Tastet dhe pjesët përbërëse5
Futja e një karte SIM dhe e baterisë5
Futja e një karte kujtese7
Ngarkimi i baterisë8
Lidhja e rripit9
Ndizni ose fikni telefonin9
Antena GSM10
Përdorimi bazë10
Kodet e hyrjes10
Bllokimi ose zhbllokimi i butonave dhe
ekranit 11
Veprimet me prekje ekrani12
Rrëshqitja për të hapur një aplikim ose
aktivizuar një veçori.13
Treguesit13
Kopjimi i kontakteve ose mesazheve
nga telefoni juaj i vjetër13
Ndryshimi i volumit të një thirrjeje,
kënge ose videoje14
Thirrjet14
Kryerja e një thirrjeje14
Thirrja e numrit të thirrur së fundmi 15
Shikimi i thirrjeve të humbura15
Kontaktet15
Ruajtja e një emri dhe numri telefoni 15
Përdorimi i butonave të shpejtë16
Shkrimi i tekstit16
Ndërrimi ndërmjet regjimeve të futjes
së tekstit16
Shkrimi duke përdorur futjen
tradicionale të tekstit17
Përdorimi i futjes parashikuese të
tekstit17
Mesazhimi18
Dërgimi i një mesazhi18
Dëgjimi i mesazheve zanore19
Dërgo një mesazh audio 19
Personalizimi i telefonit tuaj19
Rreth ekranit kryesor19
Personalizimi i ekranit kryesor19
Personalizimi i toneve të telefonit
tuaj20
Menaxhimi i kohës21
Ndryshimi i orës dhe i datës21
Vendosja e alarmit21
Shtimi i një takimi22
Lidhja 22
Bluetooth22
Kablloja e të dhënave USB23
Muzika dhe audio23
Radioja FM23
Luajtësi i media25
Fotografitë dhe videot25
Bërja e një fotografie25
Regjistrimi i një videoje26
Dërgimi i një fotografie ose videoje26
Uebi26
Rreth shfletuesit të uebit26
Shfletimi i uebit27
Përshtatja e një faqe uebi në ekranin e
telefonit tuaj28
Shtimi i një preference28
Pastrimi i historisë suaj të shfletimit 28
Qëndrimi në lidhje me shokët tuaj
në linjë29
Page 3
Rreth Komunitetet29
Posta dhe biseda 29
Rreth Postës29
Dërgimi i një emaili29
Leximi dhe përgjigjja e emailit30
Rreth Bisedimi30
Biseda me shokët tuaj30
Hartat31
Rreth aplikimit Hartat31
Shikimi i vendndodhjes suaj aktuale në
hartë31
Gjetja e një vendi32
Shkëmbimi i vendodhjes suaj ose një
vendi32
Krijimi i një itinerari për lëvizje në
këmbë32
Shërbimet Ovi të Nokia-s33
Disponueshmëria dhe kostot e
shërbimeve Ovi të Nokia-s33
Hyrja te shërbimet Ovi të Nokia-s33
Gjetja e ndihmës33
Mbështetja33
Abonimi te shërbimi Këshilla dhe
oferta34
Mbajtja e telefonit të përditësuar34
Përmbajtja3
Mbroni ambientin37
Kurseni energji37
Ricikloni37
Informacioni për produktin dhe
sigurinë37
Treguesi44
Page 4
4Siguria
Siguria
Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose e
paligjshme. Për informacion të mëtejshëm, lexoni udhëzuesin e plotë të përdoruesit.
MBYLLENI NË ZONAT E KUFIZUARA
Fikeni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund
të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik, për shembull, në avionë, në spitale ose
pranë pajisjeve mjekësore, karburanteve, kimikateve ose zonave të
shpërthimeve. Zbatoni të gjitha udhëzimet në zonat e kufizuara.
PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart
gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi
parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila
mund të ndikojë në funksionimin e tyre.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.
MBAJENI TË THATË PAJISJEN
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
MBRONI DËGJIMIN TUAJ
Dëgjoni me kufje në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit
kur përdorni altoparlantin.
Page 5
Fillimi5
Fillimi
Tastet dhe pjesët përbërëse
1 Ekrani
2 Tasti i thirrjes
3 Tastiera
4 Receptori
5 Vrima për rripin e dorës
6 Butoni i rritjes së volumit/zmadhimit
7 Butoni i uljes së volumit/zvogëlimit
8 Çelësi i bllokimit të butonave
9 Tasti i mbylljes/ndezjes
10 Mikrofoni
11 Lidhësi AV i Nokia (3.5 mm)
12 Lidhësi mikro-USB
13 Lidhësi i ngarkuesit
14 Lentet e kamerës. Para se të përdorni kamerën, hiqni ngjitësin mbrojtës nga lentet.
15 Altoparlanti
Futja e një karte SIM dhe e baterisë
Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni ngarkuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të
hiqni ndonjë nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos prekni
Page 6
6Fillimi
elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë të
bashkëngjitur.
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë SIM mini-UICC, të njohur po ashtu si kartë
mikro-SIM, apo një kartë mikro-SIM me një përshtatës, ose një kartë SIM që ka një çelës
mini-UICC (shikoni figurën) në këtë pajisje. Një kartë mikr o-SIM është më e vogël se karta
standarde SIM. Kjo pajisje nuk mbështet përdorimin e kartave mikro-SIM dhe përdorimi
i kartave SIM të papërputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen, dhe mund të
dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
I rëndësishëm: Gjithmonë hiqeni baterinë para se të futni ose hiqni kartën SIM, që
të parandaloni dëmtimin e kartës.
Ky telefon është krijuar për t'u përdorur me një BL-5C . Përdorni gjithmonë bateri
origjinale Nokia.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
1 Vendosni gishtin në zgavrën në krye të telefonit dhe ngrini dhe hiqni me kujdes
kapakun e pasmë (1). Nëse bateria është e futur, ngrijeni jashtë (2).
2 Hapni mbajtësin e kartës SIM (3) dhe futni ose hiqni kartën SIM (4 ose 5). Sigurohuni
që zona e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë.
Page 7
Fillimi7
3 Përshtatni kontaktet e baterisë dhe të ndarjes së baterisë, dhe vendosni baterinë
(6). Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset bllokuese të poshtme në
drejtim të vendeve të tyre (7) dhe shtypeni derisa kapaku të mbërthehet si duhet
(8).
Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm karta kujtese të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim me
këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund
të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet kartat e kujtesës me një kapacitet deri në 32 GB.
Page 8
8Fillimi
1 Fikni telefonin dhe hiqni kapakun e pasmë dhe baterinë.
2 Për të liruar mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në drejtimin e
treguar nga shigjeta në mbajtës. Mgrini mbajtësin e kartës së kujtesës (1).
3 Futni një kartë kujtese të përputhshme. Sigurohuni që zona e kontaktit e kartës të
jetë përmbys (2).
4 Ulni mbajtësin e kartës së kujtesës (3).
5 Për të kyçur mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në pozicionin e tij
origjinal (4).
Heqja e kartës së kujtesës
1 Fikni telefonin.
2 Hiqni kapakun e pasmë dhe baterinë.
3 Për të liruar mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në drejtimin e
treguar nga shigjeta në mbajtës. Ngrini mbajtësin e kartës së kujtesës dhe hiqni
kartën e kujtesës.
Ngarkimi i baterisë
Bateria është ngarkuar pjesërisht në fabrikë, por ju mund t'ju duhet ta ringarkoni atë
para se ta ndizni telefonin për herë të parë. Nëse telefoni tregon se bateria është e
ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
Page 9
Fillimi9
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me telefonin.
3 Kur telefoni tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin nga
telefoni, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta
përdorni telefonin kur është duke u ngarkuar.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të shfaqet
treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Nëse një bateri nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për të filluar ngarkimin mund
të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri.
Lidhja e rripit
Rripat mund të jenë të disponueshëm të ndarë.
Ndizni ose fikni telefonin
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ushqimit
.
Page 10
10Përdorimi bazë
Mund t'ju kërkohet të merrni cilësimet e konfigurimit që nevojiten për shfletim si një
mesazh konfigurimi nga siguruesi juaj i shërbimit të rrjetit. Për më tepër informacion
mbi këtë shërbim të rrjetit, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Antena GSM
Zona e antenës është e nënvizuar.
Shmangni prekjen e antenës kur antena është në përdor im. Kontakti me antenat ndikon
në cilësinë e komunikimit dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë për shkak të
nivelit të lartë të energjisë gjatë funksionimit.
Përdorimi bazë
Kodet e hyrjes
kodi PIN ose PIN2Këto mbrojnë kartën tuaj SIM nga përdorimi i paautorizuar ose
kërkohen për të përdorur disa veçori.
