Udhëzuesi i konfigurimit (në pjesën e sipërme të produktit)/Udhëzuesi i referencës/ Siguria dhe informacione të tjera (ky manual).
Udhëzuesi i ndihmës (manual në ekran)
• Për ta hapur atë, shtypni butonin HELP në telekomandë dhe zgjidhni "Help Guide" (Udhëzuesi i ndihmës).
• Mund ta shihni Udhëzuesin e ndihmës me telefonin tuaj inteligjent (informacioni jepet në fund të këtij manuali).
Lexoni dhe kuptoni përmbajtjen e këtij
manuali përpara se të përdorni këtë
produkt.
Shënim
• Imazhet dhe ilustrimet e përdorura në
manualet shoqëruese janë për referencë
dhe mund të ndryshojnë nga produkti
real.
• Menytë e cilësimeve janë objekt i
ndryshimit pa njoftim paraprak për shkak
të përditësimeve të softuerit.
Për informacionet më të fundit, vizitoni
faqen e mbështetjes në internet të
"Sony".
Kujdesi për sigurinë në
internet
Rekomandohet shumë që për qëllime
sigurie ta lidhni televizorin tuaj me internet
duke përdorur një rrugëzues/modem që
përfshin funksionalitetin e rrugëzuesit.
Lidhja e drejtpërdrejtë e televizorit tuaj me
internetin mund ta ekspozojë atë ndaj një
kërcënimi sigurie, siç është nxjerrja apo
ndërhyrja tek informacionet e përmbajtjes
apo tek informacionet tuaja personale.
Lidhja me internetin dhe privatësia e
të dhënave
Ky produkt lidhet me internetin gjatë
konfigurimit fillestar sapo lidhet një rrjet
në mënyrë që të konfirmojë lidhjen me
internetin dhe më pas të konfigurojë
ekranin kryesor. Adresa juaj IP përdoret
këtu dhe në të gjitha lidhjet e tjera me
internetin. Nëse nuk dëshironi që adresa
juaj IP të përdoret, mos konfiguroni
funksionin e internetit me valë dhe mos
kryeni lidhjen me një internet me kabllo.
Shihni informacionet e privatësisë që
paraqiten në ekranet e konfigurimit për
më shumë detaje rreth lidhjeve me
internetin.
PARALA JM ËRIM
PËR TË
PARANDALUAR
PËRHAPJEN E ZJARRIT,
MBANI QIRINJTË DHE
ARTIKUJT E TJERË TË
DJEGSHËM LARG KËTIJ
PRODUKTI NË ÇDO
KOHË.
NJOFTIM PËR KLIENTËT NË
MBRETËRINË E BASHKUAR
Për sigurinë dhe lehtësinë në këtë pajisje
është vendosur një spinë e izoluar që është
në përputhje me BS1363.
Nëse siguresa brenda spinës shoqëruese
duhet të ndërrohet, duhet të përdoret një
siguresë me të njëjtin klasifikim e miratuar
nga ASTA ose BSI-ja për BS 1362 (d.m.th.
duhet të shënohet me ose ).
Nëse spina që ofrohet me këtë pajisje ka
një kapak sigurese që çmontohet,
sigurohuni që të vendosni kapakun e
siguresës pasi të keni ndërruar këtë të
fundit. Mos e përdorni asnjëherë spinën pa
kapakun e siguresës. Nëse e humbisni
kapakun e siguresës, kontaktoni qendrën
më të afërt të shërbimit të "Sony".
Si të ndërroni siguresën
Hapni folenë e siguresës me një kaçavidë
minus dhe ndërroni siguresën.
Shihni ilustrimin që vjen me produktin.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Ky produkt është prodhuar nga "Sony
Corporation" ose për llogari të saj.
Importuesi për BE-në dhe MB-në: Sony
Europe B.V.
Kërkesat ndaj importuesit për BE-në ose
në lidhje me pajtueshmërinë e produktit
në Evropë duhet t'i dërgohen
përfaqësuesit të autorizuar të
prodhuesit, Sony Belgium, bijkantoor
van Sony Europe B.V., Da Vincilaan 7-D1,
1930 Zaventem, Belgium.
Kërkesat ndaj importuesit për MB-në
ose në lidhje me pajtueshmërinë e
produktit në MB duhet t'i dërgohen
përfaqësuesit të autorizuar të
prodhuesit, Sony Europe B.V., The
Heights, Brooklands, Weybridge, Surrey
KT13 0XW, United Kingdom.
