Telefoni juaj me dy SIM5
Tastet dhe pjesët përbërëse5
Fillimi6
Futni një kartë SIM dhe baterinë6
Futni një kartë SIM të dytë8
Futja e një karte kujtese9
Ngarkimi i baterisë10
Ndizni ose fikni telefonin11
Antena GSM11
Lidhja e kufjeve11
Lidhja e rripit12
Përdorimi bazë12
Mbështetja12
Kodet e hyrjes13
Caktoni kartën SIM që do të përdorni 13
Bllokimi i butonave14
Kopjoni kontaktet ose fotografitë nga
telefoni juaj i vjetër14
Përdorimi i telefonit tuaj pa kartë SIM 15
Thirrjet15
Kryerja e një thirrjeje15
Shikimi i thirrjeve të humbura15
Thirrja e numrit të thirrur së fundmi 16
Devijimi i thirrjeve në kutinë postare
zanore ose në një numër tjetër
telefoni16
Kontaktet16
Ruajtja e një emri dhe numri telefoni 16
Përdorimi i butonave të shpejtë17
Dërgimi i informacionit të kontaktit17
Shkrimi i tekstit18
Ndërrimi ndërmjet regjimeve të futjes
së tekstit18
Shkrimi duke përdorur futjen
tradicionale të tekstit18
Përdorimi i futjes parashikuese të
tekstit19
Mesazheri19
Dërgimi i një mesazhi19
Ruajtja e një bashkëlidhjeje20
Tërheqja e një mesazhi multimedial 21
Dëgjimi i mesazheve zanore21
Dërgo një mesazh audio 22
Lidhja 22
Bluetooth22
Kablloja e të dhënave USB24
Ora24
Ndryshimi i orës dhe i datës24
Ora me zile25
Fotografitë dhe videot25
Bërja e një fotografie25
Regjistrimi i një videoje26
Dërgimi i një fotografie ose videoje26
Organizimi i skedarëve26
Muzika dhe audio27
Media player27
Radioja FM28
Web 30
Rreth shfletuesit të uebit30
Shfletimi i uebit30
Pastrimi i historikut të shfletimit30
Menaxhimi i telefonit31
Përditësimi i softuerit të telefonit me
anë të telefonit tuaj31
Përditësoni softuerin e telefonit tuaj
duke përdorur PC-në32
Rivendosja e cilësimeve origjinale32
Krijimi i kopjeve rezervë të fotografive
dhe përmbajtjes tjetër në një kartë
kujtese32
Mbroni ambientin33
Kurseni energji33
Ricikloni33
Informacioni për produktin dhe
sigurinë33
Përmbajtja3
4Siguria
Siguria
Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose e
paligjshme. Për informacion të mëtejshëm, lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.
MBYLLENI NË ZONAT E KUFIZUARA
Fikeni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund
të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik, për shembull, në avionë, në spitale ose
pranë pajisjeve mjekësore, karburanteve, kimikateve ose zonave të
shpërthimeve. Zbatoni të gjitha udhëzimet në zonat e kufizuara.
PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart
gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi
parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila
mund të ndikojë në funksionimin e tyre.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.
BATERITË, NGARKUESIT DHE PAJISJE TË TJERA NDIHMËSE
Përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje të tjera ndihmëse të miratuara
nga Nokia për përdorim me këtë pajisje. Mos lidhni produkte që nuk
përputhen.
MBAJENI TË THATË PAJISJEN
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
MBRONI DËGJIMIN TUAJ
Dëgjoni me kufje në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit
kur përdorni altoparlantin.
Përshkrim i shkurtër i telefonit tuaj5
Përshkrim i shkurtër i telefonit tuaj
Telefoni juaj me dy SIM
Ju mund të futni dy karta SIM.
Disa nga përfitimet e një telefoni me dy SIM
•Ju mund të kurseni kur përdorni shërbimet nga ofrues të ndryshëm të shërbimit.
•Përdorni një numër telefoni për thirrje personale dhe një tjetër për punë, por mbani
vetëm një telefon.
•Shmangni ndryshimin e mbulimit të rrjetit midis ofruesve të shërbimit.
Të dyja kartat SIM janë të disponueshme në të njëjtën kohë kur pajisja nuk është në
përdorim, por kur një kartë SIM është aktive, për shembull, duke bërë një thirrje, karta
tjetër është e padisponueshme.
Nëse keni vetëm një kartë SIM, futni kartën në mbajtësin e kartës SIM1. Disa veçori dhe
shërbime mund të jenë të disponueshme vetëm duke përdorur kartën SIM në mbajtësin
e kartës SIM1. Nëse ka një kartë SIM vetëm në mbajtësin e kartës SIM2, ju mund të bëni
vetëm thirrje urgjence.
Një l idhj e GPRS nuk m und të je të e hapu r në sfond. Nëse një aplikim po përdor një lidhje
GPRS dhe ju ktheheni në ekranin kryesor ose kaloni te një aplikim tjetër, meny ose pamje
tjetër, lidhja mbyllet automatikisht.
Tastet dhe pjesët përbërëse
1 Lidhësi i kufjeve/lidhësi AV i Nokia-s (3,5 mm)
2 Receptori
3 Ekrani
4 Tastet e përzgjedhjes
5 Butoni Navi™ (butoni i lëvizjes)
6 Tasti i thirrjes
6Fillimi
7 Tasti i mbylljes/ndezjes
8 Tastiera
9 Lidhësi i ngarkuesit
10 Lidhësi Micro-USB
11 Foleja e kartës SIM (SIM 2)
12 Altoparlanti
13 Lentet e kamerës
14 Mikrofoni
Fillimi
Futni një kartë SIM dhe baterinë
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë SIM mini-UICC, të njohur po ashtu si kartë
mikro-SIM, apo një kartë mikro-SIM me një përshtatës, ose një kartë SIM që ka një çelës
mini-UICC (shikoni figurën) në këtë pajisje. Një kartë mikr o-SIM është më e vogël se karta
standarde SIM. Kjo pajisje nuk mbështet përdorimin e kartave mikro-SIM dhe përdorimi
i kartave SIM të papërputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen, dhe mund të
dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
Ky telefon është parashikuar të përdoret me një bateri BL-5C. Përdorni gjithmonë bateri
origjinale Nokia.
Nëse keni vetëm një kartë SIM, futeni kartë në folenë e brendshme të kartës SIM.
1 Vendosni gishtin në zgavrën në fund të telefonit dhe ngrini dhe hiqni me kujdes
kapakun e pasmë (1).
2 Nëse bateria është e futur, ngrijeni jashtë (2).
Fillimi7
3 Hapni mbajtësen e kartës SIM (3) dhe futni ose hiqni kartën SIM (4 ose 5). Sigurohuni
që zona e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë.
4 Përshtatni kontaktet e baterisë dhe të ndarjes së baterisë, dhe vendosni baterinë
(6). Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset mbyllëse në krye drejt
folesë së tyre (7) dhe shtypeni deri sa kapaku të mbyllet në vendin e tij (8).
