Nokia C2-01 User's Guide [sq]

Nokia C2-01 Udhëzuesi i përdorimit
Botimi 1.2
2Përmbajtja

Përmbajtja

Siguria 4
Rreth pajisjes suaj 5 Shërbimet e rrjetit 5
Fillimi 7
Butonat dhe pjesët përbërëse 7 Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë 7 Futja e një karte kujtese 9 Heqja e kartës së kujtesës 9 Ngarkimi i baterisë 10 Lidhja e rripit të dorës 10 Ndezja ose fikja e pajisjes 10 Antena GSM 11 Kufja 11
Përdorimi bazë 12
Bllokimi i tastierës 12 Kodet e hyrjes 12 Kontrollimi i volumit 13 Modaliteti i pritjes 13 Treguesit 13 Navigimi i menyve 14 Shkurtoret 14 Menyja e operatorit 14 Përdorimi i pajisjes suaj pa kartë SIM 15 Shkrimi i tekstit 15 Llogaria Nokia dhe shërbimet Ovi të Nokia-s. 16 Rreth Dyqani Ovi 16
Kontaktet 16
Thirrjet 17
Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje 17 Altoparlanti 17 Shkurtoret e thirrjeve 18 Ditari 18
Mesazheria 18
Mesazhet me tekst dhe multimedia 18 Korrespondenca 20 Bisedimi me shokët tuaj 21 Mesazhet e shpejta 21 Mesazhet audio të Nokia Xpress 21 Mesazhet zanore 22 Cilësimet e mesazheve 22
Organizuesi 22
Ora me zile 22 Kalendari dhe lista e detyrave 23
Ueb ose Internet 23
Lidhuni me një shërbim në ueb 23
Media 24
Kamera dhe video 24 Radioja FM 24 Regjistruesi i zërit 25 Luajtësi i muzikës 26
Galeria 27
Cilësimet 28
Profilet 28 Tonet 28 Ekrani 28 Data dhe ora 29 Sinkronizimi dhe kopja rezervë 29 Lidhja 29 Thirrja dhe telefoni 31 Rikthimi i cilësimeve të fabrikës 31
Gjeni më shumë ndihmë 32
Mbështetja 32 Rreth përditësimeve të softuerit të pajisjes 32 Përditësimi i softuerit të pajisjes duke përdorur pajisjen tuaj 33 Përditësimi i softuerit të pajisjes me kompjuterin tuaj 34
Mbroni ambientin 34
Kurseni energji 34 Ricikloni 34
Informacioni për produktin dhe sigurinë 35
Përmbajtja 3
4Siguria

Siguria

Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose e paligjshme. Për informacion të mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.

HAPENI ME KUJDES

Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.

PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË

Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.

NDËRHYRJA

Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në funksionimin e tyre.

MBYLLENI NË ZONAT E KUFIZUARA

Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni pajisjen në aeroplan, afër aparaturave mjekësore, lëndëve djegëse, lëndëve kimike ose afër zonave ku kryhen shpërthime.

SHËRBIMI I KUALIFIKUAR

Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.

PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË

Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të miratuara. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.

REZISTENCA NDAJ UJIT

Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
Siguria 5

Rreth pajisjes suaj

Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e miratuar për përdorim në rrjetet (E)GSM 850, 900, 1800 dhe 1900 MHz dhe rrjetet UMTS 900/1900/2100 MHz . Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar faqeshenjues dhe nyje për faqet e internetit të palëve të treta; dhe mund t'ju lejojë të hyni në faqet e internetit të palëve të treta. Ato nuk kanë lidhje me Nokia-n dhe Nokia nuk i miraton ose nuk mban përgjegjësi për to. Nëse hyni në faqe të tilla interneti, merrni masa për sigurinë ose përmbajtjen.
Paralajmërim:
Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi dhe përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.
Bëni kopje rezervë ose mbajeni shënim me shkrim të gjithë informacionin e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
Imazhet në këtë udhëzues mund të jenë të ndryshme nga ekrani i pajisjes suaj.
Për informacion tjetër të rëndësishëm rreth pajisjes suaj, shikoni udhëzuesin e përdoruesit.

Shërbimet e rrjetit

Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një ofrues shërbimi celular. Disa funksione nuk disponohen në të gjitha rrjetet; funksione të tjera mund të kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit për përdorimin e tyre. Shërbimet e rrjetit përfshijnë transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin tuaj të shërbimit për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në vendlindjen tuaj ose kur bëni roaming në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju shpjegojë se çfarë tarifash do të aplikojë. Disa rrjete mund të kenë kufizime, të cilat ndikojnë në mënyrën e përdorimit nga ju të disa funksioneve të kësaj pajisjeje duke kërkuar mbështetje nga rrjeti siç është mbështetja për teknologjitë specifike si protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL) që ekzekutohen në protokollet TCP/IP dhe karakteret e varura nga gjuha.
6Siguria
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë edhe elemente të përshtatura të tilla si emrat e menyve, renditjen e menyve dhe ikonat.
Gjatë funksionimit të zgjatur si një lidhje të dhënash me shpejtësi të lartë, pajisja mund të nxehet. Në shumicën e rasteve kjo gjendje është normale. Nëse dyshoni se pajisja nuk punon siç duhet, dërgojeni te pika më e afërt e autorizuar e shërbimit.

Fillimi

Butonat dhe pjesët përbërëse

Fillimi 7
1
2 Receptori
3 Ekrani
4 Tastet e zgjedhjes
5 Navi™ tasti (tasti i lëvizjes)
6 Butoni i thirrjes
7 Tastiera
8 Lidhësi i ngarkuesit
9 Lidhësi i kufjeve/Lidhësi i Nokia AV (3,5
10 Objektivi i kamerës
11 Lidhësi mikro USB
12 Altoparlanti
13 Mikrofoni
14 Foleja e kartës së kujtesës
15 Vrima për rripin e dorës

Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë

Butoni i mbylljes/ndezjes
mm)
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë SIM mini-UICC, të njohur po ashtu si kartë
mikro-SIM, apo një kartë mikro-SIM me një përshtatës, ose një kartë SIM që ka një çelës mini-UICC (shikoni figurën) në këtë pajisje. Një kartë mikro-SIM është më e vogël se karta standarde SIM. Kjo pajisje nuk mbështet përdorimin e kartave mikro-SIM dhe përdorimi i kartave SIM të papërputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen, dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
8Fillimi
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur mbani, fusni ose hiqni kartën.
1 Shtypeni dhe rrëshqiteni mbulesën e pasme drejt fundit të telefonit dhe hiqeni (1). 2 Hiqni baterinë (2).
3 Hapeni mbajtësen e kartës SIM (3), futeni kartën SIM me sipërfaqen e kontaktit të
kthyer poshtë (4) dhe mbylleni mbajtësen (5).
4 Futeni baterinë (6) dhe vendoseni në vend mbulesën e pasme (7).
Fillimi 9

Futja e një karte kujtese

Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për kartat e kujtesës, por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Pajisja juaj mbështet karta kujtese microSD me një kapacitet deri në 16 GB.
Me pajisjen mund të jepet një kartë e përputhshme kujtese dhe mund të jetë e futur tashmë në pajisje. Nëse jo, veproni si më poshtë:
1 Hapeni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës. 2 Futeni kartën në folenë e kartës së kujtesës, me sipërfaqen e kontaktit të drejtuar
lart dhe shtypeni derisa të zërë vend.
3 Mbylleni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.

