Sony NSZ-GS7 Reference Guide [sq]

Foleja HDMI
Foleja HDMI
© 2012 Sony Corporation
4-421-777-11(1) (AL)
Udhëzuesi i referencave
Network Media Player
NSZ-GS7
PARALA JMËRI M
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve elektrike, kjo pajisje nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi pajisje nuk duhen vendosur objekte të mbushura me lëng, siç janë vazot.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, mos mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes me gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve me flakë të pambrojtur (për shembull, qirinjtë e ndezur).
Mos ekspozoni bateritë ose pajisjen me bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së tepruar siç janë drita e diellit dhe zjarri.
Njoftim për klientët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës
Për sigurinë dhe dobinë tuaj, në këtë pajisje është montuar një spinë e presuar konform me standardin BS1363.
Nëse siguresa në spinën e dhënë duhet të zëvendësohet, duhet të përdoret një siguresë me të njëjtin nivel si ajo e dhënë dhe e miratuar nga ASTA ose BSI sipas standardit BS1362, (pra e shënuar me shenjën ose ).
Nëse spina e dhënë me këtë pajisje ka një kapak sigurese që mund të shkëputet, sigurohuni që vendosni në vend kapakun e siguresës pasi të zëvendësoni siguresën. Asnjëherë mos e përdorni spinën pa kapakun e siguresës. Nëse ju humbet kapaku i siguresës, ju lutemi kontaktoni me pikën më të afër të servisit Sony.
Hedhja e pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sistem grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, do të dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin, që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Për klientët në Azi, Paqësor dhe Afrikë
Simboli i mësipërm është i aplikueshëm në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sisteme grumbullimi të diferencuar.
Hedhja e baterive të përdorura (e aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera evropiane me sistem grumbullimi të diferencuar)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon se bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë, dorëzoje ni produktin në fund të periudhës së funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklim in e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Njoftim për klientët:
Informacioni i mëposhtëm aplikohet vetëm për pajisjet e shitura në vendet ku aplikohen direktivat e BE-së.
Prodhuesi i këtij produkti është Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku Tokyo, 108-0075 Japoni. Përfaqësuesi i autorizuar për EMC dhe sigurinë e produktit është Sony Deutschland GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart, Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie, ju lutemi referojuni adresave që jepen në dokumentet e veçanta të shërbimit ose garancisë.
Masat paraprake
• Luajtësi nuk hiqet nga burimi i rrymës (rrjetit elektrik) për sa kohë që është e lidhur me prizën, edhe nëse luajtësi vetë është i fikur.
• Instalojeni këtë njësi në mënyrë që kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) të mund të shkëputet nga priza e murit menjëherë në rast problemi.
• Pllakëza ndodhet në pjesën e poshtme të pasme të luajtësit.
• Pllakëza e telekomandës ndodhet brenda kapakut të baterive.
Instalimi
• Mos e instaloni këtë luajtës në një hapësirë të kufizuar, si në n jë raft librash ose në një njësi të ngjashme.
Për klientët në Australi
Kjo pajisje duhet të instalohet dhe përdoret me një distancë minimale prej të paktën 20 cm ose më shumë mes radiatorit dhe trupit të personit (duke përjashtuar ekstremet trupore: duart dhe kyçet e tyre, këmbët dhe kyçet e tyre).
AL
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur konform limiteve të përcaktuara në Direktivën EMC për përdorimin e një kablloje lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi vendosjen
• Vendoseni luajtësin në një vend me ajrosje të përshtatshme për të parandaluar grumbullimin enxehtësisë te luajtësi.
• Mos e vendosni luajtësin mbi një sipërfaqe të butë, p.sh. qilim, duke qenë se kjo mund të bllokojë vrimat e ajrimit.
• Mos e vendosni luajtësin pranë burimeve të nxehtësisë siç janë radiatorët, tubacionet e ajrit, ose në një vend ku bie drita e drejtpërdrejtë e diellit, ku ka pluhur të tepërt, ose tronditje mekanike.
• Mos e vendosni luajtësin jashtë, në automjete, në anije ose në mjete të tjera.
