9. JO DEFEKT I KONDICIONERIT .................. 13
10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ....................... 16
11. KËRKESAT PËR ASGJËSIMIN ................... 17
Udhëzimet origjinale janë shkruar në gjuhën
angleze. Të gjitha gjuhët e tjera janë përkthime
të udhëzimeve origjinale.
* E vlefshme nëse kjo pajisje është e lidhur me modelet
e mëposhtme të njësive të jashtme: RZAG35~140,
RZASG71~140, RXM35~60, 3MXM40~68,
4MXM68~80, 5MXM90.
1.MASAT E SIGURISË
Për të arritur avantazhin e plotë të funksioneve të kondicionerit
dhe për shmangur defektet për shkak të përdorimit të gabuar,
lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara përdorimit të
kondicionerit.
Ky produkt ofrohet me kushtin "pajisje jo të aksesueshme për
publikun e gjerë".
Kjo pajisje është menduar të përdoret nga përdorues
ekspertë ose të trajnuar, në ofiçina, industrinë e lehtë
ose në ferma, ose për përdorim në ambiente tregtare
ose familjare nga persona të zakonshëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës
8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuar
fizike, ndijuese ose mendore apo nga personat që nuk
kanë përvojë dhe njohuri, vetëm nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të
sigurt dhe kuptojnë rreziqet që lidhen me të.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet
të kryhet nga fëmijët pa i mbikëqyrur ata.
Pajisja nuk është menduar të përdoret nga të rinjtë pa
mbikëqyrje apo nga persona që nuk janë kompetentë
për të përdorur kondicionerët e ajrit.
Kjo mund të rezultojë në lëndim ose goditje elektrike.
• Ky manual i klasifikon masat paraprake në
PARALAJMËRIM dhe KUJDES. Sigurohuni që të ndiqni
të gjitha masat në vijim: ato janë që të gjitha të
rëndësishme për të garantuar sigurinë.
Informacion i rëndësishëm lidhur me
PAR ALAJMË RIM .....Tregon një situatë të rrezikshme
të mundshme, e cila nëse nuk
shmanget mund të rezultojë në
vdekje ose lëndim të rëndë.
KUJDES................... Tregon një situatë të rrezikshme
të mundshme, e cila nëse nuk
shmanget mund të rezultojë
në lëndim të lehtë ose mesatar.
Mund të përdoret gjithashtu për
të ndërgjegjësuar për praktikat
jo të sigurta.
• Pas leximit, mbajeni manualin në një vend të
inspektime periodike për rrjedhje të gazit ftohës.
1Shqip
përshtatshëm që t'i referoheni sa herë ta keni të
nevojshme. Nëse pajisja i kalohet një përdoruesi të ri,
sigurohuni që t'i jepni atij edhe këtë manual përdorimi.
Kur kondicioneri nuk punon si duhet (kur nxjerr një erë
si të djegur etj.) shkëputni kondicionerin nga energjia
elektrike dhe kontaktoni me shitësin lokal.
Përdorimi i vazhdueshëm në këto kushte mund të shkaktojë
prishjen e kondicionerit, goditje elektrike ose zjarr.
Konsultohuni me shitësin lokal për modifikimin,
riparimin dhe mirëmbajtjen e kondicionerit.
Punimi i pasaktë mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje
elektrike ose në zjarr.
Sigurohuni të përdorni siguresa me vlerë amperi të saktë.
Mos përdorni siguresa të papërshtatshme, ura me tel bakri
ose tjetër, sepse kjo gjë mund të rezultojë në goditje
elektrike, zjarr, lëndim ose dëmtim të kondicionerit.
Page 3
Konsultohuni me shitësin lokal nëse kondicioneri
KUJDES
goditet nga një katastrofë natyrore, si p.sh. përmbytje
ose tajfun.
Në këtë rast mos e vini në punë kondicionerin, sepse në të
kundërt ai mund të prishet, si dhe ekziston rreziku i goditjes
elektrike ose i zjarrit.
Ndizeni ose fikeni kondicionerin me anë të pultit të
komandimit. Kurrë mos përdorni automatin elektrik për
këtë qëllim.
Përndryshe mund të shkaktohet zjarr ose rrjedhje uji.
Gjithashtu, kur për shkëputjen e energjisë është programuar
një rindezje automatike dhe energjia rikthehet, ventilatori do
të rrotullohet menjëherë dhe mund të shkaktojë lëndim.
Mos e përdorni kondicionerin në një ambient të ndotur
me avuj vaji, si p.sh. avull nga vaji i gatimit ose nga vaji
i makinave.
Avulli i vajit mund t'i shkaktojë kondicionerit dëmtime me
plasaritje, goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni pranë kondicionerit të ajrit materiale
të ndezshme (p.sh. llak për flokët ose insekticide).
Mos e pastroni kondicionerin me tretës organikë,
si p.sh. hollues boje.
Përdorimi i tretësve organikë mund të shkaktojë dëmtime
me plasaritje në kondicioner, goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni kondicionerin në vende me tym të
tepruar vajrash, si p.sh. në kuzhinë ose në vende ku ka
gaz të ndezshëm, gaz gërryes ose pluhur metalik.
Përdorimi i kondicionerit në këto vende mund të shkaktojë
zjarr ose prishjen e kondicionerit.
Jini të kujdesshëm për rrezikun e zjarrit në rastin
e rrjedhjes së gazit ftohës.
Nëse kondicioneri i ajrit nuk punon si duhet, d.m.th. nuk
krijon ajër të ngrohtë ose të ftohtë, shkaku mund të jetë
rrjedhja e gazit ftohës. Konsultohuni me shitësin lokal për
ndihmë. Gazi ftohës i përdorur për kondicionerin e ajrit
është i sigurt dhe zakonisht ai nuk rrjedh. Megjithatë, nëse
gazi ftohës rrjedh dhe bie në kontakt me një beker flake të
zbuluar, rezistencë ose vatër gatimi, ai mund të krijojë gaz
toksik. Fikni kondicionerin, telefononi shitësin lokal dhe
ajrosni menjëherë ambientin. Ndizeni sërish kondicionerin
vetëm pasi tekniku i kualifikuar i servisit t'ju konfirmojë se
rrjedha e gazit është riparuar.
Mos futni objekte, duke përfshirë shkopinj, gishtat tuaj
etj. në vrimën e hyrjes ose të daljes së ajrit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim fizik për shkak të kontaktit me
fletët e ventilatorit të kondicionerit të ajrit që rrotullohen me
shpejtësi të lartë.
Pyetni shitësin lokal për mënyrën e pastrimit në
brendësi të kondicionerit.
Pastrimi në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë thyerjen të
pjesëve plastike, rrjedhje të ujit dhe dëme të tjera, si dhe
goditje elektrike.
Ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe për një kohë të gjatë në
ajrin e ftohtë ose të ngrohtë të kondicionerit të ajrit
mund të jetë i dëmshëm për gjendjen fizike dhe për
shëndetin tuaj.
Kërkoni shitësit lokal që të kryejë montimin
e kondicionerit.
Nëse e bëni montimin vetë, kjo gjë mund të rezultojë
në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
Kontaktoni me personelin profesionist për shtimin
e aksesorëve dhe përdorni vetëm aksesorët
e specifikuar nga prodhuesi.
Nëse nga puna juaj shkaktohet një defekt, kjo gjë mund të
rezultojë në rrjedhje uji, goditje elektrike ose zjarr.
Konsultohuni me shitësin lokal për ndryshimin
e vendndodhjes dhe montimin sërish të kondicionerit.
Puna e pasaktë e instalimit mund të rezultojë në rrjedhje uji
ose gazi, goditje elektrike ose zjarr.
Siguroni tokëzimin e kondicionerit.
Mos e tokëzoni kondicionerin në një tubacion uji, përcjellës
rrufeje ose kabllo telefonie nën tokë.
Tokëzimi i pasaktë mund të rezultojë në goditje elektrike
ose zjarr.
Një rrymë shumë e madhe nga rrufeja ose burime të tjera
mund të shkaktojë dëmtimin e kondicionerit.
Siguroni instalimin e një automati mbrojtës të rrjedhjes
së tokëzimit.
Nëse nuk instalohet një automat mbrojtës i rrjedhjes së
tokës, ekziston rreziku i goditjes elektrike ose i zjarrit.
Sigurohuni të përdorni një lidhje të dedikuar elektrike
për kondicionerin e ajrit.
Përdorimi i një linje me ngarkesa të tjera mund të shkaktojë
krijimin e nxehtësisë, zjarr ose prishjen e kondicionerit.
Konsultohuni me shitësin si të veproni në rast
rrjedhjeje të gazit ftohës.
Kur kondicioneri montohet në një dhomë të vogël,
mund të jetë e nevojshme të merren masat e duhura për
të shmangur varfërimin e oksigjenit nëse ka rrjedhje të gazit
ftohës.
Pajisja duhet të ruhet në mënyrë të tillë që të
parandalohet dëmtimi mekanik dhe në një ambient me
ajrosje të mirë pa burime ndezëse në përdorim të
vazhdueshëm (për shembull: flakë të pambrojtura,
pajisje gazi në përdorim apo ngrohës elektrik në
përdorim) dhe të ketë madhësi sipas specifikimeve në
manualin e montimit (samo za R32 rashladno
sredstvo).
