Faleminderit për blerjen tuaj. Përpara se ta përdorni
këtë luajtës, lexoni me kujdes këto udhëzime.
Fillimi
Riprodhimi
Interneti
Cilësimet dhe përshtatjet
Informacioni shtesë
BDP-S4100/S5100
PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit ose të go ditjeve
elektrike, kjo pajisje nuk d uhet të ekspozohet ndaj
pikimeve ose spërkatjeve me ujë dhe mbi pajisje
nuk duhen vendosur objekte të mbushura me
lëngje, si p.sh. vazo.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e hapni
kasën e pajisjes. Për shërbimet drejtojuni vetëm
personelit të kualifikuar.
Kordoni elektrik duhet të zëvendësohet vetëm në
dyqane të kualifikuara servisi.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të
instaluara ndaj nxeh tësisë së tepruar si p.sh. drita
e diellit dhe zjarri.
KUJDES
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë
produkt do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke
qenë se rrezja e lazerit të përdorur në këtë luajtës
Blu-ray Disc/DVD është e dëmshme për sytë,
mos u përpiqni të çmontoni mobilien.
Për shërbimet drejtojuni vetëm personelit
të kualifikuar.
Kjo etiketë ndodhet mbi kapakun mbrojtës
të lazerit brenda pajisjes.
Për klientët në shtetet evropiane
Njoftim për klientët në Mbretërinë
e Bashkuar dhe Republikën e Irlan dës
Për sigurinë dhe dobinë tuaj, në këtë pajisje
është montuar një spinë e presuar konform
me standardin BS1363.
Nëse siguresa në spinën e dhënë duhet të
zëvendësohet, duhet të përdoret një siguresë
me të njëjtin nivel si ajo e dhënë dhe e miratuar
nga ASTA ose BSI sipas standardit BS1362,
(pra e shënuar me shenjën ose ).
Nëse spina e dhënë me këtë pajisje ka një kapak
sigurese që mund të shkëputet, sigurohuni që
vendosni në vend kapakun e siguresës pasi të
zëvendësoni siguresën. Asnjëherë mos e përdorni
spinën pa kapakun e siguresës. Nëse ju humbet
kapaku i siguresës, ju lutemi kontaktoni me pikën
më të afër të servisit Sony.
Hedhja e pajisjeve
të vjetra elektrike
dhe elektronike
(e aplikueshme në
Bashkimin Evropian dhe
vendet e tjera evropiane
me sistem grumbullimi
të diferencuar)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketimin e tij
tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet
si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi,
do të dorëzohet pranë pikës përkatëse
të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që
ky produkt të hidhet siç duhet, ju ndihmoni
në parandalimin e pasojave të mundshme
negative për mjedisin dhe shëndetin, që në rast
të kundërt do të shkaktoheshin nga trajtimi
i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti.
Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen
e burimeve natyrore. Për më shumë informacion
të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju
lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Kjo pajisje klasifikohet si produkt CLASS 1
LASER. Shenja CLASS 1 LASER PRODUCT
ndodhet në pjesën e jashtme të pasme.
2
Hedhja e baterive të
përdorura (e aplikueshme
në Bashkimin Evropian
dhe vendet e tjera
evropiane me sisteme
të diferencuara
grumbullimi)
Ky simbol mbi bateri ose mbi paketim tregon
se bateria e dhënë me këtë produkt nuk duhet
të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret
i kombinuar me një simbol kimik. Simbolet
kimike për zhivën (Hg) ose plumbin (Pb) shtohen
nëse bateria përmban më shumë se 0,0005% zhivë
ose 0,004% plumb.
Duke u siguruar që këto bateri të hidhen siç
duhet, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të
mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin
që në rast të kundërt do të shkaktoheshin nga
trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të kësaj
baterie. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë
në ruajtjen e burimeve natyrore.
Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie,
rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë
lidhje të qëndrueshme me një bateri të
inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet
vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi.
Për të siguruar trajtimin e duhur të baterisë,
dorëzojeni produktin në fund të periudhës së
funksionimit të tij pranë pikës përkatëse të
grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni
pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë
nga produkti. Dorëzojeni baterinë pranë pikës
përkatëse të grumbullimit për riciklimin
e baterive të përdorura.