Vetëm për modelin e zbatueshëm të
përshtatësit të rrymës së alternuar:
Informacionet për konsumin e energjisë
dhe informacione të tjera për furnizimin me
energji, siç kërkohen nga Rregullorja e
Komisionit (BE) 2019/1782, janë të
disponueshme në faqen e mëposhtme të
internetit:
https:/ /compliance.so ny.eu dhe
http://compliance.sony.co.uk për
Mbretërinë e Bashkuar
Informacionet e sigurisë
PAR ALA JM ËRI M
Kujdes
Rrezik shpërthimi nëse bateria
zëvendësohet me një lloj të gabuar.
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj
nxehtësisë të tepërt, si p.sh. ndaj dritës së
diellit, zjarrit ose burimeve të ngjashme të
nxehtësisë apo ndaj trysnive
jashtëzakonisht të ulëta, që mund të
shkaktojnë shpërthim apo rrjedhje të
lëngjeve apo gazeve të djegshme.
Rrezik për qëndrueshmërinë
Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar
lëndime të rënda personale ose vdekje.
SQ
2
SQ
PAR ALA JM ËRI M
30 cm
10 cm
2 cm
*2
10 cm
10 cm
Lini të paktën kaq hapësirë rreth televizorit
30 cm
10 cm
10 cm
6 cm
Lini të paktën kaq hapësirë rreth televizorit.
Qarkullimi i ajrit është i bllokuar.
MurMur
Qarkullimi i ajrit
Mos e bllokoni zonën e qarkullimit të ajrit.
Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar
lëndime të rënda personale ose vdekje.
Shumë lëndime, veçanërisht lëndimet e
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë
masa të thjeshta paraprake si:
• Përdorni GJITHMONË kabinete, mbajtëse
ose metodat e montimit të
rekomanduara nga prodhuesi i
televizorit.
• Përdorni GJITHMONË mobilie që mund ta
mbështetin televizorin në mënyrë të
sigurt.
• Sigurohuni GJITHMONË që televizori nuk
del përtej skajit të mobilies mbështetëse.
• Edukoni GJITHMONË fëmijët për rreziqet
që vijnë nga ngjitja mbi mobilie për të
arritur televizorin apo butonat e tij të
kontrollit.
• Vendosini GJITHMONË kordonët dhe
kabllot e lidhura me televizorin në
mënyrë që të mos pengoheni dhe që ato
të mos tërhiqen apo kapen.
• Mbajini GJITHMONË aksesorët e vegjël
larg fëmijëve, në mënyrë që ata të mos i
gëlltitin ato gabimisht.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin
në një vendndodhje të paqëndrueshme.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin
mbi një mobilie të lartë (për shembull,
mbi kabinete të larta apo rafte librash) pa
siguruar mirë mobilien dhe televizorin në
një mbështetje të qëndrueshme.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin
mbi një copë apo mbi ndonjë material
tjetër që mund të ndodhet midis
televizorit dhe mobilies mbështetëse.
• Mos vendosni ASNJËHERË sende që
mund të tundojnë fëmijët që të ngjiten,
si p.sh. lodra ose telekomanda mbi
televizor ose mbi mobilien ku është
vendosur televizori.
Nëse do të ruani dhe do të zhvendosni
televizorin tuaj ekzistues, duhet të keni
parasysh që duhet të zbatohen të njëjtat
masa si më sipër.
Instalimi/Konfigurimi*
Instalojeni dhe përdoreni televizorin në
përputhje me udhëzimet e mëposhtme për
të shmangur rrezikun e zjarrit, goditjeve
elektrike ose dëmtimeve dhe/ose
lëndimeve.
Aparatura e lidhur me tokëzimin mbrojtës
të instalimeve të ndërtesës nëpërmjet
lidhjes me rrjetin elektrik ose nëpërmjet
ndonjë aparature tjetër me një lidhje me
tokëzimin mbrojtës dhe me një sistem
shpërndarës televiziv nëpërmjet një
kablloje koaksiale, në disa rrethana mund
të krijojë rrezik zjarri. Prandaj, lidhja me një
sistem shpërndarës duhet të kryhet
nëpërmjet një pajisjeje që ofron izolim
elektrik nën një diapazon të caktuar
frekuence (izolator galvanik,
shihni EN 60728-11).
