Nokia C1-02 User's Guide [sq]

Nokia C1-01/C1–02 Udhëzuesi i përdorimit
Botimi 1.2
2Përmbajtja

Përmbajtja

Siguria 4
Mbështetja 5
Fillimi 5
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë 5 Tastet dhe pjesët përbërëse 6 Ndezja dhe fikja 6 Ngarkimi i baterisë 6 Antenat 7 Kufja 7 Futja e një karte kujtese 8 Hiqni kartën microSD 9 Lidhja e një kablloje USB të dhënash 9 Lidhja e rripit të dorës 9 Kodet e hyrjes 10 Bllokimi i tastierës 10 Përdorimi i pajisjes suaj pa kartë SIM 11 Aplikimet që ekzekutohen në sfond 11
Thirrjet 11
Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje 11 Altoparlanti 11 Shkurtoret e thirrjeve 12
Shkrimi i tekstit 12
Modalitetet e tekstit 12 Futja tradicionale e tekstit 12 Futja e parashikuar e tekstit 13
Navigimi i menyve 13
Mesazhimi 14
Mesazhet me tekst dhe multimedia 14 Mesazhet e shpejta 15 Mesazhet audio të Nokia Xpress 15 Shërbimi Nokia Messaging 16
Mesazhet zanore 16 Cilësimet e mesazheve 16
Kontaktet 17
Fotografitë 17
Nxjerrja e fotografive dhe regjistrimeve i videove 17 Shikimi i imazheve dhe videove tuaja 18
Muzika 18
Luajtësi i muzikës 18 Radioja FM 19
Regjistri i thirrjeve 20
Ueb ose Internet 21
Lidhuni me një shërbim në ueb 21
Cilësimet 21
Profilet 21 Tonet 22 Ekrani 22 Data dhe ora 22 Shkurtoret 22 Sinkronizimi dhe kopja rezervë 23 Lidhja 23 Thirrja dhe telefoni 24 Pajisjet shtesë 25 Konfigurimi 25 Rikthimi i cilësimeve të fabrikës 25
Aplikimet 26
Ora me zile 26 Galeria 26 Shtesat 26 Regjistruesi i zërit 27 Lista e detyrave 27
Menyja e operatorit 27
Shërbimet SIM 28
Këshilla për mbrojtjen e mjedisit 28
Kurseni energji 28 Ricikloni 28
Informacioni për produktin dhe sigurinë 29
Treguesi 36
Përmbajtja 3
4Siguria

Siguria

Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose e paligjshme. Për informacion të mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.

MBYLLENI NË ZONAT E KUFIZUARA

Fikeni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik, për shembull, në avionë, pranë pajisjeve mjekësore, karburanteve, kimikateve ose zonave të shpërthimeve.

PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË

Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.

NDËRHYRJA

Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në funksionimin e tyre.

SHËRBIMI I KUALIFIKUAR

Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.

MBAJENI TË THATË PAJISJEN

Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.

MBRONI DËGJIMIN TUAJ

Dëgjoni me kufje në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur përdorni altoparlantin.
Mbështetja 5

Mbështetja

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose jeni të pasigurt se si duhet të funksionojë pajisja juaj,shkoni te www.nokia.com/support, ose duke përdorur një telefon celular, nokia.mobi/support.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
Rifilloni pajisjen tuaj. Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë. Pas rreth një minute, rivendoseni baterinë dhe ndizeni pajisjen.
Riktheni cilësimet fillestare të fabrikës.
Përditësoni programin e pajisjes suaj.
Nëse problemi juaj nuk zgjidhet, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e riparimit. Shkoni te www.nokia.com/repair. Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave të pajisjes suaj, para se ta dërgoni pajisjen për riparim.

Fillimi

Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë

Karta SIM dhe kontaktet e saj, mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë SIM mini-UICC, gjithashtu njihet si një
kartë micro-SIM, një kartë micro-SIM me një përshtatës ose një kartë SIM që ka një dalje mini-UICC (shihni figurën) në këtë pajisje. Një kartë mikro-SIM është më e vogël se karta standarde SIM. Kjo pajisje nuk mbështet përdorimin e kartave mikro-SIM dhe përdorimi i kartave SIM të papërputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen, dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
1 Vendosni gishtin në zgavrën në fund të pajisjes dhe ngrini dhe hiqni me kujdes
kapakun e pasmë (1).
2 Nëse bateria është e vendosur, hiqeni baterinë (2). 3 V en do sn i ka rt ën S IM . S ig ur o hu ni që z on a e kontaktit e kartës është e drejtuar poshtë
(3, 4).
6Fillimi
4 Përshtatni kontaktet e baterisë dhe të ndarjes së baterisë, dhe vendosni baterinë
(5). Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset mbyllëse në krye drejt folesë së tyre (6) dhe shtypeni deri sa kapaku të mbyllet në vendin e tij (7).
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.

Tastet dhe pjesët përbërëse

lidhësi i kufjeve (3,5 mm)
1
2 Receptori
3 Ekrani
4 Tastet e zgjedhjes
5 Tasti Navi™ (tasti i lëvizjes)
6 Tasti i thirrjes
7 Tasti i përfundimit/ndezjes
8 Tastiera
9 Lidhësi i ngarkuesit
10 Lidhësi micro USB
11 Altoparlanti
12 Lentet e kamerës (vetëm Nokia
C1-01)
13 Mikrofoni

Ndezja dhe fikja

Mbani të shtypur tastin e ndezjes.

Ngarkimi i baterisë

Bateria juaj është ngarkuar pjesërisht në fabrikë. Nëse pajisja tregon se bateria është e ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
Fillimi 7
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur. 2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen. 3 Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin nga
pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të mund të kryhen thirrje.

Antenat

Pajisja juaj mund të ketë antena të brendshme dhe të jashtme. Shmangni prekjen e panevojshme të antenave, kur antena është duke transmetuar ose duke marrë. Kontakti me antenat ndikon në cilësinë e komunikimit dhe mund të shkaktojë ngritjen e nivelit të fuqisë gjatë funksionimit si dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë.

Kufja

Paralajmërim:
Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Kur në Lidhësin AV Nokia, lidhni pajisje të jashtme ose kufje, përveç atyre të miratuara nga Nokia për përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë për nivelet e zërit.
Mos lidhni produkte që krijojnë një sinjal të jashtëm, sepse ai mund ta dëmtojë pajisjen. Mos lidhni asnjë burim tensioni me Lidhësin AV Nokia.
8Fillimi

Futja e një karte kujtese

Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për kartat e kujtesës, por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet kartat microSD me një kapacitet deri në 32 GB.
Me pajisjen mund të jepet një kartë e përputhshme kujtese dhe mund të jetë e futur tashmë në pajisje. Nëse jo, veproni si më poshtë:
1Hapni kapakun e pasmë. 2 Sigurohuni që zona e kontaktit e kartës është e drejtuar poshtë. Shtyjeni kartën deri
sa të dëgjoni një kërcitje.
3 Rivendosni kapakun e pasmë.
Fillimi 9

Hiqni kartën microSD

I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës gjatë një veprimi, kur karta është
duke u përdorur. Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës dhe pajisjen si dhe mund të prishë të dhënat e ruajtura në kartë.
Mund ta hiqni ose ta rivendosni kartën e memorjes gjatë funksionimit të telefonit pa e fikur pajisjen, po duhet të siguroheni që kartën e memorjes aktualisht nuk është duke e përdorur asnjë aplikim.