Fëmijët duhen mbikëqyrur që të mos luajnë me njësinë
e brendshme ose me telekomandën e saj.
Ndezja në mënyrë aksidentale nga një fëmijë mund
të rezultojë në lëndim ose goditje elektrike.
Mos lejoni fëmijët të ngjiten mbi njësinë e jashtme
ose evitoni vendosjen e objekteve mbi të.
Rrëzimi ose përmbysja mund të rezultojë në lëndim.
Mos lejoni fëmijët të luajnë mbi ose përreth njësisë
së jashtme.
Nëse prekin njësinë në mënyrë të shkujdesur mund të lëndohen.
Sigurohuni që fëmijët, lulet ose kafshët nuk janë të
ekspozuar direkt përballë rrymës së ajrit nga njësia
e brendshme, sepse mund të ndodhin efekte të
padëshirueshme.
Mos vendosni spërkatës me lëndë të ndezshme ose
mos përdorni bombola spërkatëse pranë kondicionerit,
sepse kjo mund të rezultojë në zjarr.
Mos e lani me ujë kondicionerin ose telekomandën, sepse
kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos vendosni enë me ujë (vazo lulesh etj.) mbi njësinë
e brendshme, sepse kjo mund të rezultojë në goditje
elektrike ose zjarr.
Mos vendosni enë me material të ndezshëm, si p.sh. kanaçe
për spërkatje, brenda distancës 1 m nga dalja e ajrit.
Enët mund të shpërthejnë për shkak të ajrit të ngrohtë nga
njësia e brendshme ose e jashtme.
Shqip2
Page 4
Shkëputni energjinë elektrike nëse kondicioneri nuk do
PARALAJMËRIM
RREZIKU I SHKARKIMEVE ELEKTRIKE OSE ZJARRIT
KUJDES! RREZIK PËR SHKARKIME ELEKTRIKE
të përdoret për një kohë të gjatë.
Në të kundërt, kondicioneri mund të nxehet ose të marrë
flakë për shkak të grumbullimit të pluhurit.
Mos vendosni objekte shumë afër njësisë së jashtme
dhe mos lejoni që gjethet ose papastërti të tjera të
grumbullohen rreth njësisë.
Gjethet janë një vend i mirë për kafshët e vogla që mund të
futen brenda njësisë. Pasi futen brenda njësisë, këto
kafshë të vogla mund të shkaktojnë defekte, tym ose zjarr
kur bien në kontakt me pjesët elektrike.
Përpara pastrimit, sigurohuni të ndaloni funksionimin e
kondicionerit dhe fikni automatin elektrik.
Në të kundërt mund të shkaktohet goditje elektrike dhe
lëndim.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e përdorni me
duar të lagura.
Kurrë mos i prekni pjesët e brendshme të pultit të
komandimit.
Nga prekja e pjesëve të brendshme mund të shkaktohet
goditje elektrike dhe dëmtim i pultit të komandimit.
Konsultohuni me shitësin lokal për kontrollin dhe rregullimin
e pjesëve të brendshme.
Për të shmangur mungesën e oksigjenit, sigurohuni që
dhoma të ajroset mjaftueshëm kur së bashku me
kondicionerin përdoret edhe ndonjë pajisje tjetër, si
p.sh. vatër flake.
Mbajeni telekomandën në një vend të thatë.
Nëse uji futet në pultin e komandimit ekziston rreziku i
rrjedhjes elektrike dhe i dëmtimit të pjesëve elektronike.
Bëni shumë kujdes në kohën e pastrimit të filtrit të ajrit
ose të inspektimit.
Kërkohet punë në vende të larta, gjë e cila kërkon të
kushtohet kujdes maksimal.
Nëse skela është e paqëndrueshme, ju mund të rrëzoheni
ose të bini poshtë, duke u lënduar.
Mos e hiqni rrjetën anësore të daljes së njësisë së
jashtme.
Rrjeta ofron mbrojtje ndaj ventilatorit me shpejtësi të lartë
të njësisë, i cili mund të shkaktojë lëndim.
Mos prekni vendin e hyrjes së ajrit ose fletët prej
alumini të kondicionerit.
Mos vendosni nën njësinë e brendshme ose të jashtme
objekte që prishen nga lagështia.
Në disa rrethana, kondensimi në njësi ose në tubat e gazit,
papastërtitë në filtrin e ajrit ose bllokimi i vrimës së kullimit
mund të shkaktojnë pikimin e ujit, duke çuar në ndotjen ose
prishjen e objektit në fjalë.
Mos vendosni ngrohës direkt nën njësinë e brendshme,
sepse nxehtësia mund të shkaktojë deformim.
Mos vendosni pajisje me flakë të pambuluara në vendet
e ekspozuara ndaj rrymës së ajrit nga kondicioneri,
sepse kjo mund të ndikojë në djegien nga vatra e zjarrit.
Mos bllokoni hyrjet ose daljet e ajrit.
Qarkullimi i dobësuar i ajrit mund të rezultojë në rendiment
të pamjaftueshëm ose në probleme.
Mos e përdorni kondicionerin e ajrit për qëllime të tjera
të ndryshme nga ato për të cilat është menduar.
Mos e përdorni kondicionerin e ajrit për ftohjen
e instrumenteve të precizionit, të ushqimit, bimëve,
kafshëve ose të veprave të artit, sepse kjo mund të
ndikojë negativisht në performancën, cilësinë dhe/ose
jetëgjatësinë e objektit në fjalë.
Mos e montoni kondicionerin e ajrit në një vend ku
ekziston rreziku i rrjedhjes së gazeve të ndezshme.
Në rast rrjedhjeje gazi, grumbullimi i gazit pranë
kondicionerit mund të rezultojë në zjarr.
Kryeni shtrimin e saktë të tubacionit të kullimit për
të garantuar kullimin e plotë të ujit.
Nëse tubacioni i kullimit nuk realizohet si duhet, uji i kulluar
nuk do të rrjedhë jashtë. Pas kësaj, në tubacionin e kullimit
mund të grumbullohen papastërti dhe mbeturina që mund
të shkaktojnë rrjedhjen e ujit. Nëse ndodh kështu, fikni
kondicionerin dhe telefononi shitësin lokal për ndihmë.
• SHËNIM PËR PERSONELIN E SERVISIT
• Kur kontrolloni komponentë elektrikë (si p.sh.
brenda bllokut të kontrollit, motori i ventilatorit,
pompa e zbrazjes etj.), sigurohuni të stakoni të
gjitha burimet e ushqimit elektrik të kondicionerit
(duke përfshirë njësinë brenda dhe jashtë).
• Kur pastroni shkëmbyesin e nxehtësisë,
sigurohuni të hiqni komponentët elektronikë më
lart (nëse prekin me agjent pastrimi, ekziston
rreziku që komponentët të digjen për shkak
të prishjes së izolimit.)
• Stakoni burimin e ushqimit elektrik përpara
punës.
• Asnjëherë mos e hapni kapakun e bllokut
të kontrollit brenda 10 minutash nga stakimi
i burimit të ushqimit elektrik, sepse ka ende
tension të mbetur.
• Pas hapjes së kapakut të bllokut të kontrollit,
matni tensionin e mbetur midis pikave të qarkut
të stampuar të treguara te Fig. 1, me ndihmën e
një aparati matës pa prekur pjesët nën tension,
dhe sigurohuni që tensioni i mbetur është
DC50V ose më i ulët.
Pikat për matjen
e tensionit të mbetur
0
-
+
+
C
C
–
A1P
Qarku
i stampuar
X1M
A1P
Blloku
i kontrollit
Fig. 1
• Pas shkëputjes së energjisë, përdorimi rinis
automatikisht.
X2M
3Shqip
Page 5
2.ÇFARË DUHET BËRË PËRPARA
SHËNIM
A
1
2
OUTDOORINDOOR
B
OUTDOORINDOOR
1
1
SHËNIM
PËRDORIMIT
Ky manual përdorimi është për sistemet
e mëposhtme me kontroll standard.
Përpara përdorimit fillestar, kontaktoni me
shitësin lokal për llojin e përdorimit që përkon
me sistemin tuaj.
ASistemi çift ose sistemi me përdorim të njëkohshëm
1Njësia me pultin e komandimit
Njësia pa pultin e komandimit (kur përdoret
2
në përdorim të njëkohshëm)
• Lloji "Pompë nxehtësie"
Ky sistem ofron modalitetet e funksionimit
FTOHJE, NGROHJE, AUTOMATIK, PROGRAM
THARJEJE dhe VETËM VENTILATOR
• Lloji "Vetëm ftohje"
Ky sistem ofron modalitetet e funksionimit
FTOHJE, PROGRAM THARJEJE dhe
VENTILATOR.
MASAT PËR SISTEMIN E KONTROLLIT
NË GRUP OSE SISTEMIN E KONTROLLIT
ME DY PULTE KOMANDIMI
Ky sistem ofron edhe dy sisteme kontrolli të tjera,
përveç sistemit të kontrollit individual (një pult
komandimi që komandon një njësi të brendshme).
Konfirmoni më poshtë nëse njësia juaj është e llojit
të sistemit të kontrollit si më poshtë.
• Sistemi i kontrollit në grup
Një pult komandimi komandon deri në 16 njësi
të brendshme.