Për më shumë informacion të detajuar mbi
riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi
kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake
ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Për klientët në shtetet evropiane
Ky produkt është prodhuar nga ose për llogari
të Sony Corporation, 1-7-1 Konan Minato-ku
Tokyo, 108-0075 Japoni. Pyetjet në lidhje me
pajtueshmërinë e produktit sipas legjislacionit
të Bashkimit Evropian do t'i adresohen
përfaqësuesit të autorizuar, Sony Deutschland
GmbH, Hedelfinger Strasse 61, 70327 Stuttgart,
Gjermani. Për çdo çështje shërbimi ose garancie,
drejtojuni adresave që jepen në dokumentet
e posaçme të shërbimit ose të garancisë.
Masat paraprake
• Kjo njësi punon me 220 V – 240 V AC,
50/60 Hz. Kontrolloni që tensioni i përdorimit
të njësisë të jetë identik me furnizimin vendas
me energji.
• Instalojeni këtë njësi në mënyrë që kablloja
e rrjetit elektrik të mund të shkëputet nga priza
e murit menjëherë në rast problemi.
Masat paraprake
Kjo pajisje është testuar dhe është gjendur
konform limiteve të përcaktuara në
Direktivën EMC për përdorimin e një kablloje
lidhëse më të shkurtër se 3 metra.
Mbi vendosjen
• Vendoseni luajtësin në një vend me ajrosje
të përshtatshme për të parandaluar
grumbullimin e nxehtësisë te luajtësi.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos
e mbuloni hapësirën e ajrimit të pajisjes
me gazeta, mbulesa tavoline, perde etj.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve
me flakë të zbuluar (për shembull qirinj
të ndezur).
• Mos e instaloni këtë luajtës në një hapësirë të
kufizuar, si në një raft librash ose në një njësi
të ngjashme.
• Mos e vendosni luajtësin jashtë, në
automjete, në anije ose në mjete të tjera.
• Nëse luajtësi sillet direkt nga një vend
i ftohtë në një vend të ngrohtë, ose vendoset
në një dhomë shumë të lagësht, lagështira
mund të kondensohet mbi lentet jashtë
luajtësit. Nëse ndodh kjo, luajtësi mund
të mos punojë siç duhet. Në këtë rast,
hiqni diskun dhe lëreni luajtësin të ndezur
për rreth gjysmë ore derisa të avullojë
lagështira.
• Mos e instaloni luajtësin në një pozicion
të pjerrët. Ai është projektuar që të përdoret
vetëm në pozicion horizontal.
3
• Mos vendosni objekte metalike përpara
panelit të përparmë. Kjo mund të kufizojë
marrjen e valëve të radios.
• Mos e vendosni luajtësin në një vend ku janë
në përdorim pajisje mjekësore. Kjo mund të
shkaktojë keqfunksionim të instrumenteve
mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulator kardiak ose
pajisje tjetër mjekësore, konsultohuni me
mjekun ose prodhuesin e pajisjes mjekësore
përpara se të përdorni funksionin LAN
me valë.
• Ky luajtës duhet të instalohet dhe përdoret
me një distancë minimale prej të paktën
20 cm ose më shumë mes luajtësit dhe trupit
të personit (duke përjashtuar ekstremet
trupore: duart dhe kyçet e tyre, këmbët
dhe kyçet e tyre).
• Mos vendosni objekte të rënda ose të
paqëndrueshme mbi luajtës.
• Mos vendosni objekte të tjera përveç disqeve
në sirtarin e diskut. Kjo mund të shkaktojë
dëmtime te luajtësi ose objekti.
• Kur zhvendosni luajtësin, nxirrni diskun
që mund të ketë brenda në sirtarin e diskut.
Nëse nuk e bëni këtë, disku mund
të dëmtohet.
• Shkëputni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) dhe kabllo
të tjera nga luajtësi kur e zhvendosni
luajtësin.
Mbi burimet e rrymës
• Luajtësi nuk shkëputet nga burimi i rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) për sa kohë
që është e lidhur me prizën e murit, edhe
nëse luajtësi vetë është i fikur.
• Nëse nuk do ta përdorni luajtësin për një
kohë të gjatë, shkëputeni luajtësin nga priza
e murit. Për të shkëputur kordonin e rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik), kapeni te
vetë priza; mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
• Ndiqni pikat e mëposhtme për të
parandaluar dëmtimin e kordonit të rrymës
së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik). Mos
përdorni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) nëse është
i dëmtuar, duke qenë se kjo mund të
rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
– Mos e përthyeni kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) mes
luajtësit dhe murit, raftit, etj.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi
kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik) dhe mos ushtroni
forcë mbi vetë kordonin e rrymës së
drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik).