Lidhja e një kablloje USB të dhënash

Lidhni një kabllo USB të dhënash në lidhësin USB. Ju mund të duhet të blini vetë një kabllo USB të dhënash
Për të modifikuar cilësimet për USB-në, zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Kabll.
dhën. USB dhe regjimin e dëshiruar.

Lidhja e rripit të dorës

Shkoni rripin e dorës dhe shtërngojeni.
Nokia C1–01:
10 Fillimi
Nokia C1–02:

Kodet e hyrjes

Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e pajisjes suaj nga përdorimi i paautorizuar. Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta krijoni dhe ta ndryshoni kodin si dhe ta cilësoni pajisjen që të kërkojë kodin. Mbajeni kodin sekret dhe në vend të sigurtë, veç nga pajisja juaj. Nëse e harroni kodin dhe pajisja juaj është e bllokuar, pajisja juaj do të ketë nevojë për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat tuaja personale në pajisje. Për më tepër informacion, kontaktoni me një pikë Nokia Care ose me shitësin e pajisjes suaj.
Kodi PIN i dhënë me kartën SIM, e mbron kartën nga përdorimi i paautorizuar. Kodi PIN2 i ofruar me disa karta SIM nevojitet për t'u futur në disa shërbime të veçanta. Nëse ju e jepni gabim kodin PIN ose PIN2 tre herë radhazi, juve ju kërkohet kodi PUK ose PUK2. Nëse nuk i keni ato, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e sigurisë së kartës suaj SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet për nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi i bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve.
Për të cilësuar mënyrën se si i përdor kodet e hyrjes dhe cilësimet e sigurisë pajisja juaj, zgjidhni Meny > Cilësimet > Siguria.

Bllokimi i tastierës

Për të parandaluar shtypjen aksidentale të tasteve, zgjidhni Meny dhe shtypni * brenda 3,5 sekondave për të bllokuar tastierën.
Për ta zhbllokuar tastierën, zgjidhni Zhbllok. dhe shtypni * brenda 1,5 sekondave. Nëse bllokimi i sigurisë është i aktivizuar, futeni kodin e sigurisë kur kërkohet.
Thirrjet 11
Për të përcaktuar që tastiera të bllokohet automatikisht pas një kohe të caktuar kur pajisja nuk përdoret, zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefoni > Bllokimi
automatik > Aktive.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje kur tastiera është e bllokuar, shtypni butonin e thirrjes. Kur përfundoni ose refuzoni një thirrje, tastiera bllokohet automatikisht.
Kur pajisja ose tastiera është bllokuar, mund të jetë e mundur thirrja e numrit zyrtar të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.

Përdorimi i pajisjes suaj pa kartë SIM

Disa funksione të pajisjes suaj mund të përdoren pa futur një kartë SIM, si lojërat. Funksionet që nuk janë të disponueshme në profilin jashtë linje nuk mund të zgjidhen te menytë.

Aplikimet që ekzekutohen në sfond

Lënia e aplikimeve që të funksionojnë në sfond, rrit konsumimin e baterisë dhe zvogëlon jetëgjatësinë e saj.
Aplikimet që ekzekutohen zakonisht në sfond janë, për shembull, aplikimet e Radios dhe Lexuesit të muzikës.

Thirrjet

Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje

Kryerja e një thirrjeje
Futni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e shtetit dhe të zonës nëse është e nevojshme dhe shtypni tastin e thirrjes.
Përgjigjja e një thirrjeje të ardhur
Shtypni tastin e thirrjes.
Refuzimi i një thirrjeje
Shtypni tastin e mbylljes.
Rregullimi i volumit
Gjatë një thirrjeje telefonike, lëvizni lart ose poshtë.

Altoparlanti

Nëse disponohet, ju mund të zgjidhni Altopar. ose Normal për të përdorur altoparlantin ose receptorin e telefonit gjatë një thirrjeje.
12 Shkrimi i tekstit
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.

Shkurtoret e thirrjeve

Caktimi i një tasti numri për një numër telefoni
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Më shumë > Thirrjet e shpejta, shkoni te një numër i dëshiruar (2-9) dhe zgjidhni Cakto. Futni numrin e dëshiruar të telefonit ose zgjidhni
Kërko dhe një kontakt të ruajtur.
Aktivizimi i thirrjes së shpejtë
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje > Formim i numrit shpejt > Aktive.
Kryerja e një thirrjeje duke përdorur thirrjen e shpejtë
Në ekranin kryesor, mbani të shtypur tastin e numrit të dëshiruar.

Shkrimi i tekstit

Modalitetet e tekstit

Për të futur një tekst (për shembull, kur shkruani mesazhe), ju mund të përdorni futjen tradicionale ose të parashikuar të tekstit.
Kur ju shkruani një tekst, shtypni dhe mbani shtypur Opst. për të ndërruar futjen tradicionale të tekstit, të treguar nga
. Jo të gjitha gjuhët mbështeten nga futja e parashikuar e tekstit.
nga
Kapitalet e karaktereve tregohen me anë të
Për të ndryshuar kapitalin e karakterit, shtypni #. Për të ndryshuar nga modaliteti i shkronjave në atë të numrave, të treguar me anë të dhe zgjidhni Modal. i numrit. Për të ndryshuar nga modaliteti i numrit në atë të shkronjës, shtypni dhe mbani shtypur #.
Për të vendosur gjuhën e shkrimit, zgjidhni Opst. > Gjuha e shkrimit.
dhe futjes së parashikuar të tekstit, të treguar
, dhe .
, shtypni dhe mbani shtypur #

Futja tradicionale e tekstit

Shtypni një buton të numrave, 2-9, vazhdimisht derisa të shfaqet karakteri i dëshiruar. Karakteret e disponueshëm varen nga gjuha e zgjedhur e shkrimit.
Navigimi i menyve 13
Nëse germa tjetër që doni ndodhet në të njëjtin buton me atë aktuale, prisni derisa kursori të shfaqet dhe fusni shkronjën.
Për të marrë shenjat më të përdorshme të pikësimit dhe karakteret e veçanta, shtypni 1 vazhdimisht. Për të marrë listën e karaktereve të veçanta, shtypni *. Për të futur një hapësirë, shtypni 0.