Page 11
Përdorimi bazë11
(4-8 shifra)Ju mund të konfiguroni pajisjen tuaj që të kërkojë kodin PIN kur
kodi PUK ose PUK2
(8 shifra)
Numri IMEI
(15 shifra)
Kodi i kyçjes (kodi i
sigurisë)
(min. 4 shifra ose
karaktere)
ju e ndizni.
Nëse nuk janë dhënë me kartën tuaj SIM ose keni harruar kodet,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Nëse futni gabim kodin tre herë radhazi, ju duhet të zhbllokoni
kodin me kodin PUK ose PUK2.
Këto kërkohen për të zhbllokuar një kod PIN ose PIN2.
Nëse nuk janë dhënë me kartën tuaj SIM, kontaktoni me ofruesin
tuaj të shërbimit.
Ky përdoret për të identifikuar pajisjet e vlefshme në rrjet. Numri
mund të përdoret edhe për të bllokuar, për shembull, pajisje të
vjedhura.
Për të parë numrin IMEI, formoni *#06#.
Kjo ju ndihmon të mbroni pajisjen suaj nga përdorimi i
paautorizuar.
Ju mund të cilësoni pajisjen tuaj që të kërkojë kodin e kyçjes që
caktoni ju. Kodi i paracaktuar i kyçjes është 12345.
Mbajeni kodin sekret dhe në një vend të sigurt të veçantë nga
pajisja juaj.
Nëse harroni kodin ose pajisja juaj është e kyçur, pajisja juaj do
të ketë nevojë për shërbim. Mund të zbatohen tarifa shtesë dhe
të gjitha të dhënat personale në pajisjen tuaj mund të fshihen.
Për më shumë informacione, kontaktoni me një pikë të Nokia
Care ose me shitësin e pajisjes suaj.
Bllokimi ose zhbllokimi i butonave dhe ekranit
Për të shmangur kryerjen e thirrjeve aksidentale kur telefoni ndodhet në xhepin ose në
çantën tuaj, bllokoni butonat dhe ekranin e telefonit.
Rrëshqisni çelësin e bllokimit të butonave.
Këshillë: Nëse çelësi i bllokimit të butonave është i paarritshëm, për të zhbllokuar
butonat dhe ekranin, shtypni butonin e mbylljes dhe zgjidhni Zhblloko.
Page 12
12Përdorimi bazë
Veprimet me prekje ekrani
Për të ndërvepruar me ndërfaqen e përdoruesit me ekran me prekje, trokitni ose trokitni
dhe mbani ekranin me prekje.
Hapja e një aplikimi ose elementi tjetër në ekran
Trokitni aplikimin ose elementin.
Hyrja te opsionet specifike të elementeve
Trokitni dhe mbani elementin. Një meny kërcyese me opsionet e disponueshme shfaqet.
Lëvizja në një listë ose meny
Vendosni gishtin tuaj në ekran, rrëshqiteni shpejt lart ose poshtë ekranit dhe pastaj
ngrini gishtin. Përmbajtja e ekranit lëviz me shpejtësinë dhe drejtimin që ajo kishte në
momentin e lëshimit. Për të zgjedhur një element nga një listë lëvizëse dhe për të
ndaluar lëvizjen, trokitni elementin.
Goditja fort
Vendosni një gisht në ekran dhe rrëshqisni në mënyrë të njëtrajtshme gishtin tuaj në
drejtimin e dëshiruar.
Page 13
Përdorimi bazë13
Rrëshqitja për të hapur një aplikim ose aktivizuar një veçori.
Ju mund të hapni aplikimet ose aktivizoni veçoritë kur rrëshqitni majtas ose djathtas
në ekranin kryesor.
Caktimi i një funksioni ose veçorie te një veprim i rrëshqitjes
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Shkurt. e mia > Gjesti i rrëshqitjes, dhe zgjidhni
drejtimin e rrëshqitjes dhe funksionin ose veçorinë e dëshiruar.
Treguesit
Ju keni mesazhe të palexuara.
Ju keni mesazhe të padërguara, të anuluara ose të dështuara.
Tastiera është e bllokuar.
Nuk bie zilja e telefonit për thirrjet e ardhura ose mesazhet me tekst.
Është caktuar një alarm.
ose
ose
ose
Telefoni është i regjistruar në rrjetin GPRS ose EGPRS.
Një lidhje GPRS ose EGPRS është e hapur.
Lidhja GPRS ose EGPRS është pezulluar (në pritje).
Bluetooth është i aktivizuar.
Të gjitha thirrjet hyrëse janë devijuar te një numër tjetër.
Profili aktualisht aktiv është me kohë.
Kufjet janë të lidhura me telefonin.
Telefoni është i lidhur me një pajisje tjetër me anë të një kablloje të dhënash
USB.
Kopjimi i kontakteve ose mesazheve nga telefoni juaj i vjetër
Dëshironi të kopjoni përmbajtjen tuaj nga telefoni juaj i mëparshëm dhe i përputhshëm
Nokia dhe të filloni të përdorni shpejt telefonin tuaj të ri? Ju mund të kopjoni, për
shembull, kontaktet, regjistrimet e kalendarit dhe mesazhet në telefonin tuaj të ri, pa
pagesë.
Page 14
14Thirrjet
1 Aktivizoni Bluetooth në të dy telefonët.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth.
2Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. e kop. rez..
3Zgjidhni Ndërrimi i tel. > Kopjo te kjo.
4 Zgjidhni përmbajtjen që do kopjoni dhe U krye.
5 Zgjidhni telefonin tuaj të mëparshëm nga lista.
6 Nëse telefoni tjetër kërkon një kod hyrjeje, futni kodin e hyrjes. Kodi i hyrjes, të cilin
mund ta përcaktoni vetë, duhet futur te të dy telefonët. Kodi i hyrjes në disa telefonë
është i fiksuar. Për detaje, shikoni udhëzuesin e përdoruesit të telefonit tjetër.
Kodi i hyrjes është i vlefshëm vetëm për lidhjen aktuale.
7 Nëse ju kërkohet, lejoni kërkesat e lidhjes dhe të kopjimit.
Ndryshimi i volumit të një thirrjeje, kënge ose videoje
Përdorni butonat e volumit.
Altoparlanti i brendshëm ju mundëson të flisni dhe dëgjoni nga një distancë e shkurtër
pa pasur nevojë ta mbani telefonin tuaj afër veshit.
Aktivizimi i altoparlantit gjatë një thirrjeje
Zgjidhni Altoparl..
Thirrjet
Kryerja e një thirrjeje
1Hapni shinën.
2 Në ekranin kryesor, futni numrin e telefonit.
Për të fshirë një numër, zgjidhni Pastro.
Page 15
Kontaktet15
Për thirrje ndërkombëtare, zgjidhni * dy herë për karakterin + (që zëvendëson kodin
ndërkombëtar të hyrjes), dhe futni kodin e shtetit, kodin e zonës (hiqni zeron
paraprirëse nëse është e nevojshme), dhe numrin e telefonit.
3 Shtypni butonin e thirrjes.
4 Për të mbyllur thirrjen, shtypni butonin e mbylljes.
Këshillë: Nëse shina është mbyllur dhe
tastierën virtuale për të futur numrin e telefonit, zgjidhni
Thirrja e numrit të thirrur së fundmi
Po provoni të thirrni dikë, por ata nuk po përgjigjen? Është e thjeshtë t'i thërrisni përsëri.
1 Në ekranin kryesor, shtypni butonin e thirrjes.
2 Shkoni te numri dhe shtypni butonin e thirrjes.
Shikimi i thirrjeve të humbura
Dëshironi të shikoni se kush e bëri thirrjen që keni humbur?
Në ekranin kryesor, zgjidhni Shiko. Emri i thirrësit do të shfaqet nëse është i ruajtur në
listën e kontakteve.
Thirrjet e humbura dhe të pranuara regjistrohen vetëm nëse mbështeten nga rrjeti dhe
telefoni është i ndezur dhe brenda zonës së shërbimit të rrjetit.
Thirrja mbrapsht e kontaktit ose numrit
Zgjidhni kontaktin ose numrin dhe shtypni butonin e thirrjes.
Shikimi i thirrjeve të humbura më vonë
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Ditari dhe Thirr. humbura.
shfaqet në ekranin kryesor, për të përdorur
.
Kontaktet
Ruajtja e një emri dhe numri telefoni
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Zgjidhni Shto të ri dhe futni numrin dhe emrin.
Nëse kërkohet, zgjidhni ku të ruani kontaktin.
Shtimi ose redaktimi i detajeve të një kontakti
1 Zgjidhni Emrat dhe një kontakt.
2 Zgjidhni Opsionet > Shto detaj.
Page 16
16Shkrimi i tekstit
Këshillë: Për të shtuar një zile ose fotografi për një kontakt, zgjidhni kontaktin dhe
Opsionet > Shto detaj > Multimedia.