Heqja e kartës së kujtesës

I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës gjatë një veprimi, kur karta është
duke u përdorur. Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës dhe pajisjen si dhe mund të prishë të dhënat e ruajtura në kartë.
Mund ta hiqni ose ta zëvendësoni kartën e kujtesës gjatë përdorimit të telefonit pa e fikur pajisjen, por ju duhet të siguroheni që asnjë aplikim nuk ka hyrë aktualisht në kartën e kujtesës.
10 Fillimi

Ngarkimi i baterisë

Bateria juaj është ngarkuar pjesërisht në fabrikë. Nëse pajisja tregon se bateria është e ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur. 2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen. 3 Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin nga
pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të mund të kryhen thirrje.

Lidhja e rripit të dorës

Kalojeni rripin e dorës siç tregohet dhe shtrëngojeni.

Ndezja ose fikja e pajisjes

Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ushqimit
.
Mund t'ju kërkohet të merrni cilësimet e konfigurimit nga ofruesi juaj i shërbimit (shërbim i rrjetit). Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin e shërbimit.
Fillimi 11

Antena GSM

Pajisja juaj mund të ketë antena të brendshme dhe të jashtme. Shmangni prekjen e panevojshme të antenave, kur antena është duke transmetuar ose duke marrë. Kontakti me antenat ndikon në cilësinë e komunikimit dhe mund të shkaktojë ngritjen e nivelit të fuqisë gjatë funksionimit si dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë.
Figura paraqet zonën e antenës GSM të shënuar me gri.

Kufja

Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.
Paralajmërim:
Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Kur në Lidhësin AV Nokia, lidhni pajisje të jashtme ose kufje, përveç atyre të miratuara nga Nokia për përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë për nivelet e zërit.
Mos lidhni produkte që krijojnë një sinjal të jashtëm, sepse ai mund ta dëmtojë pajisjen. Mos lidhni asnjë burim tensioni me Lidhësin AV Nokia.
12 Përdorimi bazë

Përdorimi bazë

Bllokimi i tastierës

Për të parandaluar shtypjen aksidentale të tasteve, zgjidhni Meny dhe shtypni * brenda 3,5 sekondave për të bllokuar tastierën.
Për ta zhbllokuar tastierën, zgjidhni Zhblloko dhe shtypni * brenda 1,5 sekondave. Nëse bllokimi i sigurisë është i aktivizuar, futeni kodin e sigurisë kur kërkohet.
Për të përcaktuar që tastiera të bllokohet automatikisht pas një kohe të caktuar kur pajisja nuk përdoret, zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefon > Bllokimi autom. >
Aktive.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje kur tastiera është e bllokuar, shtypni butonin e thirrjes. Kur përfundoni ose refuzoni një thirrje, tastiera bllokohet automatikisht.
Kur pajisja ose tastiera është bllokuar, mund të jetë e mundur thirrja e numrit zyrtar të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.

Kodet e hyrjes

Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e pajisjes suaj nga përdorimi i paautorizuar. Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta krijoni dhe ta ndryshoni kodin si dhe ta cilësoni pajisjen që të kërkojë kodin. Mbajeni kodin sekret dhe në vend të sigurtë, veç nga pajisja juaj. Nëse e harroni kodin dhe pajisja juaj është e bllokuar, pajisja juaj do të ketë nevojë për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat tuaja personale në pajisje. Për më tepër informacion, kontaktoni me një pikë Nokia Care ose me shitësin e pajisjes suaj.
Kodi PIN i dhënë me kartën SIM, e mbron kartën nga përdorimi i paautorizuar. Kodi PIN2 i ofruar me disa karta SIM nevojitet për t'u futur në disa shërbime të veçanta. Nëse ju e jepni gabim kodin PIN ose PIN2 tre herë radhazi, juve ju kërkohet kodi PUK ose PUK2. Nëse nuk i keni ato, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e sigurisë së kartës suaj SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet për nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi i bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve.
Për të cilësuar mënyrën se si i përdor kodet e hyrjes dhe cilësimet e sigurisë pajisja juaj, zgjidhni Meny > Cilësimet > Siguria.
Përdorimi bazë 13

Kontrollimi i volumit

Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.
Për të rregulluar volumin e receptorit ose të altoparlantit gjatë një thirrjeje ose kur jeni duke dëgjuar një skedar zanor ose radion FM, lëvizni lart ose poshtë.

Modaliteti i pritjes

Kur telefoni është gati për përdorim dhe ju nuk keni futur ndonjë karakter, telefoni është në modalitet pritjeje.
1
Fuqia e sinjalit të rrjetit
2 Niveli i ngarkimit të baterisë
3 Emri i rrjetit ose stema e operatorit
4 Funksionet e butonave të zgjedhjes
Butoni i majtë i zgjedhjes vshtë Shko te që ju të shihni funksionet në listën tuaj personale të shkurtoreve. Kur shihni listën, zgjidhni Opsionet > Zgjidh opsionet për të parë funksionet e disponueshme ose zgjidhni Opsionet > Organizo për të rregulluar funksionet në listën tuaj të shkurtoreve.
Që telefoni të shfaqë një listë me veçoritë e zgjedhura dhe informacione që mund t'i hapni direkt nga modaliteti i pritjes, zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani > Ekrani
kryesor.

Treguesit

Ju keni mesazhe të palexuara. Ju keni mesazhe të padërguara, të anuluara ose të dështuara. Tastiera është e bllokuar.
Nuk bie zilja e pajisjes për thirrjet e ardhura ose mesazhet me tekst.
/ Pajisja është e regjistruar në rrjetin GPRS ose EGPRS.
/ Një lidhje GPRS ose EGPRS është e hapur.
/ Lidhja GPRS ose EGPRS është pezulluar (në pritje).
Është caktuar një alarm.
Pajisja është e regjistruar në një rrjet 3G (UMTS). Bluetooth është i aktivizuar.
14 Përdorimi bazë
Të gjitha thirrjet hyrëse janë devijuar te një numër tjetër. Thirrjet janë të kufizuara te një grup i mbyllur përdoruesish. Profili aktualisht aktiv është me kohë. Kufjet janë të lidhura me pajisjen. Pajisja është e lidhur me një pajisje tjetër me anë të një kablloje të dhënash USB.

Navigimi i menyve

Funksionet e pajisjes janë të grupuara në meny. Këtu nuk përshkruhen të gjitha funksionet e menysë ose elementet e opsioneve.
Në ekranin kryesor zgjidhni Meny si dhe menynë dhe nënmenynë e dëshiruar.
Dalja nga niveli aktual i menysë
Zgjidhni Dil ose Prapa.
Kthimi në ekranin kryesor
Shtypni tastin e mbylljes.
Ndryshimi i pamjes së menysë
Zgjidhni Meny > Opsionet > Pamja menysë krye..

Shkurtoret

Me shkurtoret personale, ju mund të hyni shpejt në funksionet e përdorura më shpesh në telefon.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Shkurt. e mia.
Caktimi i funksioneve të telefonit te tastet e përzgjedhjes
Zgjidhni But. dj. zgjedhjes ose Tasti i majt. i përzgj. dhe një funksion nga lista.
Zgjedhja e funksioneve të shkurtoreve për tastin e lëvizjes
Zgjidhni Tasti i lëvizjes. Lëvizni për në drejtimin e dëshiruar dhe zgjidhni Ndrysho ose
Cakto dhe një funksion nga lista.