8Fillimi
Futni një kartë SIM të dytë
Keni një kartë të dytë SIM, por dëshironi të vazhdoni të përdorni kartën tuaj kryesore
SIM? Ju mund të futni ose hiqni një kartë të dytë SIM pa e fikur telefonin.
1 Hapni kapakun e folesë (1, 2) së jashtme të kartës SIM të shënuar me
.
2 Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës SIM të jetë e kthyer poshtë dhe futeni kartën
(3). Shtyjeni kartën deri sa të vendoset në vendin e duhur. Mbyllni kapakun (4).
Fillimi9
Hiqni kartën SIM të dytë
Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm karta kujtese të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim me
këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund
të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet karta kujtese me kapacitet deri në 32 GB.
1 Hiqni kapakun e pasmë.
2 Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë. Shtypni kartën
brenda, derisa të zëjë vend.
3 Rivendosni kapakun e pasmë.
10Fillimi
Heqja e kartës së kujtesës
I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës kur ajo përdoret nga një aplikim.
Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës dhe pajisjen dhe mund të prishë të dhënat e
ruajtura në kartë.
Ju mund ta hiqni ose ta zëvendësoni kartën e kujtesës pa e fikur telefonin.
1 Hiqni kapakun e pasmë.
2 Shtyjeni kartën brenda derisa të zhbllokohet dhe tërhiqeni kartën jashtë.
3 Rivendosni kapakun e pasmë.
Ngarkimi i baterisë
Bateria është ngarkuar pjesërisht në fabrikë, por ju mund t'ju duhet ta ringarkoni atë
para se ta ndizni telefonin për herë të parë. Nëse telefoni tregon se bateria është e
ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me telefonin.
3 Kur telefoni tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin nga
telefoni, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta
përdorni telefonin kur është duke u ngarkuar.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të shfaqet
treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Fillimi11
Nëse një bateri nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për të filluar ngarkimin mund
të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri.
Ndizni ose fikni telefonin
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ushqimit
.
Mund t'ju kërkohet të merrni cilësimet e konfigurimit që nevojiten për shfletim si një
mesazh konfigurimi nga siguruesi juaj i shërbimit të rrjetit. Për më tepër informacion
mbi këtë shërbim të rrjetit, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Antena GSM
Figura tregon zonën e antenës GSM të shënuar me gri.
Shmangni prekjen e antenës kur antena është në përdorim. Kontakti me antenat ndikon
në cilësinë e komunikimit dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë për shkak të
nivelit të lartë të energjisë gjatë funksionimit.
Lidhja e kufjeve
12Përdorimi bazë
Mos lidhni produkte që krijojnë një sinjal të jashtëm, sepse kjo mund të dëmtojë
pajisjen. Mos lidhni asnjë burim tensioni me lidhësin AV Nokia. Nëse në lidhësin AV
Nokia, lidhni pajisje të jashtme ose kufje, përveç atyre të miratuara nga Nokia për
përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë për nivelet e zërit.
Lidhja e rripit
Rripat mund të shiten veç.
Përdorimi bazë
Mbështetja
Kur të dëshironi të mësoni më shumë mbi mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose
jeni i pasigurt si duhet të funksionojë telefoni juaj, lexoni manualin e përdoruesit
plotësisht.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
•Rindizni telefonin tuaj. Fikni telefonin dhe hiqini baterinë. Pas rreth një minute,
zëvendësoni baterinë dhe ndizni telefonin.
•Përditësoni softuerin e telefonit tuaj
•Rivendosni cilësimet origjinale
Nëse problemi juaj nuk zgjidhet, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e riparimit.
Vizitoni www.nokia.com/repair. Para se ta dërgoni telefonin tuaj për riparime,
gjithmonë krijoni rezervë të të dhënave tuaja.
Kodet e hyrjes
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Siguria > Kodet e hyrjes.
Përdorimi bazë13
kodi PIN ose PIN2
(4-8 shifra)
Kodi i sigurisë
(5–10 shifra)
Fjalëkalim bllokimi
(4 shifra)
Këto e mbrojnë kartën tuaj SIM nga përdorimi i paautorizuar ose
nevojiten për të përdorur disa veçori.
Nëse nuk është dhënë bashkë me kartën ose keni harruar kodet,
kontaktoni me siguruesin e shërbimit.
Mund të caktoni që telefoni juaj të kërkojë kodin PIN kur të
ndizet.
Nëse keni futur kodin tre herë në mënyrë të gabuar, duhet ta
zhbllokoni kodin me kodin PUK ose PUK2.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e
sigurisë së kartës suaj SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet
për nënshkrimin dixhital.
Kjo e mbron telefonin tuaj nga përdorimi i paautorizuar.
Mund të caktoni që telefoni juaj të kërkojë kodin e sigurisë që
caktoni vetë. Kodi i paracaktuar është 12345.
Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga telefoni
juaj.
Nëse e harroni kodin dhe telefoni juaj është i kyçur, telefoni juaj
do të ketë nevojë për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë
dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat tuaja personale në
telefon.
Për më shumë informacion, kontaktoni një Pikë të Nokia Care
ose shitësin e telefonit tuaj.
Kjo kërkohet për shërbimet e bllokimit.
Për më tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të
shërbimit.
Caktoni kartën SIM që do të përdorni
Mund të caktoni cilën kartë SIM do të përdorni për thirrje ose mesazhe dalëse. Nëse i
vendosni emër kartave SIM mund të shikoni menjëherë, për shembull, cila është për
punë dhe cila është për përdorim personal.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Menaxh. i SIM.
14Përdorimi bazë
Zgjidhni SIM1 ose SIM2. Karta SIM e preferuar përdoret me paracaktim për të gjithë
komunikimin në dalje, për shembull, për thirrjet dhe mesazhet.
Për tu nxitur në zgjedhjen e një karte SIM, për shembull, para kryerjes së një telefonate
apo dërgimit të një mesazhe tekst zgjidhni Pyet çdo herë.
Riemëroni një kartë SIM
Zgjidhni Opst. > Riemërto.
Këshillë: Për të hapur menaxherin SIM nga ekrani bazë shtypni dhe mbani *
Bllokimi i butonave
Për të shmangur kryerjen e thirrjeve aksidentale kur telefoni ndodhet në xhepin ose në
çantën tuaj, bllokoni butonat.
Zgjidhni Meny dhe pastaj shtypni *.
Zhbllokimi i butonave
Zgjidhni Zhbllok. dhe shtypni *.
Caktimi i bllokimit automatik të tasteve
1Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Pajisje > Bllokimi automatik > Aktive.
2 Përcaktoni kohën pas së cilës butonat të bllokohen automatikisht.
Kopjoni kontaktet ose fotografitë nga telefoni juaj i vjetër
Dëshironi të kopjoni shpejt përmbajtjen tuaj nga telefoni juaj Nokia i mëparshëm që
përputhet dhe të filloni përdorimin e telefonit të ri? Mund të kopjoni falas, për shembull,
kontaktet, regjistrimet në kalendar dhe fotografitë, në telefonin tuaj.
1 Aktivizoni Bluetooth në të dy telefonat.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth dhe Aktiv.
Thirrjet15
2 Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. dhe kopje rezer..