Përdorimi i butonave të shpejtë
Telefononi shpejt miqtë dhe familjen tuaj kur caktoni numrat tuaj më të përdorur te
butonat numerikë të telefonit tuaj.
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Thirr. e shpejta.
Caktimi i një numri telefoni te një buton numerik
1 Zgjidhni një buton numri. 1 është i rezervuar për kutinë postare zanore.
2 Futni një numër ose kërkoni për një kontakt.
Heqja ose ndryshimi i një numri telefoni që i është caktuar një butoni numër
Zgjidhni dhe mbani butonin e numrit dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni Fshi ose
Ndrysho.
Kryerja e një thirrjeje
Në ekranin kryesor, mbani të shtypur një buton numerik.
Çaktivizimi i thirrjes së shpejtë
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Thirrje > Form. nr. shpejt.
Shkrimi i tekstit
Ndërrimi ndërmjet regjimeve të futjes së tekstit
Kur shkruani tekst, ju mund të përdorni futjen tradicionale
të tekstit.
, dhe tregojnë madhësinë e karaktereve. tregon se modaliteti i numrave
është aktivizuar.
Aktivizimi ose çaktivizimi i modalitetit të futjes së tekstit të parashikuar
Zgjidhni Opsionet > Parashikimi > Parashik. aktiv ose Parash. joaktiv. Jo të gjitha
gjuhët mbështeten nga futja e parashikuar e tekstit.
Ndërrimi ndërmjet trajtave të karaktereve
Shtypni #.
Aktivizimi i modalitetit të numrave
Mbani të shtypur # dhe zgjidhni Regjimi i numrit. Për t'u kthyer te modaliteti i
shkronjave, mbani të shtypur #.
ose të parashikuar
Page 17
Shkrimi i tekstit17
Këshillë: Për të futur shpejt një numër individual, mbani të shtypur tastin numerik.
Cilësimi i gjuhës së shkrimit
Zgjidhni Opsionet > Gjuha e shkrimit.
Këshillë: Për të aktivizuar modalitetin numerik, aktivizuar ose çaktivizuar modalitetin
e futjes së parashikuar të tekstit, ose për të caktuar gjuhën e shkrimit, ju mund të mbani
të shtypur edhe #, dhe të zgjidhni opsionin e duhur.
Shkrimi duke përdorur futjen tradicionale të tekstit
1 Shtypni një buton numerik (2-9) vazhdimisht, deri sa të shfaqet karakteri i
dëshiruar.
2 Futni karakterin tjetër. Nëse ai ndodhet në të njëjtin tast, prisni derisa kursori të
shfaqet ose zhvendoseni kursorin para.
Karakteret e disponueshëm varen nga gjuha e zgjedhur e shkrimit.
Zhvendosja e kursorit
Zgjidhni
Futja e një shenje të zakonshme të pikësimit
Shtypni vazhdimisht 1.
Futja e një karakteri të veçantë
Zgjidhni
Futja e një hapësire
Shtypni 0.
ose , ose trokitni aty ku doni të vendosni kursorin.
dhe karakterin që dëshironi.
Përdorimi i futjes parashikuese të tekstit
Shkrimi duke përdorur futjen parashikuese të tekstit
Fjalori i integruar sugjeron fjalë ndërsa zgjidhni tastet e numrave.
1 Zgjidhni çdo tast numerik (2-9) një herë për çdo karakter.
2 Për të gjetur fjalën e dëshiruar, zgjidhni * vazhdimisht.
3 Për ta konfirmuar fjalën, zgjidhni
Shtimi i një fjale të munguar në fjalor
Nëse ? shfaqet kur futni një fjalë me anë të futjes parashikuese të tekstit, fjala nuk është
në fjalor. Ju mund ta shtoni atë në fjalorin e brendshëm.
.
Page 18
18Mesazhimi
1Zgjidhni Korrigjo.
2 Shkruani fjalën duke përdorur futjen tradicionale të tekstit.
3Zgjidhni Ruaj.
Shkrimi i një fjale të përbërë
1 Shkruani pjesën e parë të fjalës. Për të konfirmuar fjalën, zhvendoseni kursorin
përpara.
2 Shkruani pjesën tjetër të fjalës dhe konfirmoni përsëri.
Mesazhimi
Dërgimi i një mesazhi
Mbani lidhje me familjen dhe shokët tuaj me mesazhe me tekst dhe multimedia. Ju
mund të bashkëngjitni fotografitë, video dhe kartëvizitat tuaja në mesazhin tuaj.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1Zgjidhni Krijo mszh..
2 Për të shtuar një bashkëlidhje, zgjidhni Opsionet > Fut objekt.
3 Shkruani mesazhin tuaj dhe zgjidhni Vazhdo.
4 Për të futur me dorë një numër telefoni ose adresë poste zgjidhni Nr. ose e-maili.
Futni një numër telefoni ose zgjidhni E-mail dhe futni një adresë e-mail-i.
5Zgjidhni Dërgo.
Këshillë: Për të futur një karakter të veçantë ose buzëqeshje, zgjidhni Opsionet > Fut
simbolin.
Dërgimi i një mesazhi me një bashkëlidhje mund të jetë më i shtrenjtë sesa dërgimi i
një mesazhi normal me tekst. Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin e
shërbimit.
Ju mund të dërgoni mesazhe me tekst që e kalojnë kufirin e karaktereve për një mesazh
të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa
e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve.
Shkronjat me thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë
duke e kufizuar numrin e karaktereve që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Nëse elementi që futni në një mesazh multimedia është shumë i madh për rrjetin, pajisja
mund ta zvogëlojë automatikisht madhësinë.
Vetëm pajisjet e përputhshme mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia.
Mesazhet mund të shfaqen ndryshe në pajisje të ndryshme.
Page 19
Personalizimi i telefonit tuaj19
Dëgjimi i mesazheve zanore
Kur nuk mund të përgjigjeni, ju mund të shmangni thirrjet te kutia postare zanore dhe
t'i dëgjoni mesazhet tuaja më vonë.
Ju mund të keni nevojë për një abonim të kutisë postare zanore. Për më shumë
informacion rreth këtij shërbimi të rrjetit, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Mszhe. zanore dhe Nr. kut. post. zan..
2 Futni numrin e kutisë postare zanore dhe zgjidhni OK.
3 Për të thirrur kutinë postare zanore, në ekranin kryesor, mbani të shtypur 1.
Dërgo një mesazh audio
Nuk keni kohë të shkruani një mesazh me tekst? Regjistroni dhe dërgoni një mesazhi
audio në vend të tij.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1 Zgjidhni Mszhe. e tjera > Mesazh audio.
2 Për të regjistruar mesazhin tuaj, zgjidhni
3 Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni
4 Zgjidhni Vazhdo dhe një kontakt.
.
.
Personalizimi i telefonit tuaj
Rreth ekranit kryesor
Në ekranin kryesor, ju mund të:
•Shihni njoftimet e thirrjeve të humbura dhe mesazhet e ardhura
•Hapni aplikimet tuaja të preferuara
•Kontrolloni aplikimet si radioja
•Shtoni shkurtore për veçori të ndryshme, si shkrimi i një mesazhi
•Shihni kontaktet tuaja të preferuara dhe i thërrisni, bisedoni ose dërgojuni mesazh
me shpejtësi.
Personalizimi i ekranit kryesor
Dëshironi të shikoni panoramën tuaj të preferuar ose fotografitë e familjes tuaj në sfond
të ekranit kryesor? Ju mund të ndryshoni këtë foto sfondi dhe t'i rregulloni elementet
në ekranin kryesor për ta personalizuar atë sipas pëlqimit tuaj.
Ndryshimi i fotos së sfondit
1 Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Ekrani > Foto sfondi.
2 Zgjidhni një dosje dhe një fotografi.
Page 20
20Personalizimi i telefonit tuaj
Ju mund të bëni një fotografi me anë të kamerës së telefonit tuaj dhe ta përdorni
atë fotografi.
Këshillë: Shkarkoni më shumë foto sfondi nga Dyqani i Nokia-s.
Shtimi i një aplikimi ose shkurtoreje
1 Trokitni dhe bani të shtypur ekranin kryesor dhe, nga menyja që shfaqet, zgjidhni
Personalizo pamjen.
2 Zgjidhni shiritin, një artikull nga lista dhe Prapa.
Ndryshimi i një shkurtoreje
1 Trokitni dhe mbani të shtypur shkurtoren që dëshironi të ndryshoni dhe, nga
menyja që shfaqet, zgjidhni Ndr. shkurtoren.
2 Zgjidhni një artikull nga lista dhe Prapa.
Këshillë: Për të hequr një aplikim ose shirit të shkurtores nga ekrani kryesor,
zëvendësojeni me një tjetër ose zgjidhni (bosh).
Këshillë: Për të rritur madhësinë e shkrimit te aplikimet Mesazheri dhe Kontaktet kur
shfletoni uebin ose te menyja kryesore, zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Ekrani > Madh.
e shkrimit.