Të gjitha njësitë e brendshme caktohen në
mënyrë të barabartë.
• Sistemi i kontrollit me dy pulte komandimi
Dy pulte komandimi komandojnë një njësi të
brendshme (në rastin e sistemit të kontrollit
në grup, një grup njësish të brendshme).
BSistemi i shumëfishtë/multi
1Njësia me pultin e komandimit
• Lexoni manualin e përdorimit që shoqëron pultin
e komandimit që po përdorni.
Kur përdorni një pult komandimi me valë, shihni
manualin e përdorimit që shoqëron kompletin
e pultit të komandimit me valë.
Nëse instalimi juaj ka një sistemi kontrolli të
përshtatur, pyetni shitësin lokal për përdorimin
që përkon me sistemin tuaj.
• Kontaktoni me shitësin lokal në rast të ndërrimit
të kombinimit ose të vendosjes së sistemit të
kontrollit në grup dhe të sistemit të kontrollit
me dy pulte komandimi.
• Jeni të lutur të mos ndërroni vetë kombinimin
dhe cilësimet e sistemit të kontrollit në grup dhe të
sistemit të kontrollit me dy pulte komandimi,
por sigurohuni të pyetni shitësin lokal.
INFORMACIONI PËR TË IDENTIFIKUAR MODELIN(ET)
Artikulli
Kapaciteti
i ftohjes
(sensibël)
Kapaciteti
i ftohjes
(në gjendje
gjumi)
Kapaciteti
i ngrohjes
Të dhënat
ekontaktit
Modelet
FHA125AVEB9
FHA140AVEB9
ME TË CILIN LIDHET INFORMACIONI:
Simboli Vlera Njësia
P
rated, c
P
rated, c
P
rated, h
DAIKIN INDUSTRIES CZECH REPUBLIC s.r.o.
U Nové Hospody 1/1155, 301 00 Plzeň Skvrňany, Czech Republic
AkW
BkW
CkW
TABELA MË LART LIDHET ME MODELET DHE
VLERAT E DEKLARUARA NË KËTË TABELË
ABCDE
7,834,2713,500,3762
8,684,7215,500,3964
Artikulli
Konsumi total
i energjisë
elektrike
Niveli i fuqisë
së tingullit (për
cilësim
shpejtësie,
nëse aplikohet)
Simboli Vlera Njësia
P
L
elec
WA
DkW
EdB
Shqip4
Page 6
Emërtimet dhe funksionet e pjesëve
a
a
1
2
b
cd
e
g
f
1Njësia e brendshme
2Njësia e jashtme
aFryrja e ajrit
bFletët horizontale (te fryrja e ajrit)
Rrjeta e thithjes
c
(Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
Filtri i ajrit (brenda rrjetës së thithjes)
d
(Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
Pulti i komandimit (pjesë opsionale)
e
Pulti i komandimit mund të mos nevojitet,
në varësi të konfigurimit të sistemit.
fTubacioni i kullimit
Tubat e gazit ftohës
Instalimi i transmetimit
(SHËNIM)
g
Është instalimi që lejon qarkullimin
e energjisë elektrike nga njësia e brendshme
drejt tokës për parandalimin e goditjeve
elektrike / zjarrit në rast emergjence.
hInstalimi i tokëzimit
3.DIAPAZONI I FUNKSIONIMIT
Nëse temperatura ose lagështia është përtej
kushteve në vijim, mund të veprojnë pajisjet
e sigurisë dhe kondicioneri mund të mos
funksionojë, ose ndonjëherë, nga njësia
e brendshme mund të pikojë ujë.
* Për të evituar kondensimin dhe pikimin e ujit jashtë nga njësia
e brendshme.
DB: Temperatura sipas termometrit të thatë
WB: Temperatura sipas termometrit të lagësht
Diapazoni i vendosjes së temperaturës i pultit të komandimit
është 16°C deri në 32°C dhe varet nga modaliteti ngrohje/
ftohje.
BRENDA
TEMPERATURA
DB10~30WB–15~18
AMBIENTI
BRENDA
TEMPERATURA
DB10~30
AMBIENTI JASHTË
TEMPERATURA
AMBIENTI JASHTË
TEMPERATURA
DB–15~24
WB–15~18
DB–15~24
WB–15~18
DB–20~24
WB–21~18
DB–20~24
WB–20~18
DB–15~21
WB–15~15,5
4.VENDI I MONTIMIT
Në lidhje me vendin e montimit
• A është montuar kondicioneri në një vend me
ajrosje të mirë ku nuk ka pengesa përreth?
• Mos e përdorni kondicionerin e ajrit në vendet
e mëposhtme.
a. Të mbushura me shumë vaj mineral, si p.sh.
vaji për prerje
b. Ku ka shumë kripë, si p.sh. një zonë në bregdet
c. Ku ekziston gaz sulfuror, si p.sh. në një resort
me burim ujërash termale
d. Ku ka luhatje të konsiderueshme tensioni,
p.sh. fabrikë ose uzinë
e. Në automjete dhe mjete detare
f. Ku ka spërkatje të madhe vaji dhe avujsh,
si p.sh. në një kuzhinë gatimi të madhe etj.
g. Ku ka makineri që prodhojnë valë
elektromagnetike
h. Me atmosferë të mbushur me mjegull ose
avull acide dhe/ose alkaline
Në lidhje me instalimet
• Të gjitha instalimet duhen kryer nga staf
i kualifikuar.
Kërkojini shitësit që të kryejë instalimet. Mos i bëni
kurrë vetë instalimet.
• Sigurohuni që të parashikoni një linjë elektrike
të veçantë për këtë kondicioner dhe që të gjitha
punimet elektrike të kryhen nga staf
i kualifikuar, në përputhje me ligjet dhe
rregulloret lokale.
Parandaloni rreziqet të shkaktuara nga rivendosja e shkujdesur e çelësit automatik termal: kjo aparaturë NUK DUHET të sigurohet
përmes një pajisjeje të jashtme suiçing, siç
është kohëmatësi, ose e lidhur me një qark
që rregullisht NDIZET dhe FIKET nga shërbimi.
Kushtojini vëmendje edhe zhurmave gjatë
punës
• A janë zgjedhur vendet si më poshtë?
a. Një vend që mund të përballojë pa problem
peshën e kondicionerit me më pak zhurma
dhe dridhje gjatë punës.
b. Një vend ku ajri i nxehtë që shkarkohet nga
dalja e ajrit e njësisë së jashtme dhe zhurmat
gjatë punës nuk përbëjnë shqetësim për fqinjët.
• Jeni të sigurt që nuk ka pengesa pranë daljes
së ajrit të njësisë së jashtme?
Këto pengesa mund të çojnë në ulje të
performancës dhe rritje të zhurmave gjatë punës.
• Nëse gjatë punës ndodhin zhurma jonormale,
ndaloni përdorimin e kondicionerit dhe
konsultohuni me shitësin lokal.
Në lidhje me kullimin e tubacionit të kullimit
• A është shtruar saktë tubacioni i kullimit për të
garantuar kullimin e plotë të ujit?
Nëse tubacioni i kullimit nuk është realizuar
si duhet, në tubacionin e kullimit mund të
grumbullohen papastërti dhe mbeturina dhe që
mund të shkaktojnë rrjedhjen e ujit. Nëse ndodh
kështu, fikni kondicionerin dhe konsultohuni
me shitësin lokal për ndihmë.
Shqip6
Page 8
5.PROCEDURA E PËRDORIMIT
•
Lexoni manualin që shoqëron pultin e komandimit.
• Për të mbrojtur kondicionerin, ndizeni çelësin
kryesor të energjisë 6 orë përpara vënies në
punë.
• Mos e stakoni furnizimin me energji gjatë
përdorimit sezonal të kondicionerit.
Kjo nevojitet për ta aktivizuar kondicionerin
sa më qetë.
• Nëse furnizimi me energji ndërpritet gjatë punës,
kondicioneri do të rindizet automatikisht kur të
rikthehet energjia elektrike.
6.KARAKTERISTIKAT
E MODALITETEVE TË PUNËS
KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT
"FTOHJE" (MODALITETI "FTOHJE" DHE
MODALITETI "FTOHJE AUTOMATIKE")
• Kur përdoret vazhdimisht në drejtimin e rrymës
së ajrit të drejtuar poshtë, ajri fryn në drejtimin
e caktuar automatikisht për një periudhë kohe për
të parandaluar kondensimin në fletët horizontale.
(Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së
ajrit që është caktuar.)
• Nëse modaliteti FTOHJE përdoret kur
temperatura e brendshme është e ulët,
në shkëmbyesin e nxehtësisë të njësisë së
brendshme formohet akull. Kjo gjë mund të ulë
kapacitetin e ftohjes. Në këtë rast, kondicioneri
kalon automatikisht në modalitetin SHKRIRJE për
pak kohë.
Gjatë modalitetit SHKRIRJE përdoret shpejtësi
e ulët e ventilatorit për të parandaluar shkarkimin
e ujit të shkrirjes. (Pulti i komandimit tregon
shpejtësinë e ventilatorit që është vendosur.)
• Kur temperatura jashtë është e lartë, duhet pak
kohë derisa temperatura e brendshme të arrijë
temperaturën e vendosur.
KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT
"NGROHJE" (MODALITETI "NGROHJE"
DHE MODALITETI "NGROHJE
AUTOMATIKE")
NISJA E MODALITETIT
• Në krahasim me modalitetin FTOHJE, në
përgjithësi duhet më shumë kohë që temperatura
e brendshme e modalitetit NGROHJE të arrijë
temperaturën e vendosur. Këshillohet që ta ndizni
kondicionerin më përpara duke përdorur
funksionin KOHËMATËSI.
Kryeni veprimet më poshtë për të parandaluar
uljen e kapacitetit të ngrohjes dhe nxjerrjen
e ajrit të ftohtë.
NË NISJE TË PËRDORIMIT DHE PAS
MODALITETIT TË SHKRIRJES
• Këtu përdoret një sistem qarkullimi i ajrit të
ngrohtë dhe për rrjedhojë nevojitet pak kohë
derisa e gjithë dhoma të ngrohet pas nisjes
së përdorimit të kondicionerit.
• Ventilatori i njësisë së brendshme punon për
të nxjerrë automatikisht një rrymë të butë derisa
temperatura brenda kondicionerit të arrijë
një nivel të caktuar. Në këtë kohë në pultin
e komandimit shfaqet "". Lëreni
ashtu siç është dhe pritni për pak kohë.
(Pulti i komandimit tregon shpejtësinë
e ventilatorit që është vendosur.)
• Drejtimi i fryrjes së ajrit kthehet në horizontal për
të parandaluar rrymën e ajrit të ftohtë drejt
njerëzve.
(Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së
ajrit që është caktuar.)
Modaliteti SHKRIRJE
(modaliteti për largimin e akullit në njësinë
ejashtme)
• Ndërkohë që akulli në shkëmbyesin e nxehtësisë
së njësisë së jashtme rritet, efekti i ngrohjes
zvogëlohet dhe kondicioneri kalon në modalitetin
SHKRIRJE.
• Ventilatori i njësisë së brendshme ndalon dhe në
ekranin e pultit të komandimit tregohet "".
Me pultin e komandimit me valë, ajri i ngrohtë
ndalon dhe llamba e modalitetit SHKRIRJE te
dritat e njësisë marrëse ndizet. (Pulti i komandimit
tregon shpejtësinë e ventilatorit që është
vendosur.)
• Maksimumi pas 10 minutash në modalitetin
SHKRIRJE, kondicioneri kthehet në modalitetin
NGROHJE.
• Drejtimi i fryrjes së ajrit kthehet në horizontal.
(Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së
ajrit që është caktuar.)
• Gjatë ose pas modalitetit SHKRIRJE, nga futja
ose dalja e ajrit e kondicionerit shfryhet avull
i bardhë.
(Shihni "VI." në faqen 15.)
• Një tingull fishkëllyes dhe zukatjeje mund të
dëgjohet gjatë këtij funksioni të veçantë.
Në lidhje me temperaturën e ajrit jashtë
dhe kapacitetin e ngrohjes
• Kapaciteti i ngrohjes i kondicionerit zvogëlohet
ndërkohë që temperatura e ajrit jashtë ulet.
Në një rast të tillë përdorni kondicionerin
në kombinim me sisteme të tjera ngrohjeje.
(Kur përdoret një pajisje me djegie, ajrosni
rregullisht dhomën.)
Mos përdorni pajisje me djegie kur ajri nga
kondicioneri fryn direkt në drejtim të saj.
7Shqip
Page 9
• Kur ajri i ngrohtë qëndron nën tavan dhe ju keni
ftohtë nga këmbët, ne rekomandojmë të përdorni
një qarkullues ajri (një ventilator për të qarkulluar
ajrin brenda dhomës). Për detaje konsultohuni
me shitësin lokal.
• Kur temperatura brenda e kalon temperaturën
e vendosur, njësia e brendshme shkarkon një
fryrje shumë të lehtë (kalon në rrymë të lehtë).
Drejtimi i fryrjes së ajrit kthehet në horizontal.
(Pulti i komandimit tregon shpejtësinë
e ventilatorit dhe drejtimin e fryrjes së
ajrit që është vendosur.)
2.
B. Drejtimi majtas dhe djathtas (manualisht)
A. Drejtimi lart
dhe poshtë
B. Drejtimi majtas dhe djathtas
Fig. 2
KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT
"PROGRAM THARJEJE"
• Ky modalitet ul nivelin e lagështirës pa ulur
temperaturën e brendshme. Temperatura
e brendshme në momentin kur shtypet butoni
i këtij modaliteti konsiderohet si temperatura
e vendosur. Në këtë kohë, shpejtësia e ventilatorit
dhe temperatura vendosen automatikisht, kështu
që pulti i komandimit nuk tregon shpejtësinë
e ventilatorit dhe temperaturën e vendosur.
Për të ulur me efikasitet temperaturën
e brendshme dhe nivelin e lagështisë, përdorni
në fillim modalitetin FTOHJE për të ulur
temperaturën e brendshme dhe më pas përdorni
modalitetin PROGRAM THARJEJE. Kur
temperatura e brendshme ulet, fryrja e ajrit
nga kondicioneri mund të ndalojë.
•
Kur përdoret vazhdimisht në drejtimin e rrymës
së ajrit të drejtuar poshtë, ajri fryn në drejtimin
e caktuar automatikisht për një periudhë kohe për
të parandaluar kondensimin në fletët horizontale.
(Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së ajrit
që është caktuar.)
• Nëse modaliteti PROGRAM THARJEJE përdoret
kur temperatura e brendshme është e ulët,
në shkëmbyesin e nxehtësisë të njësisë
së brendshme formohet akull. Në këtë rast,
kondicioneri kalon automatikisht në modalitetin
SHKRIRJE për pak kohë.
Për të parandaluar shkarkimin e ujit të shkrirjes
përdoret shpejtësia e ulët e ventilatorit ose një
rrymë ajri e lehtë.
A. DREJTIMI LART DHE POSHTË
Shtypni butonin PËRSHTATJA E DREJTIMIT
TË FRYRJES SË AJRIT për të zgjedhur
drejtimin e ajrit, si më poshtë.
DREJTIMI I FRYRJES SË AJRIT
tregon lëkundjet siç tregohet në të
majtë, dhe drejtimi i fryrjes së ajrit
lëkundja
ndryshon vazhdimisht. (Cilësimi
i lëkundjes automatike)
Shtypni butonin PËRSHTATJA
E DREJTIMIT TË FRYRJES SË
AJRIT për të zgjedhur drejtimin
e ajrit që dëshironi.
DREJTIMI I FRYRJES SË AJRIT
tregon ndalimin e lëkundjeve
dhe drejtimi i fryrjes së ajrit është
i pandryshueshëm (Cilësimi
i drejtimit fiks të fryrjes së ajrit).
NIVELI I PRESIONIT TË TINGULLIT
• Niveli i presionit të tingullit është më i vogël
se 70 dB(A).
PËRSHTATJA E DREJTIMIT
TË FRYRJES SË AJRIT
• Ka 2 mënyra për të përshtatur drejtimin e fryrjes
së ajrit.
(Kur ndalon funksionimi, fletët horizontale në
daljen e ajrit (fletët me përshtatje të drejtimit lart
dhe poshtë) mbyllen automatikisht.)
1. A. Drejtimi lart dhe poshtë (automatikisht)
Shqip8
Page 10
LËVIZJA E FLETËVE HORIZONTALE
SHËNIM
Njësia
e jashtme
Njësia
e jashtme
Treshe
Pulti
i komandimit
Dyshe
Njësia e
brendshme
(Vartëse)
SHËNIM
Për kushtet e mëposhtme është mikrokompjuteri ai
që kontrollon drejtimin e fryrjes së ajrit, kështu që
gjendja mund të jetë e ndryshme nga ajo që
tregohet.
• FTOHJE
Regjimi
i funksionimit
Drejtimi
lart dhe
poshtë
• Kur përdoret kontrolli në grup në sistemin me
përdorim të njëkohshëm (dysh dhe tresh),
drejtimi i fryrjes së ajrit nuk mund të vendoset
individualisht në njësitë vartëse.
• FTOHJE
AUTOMATIKE
• PROGRAM
THARJEJE
• Kur përdoret
vazhdimisht
në drejtimin
e rrymës së
ajrit të drejtuar
poshtë (ajri fryn
në drejtimin
e caktuar
automatikisht
për një periudhë
kohe për të
parandaluar
kondensimin
në fletët
horizontale.)
Pozicionet e rekomanduara të
drejtimit të fryrjes së ajrit
Ftohje
Ngrohje
• NGROHJE
• NGROHJE
AUTOMATIKE
• Kur temperatura
e dhomës është
më e lartë se
temperatura
e vendosur
• Kur niset
modaliteti
NGROHJE ose
gjatë modalitetit
SHKRIRJE
(nëse formohet
akull në njësinë
e jashtme)
(Drejtimi i fryrjes
së ajrit kthehet
horizontal në
mënyrë që mos
të fryjë direkt mbi
trupin tuaj.)
B. DREJTIMI MAJTAS DHE DJATHTAS
• Drejtimi i fryrjes së ajrit majtas dhe djathtas mund
të fiksohet manualisht në pozicionin që dëshironi.
