sh. me sëpatë) – rëra, gurët dhe
trupat e huaj tjerë e topitin zinxhirin
e sharrës
–pritni rrënjët më të mëdha: në fillim
pritni rrënjën më të madhe – së pari
pritni vertikalisht, pastaj
horizontalisht – vetëm tek druri i
shëndoshë
12
MS 290, MS 310, MS 390
Shqip
001BA271 KN
C
C
001BA153 KN
001BA153 KN
Kllapa e prerjes
Përgatitni kllapën e prerjes
Kllapa e prerjes (C) përcakton drejtimin
e rënies.
E rëndësishme:
–Caktoni kllapën e prerjes në këndin
e djathtë të drejtimit të rënies
–mundësisht sharroni sa më afër
tokës
–të pritet afërsisht 1/5 deri maksimum
1/3 e diametrit të trungut
Caktoni drejtimin e rënies – me vijën e
drejtimit të rrëzimit mbi kapakun e
sipërm dhe kapakun e ventilatorit
Kjo motosharrë është e pajisur me një
vijë për drejtimin e rrëzimit mbi kapakun
e sipërm dhe kapakun e ventilatorit.
Përdorni këtë vijë të prerjes.
Caktoni kllapën e prerjes
Tek caktimi i kllapës për prerje, drejtoni
motosharrën në mënyrë të tillë që kllapa
e prerjes të flejë në këndin e djathtë të
drejtimit të rënies.
Sipas metodave në sistemin e kllapës
për prerje, prerje e rrafshët (prerje
horizontale) dhe prerje kulmi (prerje të
pjerrët) të kllapës lejohen renditje të
ndryshme – përmbahuni rregullave
specifike të vendeve përkatëse lidhur
me teknikën e prerjes.
NCaktoni prerjen e rrafshët (prerjen
horizontale)
NCaktoni për prerje kulmi (prerje të
pjerrët) afro 45°- 60° për prerjen e
rrafshët
Kontrolloni drejtimin e rënies
NVendosni motosharrën me shinën
drejtuese në kllapën e rënies. Vija
për drejtimin e rrëzimit, duhet të
tregojë drejtimin e rënies së
paracaktuar – nëse ka nevojë
korrigjoni drejtimin e rënies
nëpërmjet të prerjeve shtesë të
nevojshme të kllapës
MS 290, MS 310, MS 390
13
Shqip
001BA150 KN
Prerjet e jashtme
Prerjet e jashtme e pengojnë çarjen e
trungut gjatë rrëzimit të drurit me fibra të
gjatë – sharroni të dy anët e trungut në
lartësi të njëjtë me kllapën e rënies
afërsisht 1/10 të diametrit të trungut – tek
trungjet e trashë pritni jo më shumë se
gjerësia e shinës drejtuese.
Tek druri i sëmurë hiqni dorë nga prerjet
e jashtme.
Bazat e prerjes së rrëzimit
Dimenzioni
C
1/10
Ø
C
E
G
Kllapa e prerjes (C) përcakton drejtimin
e rënies.
Mentesha e rënies (D) e rrëzon d rurin në
tokë si një menteshë.
–Gjerësia e menteshës së rënies:
afro 1/10 e diametrit të trungut
–Menteshën e rënies në asnjë
mënyrë mos e sharroni gjatë prerjes
së rrëzimit – përndryshe mund të
ndryshojë drejtimi i parashikuar i
rënies – Rrezik nga aksidenti!
–tek trungjet e kalbur lëreni
menteshën e rënies më të gjerë
Me anë Prerjes së rrëzimit (E) druri do të
rrëzohet.
–në mënyrë të përpiktë horizontalisht
–1/10 (minimum 3 cm) e diametrit të
trungut mbi rrafshinën e kllapës së
prerjes (C)
Shiriti mbajtës (F) ose shiriti i
sigurisë (G) e mban drurin dhe e siguron
atë që të mos rrëzohet para kohe.
–Gjerësia e shiritit: afro 1/10 deri më
1/5 e diametrit të trungut
–Shiritin në asnjë mënyrë mos e
sharroni gjatë prerjes së rrëzimit
–tek trungjet e kalbur lëreni shiritin
më të gjerë
Shpimi
–si prerje lehtësuese tek nivelimet
–tek punët gdhendëse
001BA259 KN
14
MS 290, MS 310, MS 390
Npërdorni zinxhirin e sharrës me
3.
001BA269 KN
1.
2.
001BA270 KN
001BA260 KN
kundërgoditje të ulët dhe punoni me
kujdes të veçantë
1. Përdorni shinën drejtuese me
pjesën e poshtme të majës – jo me
pjesën e sipërme – Rrezik nga
kundërgoditja! Sharroni me gaz të
plotë, derisa shina të shtrihet në
trung me dyfishin e gjerësisë së saj
2. ktheni ngadalë në pozitën e shpimit
– Rrezik nga kundërgoditja- dhe
zmbrapsja!
3. shponi me kujdes – Rrezik nga
zmbrapsja!
Nëse mundeni, përdorni menteshë
shpuese. Mentesha shpuese dhe pjesa
e sipërme dhe e poshtme e shinës
drejtuese janë paralele.
Gjatë shpimit mentesha shpuese
ndihmon paralelisht menteshën e rënies
që d.t.th. në të gjitha vendet të ketë të
njëjtën trashësi. Vendosni menteshën
shpuese paralelisht në lidhësen e
kllapës së prerjes.
Pyka prerëse
Pykën prerëse vendosni mundësisht më
herët, që d.t.th. sapo të evitohen
pengesat në realizimin e prerjes.
Vendosni pykën prerëse në prerjen e
rrëzimit dhe me anë të veglës së
përshtatshme nguleni.
Përdorni vetëm pyka prej alumini ose
plastike – mos përdorni pyka prej çeliku.
Pykat prej çeliku mund të dëmtojnë
rëndë zinxhirin e sharrës dhe të
shkaktojnë një kundërgoditje të
rrezikshme.
Zgjidhni pykë të përshtatshme prerëse
varësisht nga diametri i trungut dhe nga
gjerësia e prerjes (analoge me prerjen e
rrëzimit (E)).
Për zgjedhjen e pykës prerëse ( gjatësia
e përshtatshme, gjerësia dhe lartësia)
drejtohuni tregtarit të specializuar të
STIHL.
Shqip
Zgjidhni prerjen e përshtatshme të
rrëzimit
Zgjedhja e prerjes së përshtatshme të
rrëzimit varet nga veçoritë e njëjta që
duhet të merren parasysh gjatë caktimit
të drejtimit të rënies dhe rrugës së
tërheqjes.
Dallohen shumë forma të ndryshme të
këtyre veçorive. Në këtë udhëzim për
përdorim janë përshkruar vetëm dy
forma më të shpeshta:
majtas: Dru normal – dru që qëndron
vertikalisht me kurorë të
njëtrajtshme
djathtas:Varëse – Kurora e drurit
tregon në drejtimin e rënies
Prerje rëzimi me shiritin e sigurisë (dru
normal)
A) Trungje të holla
Kjo prerje rrëzimi bëhet, kur diametri i
trungut është më i vogël se sa gjatësia
prerëse e motosharrës.
MS 290, MS 310, MS 390
15
Loading...
+ 39 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.