Personalizimi i toneve të telefonit tuaj
Ju mund të personalizoni tonet telefonike dhe tonet e butonave dhe ato paralajmëruese
për çdo profil.
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Tonet.
Ndryshimi i tonit të ziles
Zgjidhni Toni telefonik: dhe një ton telefonik.
Këshillë: Shkarkoni më shumë tone telefonike nga Ovi Store i Nokia-s. Për të mësuar
më shumë rreth Dyqanit Ovi, shkoni te www.ovi.com.
Pas përzgjedhjes së një toni telefonik, ju mund të shënoni një pjesë të tonit telefonik
dhe të caktoni këtë pjesë si tonin tuaj telefonik. Toni telefonik origjinal ose klipi zanor
nuk kopjohet ose modifikohet. Tonet telefonike të paracaktuara nuk mund të
modifikohen dhe jo të gjithë formatet e toneve telefonike mbështeten.
Shënimi i sektorit për t'u përdorur
1 Zgjidhni një ton telefonik Kur të kërkohet, zgjidhni Po.
2 Tërhiqni shënuesin e fillimit
3 Tërhiqni shënuesin e fundit
te pika e fillimit.
te pika e mbarimit.
Page 21
Menaxhimi i kohës 21
Kur shënuesi lëvizet te një pike e re, përzgjedhja do të luhet.
4 Për të luajtur përzgjedhjen në mënyrë manuale, zgjidhni Luaj.
5 Zgjidhni I kryer.
Këshillë: Për të sinkronizuar në detaj pikat e fillimit dhe të fundit të përzgjedhjes,
zgjidhni
Ndryshimi i volumit të toneve të tastierës
Zgjidhni Tonet e tastierës: dhe tërhiqni shiritin e volumit.
ose , dhe zgjidhni dhe mbani të shtypur ose .
Menaxhimi i kohës
Ndryshimi i orës dhe i datës
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Data dhe ora.
Ndryshimi i orës zonale kur udhëtoni
1 Zgjidhni Cilës. dt. e orës > Ora zonale:.
2 Zgjidhni orën zonale të vendndodhjes suaj.
3 Zgjidhni Ruaj.
Ora dhe data vendosen në përputhje me orën zonale. Kjo bën të mundur që telefoni juaj
të shfaqë kohën e saktë të dërgimit kur merr mesazhe teksti ose multimedia.
Për shembull, GMT -5 tregon orën zonale për Nju Jorkun (SHBA), 5 orë në perëndim të
Grinuiçit, Londër (MB).
Vendosja e alarmit
Mund ta përdorni telefonin tuaj si orë me alarm.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Ora me zile.
1 Vendosni orën e alarmit.
2 Zgjidhni
për të vendosur alarmin.
Page 22
22Lidhja
3 Për ta vendosur alarmin që të bjerë, për shembull, në të njëjtën orë çdo ditë, zgjidhni
Cilësimet > Përsëritja e alarmit > Aktive dhe ditët.
Shtimi i një takimi
Ruajini takimet tuaja të rëndësishme në kalendarin tuaj si shënime takimi.
Zgjidhni Meny > Kalendari.
1 Shkoni te data e dëshiruar dhe zgjidhni Opsionet > Shto hyrje të re.
2 Zgjidhni fushën e llojit të shënimit Mbledhje dhe plotësoni fushat.
Lidhja
Bluetooth
Rreth lidhshmërisë Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth.
Mund të lidheni me valë me pajisje të tjera të përputhshme, si telefona, kompjuterë,
kufje dhe sete makinash.
Mund ta përdorni lidhjen për të dërguar elemente nga telefoni juaj, kopjoni skedarë
nga PC-ja juaj dhe printoni skedarët me një printer të përputhshëm.
Përderisa pajisjet me teknologjinë Bluetooth me valë komunikojnë duke përdorur valë
radioje, ato nuk nevojiten të jenë në vijë të drejtpërdrejtë shikimi. Sidoqoftë, ato duhet
vetëm të jenë të shumtën 10 metra (33 këmbë) larg njëra-tjetra, megjithëse lidhja mund
të ketë ndërhyrje nga pengesa të tilla si muret ose nga pajisjet e tjera elektronike.
Kur telefoni juaj është i kyçur, mund të kryhen vetëm lidhjet me pajisjet e autorizuara.
Këshillë: Për t'u futur te cilësimet e Bluetooth nga ekrani kryesor, shtoni një shkurtore
te rreshti i shkurtoreve.
Page 23
Muzika dhe audio 23
Dërgimi i një fotografie ose përmbajtje tjetër te një pajisje tjetër me anë të
Bluetooth
Përdorni Bluetooth për të dërguar fotografi, video, kartëvizita dhe përmbajtje tjetër që
keni krijuar vetë në kompjuterin tuaj ose në telefonin ose pajisjen e përputhshme të
një mikut tuaj.
1 Zgjidhni dhe mbani të shtypur artikullin për ta dërguar, dhe nga menyja kërcyese
zgjidhni Dërgo > Me Bluetooth.
2 Zgjidhni pajisjen me të cilën doni të lidheni. Nëse pajisja e dëshiruar nuk shfaqet,
për ta kërkuar, zgjidhni Kërkim i ri. Pajisjet Bluetooth afër shfaqen.
3 Nëse pajisja tjetër kërkon një kod hyrjeje, futni kodin e hyrjes. Kodi i hyrjes, të cilin
mund ta përcaktoni vetë, duhet futur te të dyja pajisjet. Kodi i hyrjes në disa pajisje
është i fiksuar. Për detaje, shikoni udhëzuesin e përdoruesit të pajisjes.
Kodi i hyrjes është i vlefshëm vetëm për lidhjen aktuale.
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë.
Kablloja e të dhënave USB
Kopjimi i përmbajtjes midis telefonit tuaj dhe një kompjuteri
Ju mund të përdorni një kabllo të dhënash USB për të kopjuar fotografitë tuaja dhe
përmbajtje të tjera ndërmjet telefonit tuaj dhe një kompjuteri të pajtueshëm.
1 Përdorni një kabllo USB të përputhshëm për të lidhur telefonin me një kompjuter.
2 Zgjidhni nga modalitetet e mëposhtme:
Nokia Ovi Suite — Nokia Ovi Suite është instaluar në kompjuterin tuaj.
Transf. media — Nokia Ovi Suite nuk është instaluar në kompjuterin tuaj. Nëse
doni ta lidhni telefonin tuaj me një sistem argëtimi në shtëpi ose me një printer,
përdorni këtë modalitet.
Ruajt. të dhënash — Nokia Ovi Suite nuk është instaluar në kompjuterin tuaj.
Telefoni shfaqet si pajisje e lëvizshme në kompjuterin tuaj. Nëse doni të lidhni
telefonin tuaj te pajisje të tjera, si stereo shtëpie ose makine, përdorni këtë
modalitet.
3 Për të kopjuar përmbajtjen, përdorni menaxherin e skedarëve të kompjuterit.
Për të kopjuar kontaktet, skedarët muzikorë, videot ose fotografitë tuaja, përdorni
Nokia Ovi Suite.
Muzika dhe audio
Radioja FM
Rreth radios FM
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Page 24
24Muzika dhe audio
Mund të dëgjoni stacionet e radios FM duke përdorur telefonin tuaj - thjesht lidhni një
kufje dhe zgjidhni një stacion.
Për të dëgjuar radion, nevojitet që të lidhni një kufje e pajtueshme me pajisjen. Kufjet
veprojnë si antenë.
Dëgjimi i radios
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Ndryshimi i volumit
Përdorni butonat e volumit.
Mbyllja e radios
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Vendosja që radioja të punojë në sfond
Zgjidhni Opsionet > Luaj në sfond.
Mbyllja e radios kur luan në sfond
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Gjetja dhe ruajtja e stacioneve të radios
Kërkoni stacionet e preferuara të radios dhe ruajini ato, me qëllim që t'i dëgjoni ato me
lehtësi më vonë.
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Kërkimi i stacionit tjetër të disponueshëm
Zgjidhni dhe mbani
Ruajtja e një stacioni
Zgjidhni Opsionet > Ruaj kanalin.
ose .
Page 25
Fotografitë dhe videot 25
Kërkimi automatik për stacionet e radios
Zgjidhni Opsionet > Kërko kanalet. Për rezultate më të mira, kërkoni kur jeni jashtë
ose pranë një dritareje.
Kalimi te një stacion i ruajtur
Zgjidhni
Riemërtimi i një stacioni
1 Zgjidhni Opsionet > Stacionet.
2 Zgjidhni dhe mbani stacionin dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni Riemërto.
Këshillë: Për të hyrë në një stacion direkt nga lista e ruajtur e stacioneve, shtypni
butonin numerik që korrespondon me numrin e stacionit.
