Me këtë, KORPORATA E NOKIAS, deklaron se ky produkt RH-93 është
në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat tjera të
përshtatshme të Direktivës 1999/5/EC.
Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund të gjeni në
http://www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
0434
Koshi i rrethuar -dhe i kryqëzuar do të thotë që brenda
kufinjve të Bashkimit Evropian,në fund të jetës së tij
produkti duhet të dërgohet te pika e e veçantë e
grumbullimit. Kjo zbatohet për pajisjen tuaj, por gjithashtu
për çdo paisje ndihmëse që mban këtë simbol. Mos i hidhni
këto produkte si mbeturina të përziera në kazanet e
bashkisë.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese
ose e të gjitha përmbajtjeve në këtë dokument në çfarëdolloj forme,
pa lejen paraprake me shkrim të Nokias.
Nokia, Nokia Connecting People, X dhe Y janë markat ose markat e
regjistruara të korporatës së Nokias. Emrat e tjerë të produkteve dhe
të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve
të tyre përkatës.
Melodia e Nokias është tingull zanor i shoqërisë tregtare Nokia.
Nokia përdor një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të
drejtën t'i bëjë ndryshime dhe përmirësime çdo produkti nga ata të
përshkruar në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Nokia nuk do të jetë përgjegjëse në asnjë rast për çdolloj humbjeje të
të dhënave ose të të ardhurave ose të çdolloj dëmtimi të tërthortë,
të veçantë, të rastësishëm ose shkakësor, sido që të jetë shkaktuar.
Përmbajta e këtij dokumenti jepet "pa ndryshime". Me përjashtim të
rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë lloj garancie,
e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa kufizuar,
garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë dhe të volisë për një
qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose
përmbajtjet e këtij dokumenti. Nokia rezervon të drejtën ta rishikojë
këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve të veçanta mund të ndryshojë sipas
rajoneve. Jeni të lutur të kontaktoni shitësin më të afërt të Nokia-s.
Kjo pajisje mund të përmbajë produkte, teknologji, ose programe
kompjuterike që u nënshtrohen ligjeve dhe rregulloreve të eksportit
nga Sh.B.A. dhe vendet e tjera. Ndryshime në kundërshtim me ligjin
janë të ndaluara.
9247879 / botimi 2 SQ
Përmbajtja
Përmbajtja
Për sigurinë tuaj............................................................ 7
Informacion i përgjithshëm........................................ 13
Kodet e përdorimit.................................................................................. 13
Kujtesa e përbashkët.............................................................................. 14
Kujdesi dhe mirëmbajtja ............................................ 51
Informacion shtesë mbi sigurinë ............................... 54
6
Për sigurinë tuaj
Për sigurinë tuaj
Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund
të jetë e rrezikshme ose ilegale. Për informacion të
mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.
HAPENI ME KUJDES
Mos e hapni telefonin kur përdorimi i telefonit
celular është i ndaluar ose kur ai mund të
shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke
ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të
lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së
automjetit rëndësi parësore duhet të ketë
siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjithë telefonat celularë mund të jenë të
ndjeshëm ndaj ndërhyrjes e cila mund të
ndikojë në funksionimin e tyre.
7
Për sigurinë tuaj
MBYLLENI NË SPITALE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni
telefonin kur jeni pranë aparaturave mjekësore.
MBYLLENI NË AEROPLAN
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet
celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në
aeroplan.
MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR
AUTOMJETIN ME KARBURANT
Mos e përdorni telefonin në një pikë karburanti.
Mos e përdorni afër zjarrit ose lëndëve kimike.
MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e
përdorni telefonin gjatë një shpërthimi.
PËRDORENI ME ARSYE
Përdoreni vetëm në pozicion normal ashtu si
shpjegohet në dokumentacionin e produktit.
Mos e prekni pa arsye antenën.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë
vetëm një personel i kualifikuar.
8
Për sigurinë tuaj
PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË
Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të
aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk
përputhen.
REZISTENCA-NDAJ UJIT
Telefoni juaj nuk i reziston-ujit. Mbajeni të thatë.
KOPJET-REZERVË
Kini parasysh që të bëni kopje-rezervë ose të
mbani një shënim me shkrim për të gjithë
informacionin e rëndësishëm të ruajtur në
telefonin tuaj.
LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni
udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për
udhëzime të detajuara në lidhje me sigurinë.
Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
9
Për sigurinë tuaj
THIRRJET E URGJENCËS
Sigurohuni që telefoni është i hapur dhe në
shërbim. Shtypni butonin e mbylljes aq herë sa të
jetë e nevojshme për të pastruar ekranin dhe për
t’u kthyer në ekranin fillestar. Fusni numrin e
urgjencës dhe më pas shtypni butonin e
telefonatës. Jepni vendndodhjen tuaj. Mos e
përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta
përfunduar.
■ Rreth pajisjes tuaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është
aprovuar për përdorim në rrjetet EGSM 900 dhe GSM 1800.
Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me
furnizuesin tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni mundësitë e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha
ligjet dhe respektoni të drejtat private dhe legjitime të të
tjerëve.
10
Për sigurinë tuaj
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj
mundësie të kësaj pajisjeje, përveç orës me zile,
pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen
kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të
shkaktojë intereferencë ose rrezik.
■ Shërbimet e rrjetit
Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një
furnizues i shërbimit celular. Funksionimi i shumë prej
mundësive të kësaj pajisjeje, varet nga mundësitë e rrjetit
celular. Këto shërbime të rrjetit mund të mos disponohen në
të gjitha rrjetet ose juve do t’ju duhet të bëni marrëveshje
specifike me furnizuesin tuaj të shërbimit përpara se të
shfrytëzoni shërbimet e rrjetit. Furnizuesit tuaj të shërbimit
mund t’i duhet t’ju japë udhëzime shtesë për përdorimin e
tyre dhe t’ju shpjegojë çmimet që do të përdorë. Disa rrjete
mund të kenë kufizime gjë e cila ndikon në mënyrën sesi
mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa
rrjete mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet dhe
shkronjat që varen nga gjuhët.
Furnizuesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në
pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos
11
Për sigurinë tuaj
aktivizojë disa mundësi të caktuara. Në këtë rast, ato nuk do
të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të
ketë qenë e konfiguruar posaçërisht. Ky konfigurim mund të
përfshijë ndryshime në emrat e menysë, në renditjen e
menysë dhe të ikonave. Për informacion të mëtejshëm,
kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
■ Ngarkuesit dhe pajisjet ndihmëse
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin
përpara se të hiqni baterinë.