3 Zgjidhni Ndërrimi i telefonit > Kopjo te kjo.
4 Zgjidhni përmbajtjen që do kopjoni dhe U krye.
5 Zgjidhni telefonin tuaj të mëparshëm nga lista.
6 Nëse telefoni tjetër kërkon një fjalëkod, futeni fjalëkodin. Fjalëkodi, të cilin mund
ta caktoni vetë, duhet të futet te të dy telefonat. Në disa telefona, fjalëkodi është
fiks. Shikoni manualin e përdoruesit të telefonit tjetër për detaje.
Kodi i hyrjes është i vlefshëm vetëm për lidhjen aktuale.
7 Nëse ju kërkohet, lejoni kërkesat e lidhjes dhe të kopjimit.
Përdorimi i telefonit tuaj pa kartë SIM
Dëshironi që fëmijët tuaj të luajnë me telefonin tuaj por nuk dëshironi që të bëjnë një
thirrje pa dashje? Disa veçori të telefonit tuaj, si lojërat dhe kalendari mund të përdoren
pa futur një kartë SIM. Veçoritë që janë të zbehura në meny nuk mund të përdoren.
Thirrjet
Kryerja e një thirrjeje
1 Në ekranin kryesor, futni numrin e telefonit.
Për të fshirë një numër, zgjidhni Pastro.
Për thirrje ndërkombëtare, zgjidhni * dy herë për karakterin + (që zëvendëson kodin
ndërkombëtar të hyrjes), dhe futni kodin e shtetit, kodin e zonës (hiqni zeron
paraprirëse nëse është e nevojshme), dhe numrin e telefonit.
2 Shtypni butonin e thirrjes.
3 Nëse kërkohet, zgjidhni kartën SIM për t'u përdorur.
4 Për të mbyllur thirrjen, shtypni butonin e mbylljes.
Kur merrni një thirrje, tregohet karta SIM në përdorim.
Shikimi i thirrjeve të humbura
Dëshironi të shikoni se kush e bëri thirrjen që keni humbur?
Në ekranin kryesor, zgjidhni Shiko. Emri i thirrësit do të shfaqet nëse është i ruajtur në
listën e kontakteve.
Thirrjet e humbura dhe të pranuara regjistrohen vetëm nëse mbështeten nga rrjeti dhe
telefoni është i ndezur dhe brenda zonës së shërbimit të rrjetit.
Thirrja mbrapsht e kontaktit ose numrit
Zgjidhni kontaktin ose numrin dhe shtypni butonin e thirrjes.
16Kontaktet
Shikimi i thirrjeve të humbura më vonë
Zgjidhni Meny > Ditari dhe Thirrje të humbura.
Thirrja e numrit të thirrur së fundmi
Po provoni të thirrni dikë, por ata nuk po përgjigjen? Është e thjeshtë t'i thërrisni përsëri.
1 Në ekranin kryesor, shtypni butonin e thirrjes.
2 Shkoni te numri dhe shtypni butonin e thirrjes.
Nëse kërkohet, zgjidhni kartën SIM për t'u përdorur.
Devijimi i thirrjeve në kutinë postare zanore ose në një numër tjetër telefoni
Kur nuk mund të përgjigjeni, ju mund të devijoni thirrjet zanore.
Devijimi i thirrjeve është një shërbim i rrjetit.
1Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje > Dev. thirr..
2 Zgjidhni kartën SIM që do të përdorni.
3 Zgjidhni kur të devijoni thirrjet hyrëse:
Thirrjet zanore — Devijoni të gjitha thirrjet zanore hyrëse.
Nëse është i zënë — Devijoni thirrjet zanore kur jeni i zënë.
Kur s'përgjigjet — Devijoni thirrjet zanore vetëm kur nuk përgjigjeni.
Nëse jashtë mbul. — Devijoni thirrjet zanore kur telefoni është i fikur ose jashtë
mbulimit të rrjetit për një periudhë kohore të caktuar.
Nëse i padispon. — Devijoni thirrjet zanore kur nuk përgjigjeni, kur telefoni është
i zënë, i fikur ose jashtë zonës së mbulimit.
4Zgjidhni Aktivizo > Te kut. post. zan. ose Te numri tjetër.
5 Nëse zgjidhet Kur s'përgjigjet ose Nëse i padispon. caktoni kohëzgjatjen pas së
cilës përcillet një thirrje.
Kontaktet
Ruajtja e një emri dhe numri telefoni
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Zgjidhni Shto të re dhe futni numrin dhe emrin.
Nëse kërkohet, zgjidhni ku të ruani kontaktin.
Shtimi ose redaktimi i detajeve të një kontakti
1Zgjidhni Emrat dhe një kontakt.
Kontaktet17
2 Zgjidhni Opst. > Shto detaj.
Këshillë: Për të shtuar një zile ose fotografi për një kontakt, zgjidhni kontaktin dhe
Opst. > Shto detaj > Multimedia.
Përdorimi i butonave të shpejtë
Telefononi shpejt miqtë dhe familjen tuaj kur caktoni numrat tuaj më të përdorur te
butonat numerikë të telefonit tuaj.
Mund të përdorni vetëm tastat për shpejtësi për kontaktet e ruajtur në telefonin tuaj
ose në kartën SIM në mbajtësen e brendshme të kartës SIM.
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Më shumë > Thirrjet e shpejta.
Caktimi i një numri telefoni te një buton numerik
1 Shkoni te një buton numerik dhe zgjidhni Cakto. 1 është i rezervuar për kutinë
postare zanore.
2 Futni një numër ose kërkoni për një kontakt.
Heqja ose ndryshimi i një numri telefoni që i është caktuar një butoni numër
Shkoni te një buton numerik dhe zgjidhni Opst. > Fshi ose Ndrysho.
Kryerja e një thirrjeje
Në ekranin kryesor, mbani të shtypur një buton numerik.
Çaktivizimi i thirrjes së shpejtë
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Thirrje > Formim i numrit shpejt > Joaktiv.
Dërgimi i informacionit të kontaktit
A doni të dërgoni numrin tuaj të telefonit ose adresën e emailit te një person që sapo
keni takuar? Shtoni informacionin e kontaktit tuaj te lista juaj e kontakteve dhe dërgoni
një kartëvizitë te personi.
Zgjidhni Meny > Kontaktet dhe Emrat.
1 Shkoni në listën e kontakteve që ka informacionin tuaj.
2 Zgjidhni Opst. > Më shumë > Kartëvizitë dhe llojin e dërgimit.
Ruajtja e një kartëvizite të ardhur
Zgjidhni Shfaq > Ruaj.
18Shkrimi i tekstit
Shkrimi i tekstit
Ndërrimi ndërmjet regjimeve të futjes së tekstit
Kur shkruani tekst, ju mund të përdorni futjen tradicionale
të tekstit.
, dhe tregojnë madhësinë e karaktereve. tregon se modaliteti i numrave
është aktivizuar.
Aktivizimi ose çaktivizimi i modalitetit të futjes së tekstit të parashikuar
Zgjidhni Opst. > Parashikimi > Parashikimi aktiv ose Parashik. joaktiv. Jo të gjitha
gjuhët mbështeten nga futja e parashikuar e tekstit.