Luajtësi i media
Luajtja e një kënge
Luani muzikë të ruajtur në kujtesën e telefonit ose në kartën e kujtesës.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime dhe Të gjitha këngët.
1 Zgjidhni një këngë.
2 Për të pushuar luajtjen zgjidhni
Luajtja e një videoje
Luani videot e ruajtura në kujtesën e telefonit ose në kartën e kujtesës.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime dhe Videot.
1 Zgjidhni një video.
2 Për të pushuar vazhdimin, zgjidhni
ose .
; për të rifilluar zgjidhni .
; për të rifilluar, zgjidhni .
Fotografitë dhe videot
Bërja e një fotografie
1 Zgjidhni Meny > Fotografitë > Kamera.
2 Për të zmadhuar ose zvogëluar, përdorni butonat e volumit.
3 Zgjidhni
Fotografitë ruhen te Meny > Fotografitë > Fotot e mia.
Mbyllja e kamerës
Shtypni butonin e mbylljes.
.
Page 26
26Uebi
Regjistrimi i një videoje
Përveç bërjes së fotografive me telefonin tuaj, ju gjithashtu mund të kapni momentet
tuaja të veçanta si video.
Zgjidhni Meny > Fotografitë > Videokamera.
1 Për të kaluar nga modaliteti i imazhit në modalitetin e videos, nëse është e
domosdoshme, zgjidhni
2 Për të filluar regjistrimin, zgjidhni
Për të zmadhuar ose zvogëluar, përdorni butonat e volumit.
3 Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni
Videot ruhen te Meny > Fotografitë > Videot e mia.
Mbyllja e kamerës
Shtypni butonin e mbylljes.
Dërgimi i një fotografie ose videoje
Dëshironi të shkëmbeni fotografitë dhe videot tuaja me miqtë dhe familjen? Dërgoni
një mesazh multimedial ose dërgoni një fotografi me anë të Bluetooth.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria.
Dërgimi i një fotografie
1 Zgjidhni dosjen që ka fotografinë.
2 Zgjidhni dhe mbani shtypur fotografinë për ta dërguar.
Për të dërguar më shumë se një fotografi, zgjidhni Opsionet > Shëno, dhe shënoni
fotografitë e dëshiruara.
3Zgjidhni Dërgo ose Drg. të shënuar. dhe metodën e dëshiruar të dërgimit.
Dërgimi i një videoje
1 Zgjidhni dosjen që ka videon.
2Zgjidhni Opsionet > Shëno dhe shënoni videon. Ju mund të shënoni disa video për
t'u dërguar.
3Zgjidhni Opsionet > Drg. të shënuar. dhe metodën e dëshiruar të dërgimit.
> Videokam. .
.
.
Uebi
Rreth shfletuesit të uebit
Zgjidhni Meny > Internet.
Page 27
Uebi 27
Mësoni të rejat dhe vizitoni sajtet tuaja të preferuara të uebit. Ju mund të përdorni
shfletuesin e uebit për të parë faqet ueb në internet.
Shfletuesi i uebit ngjesh dhe optimizon përmbajtjen e uebit për telefonin tuaj, në
mënyrë që të shfletoni uebin më shpejt dhe të kurseni në kostot e të dhënave.
Për të shfletuar uebin, duhet të jeni i lidhur në internet.
Për disponueshmërinë, çmimin dhe udhëzimet, kontaktoni me ofruesin tuaj të
shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh
konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.
Shfletimi i uebit
Zgjidhni Meny > Internet.
Shikimi i historisë tuaj të shfletimit, sajteve të paraqitura ose preferencave tuaja
Për të ndërruar midis skedave Historia, Prezantuar dhe Preferenca, lëvizni majtas ose
djathtas.
Vizita e një sajti webi
Zgjidhni shiritin e adresës dhe futni adresën.
Lëvizja në faqen e uebit
Tërhiqni faqen me gishtin tuaj.
Zmadhimi
Zgjidhni sektorin e dëshiruar të faqes së uebit.
Zvogëlimi
Trokitni dy herë mbi ekran.
Kërkimi në internet
Zgjidhni fushën e kërkimit dhe futni një fjalë kërkimi. Nëse kërkohet, zgjidhni motorin
tuaj të paracaktuar të kërkimit.
Kthimi te një faqe uebi e vizituar më parë
Hapni skedën Historia dhe zgjidhni faqen e uebit.
Këshillë: Ju mund të shkarkoni aplikime uebi nga Dyqani Ovi i Nokia-s. Kur ju hapni për
herë të parë një aplikim uebi, ai shtohet si një preferencë. Për të mësuar më shumë rreth
Dyqanit Ovi, shkoni te www.ovi.com.
Page 28
28Uebi
Përshtatja e një faqe uebi në ekranin e telefonit tuaj
Shfletuesi juaj i uebit mund të optimizojë faqet ueb për ekranin e telefonit tuaj. Në vend
që të duhet të zmadhoni, faqja e uebit rregullohet në një kolonë të vetme teksti më të
madh, të lexueshëm dhe fotografi.
Zgjidhni Meny > Internet.
Zgjidhni
Për të shkuar shpejt në sektorë të ndryshëm të faqes së uebit, zgjidhni nga të
mëposhtmet:
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë.
Kjo pamje nuk është e disponueshme për sajte uebi të projektuar për përdorim celular.
Shtimi i një preference
Nëse vizitoni të njëjtat sajte uebi gjatë gjithë kohës, shtojini ato si preferenca në mënyrë
që të hyni me lehtësi te ato.
Zgjidhni Meny > Internet.
Gjatë shfletimit, zgjidhni
Vizita e një sajti uebi të preferuar
Hapni skedën Preferenca dhe zgjidhni një preferencë.
> Mjetet > Pamja e kolonës.
Shkoni në sektorin e mëparshëm ose pasardhës të faqes së uebit.
/
Hyni te një faqe uebi.
Shkoni te sektori kryesor i faqes së uebit.
Kërkoni në faqen e uebit.
Lexoni furnizime RSS.
> Shto te preferencat.
Pastrimi i historisë suaj të shfletimit
Zgjidhni Meny > Internet.
Hapni skedën Historia dhe zgjidhni
Pastrimi i kuki-ve të ruajtura ose teksti i ruajtur në format e uebit
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Apliki. e lojërat > Komunitetet dhe futuni te
shërbimet përkatëse të rrjeteve shoqërore.
Me aplikimin Komunitetet, ju mund të zgjeroni aventurën tuaj të rrjeteve shoqërore.
Aplikimi mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha rajonet. Kur jeni futur te
shërbimet e rrjeteve shoqërore, si Facebook ose Twitter, ju mund të bëni të
mëposhtmet:
•Shihni përditësimet e statusit të shokëve
•Postoni përditësimin e statusit tuaj
•Shkëmbeni menjëherë fotografitë që bëni me aparatin tuaj fotografik
Vetëm ato veçori që mbështeten nga shërbimi i rrjetit shoqëror janë të disponueshme.
Përdorimi i shërbimeve të rrjeteve shoqërore kërkon mbështetje rrjeti. Kjo mund të
kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave dhe kosto përkatëse të trafikut
të të dhënave. Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Shërbimet e rrjeteve shoqërore janë shërbime të palëve të treta dhe nuk sigurohen nga
Nokia. Kontrolloni cilësimet e privacisë të shërbimit të rrjetit shoqëror që jeni duke
përdorur, pasi ju mund ta ndani informacionin me një grup të madh njerëzish. Kushtet
e përdorimit të shërbimit të rrjetit shoqëror zbatohen për ndarjen e informacionit në
atë shërbim. Familjarizohuni me kushtet e përdorimit dhe praktikat e privacisë të atij
shërbimi.
Posta dhe biseda
Rreth Postës
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Posta.
Mund ta përdorni telefonin tuaj për të lexuar dhe dërguar postë nga llogaritë tuaja
postare te siguruesit e ndryshëm të postës.
Nëse nuk keni tashmë një llogari postare, mund të krijoni një llogari Nokia e cila përfshin
shërbimin Ovi Mail të Nokia-s. Për më shumë informacion, shkoni te www.ovi.com. Me
llogarinë tuaj Nokia, ju mund të futeni te të gjitha shërbimet Ovi të Nokia-s.
Dërgimi i një emaili
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Posta dhe një llogari emaili.
1 Zgjidhni Opsionet > Harto një të ri.
Page 30
30 Posta dhe biseda
2 Futni adresën e emailit të marrësit dhe temën dhe shkruani mesazhin tuaj.
3 Për të bashkëlidhur një skedar, për shembull, një fotografi, zgjidhni Opsionet >
Bashkëngjit > Bashkëngjit skedarin.
4 Për të bërë një fotografi për ta bashkëlidhur me email, zgjidhni Opsionet >
Bashkëngjit > Bashkëngj. foto të re.
