Ky televizor vjen me manualet e mëposhtme. Ruajini manualet për referencë në të ardhmen.
Udhëzuesi i konfigurimit
• Instalimi dhe konfigurimi i televizorit.
Udhëzuesi i referencës (ky manual)/Dokumentacioni i sigurisë
• Informacionet e sigurisë, telekomanda, zgjidhja e problemeve,
instalimi me montim në mur, specifikimi etj.
Udhëzuesi i ndihmës (manual në
ekran)
• Cilësimet, funksionet, lidhja me
internetin, zgjidhja e problemeve etj.
• Për ta hapur atë, shtypni butonin
HELP
në telekomandë dhe zgjidhni "Help
Guide" (Udhëzuesi i ndihmës).
Menytë e cilësimeve mund të ndryshojnë pa njoftim.
E RËNDËSISHME- Lexoni marrëveshjen e licencës së
softuerit për përdoruesin fundor përpara përdorimit të
produktit tuaj "Sony". Përdorimi i produktit tregon se keni
pranuar marrëveshjen e licencës së softuerit për përdoruesin
fundor. Marrëveshja e licencës së softuerit midis jush dhe
"Sony" disponohet në linjë në sajtin e uebit të "Sony"
(https://www.sony.net/tv-software-licenses3/) ose në ekranin
e produktit tuaj. Shtypni (Cilësimet e shpejta) në
telekomandë dhe zgjidhni [Settings] (Cilësimet) [Device
Preferences] (Preferencat e pajisjes) [About] (Informacione)
[Legal information] (Informacioni ligjor) [Notices and
licences] (Njoftimet dhe licencat).
Shënim
• Përpara se të përdorni televizorin, lexoni Informacionet e
sigurisë.
• Lexoni dokumentacionin shoqërues të sigurisë për informacione
shtesë rreth sigurisë.
• Imazhet dhe ilustrimet e përdorura në udhëzuesin e
konfigurimit dhe në këtë manual janë vetëm për referencë dhe
mund të ndryshojnë nga produkti aktual.
• Simboli "x"/"xx" që shfaqet në emrin e modelit përkon me një
shifër numerike, që lidhet me dizajnin, ngjyrën ose sistemin e
televizorit.
Vendndodhja e etiketës së identifikimit
Etiketat për numrin e modelit të televizorit, datën e prodhimit
(viti/muaji)* dhe klasifikimin e furnizimit me energji gjenden në
pjesën e pasme të televizorit ose paketimit.
* Vetëm në disa rajone/shtete/modele televizorësh të kufizuara.
• Mund të shihni Udhëzuesin e ndihmës me
telefonin tuaj inteligjent.
https://rd1.sony.net/help/
tv/jaepm2/h_aep/
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Njoftim për radiopajisjet
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Sony Corporation" deklaron se
radiopajisjet e llojeve KD-50X72K, KD-50X73K, KD-43X72K, KD43X73K janë në përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë
i deklaratës së konformitetit të BE-së disponohet në adresën e
internetit në vijim: https://compliance.sony.eu
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Sony Corporation" deklaron se
radiopajisjet e llojeve KD-50X72K, KD-50X73K, KD-43X72K, KD43X73K janë në përputhje me kërkesat përkatëse ligjore të MB-së.
Teksti i plotë i deklaratës së pajtueshmërisë disponohet në
adresën e mëposhtme të internetit: https://
compliance.sony.co.uk
Në rastet e vënies në shërbim ose të kërkesave për autorizimin e
përdorimit, për këtë radiopajisje zbatohen kufizimet e
mëposhtme në
AT, BE, HR, CY, CZ, DK, EE, FI, FR, DE, EL, HU, IE, IT, LV, LT, LU, MT,
NL, PL, PT, SK, SI, ES, SE, UK, UK (NI), IS, LI, NO, CH, BG, RO, TR, AL,
BA, MK, MD, RS, ME, Kosovë:
Brezi 5150 - 5350 MHz është i kufizuar vetëm për përdorim në
ambiente të brendshme.
SQ
2
Informacionet e sigurisë
12
4
10 mm - 12 mm
Vidë M6 (nuk
ofrohet)
Vidë (nuk
ofrohet)
Kordon (nuk
ofrohet)
1,5 N·m
{15 kgf·cm}
ȫ
Ȫ
Ȭ
ȭ
Ȯ
MIC
/
ȩ
Tran spo rti mi
• Përpara se të transportoni televizorin, shkëputni të gjitha
kabllot.