Kontrolloni numrin e modelit të cilido mbushësi para se ta
përdorni me këtë pajisje. Kjo pajisje është bërë për përdorim
kur të furnizohet me rrymë nga një mbushës AC-2, ACP-7
ose ACP-12.
Paralajmërim: Përdorni me këtë model të
veçantë vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje
ndihmëse të aprovuara nga Nokia. Përdorimi
i çdo lloji tjetër mund të zhvlerësojë çdo aprovim
ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara,
luteni të kontaktoni me shitësin tuaj.
12
Informacion i përgjithshëm
Informacion i përgjithshëm
■ Kodet e përdorimit
• Kodi i sigurimit, i furnizuar me telefonin, ndihmon
mbrojtjen e telefonit tuaj nga përdorimi i paautorizuar.
Kodi i paracaktuar është 12345.
• Kodi PIN, i furnizuar me kartën SIM, ndihmon mbrojtjen
e kartës nga përdorimi i paautorizuar.
• Kodi PIN2, i furnizuar me disa karta SIM, është
i nevojshëm për të përdorur disa shërbime.
• Kodet PUK dhe PUK2 mund të furnizohen me kartën
SIM. Në qoftë se fusni gabimisht tre herë rresht kodin
PIN ose PIN2, do t’ju kërkohet kodi PUK ose PUK2.
Në qoftë se nuk i keni ato, kontaktoni ofruesin tuaj
lokal të shërbimit.
Për të vendosur si telefoni juaj përdor kodet e përdorimit
dhe cilësimet e sigurimit, zgjidhni Menyja > Cilësimet >
Cilësimet e sigurimit.
13
Informacion i përgjithshëm
■ Kujtesa e përbashkët
Mundësitë e mëposhtme të kësaj pajisjeje mund të kenë
kujtesë të përbashkët: Mesazhet, Kontaktet dhe Kompozimi.
Përdorimi i njërës ose i disave prej këtyre mundësive mund
të reduktojë kujtesën që disponohet për kujtesën e
përbashkët të mundësive që mbeten. Për shembull, ruajtja
e shumë mesazheve me tekst mund të përdorë të gjithë
kujtesën e disponueshme. Pajisja juaj mund të shfaqë një
mesazh që kujtesa është plot, kur ju përpiqeni të përdorni
një mundësi të kujtesës së përbashkët. Në këtë rast, përpara
se të vazhdoni, fshini disa nga informacionet ose shënimet
e ruajtura në mundësitë e kujtesës së përbashkët. Disa prej
mundësive, të tilla si Kontaktet mund të kenë një sasi
kujtese të përcaktuar posaçërisht për to, përveç kujtesës së
përbashkët me tiparet e tjera.
14
1.Fillimi
■ Çelësat dhe pjesët
Kur telefoni është i gatshëm
për përdorim dhe asnjë
shkronjë nuk është futur,
telefoni është në gjendjen e
pritjes.
• Intensiteti i rrjetit (1)
• Niveli i ngarkimit të
baterisë (2)
• Funksionet e butonit të
zgjedhjes (3)
• Butonat e zgjedhjes (4)
• Butonat e lëvizjes (5)
• Butoni i telefonatës (6)
• Butoni i mbylljes dhe butoni i ndezjes (7)
•Tastiera(8)
Fillimi
15
Fillimi
■ Vendosja e kartës SIM dhe baterisë
Mbajini të gjitha kartat SIM në vende ku nuk mund t’i prekin
fëmijët e vegjël.
Për disponueshmërinë dhe informacion rreth përdorimit të
shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e kartës
suaj SIM. Ai mund të jetë f urnizuesi i shërbimit, operatori
i rrjetit, ose ndonjë shitës tjetër.
Ky telefon duhet të përdoret me bateri BL-5CA.
1. Shtypni butonin e hapjes së kapakut të pasëm (1), hapni
kapakun e pasëm dhe hiqeni atë (2, 3). Ngrini baterinë
nga mjeti kapës dhe hiqeni atë (4).
2. Ngrini me kujdes mbajtësin e kartës SIM nga mjeti kapës
i telefonit (5). Fusni kartën SIM duke u siguruar që skaji i
pjerrtë të jetë në anën e djathtë të sipërme kurse
16
kontakti i artë të jetë i kthyer me drejtim poshtë (6).
Mbylleni mbajtësin e kartës SIM (7), dhe shtypeni atë
për t'a kyçur në vendin e tij. Futni baterinë (8, 9).
■ Ngarkojeni baterinë
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë të
korrentit alternativ në mur.
2. Lidheni ngarkuesin me një telefon.
Shenja e baterisë fillon të lëvizë.
Nëse Nuk ngarkon shfaqet, prisni për njëfarë kohe,
shkëputeni ngarkuesin, lidheni përsëri dhe provojeni
prapë. Nëse përsëri karikimi nuk fillon, kontaktoni
shitësin tuaj.
Fillimi
17
Fillimi
3. Kur bateria është plotësisht e mbushur, shiriti ndërpren
së mbushuri. Shkëputeni mbushësin nga telefoni dhe
nga priza e murit.
■ Ndezja dhe fikja
Shtypeni dhe mbajeni të shtypur butonin e mbylljes për disa
sekonda.
Përdoreni telefonin vetëm në
pozicionin e tij normal të
funksionimit.
Pajisja juaj ka një antenë të
brendshme.
18
Fillimi
Shënim: Ashtu si dhe me çdo pajisje tjetër
radiotransmetuese, mos e prekni antenën pa qenë
nevoja, kur pajisja është e hapur. Kontakti me
antenën ndikon në cilësinë e thirrjes dhe mund të
bëjë që pajisja të funksionojë me një fuqi me nivel
më të lartë sesa ai i nevojshëm. Gjatë përdorimit
të pajisjes, shmangia e kontaktit me hapësirën e
antenës bën që funksionimi i antenës si dhe
jetëgjatësia e baterisë të jenë optimale.
Shënim: Shmangni
prekjen e këtij lidhësi pasi
ai është mjaft i ndjeshëm
ndaj shkarkimeve
elektrostatike.
■ Modaliteti i demonstrimit
Mund të shihni sesi të përdorni disa mundësi të telefonit
tuaj. Në qoftë se karta SIM nuk është instaluar, zgjidhni
Demo > Themelorë, Më tepër ose Lojrat.
19
Fillimi
Në qoftë se karta SIM është instaluar, zgjidhni Menyja >
Shtesat >, Demonstrimi > ose Më tepër.
■ Kalimi shkurt në gjendjen e pritjes
Lëvizja për përdorimin e Regjist. thirrje..