Menyja e operatorit

Hyni në një portal te shërbimet e siguruara nga operatori i rrjetit tuaj. Për më shumë informacion, kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj. Operatori mund ta përditësojë këtë meny me një mesazh shërbimi.
Përdorimi bazë 15

Përdorimi i pajisjes suaj pa kartë SIM

Disa funksione të pajisjes suaj mund të përdoren pa futur një kartë SIM, si lojërat. Funksionet që nuk janë të disponueshme kur është aktivizuar profili i fluturimit nuk mund të zgjidhen te menytë.
Shkrimi i tekstit Modalitetet e tekstit
Për të futur një tekst (për shembull, kur shkruani mesazhe), ju mund të përdorni futjen tradicionale ose të parashikuar të tekstit.
Kur ju shkruani një tekst, shtypni dhe mbani shtypur Opsionet për të ndërruar futjen tradicionale të tekstit, të treguar nga nga
. Jo të gjitha gjuhët mbështeten nga futja e parashikuar e tekstit.
Kapitalet e karaktereve tregohen me anë të
Për të ndryshuar kapitalin e karakterit, shtypni #. Për të ndryshuar nga modaliteti i shkronjave në atë të numrave, të treguar me anë të dhe zgjidhni Modaliteti i numrit. Për të ndryshuar nga modaliteti i numrit në atë të shkronjës, shtypni dhe mbani shtypur #.
Për të vendosur gjuhën e shkrimit, zgjidhni Opsionet > Gjuha e shkrimit.

Futja tradicionale e tekstit

Shtypni një tast numerik, 2-9, vazhdimisht deri sa të shfaqet karakteri i dëshiruar. Karakteret e disponueshëm varen nga gjuha e zgjedhur e shkrimit.
Nëse karakteri tjetër që doni ndodhet në të njëjtin buton me atë aktual, prisni derisa kursori të shfaqet dhe futni karakterin.
Për të futur shenjat më të përdorshme të pikësimit dhe karakteret e veçanta, shtypni 1 vazhdimisht. Për të marrë listën e karaktereve të veçanta, shtypni *. Për të futur një hapësirë, shtypni 0.
dhe futjes së parashikuar të tekstit, të treguar
, dhe .
, shtypni dhe mbani shtypur #

Futja e parashikuar e tekstit

Futja e parashikuar e tekstit bazohet në një fjalor të integruar në të cilin edhe ju gjithashtu mund të shtoni fjalë të reja.
1 Filloni të shkruani një fjalë, duke përdorur butonat 2 deri në 9. Shtypni secilin buton
vetëm një herë për një shkronjë.
2 Për të konfirmuar një fjalë, lëvizni djathtas ose shtoni një hapësirë.
Nëse fjala nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht * dhe zgjidhni një fjalë nga
lista.
16 Kontaktet
Nëse karakteri ? shfaqet pas fjalës, fjala që ju mendonit të shkruanit nuk është
në fjalor. Për ta shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Korrigjo. Fusni fjalën duke përdorur futjen tradicionale të tekstit dhe zgjidhni Ruaj.
Për të shkruar togfjalësha, formoni pjesën e parë të fjalës dhe lëvizni djathtas për ta konfirmuar atë. Shkruani pjesën e fundit të fjalës dhe konfirmoni fjalën.
3 Filloni të shkruani fjalën tjetër.

Llogaria Nokia dhe shërbimet Ovi të Nokia-s.

Ju mund të krijoni një llogari Nokia, ose në kompjuterin tuaj, ose në pajisjen tuaj celulare.
Me shërbimet Ovi të Nokia-s dhe me llogarinë tuaj Nokia, ju mund, për shembull:
Të merrni një llogari falas të Korrespondencës Ovi
Të shkarkoni lojëra, aplikime, video dhe tone telefonike nga Ovi Store
Shërbimet e disponueshme mund të ndryshojnë gjithashtu sipas vendit ose rajonit dhe jo të gjitha gjuhët mbështeten.
Për të mësuar më shumë rreth Ovi-t, shkoni në adresën www.ovi.com.
Për të krijuar më vonë një llogari Nokia, përdorni pajisjen tuaj për të hyrë në një shërbim Ovi dhe do t'ju kërkohet që të krijoni një llogari.

Rreth Dyqani Ovi

Në Dyqanin Ovi, ju mund të shkarkoni lojëra për celular, aplikime, video, imazhe, motive dhe tone telefonike në pajisjen tuaj. Disa artikuj janë falas; për të tjerët ju duhet të paguani me kartën tuaj të kreditit ose me faturën tuaj të telefonit. Disponueshmëria e metodave të pagesës varet nga shteti juaj i banimit dhe ofruesi juaj i shërbimit të rrjetit. Dyqani Ovi ofron përmbajtje që është e pajtueshme me pajisjen tuaj celulare dhe e përshtatshme për shijet dhe vendndodhjen tuaj.

Kontaktet

Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e pajisjes ose në kartën SIM. Në kujtesën e pajisjes, ju mund t'i ruani kontaktet me numra dhe elemente teksti. Emrat dhe numrat e ruajtur në kartën SIM janë shënuar me
Shtimi i një kontakti
Zgjidhni Shto të re.
.
Thirrjet 17
Shtimi i detajeve te një kontakt
Sigurohuni që kujtesa në përdorim është ose Telefon ose Telefon dhe SIM. Zgjidhni
Emrat, shkoni tek emri dhe zgjidhni Detajet > Opsionet > Shto detaj.
Kërkimi i një kontakti
Zgjidhni Emrat dhe lëvizni nëpër listën e kontakteve ose futni shkronjat e para të emrit.
Kopjimi i një kontakti në një kujtesë tjetër
Zgjidhni Emrat, shkoni te kontakti dhe zgjidhni Detajet > Opsionet > Kopjo
numrin. Në kartën SIM, mund të ruani vetëm një numër telefoni për secilin emër.
Zgjedhja e vendit ku do të ruhen kontaktet, e mënyrës së shfaqjes së kontakteve dhe e konsumit të kujtesës nga kontaktet
Zgjidhni Cilësimet.
Dërgimi i një kartëvizite
Në listën e kontakteve, shkoni te një kontakt dhe zgjidhni Detajet > Opsionet > Dërgo
kartëvizitë. Ju mund të dërgoni dhe të merrni kartëvizita nga pajisjet që mbështesin
standardin vCard.

Thirrjet

Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje

Kryerja e një thirrjeje
Futni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e shtetit dhe të zonës nëse është e nevojshme dhe shtypni tastin e thirrjes. Për thirrje ndërkombëtare, shtypni dy herë * për prefiksin ndërkombëtar (shenja + zëvendëson kodin ndërkombëtar të hyrjes), fusni kodin e shtetit, kodin e zonës pa 0 e parë, nëse është e nevojshme dhe numrin e telefonit.
Përgjigjja e një thirrjeje të ardhur
Shtypni tastin e thirrjes.
Refuzimi i një thirrjeje
Shtypni tastin e mbylljes.
Rregullimi i volumit
Gjatë një thirrjeje telefonike, lëvizni lart ose poshtë.

Altoparlanti

Nëse disponohet, ju mund të zgjidhni Altoparl. ose Receptor për të përdorur altoparlantin ose receptorin e telefonit gjatë një thirrjeje.
18 Mesazheria
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.

Shkurtoret e thirrjeve

Caktimi i një tasti numri për një numër telefoni
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Thirr. e shpejta, shkoni te një numër i dëshiruar (2-9) dhe zgjidhni Cakto. Futni numrin e dëshiruar të telefonit ose zgjidhni Kërko dhe një kontakt të ruajtur.
Aktivizimi i thirrjes së shpejtë
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje > Form. nr. shpejt > Aktive.
Kryerja e një thirrjeje duke përdorur thirrjen e shpejtë
Në modalitetin e pritjes, mbani të shtypur tastin e numrit të dëshiruar.