• Nëse luajtësi sillet menjëherë nga vend i ftohtë në vend të ngrohtë ose mbahet në dhomë me shumë të lagështi, mund të krijohet lagështirë në sipërfaqen e jashtme dhe të brendshme të luajtësit. Nëse ndodh diçka e tillë, luajtësi mund të mos punojë siç duhet. Në këtë rast, lëreni luajtësin të ndezur për rreth gjysmë ore derisa të avullojë lagështira.
• Mos e instaloni luajtës in në një pozicion të pjerrët. Ai është projektuar që të përdoret vetëm në pozicion horizontal.
• Mos vendosni objekte metalike përpara ose në anët e luajtësit. Kjo mund të kufizojë marrjen e valëve të radios.
• Mos e vendosni luajtësin në një vend ku janë në përdorim pajisje mjekësore. Kjo mund të shkaktojë keqfunksionim të instrumenteve mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulator kardiak ose pajisje tjetër mjekësore, konsultohuni me mjekun ose prodhuesin e pajisjes mjekësore përpara se të përdorni funksionin LAN me valë.
• Mos vendosni objekte të rënda ose të paqëndrueshme mbi luajtës.
• Shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) dhe kabllo të tjera nga luajtësi kur e zhvendosni luajtësin.
Mbi burimet e rrymës
• Nëse nuk do ta përdorni luajtësin për një kohë të gjatë, shkëputeni luajtësin nga priza e murit. Për të shkëputur kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te vetë priza; mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
• Ndiqni pikat e mëposhtme për të parandaluar dëmtimin e kordonit të rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik). Mos përdorni kordonin e r rymës së drejtpërdrejtë (rrjetit el ektrik) nëse është i dëmtuar, duke qenë se kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr. – Mos e përthyeni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik) mes luajtësit dhe murit, raftit, etj.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) dhe mos ushtroni forcë mbi vetë kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
Mbi rregullimin e volumit
Mos e ngrini volumin ndërko hë që dëgjoni një pjesë me hyrje në nivele shumë të ulëta ose pa sinjale audio. Duke vepruar kështu, veshët tuaj dhe altoparlantët mund të dëmtoh en kur luhet një pjesë me nivel maksimal të lartë.
Mbi pastrimin
Pastroni kasën e pajisjes, panelin dhe kontrollet me një copë të butë. Mos përdorni asnjë lloj pastruesi abraziv, tela fërkimi ose tretës si alkooli ose benzina.
Mbi zëvendësimin e pjesëve
Në rast se ky luajtës riparohet, pjesët e riparuara mund të mblidhen për ripërdorim ose për riciklim.
Lidhja me folenë HDMI
Ndiqni pikat e mëposhtme duke qenë se trajtimi i pasaktë mund të dëmtojë folenë dhe konektorin HDMI.
• Vendosni saktë me kujdes folenë HDMI në pjesën e pasme të luajtësit dhe konektorin HDMI duke kontrolluar format e t yre . Sigu rohu ni q ë kone ktor i të m os je të me kokë posh të ose i përthyer.
• Sigurohuni të shkëputni kabllon HDMI kur zhvendosni luajtësin.
• Mbajeni drejt konektorin HDMI kur lidhni ose shkëputni kabllon HDMI. Konektorin HDMI mos e përthyeni dhe as mos e fusni me forcë në folenë HDMI.
Për shikimin e pamjeve video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime (si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje mendsh) gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë pushime të rregullta kur shikojnë pamje 3D. Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të nevojshme do të variojë nga personi në person. Duh et t ë ven dosn i vet ë si ë shtë më mi rë. N ëse j u shk akto hen shqetësime, duhet të ndërprisni shikimin e pamjeve 3D derisa të mos keni më shqetësime; nëse mendoni se është e nevojshme konsultohuni me mjekun. Duhet të shihni edhe (i) manualin e përdorimit dhe/ose mesazhin e kujdesit të ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret me këtë produkt, si dhe (ii) faqen tonë të internetit* për informacionin më të fundit. Shikimi i fëmijëve të vegjël (sidomos i atyre nën gjashtë vjeç) është ende në zhvillim e sipër. Konsultohuni me mjekun (pediatrin ose okulistin) përpara se të lejoni fëmijët e vegjël të shohin pamje video 3D. Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët e vegjël p ër të siguruar që ndjekin rekomandimet e renditura më lart.