• Bëni përshtatje vetëm pasi të keni fiksuar në një
pozicion drejtimin lart dhe poshtë të fryrjes së
ajrit. Mund të kapni duart nëse provoni të bëni
përshtatje ndërkohë që fletët horizontale janë
duke u lëkundur.
• Ndaloni lëkundjen e fletëve horizontale përpara
se të provoni të ndryshoni këndin e tyre. Puna
ndërkohë që fletët janë duke lëvizur mund të
rezultojë në pickimin e gishtave tuaj.
• Katër fletët për drejtimin e fryrjes së ajrit majtas
dhe djathtas punojnë në të njëjtin drejtim si një
trup i vetëm.
Mos i përdorni njësitë ngjitur në gjendjen që
tregohet në figurën më poshtë. Kjo mund të
shkaktojë pikimin e ujit të kondensimit.
Blloku i fletëve vertikale (pamje nga lart)
AjriAjri
Fletët
vertikale
7.FUNKSIONIMI OPTIMAL
Ndiqni masat që jepen më poshtë për të siguruar
që kondicioneri të punojë si duhet.
• Parandaloni dritën direkte të diellit nga dritarja
duke përdorur perde ose grila gjatë përdorimit
të modalitetit FTOHJE.
•
Mbani të mbyllura dyert dhe dritaret. Nëse dyert dhe
dritaret mbahen hapur, ajri në dhomë do të dalë
jashtë dhe do të ulë efektin e ftohjes dhe të ngrohjes.
• Kurrë mos vendosni objekte në afërsi të hyrjes së
ajrit në kondicioner dhe të daljes së ajrit prej tij.
Kjo mund të zvogëlojë efektin ose të ndalojë
funksionimin e kondicionerit.
• Përshtatni temperaturën e dhomës në mënyrë të
përshtatshme për një ambient komod. Shmangni
ngrohjen ose ftohjen e tepruar.
Në të kundërt, do të çoni dëm energjinë elektrike.
• Kur në ekran shfaqet "" ose "Koha për pastrim
filtri", kërkojini një tekniku të kualifikuar servisi që
të pastrojë filtrat. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA".)
Përdorimi i njësisë së brendshme me filtër ajri
të ndotur mund të zvogëlojë kapacitetin ose të
shkaktojë defekt.
Ne rekomandojmë të përdorni fryrjen e ajrit në
pozicionin e treguar më lar, kur të fiksoni drejtimin
e fryrjes së ajrit.
9Shqip
Page 11
• Instaloni televizorët, radiot dhe pajisjet stereo
PARALAJMËRIM
KUJDES
në largësi 1 m ose më shumë nga njësia
e brendshme dhe pulti i komandimit.
Imazhet mund të turbullohen dhe të krijohet
zhurmë.
• Fikni automatin e energjisë elektrike kur
kondicioneri nuk do të përdoret për kohë të gjatë.
Nëse automati është i ndezur, konsumohet
energji elektrike në sasi të vogël edhe pse
kondicioneri nuk përdoret. (*1)
Fikni automatin elektrik për të kursyer energji.
Kur të ripërdorni kondicionerin, ndizni automatin
elektrik 6 orë përpara përdorimit të kondicionerit
që nisja e tij të jetë sa më e qetë.
(Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.) (*2)
*1 Energjia e konsumuar ndërkohë që njësia e
jashtme nuk është në punë varet nga modeli.
*2 Cilësimi përpara stakimit të automatit elektrik
ruhet. (Cilësimi i kohëmatësit fshihet.)
• Shfrytëzoni plotësisht funksionin e përshtatjes
së drejtimit të fryrjes së ajrit.
Ajri i ftohtë qëndron mbi dysheme dhe ajri
i ngrohtë qëndron nën tavan.
Vendoseni drejtimin e ajrit në pozicion horizontal
gjatë përdorimit të modalitetit FTOHJE ose
PROGRAM THARJEJE, dhe drejtojeni atë për
poshtë gjatë përdorimit të modalitetit NGROHJE.
Mos lejoni që ajri të fryjë direkt mbi njerëzit.
• Përdorni me efikasitet modalitetin KOHËMATËSI.
Duhet pak kohë derisa temperatura e brendshme
të arrijë temperaturën e vendosur. Këshillohet që
ta ndizni kondicionerin më përpara duke përdorur
funksionin KOHËMATËSI.
8.MIRËMBAJTJA
(PËR PERSONELIN E SERVISIT)
MIRËMBAJTJA LEJOHET TË KRYHET VETËM
NGA NJË TEKNIK I KUALIFIKUAR
• Mos përdorni pranë kondicionerit të ajrit gaze
të ndezshme (p.sh. llak për flokët ose
insekticide).
• Mos e fshini kondicionerin me benzinë
ose hollues.
Kjo mund të shkaktojë plasaritje, goditje
elektrike ose zjarr.
• Asnjëherë mos futni gishtërinjtë ose shkopinj
në vendet e futjes ose të daljes së ajrit apo në
fletët horizontale. Ventilatori rrotullohet me
shpejtësi të lartë, kështu që mund të
lëndoheni.
•
Mos e lani kondicionerin me ujë.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr
për shkak të rrjedhjes së ujit.
• Sigurohuni të fikni kondicionerin kur i bëni
shërbim dhe fikni automatin elektrik të
ushqimit me energji.
Nëse ushqimi elektrik i tij nuk ndërpritet mund
të shkaktohen goditje elektrike dhe lëndime.
• Kur punoni në lartësi bëni kujdes ku vendosni
këmbët.
Nëse skela është e paqëndrueshme, kjo gjë
mund të shkaktojë lëndime për shkak të
rënies dhe rrëzimit.
SHËNIM
• Mos e hiqni filtrin e ajrit përveçse për pastrim.
Në të kundërt mund të shkaktohet defekt.
• Mos vendosni materiale të tjera (p.sh. peceta
letre) në hyrjen e ajrit, përveç filtrit të
specifikuar të ajrit. Mund të ketë rënie të
performancës dhe të shkaktohet ngrirje/
rrjedhje e ujit.
SI TË PASTRONI FILTRIN E AJRIT
Pastroni filtrin e ajrit kur në pultin e komandimit
shfaqet "" ose "Koha për pastrim filtri".
• Ajo shfaqet pas punimit për një kohë të caktuar.
SHËNIM
• Ju mund të ndryshoni kohën e shfaqjes së ""
apo të mesazhit "Koha për pastrim filtri".
Nëse njësia e brendshme përdoret në një
ambient ku ajri është më i ndotur, pyetni
shitësin lokal për një zgjidhje.
Ndotja
Normal
Ndotje më e madhe
• Ndërroni filtrin e ajrit nëse është e vështirë
të largohet ndotja nga filtri i ajrit.
(Ajri i filtrit për ndërrim është aksesor opsional)
1. Hapni grilën e thithjes.
Rrëshqitni kapësen në drejtimin e shigjetës dhe
hapni me ngadalë grilën.
Koha kur shfaqet mesazhi
tregues
2500 orë
(ekuivalente me një vit)
1250 orë
(ekuivalente me gjysmë viti)
Shqip10
Page 12
2. Nxirrni jashtë filtrin e ajrit.
SHËNIM
Kapësja
Kapëset
FHA35·50: 2 vende
FHA60·71·100·125·140: 3 vende
Kapësja
Filtri i ajrit
Filtri i ajrit
Shtyni lart kapëset në 2 vendet dhe nxirrni jashtë
filtrin e ajrit.
4. Montoni filtrin e ajrit.
Pasi filtri i ajrit të jetë pastruar, rivendosni filtrin
e ajrit në vendin fillestar siç ishte montuar më parë.
5. Mbyllni grilën e thithjes.
Rrëshqitni të gjitha kapëset në drejtimin e kundërt
me atë të përmendur në pikën 1 dhe mbërtheni
mirë grilën.
6. Pas rikthimit të energjisë elektrike fikni
treguesin "" ose "Koha për pastrim filtrit"
që është shfaqur në pultin e komandimit.
Ky tregues mund të fiket edhe gjatë punës,
edhe në gjendje të ndaluar.
<Në rastin e BRC1E>
• Për detaje referohuni te manuali i përdorimit
i pultit të komandimit.
SI TË PASTRONI GRILËN E THITHJES
1. Hapni grilën e thithjes.
Rrëshqitni kapësen në drejtimin e shigjetës
dhe hapni me ngadalë grilën e thithjes.
3. Pastroni filtrin e ajrit.
Pastroni ndotjen me një fshesë me vakuum
ose lajeni atë me ujë.
Nëse filtri
i ajrit është
jashtëzakonisht
i ndotur, lajeni
filtrin me
detergjent dhe
Largoni uji dhe
thajeni filtrin
e ajrit në hije.
me një furçë
të butë.
Kapësja
Kapëset
FHA35·50: 2 vende
FHA60·71·100·125·140: 3 vende
2. Hiqni grilën e thithjes.
1 Duke e mbajtur të hapur grilën e thithjes, hiqni
shiritin.
Shiriti
• Mos e lani filtrin e ajrit me ujë me temperaturë
50°C ose më të lartë. Kjo mund të shkaktojë
çngjyrosje dhe deformim.
• Mos e nxehni filtrin me zjarr. Kjo mund të
shkaktojë djegien e tij.