Instalimi
• Televizori duhet të instalohet në afërsi të
një prize elektrike lehtësisht të arritshme.
• Vendoseni televizorin në një sipërfaqe të
qëndrueshme dhe të niveluar për të
parandaluar rënien e tij dhe lëndimin
personal apo dëmtimin e pronës.
• Instalojeni televizorin në një vend ku nuk
mund të tërhiqet, të shtyhet ose të bjerë.
• Instalojeni televizorin në mënyrë që
mbështetëset të mos dalin jashtë
mbajtëses së televizorit (nuk ofrohet).
Nëse mbështetëset dalin jashtë
mbajtëses së televizorit, televizori mund
të përmbyset e të bjerë dhe të shkaktojë
lëndime personale ose të dëmtohet.
Shihni Udhëzuesin e konfigurimit për
kujdesin gjatë instalimit në mbajtëse.
Ajrimi
• Mos i mbuloni asnjëherë vrimat e ajrimit
apo mos futni asgjë në kabinet.
• Lini hapësirë midis televizorit, siç
tregohet më poshtë.
• Rekomandohet shumë që të përdorni
mbështetësen me montim në mur të
"Sony" për të mundësuar qarkullimin e
duhur të ajrit.
I instaluar në mur
I instaluar me mbajtëse
*2 1 cm vetëm për SU-WL8xx. Shihni
Udhëzuesin e referencës për të mësuar
nëse televizori juaj është i
përputhshëm me këtë mbajtëse me
montim në mur.
• Për të siguruar ajrimin e duhur dhe për të
parandaluar grumbullimin e papastërtive
ose pluhurit:
Mos e vendosni televizorin në pozicion
të shtrirë. Mos e instaloni atë me kokë
poshtë, mbrapsht apo në anë.
Mos e vendosni televizorin në një raft,
rrugicë, shtrat apo në një dollap.
Mos e mbuloni televizorin me një
copë, si p.sh. me perde apo me
objekte, si p.sh. gazeta etj.
Mos e instaloni televizorin siç shfaqet
më poshtë.
* Gjendja e ajrimit është në varësi të
modelit tuaj të televizorit. Nëse këto
informacione për ajrimin janë përshkruar
në Udhëzuesin e referencës dhe në
Informacionet e sigurisë, shikoni
Udhëzuesin e referencës.
Kordoni elektrik
Përdoreni kordonin elektrik dhe prizën si
më poshtë për të shmangur rrezikun e
zjarrit, goditjeve elektrike apo dëmtimet
dhe/ose lëndimet:
• Përdorni vetëm kordonët elektrik të
ofruar nga "Sony", jo nga furnizues të
tjerë.
• Futeni spinën plotësisht në prizën
elektrike.
• Përdoreni televizorin vetëm në një
furnizim me rrymë të alternuar 220 V –
240 V.
• Kur lidhni kabllot, sigurohuni që të hiqni
nga priza kordonin elektrik për sigurinë
tuaj dhe kini kujdes të mos ngatërroni
këmbët me kabllot.
• Shkëputni kordonin elektrik nga priza
elektrike përpara se të punoni me
televizorin apo ta zhvendosni atë.
• Mbajeni kordonin elektrik larg burimeve
të nxehtësisë.
• Hiqni kordonin elektrik nga priza dhe
pastrojeni atë rregullisht. Nëse spina
është e mbuluar me pluhur dhe ai
mbledh lagështi, izolimi i saj mund të
përkeqësohet, çka mund të shkaktojë
zjarr.
Shënim
• Mos e përdorni kordonin elektrik
shoqërues me ndonjë pajisje tjetër.
• Mos e shtrëngoni, përthyeni apo
përdridhni shumë kordonin elektrik.
Përçuesit kryesorë mund të ekspozohen
ose të prishen.
• Mos e modifikoni kordonin elektrik.
• Mos vendosni asgjë të rëndë mbi
kordonin elektrik.
• Mos e tërhiqni kordonin elektrik kur e
shkëputni atë nga rrjeti elektrik.
• Mos lidhni shumë pajisje me të njëjtën
prizë elektrike.