5Zgjidhni Dërgo.
Leximi dhe përgjigjja e emailit
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Posta dhe një llogari emaili.
1 Zgjidhni një email.
2 Për t'u përgjigjur ose pasuar një email, zgjidhni Opsionet.
Rreth Bisedimi
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Biseda.
Ju mund të shkëmbeni mesazhe të çastit me shokët tuaj. Biseda është një shërbim i
rrjetit.
Ju mund ta lini aplikimin Biseda në ekzekuti në sfond ndërsa përdorni veçoritë e tjera
të pajisjes tuaj dhe ende të njoftoheni për mesazhet e reja të çastit.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Biseda me shokët tuaj
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Biseda.
Ju mund të futeni dhe të bisedoni në disa shërbime në të njëjtën kohë. Ju duhet të futeni
veç e veç në secilin shërbim.
Ju mund të keni biseda të vazhdueshme me disa kontakte në të njëjtën kohë.
1 Nëse disponohen disa shërbime bisedash, zgjidhni shërbimin që dëshironi.
2 Hyrja te shërbimi.
3 Te lista juaj e kontakteve, zgjidhni kontaktin me të cilin doni të bisedoni.
4 Shkruani mesazhin tuaj në kutinë e tekstit në fund të ekranit.
5Zgjidhni Dërgo.
Page 31
Hartat 31
Hartat
Rreth aplikimit Hartat
Telefoni juaj ka të përfshirë aplikimin Hartat dhe mund të ketë një kartë kujtese me
hartat e parangarkuara për vendin tuaj. Futni kartën e kujtesës në telefon para se të
përdorni Hartat.
Zgjidhni Meny > Hartat.
Ju mund të shfletoni hartat e qyteteve të ndryshme në shtetin tuaj. Ju gjithashtu mund
të:
•Shikoni vendndodhjen tuaj aktuale
•Planifikoni një itinerar për te një vend në afërsi
•Kërkoni për një vend ose adresë të veçantë dhe ruajeni
•Dërgoni vendndodhjen tuaj ose një vend te një shok në një mesazh tekst
Kur shfletoni në një zonë e cila nuk mbulohet nga hartat tashmë të shkarkuara në kartën
e kujtesës, nga interneti shkarkohet automatikisht një hartë për zonën tuaj. Shkarkimi
i hartave mund të kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave nëpërmjet
rrjetit të ofruesit tuaj të shërbimit. Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të
dhënave, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Ju gjithashtu mund të përdorni aplikimin Nokia Ovi Suite për të shkarkuar hartat. Për të
shkarkuar dhe për të instaluar Nokia Ovi Suite në kompjuterin tuaj të pajtueshëm,
shkoni në faqen e internetit www.ovi.com.
Hyrja në rrjet mund të kërkohet për të gjetur vendndodhjen tuaj aktuale. Mund t'ju
kërkohet të zgjidhni një pikë hyrje në internet.
Disa shërbime mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha vendet dhe mund të
jepen vetëm në gjuhë të zgjedhura.
Përmbajtjet e hartave dixhitale mund të jenë ndonjëherë jo të sakta dhe jo të plota.
Kurrë mos u mbështetni vetëm në përmbajtjen ose shërbimin për komunikimet
thelbësore, si në urgjenca mjekësore.
Shikimi i vendndodhjes suaj aktuale në hartë
Zgjidhni Meny > Hartat dhe Pozicioni im.
Përditësimi i vendndodhjes suaj aktuale
Zgjidhni Opsionet > Përdit. pozicion..
Page 32
32Hartat
Ruajtja e vendndodhjes suaj aktuale
Zgjidhni Opsionet > Ruaj si preferencë.
Gjetja e një vendi
Zgjidhni Meny > Hartat.
1Zgjidhni Kërko.
2 Futni emrin e vendit ose adresën.
3Zgjidhni Shko. Një listë e vendeve ose adresave që përputhen do të shfaqet.
Përsosja e kërkimit tuaj
1Zgjidhni I avanc. > Gjej vendin ose Gjej adresën.
2 Përcaktoni më shumë detaje për kërkimin tuaj dhe ndiqni udhëzimet.
Këshillë: Për të kërkuar nga e gjithë kategoritë e vendeve, lërini të gjithë fushat e
emrave bosh.
Këshillë: Nëse nuk mund të gjeni vendin që po kërkoni, provoni të kërkoni nga një bazë
të dhënash në linjë. Zgjidhni Kërko në internet për. Mund të zbatohen tarifa shtesë.
Për detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Shkëmbimi i vendodhjes suaj ose një vendi
Ju mund të dërgoni vendndodhjen tuaj aktuale ose një vend në kartë te një shok me
anë të një mesazhi tekst.
Zgjidhni Meny > Hartat.
1Zgjidhni Pozicioni im ose një vend në hartë dhe Opsionet > Dërgo këtë vend.
2 Shkruani mesazhin tuaj. Adresa dhe një lidhje te vendndodhja shtohen
automatikisht.
3 Futni numrin e telefonit të marrësit, ose zgjidhni Kërko dhe një kontakt.
4Zgjidhni Dërgo.
Kur shoku juaj merr mesazhin që përmban detajet e adresës dhe lidhjen, për të parë
vendin në hartë në shfletuesin e uebit të telefonit, ata mund të zgjedhin lidhjen.
Krijimi i një itinerari për lëvizje në këmbë
Krijoni një itinerar për lëvizje në këmbë për te një vend në afërsi Ju mund të shikoni
itinerarin dhe të gjitha kthesat në hartë para se të niseni.
Zgjidhni Meny > Hartat.
1Zgjidhni Plan. rrugën.
Page 33
Shërbimet Ovi të Nokia-s 33
2 Zgjidhni Vendi i nisjes dhe një vendndodhje të ruajtur ose të fundit, një vend nga
harta ose një adresë të veçantë si pika e fillimit e itinerarit tuaj për lëvizje në këmbë.
Për të filluar nga pozicioni juaj aktual, zgjidhni Pozicioni im.
3 Zgjidhni Destinacioni dhe pikën e përfundimit të itinerarit për lëvizje në këmbë.
Distanca maksimale ndërmjet pikave të fillimit dhe fundit është 10 kilometra, matur
në vijë të drejtë. Përdorimi i trageteve dhe disa tuneleve të veçanta për itineraret
e ecjes është i kufizuar.
4 Zgjidhni Shko > Fillo.
5 Për të anuluar itinerarin, zgjidhni Opsionet > Anulo rrugën.
Shërbimet Ovi të Nokia-s
Disponueshmëria dhe kostot e shërbimeve Ovi të Nokia-s
Disponueshmëria e shërbimeve Ovi të Nokia-s mund të ndryshojë sipas rajonit.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të rezultojnë në kosto të trafikut të të dhënave.
Kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit për informacione rreth tarifave të
transmetimit të të dhënave.
Për të mësuar më shumë rreth Ovi-t, shkoni në adresën www.ovi.com.
Hyrja te shërbimet Ovi të Nokia-s
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Apliki. e lojërat dhe shërbimin e dëshiruar Ovi.
Gjetja e ndihmës
Mbështetja
Kur të dëshironi të mësoni më shumë mbi mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose
jeni i pasigurt si duhet të funksionojë telefoni juaj, lexoni manualin e përdoruesit
plotësisht.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
•Rindizni telefonin tuaj. Fikni telefonin dhe hiqini baterinë. Pas rreth një minute,
zëvendësoni baterinë dhe ndizni telefonin.
•Përditësoni softuerin e telefonit tuaj
•Rivendosni cilësimet origjinale
Nëse problemi juaj nuk zgjidhet, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e riparimit.
Vizitoni www.nokia.com/repair. Para se ta dërgoni telefonin tuaj për riparime,
gjithmonë krijoni rezervë të të dhënave tuaja.
Page 34
34 Gjetja e ndihmës
Abonimi te shërbimi Këshilla dhe oferta
Këshilla dhe oferta është një shërbim i përshtatshëm që ju ndihmon të përfitoni sa më
shumë nga telefoni juaj, duke ju siguruar mesazhe me këshilla dhe mbështetje, si dhe
përditësime për lojërat dhe aplikimet tuaja.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Apliki. e lojërat > Këshilla e oferta.
Mund të zbatohen tarifa të mesazheve tekst kur abonoheni ose çregjistroheni. Për
kushtet e përgjithshme, shikoni udhëzuesin e përdoruesit për telefonin tuaj, ose shkoni
te www.nokia.com/mynokia.
Mbajtja e telefonit të përditësuar
Përditësimi i softuerit të telefonit me anë të telefonit tuaj
Dëshironi të përmirësoni performancën e telefonit tuaj dhe të merrni përditësimet e
aplikimeve dhe veçoritë e tjera të shkëlqyera? Përditësoni rregullisht softuerin për të
përfituar sa më shumë nga telefoni juaj. Ju mund ta cilësoni telefonin tuaj që të
kontrollojë automatikisht për përditësime.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të
kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që bateria e pajisjes
të ketë energji të mjaftueshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet.