Ditari

Për të parë informacione mbi thirrjet, mesazhet tuaja dhe të dhënat dhe ngjarjet e sinkronizimit, zgjidhni Meny > Ditari dhe opsionin e përshtatshëm.
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve,
mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit, taksave e kështu me radhë.

Mesazheria

Ju mund të dërgoni dhe të merrni mesazhe tekst, multimedia, audio dhe të çastit. Ju mund të merrni dhe dërgoni gjithashtu edhe postë. Shërbimet e mesazhimit mund të përdoren vetëm nëse mbështeten nga ofruesi juaj i shërbimit ose i rrjetit.

Mesazhet me tekst dhe multimedia

Ju mund të krijoni një mesazh dhe të bashkëngjitni sipas dëshirës, për shembull, një fotografi. Telefoni juaj e ndërron automatikisht një mesazh me tekst në një mesazh multimedia kur bashkëngjitet një skedar.

Mesazhet me tekst

Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst që e kalojnë kufirin për një mesazh të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e ofruesit
Mesazheria 19
tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat me thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë dhe e kufizojnë numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Shfaqet numri total i karaktereve të mbetura dhe numri i mesazheve që nevojiten për dërgim.
Për të dërguar mesazhet, duhet të ruhet në pajisjen tuaj numri i saktë i qendrës së mesazheve. Normalisht ky numër cilësohet në mënyrë standarde nëpërmjet kartës suaj SIM.
Për ta cilësuar me dorë numrin, veproni si më poshtë:
1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilës. e mesazheve > Mesazhet tekst > Qendr. e
mszhe..
2 Futni emrin dhe numrin e dhënë nga ofruesi juaj i shërbimit.

Mesazhet multimedia

Një mesazh multimedia mund të përmbajë tekst, fotografi, dhe audioklipe.
Vetëm pajisjet që kanë funksione që përputhen midis tyre, mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia. Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të pajisjes marrëse.
Rrjeti celular mund ta kufizojë madhësinë e mesazheve MMS. Nëse fotografia e futur e kalon këtë kufi, pajisja mund ta zvogëlojë që të mund të dërgohet me MMS.
I rëndësishëm: Kujdes kur të hapni mesazhet. Mesazhet mund të përmbajnë
programe keqdashëse ose mund të dëmtojnë pajisjen ose kompjuterin tuaj.
Për disponueshmërinë dhe abonimin në shërbimin e mesazheve multimedia (MMS), kontaktoni me ofruesin e shërbimit tuaj.

Krijo një mesazh

1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Krijo mszh. dhe një lloj mesazhi. 2 Në fushën Te:, futni numrin ose adresën e e-mailit të marrësit (shërbim i rrjetit).
Për të zgjedhur një marrës, zgjidhni Shto. Ju mund të keni më shumë se një marrës.
3 Në fushën Teksti:, shkruani mesazhin tuaj.
Për të futur një karakter të veçantë ose një buzëqeshje, zgjidhni Opsionet > Fut
simbolin.
Për të bashkëngjitur përmbajtje në mesazh, lëvizni në shiritin e bashkëngjitjeve në fund të ekranit dhe zgjidhni llojin e dëshiruar të përmbajtjes. Lloji i mesazhit ndryshon automatikisht në mesazh multimedia.
20 Mesazheria
4 Zgjidhni Dërgo.
Shënim: Ikona ose teksti në ekranin e pajisjes suaj për mesazhin e dërguar, nuk
tregon që mesazhi ka arritur në destinacionin e synuar.
Furnizuesit e shërbimit mund t'ju faturojnë ndryshe në varësi të llojit të mesazhit. Për detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Korrespondenca Konfigurimi i e-mailit
Zgjidhni Meny > Mesazheri > E-mail.
Nëse nuk keni tashmë një llogari e-maili, ju mund të krijoni një llogari Nokia që përfshin shërbimin e Korrespondencës Ovi.
1 Zgjidhni Merrni Ovi Mail. 2 Ndiqni udhëzimet.

Leximi, shkrimi dhe dërgimi i një e-maili

Zgjidhni Meny > Mesazheri > E-mail.
Leximi i një e-maili
Zgjidhni një e-mail dhe Hap.
I rëndësishëm: Kujdes kur të hapni mesazhet. Mesazhet mund të përmbajnë
programe keqdashëse ose mund të dëmtojnë pajisjen ose kompjuterin tuaj.
E-mailet me bashkëngjitje, për shembull, me imazhe, janë të shënuara me një ikonë kapëse letre. Disa bashkëngjitje mund të mos jenë të përshtatshme për pajisjen tuaj dhe nuk mund të shfaqen në pajisjen tuaj.
Shikimi i bashkëngjitjeve
Zgjidhni një bashkëngjitje dhe Shiko.
Shkrimi i një e-mail-i
Zgjidhni Opsionet > Harto një të ri.
Bashkëngjitja e një skedari tek e-mail-i
Zgjidhni Opsionet > Bashkëngjit skedarin.
Mesazheria 21
Dërgimi i e-mail-it
Zgjidhni Dërgo.
Mbyllja e aplikimit të e-mailit
Zgjidhni Dil.

Bisedimi me shokët tuaj

Ju mund të bisedoni me përdorues të tjerë në linjë duke përdorur pajisjen tuaj.
Ju mund të përdorni një llogari ekzistuese për një komunitet IM që mbështetet nga pajisja juaj. Nëse nuk jeni i regjistruar në një shërbim IM, ju mund të krijoni një llogari për një shërbim IM të mbështetur duke përdorur kompjuterin ose pajisjen tuaj. Menytë mund të ndryshojnë, në varësi të shërbimit IM.
Për t'u lidhur me shërbimin, zgjidhni Meny > Mesazheri > IMs dhe ndiqni udhëzimet që afishohen.

Mesazhet e shpejta

Mesazhet e shpejta janë mesazhe me tekst që shfaqen menjëherë pas marrjes.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1 Zgjidhni Krijo mszh. > Mesazh i çastit. 2 Në fushën Te:, futni numrin e marrësit. Për të zgjedhur një marrës, zgjidhni Shto.
Ju mund të keni më shumë se një marrës.
3 Në fushën Mesazhi:, shkruani mesazhin tuaj.
Për të futur një karakter të veçantë ose një buzëqeshje, zgjidhni Opsionet > Fut
simbolin.
4 Zgjidhni Dërgo.

Mesazhet audio të Nokia Xpress

Krijoni dhe dërgoni mesazhe audio si mesazhe multimedia në një mënyrë të përshtatshme.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1 Zgjidhni Krijo mszh. > Mesazh audio. Regjistruesi i zërit hapet. 2 Për të regjistruar mesazhin tuaj, zgjidhni 3 Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni 4 Në fushën Te:, futni numrin e marrësit. Për të zgjedhur një marrës, zgjidhni Shto.
Ju mund të keni më shumë se një marrës.
5 Zgjidhni Dërgo.
.
.
22 Organizuesi

Mesazhet zanore

Kutia postare zanore është një shërbim i rrjetit, në të cilin juve mund t'ju nevojitet të abonoheni. Për më tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Thirrja e kutisë suaj postare zanore Mbani të shtypur 1.
Redaktimi i numrit të kutisë suaj postare zanore
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Mszhe. zanore dhe Nr. kut. post. zan..