Futja e parashikuar e tekstit

Futja e parashikuar e tekstit bazohet në një fjalor të integruar në të cilin edhe ju gjithashtu mund të shtoni fjalë të reja.
1 Filloni të shkruani një fjalë, duke përdorur butonat 2 deri në 9. Shtypni secilin buton
vetëm një herë për një shkronjë.
2 Për të konfirmuar një fjalë, lëvizni djathtas ose shtoni një hapësirë.
Nëse fjala nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht * dhe zgjidhni një fjalë nga
lista.
Nëse karakteri ? shfaqet pas fjalës, fjala që ju mendonit të shkruanit nuk është
në fjalor. Për ta shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Korrigjo. Fusni fjalën duke përdorur futjen tradicionale të tekstit dhe zgjidhni Ruaj.
Për të shkruar togfjalësha, formoni pjesën e parë të fjalës dhe lëvizni djathtas
për ta konfirmuar atë. Shkruani pjesën e fundit të fjalës dhe konfirmoni fjalën.
3 Filloni të shkruani fjalën tjetër.

Navigimi i menyve

Funksionet e pajisjes janë të grupuara në meny. Këtu nuk përshkruhen të gjitha funksionet e menysë ose elementet e opsioneve.
Në ekranin kryesor zgjidhni Meny si dhe menynë dhe nënmenynë e dëshiruar.
Dalja nga niveli aktual i menysë
Zgjidhni Dil ose Prapa.
Kthimi në ekranin kryesor
Shtypni tastin e mbylljes.
Ndryshimi i pamjes së menysë
Zgjidhni Meny > Opst. > Pamja men. krye..
14 Mesazhimi

Mesazhimi

Krijoni dhe merrni mesazhe, të tilla si ato me tekst dhe multimedia, me pajisjen tuaj. Shërbimet e mesazhimit mund të përdoren vetëm nëse mbështeten nga ofruesi juaj i shërbimit ose i rrjetit.

Mesazhet me tekst dhe multimedia

Ju mund të krijoni një mesazh dhe të bashkëngjitni sipas dëshirës, për shembull, një fotografi. Telefoni juaj e ndërron automatikisht një mesazh me tekst në një mesazh multimedia kur bashkëngjitet një skedar.

Mesazhet me tekst

Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst që e kalojnë kufirin për një mesazh të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat me thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë dhe e kufizojnë numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Shfaqet numri total i karaktereve të mbetura dhe numri i mesazheve që nevojiten për dërgim.
Për të dërguar mesazhet, duhet të ruhet në pajisjen tuaj numri i saktë i qendrës së mesazheve. Normalisht ky numër cilësohet në mënyrë standarde nëpërmjet kartës suaj SIM.
Për ta cilësuar me dorë numrin, veproni si më poshtë:
1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Më shumë > Cilësimet e mesazheve > Mesazhet
tekst > Qendra e mesazheve.
2 Futni emrin dhe numrin e dhënë nga ofruesi juaj i shërbimit.

Mesazhet multimedia

Një mesazh multimedia mund të përmbajë tekst, fotografi dhe audioklipe ose videoklipe.
Vetëm pajisjet që kanë funksione që përputhen midis tyre, mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia. Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të pajisjes marrëse.
Rrjeti celular mund ta kufizojë madhësinë e mesazheve MMS. Nëse fotografia e futur e kalon këtë kufi, pajisja mund ta zvogëlojë që të mund të dërgohet me MMS.
Mesazhimi 15
I rëndësishëm: Kujdes kur të hapni mesazhet. Mesazhet mund të përmbajnë
programe keqdashëse ose mund të dëmtojnë pajisjen ose kompjuterin tuaj.
Për disponueshmërinë dhe abonimin në shërbimin e mesazheve multimedia (MMS), kontaktoni me ofruesin e shërbimit tuaj.

Krijimi i një mesazhi

1 Zgjidhni Meny > Mesazheri > Krijo mesazh. 2 Shkruani mesazhin tuaj.
Për futjen e një karakteri të veçantë ose të një buzëqeshjeje, zgjidhni Opst. > Fut
simbolin.
Për të bashkëngjitur një objekt te mesazhi, zgjidhni Opst. > Fut objekt. Lloji i mesazhit ndryshon automatikisht në mesazh multimedia.
3 Për të shtuar marrësit, zgjidhni Dërgo te dhe një marrës.
Për të futur me dorë një numër telefoni ose adresë poste zgjidhni Nr. ose e-
maili. Futni një numër telefoni ose zgjidhni E-mail dhe futni një adresë e-mail-i.
4 Zgjidhni Dërgo.
Mesazhet multimedia tregohen me një ikonë në krye të ekranit.
Ofruesit e shërbimit mund të ngarkojnë tarifa të ndryshme, në varësi të llojit të mesazhit. Për hollësira, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

Mesazhet e shpejta

Mesazhet e shpejta janë mesazhe me tekst që shfaqen menjëherë pas marrjes.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1 Zgjidhni Më shumë > Mszhe. e tjera > Mesazh i çastit. 2 Shkruani mesazhin tuaj. 3 Zgjidhni Dërgo te dhe një kontakt.

Mesazhet audio të Nokia Xpress

Krijoni dhe dërgoni mesazhe audio, duke përdorur MMS-në në një mënyrë të përshtatshme.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1 Zgjidhni Më shumë > Mszhe. e tjera > Mesazh audio. Regjistruesi i zërit hapet. 2 Për të regjistruar mesazhin tuaj, zgjidhni 3 Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni
.
.
16 Mesazhimi
4 Zgjidhni Dërgo te dhe një kontakt.

Shërbimi Nokia Messaging

Pajisja juaj mund të mbështesë Shërbimin Nokia Messaging, që përfshin postën dhe bisedën për rrjetet sociale.
Me postën, ju mund të përdorni pajisjen tuaj celulare pvr të hyrë në llogaritë tuajja postare nga ofrues të ndryshëm të shërbimit të email-it.
Me bisedën, ju mund të përdorni pajisjen tuaj celulare për të biseduar me përdorues të tjerë në linjë.
Për të kontrolluar nëse ky sistem i mesazheve është i disponueshëm, zgjidhni Meny >
Mesazheri > E-mail. Nëse
pamjes kryesore, Shërbimi Nokia Messaging është në përdorim.
Ky funksion nuk është i disponueshëm në të gjitha vendet. Për detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

Mesazhet zanore

Kutia postare zanore është një shërbim i rrjetit, në të cilin juve mund t'ju nevojitet të abonoheni. Për më tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Thirrja e kutisë suaj postare zanore Mbani të shtypur 1.
Redaktimi i numrit të kutisë suaj postare zanore
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Më shumë > Mesazhet zanore dhe Numri i kutisë
postare zanore.