Page 35
Gjetja e ndihmës 35
1 Zgjidhni Pajisje > Përdit. e pajisjes.
2 Për të shfaqur versionin e softuerit aktual dhe kontrolluar nëse një përditësim është
i disponueshëm, zgjidhni Detajet akt. të softit.
3 Zgjidhni Shkark. soft e pajisjes për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të
softuerit. Ndiqni udhëzimet e afishuara.
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni Inst. prd. e softit.
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni Prd. auto i softit dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për përditësime të
reja softueri.
Ofruesi juaj i shërbimit të rrjetit mund të dërgojë përditësime të softuerit të telefonit
nëpërmjet valëve direkt në telefonin tuaj. Për më shumë informacion mbi këtë shërbim
të rrjetit, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Përditësoni softuerin e telefonit tuaj duke përdorur PC-në
Mund të përdorni aplikimin Nokia Ovi Suite PC për të përditësuar softuerin e telefonit
tuaj. Ju duhet PC, një lidhje e shpejtë në internet dhe një kabëll të dhënash USB të
përputhshëm për ta lidhur telefonin tuaj me PC-në.
Për të marrë më shumë informacion dhe për të shkarkuar aplikimin Nokia Ovi Suite,
shkoni te www.ovi.com/suite.
Page 36
36 Gjetja e ndihmës
Rivendosja e cilësimeve origjinale
Nëse telefoni juaj nuk po funksionon si duhet, mund të rivendosni disa cilësime në vlerat
e tyre origjinale.
1 Mbyllni të gjitha thirrjet dhe lidhjet.
2Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Kthe cil. e fabr. > Vetëm cilësimet.
3 Futni kodin e sigurisë.
Kjo nuk ndikon te dokumentet ose skedat e ruajtura në telefonin tuaj.
Pas rivendosjes së cilësimeve origjinale, telefoni fiket dhe ndizet prapë. Kjo mund të
kërkojë më shumë kohë se zakonisht.
Organizimi i skedarëve
Mund të lëvizni, kopjoni dhe fshini skedarët dhe dosjet ose të krijoni dosje të reja në
kujtesën e telefonit tuaj ose në kartën e kujtesës. Nëse i organizoni skedarët tuaj në
dosjet e tyre, kjo mund t'ju ndihmojë t'i gjeni skedarët më vonë.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria.
Krijimi i një dosjeje të re
Në dosjen ku doni të krijoni një nën-dosje, zgjidhni Opsionet > Shto direktori.
Kopjimi ose zhvendosja e një skedari te një dosje
Zgjidhni dhe mbani skedarin dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni opsionin e duhur.
Këshillë: Ju gjithashtu mund të luani muzikë ose video ose të shihni fotografitë te
Galeria.
Krijimi i kopjeve rezervë të fotografive dhe përmbajtjes tjetër në një kartë
kujtese
A doni të siguroheni që nuk do humbisni asnjë skedar të rëndësishëm? Mund të krijoni
rezervë të kujtesës së telefonit tuaj në një kartë kujtese të përputhshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. e kop. rez..
Zgjidhni Krijo kopje rez..
Rikthimi nga kopja rezervë
Zgjidhni Rikthe kopj. rez..
Page 37
Mbroni ambientin 37
Mbroni ambientin
Kurseni energji
Nuk do të jetë e nevojshme ta ngarkoni baterinë dhe aq shpesh, nëse veproni si më
poshtë:
•Mbyllni aplikimet dhe lidhjet e të dhënave, si lidhja juaj Bluetooth, kur nuk janë në
përdorim.
•Çaktivizoni tingujt e panevojshëm, si tonet e ekranit me prekje dhe të butonave.
Ricikloni
Kur ky telefon të arrijë fundin e jetëgjatësisë funksionale, të gjithë materialet e tij mund
të rikuperohen si materiale dhe energji. Për të garantuar hedhjen dhe ripërdorimin e
saktë, Nokia bashkëpunon me partnerët e saj nëpërmjet një programi të quajtur
We:recycle. Për informacione se si të ricikloni produktet tuaja të vjetra Nokia dhe se ku
të gjeni vende të grumbullimit, shkoni te www.nokia.com/werecycle, ose telefononi
Qendrën e kontaktit të Nokia-s.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe
akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë
përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte ashtu
si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më shumë informacione rreth
cilësive mjedisore të telefonit tuaj, shkoni te www.nokia.com/ecoprofile.
Informacioni për produktin dhe sigurinë
Shërbimet e rrjetit dhe kostot
Pajisja juaj është miratuar për përdorim në rrjetet (E)GSM 900 dhe 1800 MHz.
Për të përdorur pajisjen duhet të keni një abonim me një ofrues të shërbimit.
Page 38
38Informacioni për produktin dhe sigurinë
Përdorimi i shërbimeve të rrjetit dhe shkarkimi i përmbajtjeve në pajisjen tuaj kërkon një lidhje rrjeti dhe mund të shkaktojë
kosto të trafikut të të dhënave. Disa funksione të produktit kërkojnë mbështetjen e rrjetit, dhe mund të jetë e nevojshme të
regjistroheni për to.
Kujdesuni për pajisjen tuaj
Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të
mbroni të drejtën e garancisë.
•Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që
gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqni baterinë dhe lëreni pajisjen të thahet.
•Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta.
•Mos u përpiqni të hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdoruesit.
•Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.
•Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen.
•Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.
•Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë herë pas here për një funksionim optimal.
•Mos e vendosni pajisjen tuaj pranë magneteve ose fushave magnetike.
•Për të mbajtur të sigurta të dhënat tuaja të rëndësishme, vendoseni në të paktën dy vende të veçanta, si pajisjen, kartën
e kujtesës ose kompjuterin, ose shkruani informacione të rëndësishme.
Riciklimi
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimit në pika grumbullimi të
posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e
materialeve. Kontrolloni për informacionin mjedisor për produktin dhe për mënyrën e riciklimit të produkteve tuaja Nokia në
www.nokia.com/werecycle, ose me një pajisje cel ulare, nokia.mobi/werecycle.
Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të
tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni
ose transferoni imazhe, muzikë dhe përmbajtje të tjera.
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur
me WMDRM 10 dhe OMA DRM 1.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund
të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re t ë mbrojtur me DRM. Shf uqizimi
mund të parandalojë përtëritjen e për mbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve
të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që
nuk mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të drejtat
tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të licencave dhe të përmbajtjes, përdorni
funksionin për kopj et rezervë të Nokia Ovi Suite.
Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë licencat që duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që të mund
të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve mund t'ju duhet
gjithashtu ta riktheni licencën, në rast se dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licenca së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet
kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj. Humbja e
Page 39
Informacioni për produktin dhe sigurinë39
licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më
tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Disa licenca mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm nëse
karta SIM është futur në pajisje.
Bateritë dhe ngarkuesit
Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj është parashikuar të përdoret me një bateri të ngarkueshme BL-5C . Nokia mund të vërë në dispozicion modele të
tjera baterie për këtë pajisje. Përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia.
Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 . Numri i saktë i modelit
të ngarkuesit Nokia mund të ndryshojë në varësi të llojit të spinës, identifikuar nga E, X, AR, U, A, C, K, ose B.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të konsumohet. Kur kohët e pritjes dhe të
bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë.
Siguria e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë. Kur hiqni nga priza një ngarkues ose një
pajisje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Kur ngarkuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza elektrike dhe nga pajisja. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri
plotësisht të ngarkuar, pasi ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar
lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Mbajeni baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe
jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht.
Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt prek shiritat metalikë në bateri, për shembull, nëse mbani një
bateri rezervë në xhep. Krijimi i një qarku të shkurtër mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur, i
ricikloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë. Në rast se bateria
rrjedh, mos e lejoni lëngun e baterisë të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura
ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose
lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe ngarkuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive
dhe ngarkuesve të papërputhshëm mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo
miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose ngarkuesi është i dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar,
para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një ngarkues ose bateri të dëmtuar. Ngarkuesin përdoreni vetëm në
ambiente të mbyllura.
Informacion shtesë për siguri në
Kryeni një thirrje urgjence
1Sigurohuni që pajisja është e ndezur.
2Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Mund të duhet gjithashtu që të kryeni të mëposhtmet:
•Futni një kartë SIM.
•Çaktivizoni kufizimet e thirrjeve që keni aktivizuar për pajisjen tuaj, si bllokimi i thirrjeve, formimi i fiksuar i numrit
ose grupi i mbyllur i përdoruesit.
Page 40
40Informacioni për produktin dhe sigurinë
•Sigurohuni që profili i fluturimit nuk është aktivizuar.