Ndërrimi ndërmjet trajtave të karaktereve
Shtypni #.
Aktivizimi i modalitetit të numrave
Mbani të shtypur # dhe zgjidhni Modal. i numrit. Për t'u kthyer te modaliteti i
shkronjave, mbani të shtypur #.
Këshillë: Për të futur shpejt një numër individual, mbani të shtypur tastin numerik.
Cilësimi i gjuhës së shkrimit
Zgjidhni Opst. > Gjuha e shkrimit.
Këshillë: Për të aktivizuar modalitetin numerik, aktivizuar ose çaktivizuar modalitetin
e futjes së parashikuar të tekstit, ose për të caktuar gjuhën e shkrimit, ju mund të mbani
të shtypur edhe #, dhe të zgjidhni opsionin e duhur.
ose të parashikuar
Shkrimi duke përdorur futjen tradicionale të tekstit
1 Shtypni një buton numerik (2-9) vazhdimisht, deri sa të shfaqet karakteri i
dëshiruar.
2 Futni karakterin pasardhës. Nëse ndodhet në të njëjtin buton, prisni derisa të
shfaqet kursori, ose zhvendoseni kursorin.
Karakteret e disponueshëm varen nga gjuha e zgjedhur e shkrimit.
Zhvendosja e kursorit
Lëvizni majtas ose djathtas.
Futja e një shenje të zakonshme të pikësimit
Shtypni vazhdimisht 1.
Mesazheri 19
Futja e një karakteri të veçantë
Shtypni * dhe zgjidhni karakterin që dëshironi.
Futja e një hapësire
Shtypni 0.
Përdorimi i futjes parashikuese të tekstit
Shkrimi duke përdorur futjen parashikuese të tekstit
Fjalori i integruar sugjeron fjalë ndërsa ju shtypni butonat e numrave.
1 Shtypni çdo tast numerik (2-9) një herë për çdo shkronjë.
2Shtypni * vazhdimisht dhe zgjidhni fjalën e dëshiruar nga lista.
3 Për të konfirmuar fjalën, zhvendoseni kursorin përpara.
Shtimi i një fjale të munguar në fjalor
Nëse ? shfaqet kur futni një fjalë me anë të futjes parashikuese të tekstit, fjala nuk është
në fjalor. Ju mund ta shtoni atë në fjalorin e brendshëm.
1 Zgjidhni Korrigjo.
2 Shkruani fjalën duke përdorur futjen tradicionale të tekstit.
3 Zgjidhni Ruaj.
Shkrimi i një fjale të përbërë
1 Shkruani pjesën e parë të fjalës. Për të konfirmuar fjalën, zhvendoseni kursorin
përpara.
2 Shkruani pjesën tjetër të fjalës dhe konfirmoni përsëri.
Mesazheri
Dërgimi i një mesazhi
Mbani lidhje me familjen dhe shokët tuaj me mesazhe me tekst dhe multimedia. Ju
mund të bashkëngjitni fotografitë, video dhe kartëvizitat tuaja në mesazhin tuaj.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1 Zgjidhni Krijo mesazh.
2 Shkruani mesazhin tuaj.
3 Për të shtuar një bashkëlidhje, zgjidhni Opst. > Fut objekt.
4 Zgjidhni Dërgo te.
20Mesazheri
5 Për të futur me dorë një numër telefoni ose adresë poste zgjidhni Nr. ose e-maili.
Futni një numër telefoni ose zgjidhni E-mail dhe futni një adresë e-mail-i. Për të
zgjedhur një marrës ose grup kontakti, zgjidhni Kontaktet ose Grupet e kont..
6Zgjidhni Dërgo.
Nëse kërkohet, zgjidhni kartën SIM për t'u përdorur.
Këshillë: Për të futur një karakter të veçantë ose buzëqeshje, zgjidhni Opst. > Fut
simbolin.
Dërgimi i një mesazhi me një bashkëlidhje mund të jetë më i shtrenjtë sesa dërgimi i
një mesazhi normal me tekst. Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin e
shërbimit.
Ju mund të dërgoni mesazhe me tekst që e kalojnë kufirin e karaktereve për një mesazh
të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa
e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve.
Shkronjat me thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë
duke e kufizuar numrin e karaktereve që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Nëse elementi që futni në një mesazh multimedia është shumë i madh për rrjetin, pajisja
mund ta zvogëlojë automatikisht madhësinë.
Vetëm pajisjet e përputhshme mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia.
Mesazhet mund të shfaqen ndryshe në pajisje të ndryshme.
Ruajtja e një bashkëlidhjeje
Mund të ruani bashkëngjitjet nga mesazhet multimedia dhe të postës në telefonin tuaj.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
Ruajtja e një bashkëlidhjeje
1Hapni mesazhin.
2Zgjidhni Opst. > Shfaq përmbajt..
3 Zgjidhni skedarin e dëshiruar dhe Opst. > Ruaj.
Në mënyrë të paracaktuar, telefoni tërheq automatikisht mesazhet multimedia, kur jeni
në rrjetin tuaj bazë.
Këshillë: Jashtë rrjetit tuaj bazë, dërgimi dhe marrja e mesazheve multimedia mund
të kushtojë më shumë. Për të mos shpenzuar, mund ta ndaloni telefonin që të mos
tërheqë automatikisht mesazhet multimedia. Për më shumë informacion rreth
shpenzimeve, kontaktoni me siguruesin e shërbimit të rrjetit tuaj.
Modifikimi i cilësimeve për tërheqjen e një mesazhi multimedia
1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Më shumë > Cilësimet e mesazheve > Mszhe.
multimedia.
2 Zgjidhni SIM1 ose SIM2.
3 Zgjidhni Marrje MMS dhe nga më poshtë:
Auto. në rrj. baz — Mesazhet multimedia tërhiqen automatikisht kur jeni në rrjetin
tuaj bazë. Ky opsion aktivizohet në mënyrë të paracaktuar.
Manualisht — Ju merrni njoftime për mesazhet multimedia që keni marrë në
qendrën e mesazheve dhe mund t'i tërhiqni vetë ato.
Joaktiv — Tërheqja e mesazheve multimedia është çaktivizuar. Nuk merrni
njoftime për mesazhet multimedia.
Nëse zgjidhni Marrje MMS > Manualisht, mund t'i tërhiqni vetë mesazhet multimedia.
Tërheqja nga ju e një mesazhi multimedia
1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Kuti mszh. ardhura.
2 Hapni njoftimin për mesazhin multimedia dhe zgjidhni Tërhiq. Mesazhi
multimedial shkarkohet në telefonin tuaj.
Dëgjimi i mesazheve zanore
Kur nuk mund të përgjigjeni, ju mund të shmangni thirrjet te kutia postare zanore dhe
t'i dëgjoni mesazhet tuaja më vonë.
Ju mund të keni nevojë për një abonim të kutisë postare zanore. Për më shumë
informacion rreth këtij shërbimi të rrjetit, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Ju mund të përdorni kutinë postare zanore me kartën SIM në mbajtësin e brendshëm
të kartës SIM.