Cilësimet e mesazheve

Zgjidhni Meny > Mesazheri dhe Cilësimet e mszhe..
Zgjidhni nga të mëposhtmet:
Cilës. përgjithshme — Përcaktoni madhësinë e germave për mesazhet dhe aktivizoni buzëqeshjet grafike.
Mesazhet tekst — Konfiguroni qendrat e mesazheve për mesazhet me tekst dhe aktivizoni raportet e dërgimit.
Mszhe. multimedia — Lejoni raportet e dorëzimit dhe marrjen e mesazheve multimedia dhe reklamave dhe konfiguroni preferencat e tjera në lidhje me mesazhet multimedia.
Mszhe. e shërbimit — Aktivizoni mesazhet e shërbimit dhe cilësoni preferencat që lidhen me mesazhet e shërbimit.

Organizuesi

Ora me zile

Mund të cilësoni një alarm të bjerë në një kohë të dëshiruar.
Cilësimi i alarmit
1 Zgjidhni Meny > Organizuesi > Ora me zile. 2 Cilësoni alarmin dhe futni kohën e alarmit. 3 Për të lëshuar një alarm në ditët e caktuara të javës, zgjidhni Përsërit: > Aktive
dhe ditët.
4 Zgjidhni tonin e alarmit. Nëse zgjidhni radion si tonin e alarmit, lidhni kufjen me
pajisjen.
5 Cilësoni kohëzgjatjen e periudhës së shtyrjes dhe zgjidhni Ruaj.
Ndalimi i alarmit
Zgjidhni Ndalo. Nëse e lini alarmin të bjerë për një minutë ose zgjidhni Shty, alarmi ndalon për periudhën e shtyrjes dhe më pas rifillon.
Ueb ose Internet 23

Kalendari dhe lista e detyrave

Zgjidhni Meny > Organizuesi > Kalendari. Dita aktuale futet në kornizë. Nëse për atë ditë ka ndonjë shënim të vendosur, dita është me shkronja të zeza.
Shtimi i një shënimi në kalendar
Shkoni te data dhe zgjidhni Opsionet > Bëj një shënim.
Shikimi i detajeve të një shënimi
Shkoni te një shënim dhe zgjidhni Shiko.
Fshirja e të gjitha shënimeve nga kalendari
Zgjidhni Opsionet > Fshi shënimet > Fshi gjitha shënimet.
Shikimi i listës së detyrave
Zgjidhni Meny > Organizuesi > Lista e detyrave.
Lista e detyrave shfaqet dhe renditet sipas përparësisë. Për të shtuar, fshirë ose për të dërguar një shënim, për ta shenjuar shënimin si të kryer ose për ta renditur listën e detyrave sipas afatit përfundimtar, zgjidhni Opsionet.

Ueb ose Internet

Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme interneti me shfletuesin e telefonit tuaj. Pamja e faqeve të uebit mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju mund të mos jeni në gjendje t'i shihni të gjitha detajet në faqet e uebit.
Në varësi të telefonit tuaj, funksioni i shfletimit në ueb mund të shfaqet si Ueb ose Internet në meny, këtej e tutje i referuar si Ueb.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe
siguri të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.

Lidhuni me një shërbim në ueb

Zgjidhni Meny > Internet > Faqja kryesore. Ose në modalitetin e pritjes mbani të shtypur 0.
24 Media
Pasi të kryeni një lidhje me shërbimin, ju mund të filloni të shfletoni faqet e tij. Funksioni i butonave të telefonit mund të ndryshojë në shërbime të ndryshme. Ndiqni udhëzimet me tekst në ekranin e telefonit. Për më tepër informacion, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.

Media

Kamera dhe video

Pajisja juaj mbështet një rezolucion të kapjes së imazhit prej 2048x1536 piksele.
Modaliteti i kamerës
Përdorimi i funksionit të imazhit të palëvizshëm
Zgjidhni Meny > Media > Kamera.
Zmadhimi ose zvogëlimi
Lëvizni lart ose poshtë.
Fotografimi i një imazhi
Zgjidhni Fotogr..
Cilësimi i modalitetit dhe i kohës së shikimit paraprak
Zgjidhni Opsionet > Cilësimet > Koha shfaq. së fotos.
Aktivizimi i kohëmatësit automatik
Zgjidhni Opsionet > Kohëmatësi auto..
Modaliteti i videos
Përdorimi i funksionit të videos
Zgjidhni Meny > Media > Videokamera.
Nisja e regjistrimit të një videoklipi
Zgjidhni Regjistro.
Këmbimi midis modaliteteve të kamerës dhe të videos
Në modalitetin e kamerës ose të videos, lëvizni majtas ose djathtas.

Radioja FM

Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena e pajisjes celulare. Që radioja FM të funksionojë siç duhet, nevojitet që me pajisjen të lidhet një kufje ose pajisje ndihmëse e pajtueshme.
Media 25
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.
Zgjidhni Meny > Media > Radio.
Kërkimi i një stacioni fqinj
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë ose në të djathtë.
Ruajtja e një stacioni
Akordohuni në stacionin e dëshiruar dhe zgjidhni Opsionet > Ruaj kanalin.
Ndërrimi i stacioneve të ruajtura
Lëvizni majtas ose djathtas për të ndërruar stacionet ose shtypni tastin e numrit përkatës, të vendndodhjes në kujtesë të një stacioni të dëshiruar.
Rregullimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Lënia e radios të luajë në sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
Mbyllja e radios
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.

Regjistruesi i zërit

Zgjidhni Meny > Media > Regjistr. zërit.
Regjistruesi nuk mund të përdoret kur një thirrje të dhënash ose një lidhje GPRS është aktive.
Nisja e regjistrimit
Zgjidhni ikonën e regjistrimit.
Nisja e regjistrimit gjatë një thirrjeje
Zgjidhni Opsionet > Regjistro. Gjatë regjistrimit të një thirrjeje, mbajeni telefonin në pozicionin normal pranë veshit tuaj. Regjistrimi ruhet në dosjen Regjistrimet te Galeria.
Dëgjimi i regjistrimit të fundit
Zgjidhni Opsionet > Luaj regj. e fundit.
26 Media
Dërgimi i regjistrimit të fundit me një mesazh multimedia
Zgjidhni Opsionet > Dërgo regj. fundit.

Luajtësi i muzikës

Pajisja juaj ka një luajtës muzike, për të dëgjuar këngë ose skedarë të tjerë zanorë MP3 ose AAC.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.
Zgjidhni Meny > Media > Media player.
Nisja ose pezullimi i luajtjes
Shtypni tastin e lëvizjes.
Kapërcimi në fillim të këngës aktuale
Lëvizni majtas.
Kapërcimi në këngën e mëparshme
Lëvizni dy herë majtas.
Kapërcimi në këngën pasuese
Lëvizni djathtas.
Rimbështjellja e këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë.
Përparimi i shpejtë i këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të djathtë.
Rregullimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Heshtja ose çheshtja e luajtësit të muzikës Shtypni #.
Lënia e luajtësit të muzikës të luajë në sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
Galeria 27
Mbyllja e luajtësit të muzikës
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.