• Për të transportuar televizorë të përmasave të mëdha nevojiten
dy apo më shumë persona.
• Kur e transportoni televizorin manualisht, mbajeni siç tregohet
më poshtë. Mos ushtroni forcë në panelin LCD dhe në kornizën
rreth ekranit.
• Kur e ngrini apo e lëvizni televizorin, mbajeni atë fort nga pjesa
e poshtme.
• Kur e transportoni televizorin, mos e ekspozoni ndaj lëkundjeve
ose dridhjeve të tepruara.
• Kur e transportoni televizorin për riparime apo kur e lëvizni,
paketojeni duke përdorur kartonin origjinal dhe materialin e
paketimit.
Parandalimi i përmbysjes
Telekomanda dhe televizori
Forma, paraqitja, disponueshmëria dhe
funksioni i butonave të telekomandës mund
të ndryshojnë në varësi të rajonit/shtetit/
modelit të televizorit/cilësimeve të
televizorit.
SQ
(Mikrofoni)/ (Google Assistant):
Përdorni Google Assistant*1*2 ose kërkimin
zanor*2. Për sugjerime lidhur me komandat
e televizorit, shtypni butonin e mikrofonit në
telekomandë dhe thoni "voice hints
(sugjerime zanore)".*1
//// : Navigimi dhe zgjedhja në
menynë në ekran.
TV: Kaloni te hyrja.
(Energjia)
Butonat numerikë
/
(Informacioni/shfaqja e tekstit):
Shfaqni informacionin.
(Teksti): Shfaqni informacionin e tekstit.
(YouTube™/Freeview Play)*
3
/NETFLIX/
Disney+/Prime Video/Butonat me
ngjyra
SQ
3
GUIDE/: Shfaqni udhëzuesin e
programeve dixhitale të televizorit.
REC LIST: Shfaqni listën e regjistrimeve të
USB HDD.
(Zgjedhja e hyrjes): Shfaq dhe zgjedh
burimin e hyrjes etj.
(Cilësimet e shpejta): Shfaq Cilësimet e
shpejta.
BACK/
HOME
+/– (Volumi)
(Kërce)
(Vendos në heshtje)
CH +/–//:
tjetër ()/të mëparshme ().
AUDIO: Zgjidhni tingullin e burimit
shumëgjuhësh ose tingullin e dyfishtë (në
varësi të burimit të programit).
Zgjidhni kanalin ose faqen
(Cilësimi i titrave)
Shfaqni menynë "Help" (Ndihmë).
HELP:
///
REC: Regjistroni programin e shikuar së
fundi në USB HDD.
EXIT
(Energjia)
Sensori i telekomandës/LED
*1 Vetëm në disa rajone/shtete/modele televizorësh/
gjuhë të kufizuara.
*2 Google Assistant ose kërkimi zanor kërkon lidhje
me internetin.
*3 Mbështetja e tipareve varet nga rajoni/shteti/
modeli i televizorit.
Për më shumë informacion,
shihni Udhëzuesin e
ndihmës.
Instalimi i televizorit në mur
Përdorimi i suportit opsional të montimit në
mur (SU-WL450)* (nuk ofrohet)
Për klientët:
Për arsye të mbrojtjes dhe sigurisë së produktit,
"Sony" rekomandon fuqimisht që instalimi i
televizorit të kryhet nga tregtarë ose kontraktorë
të licencuar të "Sony". Mos u përpiqni ta
instaloni vetë.
Për tregtarët dhe kontraktorët e "Sony":
Kushtojini vëmendje të plotë sigurisë gjatë
instalimit, mirëmbajtjes dhe ekzaminimit
periodik të këtij produkti.
Informacionet e instalimit të mbështetjes së
montimit në mur
Për udhëzime rreth instalimit të mbajtëses me
montim në mur, shihni "Informacionet e
instalimit" (mbajtëse me montim në mur) në
faqen e produktit për modelin tuaj të televizorit.
https://www.sony.eu/support
• Ndiqni udhëzimet që ofrohen me mbajtësen
me montim në mur për modelin tuaj. Për
instalimin e këtij televizori kërkohet ekspertizë e
mjaftueshme, në veçanti për të përcaktuar
fortësinë e murit për të përballuar peshën e
televizorit.