Lëvizja poshtë për të shkuar tek emrat dhe numrat e ruajtur
në Kontaktet.
Lëvizja majtas për të shkruar një mesazh.
Lëvizja djathtas për të parë modalitetin e demonstrimit.
Shtypni dhe mbajeni të shtypur * për të aktivizuar orën
folëse.
Shtypni butonin e telefonatës njëherë për të hyrë në listën
e numrave që keni telefonuar. Lëvizni tek emri që dëshironi
dhe për t'i telefonuar këtij numri shtypni butonin e
telefonatës.
20
Fillimi
■ Kyçja e tastierës
Për të bllokuar tastierën për të penguar
shtypjen e rastësishme të butonave,
zgjidhni Menyja, dhe shtypni * shpejt; për
të zhbllokuar, zgjidhni Shkyç, dhe shtypn *
shpejt.
Kur bllokimi i tastierës është aktiv, mund të jetë akoma e
mundur thirrja e numrave zyrtarë të urgjencës që janë
programuar në pajisjen tuaj.
Vendosni numrin e emergjencës dhe shtypni butonin e
telefonatës. Numri i emergjencës që keni vendosur mund të
mos shfaqet në ekran.
21
Funksionet e telefonatës
2.Funksionet e telefonatës
■ Për të bërë dhe për t'iu përgjigjur një
telefonate
Për të bërë një telefonatë, veproni si më poshtë:
1. Fusni numrin e telefonit duke përfshirë edhe kodin e
zonës nëse është e nevojshme. Kodi i shtetit duhet të
përfshihet nëse është e nevojshme.
2. Shtypni butonin e telefonatës për t'i telefonuar këtij
numri. Lëvizni në të djathtë për të rritur ose në të majtë
për të zvogëluar volumin e kufjes gjatë telefonatës.
Për t'iu përgjigjur një telefonate, shtypni butonin e
telefonatës. Për të refuzuar telefonatën pa u përgjigjur,
shtypni butonin e mbylljes.
22
Funksionet e telefonatës
■ Altoparlanti
Nëse është i disponueshëm, mund të zgjidhni Altopar. ose
Telefo. të përdorni altoparlantin ose kufjen e telefonit gjatë
një telefonate.
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër veshit
kur jeni duke përdorur altoparlantin sepse zëri
mund të jetë tepër i lartë.
23
Shkrimi i tekstit
3.Shkrimi i tekstit
Ju mund të fusni tekst në dy mënyra të ndryshme: futja
tradicionale e tekstit e shënuar me ose futja e tekstit
të parashikuar (fjalor i inkorpuruar) i shënuar me.
Për të përdorur futjen tradicionale të tekstit, shtypni
butonin që ka shenjën e shkronjës që dëshironi derisa të
shfaqet kjo shkronjë.
Për të ndezur futjen e tekstit të parashikuar kur shkruani
tekst, zgjidhni Mundës. > Fjalorë he gjuhën e dëshiruar;
për ta mbylluar atë, zgjidhni Mundës. > Pa fjalor.
Për të përdorur futjen e tekstit të parashikuar, veproni si më
poshtë:
1. Për të futur fjalën që dëshironi, shtypni çdo buton
njëherë për një shkronjë të vetme.
2. Nëse fjala e shfaqur është ajo fjalë që ju dëshironi,
shtypni 0 dhe filloni të shkruani fjalën tjetër.
24
Shkrimi i tekstit
Për të ndryshuar fjalën, shtypni * vazhdimisht derisa të
shfaqet fjala që ju dëshironi.
Në qoftë se ? shfaqet pas fjalës, fjala nuk është në fjalor.
Për të shtuar një fjalë në fjalor, zgjidhni Fjalori, fusni
fjalën (duke përdorur futjen tradicionale të tekstit) dhe
zgjidhni OK.
Këshilla për të shkruar tekstin me futjen tradicionale dhe të
parashikuar të tekstit:
• Për të shtuar një hapësirë, shtypni 0.
• Për të ndryshuar shpejt mënyrën e futjes së tekstit kur
shkruani tekst, shtypni # vazhdimisht dhe kontrolloni
treguesin në pjesën e sipërme të ekranit.
• Për të shtuar një numër, shtypni dhe mbani të shtypur
butonin e numrit të dëshiruar.
• Për të marrë një listë të shkronjave të veçanta kur
përdoret futja tradicionale e tekstit, shtypni *; kur
përdoret futja e tekstit të parashikuar, shtypni dhe
mbani të shtypur *.
25
Funksionet e menysë
4.Funksionet e menysë
Në gjendjen e pritjes, zgjidhni Menyja dhe menynë dhe
nën-menynë e dëshiruar. Për t'u larguar nga niveli i
tanishëm i menysë, zgjidhni Dil ose Mbrapa. Shtypni
butonin e mbylljes për t'u kthyer drejtpërdrejt në gjendjen e
pritjes.
Jo të gjitha funksionet e menysë apo elementët e zgjedhjeve
janë të përshkruara këtu.
■ Mesazhet
Cilësimet e mesazheve
Për të ndryshuar cilësimet e mesazhit, zgjidhni Menyja >
Mesazhet > Cilësimet e mesazheve.
Për të ruajtur numrin e telefonit të nevojshëm për dërgimin
e mesazheve me tekst dhe me fotografi, zgjidhni Profili i
dërgimit > Numri i qendrës së mesazheve. Këtë numër e
merrni prej ofruesit tuaj të shërbimit.
26
Funksionet e menysë
Për të vendosur nëse është përdorur kodimi i plotë apo
i reduktuar gjatë dërgimit të mesazheve në tekst,
zgjidhni Mbështetja e shenjave (shërbimi i rrjetit) >
Eplotëose I reduktuar.
Për të parë apo ndryshuar listën e numrave të filtruar,
zgjidhni Nr. e padëshiruar.
Shkrim i mesazhit
Pajisja juaj mbështet dërgimin e mesazheve me tekst,
pa kufizuar numrin e shkronjave për një mesazh të vetëm.
Mesazhet që e kalojnë kufirin do të dërgohen si një seri
e përbërë prej dy ose më shumë mesazhesh. Tarifa e
furnizuesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me
numrin e mesazheve. Shkronjat që përdorin thekse ose
shenja të tjera si dhe shkronjat që vijnë nga gjuhë si ajo
kineze, kërkojnë më shumë hapësirë duke kufizuar kështu
numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një mesazh
të vetëm.
Numri i shkronjave që disponohen dhe numri aktual i
pjesës së një mesazhi me shumë pjesë tregohet në pjesën
e sipërme të djathtë të ekranit, për shembull, 917/1.
