
Përmbajtja
1 Udhëzime të rëndësishme
sigurie 2
Siguria e dëgjimit 2
Informacion i pergjithshem 2
2 Kufjet tuaja me valë 3
Çfarë ka në kuti 3
Veshtrim i përgjitshëm e kufjeve
tuaja me valë 4
3 Fillo 5
Karikonii kufjet 5
Përdorini në TV 5
Rregulloni volumin e kufjeve 6
Shkëputni kufjet nga TV 6
4 Çiftoni kufjet me telefonin
tuaj celular 7
Menaxhoni telefonatat dhe
muzikën tuaj 7
Manovroni mes TV (pajisja dongle)
dhe telefonit celular 8
5 Përdoreni me PC 9
6 Zëvendësoni këllëfët e
kufjeve të veshit 9
7 Të dhënat teknike 10
8 Njoftim 11
Deklarata e konformitetit 11
Asgjësimi i produktit dhe
baterisë tuaj të vjetër 11
Hiqni baterinë e integruar 11
Pajtueshmëria me EMF 11
Informacion mjedisor 12
Njoftimi i pajtueshmërisë 12
9 Markat tregtare 13
10 Pyetjet e bëra shpesh 14
1SQ

1 Udhëzime të
rëndësishme
sigurie
Siguria e dëgjimit
Rrezik
• Për të shmangur dëmtimin e dëgjimit, kufizoni
kohën e përdorimit të kufjeve me volum të
lartë dhe vendoseni volumin në një nivel të
sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e
shkurtër duhet të jetë koha e sigurt e dëgjimit.
Sigurohuni që të respektoni udhëzimet e
mëposhtme gjatë kohës që përdorni kufjet
tuaja.
• Dëgjoni me volum të pranueshëm për
periudha të arsyeshme kohore.
• Kini kujdes që të mos e ngrini
vazhdimisht volumin gjatë kohës që
dëgjimi juaj është duke u përshtatur.
• Mos e ngrini shumë volumin sa të mos
dëgjoni as se çfarë bëhet rreth jush.
• Duhet të kini kujdes ose të ndërpritni
përkohësisht përdorimin në situata
potencialisht të rrezikshme.
• Presioni i tepërt i zërit nga kufjet
aurikolare dhe kufjet që mbahen në kokë
mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
• Nuk rekomandohet përdorimi i kufjeve
me të dy veshët e zënë gjatë ngarjes së
makinës dhe mund të jetë i paligjshëm
në disa zona.
• Për sigurinë tuaj, shmangni
shpërqendrimet nga muzika ose
telefonatat kur jeni në trafik ose mjedise
të tjera potencialisht të rrezikshme.
2 SQ
Informacion i
pergjithshem
Për të shmangur dëmtimin ose
mosfunksionimin:
Kujdes
• Mos i ekspozoni kufjet ndaj nxehtësisë së
tepërt.
• Mos i hidhni kufjet në tokë.
• Kufjet nuk duhet të ekspozohen ndaj pikimit
ose spërkatjes. (Referojuni vlerësimit IP të
produktit specifik)
• Mos lejoni që kufjet tuaja të zhyten në ujë.
• Mos i karikoni kufjet kur lidhësi (konektori) ose
priza janë të lagura.
• Mos përdorni asnjë agjent pastrimi që
përmban alkool, amoniak, benzen ose lëndë
gërryese.
• Nëselind nevoja për pastrim, përdorni një
leckë të butë, nëse është e nevojshme të lagur
me një sasi minimale uji ose sapun të butë të
holluar, për të pastruar produktin.
• Bateria e integruar nuk duhet të ekspozohet
ndaj nxehtësisë së tepërt si ndaj rrezeve të
diellit, zjarrit ose të ngjashme me to.
• Rrezik shpërthimi nëse bateria është
zëvendësuar gabimisht. Zëvendësoni vetëm
me të njëjtin lloj ose ekuivalent me të.
• Për të arritur vlerësimin specifik IP, kapaku i
folesë së karikimit duhet të mbyllet.
• Hedhja e një baterie në zjarr ose në një furrë
të nxehtë, ose shtypja ose prerja mekanike
e një baterie, mund të rezultojë në një
shpërthim.
• Lënia e një baterie në një mjedis rrethues me
temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund
të rezultojë në një shpërthim ose rrjedhje të
lëngut apo gazit të ndezshëm.
• Një bateri që i nënshtrohet presionit
jashtëzakonisht të ulët të ajrit mund të
rezultojë në një shpërthim ose rrjedhje të
lëngut ose gazit të ndezshëm.
Lagështia dhe temperaturat e funksionimit
dhe ruajtjes
• Ruajeni në një vend ku temperatura
është midis -20°C dhe 50°C me lagështi
relative deri në 90%.
• Vëreni në funksionim në një vend ku
temperatura është ndërmjet 0°C dhe
45°C me lagështi relative deri në 90%.
• Jetëgjatësia e baterisë mund të jetë më
e shkurtër në kushte të temperaturës së
lartë ose të ulët.
• Zëvendësimi i një baterie me një lloj të
gabuar rrezikon të dëmtojë rëndë kufjet
dhe baterinë (për shembull, në rastin e
disa llojeve të baterive litium).

2 Kufjet tuaja me
valë
Urime për blerjen tuaj dhe mirë se vini
në Philips! Për të përfituar plotësisht nga
mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni
produktin tuaj në
www.philips.com/support. Me këto kufje
me valë Philips ju mund të:
• Argëtoheni me zërin e përshtatshëm të
televizorit me valë
• Shijoni dhe kontrolloni muzikën me valë
Çfarë ka në kuti
Kablli i karikimit USB-C
Këllëfë kufjesh për veshët prej pëlhure
(një palë)
Headphones
Series
CTN
Udhëzues për Fillimin e Shpejtë
Kufje
Pajisja dongle USB
Kablli i audios 3,5 mm
Garancia Globale
Fletëpalosje sigurie
3SQ

Veshtrim i përgjitshëm e
kufjeve tuaja me valë
Kufje
1
2
3
4
7
65
a Volumi +
b Butoni shumë funksionial (MFB)
c Volumi -
d LED (Treguesi i sinjalit, Blu/i Bardhë)
e Butoni i përzgjedhjes së pajisjes
dongle/celularit (butoni D/M)
f Prizë USB-C (për karikim)
g LED (Treguesi i karikimit, qelibar/i
bardhë)
Pajisja dongle USB
h Priza USB
i LED (treguesi i statusit)
j Butoni ÇIFT (PAIR)
k Jack (foleja) Aux
4 SQ
8
9
10
11