
UDHËZIME SIGURIE
SQ
E RËNDËSISHME PËR T'U LEXUAR DHE NDJEKUR
Manualin e plotë shkarkojeni në adresën
http: // docs. indesit. eu ose telefononi në numrin
e telefonit që gjeni në broshurën e garancisë.
Para përdorimit të pajisjes lexoni këto udhëzime
sigurie. Ruajini ato të disponueshme, për t'iu referuar
më vonë.
Këto udhëzime dhe vetë pajisje përmbajnë
paralajmërime të rëndësishme sigurie që duhen
respektuar gjithë kohën. Prodhuesi refuzon çdo
përgjegjësi në rast se nuk janë ndjekur këto udhëzime
sigurie, në rast përdorimi të papërshtatshëm të
pajisjes ose vendosje e pasaktë e komandave.
Fëmijët shumë të vegjël (0-3 vjeç) duhet të
mbahen larg pajisjes. Fëmijët e vegjël (3-8 vjeç)
duhet të mbahen larg pajisjes, nëse nuk janë të
mbikëqyrur. Fëmijët nga 8 vjeç e lart dhe personat
me aftësi të reduktuara zike, ndjesore ose mendore,
ose ata me mungesë përvoje dhe njohurish, mund
ta përdorin këtë pajisje vetëm nëse mbikëqyren ose
nëse janë udhëzuar për përdorimin e sigurt si dhe
kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
ana e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë pa
mbikëqyrje.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të
arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të bëni
kujdes për të shmangur prekjen e elementëve
nxehës. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg,
nëse nuk janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
PARALAJMËRIM : Nëse sipërfaqja e pianurës
është e krisur, mos e përdorni pajisjen – rrezik
goditjeje elektrike.
PARALAJMËRIM : Rrezik zjarri: Mos vendosni
objekte mbi sipërfaqet e gatimit.
KUJDES : Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret.
proces i shkurtër gatimi duhet të mbikëqyret vazhdimisht.
PARALAJMËRIM : Gatimi pa mbikëqyrje në një
pianurë me yndyrë ose vaj mund të jetë i rrezikshëm rrezik zjarri. Mos u përpiqni ASNJËHERË ta kni zjarrin
me ujë, por kni pajisjen dhe më pas mbuloni akën,
p.sh. me një kapak ose një mbulesë zjarri.
Mos e përdorni pianurën si plan pune ose
mbështetëse. Mbani rrobat ose materialet e tjera
të djegshme larg nga pajisja, derisa të gjitha pjesët
përbërëse të jenë ftohur plotësisht - rrezik zjarri.
PËRDORIMI I LEJUAR
KUJDES: kjo pajisje nuk është projektuar për t'u
përdorur me një mekanizëm komutator të jashtëm,
si p.sh. një kohëmatës ose një sistem të veçuar të
telekomanduar.
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në
shtëpi dhe përdorime të ngjashme, si: hapësira
kuzhine për stan në dyqane, zyra dhe ambiente të
tjera pune; shtëpi ferma; nga klientët në hotele,
Një
motele, dhoma me mëngjes dhe ambiente të tjera
rezidenciale.
Nuk lejohet përdorim tjetër (p.sh. ngrohja e
dhomës).
Kjo pajisje nuk është për përdorim profesional.
Mos e përdorni këtë pajisje në ambiente të jashtme.
INSTALIMI
Pajisja duhet të trajtohet dhe të instalohet nga
dy ose më shumë persona - rrezik lëndimi. Përdorni
dorashka mbrojtëse për të shpaketuar dhe instaluarrrezik prerjeje.
Instalimi, duke përfshirë furnizimin me ujë (nëse
ka) dhe lidhjet elektrike, si dhe riparimet duhet të
kryhen nga një teknik i kualikuar. Mos riparoni ose
zëvendësoni asnjë pjesë të pajisjes nëse nuk
specikohet ndryshe në manualin e përdoruesit.
Mbajini fëmijët larg vendit të instalimit. Pas
shpaketimit të pajisjes, sigurohuni që të mos jetë
dëmtuar gjatë transportit. Në rast problemesh,
kontaktoni me shitësin ose pikët më të afërt të
shërbimit pas shitjes. Pasi ta keni instaluar, mbeturinat
e paketimit (pjesët plastike, ato prej bukëpeshku, etj.)
duhet të ruhen në vende të paarritshme nga fëmijëtrrezik asksimi. Pajisja duhet të shkëputet nga korrenti
përpara çdo procesi instalimi - rrezik goditjeje
elektrike. Gjatë instalimit, sigurohuni që pajisje të mos
dëmtojë kabllin e ushqimit - rrezik zjarri ose goditjeje
elektrike. Vendoseni pajisjen në funksionim vetëm
pasi instalimi të ketë përfunduar.