Cilësimet e mesazheve

Zgjidhni Meny > Mesazheri dhe Më shumë > Cilësimet e mesazheve.
Zgjidhni nga të mëposhtmet:
Cilës. përgjithshme — Përcaktoni madhësinë e germave për mesazhet dhe aktivizoni buzëqeshjet grafike dhe raportet e dorëzimit.
Mesazhet tekst — Konfiguroni qendrat e mesazheve për mesazhet me tekst dhe postën SMS.
Mszhe. multimedia — Lejoni raportet e dorëzimit dhe marrjen e mesazheve multimedia dhe reklamave dhe konfiguroni preferencat e tjera në lidhje me mesazhet multimedia.
shfaqet në krye të
Kontaktet 17
Mszhe. e shërbimit — Aktivizoni mesazhet e shërbimit dhe cilësoni preferencat që
lidhen me mesazhet e shërbimit.

Kontaktet

Ju mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e pajisjes dhe në kartën SIM. Në kujtesën e pajisjes, ju mund t'i ruani kontaktet me numra dhe elemente teksti. Emrat dhe numrat e ruajtur në kartën SIM janë shënuar me
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Emrat.
Shtimi i një kontakti
Zgjidhni Opst. > Shto kont. të ri.
Shtimi i detajeve te një kontakt
Sigurohuni që kujtesa në përdorim është ose Telefon ose Telef. dhe SIM. Lëvizni te një kontakt dhe zgjidhni Zgjidh > Opst. > Shto detaj.
Kërkimi i një kontakti
Lëvizni nëpër listën e kontakteve ose futni shkronjat e para të emrit të kontaktit.
Kopjimi i një kontakti midis kujtesës së pajisjes dhe kartës SIM
Lëvizni te kontakti dhe zgjidhni Opst. > Më shumë > Kopjo kontaktin. Në kartën SIM, mund të ruani vetëm një numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të pajisjes për kontaktet tuaja, për të zgjedhur si të shfaqen emrat dhe numrat në listën e kontakteve si dhe për të parë kapacitetin e kujtesës për kontaktet, zgjidhni Meny > Kontaktet dhe Më shumë > Cilësimet dhe opsionin e duhur.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e kontaktit të një personi si një kartëvizitë, nga një pajisje e përputhshme që mbështet standardin vCard.
Dërgimi i një kartëvizite
Zgjidhni një kontakt, Opst. > Më shumë > Kartëvizitë dhe llojin e dërgimit.
.

Fotografitë

Nxjerrja e fotografive dhe regjistrimeve i videove

Kamera është e disponueshme vetëm për Nokia C1-01.
Pajisja juaj mbështet një rezolucion të kapjes së imazhit prej 480x640 piksele.
18 Muzika
Modaliteti i kamerës
Përdorimi i funksionit të imazhit të palëvizshëm
Zgjidhni Meny > Fotografitë > Kamera.
Zmadhimi ose zvogëlimi
Lëvizni lart ose poshtë.
Fotografimi i një imazhi
Zgjidhni Fotogr..
Cilësimi i modalitetit dhe i kohës së shikimit paraprak
Zgjidhni Opst. > Cilësimet > Koha e shfaqjes së fotos.
Aktivizimi i kohëmatësit automatik
Zgjidhni Opst. dhe opsionin e dëshiruar.
Modaliteti i videos
Përdorimi i funksionit të videos
Zgjidhni Meny > Fotografitë > Videokamer.
Nisja e regjistrimit të një videoklipi
Zgjidhni Regjistro.
Këmbimi midis modaliteteve të kamerës dhe të videos
Në modalitetin e kamerës ose të videos, lëvizni majtas ose djathtas.

Shikimi i imazheve dhe videove tuaja

Shikimi i imazheve tuaja
Zgjidhni Meny > Fotografitë > Fotot e mia.
Shikimi i videove tuaja
Zgjidhni Meny > Fotografitë > Videot e mia.

Muzika

Luajtësi i muzikës

Pajisja juaj ka një luajtës muzike, për të dëgjuar këngë ose skedarë të tjerë zanorë MP3 ose AAC.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime.
Nisja ose pezullimi i luajtjes
Shtypni tastin e lëvizjes.
Kapërcimi në fillim të këngës aktuale
Lëvizni majtas.
Kapërcimi në këngën e mëparshme
Lëvizni dy herë majtas.
Kapërcimi në këngën pasuese
Lëvizni djathtas.
Rimbështjellja e këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë.
Përparimi i shpejtë i këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të djathtë.
Ndryshimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Heshtja ose çheshtja e luajtësit të muzikës Shtypni #.
Mbyllja e luajtësit të muzikës
Shtypni tastin e mbylljes.
Caktimi i luajtësit të muzikës që të luajë në sfond
Zgjidhni Opst. > Luaj në sfond.
Mbyllja e luajtësit të muzikës kur lexon në sfond
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.
Muzika 19
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.

Radioja FM

Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
20 Regjistri i thirrjeve
Kërkimi automatik për stacionet e disponueshme
Zgjidhni Opst. > Kërko gjitha kan.. Për rezultate më të mira, kërkoni kur jeni jashtë ose pranë një dritare.
Kërkimi i një stacioni fqinj
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë ose në të djathtë.
Ruajtja e një stacioni
Akordohuni në stacionin e dëshiruar dhe zgjidhni Opst. > Ruaj kanalin.
Ndërrimi i stacioneve të ruajtura
Lëvizni majtas ose djathtas për të ndërruar stacionet ose shtypni tastin e numrit përkatës, të vendndodhjes në kujtesë të një stacioni të dëshiruar.
Ndryshimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Mbyllja e radios
Shtypni tastin e mbylljes.
Caktimi i radios që të luajë në sfond
Zgjidhni Fshih.
Mbyllja e radios kur luan në sfond
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin.

Regjistri i thirrjeve

Për të parë informacionin e thirrjeve, të mesazheve, të të dhënave tuaja dhe të sinkronizimit, zgjidhni Meny > Ditari dhe nga opsionet e disponueshme.
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shë rbimeve,
mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit, taksave e kështu me radhë.
Ueb ose Internet 21

Ueb ose Internet

Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme interneti me shfletuesin e telefonit tuaj. Pamja e faqeve të uebit mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju mund të mos jeni në gjendje t'i shihni të gjitha detajet në faqet e uebit.
Në varësi të telefonit tuaj, funksioni i shfletimit në ueb mund të shfaqet si Ueb ose Internet në meny, këtej e tutje i referuar si Ueb.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje
dhe siguri të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.

Lidhuni me një shërbim në ueb

Zgjidhni Meny > Internet > Faqja kryesore. Ose në modalitetin e pritjes mbani të shtypur 0.
Pasi të kryeni një lidhje me shërbimin, ju mund të filloni të shfletoni faqet e tij. Funksioni i butonave të telefonit mund të ndryshojë në shërbime të ndryshme. Ndiqni udhëzimet me tekst në ekranin e telefonit. Për më tepër informacion, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.