11Shqip
Page 13
2 Kapni mbajtëset në pjesën e sipërme të grilës
së thithjes dhe tërhiqini përpara.
Mbajtësja
Mbajtëset
FHA35·50: 2 vende
FHA60·71·100·125·140: 3 vende
3. Nxirrni jashtë filtrin e ajrit.
Shihni pikën 2 te "SI TË PASTRONI FILTRIN
EAJRIT". (faqe 10)
4. Pastroni grilën e thithjes.
Lajeni grilën e thithjes me ujë ose solucion me
detergjent duke përdorur një furçë të butë dhe
më pas lëreni të thahet.
Rrëshqitni të gjitha kapëset në drejtimin
e kundërt me atë të përmendur në pikën 1 dhe
mbërthejini mirë ato.
SI TË PASTRONI DALJEN E AJRIT, PANELIN
NGA JASHTË DHE PULTIN E KOMANDIMIT
• Fshijini me një leckë të butë e të thatë.
• Kur njolla nuk mund të fshihet, njomni leckën me
një solucion me detergjent e ujë dhe shtrydhni
mirë leckën. Pas fshirjes së njollës me këtë leckë
me detergjent, fshini vendin me një leckë tjetër të
thatë.
SHËNIM
• Mos përdorni materiale të tilla si benzol,
benzinë, hollues, pluhur shkëlqyes
dhe insekticid lëng që shitet në treg.
Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje
dhe deformim.
• Mos e lani filtrin me ujë të ngrohtë me
temperaturë 50°C ose më të lartë. Kjo mund
të shkaktojë çngjyrosje dhe deformim.
PASTRIMI PËRPARA DHE PAS
PËRDORIMIT SEZONAL
Detergjent
Kur grila e thithjes është jashtëzakonisht e ndotur
• Spërkatni detergjentin për ventilatorin dhe trupin
direkt mbi grilë dhe mbajeni në këtë gjendje për
rreth 10 minuta.
Pas kësaj, shpëlani me kujdes me ujë grilën
ethithjes.
SHËNIM
• Mos e lani grilën e thithjes me ujë me
temperaturë 50°C ose më të lartë.
Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje dhe deformim.
• Kur të thani grilën e thithjes mos e nxehni atë
me zjarr. Kjo mund të shkaktojë djegien e tij.
• Mos përdorni materiale të tilla si benzol,
benzinë, hollues, pluhur shkëlqyes dhe
insekticid lëng që shitet në treg.
Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje dhe
deformim.
5. Montoni filtrin e ajrit.
Shihni pikën 4 te "SI TË PASTRONI FILTRIN
EAJRIT". (faqe 10)
6. Montoni grilën e thithjes.
Montoni grilën e thithjes në rend të kundërt
me radhën e treguar në pikën 2.
7. Mbyllni grilën e thithjes.
NDEZJA PAS NJË PERIUDHE TË GJATË
PUSHIMI
Konfirmoni sa më poshtë
• Kontrolloni nëse hyrja dhe dalja e ajrit në njësinë
e brendshme dhe të jashtme janë të bllokuara.
Largoni çdo pengesë.
Pengesat ulin shpejtësinë e ventilatorit dhe
shkaktojnë ulje të performancës dhe thyerje të
pajisjeve.
Pastroni filtrin e ajrit
• Pas pastrimit të filtrit të ajrit sigurohuni ta montoni
atë. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
• Për informacion se si të instaloni, të hiqni apo si të
pastroni një filtër ajri opsional të blerë, shihni
manualin e përdoruesit që shoqëron filtrin e ajrit.
• Pas rikthimit të energjisë elektrike fikni treguesin
"" ose "Koha për pastrim filtrit" që është
shfaqur në pultin e komandimit.
Ky tregues mund të fiket edhe gjatë punës,
edhe në gjendje të ndaluar.
<Në rastin e BRC1E>
• Për detaje referohuni te manuali i përdorimit
i pultit të komandimit.
Ndizni automatin elektrik të paktën 6 orë përpara
përdorimit të kondicionerit.
• Kjo nevojitet për ta aktivizuar kondicionerin sa më
qetë dhe për të mbrojtur kondicionerin.
• Ekrani në pultin e komandimit tregon se kur është
ndezur automati elektrik.
Shqip12
Page 14
Përdorimi i modalitetit NGROHJE brenda
6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë
elektrike.
• Disa modele kryejnë veprimin në vijim për
të mbrojtur pajisjet.
Nëse modaliteti NGROHJE përdoret brenda
6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë
elektrike, ventilatori i njësisë së brendshme
ndalon për rreth 10 minuta ndërkohë që pajisja
e jashtme punon, për të mbrojtur pajisjet.
Veprimi i mësipërm nuk kryhet vetëm në kohën
e instalimit të parë, por në çdo rast që fiket/ndizet
automati elektrik.
Për përdorim sa më të lehtë, mos e fikni
automatin elektrik gjatë përdorimit sezonal të
modalitetit NGROHJE.
ÇFARË DUHET BËRË PËR TË NDALUAR
KONDICIONERIN PËR NJË PERIUDHË
TË GJATË
Aktivizoni modalitetin VENTILATOR për gjysmë
dite në një ditë të mirë dhe tani njësinë
e brendshme.
• Ky veprim parandalon formimin e mykut.
Fikni automatin elektrik.
• Gjatë kohës që automati është i ndezur, disa
vat energji elektrike konsumohen edhe pse
kondicioneri nuk është duke punuar.
Fikni automatin elektrik për të kursyer energji.
• Ekrani në pultin e komandimit do të zbehet kur
automati elektrik të fiket.
Pastroni filtrin e ajrit dhe panelin nga jashtë
• Sigurohuni të vendosni sërish filtrin e ajrit në
pozicionin fillestar pas pastrimit. (Shihni
"8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
Për informacion se si të instaloni, të hiqni apo si të
pastroni një filtër ajri opsional të blerë, shihni
manualin e përdoruesit që shoqëron filtrin e ajrit.
SHËNIM
Pjesa e brendshme e kondicionerit mund të ndotet
pas disa sezonesh përdorimi, ndoshta duke
shkaktuar edhe ulje të performancës dhe rrjedhje
uji.
Pyetni shitësin lokal për detaje sesi të pastroni
pjesën e brendshme të kondicionerit. Ky veprim
kërkon një teknik servisi të kualifikuar.
9.JO DEFEKT I KONDICIONERIT
Simptomat në vijim nuk tregojnë një defekt të
kondicionerit të ajrit
• Përdorimi i modalitetit NGROHJE brenda 6 orësh
pasi kondicioneri lidhet me energjinë elektrike.
Disa modele kryejnë veprimin në vijim për të
mbrojtur pajisjet.
Nëse modaliteti NGROHJE përdoret brenda
6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë
elektrike, ventilatori i njësisë së brendshme ndalon
për rreth 10 minuta ndërkohë që pajisja e jashtme
punon, për të mbrojtur pajisjet.
Veprimi i mësipërm nuk kryhet vetëm në kohën
e instalimit të parë, por në çdo rast që fiket/ndizet
automati elektrik.
Për ngrohje sa më komode, rekomandohet që të
mos e fikni automatin elektrik gjatë përdorimit të
modalitetit NGROHJE.
I. KONDICIONERI NUK PUNON
•
Kondicioneri nuk ndizet menjëherë
pasi shtypet butoni NDEZJE/FIKJE.
•
Kondicioneri nuk fillon menjëherë punë
kur butoni VENDOSJA E TEMPERATURËS
rikthehet në pozicionin e mëparshëm pas
shtypjes së butonit.
Nëse llamba treguese te MODALITETI
ndriçon, kondicioneri është në gjendje
pune normale.
Ai nuk rindizet menjëherë, sepse një pajisje
sigurie punon për të parandaluar
mbingarkesën e kondicionerit.
Pas rreth 3 minutash, kondicioneri do të
ndizet sërish automatikisht.
• Kondicioneri nuk ndizet kur ekrani tregon
"" dhe ai pulson për disa sekonda
pas shtypjes së butonit të përdorimit.
Kjo ndodh sepse kondicioneri është nën
kontroll të centralizuar.
Pulsimet në ekran tregojnë se kondicioneri
nuk mund të komandohet nëpërmjet pultit të
komandimit.
• Përdorimi i modalitetit NGROHJE brenda
6 orësh pasi kondicioneri lidhet me
energjinë elektrike.
Disa modele kryejnë veprimin në vijim për të
mbrojtur pajisjet.
Nëse modaliteti NGROHJE përdoret brenda
6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë
elektrike, ventilatori i njësisë së brendshme
ndalon për rreth 10 minuta ndërkohë që
pajisja e jashtme punon, për të mbrojtur
pajisjet.
Veprimi i mësipërm nuk kryhet vetëm në
kohën e instalimit të parë, por në çdo rast
që fiket/ndizet automati elektrik.
13Shqip
Page 15
Për përdorim sa më të lehtë, mos e fikni
automatin elektrik gjatë përdorimit sezonal
të modalitetit NGROHJE.
• Njësia e jashtme ndalon punën.
Kjo për arsye se temperatura e brendshme
ka arritur temperaturën e vendosur.
Njësia e brendshme është në modalitetin
VENTILATOR.