Galeria

Telefoni juaj mbështet një sistem dixhital të menaxhimit të të drejtave (DRM) për të mbrojtur përmbajtjen e marrë. Kontrolloni gjithmonë kushtet e dërgimit të çdo përmbajtjeje dhe çelësin e aktivizimit përpara se t'i merrni ato, sepse mund t'i nënshtrohen një tarife.
Menaxhimi dixhital i të drejtave
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 kyçje përpara dhe OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur nga menaxhimi dixhital i të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një çelës aktivizimi, i cili përcakton të drejtat tuaja për të përdorur përmbajtjen.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të çelësave të aktivizimit dhe të përmbajtjes, përdorni funksionin për kopjet rezervë të Nokia Ovi Suite.
Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë çelësat e aktivizimit të cilët duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që të mund të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM, pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Ju mund të keni gjithashtu nevojë të riktheni çelësat e aktivizimit në rast se prishen skedat që ndodhen në pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, çelësat e aktivizimit së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu çelësat e aktivizimit dhe përmbajtjen, nëse prishen skedat që ndodhen në pajisjen tuaj. Humbja e çelësave të aktivizimit ose e përmbajtjes, mund të kufizojë aftësinë tuaj për ta përdorur përsëri të njëjtën përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
28 Cilësimet
Shikimi i përmbajtjeve të Galerisë
Zgjidhni Meny > Galeria.

Cilësimet

Profilet

Prisni një thirrje, por nuk mund ta lini të bjerë zilen e pajisjes? Ekzistojnë grupe të ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat mund t'i përshtatni me tonet e ziles për raste dhe mjedise të ndryshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet.
Zgjidhni profilin e dëshiruar dhe nga të mëposhtmet:
Aktivizo — Aktivizoni profilin. Personalizo — Modifikoni cilësimet e profilit. Me kohë — E cilësoni profilin që të jetë aktiv deri në një kohë të caktuar. Kur koha e
vendosur për profilin skadon, profili i mëparshëm që nuk kishte kohë të përcaktuar bëhet aktiv.
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë.
Paralajmërim:
Me profilin e fluturimit nuk mund të kryeni ose të merrni çdo lloj thirrjesh, duke përfshirë këtu edhe thirrjet e urgjencës, ose të përdorni funksione të tjera që kërkojnë mbulim nga rrjeti. Që të kryeni thirrje, në fillim duhet të aktivizoni funksionimin e telefonit duke ndryshuar profilet. Në qoftë se pajisja është e bllokuar, futni kodin e bllokimit.
Nëse keni nevojë të bëni një thirrje urgjence ndërkohë që pajisja është e bllokuar dhe në profilin e fluturimit, ju mund të fusni në fushën e kodit të bllokimit një numër zyrtar urgjence të programuar në pajisjen tuaj dhe të zgjidhni ‘Thirr’. Pajisja do t’ju konfirmojë që jeni gati të dilni nga profili i fluturimit për të filluar një thirrje urgjence.

Tonet

Ju mund të ndryshoni cilësimet e tonit të profilit të zgjedhur aktiv.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Tonet. Ju mund t'i gjeni të njëjtat cilësime në menynë Profilet.

Ekrani

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani.
Cilësimet 29
Ju mund të shikoni ose përshtatni foton e sfondit, madhësinë e shkrimit ose veçori të tjera në lidhje me ekranin e pajisjes.

Data dhe ora

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Data dhe ora.
Cilësimi i datës dhe orës
Zgjidhni Cilës. dt. e orës.
Cilësimi i formatit të datës dhe orës
Zgjidhni Formati datës e orës.
Përditësimi automatik i orës sipas zonës orare aktuale
Zgjidhni Përd. auto. datës (shërbim i rrjetit).

Sinkronizimi dhe kopja rezervë

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. dhe ruajtja.
Zgjidhni nga të mëposhtmet:
Çelësi i telefonit — Sinkronizoni ose kopjoni të dhënat e zgjedhura, të tilla si kontaktet tuaja, hyrjet e kalendarit, shënimet ose mesazhet, midis pajisjes suaj dhe një pajisjeje tjetër.
Krijo kopje rez. — Rezervojini të dhënat e zgjedhura në një pajisje të jashtme të lidhur për ruajtje.
Rikthe kopj. rez. — Restauroni të dhënat nga një rezervim në një pajisje të jashtme të lidhur për ruajtje. Për të parë detajet e një skedari të rezervuar, zgjidhni
Opsionet > Detajet.
Transf. dhënash — Sinkronizoni ose kopjoni të dhënat e zgjedhura, midis pajisjes suaj
dhe të një serveri të rrjetit (shërbim i rrjetit).

Lidhja

Telefoni juaj ka funksione të shumta që u lejojnë të lidheni me pajisje të tjera për të transmetuar dhe për të marrë të dhëna.

Teknologjia pa tela Bluetooth

Teknologjia Bluetooth ju lejon të lidhni pajisjen tuaj, duke përdorur valë radioje, me një pajisje të përshtatshme Bluetooth deri në 10 metra (32 këmbë).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2,1 + EDR duke mbështetur profilet në vijim: akses i përgjithshëm, pa duar, kufje, shtyj objektin, transferimi i skedarëve, rrjeti dial-up, portat seriale, aksesi SIM, shkëmbimi i përgjitshëm i objekteve,
30 Cilësimet
shpërndarja e përparuar audio, kontrolli në distancë i videove audio dhe shpërndarja e përgjitshme e videove audio. Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Kur pajisja celulare është në gjendjen e SIM-it të hequr, mund të përdorni vetëm një pajisje ndihmëse të pajtueshme të lidhur, siç është një set makine, për kryerjen ose marrjen e thirrjeve.
Kur është në këtë gjendje, pajisja juaj celulare nuk do të kryejë asnjë thirrje përveç thirrjeve të numrave të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.
Për të kryer thirrje, në fillim duhet të dilni nga regjimi i SIM-it të hequr. Në qoftë se pajisja është e bllokuar, futni kodin e bllokimit që fillimisht ta zhbllokoni atë.
Hapni një lidhje Bluetooth
1 Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth. 2 Zgjidhni Emri i tel. tim dhe futni një emër për pajisjen tuaj. 3 Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni Bluetooth > Aktiv.
me Bluetooth është aktive.
4 Për të lidhur pajisjen tuaj me një aksesor audio, zgjidhni Lidh paj. s htesë a ud. dhe
aksesorin.
5 Për ta çiftuar pajisjen tuaj me çdo pajisje Bluetooth brenda rrezes, zgjidhni Pajisje
të çiftuara > Shto paj. të re.
6 Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni Shto. 7 Futni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në pajisjen tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Përdorimi i pajisjes në gjendjen e fshehur, është një rrugë më e sigurt për të shmangur programet keqdashëse. Mos pranoni lidhje me Bluetooth nga burime që nuk i besoni. Ndryshe, çaktivizoni funksionin e Bluetooth. Kjo nuk ndikon në funksionet e tjera të pajisjes.
Lidhni kompjuterin tuaj në internet
Ju mund të përdorni teknologjinë Bluetooth për të lidhur PC-në tuaj të përshtatshëm në internet. Pajisja juaj duhet të arrijë të lidhet në internet (shërbim i rrjetit) dhe kompjuteri juaj duhet të mbështesë teknologjinë Bluetooth. Pas lidhjes me shërbimin e pikës së hyrjes së rrjetit (NAP) të pajisjes dhe çiftimit me kompjuterin tuaj, pajisja juaj hap automatikisht një lidhje të dhënash paketë në internet.
tregon që lidhja
Cilësimet 31

Të dhënat e paketës

Shërbimi radio i paketës së përgjithshme (GPRS) është një shërbim rrjeti që i lejon telefonave celularë të dërgojnë dhe të marrin të dhëna me anë të një rrjeti të bazuar në protokollin e internetit (IP).
Për ta përcaktuar sesi të përdorni këtë shërbim, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Lidhje > Të dhëna paketë > Lidhja dhën. pak. dhe nga opsionet e mëposhtme:
Kur nevojitet — Vendosni një lidhje të të dhënave të paketës kur kërkohet nga një
aplikim. Lidhja mbyllet kur mbyllet aplikimi. Gjithm. në linjë — Lidhuni automatikisht me një rrjet të dhënash të paketës kur ndizni
telefonin.
Ju mund të përdorni pajisjen tuaj si modem duke e lidhur atë në një PC që përputhet, duke përdorur teknologjinë Bluetooth. Për detaje, shihni dokumentacionin e Nokia Ovi Suite.