Cilësimet

Profilet

Prisni një thirrje, por nuk mund ta lini të bjerë zilen e pajisjes? Ekzistojnë grupe të ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat mund t'i përshtatni me tonet e ziles për raste dhe mjedise të ndryshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet.
Zgjidhni profilin e dëshiruar dhe nga të mëposhtmet:
Aktivizo — Aktivizoni profilin. Personalizo — Modifikoni cilësimet e profilit.
22 Cilësimet
Me kohë — E cilësoni profilin që të jetë aktiv deri në një kohë të caktuar. Kur koha e
vendosur për profilin skadon, profili i mëparshëm që nuk kishte kohë të përcaktuar bëhet aktiv.

Tonet

Ju mund të ndryshoni cilësimet e tonit të profilit të zgjedhur aktiv.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Tonet. Ju mund t'i gjeni të njëjtat cilësime në menynë Profilet.

Ekrani

Për të parë ose përshtatur foton e sfondit, madhësinë e shkrimit ose veçori të tjera në lidhje me ekranin e pajisjes, zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani.

Data dhe ora

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Data dhe ora.
Cilësimi i datës dhe orës
Zgjidhni Cilësimet e datës dhe orës.
Cilësimi i formatit të datës dhe orës
Zgjidhni Cil. formatit datës e orës.
Përditësimi automatik i orës sipas zonës orare aktuale
Zgjidhni Përdit. auto. datës & orës (shërbim i rrjetit).

Shkurtoret

Me shkurtoret personale, ju mund të hyni shpejt në funksionet e përdorura më shpesh në telefon.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Shkurt. e mia.
Caktimi i funksioneve të telefonit te tastet e përzgjedhjes
Zgjidhni Tasti i djathtë i përzgjedhjes ose Butoni i majtë i zgjedhjes dhe një funksion nga lista.
Zgjedhja e funksioneve të shkurtoreve për tastin e lëvizjes
Zgjidhni Tasti i lëvizjes. Lëvizni për në drejtimin e dëshiruar dhe zgjidhni Ndrysho ose
Cakto dhe një funksion nga lista.
Cilësimet 23

Sinkronizimi dhe kopja rezervë

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. dhe kopje rezer..
Zgjidhni nga të mëposhtmet: Çelësi i telefonit — Sinkronizoni ose kopjoni të dhënat e zgjedhura, të tilla si kontaktet
tuaja, hyrjet e kalendarit, shënimet ose mesazhet, midis pajisjes suaj dhe një pajisjeje tjetër.
Krijo kopje rezervë — Bëni kopje rezervë të të dhënave të zgjedhura. Rikthe nga kopja rezer. — Rivendosni të dhënat nga një kopje rezervë. Për të parë
detajet e një skedari rezervë, zgjidhni Opst. > Detajet. Sinkr. me serverin — Sinkronizoni ose kopjoni të dhënat e zgjedhura midis pajisjes
suaj dhe një kompjuteri ose një serveri të rrjetit (shërbim i rrjetit).

Lidhja

Telefoni juaj ka funksione të shumta që u lejojnë të lidheni me pajisje të tjera për të transmetuar dhe për të marrë të dhëna.

Teknologjia pa tela Bluetooth

Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni pajisjen tuaj, duke përdorur valë radioje, me një pajisje të përputhshme Bluetooth ose pajisje ndihmëse që gjendet brenda 10 metrave (32 këmbëve).
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth.
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
1 Zgjidhni Emri i telefonit tim dhe futni një emër për pajisjen tuaj. 2 Zgjidhni Bluetooth > Aktiv. 3 Për ta lidhur pajisjen tuaj me një pajisje ndihmëse audio, zgjidhni Lidhu te pajisjet
shtesë audio dhe pajisjen me të cilën doni të lidheni.
4 Për ta parëzuar pajisjen tuaj me cilëndo pajisje Bluetooth brenda rrezes, zgjidhni
Pajisje të çiftuara > Shto paj. të re.
Shkoni te një pajisje e gjetur dhe zgjidhni Shto. Futni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në pajisjen tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, çaktivizoni funksionin Bluetooth ose cilësojeni
Dukshmëria e telefonit timI fshehur. Pranoni komunikim me Bluetooth vetëm
nga ata të cilëve u besoni.
Lidhja e kompjuterit tuaj personal me internetin
Ju mund të përdorni teknologjinë Bluetooth, për të lidhur me internetin kompjuterin tuaj të përputhshëm pa softuerin PC Suite. Pajisja juaj duhet të jetë në gjendje të lidhet
tregon se lidhshmëria me Bluetooth është aktive.
24 Cilësimet
me internetin (shërbim i rrjetit) dhe kompjuteri juaj duhet të mbështesë teknologjinë Bluetooth. Pasi të jetë lidhur me shërbimin e pikës së hyrjes në rrjet (NAP) të pajisjes dhe të jetë parëzuar me kompjuterin tuaj, pajisja juaj hap automatikisht një lidhje të paketës së të dhënave me internetin.
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2,1 + EDR duke mbështetur profilet në vijim: hyrja e përgjithshme, pa duar, kufja, përcjellja e objekteve, transferimi i skedarëve, rrjeti dial-up, porta e serisë, hyrja në SIM dhe shkëmbimi i përgjithshëm i objekteve. Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.

Të dhënat e paketës

Shërbimi radio i paketës së përgjithshme (GPRS) është një shërbim rrjeti, që i lejon telefonave celularë të dërgojnë dhe të marrin të dhëna, me anë të një rrjeti të bazuar në protokollin e internetit (IP).
Për ta përcaktuar sesi ta përdorni këtë shërbim, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Lidhjet > Të dhëna paketë > Lidhja e të dhënave paketë dhe nga opsionet e
mëposhtme: Kur nevojitet — për të kryer lidhjen e të dhënave të paketës kur i nevojitet një aplikim.
Lidhja mbyllet kur aplikimi përfundon. Gjithm. në linjë — për t'u lidhur automatikisht me një rrjet të dhënash të paketës kur
ju ndizni telefonin

Thirrja dhe telefoni

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Thirrje.
Devijimi i thirrjeve të ardhura
Zgjidhni Dev. thirr. (shërbim i rrjetit). Për detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Rithirrja automatike 10 herë pas një përpjekjeje të pasuksesshme
Zgjidhni Rithirrje auto e nr. > Aktiv.
Marrja e një njoftimi për thirrjet e ardhura ndërsa jeni duke thirrur
Zgjidhni Pritja e thirrjes > Aktivizo (shërbim i rrjetit).
Cilësimet 25
Shfaqja ose fshehja e numrit tuaj te personi që po thërrisni
Zgjidhni Dërgo ID e thirrësit (shërbim i rrjetit). Për detaje, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefoni.
Cilësimi i gjuhës së shfaqur
Zgjidhni Cilësimet e gjuhës > Gjuha e telefonit.