Kryeni punimet prerëse të dollapit para
ndërfutjes së pajisjes në mobilie dhe pastroni gjithë
ashklat dhe tallashin.
Nëse pajisja Nuk instalohet mbi një furrë, duhet
të instalohet një panel ndarës (i papërfshirë) në
dhomëzën nën pajisje.
PARALAJMËRIME ELEKTRIKE
Duhet të jetë e mundur të shkëputni pajisjen nga
energjia elektrike duke hequr prizën nëse ajo është e
arritshme, ose përmes një çelësi shumëpolësh të
instaluar mbi spinën në përputhje me rregullat e
lidhjeve elektrike, si dhe pajisja duhet të tokëzohet në
përputhje me standardet kombëtare të sigurisë
elektrike.
Mos përdorni kabllo zgjatues, spina të shumështa
ose adaptorë. Pjesët elektrike përbërëse nuk duhet të
jenë të qasshme nga përdoruesi pas instalimit. Mos e
përdorni këtë pajisje kur jeni të njomë ose zbathur.
Mos e vini në punë këtë pajisje, nëse ka të dëmtuar
kabllin e korrentit ose spinën, nëse nuk punon si
duhet ose nëse është dëmtuar apo rrëzuar.
Nëse kablli i ushqimit është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet me një tjetër identik nga prodhuesi,
agjenti i tij i shërbimit ose persona të kualikuar, për
të shmangur një rrezik të mundshëm - rrezik
goditjeje elektrike.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e
kur dhe e shkëputur nga korrenti përpara se të
kryeni çdo proces mirëmbajtjeje; mos përdorni
asnjëherë pajisje pastrimi me avull- rrezik goditjeje
elektrike.
Mos përdorni produkte gërryese, larës me bazë
klori ose sfungjer kruajtës tiganësh.
MËNJANIMI I MATERIALEVE PAKETUESE
Materiali paketues është 100% i riciklueshëm dhe është i shënjuar me
simbolin e riciklimit .
Për këtë arsye, pjesët e ndryshme të paketimit duhet të mënjanohen me
përgjegjshmëri dhe në përputhje të plotë me rregulloret e autoriteteve
lokale që menaxhojnë hedhjen e mbeturinave.
HEDHJA E PAJISJEVE SHTËPIAKE
Kjo pajisje është prodhuar me materiale të riciklueshme ose të
ripërdorshme. Mënjanojeni atë në përputhje me rregulloret lokale të
mënjanimit të mbeturinave. Për informacione të mëtejshme lidhur
me trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e pajisjeve elektrike shtëpiake,
kontaktoni autoritetet lokale, shërbimin e grumbullimit për mbetjet
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë pajisjen. Kjo pajisje është shënuar
në pajtim me Direktivën Evropiane 2012/19/EU, Mbetjet elektrike dhe të
pajisjeve elektronike (WEEE).
Duke u siguruar që ky produkt do të mënjanoh et si duhet, do të ndihmoni
pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Simboli mbi produkt ose mbi dokumentacionin shoqërues tregon se
nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake, por duhet të dërgohet në
një qendër grumbullimi të specializuar për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike.
KËSHILLA PËR KURSIMIN E RRYMËS ELEKTRIKE
Shfrytëzoni në maksimum nxehtësinë e mbetur të pllakës së nxehtë duke
e kur atë pak minuta para se të përfundoni gatimin.
Bazamenti i tenxheres apo tiganit duhet ta mbulojë plotësisht sipërfaqen
e pllakës së nxehtë; nëse ena është më e vogël se pllaka e nxehtë, energjia
do të shkojë dëm.
Mbulojini tenxheret dhe tiganët me kapakë të puthitshëm gjatë gatimit
dhe përdorni sa më pak ujë që të jetë e mundur. Gatimi pa kapak do të
rrisë ndjeshëm konsumin e energjisë.
Përdorni vetëm tenxhere dhe tiganë me bazament të sheshtë.
DEKLARATA E PAJTUESHMËRISË
Kjo pajisje përmbush kriteret e Ecodesign të Rregullores Europiane
n.66/2014, në përputhje me standardet europiane EN 60350-2.