1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Më shumë > Mesazhet zanore dhe Numri i kutisë
postare zanore.
2 Futni numrin e kutisë postare zanore dhe zgjidhni OK.
22Lidhja
3 Për të thirrur kutinë postare zanore, në ekranin kryesor, mbani të shtypur 1. Nëse
kërkohet, zgjidhni kartën e dëshiruar SIM.
Dërgo një mesazh audio
Nuk keni kohë të shkruani një mesazh me tekst? Regjistroni dhe dërgoni një mesazhi
audio në vend të tij.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1Zgjidhni Më shumë > Mszhe. e tjera > Mesazh audio.
2 Për të regjistruar mesazhin tuaj, zgjidhni
3 Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni
4Zgjidhni Dërgo te dhe një kontakt.
.
.
Lidhja
Bluetooth
Rreth lidhshmërisë Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth.
Mund të lidheni me valë me pajisje të tjera të përputhshme, si telefona, kompjuterë,
kufje dhe sete makinash.
Mund ta përdorni lidhjen për të dërguar elemente nga telefoni juaj, kopjoni skedarë
nga PC-ja juaj dhe printoni skedarët me një printer të përputhshëm.
Përderisa pajisjet me teknologjinë Bluetooth me valë komunikojnë duke përdorur valë
radioje, ato nuk nevojiten të jenë në vijë të drejtpërdrejtë shikimi. Sidoqoftë, ato duhet
vetëm të jenë të shumtën 10 metra (33 këmbë) larg njëra-tjetra, megjithëse lidhja mund
të ketë ndërhyrje nga pengesa të tilla si muret ose nga pajisjet e tjera elektronike.
Lidhja23
Kur telefoni juaj është i kyçur, mund të lidheni vetëm me një pajisje të çiftëzuar që është
cilësuar në Lidhje auto. pa konf..
Lidhja me një kufje me valë
A doni të vazhdoni të punoni në kompjuterin tuaj gjatë një thirrje? Përdorni një kufje
me valë. Gjithashtu mund t'i përgjigjeni një thirrjeje, madje edhe nëse nuk e keni
telefonin në dorë.
1 Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth dhe Bluetooth > Aktiv.
2 Ndizni kufjen.
3 Për të çiftuar telefonin dhe kufjen tuaj, zgjidhni Lidhu te pajisjet shtesë audio.
4 Zgjidhni kufjen.
5 Mund t'ju nevojitet të futni një kod hyrjeje. Për detaje, shikoni udhëzuesin e
përdoruesit të kufjes.
Dërgimi i një fotografie ose përmbajtje tjetër te një pajisje tjetër me anë të
Bluetooth
Përdorni Bluetooth për të dërguar fotografi, video, kartëvizita dhe përmbajtje tjetër që
keni krijuar vetë në kompjuterin tuaj ose në telefonin ose pajisjen e përputhshme të
një mikut tuaj.
1 Zgjidhni elementin që do dërgoni.
2 Zgjidhni Opst. > Dërgo > Me Bluetooth.
3 Zgjidhni pajisjen me të cilën doni të lidheni. Nëse pajisja e dëshiruar nuk shfaqet,
për ta kërkuar, zgjidhni Kërkim i ri. Pajisjet Bluetooth afër shfaqen.
4 Nëse pajisja tjetër kërkon një kod hyrjeje, futni kodin e hyrjes. Kodi i hyrjes, të cilin
mund ta përcaktoni vetë, duhet futur te të dyja pajisjet. Kodi i hyrjes në disa pajisje
është i fiksuar. Për detaje, shikoni udhëzuesin e përdoruesit të pajisjes.
Kodi i hyrjes është i vlefshëm vetëm për lidhjen aktuale.
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë.
Lidhuni automatikisht te një pajisje e çiftuar
A e lidhni rregullisht telefonin tuaj me një pajisje tjetër me Bluetooth, si set makine,
kufje apo me PC-në tuaj? Mund të caktoni që telefoni juaj të lidhet automatikisht.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth dhe Pajisje të çiftuara.
1 Zgjidhni që telefoni juaj të lidhet automatikisht.
2 Zgjidhni Opst. > Cilësimet > Lidhje auto. pa konf. > Po.
24Ora
Mbrojtja e telefonit tuaj
Dëshironi të siguroni se kush mund ta shikojë telefonin tuaj duke përdorur Bluetooth?
Mund të kontrolloni kush mund ta gjejë dhe të lidhet me telefonin tuaj.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth.
Parandaloni të tjerët që të mos zbulojnë telefonin tuaj
Zgjidhni Dukshmëria e pajisjes time > I fshehur.
Kur telefoni juaj është i fshehtë, të tjerët nuk mund ta zbulojnë. Megjithatë, pajisjet e
çiftuara akoma mund të lidhen me telefonin tuaj.
Çaktivizimi i Bluetooth
Zgjidhni Bluetooth > Joaktiv.
Mos u çiftoni ose pranoni kërkesa lidhjeje nga një pajisje të panjohur. Kjo ndihmon në
mbrojtjen e telefonit tuaj nga përmbajtjet e rrezikshme.
Kablloja e të dhënave USB
Kopjoni përmbajtjen ndërmjet telefonit tuaj dhe kompjuterit
Ju mund të përdorni një kabllo të dhënash USB për të kopjuar fotografitë tuaja dhe
përmbajtje të tjera ndërmjet telefonit tuaj dhe një kompjuteri të pajtueshëm.
1 Përdorni një kabëll të dhënash USB të përputhshëm për ta lidhur telefonin tuaj me
një kompjuter.
2 Zgjidhni nga modalitetet e mëposhtme:
Nokia Ovi Suite — Nokia Ovi Suite është instaluar në kompjuterin tuaj.
Ruajt. të dhën. — Nokia Ovi Suite nuk është i instaluar në kompjuterin tuaj.
Telefoni shfaqet si një pajisje portative në kompjuterin tuaj. Përdorni këtë regjim,
nëse dëshironi ta lidhni telefonin tuaj me pajisje të tjera, si një sistem stere në shtëpi
ose makinë.
3 Për të kopjuar përmbajtjen, përdorni menaxherin e skedarëve të kompjuterit.
Për të kopjuar kontaktet, skedarët muzikorë, videot ose fotografitë tuaja, përdorni
Nokia Ovi Suite.
Ju mund të përdorni Nokia Ovi Suite me kartën SIM në mbajtësin e brendshëm të kartës
SIM.
Ora
Ndryshimi i orës dhe i datës
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Data dhe ora.
Fotografitë dhe videot 25
Ndryshimi i orës zonale kur udhëtoni
1 Zgjidhni Cilësimet e datës dhe orës > Zona kohore:.
2 Për të zgjedhur orën zonale të vendndodhjes suaj, lëvizni majtas ose djathtas.
3 Zgjidhni Ruaj.
Ora dhe data vendosen në përputhje me orën zonale. Kjo bën të mundur që telefoni juaj
të shfaqë kohën e saktë të dërgimit kur merr mesazhe teksti ose multimedia.
Për shembull, GMT -5 tregon orën zonale për Nju Jorkun (SHBA), 5 orë në perëndim të
Grinuiçit, Londër (MB).