• Mos përdorni priza elektrike tepër të
gjëra ose tepër të ngushta.
SHËNIME PËR PËRSHTATËSIN E
RRJETIT ELEKTRIK (vetëm
modelet që shoqërohen me
përshtatësin e rrjetit elektrik)
Paralajmërim
Për të ulur rrezikun e zjarrit ose të goditjes
elektrike, mos e ekspozoni këtë aparaturë
ndaj shiut apo lagështirës.
Për të parandaluar rreziqet për zjarr apo
goditje elektrike, mos vendosni objekte të
mbushura me lëngje, si p.sh. vazo, mbi
aparaturë. Mos e instaloni këtë pajisje në
një hapësirë të ngushtë, si p.sh. në një raft
librash apo në një njësi të ngjashme.
• Sigurohuni që priza elektrike të jetë
instaluar në afërsi të pajisjes dhe që të
jetë lehtësisht e arritshme.
• Sigurohuni që të përdorni përshtatësin e
rrjetit eklektik dhe kordonin elektrik
shoqërues.
• Mos përdorni asnjë përshtatës tjetër rrjeti
elektrik. Mund të shkaktohet defekt.
• Lidhni përshtatësin e rrjetit elektrik me
një prizë elektrike lehtësisht të arritshme.
SQ
3
• Mos e mblidhni
kordonin elektrik
rreth përshtatësit të
rrjetit elektrik. Teli
kryesor mund të
pritet dhe/ose mund
të shkaktojë keq funksionim të marrës it të
medias.
• Mos e prekni kordonin elektrik me duar
të lagura.
• Nëse vini re diçka jonormale në kordonin
elektrik, shkëputeni atë nga priza
elektrike menjëherë.
• Televizori nuk është i shkëputur nga rrjeti
elektrik për sa kohë që ai është i lidhur
me një prizë elektrike, edhe pse vetë
televizori është i fikur.
• Duke qenë se përshtatësi i rrjetit elektrik
ngrohet kur përdoret për një kohë të
gjatë, ju mund të ndjeni nxehtësi kur e
prekni atë me dorë.
Përdorimi i ndaluar
Mos e instaloni/përdorni televizorin në
vendndodhje, mjedise ose situata, si ato të
listuara më poshtë, përndryshe televizori
mund të keqfunksionojë dhe të shkaktojë
zjarr, goditje elektrike, dëmtim dhe/ose
lëndime.
Vendndodhjet:
• Në ambiente të jashtme (në dritën e
drejtpërdrejtë të diellit), në bregdet, në
një varkë ose anije tjetër, brenda një
automjeti, në institucione shëndetësore,
në vende të paqëndrueshme, pranë ujit,
në shi, lagështi ose tym.
Mjediset:
• Vendet që janë të nxehta, me lagështi
ose me shumë pluhur; ku mund të hyjnë
insekte; ku televizori mund të jetë i
ekspozuar ndaj dridhjeve mekanike, në
afërsi të një burimi të drejtpërdrejtë
zjarri, si p.sh. një qiri i ndezur, që është i
vendosur në një televizor. Televizori nuk
duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose
spërkatjeve dhe sendet e mbushura me
lëngje, si p.sh. vazo, nuk duhet të
vendosen në televizor.
Situatat:
• Kur e përdorni televizorin me duar të
lagura, kur kabineti është hequr ose kur
pjesët bashkuese nuk janë ato të
rekomanduarat nga prodhuesi.
Shkëputni televizorin nga priza elektrike
dhe antena ajrore gjatë stuhive me
vetëtima.
• Kur instaloni
televizorin në
mënyrë që ai del
në një hapësirë të
hapur. Mund të
shkaktohet
lëndim apo
dëmtim nga një
person apo
objekt që përplaset me televizorin.
• Kur e vendosni
televizorin në
një hapësirë me
lagështi apo
pluhur ose në
një dhomë me
tym apo avull me vaj (në afërsi të
tavolinave të gatimit apo pajisjeve për
lagështinë). Mund të shkaktohet zjarr,
goditje elektrike apo përkulje.
• Kur instaloni televizorin në vende me
temperatura tepër të larta, si p.sh. në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit, në afërsi
të një radiatori apo një ventilatori për
ngrohje. Në kushte të tilla televizori
mund të mbinxehet dhe të shkaktojë
deformim të kasës dhe/ose
keqfunksionim të tij.