• "Sony" nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet
apo lëndimet e shkaktuara si pasojë e
keqpërdorimit ose instalimit jo të duhur.
• Instalimet me montim në mur duhen të kryhen
vetëm nga personeli i kualifikuar i shërbimit.
• Për arsye sigurie, rekomandohet fuqimisht që
të përdorni aksesorë "Sony", duke përfshirë:
—Suportin e montimit në mur SU-WL450
• Sigurohuni që të përdorni vidat e ofruara me
suportin e montimit në mur kur e lidhni këtë të
fundit me televizorin. Vidat e ofruara janë
dizajnuar siç tregohet në ilustrim, kur maten
nga sipërfaqja bashkuese e suportit të
montimit në mur.
Diametri dhe gjatësia e vidave ndryshojnë në
varësi të mbajtëses me montim në mur.
Përdorimi i vidave të ndryshme nga ato të
ofruara mund të çojë në dëmtim të brendshëm
të televizorit ose të shkaktojë rënien e tij etj.
• Sigurohuni që t'i ruani vidat e papërdorura dhe
mbështetëset në një vend të sigurt deri në
momentin kur do t'i vidhosni këto të fundit.
Mbajini vidat larg fëmijëve të vegjël.
* Vetëm në disa rajone/shtete/modele televizorësh të
kufizuara.
SQ
4
Zgjidhja e problemeve
Për zgjidhjen e problemeve të përgjithshme si:
ekran i zi, nuk ka tinguj, figurë e ngrirë, televizori
nuk reagon ose nuk ka rrjet, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1 Rindizni televizorin duke mbajtur shtypur
butonin e ndezjes/fikjes në telekomandë për
rreth pesë sekonda. Televizori do të rindizet.
Nëse problemi vazhdon, provoni të hiqni nga
priza kordonin elektrik dhe më pas shtypni
butonin e ndezjes/fikjes në televizor dhe
lëshojeni atë. Prisni dy minuta dhe vendosni
në prizë kordonin elektrik.
Përndryshe, shtypni butonin e ndezjes/fikjes
në televizor për rreth 40 sekonda derisa
televizori të fiket.
2 Referojuni menysë së ndihmës duke shtypur
HELP në telekomandë.
3 Lidheni televizorin me internetin dhe kryeni
një përditësim të softuerit. "Sony"
rekomandon që ta mbani të përditësuar
softuerin e televizorit. Përditësimet e softuerit
ofrojnë veçori të reja dhe përmirësime të
rendimentit.
4 Vizitoni faqen e mbështetjes në internet të
"Sony" (informacioni ofrohet në fund të këtij
manuali).
Kur e vendosni televizorin në prizë, ai mund
të mos ndizet për pak kohë, edhe nëse ju e
keni shtypur butonin e ndezjes/fikjes në
telekomandë ose në televizor.
Nisja e sistemit kërkon kohë. Prisni rreth një minutë,
më pas përdoreni përsëri.
Telekomanda nuk funksionon.
• Ndërroni bateritë.
Keni harruar fjalëkalimin e kontrollit
prindëror.
• Shkruani 9999 për kodin PIN dhe vendosni kodin
e ri PIN.
Për më shumë informacion
për zgjidhjen e problemeve,
shihni Udhëzuesin e
ndihmës.
Specifikimet
Sistemi
Sistemi i panelit: Panel LCD (ekran me kristale të
lëngshme), dritë sfondi LED
Sistemi i televizorit: Në varësi të shtetit/
zgjedhjes së zonës/modelit të televizorit
Analog: B/G, D/K, I
Dixhital: DVB-T/DVB-C/DVB-T2
Satelitor: DVB-S/DVB-S2
Sistemi i ngjyrave: PAL/SECAM
Mbulimi i kanaleve: Në varësi të shtetit/
zgjedhjes së zonës/modelit të televizorit
Analog: UHF/VHF/Kabllo
Dixhital: UHF/VHF/Kabllo
Satelitor: Frekuencë e ndërmjetme 950-
2150 MHz
Dalja e tingujve: 10 W + 10 W
Teknologjia me valë