Ora me zile
Mund të cilësoni një alarm të bjerë në një kohë të dëshiruar.
Cilësimi i alarmit
1 Zgjidhni Meny > Aplikimet > Ora me zile.
2 Për të aktivizuar alarmin, lëvizni majtas ose djathtas.
3 Për të futur orën e ziles, lëvizni lart.
4 Për të përsëritur një alarm në ditët e zgjedhura të javës, shkoni te Ditët e
përsëritjes dhe shënoni ditët e dëshiruara të javës.
5 Për të zgjedhur tonin e alarmit, shkoni te Toni i alarmit dhe lëvizni majtas ose
djathtas. Nëse zgjidhni radion si tonin e alarmit, lidhni kufje me telefonin.
6 Për të vendosur kohëzgjatjen e periudhës së ndërprerjes së fjetjes, shkoni te Koha
e shtyrjes dhe futni kohën e dëshiruar.
7 Zgjidhni Ruaj.
Ndalimi i alarmit
Zgjidhni Ndalo. Nëse e lini alarmin të bjerë për një minutë ose zgjidhni Shtyje, alarmi
ndalon për periudhën e shtyrjes dhe më pas rifillon.
Fotografitë dhe videot
Bërja e një fotografie
1 Zgjidhni Meny > Fotografitë > Kamera.
2 Për ta zmadhuar ose zvogëluar, lëvizni lart ose poshtë.
3 Zgjidhni Fotogr..
Fotografitë ruhen te Meny > Fotografitë > Fotot e mia.
Mbyllja e kamerës
Shtypni butonin e mbylljes.
26Fotografitë dhe videot
Regjistrimi i një videoje
Përveç bërjes së fotografive me telefonin tuaj, ju gjithashtu mund të kapni momentet
tuaja të veçanta si video.
Zgjidhni Meny > Fotografitë > Videokamera.
1 Për të kaluar nga regjimi i imazhit në regjimin e videos, nëse është e nevojshme,
zgjidhni Opst. > Videokamera.
2 Për të filluar regjistrimin, zgjidhni Regjistro.
Për ta zmadhuar ose zvogëluar, lëvizni lart ose poshtë.
3 Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni Ndalo.
Videot ruhen te Meny > Fotografitë > Videot e mia.
Mbyllja e kamerës
Shtypni butonin e mbylljes.
Dërgimi i një fotografie ose videoje
Dëshironi të shkëmbeni fotografitë dhe videot tuaja me miqtë dhe familjen? Dërgoni
një mesazh multimedial ose dërgoni një fotografi me anë të Bluetooth.
Zgjidhni Meny > Fotografitë.
Dërgimi i një fotografie
1 Zgjidhni dosjen që ka fotografinë.
2 Zgjidhni fotografinë për ta dërguar.
Për të dërguar më shumë se një fotografi, zgjidhni Opst. > Shëno, dhe shënoni
fotografitë e dëshiruara.
3Zgjidhni Opst. > Dërgo ose Dërgo shënuar. dhe metodën e dëshiruar të dërgimit.
Dërgimi i një videoje
1 Zgjidhni dosjen që ka videon.
2Zgjidhni Opst. > Shëno dhe shënoni videon. Ju mund të shënoni disa video për t'u
dërguar.
3Zgjidhni Opst. > Dërgo shënuar. dhe metodën e dëshiruar të dërgimit.
Organizimi i skedarëve
Mund të lëvizni, kopjoni dhe fshini skedarët dhe dosjet ose të krijoni dosje të reja në
kujtesën e telefonit tuaj ose në kartën e kujtesës. Nëse i organizoni skedarët tuaj në
dosjet e tyre, kjo mund t'ju ndihmojë t'i gjeni skedarët më vonë.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria.
Muzika dhe audio 27
Krijimi i një dosjeje të re
Në dosjen ku doni të krijoni një nën-dosje, zgjidhni Opst. > Shto direktori.
Kopjimi ose zhvendosja e një skedari te një dosje
Shkoni te skedari, zgjidhni Opst. > Kopjo ose Zhvendos dhe zgjidhni dosjen e
dëshiruar.
Këshillë: Ju gjithashtu mund të luani muzikë ose video ose të shihni fotografitë te
Galeria.
Muzika dhe audio
Media player
Luajtja e një kënge
Luani muzikë të ruajtur në kujtesën e telefonit ose në kartën e kujtesës.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime dhe Të gjth. këngët.
1 Zgjidhni një këngë.
2 Zgjidhni Luaj.
3 Për të ndërprerë ose rifilluar luajtjen, shtypni butonin e lëvizjes.
Kapërcimi në fillim të këngës aktuale
Lëvizni majtas.
Kapërcimi në këngën e mëparshme
Lëvizni dy herë majtas.
Kapërcimi në këngën pasuese
Lëvizni djathtas.
Kalimi i shpejtë para ose rikthimi
Mbani të shtypur butonin e lëvizjes në të djathtë ose në të majtë.
Heshtja ose çheshtja e luajtësit të muzikës
Shtypni #.
Mbyllja e luajtësit të muzikës
Shtypni butonin e mbylljes.
Caktimi i luajtësit të muzikës që të luajë në sfond
Zgjidhni Opst. > Luaj në sfond.
28Muzika dhe audio
Mbyllja e luajtësit të muzikës kur lexon në sfond
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Luajtja e një videoje
Luani videot e ruajtura në kujtesën e telefonit ose në kartën e kujtesës.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime dhe Videot.
1 Zgjidhni një video.
2Zgjidhni Luaj.
3 Për të ndërprerë ose rifilluar luajtjen, shtypni butonin e lëvizjes.
Kalimi i shpejtë para ose rikthimi
Mbani të shtypur butonin e lëvizjes në të djathtë ose në të majtë.
Mbyllja e luajtësit të media
Shtypni butonin e mbylljes.
Radioja FM
Rreth radios FM
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Mund të dëgjoni stacionet e radios FM duke përdorur telefonin tuaj - thjesht lidhni një
kufje dhe zgjidhni një stacion.
Për të dëgjuar radion, nevojitet që të lidhni një kufje e pajtueshme me pajisjen. Kufjet
veprojnë si antenë.
Nuk është e mundur të dëgjoni radion nëpërmjet kufjeve me Bluetooth.
Muzika dhe audio 29
Dëgjimi i radios
Lidhni kufje të përputhshme me telefonin tuaj. Kufjet veprojnë si antenë.
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Ndryshimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Mbyllja e radios
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Vendosja që radioja të punojë në sfond
Zgjidhni Opst. > Luaj në sfond.
Mbyllja e radios kur luan në sfond
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Gjetja dhe ruajtja e stacioneve të radios
Kërkoni stacionet e preferuara të radios dhe ruajini ato, me qëllim që t'i dëgjoni ato me
lehtësi më vonë.
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Kërkimi i stacionit tjetër të disponueshëm
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes majtas ose djathtas.
Ruajtja e një stacioni
Zgjidhni Opst. > Ruaj kanalin.