• Nëse televizori
është vendosur në
një dhomë
ndërrimi të një
tualeti publik apo
llixhe, televizori
mund të dëmtohet
nga sulfuri që ndodhet në ajër, etj.
• Për cilësi më të mirë të figurës, mos e
ekspozoni televizorin ndaj shkëlqimit të
drejtpërdrejtë ose ndaj rrezeve të diellit.
• Shmangi zhvendosjen e televizorit nga
një zonë e ftohtë në një zonë të ngrohtë.
Ndryshimet e papritura në temperaturën
e ambientit mund të shkaktojnë
kondensim të lagështisë. Kjo mund të
bëjë që televizori të shfaqë cilësi të
dobët të figurës dhe/ose ngjyrës. Nëse
kjo ndodh, lëreni lagështinë të avullojë
plotësisht përpara se të ndizni
televizorin.
Copat e thyera:
• Mos hidhni asgjë drejt televizorit. Xhami i
ekranit mund të thyhet nga goditja dhe
të shkaktojë lëndime të rënda.
• Nëse sipërfaqja e televizorit plasaritet,
mos e prekni atë derisa ta keni hequr
kordonin elektrik nga priza. Në të
kundërt kjo mund të shkaktojë një
goditje elektrike.
Kur nuk është në përdorim
• Nëse nuk do ta përdorni televizorin për
disa ditë, televizori duhet të shkëputet
nga rrjeti eklektik për arsye mjedisore
dhe sigurie.
• Duke qenë se televizori nuk është i
shkëputur nga rrjeti elektrik kur televizori
është thjesht i fikur, hiqni spinën nga
priza për ta shkëputur televizorin
plotësisht.
• Disa televizorë mund të kenë veçori që
kërkojnë që televizori të lihet në gjendje
gatishmërie/gatishmëri në rrjet që të
funksionojë siç duhet.
Nëse problemi i mëposhtëm
ndodh...
Fikni televizorin dhe hiqni nga priza
kordonin elektrik menjëherë nëse ndodh
ndonjë prej problemeve të mëposhtme.
Kërkojini shitësit ose qendrës së shërbimit
të "Sony" ta kontrollojnë atë nga një
personel shërbimi i kualifikuar.
Kur:
• Kordoni elektrik është dëmtuar.
• Priza elektrike është tepër e gjerë ose
tepër e ngushtë.
• Televizori është dëmtuar nga rrëzimi,
goditja apo nga diçka që është hedhur
drejt tij.
• Nëse nga të hapurat në kabinet bien
lëngje apo sende të ngurta.
Rreth temperaturës së
televizorit
Kur televizori përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, pjesët rrethuese të panelit
ngrohen. Ju mund të ndjeni nxehtësi kur e
prekni atë me dorë.
Mos e vendosni këtë produkt
në afërsi të pajisjeve
mjekësore
Ky produkt (duke përfshirë aksesorët)
përmban magnete, të cilat mund të
interferojnë me stimuluesit kardiakë,
valvulat devijuese të programueshme për
trajtimin e hidrocefalusit apo me pajisje të
tjera mjekësore. Mos e vendosni këtë
produkt në afërsi të personave që përdorin
pajisje të tilla mjekësore. Nëse përdorni
pajisje të tilla mjekësore, konsultohuni me
mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij
produkti.
Mbajeni larg fëmijëve ose
individëve nën mbikëqyrje
Ky produkt (duke përfshirë aksesorët) ka
magnet(e). Gëlltitja e magneteve mund të
shkaktojë lëndime të rënda, si p.sh. rrezik
mbytjeje ose lëndime të zorrëve. Nëse
magnetet (ose një magnet) gëlltiten,
konsultohuni menjëherë me një mjek.
Ndikimi magnetik
Ky produkt (duke përfshirë aksesorët, si
p.sh. kapakët) përdor magnete. Mos
vendosni sende që janë të ndjeshme ndaj
magnetit (kartat e debitit dhe të kreditit me
kode magnetike etj.) në afërsi të këtij
produkti.
Masat paraprake
Shikimi i televizorit
• Shikojeni televizorin me dritë të
moderuar, pasi shikimi i tij me dritë të
dobët ose për një periudhë të gjatë kohë
është i lodhshëm për sytë tuaj.