Mbi rregullimin e volumit
Mos e ngrini volumin ndërkohë që dëgjoni një
pjesë me hyrje në nivele shumë të ulëta ose
pa sinjale audio. Veshët tuaj dhe altoparlantët
mund të dëmtohen kur niveli i zërit arrin nivel
maksimal të lartë.
Mbi pastrimin
Pastroni kabinetin, panelin dhe kontrollet
me një copë të butë. Mos përdorni asnjë lloj
pastruesi abraziv, tela fërkimi ose tretës
si alkooli ose benzina.
Mbi pastrimin e disqeve, pastruesit
e disqeve/lenteve
Mos përdorni disqe pastruese ose pastrues
disqesh/lentesh (duke përfshirë llojet
e lëngshme ose me spërkatje). Këto mund
të shkaktojnë keqfunksionim të aparaturës.
Mbi zëvendësimin e pjesëve
Në rast se ky luajtës riparohet, pjesët
e riparuara mund të mblidhen për
ripërdorim ose për riciklim.
Lidhja me folenë HDMI OUT
Ndiqni pikat e mëposhtme duke qenë se
trajtimi i pasaktë mund të dëmtojë folenë
dhe konektorin HDMI OUT.
• Vendosni saktë me kujdes folenë
HDMI OUT në pjesën e pasme të luajtësit
dhe konektorin HDMI duke kontrolluar
format e tyre. Sigurohuni që konektori të
mos jetë me kokë poshtë ose i përthyer.
4
• Sigurohuni të shkëputni kabllon HDMI kur
zhvendosni luajtësin.
• Mbajeni drejt konektorin HDMI kur lidhni
ose shkëputni kabllon HDMI. Konektorin
HDMI mos e përthyeni dhe as mos e fusni
me forcë në folenë HDMI OUT.
Për shikimin e pamjeve video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime
(si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje
mendsh) gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony
rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë
pushime të rregullta kur shikojnë pamje 3D.
Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të
nevojshme do të variojë nga personi në
person. Duhet të vendosni vetë si është më
mirë. Nëse ju shkaktohen shqetësime, duhet të
ndërprisni shikimin e pamjeve 3D derisa të
mos keni më shqetësime; nëse mendoni
se është e nevojshme konsultohuni me
mjekun. Duhet të shihni edhe (i) manualin
e përdorimit dhe/ose mesazhin e kujdesit të
ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret me këtë
produkt, ose përmbajtjen e Blu-ray Disc që
luhet me këtë produkt, si dhe (ii) faqen tonë
të internetit* për informacionin më të fundit.
Shikimi i fëmijëve të vegjël (sidomos i atyre
nën gjashtë vjeç) është ende në zhvillim
e sipër. Konsultohuni me mjekun (pediatrin
ose okulistin) përpara se të lejoni fëmijët
e vegjël të shohin pamje video 3D.
Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët e vegjël
për të siguruar që ndjekin rekomandimet
e renditura më lart.
* Për klientët në shtetet evropiane
http://www.sony-europe.com/myproduct/
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Kujdes: Ky luajtës është në gjendje të
mbajë për një kohë të pacaktuar në
ekranin e televizorit një foto ose një imazh
të palëvizshëm video. Nëse lini të shfaqet
në televizor foton ose imazhin
e palëvizshëm video për një periudhë të
tejzgjatur kohore, rrezikoni dëmtimin
e përhershëm të ekranit të televizorit tuaj.
Të prekshëm nga kjo janë televizorët
me ekran plazmë dhe televizorët me ekran
me projeksion.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje
me luajtësin tuaj, ju lutemi kontaktoni
shitësin më të afërt të Sony.
Mbrojtja kundër kopjimit
Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara
të mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në
mjetet e përdorimit të Blu-ray Disc™ dhe
DVD. Këto sisteme të quajtura AACS
(Advanced Access Content System), në shqip
sistem i përmbajtjes së përparuar të aksesit,
dhe CSS (Content Scramble System) në shqip
sistem i kodimit të përmbajtjes, mund të
përmbajnë disa kufizime për riprodhimin,
daljen analoge dhe veçori të tjera të ngjashme.