Kërkimi automatik për stacionet e radios
Zgjidhni Opst. > Kërko gjitha kan.. Për rezultate më të mira, kërkoni kur jeni jashtë
ose pranë një dritareje.
Këshillë: Për të hyrë në një stacion direkt nga lista e ruajtur e stacioneve, shtypni
butonin numerik që korrespondon me numrin e stacionit.
Web
Rreth shfletuesit të uebit
Zgjidhni Meny > Internet.
Mund të shikoni faqe uebi në internet me shfletuesin e uebit në telefonin tuaj.
Për të shfletuar uebin, duhet të jeni i lidhur në internet.
Nëse kërkohet, zgjidhni kartën SIM për t'u përdorur.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimeve dhe udhëzimeve, kontaktoni me
siguruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Mund të merrni cilësimet e konfigurimit që nevojiten për shfletim si një mesazh
konfigurimi nga siguruesi juaj i shërbimit të rrjetit.
Shfletimi i uebit
Zgjidhni Meny > Internet.
Vizita e një sajti webi
Zgjidhni Shko te adresa dhe futni adresën.
Pastrimi i historikut të shfletimit
Zgjidhni Meny > Internet.
Një ‘cashe’ (kujtesa e fshehtë) është një zonë në kujtesë e cila përdoret për të ruajtur
përkohësisht të dhënat. Në qoftë se jeni përpjekur të përdorni ose keni përdorur
informacione konfidenciale ose një shërbim të sigurt, që kërkojnë fjalëkalime,
boshatisni kujtesën e fshehtë pas çdo përdorimi.
Pastrimi i kujtesës specifike ose kuki
Gjatë shfletimit të një sajti ueb, zgjidhni Opst. > Mjetet > Pastro kujt. e përk. ose
Pastro cookies.
Parandalimi i ruajtjes së skedarëve spiun që të ruhen
Zgjidhni Opst. > Cilësimet > Siguria > Cookies > Refuzo.
Menaxhimi i telefonit31
Menaxhimi i telefonit
Përditësimi i softuerit të telefonit me anë të telefonit tuaj
Dëshironi të përmirësoni performancën e telefonit tuaj dhe të merrni përditësimet e
aplikimeve dhe veçoritë e tjera të shkëlqyera? Përditësoni rregullisht softuerin për të
përfituar sa më shumë nga telefoni juaj. Ju mund ta cilësoni telefonin tuaj që të
kontrollojë automatikisht për përditësime.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të
kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Ju mund të përditësoni softuerin tuaj vetëm kur përdorni kartën SIM në mbajtësin e
brendshëm të kartës SIM.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që bateria e pajisjes
të ketë energji të mjaftueshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet.
1 Zgjidhni Pajisje > Përditësimet e pajisjes.
2 Për të shfaqur versionin e softuerit aktual dhe kontrolluar nëse një përditësim është
i disponueshëm, zgjidhni Detajet e softuerit aktual.
32Menaxhimi i telefonit
3Zgjidhni Shkarko softuerin për pajisjen për të shkarkuar dhe instaluar një
përditësim të softuerit. Ndiqni udhëzimet e afishuara.
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni Instalo përditës. soft..
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni Kontroll i përd. auto. të SW dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për
përditësime të reja softueri.
Ofruesi juaj i shërbimit të rrjetit mund të dërgojë përditësime të softuerit të telefonit
nëpërmjet valëve direkt në telefonin tuaj. Për më shumë informacion mbi këtë shërbim
të rrjetit, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Përditësoni softuerin e telefonit tuaj duke përdorur PC-në
Mund të përdorni aplikimin Nokia Ovi Suite PC për të përditësuar softuerin e telefonit
tuaj. Ju duhet PC, një lidhje e shpejtë në internet dhe një kabëll të dhënash USB të
përputhshëm për ta lidhur telefonin tuaj me PC-në.
Për të marrë më shumë informacion dhe për të shkarkuar aplikimin Nokia Ovi Suite,
vizitoni www.nokia.com/software.
Rivendosja e cilësimeve origjinale
Nëse telefoni juaj nuk po funksionon si duhet, mund të rivendosni disa cilësime në vlerat
e tyre origjinale.
1 Mbyllni të gjitha thirrjet dhe lidhjet.
2Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Rikthe cil. e fabrikës > Rikthe vet. cilës..
3 Futni kodin e sigurisë.
Kjo nuk ndikon te dokumentet ose skedat e ruajtura në telefonin tuaj.
Pas rivendosjes së cilësimeve origjinale, telefoni fiket dhe ndizet prapë. Kjo mund të
kërkojë më shumë kohë se zakonisht.
Krijimi i kopjeve rezervë të fotografive dhe përmbajtjes tjetër në një kartë
kujtese
A doni të siguroheni që nuk do humbisni asnjë skedar të rëndësishëm? Mund të krijoni
rezervë të kujtesës së telefonit tuaj në një kartë kujtese të përputhshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. dhe kopje rezer..
Zgjidhni Krijo kopje rezervë.
Mbroni ambientin 33
Rikthimi nga kopja rezervë
Zgjidhni Rikthe nga kopja rezer..
Mbroni ambientin
Kurseni energji
Nuk do të jetë e nevojshme ta ngarkoni baterinë dhe aq shpesh, nëse veproni si më
poshtë:
•Mbyllni aplikimet dhe lidhjet e të dhënave, si lidhja juaj Bluetooth, kur nuk janë në
përdorim.
•Çaktivizoni tingujt e panevojshëm, si tonet e butonave.
Ricikloni
Kur ky telefon të arrijë fundin e jetëgjatësisë funksionale, të gjithë materialet e tij mund
të rikuperohen si materiale dhe energji. Për të garantuar hedhjen dhe ripërdorimin e
saktë, Nokia bashkëpunon me partnerët e saj nëpërmjet një programi të quajtur
We:recycle. Për informacione se si të ricikloni produktet tuaja të vjetra Nokia dhe se ku
të gjeni vende të grumbullimit, shkoni te www.nokia.com/werecycle, ose telefononi
Qendrën e kontaktit të Nokia-s.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe
akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë
përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte ashtu
si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më shumë informacione rreth
cilësive mjedisore të telefonit tuaj, shkoni te www.nokia.com/ecoprofile.
Informacioni për produktin dhe sigurinë
Shërbimet e rrjetit dhe kostot
Pajisja juaj është miratuar për përdorim në rjetet EGSM 900 dhe 1800 MHz.
34Informacioni për produktin dhe sigurinë
Për të përdorur pajisjen duhet të keni një abonim me një ofrues të shërbimit.
Përdorimi i shërbimeve të rrjetit dhe shkarkimi i përmbajtjeve në pajisjen tuaj kërkon një lidhje rrjeti dhe mund të shkaktojë
kosto të trafikut të të dhënave. Disa funksione të produktit kërkojnë mbështetjen e rrjetit, dhe mund të jetë e nevojshme të
regjistroheni për to.
Kujdesuni për pajisjen tuaj
Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të
mbroni të drejtën e garancisë.
•Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që
gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqni baterinë dhe lëreni pajisjen të thahet.
•Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura ose me pluhur. Pjesët e lëvizshme dhe komponentët elektronikë
mund të dëmtohen.
•Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes, të
dëmtojnë baterinë si dhe të shtrembërojnë ose shkrijnë pjesët plastike.
•Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të
krijohet lagështi që dëmton qarqet elektronike.
•Mos u përpiqni të hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdoruesit.
•Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.
•Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Mungesa e kujdesit mund të dëmtojë bordet dhe pjesët mekanike të qarkut
të brendshëm.
•Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.
•Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
•Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë herë pas here për një funksionim optimal.
•Mos e vendosni pajisjen tuaj pranë magneteve ose fushave magnetike.
•Për të mbajtur të sigurta të dhënat tuaja të rëndësishme, vendoseni në të paktën dy vende të veçanta, si pajisjen, kartën
e kujtesës ose kompjuterin, ose shkruani informacione të rëndësishme.
Riciklimi
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimit në pika grumbullimi të
posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e
materialeve. Kontrolloni për mënyrën e riciklimit të produkteve tuaja Nokia në www.nokia.com/recycling . .
Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të
tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni
ose transferoni imazhe, muzikë dhe përmbajtje të tjera.
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur
me OMA DRM 1.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që
të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të
parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla
DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk
mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të drejtat
tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Informacioni për produktin dhe sigurinë35
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbro jtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të licencave dhe të përmbajtjes, përdorni
funksionin për kopjet rezervë të Nokia Ovi Suite.
Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë licencat që duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që të mund
të vazhdoni përdorimin e përmba jtjes së mbrojtur me OMA DRM pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve mund t'ju duhet
gjithashtu ta riktheni licencën, në rast se dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licenca së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet
kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj. Humbja e
licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më
tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Disa licenca mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm nëse
karta SIM është futur në pajisje.
Bateritë dhe ngarkuesit
Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj është parashikuar të përdoret me një bateri të ngarkueshme BL-5C. Nokia mund të vërë në dispozicion modele të
tjera baterie për këtë pajisje. Përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia.
Kjo pajisje është parashik uar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3. Numri i saktë i modelit
të ngarkuesit Nokia mund të ndryshojë në varësi të llojit të prizës, të identifikuar nga E, X, AR, U, A, C, K ose B.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të konsumohet. Kur kohët e pritjes dhe të
bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë.
Siguria e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë. Kur hiqni nga priza një ngarkues ose një
pajisje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Kur ngarkuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza elektrike dhe nga pajisja. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri
plotësisht të ngarkuar, pasi ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar
lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Mbajeni baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe
jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht.
Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt prek shiritat metalikë në bateri, për shembull, nëse mbani një
bateri rezervë në xhep. Krijimi i një qarku të shkurtër mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur, i
ricikloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë. Në rast se bateria
rrjedh, mos e lejoni lëngun e baterisë të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura
ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose
lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe ngarkuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive
dhe ngarkuesve të papërputhshëm mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo
miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose ngarkuesi është i dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar,
para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një ngarkues ose bateri të dëmtuar. Ngarkuesin përdoreni vetëm në
ambiente të mbyllura.
36Informacioni për produktin dhe sigurinë
Informacion shtesë për sigurinë
Kryeni një thirrje urgjence
1Sigurohuni që pajisja është e ndezur.
2Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Mund të duhet gjithashtu që të kryeni të mëposhtmet:
•Futni një kartë SIM.
•Çaktivizoni kufizimet e thirrjeve që keni akt ivizuar për pajisjen tuaj, si bllokimi i thirrjeve, formimi i fiksuar i numrit
ose grupi i mbyllur i përdoruesit.
•Sigurohuni që profili i fluturimit nuk është aktivizuar.
3Shtypni vazhdimisht tastin e mbylljes, deri sa të shfaqet ekrani bazë.
4Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat telefonikë të urgjencës ndryshojnë sipas vendit.
5Shtypni butonin e thirrjes.
6Jepni të gjithë informacionet e nevojshme sa më saktë të jetë e mundur. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen
për ta përfunduar.
I rëndësishëm: Aktivizoni thirrjet në internet dhe në telefonin celular, nëse pajisja juaj mbështet thirrjet në internet.
Pajisja mund të përpiqe t të kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrj eteve celulare ashtu dhe nëpërmjet ofrue sit tuaj të thirrjeve
në internet. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Kurrë mos u mbështetni vetëm në pajisjet celulare për
komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Fëmijët e vegjël
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla. Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.
Pajisjet mjekësore
Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve
mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore për të përcaktuar nëse ato
janë të mbrojtura në mënyrë të përshtatshme nga energjia e jashtme e frekuencave radiofonike.
Pajisjet mjekësore të transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë një largësi minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje celulare
dhe një pajisjeje mjekësore të implantuar, siç është një stimulues kardiak ose defibrilator kardioverter i implantuar, në mënyrë
që të shmanget ndërhyrja e mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet:
•Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga pajisja mjekësore.
•Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
•Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
•Mbylleni pajisjen celulare, nëse keni ndonjë arsye të dyshoni se po shkaktohet ndërhyrje.
•Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të pajisjes mjekësore të implantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar, këshillohuni me
mjekun tuaj.
Dëgjimi
Paralajmërim:
Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund
të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Informacioni për produktin dhe sigurinë37
Disa pajisje celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.
Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj frekuencës radio në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të
paktën 1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapëse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin,
nuk duhet të përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet mund
të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë transmetimi.
Automjetet
Sinjalet radiofonike mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë:
sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi elektronik
i kontrollit të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj
ose të aparaturave të tij.
Vetëm personeli i kualifikuar duhet të instalojë pajisjen në automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm
dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale
eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë
forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.
Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikni pajisjen tuaj në zona me një atmosferë të mundshme shpërthyese, për shembull, pranë pompave të benzinës në stacionet
e shërbimit. Shkëndijat në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose
vdekjen. Vëzhgoni kufizimet në stacionet e shërbimit, magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike;
ose aty ku janë duke u zhvilluar operacione shpërthimesh. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por
jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në
anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si
kokrriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të
tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.
Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit
ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga organizata e pavarur
shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht
nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR.
Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për
SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të
vër tetu ar) t ë fuq isë s ë saj , në t ë gj itha zona t e te stua ra të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund
të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur
rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas orientimeve të ICNIRP-së, për përdorimin e pajisjes afër veshit është 0,63 W/kg .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të
ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SARin mund të jepet në informacionin e produktit në www.nokia.com.
38 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, NOKIA CORPORATION-s deklaron se ky produkt RM-704 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://
www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Nokia Corporation. Nokia
tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë
marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj
forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
Java is a trademark of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje
me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet personal dhe
jotregtar dhe (ii) për për dorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet
apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me përdorimet reklamuese, të
brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për humbjen
e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të tërthortë, sido që
të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë
lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë
dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti. Nokia
rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë
informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji
ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto
rregulla në kundërshtim me ligjin.
Nokia nuk jep garanci ose mban ndonjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin për aplikime
të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikim, ju pranoni që aplikimi ofrohet siç është. Nokia nuk
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera39
kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin
për aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.
/Botimi 1.1 SQ
Loading...
+ hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.