• Kur përdorni kufje, rregulloni volumin për
të shmangur nivelet tepër të larta, pasi
kjo mund të shkaktojë dëmtim të
dëgjimit.
Ekrani (vetëm për televizorët
me LCD):
• Edhe pse ekrani është krijuar me
teknologji me saktësi jashtëzakonisht të
lartë dhe mbi 99,99% e pikselëve janë
efikase, në ekran mund të shfaqen
vazhdimisht pika të zeza ose pika të
ndritshme në ngjyra (të kuqe, blu ose të
gjelbra). Kjo është veçori strukturore e
ekranit dhe nuk është një keqfunksionim.
• Mos e shtyni ose gërvishtni filtrin e
përparmë apo mos vendosni objekte
sipër televizorit. Imazhi mund të jetë jo i
njëtrajtshëm ose ekrani mund të
dëmtohet.
• Nëse ky televizor përdoret në një vend të
ftohtë, në figurë mund të shfaqet një
njollë ose figura mund të errësohet. Kjo
nuk tregon një defekt. Këto fenomene
zhduken ndërsa temperatura rritet.
SQ
4
SQ
• Mund të krijohen mbetje imazhi nëse
maksimumi 7 mm
maksimumi 1,5 mm
shfaqen vazhdimisht figura statike. Ato
mund të zhduken pas disa minutash.
• Ekrani dhe kabineti ngrohen kur
televizori është në përdorim. Ky nuk
është keqfunksionim.
• Ky ekran përmban një sasi të vogël
kristali të lëngët. Ndiqni udhëzimet dhe
rregulloret tuaja vendore për hedhjen.
Ekran OLED (vetëm për
televizorët me LCD):
• Edhe pse ekrani OLED është krijuar me
teknologji me saktësi jashtëzakonisht të
lartë dhe mbi 99,99% e pikselëve janë
efikase, në ekranin OLED mund të
shfaqen vazhdimisht pika të zeza ose
pika të ndritshme në ngjyra (të bardha, të
kuqe, blu ose të gjelbra). Kjo është veçori
strukturore e ekranit OLED dhe nuk është
një keqfunksionim.
• Mos e shtyni ose gërvishtni filtrin e
përparmë apo mos vendosni objekte
sipër televizorit. Imazhi mund të jetë jo i
njëtrajtshëm ose ekrani OLED mund të
dëmtohet.
• Ekrani dhe kabineti ngrohen kur
televizori është në përdorim. Ky nuk
është keqfunksionim.
• Kur të hidhni televizorin tuaj, sigurohuni
që ndiqni ligjet dhe rregulloret tuaja
vendore.
Mbajtja dhe pastrimi i
sipërfaqes së ekranit/
kabinetit të televizorit
Masat paraprake:
• Për të hequr pluhurin nga sipërfaqja e
ekranit/kabineti, fshijeni atë lehtë me një
leckë të butë. Nëse pluhuri është i
vazhdueshëm, fshijeni atë me një leckë
të njomur pak me një solucion detergjent
të butë të holluar.
• Mos spërkatni asnjëherë ujë apo
detergjent drejtpërdrejt në televizor. Ai
mund të pikojë në fund të ekranit ose në
pjesët e jashtme dhe mund të futet në
televizor dhe të shkaktojë dëmtimin e tij.
Pajisjet opsionale
• Mbajini komponentët opsional ose çdo
pajisje tjetër që emeton rrezatim
magnetik larg nga televizori. Përndryshe
mund të ndodhë shtrembërimi i figurës
dhe/ose zhurmë.
• Kjo pajisje është testuar dhe ka rezultuar
në përputhje me kufijtë e përcaktuar
standardet EMC, duke përdorur një
kabllo lidhjeje për sinjal më të shkurtër se
3metra.
• Kjo pajisje është testuar dhe ka rezultuar
në përputhje me kufijtë e përcaktuar në
standardet EMC, duke përdorur një
kabllo RF më të shkurtër se 30 metra për
terminal tokësor/satelitor/CATV.
Rekomandimi i fishës tip F*
Projeksioni i telit të brendshëm nga pjesa e
lidhjes duhet të jetë më pak se 1,5 mm.