MODALITETI FTOHJE (FUNKSIONI
FTOHJE AUTOMATIKE):
Ul temperaturën e vendosur.
MODALITETI NGROHJE (FUNKSIONI
NGROHJE AUTOMATIKE):
Rrit temperaturën e vendosur.
Funksionimi nis pas një kohe të shkurtër, kur
kondicioneri është në gjendje pune normale.
• Pulti i komandimit tregon ""
dhe fryrja e ajrit ndalon.
Kjo për arsye se kondicioneri kalon
automatikisht në modalitetin SHKRIRJE
për të parandaluar një ulje në kapacitetin
e ngrohjes kur në njësinë e jashtme rritet
masa e ngrirjes.
Pas 10 minutash kondicioneri kthehet në
modalitetin e tij fillestar të punës.
II. FUNKSIONIMI NDALON HERË PAS HERE
• Pulti i komandimit tregon "U4" dhe "U5"
dhe funksionimi ndalon. Megjithatë, fillon
përsëri pas disa minutash.
Kjo vjen për shkak se komunikimi midis
njësisë së brendshme dhe të jashtme ose
midis njësive të brendshme dhe pultit të
komandimit është shkëputur dhe ndalon
funksionimin për shkak të zhurmës së krijuar
nga pajisje të tjera dhe jo nga kondicioneri.
Kur zhurma elektrike ulet, kondicioneri i ajrit
rinis punën automatikisht.
III. SHPEJTËSIA E VENTILATORIT ËSHTË E
NDRYSHME NGA CILËSIMI
• Shtypja e butonit të kontrollit të
shpejtësisë së ventilatorit nuk ndryshon
shpejtësinë e ventilatorit.
Gjatë modalitetit FTOHJE përdoret shpejtësi
e ulët e ventilatorit ose një rrymë e lehtë ajri
për të parandaluar shkarkimin e ujit të
shkrirjes.
Gjatë funksionit SHKRIRJE (modaliteti
NGROHJE), rryma e ajrit nga kondicioneri
ndalon për të parandaluar fryrjen e ajrit direkt
në drejtim të njerëzve.
Pas pak kohe, shpejtësia e ventilatorit mund
të ndryshohet.
(Shpejtësia e ventilatorit nuk mund të
caktohet për modalitetin PROGRAM
THARJEJE.)
Kur temperatura e dhomës arrin
temperaturën e vendosur gjatë modalitetit
NGROHJE, njësia e jashtme ndalon punën
dhe njësia e brendshme kalon në fryrjen
e një rryme të lehtë ajri.
Nevojitet pak kohë derisa të ndryshojë
shpejtësia e ventilatorit. Rritni temperaturën
e vendosur. Pas pak kohe, shpejtësia
e ventilatorit ndryshon.
IV. DREJTIMI I FRYRJES SË AJRIT NDRYSHON
NGA CILËSIMI OSE AI NDRYSHON NGA
AJO QË SHFAQET NË EKRANIN E PULTIT
TË KOMANDIMIT
• Fletët horizontale nuk lëkunden kur pulti
i komandimit tregon funksionimin
e lëkundjes.
<MODALITETI NGROHJE>
Kjo sepse drejtimi i fryrjes së ajrit
kontrollohet në mënyrë të tillë që të jetë në
drejtimin horizontal pas nisjes së funksionit
ose kur temperatura e brendshme është më
e lartë sesa temperatura e vendosur, për të
parandaluar fryrjen e ajrit direkt në drejtim të
njerëzve.
Funksioni i lëkundjes së fletëve nis pas pak
kohe.
(Shihni "LËVIZJA E FLETËVE HORIZONTALE" në faqen 9.)
• Tregimi i drejtimit të fryrjes së ajrit në
pultin e komandimit ndryshon nga
funksionimi real i fletëve horizontale.
<MODALITETI FTOHJE DHE PROGRAM
THARJEJE>
Kur vendoset funksionimi me drejtim të
fryrjes së ajrit të drejtuar poshtë, drejtimi
i fryrjes së ajrit ndryshon për një periudhë
kohe nga ajo që tregohet në pultin
e komandimit, për të parandaluar
kondensimin në fletët horizontale.
<MODALITETI NGROHJE>
Kjo sepse drejtimi i fryrjes së ajrit
kontrollohet në mënyrë të tillë që të jetë në
drejtimin horizontal pas nisjes së funksionit
ose kur temperatura e brendshme është më
e lartë sesa temperatura e vendosur, për të
parandaluar fryrjen e ajrit direkt në drejtim të
njerëzve.
Pas pak kohe, drejtimi i fryrjes së ajrit
ndryshon në drejtimin që është caktuar.
(Shihni "LËVIZJA E FLETËVE
HORIZONTALE" në faqen 9.)
V. FLETËT HORIZONTALE NUK MBYLLEN
• Fletët horizontale nuk mbyllen edhe kur
ndalohet përdorimi.
Kjo për arsye se fletët horizontale mbyllen
pasi ndalon fryrja e ajrit nga kondicioneri.
Fletët horizontale mbyllen pas pak kohe.
Shqip14
Page 16
VI. NGA KONDICIONERI DEL MJEGULL
E BARDHË
•
Kur lagështia është e lartë gjatë modalitetit
FTOHJE (në vendet me vaj ose pluhur)
Nëse pjesa e brendshme e një njësie të
brendshme është jashtëzakonisht e ndotur,
shpërndarja e temperaturës brenda një
dhome nuk është e barabartë. Është
e nevojshme që njësia e brendshme
të pastrohet nga brenda.
Pyetni shitësin lokal për detaje sesi
të pastroni njësinë e brendshme.
Ky pastrim kërkon një teknik servisi
të kualifikuar.
Kontrolloni mjedisin e përdorimit të njësisë.
• Kur kondicioneri kalohet në modalitetin
NGROHJE pas modalitetit SHKRIRJE dhe
në modalitetin SHKRIRJE.
Lagështia e gjeneruar nga shkrirja kthehet
në avull dhe do të shpërndahet përreth.
Kur ekrani i pultit të komandimit tregon
"", atëherë është në funksionim
modaliteti SHKRIRJE.
VII. ZHURMA E KONDICIONERËVE
• Një tingull si zile pasi ndizet njësia
e brendshme.
Ky tingull krijohet kur motorët për drejtimin
e fletëve horizontale janë duke punuar.
Ai pushon pas rreth një minute.
• Një tingull fishkëllyes i ulët i një rrjedhjeje
të vazhdueshme që dëgjohet kur
kondicioneri është në modalitetin
FTOHJE apo SHKRIRJE ose një tingull
currili uji që dëgjohet kur kondicioneri
është në modalitetin SHKRIRJE.
Kjo është zhurma e gazit ftohës që qarkullon
në njësinë e brendshme dhe të jashtme.
• Një tingull fishkëllyes që dëgjohet në
ndezje ose menjëherë pas ndalimit të
përdorimit apo që dëgjohet në nisje apo
menjëherë pas ndalimit të funksionimit
të modalitetit SHKRIRJE.
Kjo është zhurma e gazit ftohës që shkaktohet
nga ndalimi i qarkullimi dhe ndërrimi
i qarkullimit.
Gjatë modalitetit NGROHJE, kondicioneri
kalon automatikisht në modalitetin SHKRIRJE.
Në pultin e komandimit tregohet "".
Pas 10 minutash kondicioneri kthehet në
modalitetin e tij fillestar të punës.
• Një tingull i lartë "pishi-pishi" dëgjohet
kur kondicioneri është duke punuar ose
pas ndalimit të përdorimit.
Këtë zhurmë e bën bymimi dhe tkurrja
e pjesëve prej plastike, të cilat shkaktohen
nga ndryshimi i temperaturave.
VIII. PLUHUR NGA NJËSITË E BRENDSHME
• Njësia mund të fryjë jashtë pluhur pas
nisjes së përdorimit, pas një kohe të
gjatë mospërdorimi.
Pluhuri i mbledhur nga njësia e brendshme
fryhet jashtë.
IX. NJËSITË E BRENDSHME LËSHOJNË AROMA
• Gjatë punës
Njësia thith erën e dhomës, të mobilieve,
cigareve etj. dhe më pas i shkarkon ato.
Nëse aroma përbën shqetësim, mund të
vendosni në zero shpejtësinë e ventilatorit
kur temperatura e brendshme arrin
temperaturën e vendosur.
Për detaje kontaktoni me shitësin lokal.
X. KONDICIONERI NUK FTOH NË MËNYRË
EFEKTIVE
•
Kondicioneri është duke punuar në
modalitetin PROGRAM THARJEJE.
Kjo për arsye sepse modaliteti program
tharjeje punon në mënyrë të tillë që
temperatura e brendshme të ulet sa
më pak të jetë e mundur.
Ulni temperaturën e brendshme duke
përdorur modalitetin FTOHJE, dhe më
pas përdorni modalitetin PROGRAM
THARJEJE.
(Shihni "KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT PROGRAM THARJEJE"
në faqen 8.)
• Lexoni me vëmendje karakteristikat
e modalitetit FTOHJE, karakteristikat
e modalitetit NGROHJE dhe
karakteristikat e modalitetit PROGRAM
THARJEJE në faqet 7-8.
15Shqip
Page 17
10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
A
Ju lutemi të siguroheni përpara se të
kontaktoni me servisin.