Pajisjet shtesë

Kjo meny disponohet vetëm nëse pajisja është ose ka qenë e lidhur me një pajisje ndihmëse të përputhshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Pajisjet shtesë. Zgjidhni një pajisje ndihmëse dhe një opsion, në varësi të pajisjes ndihmëse.

Konfigurimi

Ju mund ta konfiguroni pajisjen tuaj me cilësime që kërkohen për shërbime të caktuara. Ofruesi juaj i shërbimit mund t'jua dërgojë gjithashtu këto cilësime.
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Konfigurimi.
Zgjidhni nga të mëposhtmet: Cilës. parac. konf. — Shikoni ofruesit e shërbimeve të ruajtur në pajisje dhe cilësoni
një ofrues të paracaktuar shërbimi. E parac. te aplik. — Aktivizoni cilësimet e paracaktuara të konfigurimit për aplikimet
e mbështetura.
Pika e hyrjes e preferuar — Shikoni pikat e ruajtura të hyrjes. Cilës. konfig. pers. — Shtoni llogari të reja personale për shërbime të ndryshme dhe
i aktivizoni ose i fshini ato. Për të shtuar një llogari të re personale, zgjidhni Shto re ose
Opst. > Shto të re. Zgjidhni llojin e shërbimit dhe futni informacionin e nevojshëm. Për
të aktiizuar një llogari personale, shkoni te llogaria dhe zgjidhni Opst. > Aktivizo.

Rikthimi i cilësimeve të fabrikës

Për ta rikthyer telefonin në gjendjen e fabrikës, zgjidhni Meny > Cilësimet > Rikthe
cil. e fabrikës dhe nga më poshtë:
Rikthe vet. cilës. — Rivendos të gjitha cilësimet e preferencës pa fshirë asnjë të dhënë
personale. Rikthe të gjitha — Rivendos të gjitha cilësimet e preferencës dhe fshin të gjitha të
dhënat personale, si p.sh. kontaktet, mesazhet, skedarët e medias dhe çelësat e aktivizimit.
26 Aplikimet

Aplikimet

Ora me zile

Mund të cilësoni një alarm të bjerë në një kohë të dëshiruar.
Cilësimi i alarmit
1 Zgjidhni Meny > Aplikimet > Alarmi. 2 Për të aktivizuar alarmin, lëvizni majtas ose djathtas. 3 Futni orën e ziles. 4 Për të përsëritur një alarm në ditët e zgjedhura të javës, zgjidhni Opst. > Ditët e
përsëritjes dhe ditët.
5 Për të zgjedhur tonin e alarmit, zgjidhni Opst. > Toni i alarmit. Nëse zgjidhni
radion si tonin e alarmit, lidhni kufjet me pajisjen.
6 Për të vendosur kohëzgjatjen e periudhës së ndërprerjes së fjetjes, zgjidhni
Opst. > Koha e shtyrjes.
7 Zgjidhni Ruaj.
Ndalimi i alarmit
Zgjidhni Ndalo. Nëse e lini alarmin të bjerë për një minutë ose zgjidhni Shtyje, alarmi ndalon për periudhën e shtyrjes dhe më pas rifillon.

Galeria

Te Galeria mund të menaxhoni fotografi, videoklipe dhe skedarë me muzikë.
Shikimi i përmbajtjeve të Galerisë
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria.

Shtesat

Pajisja juaj mund të përfshijë disa lojëra dhe aplikime Java™ të projektuara veçanërisht për pajisjen tuaj.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Shtesat.
Hapja e një loje ose aplikimi
Zgjidhni Lojërat, Koleksioni ose kartën e kujtesës, dhe një lojë ose aplikim.
Shikimi i sasisë së kujtesës, e disponueshme për instalimet e lojërave dhe aplikimeve
Zgjidhni Opst. > Statusi i kujtesës.
Menyja e operatorit 27
Shkarkimi i një loje ose aplikimi
Zgjidhni Opst. > Shkarkimet > Shkarkime lojrash ose Shkark. aplikimesh.
Pajisja juaj mbështet aplikimet Java J2ME™. Sigurohuni që aplikimi përputhet me pajisjen tuaj, para se ta shkarkoni atë.
I rëndësishëm: instaloni dhe përdorni vetëm aplikimet dhe pograme të tjerë
kompjuterikë nga burime që i besoni. Aplikimet nga burime jo të besuara mund të përfshijnë programe kompjuterikë keqdashës që mund të hyjnë në të dhënat e ruajtura në pajisjen tuaj, të shkaktojnë dëme financiare ose të dëmtojnë pajisjen tuaj.
Aplikimet e shkarkuara mund të ruhen te Galeria në vend që të ruhen te Aplikimet.

Regjistruesi i zërit

Zgjidhni Meny > Aplikimet > Regjistruesi.
Nisja e regjistrimit
Zgjidhni ikonën e regjistrimit.
Dëgjimi i regjistrimit të fundit
Zgjidhni Opst. > Luaj regj. e fundit.
Dërgimi i regjistrimit të fundit me një mesazh multimedia
Zgjidhni Opst. > Dërgo regj. fundit.

Lista e detyrave

Zgjidhni Meny > Aplikimet > Lista e detyrave.
Lista e detyrave shfaqet dhe renditet sipas përparësisë. Për të menaxhuar listën e detyrave, zgjidhni Opst. dhe opsionin e duhur.

Menyja e operatorit

Hyni në një portal te shërbimet e siguruara nga operatori i rrjetit tuaj. Për më shumë informacion, kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj. Operatori mund ta përditësojë këtë meny me një mesazh shërbimi.
28 Shërbimet SIM

Shërbimet SIM

Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime shtesë. Ju mund të hyni në këtë meny vetëm nëse ajo mbështetet nga karta juaj SIM. Emri dhe përmbajtja e menysë varen nga shërbimet e disponueshme.

Këshilla për mbrojtjen e mjedisit

Kurseni energji

Nuk do të keni nevojë ta ngarkoni baterinë tuaj dhe aq shpesh nëse veproni si më poshtë (nëse është e disponueshme për pajisjen tuaj):
Mbyllini aplikimet dhe lidhjet e të të dhënave, për shembull, lidhjen e Bluetooth, kur nuk është në përdorim.
Zvogëloni ndriçimin e ekranit.
Vendoseni pajisjen që të hyjë në regjimin e ruajtjes së energjisë pas periudhës
minimale të mosaktivitetit, nëse disponohet në pajisjen tuaj.
Çaktivizoni tingujt e panevojshëm, si tingujt e tastierës.