27
Funksionet e menysë
1. Zgjidhni Menyja > Mesazhet > Shkrim i mesazhit.
2. Shkruani mesazhin.
3. Për të dërguar mesazhin, zgjidhni Mundës. > Dërgo,
fusni numrin e telefonit të personit marrës, dhe
zgjidhni OK.
Shënim: Kur dërgoni mesazhe, pajisja juaj mund
të shfaqë Mesazhi u dërgua. Ky është një tregues
që mesazhi është dërguar nga pajisja juaj te numri
i qendrës së mesazheve që është programuar në
pajisjen tuaj. Ky nuk është një tregues që mesazhi
është marrë nga destinacioni i synuar. Për detaje
të mëtejshme për shërbimet e mesazhimit, pyesni
furnizuesin tuaj të shërbimit.
Leximi i mesazhit tekst
Kur merrni një mesazh tekst, numri i mesazheve të reja si
dhe një ikonë shfaqen në ekran në gjendjen e pritjes.
Zgjidhni Shfaq për të parë mesazhet menjëherë, ose Dil për
ti parë mesazhet më vonë Menyja > Mesazhet >
Të ardhura.
28
Funksionet e menysë
Skicat dhe Të dërguara
Në menynë Skicat, mund të shihni mesazhet që keni ruajtur
me menynë Ruaj mesazhin. Në menynë Të dërguara, mund
të shihni kopje të mesazheve që keni dërguar.
Mesazhet me figura
Mund të merrni dhe të dërgoni mesazhe që përmbajnë
fotografi (shërbim i rrjetit). Mesazhet me fotografi të marra
ruhen në Të ardhura. Vini re se çdo mesazh me fotografi
përbën disa mesazhe me tekst. Kështu që dërgimi i një
mesazhi me fotografi mund të kushtojë më shumë sesa një
mesazh me tekst.
Shënim: Funksioni i mesazheve me figurë mund të
përdoret vetëm nëse mbështetet nga operatori
juaj i rrjetit ose nga furnizuesi juaj i shërbimit.
Vetëm pajisjet që përputhen të cilat ofrojnë
mundësi të mesazheve me figurë mund të marrin
dhe të shfaqin mesazhe me figurë. Shfaqja e një
mesazhi mund të ndryshojë në varësi të pajisjes
marrëse.
29
Funksionet e menysë
Fshirje e mesazheve
Për të fshirë të gjithë mesazhet e lexuar ose të gjitha
mesazhet në një dosje, zgjidhni Menyja > Mesazhet >
Fshirje e mesazheve > Të gjitha të lex. ose dosjen e
dëshiruar.
■ Kontaktet
Mund të ruani emrat dhe numrat e telefonit në
kujtesën e telefonit dhe në kujtesën e kartës SIM.
Numratori telefonik i brendshëm mund të mbajë
deri në 200 emra.
Kërkoni për një emër dhe numër telefoni
Lëvizni poshtë në gjendjen e pritjes dhe vendosni shkronjat
e para të emrit. Lëvizni për tek emri që dëshironi.
Ju gjithashtu mund të përdorni alternativat e mëposhtme
në menynë Kontaktet:
Shto kontaktin—për të ruajtur emra dhe numrat e telefonit
në numeratorin telefonik
30
Funksionet e menysë
Fshij—për të fshirë emra dhe numrat e telefonit nga
numeratori telefonik veçan apo të gjithë përnjëherësh
Kopjo—për të kopjuar emra dhe numrat e telefonit të gjithë
përnjëherësh ose një nga një nga numeratori telefonik i
brendshëm në numeratorin telefonik të kartës SIM,
ose anasjelltas
Cilësimet për kontaktet
Zgjidhni Menyja > Kontaktet > Cilësimet dhe nga
alternativat e disponueshme:
Kujtesa në përdorim—Për të zgjedhur nëse emrat dhe
numrat e telefonit janë ruajtur në E telefonit ose E kartës
SIM. Kur ndryshoni kartën SIM, E kartës SIM kujtesa
zgjidhet automatikisht.
Shfaqja e kontakteve—Për të zgjedhur si shfaqen emrat dhe
numrat e telefonit. Kur shihni Detajet e një kontakti me
Shfaqja e kontakteve duke filluar me Lista e emrave ose
Vetëm emrin, emri apo numri i telefonit i ruajtur në kujtesën
e kartës SIM tregohet nga dhe emri apo numri
i telefonit i ruajtur në kujtesën e telefonit është
tregohet nga.
31
Funksionet e menysë
Gjendja e kujtesës—Për të kontrolluar sa emra dhe numra të
telefonit tashmë janë ruajtur dhe sa akoma mund të ruhen
në secilin numerator telefonik
■ Regjist. thirrje.
Telefoni regjistron numrat e telefonit të
thirrjeve të humbura, thirrjeve të marra dhe
thirrjeve të bëra; kohëzgjatjen e përafërt të
thirrjeve; dhe numrin e mesazheve të dërguara dhe
të marra.
Telefoni regjistron telefonatat e humbura dhe të marra nëse
është i ndezur, brenda zonës së rrjetit të shërbimit dhe nëse
rrjeti i mbështet këto funksione.
Matësit e telefonatës
për të parë kohëzgjatjen mesatare të telefonatës së fundit,
të gjithë telefonatat e marra, të gjitha telefonatat e
dërguara, ose kohëzgjatjen mesatare të të gjitha
telefonatave, zgjidhni Menyja > Regjist. thirrje. > Zgjatja e
thirrjeve.
32
Funksionet e menysë
Për të rivendosur matësit, zgjidhni Fshirja e matësve,
vendosni kodin e sigurisë dhe zgjidhni OK.
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet
nga furnizuesi juaj i shërbimit mund të ndryshojë
në varësi të mundësive të rrjetit, rrumbullakosjeve
të faturimit, taksave e kështu me radhë.
■ Cilësimet
Në këtë meny, gjithashtu mund të ndryshoni
cilësimet e ndryshme të telefonit. Për të
rivendosur disa nga cilësimet e menysë në vlerat
e tyre të paracaktuara, zgjidhni Rivend. cilës. të
fabrikës
Cilësimet e tingujve
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e tingujve dhe nga
alternativat e disponueshme:
Tingulli i thirrjes—për të vendosur tonet e telefonatave
Lartësia e tingullit të thirrjes—për të vendosur nivelin e
volumit të tingullit të ziles dhe tingullit të lajmërimit të
33
Funksionet e menysë
mesazhit. Nëse keni vendosur Lartësia e tingullit të thirrjes
nivelin 2 ose më sipër, telefoni juaj do të tingëllojë me
volumin e ziles në zbritje nga niveli 1 në nivelin që e keni
përcaktuar kur keni një telefonatë.