Thirrja dhe telefoni

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje.
Devijimi i thirrjeve të ardhura
Zgjidhni Devijimi i thirrjeve (shërbim i rrjetit). Për detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Rithirrja automatike 10 herë pas një përpjekjeje të pasuksesshme
Zgjidhni Riform. auto i nr. > Aktiv.
Marrja e një njoftimi për thirrjet e ardhura ndërsa jeni duke thirrur
Zgjidhni Pritja e thirrjes > Aktivizo (shërbim i rrjetit).
Shfaqja ose fshehja e numrit tuaj te personi që po thërrisni
Zgjidhni Dërgo ID e thirr. (shërbim i rrjetit).
Cilësimi i gjuhës së shfaqur
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefon > Cilësimet e gjuhës > Gjuha e telefonit.

Rikthimi i cilësimeve të fabrikës

Për të rivendosur pajisjen në cilësimet e paracaktuara, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Rikthe cil. e fabr..
Për të rivendosur të gjitha cilësimet e preferencës pa fshirë asnjë të dhënë personale, zgjidhni Vetëm cilësimet.
32 Gjeni më shumë ndihmë
Për të rivendosur të gjitha cilësimet e preferencës dhe për të fshirë të gjitha të dhënat personale, si kontaktet, mesazhet, skedarët e medias dhe butonat e aktivizimit, zgjidhni
Të gjitha.

Gjeni më shumë ndihmë

Mbështetja

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose jeni të pasigurt se si duhet të funksionojë pajisja juaj,shkoni te www.nokia.com/support, ose duke përdorur një telefon celular, nokia.mobi/support.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
Rifilloni pajisjen tuaj. Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë. Pas rreth një minute,
rivendoseni baterinë dhe ndizeni pajisjen.
Riktheni cilësimet fillestare të fabrikës.
Përditësoni programin e pajisjes suaj.
Nëse problemi juaj nuk zgjidhet, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e riparimit. Shkoni te www.nokia.com/repair. Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave të pajisjes suaj, para se ta dërgoni pajisjen për riparim.

Rreth përditësimeve të softuerit të pajisjes

Me përditësimet e softuerit të pajisjes, ju mund të merrni veçori të reja dhe funksione të përmirësuara për pajisjen tuaj. Përditësimi i softuerit mund të përmirësojë edhe funksionimin e pajisjes suaj.
Rekomandohet që të krijoni kopje rezervë të të dhënave tuaja personale para se të përditësoni softuerin e pajisjes suaj.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Shkarkimi i përditësimeve të programit, mund të shkaktojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave (rrjeti i shërbimit).
Sigurohuni që bateria e pajisjes të ketë fuqi të mjaftueshme ose lidhni ngarkuesin, para se të filloni përditësimin.
Pasi përditësoni softuerin e pajisjes suaj, këshillat në udhëzuesin e përdoruesit mund të mos jenë më të përditësuara.
Gjeni më shumë ndihmë 33

Përditësimi i softuerit të pajisjes duke përdorur pajisjen tuaj

Doni të përmirësoni performancën e pajisjes tuaj dhe të merrni përditësimet e aplikimeve dhe veçoritë e tjera të shkëlqyera? Përditësojeni softuerin rregullisht për të përfituar sa më shumë nga pajisja juaj. Ju mund ta konfiguroni pajisjen tuaj që të kontrollojë automatikisht për përditësimet.
Zgjidhni Meny > Cilësimet.
1 Zgjidhni Telefon > Përditës. e telef.. 2 Për të shfaqur versionin e softuerit aktual dhe kontrolluar nëse një përditësim është
i disponueshëm, zgjidhni Det. aktuale të softit.
3 Zgjidhni Shkarko softin e tel. për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të
softuerit. Ndiqni udhëzimet.
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni Inst. përd. e softit.
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin, kontaktoni me ofruesin e shërbimit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni Përdit. auto i softit dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për përditësime të reja softueri.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të dërgojë përditësime të softuerit të pajisjes nëpërmjet valëve direkt në pajisjen tuaj (shërbim i rrjetit).
34 Mbroni ambientin

Përditësimi i softuerit të pajisjes me kompjuterin tuaj

Ju mund të përdorni aplikimin e kompjuterit Nokia Ovi Suite për të përditësuar softuerin e pajisjes suaj. Juve ju nevojitet një PC i përputhshëm, një lidhje interneti me shpejtësi të lartë dhe një kabllo USB e përshtatshme të dhënash, për të lidhur pajisjen tuaj me PC-në.
Për të marrë më shumë informacion dhe për të shkarkuar aplikimin Nokia Ovi Suite, shkoni te www.ovi.com/suite.

Mbroni ambientin

Kurseni energji

Nuk do të jetë e nevojshme ta ngarkoni baterinë dhe aq shpesh, nëse veproni si më poshtë:
Mbyllni aplikimet dhe lidhjet e të dhënave, për shembull, lidhjen Bruetooth, kur nuk
është në përdorim.
Çaktivizoni tingujt e panevojshëm, si tonet e butonave.

Ricikloni

Kur kjo pajisje të ketë arritur fundin e jetëgjatësisë së saj të funksionimit, të gjitha materialet e saj mund të rikthehen si materiale dhe energji. Për të garantuar hedhjen dhe ripërdorimin e duhur, Nokia bashkëpunon me partnerët e saj nëpërmjet një programi të quajtur We:recycle. Për informacione mbi mënyrën e riciklimit të produkteve tuaja të vjetra Nokia dhe se ku t'i gjeni pikat e grumbullimit, shkoni te www.nokia.com/werecycle, ose duke përdorur një pajisje celulare, nokia.mobi/ werecycle, ose telefononi në Qendrën Kontaktit të Nokia-s.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq në produktin tuaj, baterinë, literaturën ose paketim ju kujton që të gjithë produktet elektrike dhe elektronike, bateritë, dhe akumulatorët duhet të çohen në pika të veçanta grumbullimi në fund të jetës së tyre funksionale. Kjo kërkesë zbatohet në Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte si mbetje urbane të pandara. Për më shumë informacion rreth vetive mjedisore të pajisjes suaj, shikoni www.nokia.com/ecodeclaration.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 35