(Vizatim referencë i fishës tip F)
* Vetëm për rajone/shtete/modele të
kufizuara.
Funksioni me valë i njësisë
• Mos e përdorni këtë njësi në afërsi të
pajisjeve mjekësore (stimuluesi kardiak
etj.) pasi kjo mund të shkaktojë
keqfunksionim të pajisjes mjekësore.
• Megjithëse kjo njësi transmeton/merr
sinjale të enkriptuara, tregohuni të
kujdesshëm për ndërhyrjet e
paautorizuara. Ne nuk mbajmë
përgjegjësi për problemet që vijnë si
pasojë e kësaj.
• Kjo pajisje duhet të instalohet dhe të
përdoret duke mbajtur një distancë
ndarjeje prej 20 cm ose më shumë midis
antenës së kësaj pajisjeje dhe trupit të
personit.
Kujdesi për mbajtjen e
telekomandës
• Mos përdorni lloje të ndryshme baterish
së bashku ose mos përzieni bateritë e
vjetra dhe bateritë e reja.
• Hidhini bateritë në një mënyrë që është
miqësore për mjedisin. Rajone të
caktuara mund të kenë rregullore për
hedhjen e baterive. Konsultohuni me
autoritetin tuaj vendor.
Telekomanda e këtij produkti përmban
xham të argjendtë fosfati*, një produkt
biocidik me substanca aktive që kontrollon
rritjen e mikroorganizmave në sipërfaqen e
produktit. Ky aditiv është listuar në nenin
95 të Rregullores për produktet biocidike
(BPR). Telekomanda e këtij produkti nuk
përmban nanomateriale. Kjo teknologji nuk
është zëvendësues për një higjienë të mirë
dhe/ose për praktikat e pastrimit. Mos
spërkatni dezinfektues drejtpërdrejt në
telekomandë.
* Vetëm për rajone/shtete/modele të
kufizuara.
CAM (Moduli i aksesit të
kushtëzuar)
• Mos e hiqni kartën e rreme apo kapakun
(disponueshmëria është në varësi të
modelit të televizorit) nga foleja CAM
(Moduli i aksesit të kushtëzuar) në
televizor, përveçse kur vendosni një kartë
inteligjente në CAM.
Hedhja e televizorit
Hedhja e pajisjeve
të vjetra elektrike
dhe elektronike
(vlen në Bashkimin
Evropian dhe në
shtete të tjera
evropiane me
sisteme
grumbullimi të
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e
tij tregon se produkti nuk duhet të trajtohet
si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, duhet
dorëzuar pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar
që produkti të hidhet siç duhet, ju
ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe
shëndetin e njeriut, që mund të
shkaktoheshin nga trajtimi i
papërshtatshëm i mbetjeve të këtij
produkti. Riciklimi i materialeve do të
ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore.
Për më shumë informacion të detajuar mbi
riciklimin e këtij produkti, ju lutemi
kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e
grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim
tregon se bateria e dhënë me këtë produkt
nuk duhet të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake. Në disa bateri, ky simbol mund
të përdoret i kombinuar me një simbol
kimik. Simboli kimik i plumbit (Pb) shtohet
nëse bateria përmban më shumë se
0,004% plumb. Duke u siguruar që këto
bateri të hidhen siç duhet, ju ndihmoni në
parandalimin e pasojave të mundshme
negative për mjedisin dhe shëndetin që do
të shkaktoheshin nga trajtimi i
papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj
baterie. Riciklimi i materialeve do të
ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye
sigurie, rendimenti apo integriteti të
dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme
me një bateri të inkorporuar, kjo bateri
duhet të zëvendësohet vetëm nga personel
i kualifikuar shërbimi. Për të siguruar
trajtimin e duhur të baterisë, dorëzojeni
produktin në fund të periudhës së
funksionimit pranë pikës së duhur të
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Për të gjitha
bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që
flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga
produkti. Dorëzojeni baterinë në pikën e
duhur të grumbullimit për riciklimin e
baterive të përdorura. Për më shumë
informacion të detajuar mbi riciklimin e
këtij produkti ose baterie, ju lutemi
kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e
grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin ose
baterinë.
diferencuar)
Hedhja e baterive të
përdorura (vlen në
Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
me sisteme
grumbullimi të
diferencuar)
SQ
5
Loading...
+ 9 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.