Lajmërimi me dridhje—për të vendosur telefonin të vibrojë
kur ju pranoni një thirrje apo një mesazh me tekst
Ting. lajmërim. të mesazhit—për të vendosur tonin të
tingëllojë kur pranoni një mesazh me tekst
Tingujt paralajmërues—për të vendosur telefonin në tonet
tingëlluese, për shembull, kur bateria zbrazet nga fuqia
Cilësimet e shfaqjes
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e shfaqjes.
Për të vendosur që telefoni të shfaq orën digjitale apo
klasike dhe të gjitha ikonat kryesore të ekranit si
ekran-ruajtës, zgjidhni Ora e ruajtësit të fuqisë.
Profilet
Mund të bëni ndryshime në profilet për të përdorur disa
mundësi, p.sh. tonet e ziles dhe ekran-ruajtësin.
34
Funksionet e menysë
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Profilet, profilin që dëshironi
ta ndryshoni, dhe Përshtat.
Cilësimet e orës
Për të fshehur apo shfaqur orën, për të vendosur kohën apo
për të ndryshuar formën e kohës, zgjidhni Menyja >
Cilësimet > Cilësimet e orës > Ora.
Në qoftë se bateria është hequr nga telefoni, do t'ju duhet
që sërish të vendosni orën dhe datën.
Cilësimet e thirrjeve
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e thirrjeve.
Për të kaluar thirrjet e pranuara në postën tuaj me zë apo në
ndonjë numër telefoni tjetër, zgjidhni Devijimi i thirrjeve
(shërbimi i rrjetit) dhe alternativën e dëshiruar të kalimit.
Zgjidhni Aktivizo për të vendosur alternativën e zgjedhur të
kalimit dhe Anulo për ta mbyllur atë; për të kontrolluar nëse
alternativa e zgjedhur është aktive, zgjidhni Kontrollo
gjend.; për të cilësuar një vonesë për kalime të caktuara,
zgjidhni Cilëso vonesën (nuk është i disponueshëm për të
35
Funksionet e menysë
gjitha alternativat e kalimit). Disa alternativa devijimi mund
të jenë aktive në të njëjtën kohë. Kur Devijo të gjitha thirrjet
zanore është aktivizuar, tregohet në ekran në
gjendjen e pritjes. Për të ç’aktivizuar të gjitha devijimet e
thirrjeve, zgjidhni Anulimi i të gjitha devijimeve.
Për të përcaktuar nëse numri juaj i telefonit shfaqet apo
fshihet tek personi që ju kërkoni, zgjidhni Dërgo të dhë nat e
mia (shërbimi i rrjetit).
Për të vendosur telefonin tuaj për të bërë deri 10 përpjekje
për të lidhur thirrjen pas një përpjekje të pasuksesshme të
telefonatës, zgjidhni Përsëritja automatike.
Për të lejuar që rrjeti t'ju njohtojë kur keni një thirrje
përderisa jeni duke zhvilluar një telefonatë, zgjidhni
Shërbimi pritjes së thirrjeve (shërbimi i rrjetit).
Cilësimi i gjuhës
Për të zgjedhur gjuhën e teksteve në ekran, zgjidhni
Menyja > Cilësimet > Cilësimet e telefonit > Gjuha.
36
Funksionet e menysë
Cilësimet e shpenzimit
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe
shërbimet nga furnizuesi juaj i shërbimeve mund
të ndryshojë në varësi të mundësive të rrjetit,
rrumbullakosjeve të faturimit, taksave e kështu
me radhë.
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e shpenzimit dhe
nga cilësimet e mëposhtme:
Kredia e parapaguar (shërbimi i rrjetit) —për të parë
informatat lidhur me kredinë e parapaguar
Kronometri i thirrjes—për të ndezur apo fikur shfaqjen e
kohës së bisedës
Përmbledhja e thirrjes—për të ndezur apo fikur njoftimin e
kohëzgjatjes së përafërt të thirrjeve
Shënim: Kur nuk kanë mbetur më monedha apo
impulse, atëherë janë të mundshme vetëm
thirrjet e numrave zyrtarë të urgjencës të
programuar në pajisje.
Për të vendosur që telefoni automatikisht t'i përgjigjet një
thirrjeje pas 5 sekondave, zgjidhni Përgjigje automatike.
Menyja e cilësimeve të pajisjeve shtesë do të bëhet e
dukshme vetëm pasi një nga pajisjet shtesë është lidhur me
telefonin.
Cilësimi i butonit të djathtë për zgjedhje
Në gjendjen e pritjes, mund të zgjidhni Shko te të hyni në
një listë të kalimeve të shkurta. Për të definuar apo
organizuar kalimet e shkurta, zgjidhni Menyja >
Cilësimet > Cilës. but. zgjedhjes djathtas. Shkoni tek Zgjidh
mundësi. për të zgjedhur funksionet që dëshironi si kalime
të shkurta; shkoni tek Organizo për të organizuar renditjen
e funksioneve në listën e kalimeve të shkurta.
38
Funksionet e menysë
■ Ora
Tpër të vendosur kohën e alarmit, zgjidhni
Menyja > Ora > Ora e alarmit. Lëvizni kah
Tingulli i ziles për të zgjedhur tingullin e alarmit,
Përsërit alarm. për të vendosur që alarmi të tingëllojë vetëm
njëherë apo vazhdimisht në ditë të caktuara të javës, dhe
Ora që flet të lejojë që telefoni ta thotë kohën. Kur tingëllon
zilja, zgjidhni Ndalo për të fikur zilen ose Shtyj për të fikur
zilen dhe për ta vendosur atë që të bjerë përsëri pas
10 minutash.
Në qoftë se koha e tingëllimit të ziles arrin kur pajisja është
e mbyllur, pajisja hapet vetë dhe fillon tingëllimin e ziles.
Në qoftë se zgjidhni Ndalo, pajisja ju pyet nëse doni ta
aktivizoni pajisjen për thirrjet. Zgjidhni Jo për ta mbyllur
pajisjen ose Po për të bërë dhe për të marrë thirrje. Mos
zgjidhni Po kur përdorimi i telefonit celular mund të
shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
■ Kujtesat
Për të ruajtur një shënim të shkurtë teksti me një
alarm, zgjidhni Menyja > Kujtesat > Krijo një të
39
Funksionet e menysë
re. Kur vjen koha e kujtuesit, zgjidhni Dil për të ndaluar zilen
ose Shtyrje për ta lënë që zilja e telefonit të bjerë përsëri
për 10 minuta.