Informacioni për produktin dhe sigurinë

Pajisjet ndihmëse

Paralajmërim:
Përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të miratuara nga Nokia për përdorim me këtë model të veçantë. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të bëjë të pavlefshëm çdo miratim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm. Në veçanti, përdorimi i baterive ose i ngarkuesve të pamiratuar mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi, rrjedhje je ose rreziqe të tjera.
Për disponimin e pajisjeve ndihmëse të miratuara, luteni të pyesni shitësin tuaj. Kur shkëputni kordonin elektrik të pajisjeve ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Bateria Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ushqehet nga një bateri që ringarkohet. Bateria e parashikuar për përdorim me këtë pajisje është BL-5C. Nokia mund të vërë në dispozicion modele të tjera baterie për këtë pajisje. Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit mund të ndryshojë në varësi të llojit të prizës. Varianti i prizës identifikohet nga një nga të mëposhtmit: E, X, AR, U, A, C, K, ose B.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit. Kur kohët e pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm bateri të miratuara nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë pajisje dhe të aprovuar nga Nokia.
Nëse një bateri është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të fillojë ngarkimin. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Ngarkimi i përshtatshëm. Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja, kur nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri plotësisht të ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Shmangni temperaturat e skajshme. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë nën zero.
Mos krijoni qark të shkurtër. Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është një monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje direkte të dy ter minalëve të baterisë domethënë atij pozitiv (+) dhe atij negativ (-). (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Asgjësimi. Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur luteni ti riqarkulloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Rrjedhja. Mos i zbërtheni, pritni, ha pni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat ce lularë ose bateritë. Në rast se bateria rrjedh, pengojeni lëngun e baterisë të bjerë në kontakt me lëkurën ose sytë. Nëse ndodh një kontakt i tillë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Dëmtimi. Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, ripr odhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
36 Informacioni për produktin dhe sigurinë
Përdorimi i saktë. Përdoreni baterinë v etëm për qëllimin që është krijuar. Përdorimi i gabuar i baterisë mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera. Nëse pajisja ose bateria përplaset sidomos në një sipërfaqe të fortë dhe mendoni se është dëmtuar, dërgojeni në një qendër shë rbi mi pë r ta ko ntr ol lua r, par a s e t ë va zh doni ta përdorni. Mos p ërdorni asnjëherë ngarkues dhe bateri të dëmtuara. Mbajeni baterinë tuaj në një vend ku nuk mund ta prekin fëmijët e vegjël.

Kujdesuni për pajisjen tuaj

Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.
Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që
gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqni baterinë dhe lëreni pajisjen të thahet.
Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura ose me pluhur. Pjesët e lëvizshme dhe komponentët elektronikë
mund të dëmtohen.
Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes, të
dëmtojnë baterinë si dhe të shtrembërojnë ose shkrijnë pjesët plastike.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 37
Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të krijohet lagështi që dëmton qarqet elektronike.
Mos u përpiqni të hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdoruesit.
Modifikimet e p aautorizuara mund të dëmtojn ë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.
Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme dhe
mekanizmat.
Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.
Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë herë pas here për një funksionim optimal.
Mos e vendosni pajisjen tuaj pranë magneteve ose fushave magnetike.
Për të mbajtur të sigurta të dhënat tuaja të rëndësishme, vendoseni në të paktën dy vende të veçanta, si pajisjen, kartën
e kujtesës ose kompjuterin, ose shkruani informacione të rëndësishme.
Gjatë funksionimit të zgjatur, pajisja mund të nxehet. Në shumicën e rasteve kjo gjendje është normale. Nëse dyshoni se pajisja nuk punon siç duhet, dërgojeni te pika më e afërt e autorizuar e shërbimit.

Riciklimi

Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimi t në pika grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e materialeve. Kontrolloni për informacionin mjedisor për produktin dhe për mënyrën e riciklimit të produkteve tuaja Nokia në www.nokia.com/werecycle, ose me një pajisje celulare, nokia.mobi/werecycle.

Informacioni shtesë mbi sigurinë

Sipërfaqja e kësaj pajisjeje nuk përmban nikel.

Fëmijët e vegjël

Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla. Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.

Ambienti i përdorimit

Kjo pajisje i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të paktën 1.5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin, nuk duhet të përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet mund të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose mjete që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.

Pajisjet mjekësore

Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore, për të përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë për t’u mbrojtur nga energjia e jashtme e RF-së. Fikeni telefonin kur rregullat e afishuar ju udhëzojnë që të veproni kështu. Spitalet ose qendrat shëndetësore, mund të përdorin pajisje të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme të RF-së.
Pajisjet mjekësore të transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë një largësi minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje celulare dhe një pajisjeje mjekësore të implantuar, siç është një stimulues kardiak ose defibrilator kardioverter i implantuar, në mënyrë që të shmanget ndërhyrja e mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet:
Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga pajisja mjekësore.
Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
38 Informacioni për produktin dhe sigurinë
Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
Mbylleni pajisjen celulare, nëse keni ndonjë arsye të dyshoni se po shkaktohet ndërhyrje.
Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të pajisjes mjekësore të implantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar, këshillohuni me mjekun tuaj.
Aparatet e dëgjimit
Disa pajisje dixhitale celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.

Automjetet

Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë: sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi elektronik i kontrollit të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj ose të aparaturave të tij.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.
Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.

Ambientet e mundshme shpërthyese

Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e afishuara. Shkëndijat në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose vdekjen. Fikeni pajisjen në pikat e rimbushjes me karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet në depot, magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.
Thirrjet e urgjencës Kryeni një thirrje urgjence
1 Sigurohuni që pajisja është e ndezur. 2 Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Mund të duhet gjithashtu që të kryeni të mëposhtmet:
Futni një kartë SIM.
Hiqni kufizimet e thirrjeve që keni aktivizuar për pajisjen tuaj, si bllokimi i thirrjeve, formimi i fiksuar i numrit ose
grupi i mbyllur i përdoruesit.
Sigurohuni që pajisja juaj nuk është në një profil jashtë linje ose në profilin e fluturimit. 3 Për të pastruar ekranin, shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e nevojshme. 4 Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat telefonikë të urgjencës ndryshojnë sipas vendit. 5 Shtypni butonin e thirrjes. 6 Jepni të gjithë informacionet e nevojshme sa më saktë të jetë e mundur. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen
për ta përfunduar.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera 39
I rëndësishëm: Akti vizo ni t hirr jet n ë int erne t dhe në telefonin celular, nëse pajisja juaj mbështet thirrjet në internet.
Pajisja mund të përpiqet të kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrjeteve celulare ashtu dhe nëpërmjet ofruesit tuaj të thirrjeve në internet. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Kurrë mos u mbështetni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Informacioni për vërtetimin (SAR) Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celular e është një radiotransmetuese dhe r adiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 1.20 W/kg .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR­in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.

E drejta e autorit dhe njoftime të tjera

DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RM-721 është në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http:// www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
© 2010 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People, Nokia Messaging dhe logoja Nokia Original Enhancements janë marka të depozituara malli ose marka të regjistruara malli të Korporatës Nokia. Nokia tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive që janë përmendur këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
40 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual ( i) për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhj e me përdorimet reklamuese, të brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË, RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK. Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të ndryshojë sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj, mund të jenë krijuar dhe mund të jenë pronë e personave ose subjekteve që nuk kanë lidhje ose nuk janë filiale të Nokia-s. Nokia nuk është pronare e të drejtave të autorit apo e të dr ejtave të pronësisë intelektuale të aplikimeve të palëve të treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për mbrojtjen e konsumatorit, për funksionalitetin e aplikimeve ose për informacionin në aplikime apo këto materiale. Nokia nuk jep asnjë garanci për aplikimet e palëve të treta.
DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU NJOFTOHENI QË APLIKIMET OFROHEN PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI. PËR MË TEPËR NJOFTOHENI SE, SI NOKIA ASHTU DHE FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË PREMTIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR JO DUKE U KUFIZUAR TE GARANCITË E TITULLIT, TREGTUESHMËRISË OSE VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË APLIKIMET NUK DO TË SHKELIN ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E MARKËS TREGTARE OSE TË DREJTA TË TJERA.
NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes marrëse).
FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të eliminohet një ndërhyrje e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje respekton fashikullin 15 të rregullave të FCC-së. Funksionimi i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje që merr, duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar posaçërisht nga Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.
/Botimi 1.2 SQ
Loading...