Ricikloni

Të gjitha materialet e kësaj pajisjeje mund të rikthehen si materiale dhe energji. Për informacion sesi të ricikloni produktet tuaja të vjetra Nokia, shkoni te www.nokia.com/ werecycle ose duke përdorur një pajisje celulare, nokia.mobi/werecycle.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq në produktin tuaj, baterinë, materialet ose paketimin ju kujtojnë që të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe akumulatorët duhet të dërgohen në pika të veçanta grumbullimi në fund të kohëzgjatjes së përdorimit të tyre. Kjo kërkesë zbatohet në Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte si mbeturina urbane të pandara. Për më shumë informacion mbi atributet mjedisore të pajisjes suaj shihni www.nokia.com/ecodeclaration.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 29

Informacioni për produktin dhe sigurinë

Informacion i përgjithshëm Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e miratuar për përdorim në rrjetet EG SM 900 dhe 1800 MHz . Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar faqeshenjues dhe nyje për faqet e internetit të palëve të treta; dhe mund t'ju lejojë të hyni në faqet e internetit të palëve të treta. Ato nuk kanë lidhje me Nokia-n dhe Nokia nuk i miraton ose nuk mban përgjegjësi për to. Nëse hyni në faqe të tilla interneti, merrni masa për sigurinë ose përmbajtjen.
Paralajmërim:
Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi dhe përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të transferohen.
Bëni kopje rezervë ose mbajeni shënim me shkrim të gjithë informacionin e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
Imazhet në këtë udhëzues mund të jenë të ndryshme nga ekrani i pajisjes suaj.
Për informacion tjetër të rëndësishëm rreth pajisjes suaj, shikoni udhëzuesin e përdoruesit.

Shërbimet e rrjetit

Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një ofrues shërbimi celular. Disa funksione nuk disponohen në të gjitha rrjetet; funksione të tjera mund të kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit për përdorimin e tyre. Shërbimet e rrjetit përfshijnë transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin tuaj të shërbimit për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në vendlindjen tuaj ose kur bëni roaming në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju shpjegojë se çfarë tarifash do të a plikojë . Disa rrj ete mund të kenë ku fizime, të cilat n dikojnë në mënyrën e përdorimit nga ju të disa funksioneve të kësaj pajisjeje duke kërkuar mbështetje nga rrjeti siç është mbështetja për teknologjitë specifike si protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL) që ekzekutohen në protokollet TCP/IP dhe karakteret e varura nga gjuha.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë edhe elemente të përshtatura të tilla si emrat e menyve, renditjen e menyve dhe ikonat.

Kujtesa e përbashkët

Funksionet e mëposhtme të kësaj pajisjeje mund të kenë kujtesë të përbashkët: mesazheria multimedia (MMS). Përdorimi i njërit ose i disave prej këtyre funksioneve, mund të reduktojë kujtesën që disponohet për funksionet që mbeten. Nëse pajisja juaj shfaq një mesazh që kujtesa është plot, fshini një pjesë të informacionit të ruajtur në kujtesën e përbashkët.

Rreth përditësimeve të softuerit të pajisjes

Me përditësimet e softuerit të pajisjes, ju mund të merrni veçori të reja dhe funksione të përmirësuara për pajisjen tuaj. Përditësimi i softuerit mund të përmirësojë edhe funksionimin e pajisjes suaj.
Rekomandohet që të krijoni kopje rezervë të të dhënave tuaja personale para se të përditësoni softuerin e pajisjes suaj.
30 Informacioni për produktin dhe sigurinë
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim softueri, ju nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të bërë thirrje urgjence, derisa të përfundojë instalimi dhe të riniset pajisja. Kini parasysh të bëni kopje rezervë të të dhënave para se të pranoni instalimin e një përditësimi.
Pas përditësimit, këshillat në udhëzuesin e përdorimit mund të mos jenë më të përditësuara.

Pajisjet ndihmëse

Paralajmërim:
Përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të miratuara nga Nokia për përdorim me këtë model të veçantë. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të bëjë të pavlefshëm çdo miratim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm. Në veçanti, përdorimi i baterive ose i ngarkuesve të pamiratuar mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi, rrjedhjeje ose rreziqe të tjera.
Për disponimin e pajisjeve ndihmëse të miratuara, luteni të pyesni shitësin tuaj. Kur shkëputni kordonin elektrik të pajisjeve ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Bateria Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ushqehet nga një bateri që ringarkohet. Bateria e parashikuar për përdorim me këtë pajisje është BL-5CB. Nokia mund të vërë në dispozicion modele të tjera baterie për këtë pajisje. Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit mund të ndryshojë në varësi të llojit të prizës. Varianti i prizës identifikohet nga një nga të mëposhtmit: E, X, AR, U, A, C, K, ose B.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit. Kur kohët e pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm bateri të miratuara nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë pajisje dhe të aprovuar nga Nokia.
Nëse një bateri është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të fillojë ngarkimin. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Ngarkimi i përshtatshëm. Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja, kur nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri plotësisht të ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Shmangni temperaturat e skajshme. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë nën zero.
Mos krijoni qark të shkurtër. Një qark i shk urtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është një monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje direkte të dy terminalëve të baterisë domethënë atij pozitiv (+) dhe atij negativ (-). (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Asgjësimi. Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur luteni ti riqarkulloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 31
Rrjedhja. Mos i zbërtheni, pritni, ha pni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat ce lularë ose bateritë. Në rast se bateria rrjedh, pengojeni lëngun e baterisë të bjerë në kontakt me lëkurën ose sytë. Nëse ndodh një kontakt i tillë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Dëmtimi. Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, ripr odhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdorimi i saktë. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Përdorimi i gabuar i baterisë mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera. Nëse pajisja ose bateria përplaset sidomos në një sipërfaqe të fortë dhe mendoni se është dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar, para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë ngarkues dhe bateri të dëmtuara. Mbajeni baterinë tuaj në një vend ku nuk mund ta prekin fëmijët e vegjël.
32 Informacioni për produktin dhe sigurinë

Kujdesuni për pajisjen tuaj

Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.
Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqni baterinë dhe lëreni pajisjen të thahet.
Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura ose me pluhur. Pjesët e lëvizshme dhe komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes, të dëmtojnë baterinë si dhe të shtrembërojnë ose shkrijnë pjesët plastike.
Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të krijohet lagështi që dëmton qarqet elektronike.
Mos u përpiqni të hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdoruesit.
Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.
Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme dhe
mekanizmat.
Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.
Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë herë pas here për një funksionim optimal.
Mos e vendosni pajisjen tuaj pranë magneteve ose fushave magnetike.
Për të mbajtur të sigurta të dhënat tuaja të rëndësishme, vendoseni në të paktën dy vende të veçanta, si pajisjen, kartën
e kujtesës ose kompjuterin, ose shkruani informacione të rëndësishme.

Riciklimi

Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimit në pika grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e materialeve. Kontrolloni për informacionin mjedisor për produktin dhe për mënyrën e riciklimit të produkteve tuaja Nokia në www.nokia.com/werecycle, ose me një pajisje celulare, nokia.mobi/werecycle.

Informacioni shtesë mbi sigurinë

Sipërfaqja e kësaj pajisjeje nuk përmban nikel.