■ Shtesat
Llogaritësi
Shënim: Ky llogaritës ka saktësi të kufizuar dhe
është projektuar për llogaritje të thjeshta.
Zgjidhni Menyja > Shtesat > Llogaritësi.
1. Shtypni butonat 0 deri në 9 për të vendosur shifra
dhe # për të vendosur një pikë dhjetore. Për të
ndryshuar shenjën e numrit të futur, shtypni *.
2. Lëvizni lartë ose poshtë për të ndriçuar+, -, x, or /.
3. Përsërisni hapat 1 dhe 2 nëse është e nevojshme.
4. Për të marrë rezultatet, zgjidhni Rezult..
Konvertuesi
Mund të bëni konvertimin e njësive të ndryshme të matjes.
40
Funksionet e menysë
Zgjidhni Menyja > Shtesat > Konvertuesi. Për të përdorur
pesë konvertimet tuaja të fundit, zgjidhni 5 konver. fundit
Ju gjithashtu mund të zgjidhni nga gjashtë kategoritë
e njësive të parapërcaktuara.
Mund të shtoni konvertimet tuaja me Konvert. e mia.
Kur bëni një konvertim, mund të lëvizni lart ose poshtë për
të ndryshuar pozicionet e njësive në konvertim.
Kompozimi
Zgjidhni Menyja > Shtesat >
Kompozimi dhe një ton. Për të krijuar
tonet tuaja personale, fusni notat. Për
shembull, shtypni 4 për notën f. Shtypni
8 për të shkurtuar (-) dhe 9 për të
zgjatur (+) kohëzgjatjen e notës apo për
pushim. Shtypni 0 për të futur një pauzë, * vendosni
oktavën dhe # bëni notën diez (nuk është e disponueshme
për notat e dhe b).
Pasi të përfundoni cingërimën, zgjidhni Mundës. > Luaj,
Ruaj, Ritmi, Dërgo, Spa stro ekranin ose Dil.
41
Funksionet e menysë
Lënia e aplikimeve që të funksionojnë në sfond, rrit kërkesën
për fuqinë e baterisë dhe redukton jetëgjatësinë e saj.
■ Shërbimet SIM
Karta juaj SIM mund t'ju sigurojë shërbime
shtesë që ju mund t'i përdorni. Kjo meny është
shfaqur vetëm në qoftë se mbështetet nga karta
juaj SIM. Emri dhe përmbajtja e menysë varen nga
karta SIM.
Për informacion, kontaktoni furnizuesin tuaj të shërbimit.
42
Informacioni për baterinë
5.Informacioni për baterinë
■ Ngarkimi dhe shkarkimi
Pajisja juaj furnizohet me fuqi nga një bateri që mund të
ringarkohet. Funksionimi i plotë i një baterie të re arrihet
vetëm pas dy ose tre cikleve me ngarkime dhe shkarkime të
plota. Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë
herë por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit.
Kur koha e pritjes dhe bisedat janë më të shkurtra se
zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm bateri të
aprovuara nga Nokia, dhe ngarkojeni përsëri baterinë vetëm
me ngarkues që janë projektuar për këtë pajisje dhe të
aprovuar nga Nokia.
Në qoftë se për herë të parë përdoret një bateri
zëvendësuese ose në qoftë se bateria nuk ështe përdorur për
një periudhë më të gjatë, mund të jetë e nevojshme të lidhni
ngarkuesin dhe pastaj ta shkëpusni dhe rilidhni atë për të
filluar ngarkimin.
43
Informacioni për baterinë
Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja kur
nuk është në përdorim. Mos e lini baterinë plotësisht të
ngarkuar të lidhur në ngarkues, pasi mbigarkimi mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse një bateri plotësisht
e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një
farë kohe.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhet pak
kohë para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose
para se të bëhet ndonjë thirrje.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar.
Mos përdorni asnjëherë ngarkues dhe bateri të dëmtuara.
Mos krijoni qarktë shkurtër në bateri. Një qark i shkurtër
aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është
një monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje
direkte të dy terminalëve të baterisë domethënë atij pozitiv
(+) dhe atij negativ (-). (Ata duken si shirita metalikë mbi
bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një
bateri (si pjesë këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një
qarku të shkurtër me terminalët mund ta dëmtojë baterinë
ose objektin që shërbeu si lidhës.
44
Informacioni për baterinë
Lënia e baterisë në vende tepër të nxehta ose të ftohta,
si për shembull në një automjet të mbyllur në stinën e verës
apo të dimrit, do të reduktojë kapacitetin dhe jetëgjatësinë
e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis
15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Një pajisje me bateri të
nxehtë apo të ftohtë, mund të mos punojë përkohësisht,
edhe atëherë kur bateria është plotësisht e ngarkuar.
Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në
temperatura që janë shumë gradë nën zero.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë.
Bateritë mund të shpërthejnë edhe kur janë të dëmtuara.
Eliminojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është
e mundur lutemi ti riqarkulloni. Mos i eliminoni ashtu
si mbeturinat e përditshme.
■ Orientimet e origjinalitetit të
baterive Nokia
Për sigurinë tuaj, gjithmonë përdorni bateri origjinale Nokia.
Që të siguroheni që jeni duke marrë një bateri origjinale
Nokia, blijeni atë nga një shitës i autorizuar nga Nokia,
kërkoni që të gjeni mbi ambalazh logon e Nokias për pajisjet
45
Informacioni për baterinë
ndihmëse origjinale, dhe kontrolloni etiketën e hologramit
duke përdorur këto hapa:
Përfundimi me sukses i të katërta hapave nuk ju jep një
siguri të plotë për origjinalitetin e baterisë. Në qoftë se keni
ndonjë arsye për të besuar se bateria juaj nuk është një
bateri e vërtetë origjinale Nokia, atëherë duhet t'i
shmangeni përdorimit të saj dhe ta dërgoni te pika më
e afërt e shërbimit e autorizuar nga Nokia apo te shitësi
për ndihmë. Shitësi ose punonjësit e pikës së shërbimit të
autorizuar nga Nokia do ta kontrollojnë baterinë nëse është
origjinale apo jo. Nëse origjinaliteti nuk mund të vërtetohet,
kthejeni mbrapsht baterinë atje ku e bletë.