1. Nëse kondicioneri nuk punon fare.
• Kontrolloni nëse është djegur siguresa.
Shkëputni energjinë elektrike.
• Kontrolloni nëse automati elektrik është
djegur.
Nëse gjuhëza e automatit elektrik është në
pozicionin FIKUR, ndizni energjinë elektrike
me anë të çelësit të automatit elektrik.
Nëse gjuhëza e automatit elektrik është në
pozicionin e veprimit mbrojtës, mos e ndizni
energjinë elektrike me anë të çelësit të
automatit elektrik.
Kontaktoni me shitësin lokal.
Ndezur
Fikur
utomati elektrik
(Automati mbrojtës i rrjedhjes së tokëzimit)
• Verifikoni nëse ka ndërprerje të energjisë
elektrike.
Pritni derisa të rikthehet energjia elektrike.
Nëse energjia elektrike shkëputet kur
kondicioneri është duke punuar, ai do të
rindizet automatikisht menjëherë sapo të
kthehet energjia elektrike.
2. Nëse kondicioneri ndalon pas vënies në
punë të tij.
• Kontrolloni nëse hyrja ose dalja e ajrit
në njësinë e brendshme ose në njësinë
e jashtme është e bllokuar nga ndonjë
pengesë.
Hiqni pengesën dhe mundësoni ajrimin
emirëtë tij.
Fletët horizontale në daljen e ajrit janë të
mbyllura ndërkohë që njësia e brendshme
ndalon.
• Kontrolloni nëse është bllokuar filtri i ajrit.
Kërkojini një tekniku të kualifikuar të servisit
të pastrojë filtrat e ajrit.
Do të rezultojë një ulje e vëllimit të fryrjes
së ajrit nga kondicioneri, performanca
e kondicionerit do të përkeqësohet dhe
konsumi i energjisë do të rritet nëse filtri i ajrit
është i bllokuar me pluhur ose papastërti.
Përveç kësaj, kjo mund të shkaktojë
kondensim të avujve në daljen e ajrit.
(Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
Gjuhëza
Pozicioni i veprimit
3. Kondicioneri punon, por ai nuk ftoh ose nuk
ngroh me efikasitet.
• Kontrolloni nëse hyrja ose dalja e ajrit
në njësinë e brendshme ose në njësinë
e jashtme është e bllokuar nga ndonjë
pengesë.
Hiqni pengesën dhe mundësoni ajrimin
emirëtë tij.
Fletët horizontale në daljen e ajrit janë
të mbyllura ndërkohë që njësia ndalon.
Pengesat ulin shpejtësinë e ventilatorit dhe
shkaktojnë ulje të performancës dhe thyerje
kur ajri i shkarkuar thithet.
Ato mund të bëjnë që energjia të shkojë
dëm kot dhe mund të ndalojnë pajisjet.
• Kontrolloni nëse është bllokuar filtri i ajrit.
Kërkojini një tekniku të kualifikuar të servisit
të pastrojë filtrat e ajrit.
Do të rezultojë një ulje e vëllimit të fryrjes
së ajrit nga kondicioneri, performanca
e kondicionerit do të përkeqësohet dhe
konsumi i energjisë do të rritet nëse filtri i ajrit
është i bllokuar me pluhur ose papastërti.
Përveç kësaj, kjo mund të shkaktojë
kondensim të avujve në daljen e ajrit.
(Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
• Kontrolloni nëse temperatura e vendosur
nuk është e përshtatshme.
Vendosni një temperaturë, shpejtësi
ventilatori dhe drejtim të përshtatshëm
të fryrjes së ajrit.
• Verifikoni nëse butoni SHPEJTËSIA
E VENTILATORIT është caktuar te
SHPEJTËSI E ULËT.
Vendosni një temperaturë, shpejtësi
ventilatori dhe drejtim të përshtatshëm
të fryrjes së ajrit.
• Kontrolloni nëse drejtimi i fryrjes së ajrit
nuk është i përshtatshëm.
Vendosni një temperaturë, shpejtësi
ventilatori dhe drejtim të përshtatshëm
të fryrjes së ajrit.
• Kontrolloni nëse dyert dhe dritaret janë
të hapura.
Mbyllni dyert ose dritaret për të penguar futjen
e erës brenda dhomës.
•
Kontrolloni nëse drita e diellit futet direkt brenda
dhomës (kur përdoret ftohja).
Përdorni perde ose grila.
• Kur ka shumë njerëz brenda në dhomë
(kur përdoret ftohja).
• Kontrolloni nëse burimi i nxehtësisë në dhomë
është i madh (kur përdoret ftohja).
Shqip16
Page 18
4. Funksionimi ka vazhduar ose ka ndaluar
PARALAJMËRIM
Ftohje
Vendosur
Gabim: Shtyp butonin Menyja
Llamba e
funksionimit
Informacioni i kontaktit
0123-4567-8900
Modeli brenda
–––
/000
Kodi i gabimit: A1
Modeli jashtë
–––
/000
Kthehu
megjithëse butoni NDEZJE/FIKJE nuk është
shtypur.
• Jeni të sigurt që nuk është përdorur funksioni
i kohëmatësit të ndezjes/fikjes?
Fikni kohëmatësin e ndezjes/fikjes.
Jeni të lutur të referoheni te manuali
i përdorimit që shoqëron pultin e komandimit.
• Jeni të sigurt që nuk është lidhur ndonjë
pajisje e komandimit nga distanca?
Shkoni në dhomën e kontrollit qendror
nga ku është urdhëruar ndalimi.
• Jeni të sigurt se ekrani për kontrollin
e centralizuar nuk është i ndezur?
Shkoni në dhomën e kontrollit qendror nga
ku është urdhëruar ndalimi.
Nëse problemi nuk zgjidhet pas verifikimit
të pikave më lart, mos provoni ta kryeni vetë
riparimin.
Në këto raste duhet të pyetni gjithmonë
shitësin lokal.
Në këtë kohë, tregojini atij simptomën dhe
emrin e modelit (të shkruar në pllakën e emrit
të modelit).
Nëse ndodh ndonjë nga problemet
e mëposhtme, merrni masat e treguara
në vijim dhe kontaktoni me shitësin lokal.
Kondicioneri duhet riparuar vetëm nga një teknik
servisi i kualifikuar.
Kur kondicioneri nuk punon si duhet (kur
nxjerr një erë si të djegur etj.) shkëputni
kondicionerin nga energjia elektrike dhe
kontaktoni me shitësin lokal.
Përdorimi i vazhdueshëm në këto kushte mund të
shkaktojë prishjen e kondicionerit, goditje elektrike
ose zjarr. Kontaktoni me shitësin lokal.
• Kur një pajisje sigurie, si p.sh. siguresë, automat
elektrik ose automat mbrojtës nga rrjedhja
e tokës, vepron shpesh;
Veprim:Mos e ndizni çelësin kryesor
të energjisë elektrike.
• Nëse çelësi NDEZJE/FIKJE nuk funksionon
siç duhet;
Veprim:Fikni çelësin kryesor të energjisë
elektrike.
5. Mënyra e përdorimit
•Drita e ekranit dhe llamba
treguese e funksionimit do
të pulsojnë.
•Nëse ndodh një
paralajmërim, do të pulsojë
vetëm ikona e defektit
dhe llamba treguese e funksionimit nuk
do të pulsojë.
•Për të parë kodin e defektit dhe
informacionin e kontaktit, shtypni butonin
Menyja/Enter.
•Do të pulsojë gjithashtu edhe kodi i gabimit,
si dhe do të shfaqet adresa e kontaktit dhe
emri i modelit.
•Njoftoni shitësin e Daikin dhe jepini atij kodin
e gabimit dhe emrin e modelit.
11. KËRKESAT PËR ASGJËSIMIN
Produkti juaj dhe bateritë e ofruara me
telekomandën janë të shënuara me
këtë simbol. Ky simbol nënkupton që
produktet elektrike dhe elektronike dhe
bateritë nuk duhet të përzihen me
mbetjet e tjera të shtëpisë.
Për bateritë, poshtë simbolit mund të jetë i printuar
një simbol kimik. Ky simbol kimik nënkupton që
bateria përmban një metal të rëndë përtej një
përqendrimi të caktuar. Simbolet kimike të
mundshme janë:
■ Pb: plumb (>0,004%)
Mos tentoni ta zbërtheni vetë sistemin: zbërthimi
i produktit, trajtimi i gazit ftohës, i vajit dhe i pjesëve
të tjera duhet të kryhet nga një instalues i kualifikuar,
në përputhje me legjislacionin përkatës vendor dhe
kombëtar.
Njësitë dhe bateritë e përdorura duhet të trajtohen
në një objekt trajtimi të specializuar për ripërdorimin,
riciklimin dhe rikuperimin nga mbetjet.
Duke siguruar asgjësimin e duhur, ju ndihmoni
në parandalimin e pasojave të mundshme negative
në mjedis dhe për shëndetin e njeriut.
Kontaktoni me instaluesin ose autoritetet lokale
për më shumë informacion.
• Nëse nga njësia e brendshme rrjedh ujë.
17Shqip
Veprim:Ndaloni përdorimin e kondicionerit.
Page 19
Page 20
4P465376-1E 2019.02
Copyright 2017 Daikin
Loading...
+ hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.