* Për klientët në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar
http://www.sony-europe.com/myproduct/
Për klientët në Azi, Paqësor dhe Afrikë
http://www.sony-asia.com/support/
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Kujdes: Ky luajtës është në gjendje të mbajë për një kohë të pacaktuar në ekranin e televizorit një foto ose një imazh të palëvizshëm video. Nëse këtë foto ose imazh të palëvizshëm video e lini të shfaqet në televizor për një periudhë të tejzgjatur kohore, rrezikoni dëmtimin e përhershëm të ekranit të televizorit tuaj. Televizorët me ekran plazmë dhe me projektim preken nga kjo.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me luajtësin, ju lutemi kontaktoni shitësin më të afërt të Sony-t.
Specifikimet
Foletë hyrëse dhe dalëse
HDMI IN Konektor standard HDMI me 19 kunja
HDMI OUT Konektor standard HDMI me 19 kunja
DIGITAL AUDIO OUT (OPTICAL) Fishë optike në dalje/-18dBm (gjatësia e valës 660 nm)
LAN Terminali 100BASE-TX
USB Foleja USB tipi A*
IR Blaster Mini fole (për lidhjen e kabllos së IR Blaster)
Video: 480i/576i, 480p/576p, 720/50p/60p* Audio: Lineare PCM (deri në 8 kanale), Dolby Digital
Video: 720/50p/60p* Audio: Lineare PCM (deri në 8 kanale), Dolby Digital, Dolby Digital Plus
Lineare PCM (2 kanale), Dolby Digital
2
, 1080/50i/60i, 1080/24p/50p/60p*
3
Energjia dhe të tjerat
Furnizimi me energji 220-240 V AC, 50/60 Hz
Konsumi i energjisë 21 W
Përmasat (afërsisht) 204 mm × 130 mm × 35 mm
Masa (afërsisht) 0,6 kg
Temperatura ku mund të përdoret 5 °C deri 35 °C
Lagështira ku mund të përdoret 25% deri 80%
(gjerësi/thellësi/lartësi) duke përfshirë pjesët projektuese
Me valë
Standardi LAN me valë IEEE 802.11b/g/n
Gama e frekuencës Brezi 2,4 GHz: Kanalet 1-13
Modulimi Modem DS-SS dhe modem OFDM
Bluetooth
Sistemi i komunikimit Specifikimi Bluetooth version 3.0
Gama e frekuencës Brezi 2,4 GHz: Kanalet 79 me 1 MHz BW
Modulimi FHSS
Profilet e përputhshme Bluetooth*
4
HID (Human Interface Device Profile), SPP (Serial Port Profile)
Aksesorët
Aksesorët shoqërues Telekomanda NSG-MR5E (1)/Bateri R6 (përmasa AA)*5 (2)/Kordon rryme të
*1Aftësia për hyrje 3D.
2
*
Aftësia për dalje 3D.
3
*
Për detaje mbi pajisjet USB që mund të lidhen me luajtësin, shihni “Udhëzuesi i ndihmës” (http://www.sony.net/helpguide/r/networkplayer/).
4
*
Profilet Bluetooth standardizohen sipas qëllimit të pajisjes Bluetooth.
5
*
Bateri alkaline. Mos përdorni bateri me mangan ose litium kur zëvendësoni bateritë e vjetra.
Informacion shtesë
Mbi sigurinë e LAN-it me valë
Duke qenë se komunikimi përmes funksionit të LAN-it me valë kryhet përmes valëve radio, sinjali me valë mund të interceptohet nga të tjerë. Për të mbrojtur komunikimin me valë, ky luajtës mbështet një numër funksionesh sigurie. Sigurohuni që të konfiguroni saktë
drejtpërdrejtë (rrjeti elektrik) (1)/Kabllo për IR Blaster (1)/Udhëzuesi i konfigurimit të shpejtë (1)/Fillimi (1)/Udhëzuesi i referencave (1)/Karta e garancisë (1)
• WPA-PSK (TKIP), WPA2-PS K (TKIP)
TKIP është një teknologji sigurie e zhvilluar në përgjigje të mangësive të WEP. TKIP siguron një nivel më të lartë sigurie se WEP.
