Gebrauchsanweisung
Brugsanvisning
Instructions for use
Mode d’emploi
Gebruiksaanwijzing
Istruzioni per l’uso
Ցուցումներ օգտագործման համար
Bruksanvisning
Käyttöohje
Manual de utilização
Instrucciones para el uso
Колдонуу нускамалары
Οδηγίες χρήσης
Instrukcje użytkowania
Használati utasítás
ИнструкциЯ за употреба
Пайдалану нұсқаулығы
Návod k použití
Návod na použitie
InstrucΣiuni de utilizare
Инструкции по эксплуатации
Foydalanish uchun ko’rsatmalar
180x275 mm
155mm
145 mm155mm
120/165/210 mm
145mm
145x250mm120/165/210 mm
180mm145mm 145x250mm145mm
120/165/210 mm 145 mm
180mm145mm
120/210mm 145 mm120/210 mm 145 mm
SHQIP Udhëzimet për përdorimin Faqja 3
2
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
SIGURIA JUAJ DHE E TË TJERËVE ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME
Ky manual dhe vetë pajisja kanë mesazhe të rëndësishme për sigurinë, që duhen lexuar dhe respektuar gjithmonë.
Ky është një simbol rreziku, që ka të bëjë me sigurinë, ju njofton për rreziqe të mundshme ndaj jush dhe të tjerëve.
Të gjitha mesazhet mbi sigurinë do të paraprihen nga një simbol rreziku dhe këto fjalë:
Tregon një situatë të rrezikshme që, nëse nuk shmanget, shkakton dëme të rënda.
Tregon një situatë të rrezikshme që, nëse nuk shmanget, mund të shkaktojë dëme të rënda.
Të gjitha mesazhet në lidhje me sigurinë specikojnë potencialin për rrezik të cilit i referohen dhe tregojnë
si të zvogëlohet rreziku nga dëmtimet, nga rryma elektrike për shkak të përdorimit jo korrekt të pajisjes.
Sigurohuni që të respektoni këto rregulla:
- Përdorni doreza mbrojtëse për të kryer të gjitha veprimet e shpaketimit dhe instalimit.
- Pajisja duhet të shkëputet nga rryma elektrike përpara se të kryhet çdo lloj veprimi instalimi.
- Instalimi dhe mirëmbajtja duhen kryer nga një teknik i specializuar, në përputhje me udhëzimet e prodhuesit
dhe rregullat e sigurisë që janë në fuqi. Mos riparoni ose zëvendësoni asnjë pjesë të pajisjes nëse nuk
specikohet në manualin e përdoruesit.
- Pajisja duhet tokëzuar.
- Kablloja i ushqimit me rrymë elektrike duhet të jetë mjaftueshëm e gjatë për të lidhur pajisjen me rrymën.
- Nevojitet një çelës shumëpolësh me hapësirë kontakti 3mm për instalimin në mënyrë që të përputhet me
rregullat aktuale mbi sigurinë.
- Mos përdorni priza me shumë fole ose zgjatime.
- Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit të pajisjes.
- Pjesët elektrike nuk duhet të jenë të arritshme pas instalimit.
- Pajisja është dizenjuar vetëm për përdorim shtëpiak për gatimin e ushqimit. Nuk lejohet asnjë përdorim
tjetër (p.sh. ngrohja e dhomave). Prodhuesi mohon çdo përgjegjësi për përdorimin jo korrekt ose vendosjen
jo korrekte të butonave të kontrolleve.
- Pajisja dhe pjesët e tij të prekshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet treguar kujdes që të mos preken
elementë të nxehtë. Fëmijët e vegjël (0-3 vjeç) dhe fëmijët (3-8 vjeç) duhen mbajtur larg ose duhen
kontrolluar vazhdimisht.
- Fëmijët nga mosha 8 vjeç e sipër dhe personat me aftësi të kuzuara zike, ndjeshmërie, mendore, ose
me mungesë përvoje dhe njohurie mund të përdorin këtë pajisje vetëm nëse janë nën kontroll ose nëse
u jepen udhëzime mbi përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet si pasojë e përdorimit të
gabuar. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes nuk duhet bërë nga
fëmijët pa kontroll.
- Mos prekni elementët e nxehtë të pajisjes gjatë dhe pas përdorimit. Mos lejoni që pajisja të jetë në kontakt
me rrobat ose materiale të tjera që mund të marrin akë deri sa të gjithë përbërësit të jenë ftohur tërësisht.
- Mos vendosni materiale që mund të marrin akë mbi ose afër pajisjes.
- Vajrat e nxehta ose yndyrat mund të marrin akë thjesht. Kini kujdes kur gatuani ushqime të pasura me
yndyrë dhe vaj.
- Një panel ndarës (nuk përfshihet) mund të instalohet në një hapësirë nën pajisjes.
- Nëse sipërfaqja është e krisur, keni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes nga rryma elektrike
(vetëm për pajisjet me sipërfaqe xhami).
- Pajisja nuk duhet përdorur përmes një ore të jashtme ose nga një orë në distancë.
- Nëse gatuani pa kujdes mbi pllakë ushqime me yndyrë dhe vaj, gatimi mund të jetë i rrezikshëm dhe
mund të rezultojë në zjarr. MOS e kni kurrë zjarrin me ujë, por kni pajisjen dhe më pas mbuloni akën
p.sh. Me një kapak ose një batanije kundër zjarrit.
Rrezik zjarri: mos vendosni sende mbi pllakat e gatimit.
- Mos përdorni pastrues me avull.
- Sendet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi pllakën e gatimit pasi
mund të nxehen.
- Pas përdorimit, keni pllakën e gatimit me anë të butonit të kontrollit dhe mos i besoni vetëm treguesit të
nxehtësisë së tiganit (vetëm për pajisjet me induksion).
3