Përdorimi i këtij produkti dhe kufizimet
e vendosura mund të variojnë në varësi të
datës së blerjes, duke qenë se bordi drejtues
i AACS mund të miratojë ose ndryshojë
rregulloret e veta të kufizimeve pas datës
së blerjes.
Njoftim nga Cinavia
Ky produkt përdor teknologji Cinavia
për të kufizuar përdorimin e kopjeve të
paautorizuara të disa filmave e videove
komerciale dhe kolonave të tyre zanore.
Kur diktohet përdorimi i ndaluar i një kopjeje
të paautorizuar, do të shfaqet një mesazh dhe
riprodhimi ose kopjimi do të ndërpritet.
Më shumë informacion mbi teknologjinë
Cinavia jepet në Qendrën Online
të Cinavia për Konsumatorët në faqen
http://www.cinavia.com. Për të kërkuar
5
informacion shtesë mbi Cinavia përmes postës
së thjeshtë, dërgoni një kartolinë me adresën
tuaj të postës në adresën: Cinavia Consumer
Information Center, P.O. Box 86851,
San Diego, CA, 92138, USA.
E drejta e autorit dhe markat tregtare
• “AVCHD” dhe logoja “AVCHD 3D/
Progressive” janë marka tregtare të
Panasonic Corporation dhe
Sony Corporation.
• Java është markë tregtare e Oracle
dhe/ose filialeve të saj.
•, “XMB”, dhe “xross media bar”
janë marka tregtare të Sony Corporation
dhe Sony Computer Entertainment Inc.
• Prodhuar me licencë nga
Dolby Laboratories. Dolby, Pro Logic
dhe simboli me dy “D” janë marka tregtare
të Dolby Laboratories.
High-Definition Multimedia Interface,
si dhe logoja HDMI janë marka tregtare
ose marka tregtare të regjistruara të
HDMI Licensing LLC në Shtetet
e Bashkuara dhe vende të tjera.
• Blu-ray Disc™, Blu-ray™, Blu-ray 3D™,
BD-Live™, BONUSVIEW™, dhe logot janë
marka tregtare të Blu-ray Disc Association.
• “DVD Logo” është markë tregtare e DVD
Format/Logo Licensing Corporation.
• Logot “DVD+RW”, “DVD-RW”,
“DVD+R”, “DVD-R”, “DVD VIDEO”
dhe “CD” janë marka tregtare.
• “BRAVIA” është markë tregtare
e Sony Corporation.
• Patentat dhe teknologjia koduese audio
MPEG Layer-3 janë të licencuara nga
Fraunhofer IIS dhe Thomson.
• Ky produkt përmban teknologji me
pronësi të regjistruar me licencë nga
Verance Corporation dhe mbrohet nga
patenta e SH.B.A.-së 7 369 677 dhe patenta
të tjera të SH.B.A.-së dhe botërore të marra
dhe në pritje, si dhe të drejta autori dhe
mbrojtje e sekretit tregtar për disa aspekte
të kësaj teknologjie. Cinavia është markë
tregtare e Verance Corporation. Të drejtat
e autorit 2004-2010 Verance Corporation.
Të gjitha të drejtat të rezervuara nga
Verance. Zbërthimi ose çmontimi për
qëllime dublikimi është i ndaluar.
• Windows Media është markë tregtare
ose markë tregtare e regjistruar
e Microsoft Corporation në Shtetet
e Bashkuara dhe/ose vende të tjera.
Ky produkt përmban teknologji që janë
subjekt i disa të drejtave të pronësisë
intelektuale të Microsoft. Ndalohet
përdorimi ose shpërndarja e kësaj
teknologjie jashtë këtij produkti pa licencën/
licencat përkatëse nga Microsoft.
Zotëruesit e përmbajtjes përdorin teknologji
Microsoft PlayReady™ për aksesimin
e përmbajtjes për të mbrojtur pronën e tyre
intelektuale, duke përfshirë përmbajtjen
e mbrojtur me të drejta autori. Kjo pajisje
përdor teknologji PlayReady për të aksesuar
përmbajtjen e mbrojtur me PlayReady dhe/
ose përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM.