Vërtetoni hologramin
1. Kur jeni duke parë hologramin
në etiketë, nga njëri cep ju
duhet të shikoni simbolin
e Nokias që janë dy duar të
bashkuara dhe nga cepi tjetër ju
duhet të shikoni logon e Nokias
për pajisjet ndihmëse origjinale.
46
Informacioni për baterinë
2. Kur të ktheni cepat e
hologramit majtas, djathtas,
poshtë dhe lart, ju duhet të
shihni 1, 2, 3, dhe 4 pika në çdo
anë përkatësisht.
3. Gërvishtni anën e etiketës
për të zbuluar një kod me
20 shifra, për shembull
12345678919876543210.
Kthejeni baterinë në mënyrë
të tillë që numrat të jenë të
drejtuar lart. Kodi prej
20 shifrash lexohet duke filluar
nga numri që ndodhet në
rreshtin e sipërm dhe vazhdon
në rreshtin e poshtëm.
47
Informacioni për baterinë
4. Konfirmoni që kodi prej
20 shifrash është i vlefshëm
duke ndjekur udhëzimet që
janë në
www.nokia.com/batterycheck.-
Për të krijuar një mesazh me tekst, fusni kodin 20-shifror,
për shembull, 12345678919876543210, dhe dërgoni në
+44 7786 200276.
Operatorët përgjegjës kombëtarë dhe ndërkombëtarë do t’i
vihen punës.
Ju duhet të merrni një mesazh i cili tregon nëse kodi mund
të vërtetohet.
Po në qoftë se bateria juaj nuk është origjinale?
Në qoftë se ju nuk mund ta konfirmoni që bateria juaj
Nokia, me hologramin në etiketë nuk është një bateri
origjinale Nokia, lutemi të mos e përdorni baterinë.
Dërgojeni atë për të kërkuar ndihmë te pika më e afërt e
48
Informacioni për baterinë
shërbimit e autorizuar nga Nokia ose te një shitës i tillë.
Përdorimi i baterisë që nuk është e aprovuar nga fabrikuesi
mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në një
funksionim të dobët dhe të dëmtojë pajisjen tuaj dhe
pajisjet ndihmëse të saj. Ai mund të zhvlerësojë gjithashtu,
çdo aprovim apo garanci që zbatohet për pajisjen.
Për të gjetur më shumë informacion rreth baterive origjinale
të Nokias, vizitoni www.nokia.com/battery.
49
Pajisjet ndihmëse
6.Pajisjet ndihmëse
Disa rregulla praktike lidhur me aksesorët dhe pajisjet
ndihmëse:
• Mbajini të gjithë aksesorët dhe pajisjet ndihmëse në
vende ku nuk mund t’i prekin fëmijët e vegjël.
• Kur shkëpusni kordonin e fuqisë së çdo pajisjeje
ndihmëse ose aksesori, kapni dhe tërhiqni spinën dhe jo
kordonin.
• Kontrolloni rregullisht nëse pajisjet ndihmëse të
instaluara në një automjet janë vendosur mirë dhe
funksionojnë ashtu si duhet.
• Instalimi i të gjitha pajisjeve ndihmëse të ndërlikuara në
automjet, duhet të kryhet vetëm nga një personel i
kualifikuar.
50
Kujdesi dhe mirëmbajtja
Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të
lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e
mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e
garancisë.
• Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të
gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë
minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se
pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në
vendin e vet derisa pajisja të thahet plotësisht.
• Mos e ruani ose përdorni pajisjen në zona të ndotura
dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe
komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
• Mos e mbani pajisjen në zona të nxehta. Temperaturat e
larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve
elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të
shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
51
Kujdesi dhe mirëmbajtja
• Mos e mbani pajisjen në zona të ftohta. Kur pajisja
kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj
mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e
qarqeve elektronike.
• Mos u përpiqni ta hapni pajisjen në një mënyrë të
ndryshme nga ajo që udhëzohet në këtë udhëzues.
• Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi
me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të
brendshme dhe mekanizmat e imët.
• Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të
përqendruara, tretësira pastruese ose detergjentë të
fortë.
• Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë
pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
• Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër
që është e aprovuar si pjesë këmbimi. Antenat e
paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta
dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për
rregullimin e radioaparaturave.
• Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
52
Kujdesi dhe mirëmbajtja
• Gjithmonë krijoni kopje rezervë të të dhënave që doni të
ruani (si p.sh. kontaktet dhe shënimet kalendarike)
përpara se ta dërgoni pajisjen tuaj për shërbim teknik.
Të gjitha këshillat e mësipërme vlejnë njëlloj si për pajisjen
tuaj ashtu dhe për baterinë, ngarkuesin ose çdo pajisje
tjetër ndihmëse. Në qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si
duhet, dërgojeni atë për shërbim te pika më e afërt e
autorizuar.
53
Informacion shtesë mbi sigurinë
Informacion shtesë mbi sigurinë
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj mund të përmbajnë
pjesëza të vogla. Mbajini ato në një vend ku nuk mund t’i
prekin fëmijët e vegjël.
■ Ambienti i përdorimit
Kujtohuni që gjithmonë të ndiqni të gjitha rregullat
specifike që janë në fuqi në çdo zonë dhe gjithmonë
mbylleni pajisjen tuaj kur përdorimi i saj është i ndaluar ose
kur mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik. Përdoreni
pajisjen vetëm në pozicionin e saj normal të përdorimit.
Kjo pajisje ndeshet me kufinjtë e ekspozimit të RF gjatë
përdorimt edhe në pozitë normale kundrejt veshit ose kur
ndodhet në pozitë së paku 1,5 centimetra (0,6 inç) nga
trupi. Kur përdoret një këllëf, kapse e rripit ose mbajtës për
ta përdorur pajisjen kur është e “veshur” në trup, ai/ajo nuk
duhet të përmbajë pjesë metalike dhe pajisjen duhet ta
vendosin larg nga trupi juaj në distancën që u përmend
më lart.
54
Informacion shtesë mbi sigurinë
Për të transmetuar skeda të të dhënave ose mesazhe,
kjo pajisje kërkon një lidhje cilësore me rrjetin. Në disa
raste, transmetimi i skedave të të dhënave ose i mesazheve
mund të pezullohet derisa të disponohet një lidhje e tillë.
Sigurohuni që udhëzimet e mësipërme lidhur me distancën
e ndarjes të ndiqen derisa të mbarohet transmetimi.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të thithë
materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose mjete
që mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse
informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
■ Pajisjet mjekësore.
Veprimi i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë
këtu dhe telefonat celularë, mund të ndërhyjnë në
funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë.