Fëmijët e vegjël

Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla. Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.

Ambienti i përdorimit

Kjo pajisje i përmbush orientimet për eks pozimin ndaj RF-së në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të paktën 1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin, nuk duhet të përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet mund të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose mjete që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.

Pajisjet mjekësore

Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore, për të përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë për t’u mbrojtur nga energjia e jashtme e RF-së. Fikeni telefonin kur rregullat e afishuar ju udhëzojnë që të veproni kështu. Spitalet ose qendrat shëndetësore, mund të përdorin pajisje të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme të RF-së.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 33
Pajisjet mjekësore të transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë një largësi minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje celulare dhe një pajisjeje mjekësore të implantuar, siç është një stimulues kardiak ose defibrilator kardioverter i implantuar, në mënyrë që të shmanget ndërhyrja e mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet:
Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga pajisja mjekësore.
Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
Mbylleni pajisjen celulare, nëse keni ndonjë arsye të dyshoni se po shkaktohet ndërhyrje.
Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të pajisjes mjekësore të implantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar, këshillohuni me mjekun tuaj.
Aparatet e dëgjimit
Disa pajisje dixhitale celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.

Automjetet

Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë: sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi elektronik i kontrollit të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj ose të aparaturave të tij.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.
Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.

Ambientet e mundshme shpërthyese

Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e afishuara. Shkëndijat në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose vdekjen. Fikeni pajisjen në pikat e rimbushjes me karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet në depot, magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.

Thirrjet e urgjencës

I rëndësishëm: Kjo pajisje funksionon duke përdorur radiosinjale, rrjete celulare, rrjete me kabllo në ntokësore, dhe
funksione të programuara për përdoruesit. Nëse pajisja juaj mbështet thirrjet me zë nëpërmjet internetit (t hirrjet në internet), aktivizoni dhe thirrjet në internet dhe telefonin celular. Pajisja mu nd të përp iqet të kr yejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrjeteve celulare, ashtu dhe nëpërmjet ofruesit tuaj të thirrjes në internet, nëse janë të aktivizuar. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
34 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
1 Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Në varësi të pajisjes suaj,
mund të duhet të zbatoni hapat e mëposhtëm:
Futni kartën SIM nëse e përdor pajisja juaj.
Hiqni disa kufizime të thirrjes që keni aktivizuar në pajisjen tuaj.
Ndërrojeni profilin tuaj nga profili jashtë linje ose ai i fluturimit, në një profil aktiv.
2 Shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e nevojshme, për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për të përgatitur
pajisjen për thirrjet.
3 Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat e urgjencës ndryshojnë sipas lokalitetit. 4 Shtypni butonin e thirrjes.
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur. Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta përfunduar.
Informacioni për vërtetimin (SAR) Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 0.68 W/kg ( RM-607) ose rrjetet
1.27 W/kg (RM-643) .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR­in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.

E drejta e autorit dhe njoftime të tjera

DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RM-607 / RM-643 është në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
© 2010 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Korporatës Nokia. Nokia tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive që janë përmendur këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera 35
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia rezervon të drejtën që të bëjë ndryshi me dhe përmirësime në çdo produkt që përshkruhet në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është licencuar nën MPEG-4 Visual Patent Portfolio License (i) për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje me informacionin i cili është koduar në përputhje me MPEG-4 Visual Standard, nga një përdorues që merret me një aktivitet personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të ofruar nga një furnizues i licensuar videosh. Asnjë licencë nuk është dhënë ose nuk do të nënkuptohet për ndonjë përdorim tjetër. Informacion shtesë, duke përfshirë dhe atë në lidhje me përdorimet e brendëshme, tregtare dhe për reklamë, mund të merrni nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË, RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK. Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të ndryshojë sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj, mund të jenë krijuar dhe mund të jenë pronë e personave ose subjekteve që nuk kanë lidhje ose nuk janë filiale të Nokia-s. Nokia nuk është pronare e të drejtave të autorit apo e të drejtave të pronësisë intelektuale të aplikimeve të palëve të treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për mbrojtjen e konsumatorit, për funksionalitetin e aplikimeve ose për informacionin në aplikime apo këto materiale. Nokia nuk jep asnjë garanci për aplikimet e palëve të treta.
DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU NJOFTOHENI QË APLIKIMET OFROHEN PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI. PËR MË TEPËR NJOFTOHENI SE, SI NOKIA ASHTU DHE FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË PREMTIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR JO DUKE U KUFIZUAR TE GARANCITË E TITULLIT, TREGTUESHMËRISË OSE VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË APLIKIMET NUK DO TË SHKELIN ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E M ARKËS TREGTARE OSE TË DREJTA TË TJERA.
/Botimi 1.2 SQ
36 Treguesi

Treguesi

A
antenat 7
B
bateria 5 ngarkimi 6 bllokimi i tasteve 10 bllokimi i tastierës 10 Bluetooth 23
C
cilësimet 21 cilësimet e ekranit 22 cilësimet e fabrikës 25 cilësimet e mesazheve 16 cilësimet e thirrjeve cilësimet e telefonit 24 cilësimet, shfaq 22
D
data dhe ora 22
F
fjalëkalimet 10 futja e parashikuar e tekstit 13 futja tradicionale e tekstit 12
G
Galeria 26
I
imazhet 18 Informacion i mbështetjes i Nokia 5 interneti 21
K
kamera 17 karta e kujtesës 8
karta SIM 5, 11 kartëvizitat 17 kodet e hyrjes 10 kodi i sigurisë 10 kodi PIN 10 konfigurimi 25 kontaktet 17 krijimi i kopjeve rezervë të të dhënave 23 kufja 7
L
lidhja e kabllos 9 Lidhja USB 9 lojërat 26 Luajtësi i muzikës 18
M
mbështetja 5 menyja e operatorit 27 menytë 13 mesazhet 15 mesazhet audio 15 mesazhet e shpejta 15 mesazhet me tekst 14 mesazhet zanore 16 modalitetet e tekstit 12 modaliteti i fotografisë 17 modaliteti i numrit 12 modaliteti i videos 17
N
ndezja dhe fikja e pajisjes 6 numri i qendrës së mesazheve 14
P
pajisjet shtesë 25 përditësimet softueri i pajisjes 29 përditësimet e softuerit 29 profilet 21
profili jashtë linje 11
R
radio 19 regjistri i thirrjeve 20 regjistruesi i zërit 27
Rr
rripi i dorës 9
S
sinkronizimi 23
Sh
shënimet e detyrave 27 Shërbimi Nokia Messaging 16 shfletuesi 21 shkrimi i tekstit 12 shkurtoret 22 shtesat 26
T
tastet dhe pjesët përbërëse 6 tonet 22
Th
thirrja e shpejtë 12 thirrjet 11
Treguesi 37
U
uebi 21
V
videot 18
Z
zilja e orës 26
Loading...