Nëse pajisja nuk arrin të imponojë siç duhet
kufizimet mbi përdorimin e përmbajtjes,
zotëruesit e përmbajtjes mund të kërkojnë
nga Microsoft që të anulojë mundësinë
e pajisjes për të përdorur përmbajtje të
mbrojtur me PlayReady. Anulimi nuk duhet
të ndikojë në përmbajtjet e pambrojtura ose
përmbajtje të mbrojtura nga teknologji të
tjera për aksesimin e përmbajtjes. Zotëruesit
e përmbajtjes mund t'ju kërkojnë të
përditësoni PlayReady për të pasur akses në
përmbajtjen e tyre. Nëse nuk pranoni të
përditësoni, nuk do të jeni në gjendje të keni
akses në përmbajtjen që kërkon
përditësimin.
• Teknologjia e njohjes së muzikës dhe videos
dhe të dhënave përkatëse ofrohet nga
Gracenote®. Gracenote është standard
i industrisë në teknologjinë e njohjes së
• Emrat e sistemeve dhe produkteve të tjera
janë në përgjithësi marka tregtare ose marka
tregtare të regjistruara të prodhuesve.
Markat ™ dhe ® nuk tregohen në
këtë dokument.
Marrëveshja e Licencës së Përdoruesit
eGracenote®
Ky aplikacion ose pajisje përmban softuer nga
Gracenote, Inc. nga Emeryville, California
(“Gracenote”). Softueri nga Gracenote
(“Softueri i Gracenote”) mundëson që ky
aplikacion të kryejë identifikimin e diskut
dhe/ose skedarit dhe të marrë informacion
që lidhet me muzikën, duke përfshirë
informacionin mbi emrin, artistin, pjesën dhe
titullin (“Të dhënat e Gracenote”) nga serverët
online ose databazat e inkorporuara (në
mënyrë kolektive të referuar si “Serverët
e Gracenote”) dhe të kryejë funksione të tjera.
Ju mund të përdorni Të dhënat e Gracenote
vetëm përmes funksioneve për përdorim nga
Përdoruesi të këtij aplikacioni ose pajisjeje.
•Wi-Fi®,Wi-Fi Protected Access® dhe
Wi-Fi-Alliance® janë marka të regjistruara
të Wi-Fi Alliance.
• Wi-Fi CERTIFIED™, WPA™, WPA2™
dhe Wi-Fi Protected Setup™ janë marka
të regjistruara të Wi-Fi Alliance.
• Logoja Wi-Fi CERTIFIED Logo është shenjë
certifikimi e Wi-Fi Alliance.
• Shenja Wi-Fi Protected Setup është shenjë
e Wi-Fi Alliance.
•DLNA®, logoja DLNA dhe DLNA
CERTIFIED™ janë marka tregtare, marka
shërbimi ose marka certifikimi të Digital
Living Network Alliance.
• SDK për pajisje Opera® nga Opera Software
ASA. Të drejtat e autorit 2002–2012
Opera Software ASA. Të gjitha të drejtat
të rezervuara.
• Të gjitha markat e tjera tregtare janë marka
të zotëruesve të tyre përkatës.
Ju bini dakord se do të përdorni Të dhënat
e Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe
Serverët e Gracenote vetëm për përdorimin
tuaj personal jotregtar. Ju bini dakord të mos
caktoni, kopjoni, transferoni ose transmetoni
Softuerin e Gracenote ose çdo Të dhënë të
Gracenote te një palë e tretë. JU BINI
DAKORD TË MOS PËRDORNI OSE
SHFRYTËZONI TË DHËNAT
E GRACENOTE, SOFTUERIN
E GRACENOTE OSE SERVERËT
E GRACENOTE PËRVEÇSE SIÇ
LEJOHET SHPREHIMISHT KËTU.
Ju bini dakord se licenca juaj joekskluzive për
të përdorur Të dhënat e Gracenote, Softuerin
e Gracenote dhe Serverët e Gracenote do të
ndërpritet në rast se shkelni këto kufizime.
Nëse licenca juaj ndërpritet, ju bini dakord
të ndërprisni çdo përdorim të Të dhënave
të Gracenote, Softuerit të Gracenote
dhe Serverëve të Gracenote. Gracenote
rezervon të gjitha të drejtat për Të dhënave
e Gracenote, Softuerin e Gracenote dhe
Serverët e Gracenote, duke përfshirë të gjitha
të drejtat e pronësisë. Në asnjë rrethanë nuk
7
do të bëhet përgjegjëse Gracenote për ndonjë
pagesë ndaj jush për informacione që ju jepni.
Ju bini dakord që Gracenote, Inc. mund
të imponojë të drejtat e veta sipas kësaj
Marrëveshjeje kundër jush direkt në
emër të vet.