• WPA-PSK (AES), W PA2-PSK (AES)
AES është një teknologji sigurie që përdor një metodë të përparuar sigurie që është e ndryshme nga WEP dhe TKIP. AES siguron një nivel më të lartë sigurie se WEP ose TKIP.
cilësimet e sigurisë paraprakisht në përputhje me mjedisin e rrjetit tuaj.
• Pa mbrojtje
Megjithëse cilësimet mund t'i bëni lehtë, çdokush mund t'i kapë komunikimet me valë ose të ndërhyjë në rrjetin tuaj me valë, edhe pa pajisje të sofistikuara. Kini parasysh se ekziston rreziku i aksesit të paautorizuar ose interceptimit të të dhënave.
•WEP
WEP aplikon siguri për komunikimet për të parandaluar persona të jashtëm të interceptojnë komunikimet ose të ndërhyjnë në rrjetin tuaj me valë. WEP është një teknologji sigurie që mundëson lidhjen e pajisjeve më të vjetra që nuk mbështesin TKIP/AES.
1
, 1080/50i/60i*1, 1080/24p/50p/60p*
2
Informacion për markat tregtare
• Patentat dhe teknologjia koduese audio MPEG Layer-3 janë
1
të licencuara nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
• Termat HDMI dhe High-Definition Multimedia Interface dhe logoja HDM I janë marka tregtare ose ma rka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing LLC në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
• Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories. Dolby dhe simboli me dy “D” janë marka tregtare të Dolby Laboratories.
• Shenja e fjalës dhe logo t Bluetooth
®
janë marka tregtar e të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i tyre nga Sony Corporation bëhet me licencë.
• WPA™ dhe WPA2™ janë marka të regjistruara të Wi-Fi Alliance.
• Teknologjia e njohjes së muzikës dhe videos dhe të dhënave përkatëse ofrohet nga Gracenote
®
. Gracenote është standard i industrisë në teknologjinë e njohjes së muzikës dhe përçimit të përmbajtjes së lidhur me to. Për më shumë informacion, vizitoni www.gracenote.com. CD, DVD, Blu-ray Disc dhe të dhënat e lidhura muzikore dhe video nga Gracenote, Inc., të drejtat e autorit © 2000 deri më sot Gracenote. Softueri Gracenote, të drejtat e autorit © 2000 deri më sot Gracenote. Një ose më shumë patenta të zotëruara nga Gracenote i aplikohen këtij produkti dhe shërbimi. Shihni faqen e internetit të Gracenote për një listë të pjesshme të patentave të aplikueshme Gracenote. Gracenote, CDDB, MusicID, MediaVOCS, logoja Gracenote dhe lloji i logos, si dhe logoja “Powered by Gracenote” janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Gracenote në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
• Windows Media është markë tregtare ose markë tregtare e regjistruar e Microsoft Corporation në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera. Ky produkt është i mbrojtur nga disa të drejtave të pronësisë intelektuale të Microsoft Corporation. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e kësaj teknologjie jashtë këtij produkti pa licencë nga Microsoft ose një filial i autorizuar iMicrosoft.
•Përmban teknologjinë Flash
®
Reader
nga Adobe Systems Incorporated. Ky produkt
Sony përmban softuerin Adobe
®
, Flash® Lite® dhe ose
®
Flash® player nën licencë nga Adobe System Incorporated, Të drejtat e autorit © 1995-2010 Adobe Systems Incorporated. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Adobe, Flash, Flash Lite dhe Reader janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Adobe Systems Incorporated në Shtetet e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
• Projektuar me UEI Technology™ Me licencë nga Universal Electronics Inc. Pjesët © UEI 2000 - 2012
• Emrat e sistemeve dhe produkteve të tjera janë në përgjithësi mark a tregtare ose marka tregtare të regjistruara të prodhuesve. Shenjat ™ ® nuk tregohen në këtë dokument.
Loading...