Konsultohuni me një mjek apo me fabrikuesin e pajisjes
mjekësore për të përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë për
tu mbrojtur nga energjia e jashtme RF ose në qoftë se keni
ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në ambientet e qendrave
shëndetësore kur çfarëdolloj rregulli i vendosur në këto
ambiente ju udhëzon që të veproni në këtë mënyrë. Spitalet
55
Informacion shtesë mbi sigurinë
ose qendrat shëndetësore mund të përdorin aparatura që
mund të jenë të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme RF.
Stimuluesit kardiakë
Fabrikuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që të
mbahet të paktën një largësi minimale prej 15,3 cm (6 inç)
midis një telefoni celular dhe një stimuluesi kardiak, në
mënyrë që të shman get një ndërhyrje e mundshme me
stimuluesin. Këto rekomandime bazohen në një kërkim
shkencor të pavarur të rekomanduar nga Kërkimet
Shkencore për Teknologjinë Celulare. Personat që mbajnë
stimulues kardiak duhet:
• Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një distancë më të
madhe se 15,3 centimetra (6 inç) larg nga stimuluesi
kardiak.
• Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit
• Ta mbajnë pajisjen në veshin në anën e kundërt të
stimuluesit kardiak që të pakësojnë mundësinë për
intereferencë.
Në qoftë se dyshoni se ka intereferencë, fikeni pajisjen dhe
largojeni atë.
56
Informacion shtesë mbi sigurinë
Aparatet ndihmëse të dëgjimit
Disa pajisje dixhitale celulare mund të intereferojnë me disa
aparate ndihmëse të dëgjimit. Në qoftë se shkaktohet
intereferencë, konsultohuni me furnizuesin tuaj të
shërbimit.
■ Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të
pablinduara ose të painstaluara mirë që mund të ketë
automjeti. Sisteme të tilla janë: sistemi elektronik i
injeksionit të karburantit, sistemet elektronike të
kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike të
kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit.
Për informacion të mëtejshëm, pyesni fabrikuesin e
automjetit tuaj ose përfaqësuesit e tij ose për ndonjë
aparaturë që është shtuar.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose
ta instalojë pajisjen në automjetin tuaj. Shërbimi ose
instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
zhvlerësojë çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni rregullisht
nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
57
Informacion shtesë mbi sigurinë
automjetin tuaj janë të vendosura dhe punojnë si duhet.
Mos ruani lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në
të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj
ndihmëse. Për automjetet me jastëkë me ajër, duhet të kini
parasysh që ato hapen me forcë të madhe. Mos vendosni
objekte, duke përfshirë këtu dhe aparaturat e instaluara ose
portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë
ku ai hapet. Në qoftë se një-pajisje celulare brenda në
veturë është instaluar në mënyrë të gabuar dhe jastëku me
ajër hapet, kjo mund të rezultojë me dëtime serioze.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me
aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan.
Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare mund të jetë
i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin
e telefonit celular si dhe mund të jetë ilegal.
■ Ambientet e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të
mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe
udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese përfshijnë
zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta
58
Informacion shtesë mbi sigurinë
shuani motorin e automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla
mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr që çon në
plagosje ose dhe në vdekje. Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e
karburantit si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet
e shërbimit. Vëshgoni kufizimet rreth përdorimit të
radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndar
jes uzinat kimike ose në vende ku janë duke u zhvilluar
shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundëshme
shpërthyese janë zakonisht (por jo gjithmonë) të piketuara
qartë. Ato përfshijnë hambarët e anijeve, mjetet e ruajtjes
ose të transportimit të lëndëve kimike, automjetet që
përdorin karburante me prejardhje nga gaze të lëngëzuara
(siç janë propani apo butani), dhe zonat ku ajri përmban
lëndë kimike ose pjesëza siç janë pluhuri, ose pluhurat
metalikë.
59
Informacion shtesë mbi sigurinë
■ Thirrjet e urgjencës
E rëndësishme: Telefonat celular, duke përfshirë
edhe këtë pajisje, punojnë me përdorimin e radio
sinjaleve, rrjeteve celulare, rrjeteve me kabëll
nëntokësor dhe funksione të programuara nga
përdoruesi. Për këtë arsye nuk mund të garantohet
lidhja në të gjitha rrethanat. Ju nuk duhet të
mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për
komunikimet thelbësore siç janë urgjencat
mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1. Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për
një fuqi të përshtatshme të sinjalit.
Disa rrjete mund të kërkojnë që karta e vlefshme SIM të
jetë e futur ashtu si duhet në pajisje.
2. Shtypni butonin e mbylljes aq herë sa të jetë e
nevojshme për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për
të përgatitur pajisjen për thirrjet.
60
Informacion shtesë mbi sigurinë
3. Fusni numrin zyrtar të urgjencës për lokalitetin ku
ndodheni aktualisht. Numrat e urgjencës ndryshojnë
sipas lokalitetit.
4. Shtypni butonin e telefonatës.
Në qoftë se disa mundësi janë duke u përdorur, juve do t’ju
duhet që t’i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të
urgjencës. Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni me
këtë udhëzues ose me furnizuesin tuaj të shërbimit.
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë
informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur.
Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i
komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni
thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta përfunduar.
■ Informacioni për vërtetimin (SAR)
KJO PAJISJE CELULARE I PËRMBUSH ORIENTIMET
NDËRKOMBËTARE PËR EKSPOZIMIN NDAJ VALËVE TË
RADIOS.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe
radiomarrëse. Ajo është projektuar në mënyrë të tillë që të
61
Informacion shtesë mbi sigurinë
mos i kalojë kufijtë e ekspozimit ndaj valëve të radios të
rekomanduara nga orientimet ndërkombëtare. Këto
orientime u zhvilluan nga organizata shkencore e pavarur
ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e lejuar të sigurisë të
projektuar për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave,
pa përjashtim të moshës apo gjendjes shëndetësore.
Direktivat e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një
njësi matëse të njohur si Koefiçenti Specifik i Absorbimit,
ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP
është 2.0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht 10 gram ind.
Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione
standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në
nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj në të gjitha
bandat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të
një pajisjeje në funksionim, mund të jetë më poshtë sesa
vlera maksimale sepse pajisja është projektuar për të
shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo
sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga
distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit. Vlera më e
lartë e SAR-it sipas orientimeve të ICNIRP për përdorimin e
pajisjes në vesh është 0,78 W/kg.
62
Informacion shtesë mbi sigurinë
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe aksesorëve të pajisjes
mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e
SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave
kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së
rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të ofrohet nën
informacion mbi produktin në www.nokia.com.
63
Loading...
+ hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.