•Nëse ekrani dhe butonat e pajisjes janë të bllokuar, zhbllokojini.
3Shtypni vazhdimisht tastin e mbylljes, deri sa të shfaqet ekrani bazë.
4Hapni shinën.
5Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat telefonikë të urgjencës ndryshojnë sipas vendit.
6Shtypni tastin e thirrjes.
7Jepni të gjithë informacionet e nevojshme sa më saktë të jetë e mundur. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen
për ta përfunduar.
I rëndësishëm: Aktivizoni thirrjet në internet dhe në telefonin celular, nëse pajisja juaj mbështet thirrjet në internet.
Pajisja mund të përpiqe t të kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrj eteve celulare ashtu dhe nëpërmjet ofrue sit tuaj të thirrjeve
në internet. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Kurrë mos u mbështetni vetëm në pajisjet celulare për
komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Fëmijët e vegjël
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla. Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.
Pajisjet mjekësore
Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve
mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore, për të përcaktuar nëse ato
janë blinduar mirë për t’u mbrojtur nga energjia e jashtme e RF-së. Fikni telefonin kur rregullat e afishuar ju udhëzojnë që të
veproni kështu, për shembull, në spitale.
Pajisjet mjekësore të transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë një largësi minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje celulare
dhe një pajisjeje mjekësore të implantuar, siç është një stimulues kardiak ose defibrilator kardioverter i implantuar, në mënyrë
që të shmanget ndërhyrja e mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet:
•Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga pajisja mjekësore.
•Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
•Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
•Mbylleni pajisjen celulare, nëse keni ndonjë arsye të dyshoni se po shkaktohet ndërhyrje.
•Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të pajisjes mjekësore të implantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar, këshillohuni me
mjekun tuaj.
Dëgjimi
Paralajmërim:
Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund
të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Disa pajisje celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.
Nikeli
Shënim: Sipërfaqja e kësaj pajisjeje nuk përmban nikel në veshjen e saj. Sipërfaqja e kësaj pajisjeje përmban çelik të
paoksidueshëm.
Page 41
Informacioni për produktin dhe sigurinë41
Mbroni pajisjen tuaj nga përmbajtje të dëmshme
Pajisja juaj mund të jetë e ekspozuar ndaj viruseve dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Merni masat e mëposhtme
parandaluese:
•Kini kujdes kur të hapni mesazhet. Ato mund të përmbajnë programe keqdashëse ose mund të dëmtojnë pajisjen ose
kompjuterin tuaj.
•Kini kujdes kur pranoni kërkesa për lidhje, shfletoni int ernetin ose shkarkoni përmbajtje. Mos pranoni lidh je me Bluetooth
nga burime që nuk i besoni.
•Instaloni dhe përdorni vetëm shërbime dhe softuerë nga burime që i besoni dhe që ofroj në mbrojtje dhe siguri të
përshtatshme.
•Instaloni programe antiviruse dhe programeve të tjera mbrojtëse në pajisjen tuaj dhe në çdo kompjuter të lidhur. Përdorni
vetëm një aplikim antivirus në një kohë të caktuar. Përdorimi i më shumë mund të ndikojë në rendimentin dhe
funksionimin e pajisjes dhe/ose kompjuterit.
•Nëse hyni në preferenca dhe lidhje të parainstaluara të faqeve të internetit të palëve të treta, merrni masat e duhura.
Nokia nuk i miraton dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për faqe të tilla.
Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të paktën 1,5
centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin, nuk duhet të
përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet mund
të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë transmetimi.
Automjetet
Sinjalet radiofonike mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë:
sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi elektronik
i kontrollit të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj
ose të aparaturave të tij.
Vetëm personeli i kualifikuar duhet të instalojë pajisjen në automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm
dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale
eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë
forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.
Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i pajisjeve celulare mund të jetë i rrezikshëm për
funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.
Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e afishuara. Shkëndijat
në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose vdekjen. Fikeni pajisjen në
pikat e rimbushjes me karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet në depot,
magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me
një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni
ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty
ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e
automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të
përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.
Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Page 42
42 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit
ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga organizata e pavarur
shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht
nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pa jisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR.
Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për
SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të
vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund
të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur
rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 0,60 W/kg .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të
ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SARin mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RM-692 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://
www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
Nokia, Nokia Connecting People, Ovi dhe WE: logo janë marka tregtare ose marka të regjistruara të Nokia Corporation. Nokia
tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë
marka tregtare ose emra tregtarë të pronarë ve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj
forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
The Bluetooth word mark and logos are owned by the Bluetooth SIG, Inc. and any use of such marks by Nokia is under license.
Page 43
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera43
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Por tof oli t të Pat ent ës M PEG -4 V isu al ( i) p ër p ërd ori m pe rso nal dhe jot reg tar në l idhje
me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet personal dhe
jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet
apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informa cione në lidhje me përdorimet reklamuese, të
brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për humbjen
e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të tërthortë, sido që
të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë
lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë
dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti. Nokia
rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë
informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji
ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHBA-ja dhe vendet e tje ra. Ndalohet shmangia nga këto
rregulla në kundërshtim me ligjin.
Nokia nuk jep garanci ose mban ndonjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin për aplikime
të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikim, ju pranoni që aplikimi ofrohet siç është. Nokia nuk
kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin
për aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.
Disponueshmëria e shërbimeve Ovi mund të ndryshojë sipas rajonit.
Disa veprime dhe funksione varen nga karta SIM dhe/ose nga rrjeti, nga MMS-ja ose varen nga pajtueshmëria e pajisjeve dhe
nga formatet e mbështetura të përmbajtjes. Disa shërbime faturohen veçan.
/Botimi 1.0 SQ
Page 44
44Treguesi
Treguesi
A
alarmet21
altoparlanti14
antenat10
B
bateria5, 39
— ngarkimi8
bërja e fotografive
Shikoni kamera
bllokimi
— ekrani11
— tastet11
bllokimi i tasteve11
Bluetooth22, 23
C
cilësimet
— rikthimi36
cilësimet e fabrikës, rikthimi36
D
data dhe ora21
E
e-mail-i29
ekrani kryesor13, 19
ekrani me prekje12
email
— leximi dhe përgjigjja te30
F
fjalori17
fotografitë
— bërja25
— dërgimi23, 26
futja e parashikuar e tekstit16, 17
futja e tekstit16, 17, 18
IM (mesazheri e çastit)30
IM (mesazheri i çastit)30
Informacion i mbështetjes i Nokia33
interneti
Shikoni shfletuesi i uebit
K
Kalendari22
kamera
— bërja e fotografive25
— dërgimi i fotografive dhe videove 26
— regjistrimi i videove26
karta SIM5
kartë kujtese7
kartëvizitat23
kërkimi
— stacionet e radios24
këshilla mbi mjedisin37
kodet e hyrjes10
kodet PIN10
kodet PUK10
kodi i bllokimit10
kodi i sigurisë10
kontaktet
— kopjimi13
— ruajtja15
— shtimi15
kopjimi i përmbajtjes13, 23
krijimi i kopjes rezervë të të dhënave 36
kutia postare
— zë19
Page 45
Treguesi 45
L
lidhja me kabllo23
lidhja USB23
lidhjet për të dhënat
— Bluetooth22
M
mbështetja33
menaxhimi i skedarëve36
mesazhet
— audio 19
— dërgimi18
— kopjimi13
mesazhet me tekst18
mesazhet multimedia18
mesazhet zanore19
MMS (shërbimi i mesazheve
multimediale)18
motivet19
muzika25
N
Ndërrimi i telefonit13
ndezja/fikja9
ngarkimi i baterisë39
Numri IMEI10
O
ora21
ora dhe data21
ora me zile21
Ovi nga Nokia33
P
përditësimet
— softueri i telefonit34, 35
përditësimet e softuerit34, 35
personalizimi i telefonit tuaj19, 20
pikturat
— kopjimi23
posta29
— dërgimi29
— krijimi29
preferencat28
profilet
— personalizimi20
R
radio23, 24
Radioja FM24
radioja FM23
regjistrimi
— videot26
riciklimi37
rikthimi i cilësimeve36
rikthimi i të dhënave36
Rr
rripi9
rrjetet sociale29
S
SMS (shërbim mesazhi i shkurtër)18
Sh
shënimet e takimeve22
shërbimet e bisedës (IM)30
shërbimet e bisedimit (IM)30
Shërbimet Ovi të Nokia-s33
Shërbimi Këshilla dhe oferta34
shfletuesi
Shikoni shfletuesi i uebit
shfletuesi i uebit26
— cookies28
— preferencat28
— shfletimi i faqeve27, 28
T
tastet dhe pjesët përbërëse5
telefoni
— ndezja/fikja9
Page 46
46Treguesi
tonet
— personalizimi20
tonet e ziles20
transferimi i përmbajtjes13, 23
treguesit13