Shërbimi i Gracenote kërkon një identifikues
unik për të gjurmuar pyetje për qëllime
statistikore. Qëllimi i identifikuesit numerik
të caktuar në mënyrë të rastësishme bëhet për
t'i lejuar shërbimit të Gracenote të numërojë
pyetjet pa ditur asgjë mbi identitetin tuaj.
Për më shumë informacion, shihni faqen
e internetit për Politikën e Privatësisë së
Gracenote për shërbimin e Gracenote.
Softueri i Gracenote-it dhe çdo artikull i Të
dhënave të Gracenote-it ju licencohet “SIÇ
ËSHTË”. Gracenote nuk jep deklarim apo
garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, në
lidhje me saktësinë e Të dhënave të
Gracenote-it nga Serverët e Gracenote-it.
Gracenote rezervon të drejtën të fshijë
të dhëna nga Serverët Gracenote ose të
ndryshojë kategoritë e të dhënave për
çfarëdo shkak që Gracenote e gjykon të
mjaftueshëm. Nuk jepet asnjë garanci se
Softueri i Gracenote ose Serverët e Gracenote
janë pa gabime ose se funksionimi i Softuerit
të Gracenote ose Serverëve të Gracenote
do të jetë i pandërprerë. Gracenote nuk
është e detyruar t'ju japë lloje të dhënash
shtesë ose të përmirësuara ose kategori
që Gracenote mund t'i japë në të ardhmen
dhe është e lirë të ndërpresë shërbimet e saj
në çdo kohë.
10Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave
14Hapi 1: Aksesorët e dhënë
14Hapi 2: Lidhja e luajtësit
16Hapi 3: Përgatitja për lidhjen me rrjetin
17Hapi 4: Konfigurimi i lehtë
Riprodhimi
18Luajtja e një disku
20Luajtja nga një pajisje USB
20Luajtja përmes një rrjeti
22Opsionet e disponueshme
Interneti
25Shfletimi i faqeve të internetit
Cilësimet dhe përshtatjet
27Përdorimi i ekraneve të cilësimeve
27[Network Update] (Përditësimi i rrjetit)
27[Screen Settings] (Cilësimet e ekranit)
29[Audio Settings] (Cilësimet audio)
30[BD/DVD Viewing Settings] (Cilësimet e shikimit të BD/DVD)
30[Parental Control Settings] (Cilësimet e kontrollit prindëror)
31[Music Settings] (Cilësimet e muzikës)
31[System Settings] (Cilësimet e sistemit)
32[Network Settings] (Cilësimet e rrjetit)
34[Easy Network Settings] (Cilësimet e lehta të rrjetit)
34[Resetting] (Rivendosja)
Informacioni shtesë
35Zgjidhja e problemeve
40Specifikimet
9
Fillimi
Udhëzuesi i pjesëve dhe i komandave
Paneli i përparmë
z
Butoni N ka një pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme si referencë kur përdorni
luajtësin.
A Sirtari i diskut
B Ekrani i panelit të përparmë
C Z (hap/mbyll)
D N (luaj)
E x (ndal)
F [/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton
në modalitet gatishmërie.
G Foleja (USB)
Lidhni një pajisje USB në këtë fole.
H Sensori i telekomandës
10
Për të kyçur sirtarin e diskut (Kyçja
për fëmijët)
Sirtarin e diskut mund ta kyçni për
të shmangur hapjen aksidentale.
Kur është ndezur luajtësi, mbani shtypur
butonin N për mbi 10 sekonda, për
të kyçur ose shkyçur sirtarin.
Fillimi
Paneli i pasmë
A Foleja DIGITAL OUT (COAXIAL)
B Foleja HDMI OUT
C Terminali LAN (100)
DFoleja (USB)
11
Telekomanda
Funksionet e disponueshme të
telekomandës ndryshojnë në varësi
të diskut ose të situatës.
z
Butonat Numri 5, AUDIO, 2 + dhe N kanë
pikë të prekshme. Përdoreni pikën e prekshme
si referencë kur përdorni luajtësin.
A Z (hap/mbyll)
Hap ose mbyll sirtarin e diskut.
-TV- t (Zgjedhja e hyrjes TV)
Ndërron hyrjen midis TV dhe
burimeve të tjera.
-TV- [/1 (TV ndezur/në
gatishmëri)
Ndez televizorin ose e cakton
në modalitet gatishmërie.
[/1 (ndezur/në gatishmëri)
Ndez luajtësin ose e cakton në
modalitet gatishmërie.
B Butonat e numrave (0 – 9)
Fut numrat e kapitujve/titujve/
pjesëve etj.
b
Numrat e pjesëve janë të aplikueshëm
vetëm për CD-DA (CD muzikore).
2 (volumi) +/–
Rregullon volumin e televizorit.
AUDIO (faqe 30)
Zgjedh gjuhën audio kur ka shumë
të tilla të regjistruara në BD-ROM/
DVD VIDEO.
Zgjedh pjesën audio në CD.
SUBTITLE (faqe 30)
Zgjedh gjuhën e titrave kur ka titra
shumëgjuhëshe të regjistruara në
BD-ROM/DVD VIDEO.
(hesht)
Mbyll përkohësisht zërin.
C Butonat me ngjyra (e kuqe/
e gjelbër/e verdhë/blu)
Tastet e shpejta për funksione
ndërvepruese.
D TOP MENU
Hap ose mbyll menynë kryesore
të BD-së ose DVD-së.
POP UP/MENU
Hap ose mbyll menynë kërcyese të
BD-ROM ose menynë e DVD-së.
12
Fillimi
OPTIONS (faqe 22)
Artikulli
Kategoria
Shfaq opsionet e disponueshme
në ekran.
HOME
Hyn në menynë bazë të luajtësit.
Shfaq foton e sfondit kur shtypet në
ikonën e kategorisë në menynë bazë.
RETURN
Kthehet në ekranin e mëparshëm.
</M/m/,
Lëviz theksimin për të zgjedhur
artikullin e shfaqur.
Butoni i qendrës (ENTER)
Fut artikullin e zgjedhur.
E ./> (e mëparshme/tjetër)
Kapërcen në kapitullin, pjesën apo
skedarin para/pas.
X (pauzë)
Vendos në pauzë rinis riprodhimin.
m/M (përshpejtim prapa/
përshpejtim para)
• Përshpejton prapa/përpara kur
shtypet butoni gjatë luajtjes së
diskut. Shpejtësia e kërkimit
ndryshon çdo herë që shtypni
butonin gjatë luajtjes së videos.
• Luan me lëvizje të ngadaltë kur
shtypet për mbi një sekondë
në modalitet pushimi.
• Luan një kuadër çdo herë që
shtypni për pak kohë në modalitet
pushimi.
N (luaj)
Nis ose rinis luajtjen.
DISPLAY (faqe 19)
Shfaq në ekran informacionin
e luajtjes dhe të shfletimit
në internet.
x (ndal)
Ndalon riprodhimin dhe ruan në
kujtesë pikën e ndalimit (pikën
e rifillimit).
Pika e rifillimit për një titull/këngë
është pika e fundit që keni luajtur
ose foton e fundit për një dosje
fotosh.
SEN (faqe 20)
Hyn në shërbimin e internetit të
“Sony Entertainment Network™”.
Shfaqja e menysë bazë
Menyja bazë shfaqet kur shtypni HOME.
Zgjidhni një kategori me anë të </,.
Zgjidhni një artikull me anë të M/m dhe
shtypni ENTER.
Mos e vendosni kordonin elektrik në prizë pa bërë më parë lidhjet e tjera.
Lidhja me televizorin
Lidheni luajtësin me televizorin tuaj duke përdorur një kabllo HDMI me shpejtësi
të lartë.
Cilësi e lartë
b
Mos e lidhni luajtësin nëpërmjet aparatit të videos. Sinjalet video nga aparatet e videos mund
të ndikohen nga sistemet e mbrojtjes së të drejtave të autorit që shkaktojnë deformimin
e figurës televizive.
14
Fillimi
Lidhja me amplifikatorin tuaj AV (marrësin)
t Caktoni [BD Audio MIX Setting] (Cilësimi
MIX audio për BD) (faqe 29).
Kablloja HDMI e shpejtësisë së lartë (nuk jepet)
Kablloja HDMI e shpejtësisë
së lartë (nuk jepet)
Kablloja koaksiale dixhitale
(nuk jepet)
Zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme të lidhjes sipas foleve të hyrjes në
amplifikatorin AV (marrës). Kur zgjidhni A ose B, bëni konfigurimet
e nevojshme në [Audio Settings] (Cilësimet audio) (faqe 29).
15
Loading...
+ 33 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.